Noka denoncon me foto shkeljet zgjedhore në Kuvend: Operatorët falanga kriminale

0

Deputeti Flamur Noka, në fjalën e tij që ka mbajtur ditën e sotme në Kuvend ka denoncuar shkeljet që janë bërë në zgjedhjet lokale.

Nëpërmjet disa fotove të cilat I konsideron fakte, thotë se shkelje më së shumti pati në qendrat elekronike në Elbasan, Vorë e Kamëz.

Më tej ai hodhi akuza duke thënë se operatorët në qendrat e votimit funksionuan si falanga kriminale.

“Nuk kishte bërë vaki që të kishte betejë të tillë të pabarabartë, që shteti dhe falangat e tij të funksiononin jo si shtet por si një mafie. Kodi në të cilën Rilindja funksionoi deri në momentin e mbylljes së rezultateve. Kodi zgjedhor për Ramën ishte kinezëri, kodi i mafies. Me një skemë mafioze u turrën mbi votën e lirë.

Është hera e parë që një kryeministër bën thirrje për bojkot.  Për zonat ku u bë votimi elektronik, në Vorë, Elbasan e Kamëz, operatorët funksionuan si falanga kriminale për të devijuar vullnetin e zgjedhësve. Pati votime me grupe, qytetarët futen e votojnë për një tjetër. Operatorja duke votuar 30 herë. Teorikisht është operatore, praktikisht duhet të ishte në burg. Në një qendër tjetër nuk është filmuar qendra e votimit po vetëm pllaka. Operatorja duke votuar për qytetarët”- tha ai.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu