Ligjvënësi Luan Baçi, “fundos” ambasadoren e SHBA-ve: Nuk i lejohet të bëjë karshillëk e presion

0

Ligjvënësi Luan Baçi ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila tha se do të jetë për ca gjatë këtu në Shqipëri.

Baçi tha në emisionin e Denis Mingës se ambasadores nuk i lejohet të bëjë karshillëk apo presion.

Edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama deputeti e cilësoi jo pozitive, ndërsa theksoi se mënyra e tyre e shprehjes nuk është në favor të demokracisë dhe ul besueshmërinë e qytetarëve shqiptarë si tek qeveri ashtu edhe tek ambasada amerikane.

“Në të 2 këndvështrimet është e gabuar deklarata e ambasadores dhe e kryeministrit. Ambasadores nuk i lejohet të bëjë karshillëk apo presion. Kim e ka bërë shpesh këtë. Nëse ka një debat për zgjedhjen e kreut të SPAK dhe një mosdakordësi, kemi shkelur me 2 këmbët atë që kemi bërë deri tani. Si ka mundësi që para se të votohet për kreun e SPAK, si ka mundësi që ka bisedime mes ambasadores dhe kryeministrit? Të 2 deklaratat s’janë pozitive, s’janë në favor të demokraisë dhe kjo ka ulur besueshmërinë e qytetarëve shqiptarë. Shpreh keqardhje për mënyrën se si procedohet. Marrëdhëniet e ambasadores dhe kryeministrit kanë arritur deri aty sat ë përcaktojnë kreun e opozitës”, theksoi Baçi./ B.A.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu