Doli në përgjimet e SPAK, Arben Avduli vjedh paratë publike me tendera, mashtron me volumin e punimeve
Arben Avduli është pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Avduli’, i cili doli në përgjimet e SPAK, ku ankohej tek zyrtarët e Bashkisë së Lushnjes se e kishin skualifikuar padrejtësisht nga tenderi për pastrimin e kanalit vaditës, me vlerë 24 milionë lekë.
Ky tender fundosi kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u arrestua nga SPAK për shpërdorim detyre.
Arben Avdulit i bënë padrejtësi me tenderin e kanalit vaditës, por nga ana tjetër, dokumentet tregojnë, se vetë Avduli duket se nuk është më i pastër se sa Fatos Tushe dhe klientët e tij të tenderave.
Prapaskena disponon një dosje me fakte që konfirmojnë vjedhjen e parave publike nga kompania Avduli, përmes mashtrimit me zbatimin e kontratave publike.
Arben Avduli është kapur duke vjedhur paratë publike, duke mashtruar me volumin dhe cilësinë e punimeve, ndryshe nga sa parashikohet në kontratat që ka lidhur me institucionet publike.
Kompania Avduli ka mashtruar me volumin e punimeve, duke shkelur kontratën për rikonstruksionin e shkolles 9-vjeçare ‘Anastas Laska’, në Libofshë, kontratën për përmirësimin e kushteve të banesave të shtresave të varfra në Vlorë, me rrugën Llakatund në Vlorë etj.
Avduli ndjek skemën e futjes në tendera me ofertë të ulët, por nga ana tjetër nuk zbaton kontratat, duke vjedhur paratë publike.