Shefja e Misionit të OKB-së në Kosovë, Caroline Ziadeh, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në fshatin fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, ku u hodh në erë kanali i ujit Ibër-Lepencit, që furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Ziadeh shprehet se ky sulm është thellësisht shqetësues dhe rrezikon të dëmtojë stabilitetin.
“Një hetim gjithëpërfshirës transparent është i domosdoshëm për të identifikuar përgjegjësit dhe për t’i mbajtur ata përgjegjës”, ka thënë ajo.