Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Takimi po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës, në një periudhë kur afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit po afrohen.
Para nisjes së takimit, kryeministri Kurti tha shkurt se do të deklarohet pas përfundimit të diskutimeve.








