Kreu Aktualitet Dita e 35-të e protestës, organizatorët: Mbi 500 000 shqiptarë në shesh

Dita e 35-të e protestës, organizatorët: Mbi 500 000 shqiptarë në shesh

0
24

Qytetarë nga e gjithë Shqipëria, së bashku me pjesëtarë të diasporës, u bashkuan në ditën e 35-të të protestës në Tiranë. Protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe në sheshin “Nënë Tereza”, ku kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të Kryeministrit dhe largimin e klasës së vjetër politike.
Gjatë protestës u shpalos edhe një pankartë gjigante me mbishkrimin “Studentët: Ju erdhi fundi!”, ndërsa protestuesit përcollën mesazhe kundër qeverisë dhe kërkuan ndryshim politik.
Sipas organizatorëve, pjesëmarrja në protestë i kaloi gjysmë milioni qytetarë. “Ne nuk i kemi numëruar një për një qytetarët, por mbi vlerësimet tona janë mbi një gjysmë milioni njerëz”, u shprehën ata.
Në përfundim të tubimit, organizatorët deklaruan se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, duke theksuar se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e Kryeministrit dhe ndryshimi i drejtimit politik të vendit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu