Kreu Hapësirë Kosova është në Ceitnot!

Kosova është në Ceitnot!

0
1

Shkruan Zef Ndreka

Për fat të, keq, Kosova dhe kosovarët kanë rënë me dëshirë në kurthin e ngritur nga BIA dhe nga vehabistët e saj për ta islamizuar në ekstrem atë.
Flitet se për këtë shkak, Kosova është në rrezik.
Në fakt, nuk mund të thuhet në rrezik, por tashmë është fakt radikalizimi i islamizmit në Kosovë dhe pjesën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, gjë që ka ndryshuar totalisht kursin kulturor dhe rrugën drejt Europës.
Këtë e ka arritur Serbia e cila nuk e ka të nevojshme aspak ndërhyrjen ushtarake, sepse Kosova po vetëizolohet nga Europa.
Këtë e tregojnë jo vetëm dosjet e fundit të BIA serbe që po interesohet drejtpërdrejt për vehabistët, të kthyerit nga ISIS-i dhe rrjetet radikale.
Prokuroria Speciale, ka hetuar tashme se individë nga këto qarqe janë identifikuar edhe për rekrutime të mundshëme për të depërtuar, për ta kontrolluar dhe për ta shfrytëzuar proçesin e islamizimit të Kosovës.
Objektivi i qartë final mbetet prezantimi sa më islamik i vendit dhe sa më anti europian i Kosovës mu në zemër të kontinentit të vjetër, proçes ky, që perkthehet lehtë në favor të Serbisë si mbrojtëse e Europës.
Ka shumë vite pas çlirimit të Kosovës dhe krijimit të shtetit të saj që shërbimet sekrete serbe janë aktive në këtë drejtim, në bashkëpunim me turq, arab etj. Këtë e tregon numri i madh i xhamijave të ngritura në pak vite duke dëmtuar thellë imazhin e shqiptarëve në botë, në vend që të ndërtoheshin fabrika! E tregojnë videot e Kryeministrit në detyrë Kurti që shumë herë enkas nxjerr duke ngrenë çorbë me hoxhallarë injorantë!
Islamizmi politik kosovarë dhe nacionalizmi serb kanë luftuar të prodhojnë të njëjtin rezultat, pra dobësimin e identitetit shqiptarë dhe mund të themi se po ia arrijnë objektivit, përmes, financimeve të errëta dhe ideologjive të importuara.
Shqiptarët kanë humbur shumë shekuj, e pikërisht për këtë, duhej të kishim zënë mend, duke mos dëgjuar altoparlantë në arabisht, por duke punuar, ndërtuar, studjuar dhe prodhuar.
Kosova është në Ceitnot…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu