Armë zjarri dhe municion në banesë, arrestohen babë e bir në Tiranë; zbardhen emrat

0

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi iu gjetën dhe sekuestruan nga policia armë zjarri, municion luftarak dhe një mjet prerës thikë.

Në kuadër të operacionit policor “Home”, ranë në pranga babë e bir, 21-vjeçari Klaos Haldeda dhe 42-vjeçari Ismet Haldeda, banues në Vaqarr.

Gjatë kontrollit fizik, 21-vjeçarit iu gjet një mjet prerës thikë dhe në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së babait të tij, gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri dhe sasi municioni luftarak.

Armë zjarri dhe municion në banesë, arrestohen babë e bir

Armë dhe municion

“Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u finalizua operacioni policor i koduar “Home”.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Sekuestrohen një armë zjarri, municion luftarak dhe një mjet prerës thikë, vihen në pranga babë e bir.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në vijim të zbatimit të masave të caktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për një rast armëmbajtjeje pa leje, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Home”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve K. H., 21 vjeç, dhe I. H., 42 vjeç, (babë e bir), të dy banues në Vaqarr.

Shtetasit K. H., gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë, i gjetën një mjet prerës thikë, dhe në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së babait të tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri dhe sasi municioni luftarak”, njoftoi policia.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu