
Faleminderit të gjithë atyre që morën pjesë në hapjen e Qendrës së Këshillimit EducationUSA te Piramida e Tiranës mbrëmjen e djeshme. Hapja e madhe e qendrës së re të EducationUSA ishte një mënyrë e shkëlqyer për të festuar Javën Ndërkombëtare të Arsimit këtë vit! I Ngarkuari me Punë David Wisner mirëpriti të ftuarit dhe ftoi studentët të zbulojnë mundësitë e shumta të arsimimit në Shtetet e Bashkuara përmes shërbimeve këshilluese pa pagesë të EducationUSA. Na lanë përshtypje të jashtëzakoshme studentët e ardhshëm që e kanë vizituar tashmë, përfshirë Dea Egro, e cila iu drejtua të pranishmëve dhe po aplikon për të studiuar në SHBA.