Kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i cilësoi protestuesit si “hajvanë”.
Nga protesta qytetare, Lapaj akuzoi Ramën për fyerje ndaj të rinjve dhe qytetarëve që kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar qeverinë.
“O delenxhi burrë, që të bënë ministër Kulture, të bënë kryebashkiak dhe tani kryeministër. E ke 30 vite në pushtet dhe sot u thua fëmijëve shqiptarë ‘hajvanë’ vetëm pse nuk janë dakord me hajdutërinë që po bën”, deklaroi ai.
Lapaj shkoi edhe më tej në akuzat e tij, duke e cilësuar Ramën si përgjegjësin kryesor për situatën në vend dhe duke kërkuar largimin e tij nga pushteti.
“Ti je kreu i hajdutëve dhe duhet të japësh dorëheqje. Jep dorëheqjen dhe përballu me rininë e vendit tënd”, u shpreh kreu i “Shqipëria Bëhet”.
Deklaratat e Lapajt vijnë në ditën e 15-të të protestave qytetare, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime në drejtimin e vendit.
Lapaj i përgjigjet Ramës/ “Ti je kreu i hajdutëve, jep dorëheqjen”!
Promoted Content







