Foltorja me ish-kryetarë të dështuar, PD me anëtarët e komisionit për reformën territoriale

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Me datën 27. Qershorë. 2022 anëtarët e PD-së për reformën territoriale, Dhurata Cupi, Enkelejd Alibeaj dhe Andia Ulliri nisën konsultimet nga Shkodra me demokratët dhe specialistët e fushave të ndryshme. Z. Enkelejd Alibeaj deklaroi: “Kryetari i bashkisë të ketë mundësi që të dijë çfarë ndodh në territorin e vet, çfarë hallesh konkrete, ato hallet e vogla të jetës së përditshme që kanë njerëzit.

Nevoja e dytë pse duhet bërë një reformë e tillë demokracia. Dhe së treti nevoja pse duhet bërë një reformë e pushtetit lokal është funksionaliteti. Duhet të arrijmë autonomi. Ne duhet të kemi sot bashki dhe kryetar të cilët në krye të punëve të mos i shohin çfarë lëmoshe i jep kryeministri kur bën buxhetin” dhe përfundoi: “Ose do ta korrigjojmë Reformën Territoriale siç ne pretendojmë, ose do të ngelet kështu siç është”. Kurse dje më datën 28 Qershorë, për kundërvënie të institucioneve legjitime, në selinë e Foltores në Tiranë Lorenc Luka dhe Voltana Ademi mblodhën të gjithë ish-kryetarët e Bashkisë Shkodër në vite për të diskutuar për reformën territoriale. Të gjithë këta ish-kryetarë Bashkie i kanë bërë “gjëmën” në 30 vite me drejtim “shkel e shko” demokratëve dhe mbi të gjitha Shkodrës 2400 vjecare.

Duhet shkruar që në fillim që ish-kryetarët e Bashkisë së Shkodrës, kanë qenë vegla të non-gratës Sali Berisha. Sali Berisha në 30 vite ka patur një ndikim të madh dhe shumë të vecantë në përzgjedhjen dhe kontrollimin e tyre. Së pari Berisha ka përzgjedhur personalitetin e tyre të cënueshëm për ti përdoruar për interesat personale në dëm të demokartëve dhe shkodranëve. Së dyti i ka përzgjedhur, mbasi të gjithë kanë patur një të kaluar të dyshimtë në vitet e diktaturës dhe iu ka plasur në fëtyrë “dosjet” dhe korrupsionin në Bashkinë e Shkodrës! Dje kujtova me disa miq përzgjedhjen e kryetarit të Bashkisë në vitin 2002, duke eleminuar një grua me shumë dinjitet dhe mjeke të njohur Ariana Bekteshi.

Sali Berisha përdori të gjitha mjetet, për të fituar kandidatura e tij duke manipuluar procesin e votimit. Me të njëjtin model mbas O. Rusit, Berisha i ka përzgjedhur të gjitha kandidaturat, nga A. Haxhi, L.Luka, V. Ademi dhe së fundi B. Spahia. Në këta 30 vite këta modele të cënueshëm, të pa talentuar për politikë kanë qenë “peng e mafias dhe të fortëve” të Shkodrës në shërbim të Berishës dhe në dëm të demokratëve dhe mbi të gjitha shkodranëve.

Për ironi Berisha i mbledh në vitin në selinë e Foltores, me anë të Lorenc Lukës që nuk ka kaluar vetingun politik të PD-së dhe amerikanëve në vitin 2021 dhe ka patur probleme me deklarimin e pasurisë. Pa përmendur në këtë shkrim dëmin shumë të madh që i bërë Voltana Ademi në këta 7 vitet e fundit Shkodrës dhe demokratëve. Të gjithë këta modele nuk i ofrojnë asgjë të re demokratëve dhe shkodranëve jo vetëm për reformën territoriale por do të mbajnë Shkodrën dhe ndryshimin e qeverisë së Rilindjes, Edi Ramës. Ky model punon në dëm të Shkodrës dhe në favor të oligarkisë dhe të fortëve të qytetit 2400 vjecarë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu