Kreu Analizë Edi Rama nuk i ka votat or socialistë!

Edi Rama nuk i ka votat or socialistë!

0
11

Shkruan Flutura Açka

Rama nuk i ka më votat, or çun!
Dëgjova një nga skuadra e fundjavës së PS-së që tha i vendosur sonte në tv, se ata – protestuesit – duhet të vijnë për dialog, sepse Edi Rama nuk ka çfarë të bëjë. Ai ka votat, tha.
Jo, or çun nuk i ka më votat! Le që nuk i ka votat, dhe është turp që rri më, por ka edhe se çfarë të bëjë, ka shumë çfarë të bëjë.
Ligjet që i kaloi brenda natës, t’i shfuqizojë brenda natës., tani, të mos e zgjasë e të mbyllet Parlamenti, e të mbeten për shtator:
– Ligjin e Incestimeve strategjike.
– Ligjin e ndryshimeve nê ligjin é Trashëgimisë Kulturore
– Ligjin për ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura
– Ligjin e Menazheri të Butrintit
– Ligjin për ndryshimet në ligjin e Akademisë sê Shkencave.
– Ligjin Paketa e Maleve.
Se Kodin Zgjedhor do ta bëjnë njerëz të tjerë, sepse ai jo vetëm që nuk e rregullon, por ishte gati të ndryshonte Kushtetutën për veten dhe senatorët në tentativë majtas e djathtas, dhe të përgatiste mbretërimin e tij në Presidencë.
Jo vetëm në Presidencë nuk shkon dot më, por edhe si Kryeministër u bë bajat. Sepse e zuri yndyra e pushtetit të vet dhe nisi të pèrmjerë mbi shqiptarë: iranianë, serbë, grekë, rusë, sorra, kore të zeza, e gjithfarë!
Përmirnin faraonët prej pushtetit, or çun, por në Nil, jo në Lanë!

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu