Edhe më keq se në 2013-ën!

0
Shkruan Zef Ndreka
Viti i humbjes së madhe elektorale të PD-së në vitin 2013, erdhi si pasojë e humbjes së pjesës më të madhe të besimit të votuesve ndaj kësaj forcë politike për shkak të korrupsionit të qeverive Berisha 1 dhe Berisha 2, si dhe të marrëveshjes së vitit 2008 ndërmjet PD-së dhe PS-së.
Në thelb, marrëveshja e atij viti përveç zhgënjimi të demokratëve dhe elektoratit gri, ishte mbajtja peng e këtyre forcave kryesore politike PD e PS që dominojnë politikën shqiptare, përmes “emërimit” të deputetëve yes-men e apolitikë, sipas tekave, dëshirave, interesave dhe preferencave të kryetarëve , kontrollit të çdo qelize të partive respektive, ashtu siç veprohet edhe sot nga të gjitha partitë politike.
Listat e deputetëve të PD-së e të PS-së, të hartuara nga kryetarët pa asnjë kriter aftësie, kontributi apo profesionalizmi, por vetëm mbi baza servilizmi e përdorimi siç ju shkon për shtat kryetarëve, do të vazhdojë edhe në vitin elektoral të vitit 2025.
Koha kalon pa mëshirshëm duke e ngushtuar hapsirën për përballje elektorale demokratike dhe kjo kohë për fat të keq punon ende për PS-së, e cila interesin elektoral e ka me përballjen me Berishën i cili nuk ka asnjë mundësi as praktike as teorike për tu rikthyer me fitore, pasi ka përballë dhe kundër si në largësi vetë amerikanët, përveç vazhdimit të përçarjes së opozitës që vazhdon deri në mbarimin e Gjykatës së Apelit ku do të jetë përfundimtar vendimi i shumë përfolur i perkatesisë së vulës.
Ky, do të jetë momenti tjetër i betejes politike të fundit brënda familjes demokrate.
Sido të shkojë rruga e vulës, nqs forcat politike të opozitës nuk dakortësohen për daljen me një kandidat të vetëm për Kryeministër, nqs nuk dakortësohen për koalicione parazgjedhore, nqs nuk ndërpresin luftën e pa kuptimtë brënda llojit, rezultati i zgjedhjeve në vitin 2025 do të jetë më humbës për opozitën se ai i vitit 2013.
Liderët e partive politike opozitare, nuk paraqesin programe në interes të biznesit kryesisht të vogël, të cilët nuk shikohet deri më tani si parner në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.
Taksat e larta që qeveria e Ramës ka vendosur ndaj këtij bisnesi, kanë krijuar pakënaqësi që opozita me të drejtë duhet ti shfytezojë. Është momenti tani, të artikulohen tezat politike dhe të fillojnë kontaktet me këtë shtresë e cila do të rezultojë vendimtare në fatin e zgjedhjeve.
Propagandat boshe mbi ndryshimet në ligjin elektoral Shqipëria një zonë, të votimit të diaspores, të amnistisë etj, nuk kanë asnjë efekt real politik, kur gjithçka e ka në dorë vetë PS-ja.
Edhe shancet që kishin me komisionin bipartizan, të ciles nuk ja zgjatën mandatin sepaku edhe për tre muaj, krijoi një situatë vetë përjashtuese të vendimeve në favor të opozitës dhe PS-ja do vendosë gjithçka me forcën e kartonit.
E gjithë loja politike deri në zgjedhjet e 2025-ës do të rezultojë një kohë e humbur, dhe do punojë vetëm për ruajtjen e status-quosë per interesa përsonale e familjare.
Per Berishën dhe Ramën, edhe parlamenti i ardhshëm do të jetë kryesisht i kontrolluar, në mos i bllokuar.
Pikërisht për këtë, opozita tjetër zyrtare dhe forcat e tjera politike që kërkojnë ndërrimin e pushtetit, kanë ende kohë të mblidhen e të ndertojnë polin euroatlantik, të qartë për ndryshime, pa e zgjatur me keqardhje apo po të doni, me misione shkatërruese të opozitës.
Zgjedhjet e 2025-ës i kemi në prag, dhe shumë prioritete në funksion të saj, ende nuk po duken nga partitë politike, si psh lista e premtuar e kandidatëve për deputetë të PD-së zyrtare e cila duhet t’ia paraqesë elektoratit.
Ndryshe, gënjeshtrat dhe mashtrimet i ka për vetën dhe dëmin e saj…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu