Lëvizja e drejtorëve nga një qytet në tjetrin, modeli më i pisët

0

Shkruan Myslim Murrizi

Lëvizja e Drejtoreve të Policisë nga njeri qark në tjetrin është modeli më i piste i gjoja “ndryshimeve” në Polici.

Prej vitesh që përdoret ky model hipokrit për të mbajtur në kupolën drejtuese po te njëjtët fytyra, që në shumicë dërrmuese janë të lidhur me plot fije me botën e krimit.

Rasti i fundit i shefit të komisariatit të Laçit flet qartë që kokat e krimit dhe trafikut, kanë nën hyqëmë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

I nderuar Taulant!

Ai person që nuk bën për drejtor policie në Shkodër, nuk bën as për në Tiranë, Fier, Vlorë, Korçë, Berat, Durrës etj., dhe nuk bën më fare për drejtor apo drejtues policie në asnjë vend e në asnjë sektor të Policisë së Shtetit.

Prandaj këtë “rrokadë” nga halli, si ndryshimi i gomave të makinës kur konsumohen lulet, që gomat e pasme i vendosin para dhe gomat e para meqenëse janë konsumuar lulet, i vendosin pas, mos na e shisni si dorë të “ hekurt” në “ndëshkim” të kontigjenteve brenda radhëve të rreth 15 mijë policëve që ka Policia e Shtetit, se është turp për ju dhe është ofendim e poshtërim për të gjithë trupën policore për hatër të një grushti plehrash që drejtojnë policinë për hatër të lidhjeve të politikës me krimin.

Nga rreth 35000 telefona BQ që ka pasur në përdorim e gjithë Europa, rreth 8000 kanë qënë në duart e pjesës se llumhaneve në çdo fushe ku krimi ka pushtet në Shqipëri.

Dhe nga 8000 përdorues të këtyre telefonave, rreth 1200 kanë qenë në duart e pista të politikës, policisë, drejtësisë.

Prandaj sa me shpejt të qërohen këta fundërrina nga Policia e Shtetit, aq më mirë i bëhet Policisë dhe Shtetit.

Ka mbi 20 vjet që Policinë e Shtetit e “drejtojnë” një grusht plehrash dhe vemjesh që i lëpihen dhe përdorën nga cilido pushtet në mënyrë të pështirë, edhe pse kur ka qenë në opozite, nuk ka lënë gjë pa thënë për këta fytyra.

A e mban mend Taulant çfarë i ke thënë Rrumbullakut, Vocit e të tjerëve kur hipje mbi policat para KQZ për karrigen e Ramës?

Po për grupin “çiftelija” a e mban mend se çfarë akuzash ngritët?

Po për 21 janarin a te kujtohet se çfarë thatë për drejtuesit e policisë??

Po sot si ministër i Brendshëm, që del çdo ditë në krah me ata që nuk kë lënë gjë pa thënë, si ndjehesh???

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu