Debati për sekretaren e “MSH”, Braçe-opozitës: Po flisni ju që vratë njerëz në mes të bulevardit

0

Ish-kryeministri dhe deputeti i PS-së, Erion Braçe ka folur sa i takon debatit për arrestimin e sekretares së përgjithshme tek Ministria e Shëndetësisë.

Në Kuvend, Braçe thotë se të fundit që duhet të flasin për drejtësi janë ata që kanë pranuar dhe as kanë këmbëngulur të hetohej më tepër tragjedia e 21 janarit.

“Të shash nuk të bën deputet. Më vjen mirë që në këtë sallë po flitet për vendime gjykatë. Për të korruptuar që arrestohen. Sepse, nga 2005-2013 nuk gjen një ministër, zv ministër të arrestuar. Nuk gjeje as drejtor të arrestuar. E di si është puna o Dash, janë vrarë njerëz mu në mes të bulevardit, edhe se thotë njeri. Fillojeni distancimin nga vrasjet. Nuk ja ka marrë për ligj, ja ka marrë për qejf, për të mbajtur pushtetin”,-tha Braçe.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu