Nr. 119 i gazetës në print

0
NANO: SHIHEMI NE SHTATOR

Marëdhëniet e Ramës me Metën, me Nanon dhe thuajse me gjithe frontin e majte, duket se  e  kanë çorientuar opozitën, më hatashëm se më 1992, kur drejtonte  Ramiz Alia.  Këtij çorientimi, edhe kësi siraje, i ka dhënë start lideri historik i së djathtës dhe kryeministër i vëndit Sali Berisha.Kësaj here, ashtu sikundër asnjë analizë nuk mund ta parashihte, Berisha arriti ta bëjë kryetarin e egër të PS-së, një qengj të butë, të mbështesë qeverinë e djathtë  në të gjitha nismat. Meritat e kryeministrit Berisha edhe në bashkepunimin me Nanon në korrik 2005, nxorrën të fituar doktorin apo jo? Sinteza e lidhjeve shpirtërore të Edi Ramës me Berishën, sipas shumicës së socialistëve, regjistroi kuotën më të lartë të pafytyrësisë opozitare, me rastin e ndryshimit të draftit kushtetues lidhur me reformën zgjedhore që njxerr jashtë loje të gjitha partitë  e vogla dhe gjithashtu ata që kryetari pavarësisht meritave mund ti lërë jashtë listës për në parlament, te ligjit për Presidentin e Republikes, për kryeprokurorin etj. Kështu pra, Edi  Rama, ndoshta pa e kuptuar, ka shpallur “luftë” të hapur me Metën, me Nanon po që po, me shumë ish drejtues partie në të gjitha qytetet ku i ka zevëndësuar, madje edhe deri në fshatrat më të thellë, por edhe me elektoratin e majtë dhe me një pjesë tjetër të pakënaqurish me qeverisjen aktuale, të cilët janë në dilemë vetëm e vetëm se u duket se të majtës i mungon një lidership i majtë.

Këto zhvillime arritën të aktivizojnë edhe faktorin ndërkombëtar, sidomos diplomacinë amerikane, për një farë autoritarizmi të politikbërjes, por duket se edhe  kanë provokuar fillimin e një lëvizjeje të re politike, e cila thërret në skenë  liderin historik të së majtës shqiptare Fatos Nano, përballë liderit historik të së djathtës Sali Berisha. Burime pranë Nanos, thonë se ai do shfaqet në kohën më të favorshme për të, të majtën dhe situatën, per të larguar nga skena politike Edi Ramën dhe marrë pushtetin, ashtu siç e lëshoi dhe nga ai të cilit ia la në dorë. Pas dy muajsh, aty nga gjysma e shtatorit, Fatos Nano që po karikon forcat  në plazhin e njohur të Kretës, ku edhe po takon shume personalitete jo vetem greke, do vijë vrullshëm në Tiranë dhe do ndërmarrë një turr politik, ndoshta pa ish miqtë, por me ata që dikur bërtisnin “NANO IK”.Nano është nga ata që humb miqtë e fiton armiqtë dhe anasjelltas, sa herë që ia thotë rradakja. Mbase edhe Berisha, do gjejë forma t`ia “krasitë degët” Plepit Rama, duke i dhënë Nanos edhe kontigjent politik nga e djathta. Karta Ceka, që xhbllokoi kodin për zgjedhjen e presidentit Topi, ishte tipike MADE  IN  NANO.  Klonimi TOPI, që prodhoi prokuroren Ina Rama, e cila shumë shpejt reflektoi mbështetje per Topin, edhe kundër vullneteve politike të së djathtës, sërish duket paska qënë prodhim Nanoist. Nëpër takimet fshatçe të kryesocialistit Rama, shumë njerëz  kanë dalë me kerkesat: DUAM  NANON. Edhe Berisha, të mos harrojmë, ka deklaruar se politikën e bëjnë :Dy trungjet: Ai dhe Nano dhe jo degët, partitë. Dhe vërtet, nëpër partitë e mëdha, duket se tani nuk ka më vizione politike që aspirojnë të ardhme. Partitë janë ca parcela në duart e një klani drejtuesish, njëlloj si pronat që u uzurpuan me kallashnikov në 1997-ën dhe tashmë janë një nyje që nuk ka dreq ti zgjidhë.Partitë janë turrur me yrysh dhe qëllim në vetvete kanë vetëm  krijimin e pasurive, falë ushtrimit dhe ndikimit të një politike çorbë. Ky grup drejtuesish të PS-së, përbëhet me trafikantë të rëndësishëm të kartelit të ndërtimit, ku përmes favoreve në këtë sektor, kanë arritur përfitime marramëndëse, që me anë të ushtrimit të një detyre të thjeshtë politike, s’do të kishin arritur kurrë të ishin kaq të pasur, të uzurpojnë gjithë qëndrat e qyteteve me ndërtime, gjithë plazhet dhe pikat turistike, njëlloj si gjyqtarët e prokurorët.Madje, të pasur sot janë pikërisht ata që vijnë  nga hiçi, nga skamnia.

Këto monstra, që tashmë nuk i respekton askerkush veç atyre që përfitojnë direkt a indirect,  politika i ka ndihmuar për të patur në dorë  liri kompetencash dhe vendimmarrjesh me përfitime ekonomike.Edhe koalicioni i pas 3 korrikut, dështoi pikërisht se vëndimet kërkohen të ngushta, për interesa personale apo klanore.Sot partitë etiketohen, e Ramës, e Metës, e Gjinushit, e Cekës e Milos etj., çka nënkupton krizën e thellë dhe mungesën e organizimit. Pra, politika e konfliktit, e interesave personale, ka bllokuar së pari reformat dhe progresin dhe ,së fundi, u ka hapur terren bandave në konflikt interesash me njëra tjetrën. Qënia në krye të bashkisë më të madhe të Edi Ramës, ka zbehur analizën serioze në selinë rozë. Rama, edhe si slogan reklame, e ka përdorur  postin e liderit të opozites si drejtues i  bashkisë më të madhe në vend, duke  vënë politikën plotësisht në shërbim të pasurimit dhe bashkinë në shërbim të klanit.

Kështu, Rama mund të jetë piktori më i pasur në botë, pa shitur asnjë picturë,i cili për momentin, derisa ti vijë Nano, qëndron edhe në krye të një partie të rëndësishmë në vend, duke dhënë shembullin më të mirë në këtë aspekt, të premisës që kanë politikanët e sotëm, sidomos në partitë e mëdha, për të krijuar një sferë pasurie me katalizator politikën. Dhe asnjëherë, politika nuk shërben si qëllim në vetvete, i të qenit lider për këtë kryetar partie.Janë përjashtuar të gjithë ata që kanë mënduar ndryshe, duke shfaqur problematika serioze. Opozitën duket se nga gjumi do e zgjojë Nano, këtë shtator.Edhe pa Metën.Në politikën konfliktuale të së majtës, zanafilla e gjithshkaje është premisa për të krijuar një sferë pasurimi, çka të kujton barcaletën e Nanstradinit, i cili kur e thirri një mbret që pushonte nën një tendë floriri dhe deshi ti bëjë një dhuratë për humorin e hollë, ai i tha se nuk e pranonte dhurata nga një i varfër, të cilit, po ti heqësh tendën, nuk ka asgjë.

Sakaq pra, është pikërisht pasuria, ajo e cila po vëndos për politikën. Por rikthimi i Nanos do konfiguroi nje politike krejt tjeter. Nano e ka gati terrenin, pasi opozita e sotme nuk ka qartësi reformash dhe progresi te majtë. Nëse politika e konfliktit është shuar ne Olimp, ajo është ndezur në bazë, si një mision politik kombëtar në elektoratin e të majtes, por jo vetëm të së majtës.

nga Sokol PEPUSHAJ

 

GJAKMARRJA – PERBINDESHI NE MES SHQIPTAREVE

Edhe nje grindje e castit ne nje lokal, edhe kur je i detyruar te veprosh, te reagosh per mbrojtur veten nga nje dhunim, mund te jete pikenisja e nje tronditjeje te madhe jo vetem per te rriturit por edhe per femijet.

Skender Milla, eshte provokuar dhe keqtrajtuar fizikisht ne nje klub ne lagjen “Partizani” (Rus) te Shkodres nga disa persona. Ne kushtet e vetembrojtjes, Skenderi ka plagosur me thike nje nga personat qe e keqtrajtonin, i cili ishte i familjes Bajri. Si gjithmone, keshtu ne emer te “Kanunit te Lek Dukagjinit” fillon e zhvillohet nje tragjedi qe mund ti vihet emri vetem shqiptare. Skenderi, pas kesaj ngjarje, iken ne drejtim te paditur dhe pasojat direkte fillon e i vuan 36 vjecari Gezim Milla, vellai i Skenderit. Familja Bajri ia kerkon atij gjakun, ne baze te kodit mesjetar te Lek Dukagjinit qe vazhdon te zbatohet tek shqiptaret dhe nga data 16 tetor 2007 Gezim Milla eshte ne gjak me familjen Bajri. Disa here Gezimi dhe familja e tij jane kercenuar per vrasje. Duke pare rrezikun e madh qe i kanosej per jeten, e gjithe familja eshte detyruar te ngujohet (mbyllet) ne shtepi per te evituar gjakderdhjen.

Me date 25 mars 2008, i kam kerkuar 10 dite bese familjes Bajri per nje rast vdekje tek te afermit e mij. Ne fakt ata ma premtuan besen, por ndodhi e kunderta. 500 meter pa shkuar ne shtepi, Gezimi qellohet me pistolete dhe vetem fati ia shpetoi jeten. Pak dite me pas, gjakesit kane kerecenuar gruan dhe vajzene  Gezimit, te cilan kishin dale per te blere ushqime. Ata i kane fyer publikisht duke perdorur fjale te ulta te cdo niveli. Situata e familjes se Gezim Milles, ka qene perhere nen nje tension te madh, madje duke perjetuar edhe bresheri armesh ndaj shtepise se tyre. Shteti ne keto raste nuk perzihet dhe keshtu ndodhi edhe me rastin fatkeq ne fjale. Gezimi ka ka kerkuar me force mbrojtje nga policia, por ka patur vetem heshtje. Edhe shoqatat e pajtimit te gjaqeve, e kane patur te pamundur te qe me nderhyrjen e tyre te pajtonin kete konflikt te madh. Kjo familje nuk kishte siguri jete, ku edhe femijet jane detyruar te lene shkollen per kete problem. Tashme ka ikur edhe Gezimi, teksa nje familje e tere rrezikohet me jete…

ARBEN CUBAJ

 

 

GURI I RËNDË I THEMELEVE TË SHTETIT

Sot Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me barrën e rëndë të brezit me obligimin e shenjtë, bërjen e shtetit. Kujtesa na ndihmon të mësojmë, se hapat e derisotëm të pasndryshimeve demokratike, për pasjen e një shteti mbi themelet e shkërmoqura të një diktature 50-vjeçare, ka kaluar nëpër përvoja shumë të hidhura. Absurdi dukej se do të ndëshkonte pambarimisht shqiptarët. Kjo mynxyrë kulmon në vitin 1997, kur shteti do të binte në duart e bandave, të drejtohej prej tyre, të diktohej gjithçka po prej tyre. Totalitarizmi i ngulitur thellë në vetëdijen e brezit kishte shkallmuar çdo shpresë, se do të vinte një ditë që të divorcoheshim përfundimisht nga e kaluara komuniste. Bindja se vetëm diktatura ishte zot i fateve të shqiptarëve, ishte kthyer në një makth për ata që shpresonin, jo vetëm tek ndryshimet politike, por dhe modernizimi i shtetit. Vetëdija qytetare për prosperitet ishte ende e dyzuar. Shanset ishin të pakta. Hyrja në binarët e kohës shpesh ishte e pamundur. Kjo pamundësi shërbeu për injektimin e një dëshpërimi, zhgënjimi dhe shpresëvrarje. Edhe më optimistët ndjeheshin të lëkundur në vendosmërinë e tyre për të besuar tek e ardhmja. Politika, edhe ajo, jo më pak e pavendosur për të drejtuar vendin në kursin e duhur. Përplasjet e pikëpamjeve, botëkuptimeve, filozofive gjeneruan vetëm konfiktualitet. Orientimi i gjithë energjive përnga betejat politike, stopoi hapat në vendnumëro. Ndërsa koha ecte, përvojat e vendeve të tjera ish-komuniste nuk shërbyen si motivim për të përqafuar ndryshimet. Klane të caktuara politike, individë dhe struktura destuktive gjithnjë gjenin arsye për të shkallmuar çdo shpresë se Shqipëria mund të bëhej. Por vullnetet demokratike nuk do të tërhiqeshin, pavarësisht vështirësive që zinin vendin njëra-tjetrës. Vetëdija politike e sovranit do të orientohej përnga interesat për ndryshim dhe domosdoshmëria për të qenë në kahun e perspektivës. Në këto kushte, e djathta duke riardhur në pushtet do të merrte përsipër barrë e rëndë të bërjes së shtetit.

Ndërtimi i një shteti dhe strukturimi i përbërjes themelore të funksionimit të tij, natyrshëm bashkëshoqërohet me barrën e rëndë të dhimbjes. Shoqëria, si pjesë e këtij hapi të domosdoshëm dhe historik në ekzistenjën e një shteti të bazuar në ligje dhe barazi, mund ta ketë konsideruar veten viktima të këtij ndryshimi të madh dhe të mundimshëm. Pra sot, brezi i cili ka pritur dhe ka përcjellë formate të ndryshme të bërjes së shtetit, i është dashur të jetë kurrizi i njomë i gurit të rëndë të themeleve. Ndoshta fati ynë i keq do të mbart në vetvete dhe meritën e patjetërsueshme historike, si brezi që ka mbajtur mbi kurriz tabanin e themeleve të shtetit modern, shtetit të kërkesave bashkëkohore, shtetit që do të garantojë çeljen e shanseve për ta bërë këtë vend të barabartë me të gjithë komunitetet e tjera.

Por është edhe një faturë që do të duhet të paguaj, mbase me çmimin më të shtrenjtë. Ashtu si të gjithë vendet e tjera, madje ne më tepër, u desh dhe do të duhet ende flijime. S’ka përvojë të derisotme, e cila është treguar e mëshirshme me brezin që i është dashur të marrë mbi vete përgjegjësinë e ndryshimeve.  Mundi dhe sakrificat kanë qenë, janë dhe do të jenë të shumta. Vetëm një shoqëri e emancipuar do të mund ta përceptojë këtë. Sa më jashtë thelbit të transformimeve, sa më të pamotivuar për domosdoshmërinë e ndryshimeve, aq më e vështirë, aq më lënduese është hapi që duhet hedhur. Dhe shoqëria shqiptare nuk kishte ndonjë përvojë pozitive të dukshme, për sa i përket kurajës për t’i vënë gjoksin vërshimeve. Pjesërisht e tërhequr, e manipuluar, jokonseguente, oshilante, për më tepër e çoroditur, ajo për një kohë të gjatë ishte larg rolit të saj të patjetërsueshëm për domosdonë e ndërtimit. E tërhequr për hunde nga një pjesë e politikës që e përdorte atë në favor të interesave meskine, u shndërrua në viktimë dhe viktimator. Tash kur gjithçka duket se ka tendencë për ndryshim, tash kur imperativi i bërjes së shtetit gjallon në çdo vetëdije, kjartësohen horizontet e ecjes përpara të ndërtimit të shtetit. Natyrisht që kjo nuk beh nër ne sa hap e mbyll sytë. Përjashtohet prekja magjike i tjetërsimit të gjithçkaje. E kaluara dhe fantazmat e saj, gjithnjë do të jenë ëndrra të këqija në netët e gjata të ekuinoksit të divorcit me të kaluaren. Politika e vjetër, dhe interesat despotike që gëlojnë në kokat e një pjese të konsiderueshme politikëbërësish, e kanë dhe do ta vështirësojnë, por jo ta ndalin Shqipërinë për t’u bërë pjesë e denjë e familjes evropiane, të cilës i përkasim.

Me barrën e guri të themelit të shtetit në kurriz, brezit që do ti duhet ta mbartë këtë peshë nuk do të pajtohet me sakrificën prore. Për këtë e shënjuar është dhe do të jetë ajo qeverisje që ka ndërmarrë këtë hap historik. Praktikisht, cilado qeverisje me vullnetin për të bërë shtet, asaj do t’i duhet të mbajë dhe përgjegjësinë e vujtjes së brezit që fati i një kombi ka vendosur atë të jetë promovuesi. Kjo gjë po ngjet edhe sot, ndërsa dita-ditës po hidhen hapa të rëndësishëm në bërjen e shtetit. Në një shoqëri pa shtet, pa detyrime që rrjedhin nga ligji, pa principet bazë të qytetarisë, tendenca për të ndryshuar është një mund ngadhënjimtar. Fatkeqësisht këtë barrë politika e prosperitetit, duhet ta mbajë si përgjegjësi. Para kësaj prove zjarri, vetëm një shoqëri që bashkëjeton me situatën do t’i lehtësonte maksimalisht zoritjen dhe do t’ia bënte shtetbërjen politikës më me pak dhimbjen dhe barra e gurit të rëndë do të ishte më pak traumatike. Momentalisht vështirësitë janë të panumërta, aq sa shpesh konstaton se gjithçka ka dalë nga kontrolli dhe shpresat veniten. Ajo që duhet kuptuar dhe ta rrokim si bashkëjetesë është ndjekja e ritmit. Kemi nga njëra anë një fragment të shoqërisë pa vullnetin e mirë për të pranuar në vetvete se shtëti është garanci e fateve. Se pa të gjithçka është në duart e të rastësishmes, në duart e shansit. Mendoni për një çast një shoqëri që të sotmen dhe të ardhmen e ka llotari. Sa paradoksale do të ishte. Askush nuk do të na falte këtë. Ky turp do të ishte damka më e zezë në faqet e historisë së kombit shqiptar.

Nga ana tjetër kemi një fragment të së tëres politike që stonon qëllimisht në kor. E cila sheh tek shteti falimentin pa kushte të filozofisë së saj të çoroditjes. Fermentimi gjithnjë i klimës së konfliktualitetit, që dikton prishja e interesave të palëve, që dëmtohen nga shteti, janë gurët nën rrota. Janë pengesa më serioze e hapave vendimtar që kristalizohen fillimisht në tempullin e ligjbërjes. Duke qenë gjithnjë kundër, ata i shërbejnë verbërisht ogureve të këqija. Nuk kanë as interesin më të vogël që shqiptarët të kenë shtetin e tyre, legjitimitetin për të merituar plotësisht demokracinë e ëndërruar kaq gjatë. Pavarësisht se në ligjërimet e tyre nuk mungojnë qëndismat dhe kamuflazhet, me synim çatrafilisjen e orientimit të publikut, dhe përdorjes së tij për interesa dhe suport. Duke u rënë trumbetave të ushtrisë së të vdekurve ata tentojnë të tërheqin edhe të gjallët në atë që ata e quajnë si e ardhmja që dinë dhe munden vetëm ata ta bëjnë. Pavarësisht se prapa kanë një eksperiencë jo shumë të shndritshme të realizimit të asaj “ëndrre” që meritojnë shqiptarët.

Natyrisht jo gjithçka është perfekt në rrugën e reformave. Në hapat e ndërmarrë për bërjen e shtetit, gjithçka është e mundur. Pasi vështirësitë dhe pengesat natyrshëm bëhen shkak që të ketë ngecje, të ketë mungesë efikasiteti. Por mbi vendosmërinë e qeverisë për të vijuar përpara, nuk ka asnjë barrierë frenuese. Politika e majtë, në përpjekje për të ngadalësuar hapat dhe këtë për ta bërë në kuadrin e oponencës, harron se kjo do ti shërbejë edhe asaj në një mundësi të marrjes në dorë të fateve të vendit.

Mungesa e unanimitetit në vendimmarrje deçizive, qasjet për të politizuar gjithçka ngadalsojnë dukshëm përpjekjen e shtetit për të marrë veten, për të qenë formacioni i duhur në forcimin e bazamentit ku do të lartësohet ngrehina e forcës vepruese, shteti. Kemi parë që shumë reforma të qeverisjes aktuale janë trumbetuar si ndëshkime sociale të popullatës. Vënia përballë detyrimeve që burojnë nga ligji, gjithnjë është parë si sakrificë i klasës politike për popullin. Palët e interesuara për anarshi, konfuzion, qëllimshëm janë në anën e kundërshtarit. Të joshur nga bërja e ligjit, në një vend ku shteti ligjor figuronte vetëm si nocion, sigurisht që një ndryshim kursi do t’u prishte atyre rehatinë. Do t’i spostonte nga përfitimet duke i përballur me taksat, dhe tërësia e detyrimeve që rrjedhin nga ligji dhe funksionimi i shtetit.

E bën më kërcënues këtë betejë të bërjes së shtetit lidhjet e politikës me bizneset dhe palët që preken nga rregullat e lojës. Ata gjithnjë provokojnë situata në disfavor të përpjekjeve të mundimshme për respektimin dhe zbatimin e ligjit. Duke ambalazhuar gjithnjë me oponencë politike tërsinë e reformave, të renditurit në skalionin kundër bëhen promovues të çarjes së besimit të opinionit publik, i cili natyrshëm e sheh veten të spostuar nga thelbësorja, bërjes së shtetit. Me këtë dyshim publik, qeveria e ka të vështirë vijimin ritmik të reformave. Asaj i duhet nga njëra anë të qartësohet para opinionit mbi vlerën që mbartin në vetvete këto hapa, nga ana tjetër të përballet në një luftë të ashpër me një opozitë destruktive. Në këto kushte, cilado filozofi qeverisjeje do ta kishte tepër të vështirë të mbart këtë gurë të themeleve të shtetit. Vetëm vendosmëria e qeverisjes aktuale dhe dirigjuesit të këtij synimi titanik, Sali Beriasha, kanë bërë të mundur që shumë përpjekje për të minuar bërjen e shtetit, kanë dështuar. Por jo gjithçka ka përkuar saktësisht. Amortizatorët në terrenin e thyer të reformave jo gjithnjë kanë funksionuar si duhet. Këtë ajo e ka pohuar. Dhe nuk është mjaftuar me kaq. Është mobilizuar duke shfrytëzuar çdo mundësi në favor të zbutjes së tronditjes. Edhe pse shpesh këto qasje nuk kanë përftuar ndonjë terren dashamirës. Skeptikët gjithnjë kanë arsye të gjejnë se ku të ngulin gozhdën e tyre.

Megjithatë nuk dallojmë ndonjë tërheqje të qeverisë për të vijuar hapat e ndërmarrë. Edhe pse asaj duket se do ti kushtojë shtrenjtë. Çmim, të cilin parashihet se do ta paguaj në përballjen elektorale të vitit 2009. Cili do të jetë fati i zgjedhjeve të ardhshme parlamentare? Hë për hë ende gjithçka është e hapur. Kurajoja për të çuar më tej hapat e ndërmarrë, cilësohet si vendosmëri e të djathtës për të bërë shtetin, për ta vënë këtë gurë në themelin e asaj Shqipërie që aspiron për integrim, për standarde. Dëshpërimi i masës është i dukshëm, dhimbja është e madhe. Por bërja e shtetit është dhe mbetet një domosdoshmëri, një imperativ i kohës. Nuk mund të vijohet më pasja e një shteti fantazmë, e ligjeve që nuk gjejnë kurrë zbatim. Nuk mund të vijohet më tej me shtetin ku fiton më i forti. Nuk ecet më tej me shtet që tenton të sfidojë hapur shtetin, vetëm e vetëm se kjo e fundit ka një suport politik apo financiar. Duhet t’i jepet fund atij shteti ku “peshku i madh ha të voglin”. Secili shtetas duhet të ndjehet i përfaqësuar dhe i mbrojtur nga ai vullnet, të cilit i ka besuar fatin e tij. Duhet t’i jepet fund shtetit të bosëve. Një shoqëri demokratike duhet të garantojë barazi të të gjithëve dhe shanse pa dallime pikëpamjesh politike. A është e mundur? Gjithnjë kam besuar tek energjitë pozitive. Vullneti i mirë për të bërë diçka që i shërben të gjithëve ka bekimin dhe shpirtin popullit, i cili ndonëse sot po heq është i bindur se nesër do shpërblehet. Mot do të nderohet si brezi që bëri Shqipërinë evropiane.

Nga Albert VATAJ

 

REFERENDUM

“Kur Shqiperia te jete e gatshme per tu antaresuar, Bashkimi Evropian nuk do te ekzistoje me!”. Nje nga frazat me te njohura por edhe me te perhapura per te treguar skepticizmin jo vetem te nje pjese te klases politike shqiptare, por edhe popullit per mundesine e shpejte te antaresimit ne BE, me erdhi ne mendje keto dite teksa serish, Irlanda i tha “JO” miratimit te Traktatit te Lisbones- nje gjetje politike per te zevendesuar deshtimin me ratifikimin e Kushtetutes Evropiane nga 27 vendet antare.

Kriza e Bashkimit Evropian vjen ne nje kohe me ate te karburanteve por edhe te veshtiresive te furnizimit deri ne racionim te disa artikujve sic eshte edhe orizi. “Eterit themelues” te para me shume se nje gjysemshekulli, mbase nuk e kishin parashikuar nje krize te gjate, disa vjecare te konstituimit te vertete te Shteteve te Bashkuara te Evropes. Shkaqet natyrshem jane te shumta, por mendojme se kryesori eshte ai i menyres se krijimit te mundshem te ketyre shteteve, i ndryshem nga ai qe i huazuan disi emrin dhe idete: Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Keta te fundit e farketuan bashkimin e tyre permes nje procesi lufte, madje shume te pergjakshme dhe civile qe silli vit pas viti bashkimin e disa shteteve, te cilat sot arrijne ne 54 dhe qe bashkohen nen flamurin me “yje dhe shirita”.

Bashkimi Evropian i sotem, themelet e tij i ka ne nje bashkim “gjentelmenesh” qe hodhen firmat ne nje leter duke enderruar krijimin e nje balance boterore, cuditerisht me largpamesine e mosllogaritjes si superfuqi te Bashkimit Sovjetik, por duke pare nga pertej Atlantikut nje krijese evropiane ne zanafille, por qe eci me hapa shume me te shpejte pergjate shekujve e dekadave. Konglomerati i popujve dhe etnive qe i dhane jete dhe po mbajne ne kembe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, eshte shume me heterogjen se ai qe nuk po arrin prej shume vitesh te krijoje nje shtet te vertete nen emrin e Bashkimit Evropian.

Duhet pranuar se per vete shkaqet aktuale qe i cekem por edhe te tjera qe i dime apo i perjetojme, ne Bashkimin Evropian po ndodh nje fenomen i cuditshem. Politikanet dhe shtetaret kane nje vokacion pro- evropian ne nivele shume me te larte se ata qe i kane zgjedhur per te drejtuar shtetet respektive te BE-se. Rasti me i fresket eshte ai i Irlandes dhe duke u kthyer pak vite pas, Franca, Holanda e ndonje shtet tjeter.

Shtete te ndryshme me nje peshe demografike te vogel, me nje barre fiskale me te lehte ne favor te institucioneve te Bashkimit Evropian, por me nje vend fuqiplote dhe te barazvlefshem ne tryezen e 27 vendeve antare, shohin me skepticizem bashkimin real ne popujve nen suazen e nje shteti te vertete dhe me te gjitha efektet. Supremacia e kuptueshme e aksit Bon-Paris dhe bashkepunimi gjithnje e me i ngushte duke harruar edhe ato pak gjera qe i ndanin ne historine e shkuar, eshte nje motiv frenimi per realizimin e endrres se “Eterve themelues” te BE-se. Megjithate, ne keto raste duhet shpetuar ajo qe mund te shpetohet. Me e pakta, eshte nje histori ose me sakte nje perpjekje shtetformuese mese gjysemshekullore, por edhe nje lokomotive e cila tani per tani, ne shume aspekte ekonomike ka lene pas edhe modelin qe duhej ndjekur ne fillim Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Personalisht, jam i bindur se demokracia me e kulluar, me e sakte ne zbatim eshte ajo e drejtepedrjete permes votes popullore. Nese ka krijuar minimumin e nevojshem te strukturave shtetberese gjate viteve te ekzistences se vet, Bashkimi Evropian duhet te gjeje mekanizma, dhe nje prej tyre eshte referendumi popullor, per te marre nje pergjigje definitive per fatin e Shteteve te Bashkuara te Evropes.

Ne bashkepunim me institucionet e pavarura te 27 shteteve antare dhe ato te Bashkimit Evropian, mund te caktohet nje dite, per nje referendum mbarepopullor dhe fuqiplote ne vendimin qe do te marre. Ne pamje te pare duket e thjeshte: te gjithe qytetaret e Bashkimit Evropian me te drejte vote, mund te shprehen nese jane dakort apo jo me dokumentet e Traktatit te Lisbones qe i jep jete nje shteti real federal. Sipas mendimit tone, ekzistojne te gjithe mekanizmat ligjore per te organizuar nje referendum te tille. Pertej anes ligjore, eshte krejt normale qe qytetaret, ata qe duan te jetojne nen nje “shtet te vetem e te perbashket”, te vleresojne drejtpedrejte kete mundesi duke votuar. Mekanizmat aktuale te politikeberjes ne BE rrezojne nje projekt me 2,5 milion vota te nje shteti antar, duke ndalur ne vend nje lokomotive e cila duket se ka tje te ece perpara. Nderkohe, nje shtet si Gjermania, kontribues kryesor me fonde ne Bashkimin Evropian por edhe me nje popullsi mbi 85 milion, duhet te frenohet per te pritur ratifikimin e shteteve te vogla si Holanda apo Irlanda. Te gjitha keto jane energji, te cilat natyrshem nuk jane te pafundme dhe dekurajojne politikane e shtetare fillimisht, me pas popuj e kombe, duke rrezikuar nje epidemi- zinxhir te reagimeve ndaj ndertimit te vertete te nje shteti te madh federal evropian.

Para me shume se 50 vitesh, “Eterit themelues” kane menduar me te lehte nje sipermarrje politike ne emer te Bashkimit Evropian se nje ngritje te forte ekonomike, duke lene pas edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Vitet e kaluara ne bashkejetese tashme te 27 vendeve antare, kane sherbyer me shume per te nxitur zhvillimin ekonomik te BE-se, duke lene “pas dore” zhvillimin e institucioneve, per te kulmuar pse jo ne nje parlament te Evropes me kompetenca te ngjashme me Kongresin apo Senatin Amerikan, nje president te BE-se me kompetenca te aferta apo te njejta ne disa fusha me ate te SHBA-se por edhe nje shtet federal- i ngjashem ne funksionim me simbolin e pertej Atlantikut.

Zhvillimet e koheve te fundit po e tregojne qarte se “endrra amerikane” e Evropes per te krijuar nje shembelltyre te ngjashme, do te mbetet e tille edhe per shume vite. Vertete qellimi ishte krijimi i Shteteve te Bashkuara te Evropes, por parimet dhe menyrat e implementimit te idese, kane qene te ndryshme, por sipas medimit tim mund te shpetohen akoma (nese duan evropianet ti shpetojne!) permes nje referendumi te gjere popullor per fatin e BE-se.

BLERTI DELIJA

 

Ne gazetaret dhe ti qeveri

Ajo që po ndodh në Shqipëri, është një luftë për pushtet midis njërit komunitet dhe tjetrit!Njëlloj si një luftë me shpata druri midis dy lagjesh! Midis “NE” gazetarëve dhe “TEJE” qeveri! Nuk ka ideale kjo luftë, ka vetëm Protagonistë dhe Antagonistë! Të vetëshpallur të Mirë dhe të akuzuar si të Këqinj!

Në këtë luftë, ku po ngrihen kundër njëri tjetrit “NE” gazetarët dhe “TI” qeveria, po harron disa detyrime ndaj “TË TJERËVE” ama! Dhe “Të TJERËT” janë ata që paguajnë që “KËTA” të gjithë të bëjnë punën e tyre! Mirëpo , ndryshe nga luftërat e tjera, në këtë do të fitojnë VIKTIMAT! Dhe VIKTIMAT janë ATA që zbuluan befas se MEDIA dhe POLITIKA shqiptare abuzojnë lehtësisht e pa iu dridhur qerpiku, me pushtetet reciproke!

E para,Media , që po nxjerr si përfaqësues të sajët njerëz që shiten e blihen, puthen e pështyhen, urrehen e lëpijnë të njëjtat sahane. Fshehin e publikojnë c’tu teket. Përkrahin apo përbaltin kë të duan. Përfitojnë apo denigrojnë atë që ua prish terezinë. Ngrënë mite e ulin vlera sepse nisen prej shijeve të tyre të rëndomta e mediokre! Thurin lavde e ngrenë barriera duke shpërdoruar pa asnjë skrupull pushtetin e PROPAGANDËS! Servilosen përpara disa të tjerëve që nuk dijnë as të lexojnë e as të shkruajnë shqip, e shndërrojnë çdo barcaletë në lajm !

E dyta, Qeveria, e cila sa herë që ndodh një katastrofe, me njërën dorë nxjerr fshesën që zhduk fajin prej xhakete e me tjetrën i vë zjarrin pisllëkut që nxjerr kjo uniformë Karagjoze institucionale që në vend të lartësojë standardet e mendimit, ul veten në nivele halabakërie dhe mistrecllëku!

Inida GJATA

 

A bëhet kompromis me djallin?!

Fatkeqësisht, ne shqiptarët kemi mbetur akoma pjesë e “Luftës së Ftohtë”.Mos u habisni! Jemi i vetmi vend, ku akoma nuk hapim dosjet e spiunëve dhe akoma kemi ministra spiunë. Jemi i vetmi vend ish-komunist, ku në parlament na drejtojnë e na bëjnë moral të shpifur, ata dhe ato, që kanë pasur nga dy pseudonime dhe që sot pispillosen, përdridhen dhe pozojnë si krijesa të pështira.

Jemi akoma nën kthetrat e “Luftës së Ftohtë”. Çirren, bërtasin, ulërijnë dhe shkëlyejnë sytë, ata që vijnë nga errësira e asaj partie, që na mbajti larg Europës dhe larg forcës së vetes. Politikë e vjetër apo politikanë të rinj? Vallë a bëhet kompromis me djallin?! Jo!Jo!, dhe kurrë jo! Kaluan 18 vite dhe shqiptarët ndihen të fyer, të përbuzur dhe të nëpërkëmbur. Nuk u dënua askush! Thua se te ne, genocidi komunist ishte minor. Nuk u arrestua asnjë ministër apo kryeparlamentar, edhe pse korrupsioni qysh nga 1992 vetëm se rritej me galop të stilit të kuq.

Dhe vallë a bëhet kompromis me djallin! Ish-ministrat e Hoxhës, sot vazhdojnë e vjedhin. Të punësuar me rrogë kanë heronj, si ata që vranë shqiptarët në Gërdec e nëpër ekrane fryhen e stërfryhen bijtë apo nipërit e byrosë kriminele politike. E na kërkojnë të bëjmë kompromis me djallin. Por, shqiptarët nuk kanë vdekur. Le të ulërasin djajtë e lë të shkëlyjnë sytë të babëziturit, që nuk e ndalin dot makutërinë e fëmijëve të tyre, që duan të pasurohen edhe pse mbi gjakun e shqiptarëve apo mbi djersën e fisnikëve. Por, ne nuk bëjmë dot kompromis me djallin. Ka zot! Djajtë qeshin me vete, por në gjumë ju shfaqen krimet, vjedhjet, prapaskenat shekspiriane. Dikush qesh me vete e dikush qan se, diku kanceri e diku amoralja, i ka mbërthyer në ringun e harresës dhe mospërfilljes popullore. Ulërasin djajtë e qeshin ata, që na thonë se besojnë në zot.

Por, të gjithë i injorojnë se nuk bëhet dot kompromis me djallin, djajtë apo ushtrinë e djajve, që ka nisur të marshojë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kush janë të çmendur, ata që thonë se i shikojnë, apo ata që thonë: “Jo, jo nuk shikojmë asgjë?”. Vallë a e shikoni ju, atë ushtri me mijëra djaj në bulevard? Mos thoni JO! Se “Lufta e Ftohtë” vazhdon. Ngrini sytë, hapni kokën. Ata janë aty, po aq sa ju po lexoni këto rreshta. Por, sa mirë që kemi liderë që “i hanë të gjallë” djajtë. Sa mirë! Apo sa keq! Si nuk u ngopkan, si djajtë dhe ata që na thonë se vetëm zoti i ndalon të sundojnë djajtë. Por, me djallin nuk bëhet kompromis, ndaj besojmë te qeveria e sotme, e djeshme dhe e nesërme. E dimë, janë njësoj! Janë shqiptarë, por e dimë se nuk bëjmë dot kompromis me djajtë.

nga Robert PAPA (NY)

 

Fajin nuk e kane gjithmonë te tjerët

Një ndër prirjet më tipike mes shqiptarëve është padyshim që të shahet politika dhe politikanët për problemet që përballen. Për hir të së vërtetës këto sharje apo përçmime janë në më të shumtën e rasteve të merituara mirëpo nga njëra anë nëse ngelen vetëm tek sharjet nuk zgjidhet gjë, dhe nga ana tjetër ato shërbejnë si manifestim i papërgjegjshmërisë sonë individuale ose si një arratisje nga bashkëfajësia.

Kjo pasi nëse do bëjmë një ndarje artificiale kategorish bazuar në sfera veprimtarie, del qartë që pandershmëria apo kalbësia nuk është ekskluzivitet vetëm i politikës, por është po aq në mos më shumë e lulëzuar në të tjerë sektorë të jetës, madje edhe në ato sektor që zakonisht apriori duhet të kishin përbrenda më shumë virtuozitet, rigorozitet apo moral. Kështu po të marrim si fillim shoqërinë civile, instrumentalizimi politik, varësia ndaj agjendës së diktuar nga donatorët e “jashtëm” si dhe mungesa e transparencës së administrimit të buxheteve, mungesa e vullnetariatit apo misionit të qartë të organizatave nuk e bën këtë sektor të tretë më pak të përlyer se politika. Po të shihen institucionet fetare ku, helbete, morali e pastërtia pretendohen të jenë të nivelit superior, shikojmë që shpesh institucionet fetare tona janë zgjatime të interesave të huaja, servile ndaj sponsorizuesve financiar që vijnë nga jashtë dhe hera herës me konflikte të ndezura meskine të brendshme. Bota akademike pastaj është një kusur më vete, me ndonjë përjashtim të rralle të ndonjë individi virtuoz, apo ndonjë institucioni që ende ka ngelur oaz, në përgjithësi karakterizohet nga plagjiarizmi, seniliteti , steriliteti, mediokriteti e ryshfetet për provimet. Diçka e ngjashme mund të thuhet edhe për median, ku me përjashtime të rralla, pamundësia për të nxjerrë para drejtpërdrejtë nga reklamat, apo abonimet e shitjet, ka bërë që media shqiptare të ketë një varësi tek interesa të tretë të pronarëve përkatës, të cilët shpesh e instrumentalizojnë institucionin mediatik që zotërojnë për të bërë shantazh, shtënë në dorë favore ose për të siguruar imunitet.

Sharja apo përçmimi i politikanëve është një gjë që mund të bëhet shumë lehtë pasi nuk kërkon mundim të madh, mirëpo konkurrimi, zëvendësimi, ndryshimi i tyre është një gjë shumë më e vështirë për t’u realizuar, mirëpo kur vjen tek këto të fundit njerëzit tërhiqen. Megjithatë nuk pritet që të gjithë të kenë dellin e politikanit që të garojnë për të rivalizuar ekzistuesit. Gjithsesi të gjithë individët kanë një rol në shoqëri. Fakti që për shumicën nga ne është e vështirë e mbase e pamundur që personalisht të zëvendësojmë apo ndryshojmë lidershipin politik nuk do të thotë që të mos bëjmë asgjë. Edmund Burke dikur thoshte që nuk ka gabim më të madh sesa të mos bësh asgjë sepse mendon se i vetëm mund të bësh shumë pak. Në fakt zhvillimi i shoqërisë vjen pikërisht si agregat i atyre shumë pak gjërave që ne si individ bëjmë. Mund të bëhet shumë edhe pa qenë politikan, duke punuar me ndershmëri, rigorozitet e përkushtim nëpër punë të ndryshme që i përkasin të tjerave sfera të jetës.

Nuk është qëllimi i këtij artikulli ti bëj apologji politikës, por që të nxjerrë në pah fenomenin e bashkëfajësisë si një ndër faktorët kryesor që bën të mundur jetëgjatësinë e një sistemi, politike apo gjendje të padrejtë. Për të kuptuar mirë sesi funksionon një sistem i mbështetur tek padrejtësia, do ishte e përshtatshme që të shihej literatura që trajton totalitarizmin dhe konkluzionet e nxjerrë nga disa nga ekspertet më të mirë të fushës si Raymond Aron dhe Hannah Arendt. Sipas tyre sistemi nazist nuk bazohej thjesht ne dhune, terror, kontroll e propagande, por mbështetej edhe tek bashkëfajësia e qytetareve te cilët qëndruan mënjanë dhe me indiferencën ose përfshirjen e tyre sado të zbehte bënin të mundur që nazizmi të lulëzonte. Dhe këtu bëhet fjalë për ata qindra mijëra njerëz të cilët në vetvete ishin rob të urtë, që zbatonin ligjin dhe ishin të sjellshëm por që nuk lëvizën asnjë gur kur bashkëqytetarët e tyre ishin duke u masakruar. Në fakt këta njerëz justifikojnë pasivitetin e tyre duke mohuar çdo përgjegjësi të drejtpërdrejtë e duke ia mveshur fajin vetëm Hitlerit dhe hierarkisë naziste. Mes këtyre njerëzve bënin pjesë makinistët apo trenistët që çonin trenat me hebrenj për t’u masakruar në Aushvic. Pa këta individë ato trena me siguri nuk kishin për të lëvizur.

Mirëpo po qe se ata nuk do të kishin heshtur ai sistem nuk do të kishte funksionuar dhe tek kjo logjikë është mbështetur edhe ideja e mosbindjes civile e praktikuar nga Mahtma Gandi dhe Martin Luter King. Ky i fundit deklaronte që nuk mund të të hipi kush sipër nëse ti nuk përkulesh dhe bënte thirrje që njerëzit të bënin rezistencë jo të dhunshme ndaj qeverisë. Mosbindja civile nënkuptonte ndërmarrjen e një veprimi në mënyrë të ndërgjegjshme duke rrezikuar ndëshkim ligjor por me qëllim që të thyej një prirje apo zbërthejë një sistem. Kjo është arsyeja pse Roza Parks në 1955 me vetëdije e kurajë qytetare vendosi që të mos i bindej rregullave raciste duke mos pranuar që të braktiste sediljen e saj në autobus për t’ia lënë vendin një pasagjeri të bardhë. Me këtë akt ajo ia doli që të dramatizojë një çështje të zakonshme në atë farë mase, sa nuk mund të injorohej më.

Lidhjen mes bashkëfajësisë dhe një sistemi e kishte kuptuar mirë gjenerali fashist Alfred Stroessner, i cili ia doli që ta sundonte Paraguain si diktator për 45 vjet jo vetëm nëpërmjet dhunës, por duke instrumentalizuar elementin e bashkëfajësisë. Ai udhëzonte bashkëpunëtorët e vetë që ta përhapnin korrupsionin, të joshnin sa më shumë njerëz që të ngjyenin gishtin, dikush më shumë e dikush më pak por që të gjithë të bëheshin palë, në mënyrë që asnjë të mos kishte të drejtë morale e gojë për të folur e për të ngritur krye.

Për ilustrim në rastin e Shqipërisë pak më shumë kurajë qytetare mbase do të përkthehej në një evitim të Gërdecit dhe ndalimin e korrupsionit apo abuzimit politik. Kështu nëse gjeneralët, inspektorët e shëndetit, inspektorët e punës apo të tjerë zyrtarë të niveleve të ulta të cilët në punët e tyre të përditshme kanë firmosur dokumente apo mbyllur një sy duke toleruar ndërtimin dhe funksionimin e asaj fabrike të vdekjes,; do të kishin rrezikuar postin e tyre të punës duke zemëruar eprorët e nëpërmjet mosbindjes ndaj urdhrave të paligjshëm e abuziv për hir të profesionalizmit dhe ndershmërisë atëherë mbase ajo tragjedi nuk do të kishte ndodhur. Këta individë të posteve të ulta me heshtjen e tyre janë bashkëfajtor, dhe pavarësisht se mund të ketë në të ardhmen një ministër apo gjeneral të ndëshkuar, janë dhjetëra ofiqarë të tjerë të thjeshtë që puna i ka lidhur dhe i ka vënë në dijeni për atë rrezik por që nuk bënë zë dhe për rrjedhojë janë palë në krim.

Dhe nuk është puna vetëm tek ata zyrtarë të cilët po të kishin pasur pak më shumë kurajë dhe profesionalizëm në mos do kishin ndaluar Gërdecin, të paktën do të kishin drejtuar gishtin tek ai problem e tashmë do mund të flinin të qetë me shprehjen “e thashë dhe shpëtova shpirtin tim”. Bëhet fjalë për më gjerë, për një prirje masive të shoqërisë sonë ku indiferenca, pasiviteti, dëgjueshmëria, përulja, përfshirja, implikimi janë bërë pjesë e jetës së përditshme, dhe janë këta njerëz të thjeshtë që nuk e kuptojnë se me këtë bashkëfajësi janë shndërruar njëherazi në xhelatë dhe viktima. Kjo është një ndër arsyet pse anëtarët e shoqërisë sonë i presin ndryshimet nga lartë, si me shkopin magjik të Merlinit, janë në kërkim e pritje të një lideri shpëtimtar, të iluduar se zhvillimet politike pozitive janë te mundura vetëm falë vullnetit të ndonjë lideri energjetik e të papërlyer por pa kuptuar se ndryshimet janë rezultat i një konteksti shume me te gjere konjuktural ku ata janë aktor thelbësor. Pra nuk është e thënë që individët e shoqërisë sonë të jenë ose flamurmbajtës në krye të betejës ose hiç fare, ka mundësi të ndërmjetme për ta ndryshuar vendin tonë nëpërmjet kontributit personal, papajtueshmërisë nëpërmjet një lloj heroizmi të përditshëm që nuk shpërblehet me lavdet dhe famën që merr një politikan, por që gjithsesi meriton po aq kurora dafinash për rëndësinë që ka. Këtu bëhet fjalë veçanërisht për ata që deri tani vetëm kanë derdhur vrer me tërsëllim ndaj politikanëve por që kur atyre personalisht iu është dhënë mundësia për të abuzuar nuk kanë nguruar. Sepse ata kanë aplikuar vetë një filozofi hajduti e tipit “po nuk e vodha unë dikush tjetër do ta vjedhë prandaj më mirë po e vjedh vetë sesa ta vjedhë tjetërkush”. Kjo do të thotë që secili duhet ta shoh veten si aktor e jo si populli që na qenkërka gjithmonë i pafajshëm e ku faji e përgjegjësia ngelet gjithmonë jetim. Politikanët kanë shumë përgjegjësi dhe do ishte mirë që politikanët e këqij të largoheshin dhe zëvendësoheshin, përveçse të shaheshin. Mirëpo kjo gjë nuk do të thotë që ne thjesht të eksternalizojmë përgjegjësitë individuale dhe ta quajmë veten të larë në këtë situatë. Përkundrazi çdo individ ka një rol, duke aplikuar një etikë, ndershmëri apo përgjegjësi individuale në pozicionet apo veprimtaritë e përditshme mund të jepej kontributi i parë i individëve të shoqërisë shqiptarë për t’i bërë ballë kësaj epidemie kriminalizimi të shoqërisë sonë.

 

Me rastin e 9 vjetorit ditës kur më 23 qershor 1999 nga fshatrat e Malësisë së Bujanocit u bë zhvendosja e 319 familjeve Zhvendosja e banorëve të Malësisë së Bujanocit

Në përkujtim të 9 vjetorit, kur nga fshatrat e Malësisë së Bujanocit, banorët u zhvendosën në mënyrën më masovike, ku mbrenda 3 deri në 7 dite, këto fshatra u zbrazën tërësisht, nga presionet e shumta të forcave serbe që ti lëshojnë trojet e tyre. Ndodhi largimi i popollatës autoktone në mënyrën e detyrueshme nga kjo hapsir, në format më të dhimbshme, sepse u shua një rajon i tërë, që nga mbi qyteti i Vranjës e deri te vendi i quajtur Guri Zi. Dita e mërkurë e 23 qershorit 1999, për banorët e fshatrave si Zarbica, Novosella, Suharna dhe Priboci do të kujtohet si një ditë e kobshme në gjithë historin e asaj ane. Nuk kaluan më mirë as banorëtë e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Muhocit si Ramabuqa, Qarri dhe Gjergjeci.

Ku shtrihen këto fshatra të Komunës së Bujanocit

Fshatrat e cekur shtrihen në Malësinë e Gollakut, janë vendbanime tipike kodrinoro-malor, të tipit të shpërndarë, me një lartësi mbidetare deri në 1 mijë e 300 metra si që është Maja e Shën Ilisë te Novosella mbi qytetin e Vranjës, Kitka te mahalla e Liteshit dhe maja te Lisi i Qobanëve. Për banorët e ksaj ane flitet dhe shkruhet edhe në dëfterat e Perandorisë Turke, por edhe nga kohrat e lashta nga historian, udhëtarë që përshkruan këto troje dhe zyrtarë të palëve të treta i pranojnë disa veqori të jetës dhe të folmes së ksaj popullate. Që nga mbi qyteti i Vranjës e deri te Guri i Zi, afër fshatit Tërstenë, që është më afër me shtrirje në katërkëndëshin e sotëm administrativ të Komunave të Kamenicës, Vranjës, Leskocit dhe Medvegjës. Popullata jo vetëm atëher por edhe sot e ksaj dite identifikohen si Hashania e Epërme me fshatrat si Novosella, Suharna, Zarbica, Priboci, Ramabuqa, Qarri, Gjergjeci dhe Muhoci. Eshtë karakteristike që besojm se komunat e tjera nuk e posedojn, ku fshatrat e cekura, për tu lidhur me Komunën së cilës i përkasin, së pari prej Muhocit duhet të hyn në Kosovë përmes Karaqevës e Rogoqicës dhe deri te vendkalimi i Dheut të Bardhë për të kaluar në Komunën e Bujanocit. Prap për tu kthyer kështu duhet vepruar, pra është një rast unikat i këtij lloji të veqant në botë, pra duhet të hyhet dy herë dhe dy herë të dilet në vendkalim kufitar, për të shkuar në Komunën që i përkasim. Kjo mënyrë e komunikimit me Komunën amë, është një ngarkes shtesë, mjaft i çuditshëm dhe absurd, por shum i domosdoshëm për të mbajtur lidhje pasi edhe jemi njësi administrative e Komunës së Bujanocit. Vlen të cekët se numri i banorëve sipas regjsitrimit zyrtar të vitit 1948 vetëm për fshatin Zarbicë është 1244 banorë, po ashtu sipas regjistrimit zyrtar të vitit 1971 që organizoi RSFJ-ja vetëm nga fshati Zarbicë numri banorëve ishte 1433 banorë.

Si filluan të zhvendosen banorët e Malësisë së Bujanocit

Sot pas nëntë viteve të gjithë të dëbuarit me mendime janë me ato ngjarje e storie të asaj kohe, pavarësisht ku gjenden dhe ku i kan sjellur valët e jetës, që kanë kaluar nëpër situata të tmerrshme dhe të dhimbshme nga forcat e shumta të policis dhe ushtris serbe. Banorët tregojn për ngjarjet e tyre indviduale, familjare por edhe si fshatra për vuajtjet e tyre. Që nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe, shum banorë që ishin shpërngulur shum më herët nga kjo pjes për shkak të kushteve tejet të rënda, por me njëfar mënyre u rikthyen prej Gjilani, prap në fshtrat e tyre stërgjyshore, duke menduar më leht do të kalojnë, por jo përkundrazi kaluan si është më së keqi. Qysh më datën 27.04.1999 u bë një kontrollim i përgjithshëm në këto fshatra me pretekst të kërkimit të armëve dhe materialit të UÇK-së, ku me këtë rast pati të rrahur, të maltretuar në forma më të rënda. Gjatë tërë muajit maj 1999 pati një keqëtrajtim sistematik, duke futur një psikozë në mesin e popullatës, që me çdo kusht ti lëshojnë trojet e tyre. Janë rrahur disa fshatar duke punuar në arat e tyre, të tjerë që ishin duke ruajtur bagëtin në fusha në fshatin Suharën dhe Novosellë. Por edhe jan thirrur në biseda se kinse është raketuar një aeroplan i NATO-së, kurse pilotin ju duhet ta gjeni se ku mshefet, apo pse e mshefni dhe këtë pilot duhet ta gjeni domosdo !. Kjo nuk ishte e vërtet sepse edhe gjatë kësaj kohe ishte vendos edhe ora policore në ato pjesë. Në këto anë jeta ishte vështirsuar mjaft, sepse fshatarët për gjërat më elementare jetësore nuk kanë guxuar të lëvizin fare nga shtëpit e tyre. Ushtria nuk lejonte që edhe në varrime të grumbulloheshin më shumë se 4 veta, gjë e cila vështirsonte jetën në këto fshatra. Nuk pushonin përcjelljet, vëzhgimet edhe thirrjet në biseda të quajtura informative në shtabe të tyre të luftës të shum veprimtarëve dhe kërkonin llogari për 15 ushtarët e UÇK-së, gjoja se strehoheshin në këto anë. Me rastin e hyrjes së forcave të NATO-së në Kosovë, duke u tërhequr forcat serbe filluan të stacionohen në Malësi të Bujanocit, duke e shfryer epshin e tyre por edhe mllefin që e humbën Kosovën përfundimisht. Pas nënshkrimit të marrrëveshjes ushtarako-teknike në Kumanovë u krijuar një shpres e madhe, që do të vijn ditë më të mira, jo vetëm për Kosovën por edhe për fshatrat e Komunës së Bujanocit. Por shumë forca gjatë tërheqjes u stacionuan në këto anë. E mërkura e 23 qershorit 1999 ishte ditë e kobshme për ato banorë që sot e kujtojn thellë duke u mërzitur e përlotur. Duke kujtuar ato skena e momente të rënda e aq të dhimbshme, por edhe me një shpresë se një ditë do të krijohen kushte për një kthim të qëndrueshëm. Në mbrëmjen e ksaj date para nëntë vitesh ishte kulmi i dhunës kundër banorëve, i kishin lëshuar shtëpitë e tyre nuk mund të duronin më tepër, ia kishin mësyer të kalojnë në fshatrat më afër Kosovës, por edhe kanë marrë rrugën për në Gjilan e gjetkë. Të gjithë banorët shprehen edhe sot me lotë në sy për vuajtjet e tyre për ikjet e tyre nëpër male sepse, nëpër shtëpi nuk guxuan të kthehen. Janë keqëtrajtuar shum fshatarë, veçmas më tepër ato ato që nuk kanë pranuar ti lëshojnë shtëpit e tyre. Janë maltretuar edhe fëmijët, gratë dhe pleqët në moshë si rasti i Kamer të Sahitit 85 vjeqar nga fshati Suharën, po nga i njëjti fshat edhe Megjidi i Hazirit të Ymeri, ku si pasoj e dhunës së rëndë mendore dhe fizike, ku pas disa muajsh kërkoj edhe ndihmën e mjekut, menjëherë u shtri në spital për kurim dhe pastaj në Gjilan edhe vdes. Kurse forca serbe nga më të ndryshmet që lëviznin në shumë anë, sikur ushtonte Malësia nga gumzhinat e ushtrive, banorët nxirrnin ofshamën e fundit që po dëbohen dhe detyrohen të lëshojnë trojet e tyre kundër dëshirës dhe vullnetit të tyre. Në tërë këtë rrëmuj të paparë ndonjëher nuk ndejtën duarkryq as aktivistët e këtyre fshatrave, duke e njohtuar edhe kryetarin e K.K të Bujanocit të asaj kohe dhe organet tjera Komunale të Bujanocit, por nuk mundën të ndikonin në qarqet e larta ushtarake e policore. U arritë plani në tërësi i qarqeve të ndryshme serbe që tërësisht të pastrohet nga banorët e vetë kjo trevë.

Mbrenda 3 deri në 7 ditë këto fshatra u zbrazën tërësisht nga banorët, të gjithë pasurin, të mbjellat dhe bagëtin që e kishin krijuar e ruajtur, me vite vepruan si ditën e mundën në këso raste të frikës së madhe dhe psikosëz nga ndonjë e papritur

Është momenti i fundit që opinioni i gjërë të njoftohet dhe sensibilizohet lidhur me të zhvendosurit jo vetëm të Malësisë së Bujanocit por edhe nga tri komunat e banuara me shumicë Shqiptare Medvegja, Bujanoci dhe Presheva

Dëbimi i banorëve të Malësisë së Bujanocit duhet të jetë temë edhe për :

– Organet më larta të shtetit dhe qeverisë serbe.

– Mekanizmat më të larta ndërkombëtarë.

– Subjektet politike të tri Komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

– Veçmas për Kuvendin Komunal të Bujanocit të pregadit një platformë, projekt serioz dhe të zbatueshëm në praktikë, të ngrisë një Komision për vlerësimin e dëmeve dhe shpagimin e tyre dhe për krijimin e kushteve për kthim.

– Organet më larta të shtetit dhe qeverisë Kosovare

– Organet Komunale të Gjilanit ku jan edhe pjesa dërmuese e të ardhurve nga Malësia e Bujanocit.

– Reciprocitetin e ndërsjellt çfar kërkojn serbët e Kosovës ato të drejta ju takojnë dhe duhet investuar edhe për shqiptarët e tri komunave të banuara me shumicë e në këtë kontekst edhe për banorët e Malësisë së Bujanocit.

Deri më sot nuk është bërë asgjë edhe pas nëntë viteve, për këto familje, për krijimin e kushteve për kthim

Në vitin 2001 ishte organizuar një kthim i mbështetur edhe nga UNHCR-i dhe organizma tjerë ndërkombëtarë që e kemi përshëndetur ju jemi shumë mirënjohës për këtë. Ndihmat e afruara nuk ishin të mjaftueshme, organizimi nuk ishte bërë ashtu si duhet, nuk ishin marr në konsideratë shumë specifika të kthimit dhe të asaj pjes që duheshin krijuar kushte më të qëndrueshme. Sot dëmet e luftës janë gati të pallogaritshme si në prona, shtëpi, puset janë të mbushur me hedhurina, rrugët janë të pakalueshme, shtëpit të shkatrrruara dhe të demoluara rrjeti elektrik tejet i dëmtuar, ambulanca fare nuk punon, shumë larg për ta marr një ndihm esenciale shëndetsore etj. E mbi të gjitha nuk janë krijuar kushte elementare për kthim, nuk ka liri të lëvizjes, për të lëvizura prej fshatit në fshatin tjetër, për ta punuar arën, për ti lëshuar bagëtin në fusha, për të shkuar në tregjet e afërta si Vllasës, Vranjës, Rogoqicës etj. Sot në Bashkësin Lokale të Zarbicës nuk kemi më shumë se 16 familje me 87 banor që jetojn si të përhershëm dhe disa që janë vetëm gjatë stinës së verës, kurse para datës së 23 qershorit 1999 ishin 319 familje që sot nuk janë. Po bëhet një degad gati dhe ende nuk kemi një program, strategji të hartuar në letër as të Komunës së Bujanocit e as të qeverisë së Serbisë, për kthim të qëndrueshëm të popullatës së cekur. Sikur deri më sot kjo ka qenë si temë tabu, por është momenti i fundit që të gjithë të flasim realitetin se si ndodhi dëbimi masiv i ksaj popullate. Duhet të demilitarizohet kjo zonë, dhe rregullisht të ketë mbykqyrje nga ndërkombëtarët në bashkëpunim me policinë multietnike dhe ushtria nuk duhet lëvizuar nëpër ara e fusha, por të kthehet nëpër kazerma aty ku e kan vendin e tyre. Të investohet më shum në këto fshatra, të bëhen projekte serioze për kthim të ndihmuar edhe nga faktori ndërkombëtarë, që të joshen njerëzit për tu kthyer. Të shkruhen e hartohen plane dhe pragrame për banorët e Malësisë së Bujanocit e jo të vazhdohet më këtë avaz, sikur nuk i përkasim askujt, askush nuk interesohet përë këtë kategori. Deri më sot askush nga përgjegjësit institucional qendror të Kosovës apo Serbisë nuk i ka vizituar e le më të na afroj ndonjë projekt a program serioz për rikthim apo integrim aty ku janë. Tema për kategorin e të dëbuarve, zhvendosurve nuk goxon të jet e anatemuar, por më tepër të ngritet zëri, që mos të bëhet tepër vonë, gati nga askush nuk trajtohemi, askush nuk qanë kokën për ne. Mbesim me shpresë se do të ndërmirret diçka në drejtim për kthimin e të gjithë atyre që dëshirojn të kthehen, nëse ju krijohen kushtet paraprakisht.

Refik HASANI, Gjilan

 

RADOFARMA – realiteti i farmaceutikes shqiptare

Qe nga kontakti i pare nga jashte, Kompania Farmaceutike “Radofarma” te imponohet me mjedisin qe e rrethon. Jane te rradha ndermarrjet qe te ofrojne te tilla ambjente, qe pervec gjelberimit dhe hijeshise qe i japin panorames, sherbejne edhe per clodhjen e punetoreve. “Radofarma” eshte nje nga sfidat e rradhes se bisnesmenit te njohur Paulin Radovani, i cili pas suksesit ne prodhimin e kepuceve, tashme ka nisur rrugetimin ne farmaceutike, duke sjelle me ne fund ne treg prodhime shqiptare te certifikuara sipas standarteve te bashkimit evropian.

Rregulli, pastertia, madje steriliteti ne cdo mjedis, eshte tipar dallues dhe shume i nevojshem ne mjediset ku prodhohen medikamentet. Rigorozisht, asnje punonjes, madje asnje i ftuar si vizitor, nuk mund te futet ne fabriken e Radofarmes, pa u dizinfektuar dhe pa u veshur me mjetet e nevojshme per te mjatur larg papastertite dhe mikrobet e ndryshme. Sapo kalon filtrimin e pare, futesh ne nje korridor ku shquhen lehte shume foto te vizitave te personaliteteve shqiptare ne kete fabrike, ku pa permendur emra mund te themi se e kane vizituar presidente, kryeministra, ministra, deputete shqiptare por edhe te huaj. Nuk mungojne edhe foto te simboleve tona kombetare, por natyrshem edhe licenca e dhene per ushtrimin e aktivitetit ne sferen e farmaceutikes. Per te mos penguar punen ne sektore te ndryshem, brenda fabrikes duhet te qendrojme jo shume gjate dhe ne te gjitha repartet na shoqeron drejtori teknik i Radofarmes Astrit Lika.

Eshte hera e pare qe ne perballemi me nje fabrike te tille, por edhe me prodhimin e medikamenteve, aq me shuem ne Shqiperi e Shkoder. Kalojme nga nje mjedis ne tjetrin dhe Lika na tregon per proceset e ndryshme te punes qe kryejne punonjeset, rigorozisht te veshura sipas rregullave te percaktuara qarte. Ndalemi tek makineria e cila, mbush kapsulat, sipas nesh ne menyre te cuditshme. Ato jane te mbyllura, sic vijne nga vende si Gjermania, por kjo makineri i hap, i mbush me pluhurin antibiotik dhe i mbyll serish per ti hedhur ne nje kontenitor.

Ne fakt, ne medikamentet e kesaj natyre apo kapsulat, jemi mesuar ti shohim keshtu te grupuara. Megjithate, pak metra me tej, eshte nje tjeter makineri qe kryen procesin e dyte. Te gjitha materialet per ambalazhimin e kapsulave, vijne nga vende te njohura perendimore dhe gjithcka i nenshtrohet certifikimit sipas standarteve te Bashkimit Evropian.

Dozimi i antibiotikut, eshte nje standart i cili nuk duhet te neglizhohet ne asnje moment. Bashkim Lacej, kryefarmacisti i Radofarmes, here pas here, merr kampione te ndryshem per ti ekzaminuar ne lidhje me peshen e tyre, duke perdorur nje peshore shume te ndjeshme elektronike. Ne rast se ka parregullsi, doktor Bashkimi nderpret menjehere prodhimin e kapsulave per te riparuar ate qe nuk ecen.

Medikamentet e perfunduara, duhet te ruhen ne kushte te caktuara sakte, per te garantuar efikasitetin e tyre ne perdorim. Per kete ne Radofarma ka mjedise qe kontrollohen vazhdimisht per kushtet e temperatures por edhe te lageshtires, thote drejtori teknik Lika.

Informacionet me te rendesishme perpara perdorimit te nje ilaci apo medikamenti, jane emri i firmes qe i ka prodhuar dhe menjehere pas saj, vjen data e skadences. Edhe kjo procedure ndiqet me nje rigorozitet te madh, ku shenohet seria, data e prodhimit por edhe e skadences, duke e kthyer ne nje produkt krejtesisht te certifikuar sipas normave te BE-se.

Per here te pare, ambalazhimi i medikamenteve te ndryshme qe ne perdorim, eshte i teri ne gjuhen shqipe. Duke filluar nga kapsulat, flakonet e cdo gje tjeter eshte ne gjuhen tone amtare, per ta patur shume me te lehte te shohim menyren e pergatitjes, emrin e firmes qe e ka prodhuar, daten e skadences e shume informacione te tjera te nevojshme. Edhe letra shoqeruese e flakoneve te antibiotikeve, eshte e perkthyer ne gjuhen shqipe.

Investimi i bere tek Radofarma per prodhimin e antibiotikeve aktualisht, por edhe i dhjetra ilaceve te tjera me vone, vleresohet jo vetem nga ata qe e vizitojne, por edhe specialiste te farmaceutikes. Alberto Ferrante, nje emer i njohur jo vetem ne Itali por edhe me gjere, nje nga njerezit me te rendesisheme dhe profesioniste te Teknofarmes, flet per investimin e bere nga Paulin Radovani.

I pyetur per cilesine e medikamenteve qe prodhohen tek Radofarma, Ferrante thote se gjithcka prodhohet brenda standarteve te Bashkimit Evropian.

Standarti qe ofrohet ne farmaceutike nga Radofarma, eshte i njejte me te gjitha kompanite e tjera, madje Ferrante edhe ngacmuar ne nje krahasim me prodhimet italiane, thote se nuk kane asgje me shume.

Aktualisht, Radofarma prodhon dhe nxjerr ne treg antibiotike si Amoksicilina, Ampicilina dhe Cefaleksina. Por shume shpejt, prodhimi do te zgjerohet edhe me shume medikamente te tjera per te treguar se tashme Radofarma eshte realitet i farmaceutikes shqiptare, madje e vetmja kompani e kesaj natyre ne Shqiperi.

Bisnesmeni Paulin Radovani, ne mbyllje te kesaj vizite te shkurter ne mjediset e Radofarmes tregon edhe idene e tij per celjen e ketij bisnesi, duke e konsideruar si mbeshtetes te bisnesit te tij te pare per te garantuar edhe punesimin per mijera shkodrane qe prej vitesh jane punesuar tek ai.

Radofarma si emertese, natyrshem ka marre per emer nje pjese te mbiemrit te bisnesmenit Paulin Radovani. Kete fakt e pranon per TV1 Channel vete ai, duke thene se pas shume e e shume dekadave pune, ka menduar edhe per kete detaj.

Pasi kemi lene pas te gjitha pajisjet qe na detyruan te veshim para se te hyjme ne mjediset e fabrikes, largohemi nga Radofarma- kjo kompani farmaceutike shqiptare, qe pas shume e shume dekadash, po rikthen traditen e munguar ne Shkoder e Shqiperi, duke u mbeshtetur fort ne profesionalizem, investim ne makineri e pajisje, por mbi te gjitha ne kujdesin qe ka dhe duhet te kete per shendetin e bashkeqytetareve por edhe bashkekombasve, ndryshe nga kompani te tjera te huaja qe ne shume raste, duke na konsideruar edhe si te botes se trete, pastrojne magazinat e tyre farmaceutike.

BLRTI DELIJA

 

Në Koplik para 600 vitesh janë prodhuar 6000 kv verë me etiketën Medaurus

Vreshtaria në trojet e Koplikut ka një traditë historike qindra apo mijëra vjeçare. Por ne po i referohemi një kohe të dekumentuar, rreth 600 vite më parë. Regjistrit Kadastral të viteve 1416-1417, i përpiluar nga pushtuesi Venedikas, për qëllime taksash. Në këtë regjistër gjen emrat e 89 familjeve, gjë që e bënte Koplikun e kohës (atëherë me emrin Koponiko) një ndër qendrat më të banuara të Malësisë Madhe, dhe thuhej se i paguante pushtetit, me qendër në Kalanë e Rozafës (Shkodër) plot 400 barre VERË, ku siç dihet një barrë ishte e barabartë me 1.5 kv të sotëm që do të thotë plot 600 kv Verë. Në bazë të një përllogaritjeje të thjeshtë sasia e Verës që prodhohej në Koplik ishte rreth 6000 kv, pasi shteti grumbullonte vetëm 10 për qind të prodhimit, që atëherë njihej si taksa e të DHJETAVE. Duke ditur se rendimenti i asaj kohe ishte rreth 40 kv për hektarë rrush, me rreze vere 35 deri 40 përqind, del se në Koplik janë prodhuar 16 mijë kv rrush, ose më saktë në ato vite Kopliku kishte të mbjellura rreth 400 ha vreshtë. Cilësia e verës në ato kohë ka qenë ndër më të mirat dhe më të përmendurat në tërë Venedikun. Është interesant të thuhet se qarkullimi dhe tregtimi i VERËRAVE të prodhuara në Koplik e trojet përreth, në ato kohë njihej nën emërtimin “MEDAURUS”, ku me këtë emër në kohën e paganizmit (para lindjes së Krishtit) quhej Perëndia mbrojtëse e të gjitha bimëve drufrutore, në territoret e fisit të LABEATËVE. Sipas dekumenteve, por edhe disa gojdhënave shtrirja e vreshtarisë Koplikut, atëherë ka qenë në tokat në afërsi të bregut të Liqenit të Shkodrës, ku ishte edhe qendra e banuar e Koplikut të kohës. Gjithsesi kjo traditë e kultivimit të vreshtarisë kishte baticat dhe zbaticat e kohës, të imponara nga fenomenet natyrore, por edhe nga pushtues e sundues të ndryshëm që goditën trojet tona. Tashmë kjo i përket të kaluarës, gjë e cila ka vetëm vlera historike, pasi banorët e Koplikut e më gjërë kanë filluar të rikthejnë traditën e Vreshtarisë, dhe të prodhimit të Verërave të mrekullueshme. Madje një prodhues potencial i Verërave në Koplik ka rikthyer në ambalazhet e Verës edhe Emërtimin “MEDAUR”.

NDUE BACAJ

 

Metamorfoza

Të ndodh të trokasësh në një portë të rëndë, shumë të rëndë. Të trokasësh gjatë, shumë gjatë. Më në fund, kjo portë hapet. Para syve të tu të velur nga mundimi dhe kurrizin e përthyer nga nënshtrimi, të shfaqet porsi një vegim një portret shumë i njohur. I vendosur mbi një masiv mishi të taposur deri në grykë me sajdisje të modës së fundit, ai portret megjithëse i lyrosur mundte ta shquante si shumë të njohur. Para teje, porsi një shtatore në paradhomën e një legjende, shtriqet një njeri shumë i njohur. S’ka nevojë për shumë vramëndje. Ku dhe si njihemi. S’ka nevojë për të rrëmuar gjatë në kujtesë. Po. Ai ishte, tamam ai me të cilin kishe lidhur krahët në kordonin e vijës së parë te revolucionit antikomunist. Nuk ka pikë dyshimi është tamam ai. Po. Nise të mbusheshe gjoksin me frymë si horizonti në të zbardhur. Sapo mobilizohesh të marrësh veten, të drejtosh kurrizin, të hovësh në drejtqëndrimin sublim dhe sytë të plazmojnë më qartë. Një, çfarë kërkoni?! Jam i zënë, nuk mund t’iu pres, të shkërmoq si një vaze qeramike kur shembet përdhe. Toni i tij i ashpër, aspak miqësor dhe dashamirës. Hija e tij prej plumbi dhe vështrimi përçmues, përplasja para hundëve e derës së rëndë të pushtetit, janë të mjaftueshme që ti të marrësh zvarrë mishin tënd të pavlerë dhe grumbullin e kockave dhe të zvarresh i tërhequr nga dëshpërimi në rrugën e kthimit. Ti ishe aty për të kërkuar një të drejtë. Apo jo. Nuk ishe për të përfituar një privilegj. Tash nuk mund t’i kesh asnjërën. Ajo qe të ka mbetur është vetëm zhgënjimi.

Kthehesh si një ushtri e mundur duke lëshuar hijen që ta ha perëndimi. E ndërsa përpiqesh të pranosh të mundurin brenda teje, sakaq ke pranuar njëzëri gjithçka tjetër. Ishte një ditë pa fat, do mendosh. Nuk ishte dita jote. Oh sa shumë ditë nuk janë të hallexhiut. Provon përsëri. E ke menduar gjatë, ke pranuar të bësh një kompromis me veten tënde. Vendos të mos jesh ai që ke nderuar dhe të ka nderuar. Një metamorfozë ia vlen. Fundja tjetërsimi është përshtatje, apo jo. E kush do t’ia kishte ngenë të të paragjykonte, nëse ti ke vdnsour të jesh koherent. Pra të përpiqesh të kapësh hapin e kohës. Vendos të jesh tjetër kush dhe përpiqesh ta bësh këtë, dhe shpreson t’ia dalësh. Var me kujdes në raftin e rrobeve të gjitha, moralin, principet, nderin. Të gjitha. Dhe vesh kostumin e turpit që ke huajtur nga koha.

I yshtur nga domosdoja e pasjes së kësaj të drejte, vendos ta kërkosh atë, tashmë jo si të drejtë legjitime, por si një privilegj, si një përfitim, si një grabitje. Se domosdo ajo që ti do të marrësh, ai që do të ta japë do t’ia marrë dikujt tjetër. Ti do ta kesh dhe ja ku je posedues i saj.

Nuk ma do mëndja se ka shpëtuar ndonjë shpirt pa mëkatuar, ndonjë sedër pa u përlyer në jargavitet dhe përmjerrjet e shtirjeve, a ndonjë konstrukt principesh të nalta pa u gjunjëzuar në këtë batak që kudërbon. Me fjalë të tjera, korrupsioni ka qenë dhe mbetet jo vetëm një bashkëjetesë. Aq domosdo është bërë në të tashmën kjo sëmundje, sa gjithçka që kemi është në një ndërvarësi me këtë. Si mikroorganizmat që kryejnë shërbimin në mbrojtje të organizmit tonë nga mikroorganizma vrastare.

Koincidencë?!

E drejta e çdokujt për të qenë korruptues ose i korruptuar është një e drejtë që buron nga rrethanat shoqërore, kushtet dhe botëkuptimi i brezit në tërësi dhe i individit në veçanti. Korrupsioni, ose prirja për të përfituar çka nuk të takon, ose për të patur si përfitim atë që është legjitime, ngarendje të ndryshme logjikimesh përpiqen ta lidhin me vështirësitë ekonomike, me një lloj të drejtë që një pjesë e hallkave të shtetit ose të shërbimeve e përvetësojnë në emër të rivendosjes në vend të vlerësimit të tyre. Nga një anë atë vetëquhen të diskriminuar financiarisht nga politikat jokoherente që zbaton shteti. Nga ana tjetër, ata e kanë të kushtëzuar të jenë piratë ose gjobëvënës për detyrimin e tyre ndaj viktimës. Këta janë kontingjenti i grabitësve. Pa tu dridhur gjuha mund të thuash se këta janë kriminelë ekonomik. Por nuk duhet të harrojmë dhe bashkëautorin në këtë krim. Lind pyetja si janë ata aty. Në një dikaster të pushtetit qendror, në një zyrë të shërbimit komunal apo në një hallkë të shërbimit social dhe shëndetësor. Çfarë kishin ata më shumë se ti, apo se shumë e shumë të tjerë.

Kushtetutshmëria partiake është një ndër shkaktarët dominues në çimentimin e një administrate që si bën syri tërt para asgjëje. Ai duke qenë i përkohshëm në këtë vend pune apo shërbim, ma do mëndja se ka bërë një hesap, gabim ose jo kjo s’ka rëndësi. Se sa do të jap për të patur këtë karrige, apo atë privilegj dhe sa do të përfitoj prej saj për aksh kohë. Me raste nuk mjafton vetëm kontributi partiak, militantizmi, angazhimi dhe sakrificat. Këto për të qenë më të plota duhet të bashkëngjiten me një faturë, të cilën do ta përcaktojë ai, të cilit deri dje i ke shërbyer, ai për të cilin, deri dje ishe i gatshëm të sakrifikoje gjithçka, edhe jetën. A ia vlen?!

Nga Albert Vataj

 

Një jetë në pritje të lirisë

Është shkruar shumë për vuajtjet e burgjet e regjimit komunist të cilët u muarën jetën nacionalistëve, u mori rininë ai ferr që kaluan. Nisur nga këto shpesh herë tregohen ngjarje që sot të tjerëve u duken jo të zakonshme dhe të pabesueshme por të cilat janë të vërteta e të njohura për ata që i kanë përjetuar.

Fshati Kryezi ndodhet në rrethin e Pukës, vetëm katër kilometra larg qytetit të Fushë Arrësit. Ky fshat ishte më i madhi në rreth dhe ka një histori të veçantë. Bukuritë natyrore të tij, me shtëpi të sistemuara, me lumin e kulluar që vjen nga bjeshkët e larta, me banorët fisnikë e me histori të veçantë janë objekti i këtij shkrimi.

Fshati përbëhet nga 10 fise e 400 shtëpi dhe dy besimet fetare që kanë bashkëjetuar në harmoni të plotë gjatë shekujve. Është interesante si në kohën e pushtimit italian këtu u ngrit një stabiliment druri ndër më të mirët në Republikë, por është interesant edhe fakti se ky fshat u bë objekt i represionit e persekutimit nga regjimi komunist.

Shembulli i këtij persekutimi të pashembullt u bë një djalë i ri i këtij fshati. Ishte Ali Riza Arifaj ai që u vu në shënjestrën e Sigurimit të Shtetit për qëndrimin e tij kritik ndaj regjimit, për mospajtimin me padrejtësitë që ai shikonte çdo ditë.

Shkon një ditë Aiu në pyjet e fshatit për të nxjerrë lëndë për shtëpinë e tij. Andej nga dreka kur ai po pushonte në hijet e freskëta të pyllit iu afruan dy vetë të armatosur e me rroba ushtarake por jo të ushtrisë sonë. Ishin nacionalistë të arratisur. Pasi u përshëndetën i treguan se një shok i tyre ndodhej në rrezik në Shkodër dhe i kërkuan ndihmë atij, që në një farë mundësie ai person duhej sjellë në fshat, qoftë edhe me makinat që transportonin lëndë drusore në Shkodër. Ishte një detyrë e rrezikshme kjo në atë kohë.

Aliu, pavarësisht rrezikut merr përsipër përgjegjësinë e rëndë. I shpallur kulak më 1951, i persekutuar e përndjekur ai nuk pajtohej me regjimin dhe ishte i gatshëm të ndihmonte nacionalistët e vërtetë.

U dha besa. U bë plani i veprimit. Aliu u nis drejt sharrës ku ngarkoheshin dërrasa për në Shkodër. Ai njihte një shofer që shquhej për besë, të cilit i tregoi se cili ishte aksioni që kishte marrë përsipër të transportonte drejt Shkodrës dy nacionalistë të arratisur. Emri i këtij shoferi do të mbetej sekret tërë jetën sipas besës së Aliut. U nisën në drejtim të Shkodrës për t’i ardhur në ndihmë personit që rrezikohej që edhe sot jeton.

Në Gomsiqe ishte postblloku ku makina kontrollohej nga policia. Në makinë ishin dy nacionalistët e armatosur. Kaluan Degën e Brendshme, por papritmas një postbllok policie u del përpara. Ishte moment dramatik. Aliu zbret nga makina përpara shoferit i cili bën një veprim të zgjuar. Si padashje fik dritat e makinës. Polici i bërtet me të madhe se përse u fikën dritat e makinës, ndërsa shoferi justifikohet duke thënë se ndonjë defekt mund të ketë ndodhur në sistemin elektrik, por për çështje minutash do të rregullohet.

Shoferi bën sikur do të rregullojë dritat dhe polici i mërzitur nga pritja u kërkon cigare duke u justifikuar se shërbimi i gjatë në postbllok i ka lënë pa ato.

Shoferi menjëherë i jep një paketë cigare. Situata u qetësua disi. Njerëzit e armatosur në makinë, me gishta në këmbëz dhe në pritje e ankthin e vdekjes dëgjuan policin që urdhëroi të niseshin se kontrolli kishte mbaruar.

Në kabinën e kamionit kishte dy pleq, burrë e grua, të cilët nuk dinin asgjë se ç’po ndodhte, sepse më përpara shoferi u kishte thënë se njerëzit e armatosur sipër kamionit ishin punonjës të Sigurimit të Shtetit.

Makina u nis. Udhëtimi nuk pati më asgjë problem deri në Qafë Laç ku nacionalistët trima zbritën nga makina. Ishte dy pas mesnate. U përqafuan me shoferin trim dhe diçka i futën në xhepin e xhaketës. Ngarkesa e rrezikshme tashmë qe hequr. Pas pak udhëtimi u ulën dhe dy pasagjerët pleq dhe shoferi vazhdoi udhëtimin drejt Shkodrës, tashmë pa atë ngarkesën e rrezikshme njerëzore.

