Kreu Anti-Mafia Miliona euro tendera, Arbër Abazi paraqitet në SPAK

Miliona euro tendera, Arbër Abazi paraqitet në SPAK

0

Administratori i “Alko Impex”, Arbër Abazi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK Raportohet se paraqitja e Abazit është në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”.

Në qendër të hetimeve për këtë dosje është ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku, e dyshuar për akuzën e prishjes së barazisë në tendera. Arbër Abzai është biznesmen i lidhur familjarisht me zv.kryeministren, pasi bashkëjeton me vajzën e tezes së saj.

Më herët SPAK ka kryer kontrolle në banesën e Arbër Abazit lidhen me hetimin e tenderave të loteve të Unazës së Madhe të Tiranës.

Emri i tij ka dalë në hetimin e procedurave për ndërtimin e Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7, ku fitues është shpallur bashkimi i kompanive “Alko-Impex General Construction&2T’ sh.p.k.

Kompania e tij është Alko-Impex General Construcion dhe Arbër Abazi është familjar i Belinda Ballukut, si bashkëjetues me vajzën e saj të tezes.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu