Shkruan Pirro Prifti
Pa pritur nje grup intelektualësh i dërgojnë AMA-s (Autoriteti Mediave Audiovizive)
një Peticion për shqetësimet që has publiku në mediat tv, të lexuara dhe radiofonike. Në këtë Peticion ngrihen një sërë problemesh që kanë medat audiovizive, por kërkojnë që AMA të ndërhyjë edhe në portalet dhe në aplikacionet si Facebook, Instagram, tik-tok, dhe portale lajmesh etj.
Në dukej një shqetëzim serioz i firmosur nga shumë kompetentë të profileve të ndryshme, por po të analizosh se çfarë kanë shkruar si shqetësim atëhere mbetet për ta diskutuar – Përse?
Sepse njëri nga shqetësimet e Peticionistëve kompetentë qënka për:
` për cilësinë e mediave audiovizive dhe respektimin e informacionit shkencor`.
Mesa duket peticionistët kompetenët mendojnë se janë akoma në kohën e diktaturës ku duhej të shpalosej vetëm një `linjë e kuqe marksiste leniniste` dhe asgjë tjetër përveçse korifejve të caktuar nga Parita… Këta peticionistë mendojnë se janë korifejtë e vetëm shqiptarë dhe vetëm atyre u duhet dëgjuar fjala.
Ky Grupi intelektual i konfirmuar që nga koha e PPSH akoma nuk e kuptojnë se Mediat e sotme kanë të drejtën të pasqyrojnë në rradhë të parë: mendimin ndryshe, lirinë e fjalës, dhënien e informacioneve të vëndit edhe të huaja, programe argëtuese dhe kulturore dhe shkencore, si dhe reality shoë si Big Brother etj, të cilat nënkuptojnë, Televizione të realitetit që përfshijnë një sërë temash që variojnë nga konkurset tek arrestimet, nga furrat e bukës deri tek beqarët. Qëllimi kryesor i realitetit televiziv është të kapë “realen”: të tregojë njerëz të thjeshtë, të pa skenarë në situata komprometuese ose të jashtëzakonshme.
Madje programet shkencore zenë vënd të veçantë. E kjo nuk do të thotë që idetë shkencore të mos debatohen.
-Ankesa apo shqetësimi i dytë i këtij `Grupi intelektual kompetent` e të vetëpunësuar është: `Niveli i ulët i informacionit shkencor në një pjesë të mediave tona, promovimi i dijeve amatoreske, i një etimologjie vulgare dhe sharlatanizmi kanë krijuar një situatë alarmante. Disa studio televizive janë kthyer në platforma për individë të papërgatitur nga ana shkencore, të cilët promovojnë idenë se shqipja është gjuha më e lashtë në botë dhe nëna e të gjitha gjuhëve, se të gjitha gjuhët e botës shpjegohen me anë të shqipes, se ajo është gjuhë e natyrës, se kjo gjuhë nis me fillesat e njerëzimit etj. Formulime të tilla nuk kanë asgjë shkencore dhe, si të tilla, kultivojnë psikoza të sëmura e të rrezikshme në opinionin public`. Ky shqetësim i Elitës intelektuale të vetëpunësuar është njëlloj si shqetësimi i Enver Hoxhës i cili në debat me liberalet e Festivalit të 11 të Kënges ne Radio-Telvizion dha fjalën kontroverse:` Jemi konservatorë sepse duam të konservojmë lirinë`…..
– Ankesa apo shqetësimi i tretë është se `Studimi i vjetërsisë së gjuhës shqipe nuk mund t’u lihet pseudoalbanologëve, etimologëve të improvizuar, pikëpamjet e të cilëve s’do të pranoheshin nga asnjë forum shkencor brenda e jashtë Shqipërisë“.
Mund të spjegoj se gjuha Shqipe është nga më të vjetrat në botë, dhe këta intelektuale të Elitës le të lexojnë komentet e gazetës New York Times (Shqipja ndër 3 gjuhët më të vjetra në botë, një tezë e padiskutueshme – Kulture (pamfleti.net) për të vërtetuar se shqipja është nga më të vjetrat në pemën e gjuhëve të konfirmuara edhe nga të huajt si Johan Fon Han, Franc Bop, Gotfrik Lajbnik, Dhimitër Kamarda, Gustav Majer etj këta intelektuale të Elitës duhet të lexojnë edhe linkun:https://xn--eurones-wya.al/…/albanian-one-of-the…/. .
Mesa duket këta firmëtarë të konservatores e kanë të vështirë të pranojnë të renë dhe kritikat ndaj të kaluarës e cila megjithëse e mirë në atë kohë sot është akoma e paplotë.
Prandaj si Historia shqiptare si dhe linguistike e shqipërisë janë të paplota. Shëmbull unë ju jap punën e Prof. Luftulla Peza i cili deklaroi se përkthimi i iliadës nëprmjet përkthimeve të të tjerëve nuk është i saktë megjithe së gjënden rreth 60 fjalë Shqipe arkaike aty, por po ta lexosh në original Prof. Luftullai shprehet se Ilida është tërësisht e shkruar me një Shqipe arkaike dhe nuk është greqishte e vjetër.
