Plarent Ndreca, i cili është i pandehur në GJKKO, në rolin e avokatit të Erion Veliajt, sot ka dalë hapur dhe ka ushtruar presion mbi Gjykatën Administrative dhe mbi drejtësinë.
Kjo dalje është bërë vetëm një ditë përpara se të zhvillohet gjyqi ndaj Ols Dados, kërkesë e bërë nga kryebashkiaku, i cili ka si qëllim largimin e prokurorit nga çështja penale ndaj Veliajt në GJKKO. Më pas, pretendimi i tyre është se aktet e realizuara nga prokurori për 13 akuza të rënda penale janë të pavlefshme.
Në fakt, Plarent Ndreca sot nuk ka bërë asgjë më shumë dhe më pak, por një presion të hapur ndaj drejtësisë, megjithëse ka thënë se nga burime mediatike është parë që ka pasur presione apo korrupsion. Ajo që ka bërë ai është direkt një presion, duke thënë: Publikisht janë artikuluar edhe pretendime për ndikim të paligjshëm dhe tentativa korruptimi me qëllim që kjo çështje të mos arrijë kurrë në shqyrtim në themel.
Në çdo shtet serioz të së drejtës, pretendime të kësaj natyre do të mjaftonin minimalisht për të aktivizuar menjëherë mekanizmat institucionalë të verifikimit dhe kontrollit.
Këto deklarata ndodhin shpesh, ka ndodhur me raportet e lobuesve me avokatët e huaj, me raportimet e Plarent Ndrecës. Ky i fundit, së bashku me klientin e tij Erion Veliaj, në vend që të përballen në GJKKO me faktet e rënda penale dhe me 13 akuza, dalin e bëjnë “show” mediatik.
Ata duan ta kthejnë një çështje publike penale me 13 akuza të rënda, në një çështje politike./CNA







