Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka nisur një hetim penal për prokuroren e qarkut të Nju Jorkut, Letitia James. Një burim i njohur me çështjen konfirmoi se një juri e madhe në Distriktin Lindor të Virxhinias dërgoi fletëthirrje në gjyq në lidhje me akuzat se James kishte paraqitur gabimisht një shtëpi në Virxhinia si vendbanimin e saj kryesor për të marrë kushte më të favorshme kredie. Letitia James, e cila ngriti një padi ndaj Donald Trump në Nju Jork, në fakt është financuar nga Soros dhe familja e tij. Sipas Fox News, Soros ka ndihmuar në nxitjen e karrierës politike të James.
Prokurorja, një demokrate nga Nju Jorku, ngriti një padi civile ndaj Trump, duke hedhur dyshime se ai ka keqorientuar bankat dhe të tjerët për vlerat e aseteve të tij. Ajo pretendon se edhe fëmijët e Trump, Donald Jr., Ivanka dhe Eric gjithashtu kanë kryer mashtrime të shumta për deklaratat e tyre financiare. Sipas Fox News, gjatë viteve të fundit, James ka marrë financime të shumta nga donatorë të majtë. Mes financuesve është edhe 93-vjeçari Soros, i cili ka hedhur dy herë nga 10 mijë dollarë për fushatën e James.