Atëhere përse këta intelektualë të Grupit përpiqen të pengojnë diskutimet dhe debatet. Çfarë e quajnë veten këta njerëz? Të pagabueshëm dhe të tërëdijshëm? Dija ecën përpara dhe informacionet e sotme janë të bollshme , e rënësishme është që të ndash `egjrën nga gruri`, dhe nëse ka egjër ose sipas këtyre të gjithë diturve pra amatorë, çfarë të keqe ka nëse amator na thotë ndonjë budallallëk?
Gabime bëhen dhe korrigjohen. Nuk mund të debatohen vetëm me të mënçur në media do të ketë edhe kundërshtarë profesionistë dhe amatorë. E rëndësishme është se edhe nga një budallallëk mund të shkrepë një ide tjetër e re që çon përpara. Dihet që janë konfliktet që në fund të fundit japin zgjidhjet dhe jo formula profesorësh të lodhur që nuk pranojnë kritika…
-Shqetësimi i katërt i `Grupit intelektual na qënka se `A mund të lejohet përbaltja e figurave me kontribut të shquar në fushën e albanologjisë, si ajo e Prof. Eqrem Çabejt, të njohur ndërkombëtarisht nga shkenca albanologjike? Krijohet përshtypja se mediat dhe disa prej personave të ftuar prej tyre duan të krijojnë një “shkencë” shqiptare, që i kundërvihet asaj botërore, çka na bën qesharakë në sy të botës`. Me këtë sentencë kuptohet së Grupi intelektual shqiptar po vendoset vetë në rolin qesharakut` sepse duke u fshehur pas një emri të respektuar si Prof Çabej përiqen të godasin dhe të frenojnë plot studiues të rinj të cilët po e çojnë përpara punën e E.Çabejt dhe jo po e shajnë.
Kritikat e Dr. Agron Dalipajt nuk janë sharje, por kritikojnë atë pjesë të punës të Çabejt e cila me kundvështirmine atëhershëm dukej e regullt por sot kur kërkuesit apo Reasearcher shqiptarë po shohin se shqipja e sotma ka qënë shumë e lashtë madje Iliada dhe Odisea kanë qënë shkruarsi hera Hera e parë në shekullin e gjashtë para Krishtit në Athinë kur Peisistratos ishte tiran i qytetit. Versioni ekzistues i iliadës u shkrua në vitin 940 para Krishtit dhe i bazuar në një tekst shumë më të hershëm që ishte pjesë e ciklit epic (Homer | Biography, Poems, & Facts | Britannica).
Dihet se tabletat lineare B të gjetura në Knossos, Pylos dhe Mycene kanë qënë shkruar rreth viteve 140-1200pes, pra nja 400 vjet para se greket e ashtë të hynin në gadishullin ilirik dhe së dyti , gjuha e folur nga Dardanët dhe Akejtë nuk ishte greqisht. Prandaj ka të drejtë Agron Dalipaj kur kritikon Prof. E.Çabej i cili ka shkruar (sipas Dalipajt) se mbi 90% e fjalëve shqip është greqisht. Kjo është komplet gabim kur shohim sit se Prof Luftulla Peza shkruan se në Origjinal (pra i papërkthyer) është e shkruar në një Shqipe arkaike gegërishte. Përse të mos e marrim kë si të vërtetë kur janë punimet e këtyre të dyve?
Përse të mos marrim për të vërtetë punimet e Prof. Eleni Kocaqit/ Përse të mos marrim sit ë vërteta punimet e Prof. Arif Mati? Përse të mos Marrim për të verta punimet e Jorgo Stillos? Përse të mos marrim pr të vërteta punimet e DR. Aristdh Kola?Përse të mos I marrim për të vërteta punimet e Petro Zhejit?
A është ndonjë nga ata Akademik i Shkencave në Republikën e SHqipërisë? Asnjëri nga këta nuk është (të paktën të nderonin pas vdekjes dr. Aristidh Kolën).
Kush mbetet atëhere? – mbeten ky Grup intelektualësh të ish PPSH i cila kërkon të njihet me zorr si e tillë sepse ka në dorë mediat e shkruara, tv, dalin po ata nëpër debate dhe nuk duan të lënë të renë të zerë vënd.
Atëhere kush duhet të jetë në këtë rast i shqetësuar: këta intelektualë konservatorë sepse po u prishet rehatia dhe fama e vënë që nga koha e diktaturës, apo kërkuesit rinj që duan të çfaqen por hasin pengesa nga këto si Peticione, rënkime pseudo-intelektuale, shraj në emër të Akademisë (por sharjet e tyre nuk kritikohen?!)?
Shpresojmë që këto kritika të buta ndaj Grupit Intelektual të mërzitur që kanë bllokuar kërkimet e reja për vjetërsinë e linguistikës shqiptare dhe për Historinë e lashtë të popullit shqiptar, të shërbejnë më teper që këta të hapin rrugë dhe të reflektojnë se e kanë komplet gabim. Përplasja e ideve dhe konflikti shkencor të çon përpara.
Promoted Content