Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka folur për zhgënjimin e qytetarëve tek Reforma në Drejtësi dhe tek institucionet e drejtësisë.
Shehi tha në “Noë” me Erla Mëhillin se qytetarët po presin që të dënohen disa persona për atë qëq i ëhstë bërë ndër vite.
Ai deklaroi se tashmë është bërë baltë, pasi theksoi se rezultatet e drejtësisë kanë qenë reletivisht të vogla.
“Drejtësia në një shtet nuk është vetëm drejtësia ligjore. Ka disa lloj drejtësish. Drejtësia e opinionit, material, ka 100 mijë drejtësi, por kjo është shkalla e fundit, superiore e të gjithë sistemeve të drejtësisë dhe ne që e kemi bërë baltë si gjithë pjesën tjetër të shtetit, kemi pritur që po ndodh me gjithë mend diçka. Se korrupsioni është aq i dukshëm, aq i madh, sa në qoftë se nuk kapen edhe tani, atëherë më fal po për çfarë po merremi? Kjo e ka bërë, pritshmëria e lartë dhe rezultatet relativisht të vogla kanë bërë që njerëzit të zhgënjehen”, u shpreh kreu i LZHK-së.
Shehi theksoi se njerëzit po presin që të paktën të vihen para përgjegjësisë disa ‘drunj të shtrembër’.