 

***

Vazhdonte të punonte Ali Rizaja në sharrën e Kryeziut, por tashmë çdo lëvizje e tij kontrollohej nga Sigurimi. Mendimet e tij ishin dyshuar. Ai mbahej nën vëzhgim. Aliu kishte një hallë në Kam të Tropojës, afër kufirit me Kosovën. Kishte vite pa e parë dhe nga malli niset në fshatin e largët afër kufirit.

Ç’mallet me hallën e tij dhe pas dy netësh ai ndahet me të për të mos u takuar më kurrë.

Arrestohet me 21 Gusht të 58-ës, torturohet në birucat e arrëta të Degës së Pukës dhe pas 10 muajsh, pa pranuar asgjë dënohet pa prova me 8 vjet burg politik.

Burgohet duke lënë në shtëpi nënën plakë, gruan dhe një djalë të vogël.

Sigurimi bënte presion mbi të shoqen për t’u ndarë nga ai, por ajo si një malësore e vërtetë i ruajti nderin, i rriti djalin përballoi presionet dhe qëndroi si burrneshat në shtëpinë e saj.

Janë të gjata vitet e burgut, por Ali Rizaja di t’i përballojë. Asnjëherë nuk iu shua besimi, aspak nuk i zvogëlohej urrejtja për komunizmin që po e shpërfytyronte një popull. Lirohet pas 8 vjetësh, por përsëri më i vendosur se kurrë. Tashmë ai gjen hallën të vdekur. Djali i tij tashmë ishte rritur dhe vazhdonte filloren, por ai nuk mund të punonte kurrë më në Stabilimentin e Sharrave, sepse shikohej si armik i popullit. Ndiqej e përgjohej kudo. Viti 1967 solli dramat e mëdha kombëtare, kolektivizimin bolshevik dhe shembjen e institucioneve fetare për të cilat ai nuk mund të mos ngrinte zërin e kundërshtimit. Vjen për këtë burgosja e dytë politike. Drama e tij familjare vazhdon epilogun e saj. Nëna e tij 90 vjeçare vdes pa djalin e saj të vetëm. Djali i tij Mustafa Arifi, i rritur dhe në shkollë të mesme përjashtohet nga shkolla si djalë armiku. Vitet kalojnë, shpresat dhe ëndrrat e Ali Rizasë nuk shuhen. Vërtet i moshuar, i lodhur nga vitet e rënda të burgimit ai del nga burgu, por përsëri i pamposhtur. Pret me shpresë se liria do të vijë dhe vërtet vjen. Vitet 90 sollën përmbysjen e madhe, sollën flladin e lirisë për Ali Rizanë e popullin.

Kthehet në fshatin e tij Kryezi, por tashmë si një luftëtar i përjetshëm për demokracinë e lirinë.

Djali i tij Mustafa tashmë është rritur, mund të arsimohet si gjithë të tjerët dhe tani punon në një detyrë me përgjegjësi dhe gëzon respektin e gjithë malësorëve. Ali Rizaja, ndonëse shumë i moshuar, vazhdon të jetë si gjithnjë i fortë si shkëmbejt ku u rrit, i drejtë dhe paqësor si gjithmonë. Vitet e kanë lodhë, por ai lëviz dhe kontribuon me fjalën e tij, me urtësinë e tij në pajtimin e gjaqeve, grindjeve e mosmarrveshjeve. Dhe fjala e tij dëgjohet e respektohet jo vetëm në krahinën e Pukës, por deri në Tropojë e Shkodër. Ai është dhe mbetet përfaqësuesi më i denjë i rezistencës Antikomuniste dhe luftëtar për lirinë dhe demokracinë.

SHAN SOKOLI

 

SHKODRA, NEW YORKU DHE WASHINGTONI ME PËRMENDORE PËR VIKTIMAT E KOMUNIZMIT

Presidenti Xhorxh Bush duke nderuar përkujtimin për të vrarët nga regjimet komuniste ka thënë se vdekja e tyre duhet t’i përkujtojë publikut amerikan se “Djalli është i vërtetë dhe duhe të luftohet” nga BEQIR SINA, Nju Jork.

Shifrat e vdekjes – Rreth 108 milion njerëz janë vrarë nga rregjimet diktatoriale në botë.

 

Beqir Sina, NY

 

WASHINGTON D.C: Një anëtar i Këshillit të Europës i quajtur Goran Linblad, thotë se: “Nevojat për dënimin ndërkombëtar të krimeve të komunizmit është shumë e rëndësishme, jo vetëm për të dënuar krime të së kaluarës, por gjithashtu, është maksimalisht e rëndësishme për të dënuar vazhdimisht krimet që vazhdojnë të ndodhin në vendet komuniste, që akoma janë shumë në numër. Deri tani, as Këshilli i Evropës dhe as ndonjë organizatë ndërqeveritare ndërkombëtare, nuk e ka ndërmarrë çështjen e evolimit të përgjithshëm të qeverive komuniste, si diskutim serioz mbi krimet e kryera në emër të tyre apo dhe dënimin publik të tyre. Sipas tij, në të vërtetë, megjithëse është e vështirë për t’u kuptuar, nuk ka patur asnjë debat të thellë, mbi ideologjinë, e cila ka qenë dhe është baza e terrorit masiv, e dhunimit të të drejtave të njeriut, e vdekjes së miliona e miliona njerëzve dhe telashi i të gjithë kombeve. Ndërsa, një rregjim tjetër totalitar i shekullit të XX-të, i quajtur nazizëm, është investiguar, është dënuar në arenën ndërkombëtare dhe autorët e krimit janë vënë në bankën e të akuzuarve, krime të ngjashme që janë kryer në emër të komunizmit, nuk janë investiguar kurrë dhe s’kanë marrë ndonjë dënim ndërkombëtar. Ai e shpjegon këtë duke thënë se: “Mungesa e dënimit ndërkombëtar mund të jetë pjesërisht e shpjeguar nga ekzistenca e shteteve, ligjet e të cilave janë të bazuar ende në ideologjinë komuniste. Dëshira për të mbajtur marrëdhënie të mira me disa prej tyre, mund t’i pengojë disa politikanë për t’u marrë me këtë subjekt të vështirë.

Ai shpjegon: “Për më shumë, disa politikanë, të cilët janë ende aktivë, kanë mbështetur në një mënyrë apo në një tjetër, rregjimet e mëparshme komuniste. Për arsye të dukshme, atyre nuk do t’u pëlqente që të kishin të bënin me çështje përgjegjësish. Në shumë vende evropiane, ka parti komuniste, të cilat nuk i kanë dënuar zyrtarisht krimet e komunizmit. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, disa elemente të ideologjisë komuniste si barazia apo drejtësia sociale, akoma josh shumë politikanë. Megjithatë, opinioni im është se ka një nevojë urgjente për të hapur një debat publik mbi krimet e komunizmit dhe dënimin e tyre në nivelin ndërkombëtar. Kjo duhet të bëhet pa asnjë vonesë për disa arsye…

Shkodra, Nju Jorku dhe Washington D.C…

Nga Nju Jorku – Selia e Kombeve të Bashkuara, u njoftua që me 1 nëntor 2005, njëzëri projekt-rezoluta e paraqitur nga 104 vende nga 191 vende sa janë anëtare të përhershme të kësaj organizate, të vendosej për caktimin e 27 janarit si “Dita Ndërkombëtare e Masakrave” ditë ku hyjnë dhe krimet e nazizmit – Holokausti. Me miratimin e kësaj projekt – rezolute po me 1 nëntor 2005, u shpreh qartë për këtë projekt-rezolutë sekretariati i OKB-së do të marrë masat përkatëse dhe do të forcojë studimet për problemin e masakrave për të parandaluar masakrat dhe gjenocidin.

Dhe, kështu për ne shqiptarët viktimat e komunizmit, rrjedhin vetë natyrshëm në mendjet tona për të mos e harruar kurrë tragjedinë e këtyre njerëzve. Shkodra, Nju Jorku dhe kryeqyteti i Amerikës, Washington D.C, me qershorin e këtë datë lidhë fort dhimbja e 16 qershorit 1990, 11 shtatorit 2001 dhe 16 qershorit të Përmendores së re në Washington D.C për viktimat e komunizmit në botë. Shkodra, qyteti i simbolit të demokracisë tash “përshëndetet” çdo ditë me Nju Jorkun, e simbolit të lirisë dhe tash edhe me Washingtonin me përmendoren e viktimave të komunizmit. Shkodra, bastioni anti-komunist, që i dha kombit mijëra dëshmorë të demokracisë, luftës së egër anti-komuniste. Ajo (Shkodra) është i vetmi qytet shqiptar që ka Shoqatën Anti-Komuniste “16 Qershori”, dhe e përkujton çdo vit këtë datë, e njohur si dita e vrasjeve mizore në kufi. Datë kjo, që pikon ende gjak dhe shkakton dhimbje në zemrat e nënave, baballarëve, motrave, vëllezërve, e të gjitha atyre familjeve shqiptare që ua varë bijtë e bijat e tyre. Për martirët e demokracisë që vdiqën në lulen e jetës me ëndrrën e lirisë e demokracisë, në Shkodër, është ngritur dhe memoriali i demokracisë. Memorial ky i cili eminton nga ana figurative e simbolike, statujën gjigande të lirisë, por që të dyja mbajnë lart në dorë njëra simbolin e demokracisë, e tjetra atë të pishtarit të paqës.

Shkodra është një qytet që bëri përpjekjet e para për Demokraci në Shqipëri, qyteti viktima e tiranisë që u masakrua barbarisht nga dora vrastare e rregjimit komunist. 12 Qershori i vitit 1990, është dita që përkujton Demostratën e Parë antikomuniste e përgatitur nga Rinia dhe populli i Shkodrës, të cilët duke parë kërdinë që po bënte Kulçedra Komunizëm, duke i marrë jetën 500 të rinjve e të rejave me vrasjet në kufi, organizuan demostratën e parë në kujtim të viktimave të kufirit shqiptar. Simbol i kësaj demostrate u bë i riu 17 vjeçar Pëllumb Pëllumbaj nga Shkodra.

Përmendore e re në Washington D.C për viktimat e komunizmit në botë.

Presidenti Bush mori pjesë në përurimin e një përmendoreje kushtuar viktimave të komunizmit në botë. Përmendorja ndodhet në afërsi të ndërtesës së Kongresit amerikan në Washington D.C. Ajo përkujton dhjetëra miliona njerëz që kanë vdekur nën sundimin komunist në më pak se 100 vjet. Presidenti Bush tha se bota nuk do t’i mësojë kurrë emrat e atyre që u shuan në duart e komunistëve, por shtoi ai, ekziston një detyrim për t’i bërë homazh jetës së tyre dhe për të nderuar kujtimin e më shumë se 100 milion burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm që vdiqën nën komunizëm. Ai tha se numri i saktë i viktimave nuk do të mësohet kurrë. Presidenti Bush vuri në dukje vuajtje e atyre që u shuan në Kinë, Korenë e Veriut, Afrikë, Evropën Lindore, Kamboxhia, Kubë, Gjermani Lindore dhe vende të tjera. Fondacioni i Përmendores thotë se komunizmi vazhdon të skllavërojë sot një të pestën e popullsisë së botës. Përmendorja është një emitim origjinal i asaj që është ngritur në sheshin Tiananmen Square kushtuar protestave antikomuniste të vitit 1989. Presidenti Xhorxh Bush duke nderuar përkujtimin për të vrarët nga regjimet komuniste ka thënë se vdekja e tyre duhet t’i përkujtojë publikut amerikan se “djalli është i vërtetë dhe duhet të luftohet”. Duke përkujtuar dhjetra miliiona viktima të komunizmit, Bush ka ndërlidhur periudhën e totalitarizmit me sulmet terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Bush ka shtuar se “sikurse komunistët edhe terroristët e ekstremistët, të cilët sulmuan kombin tonë, janë pasardhës të ideologjive të vrasjeve”.

Shifrat e vdekjes – Rreth 108 milion njerëz janë vrarë nga regjimet diktatoriale në botë.

Në raportin e tij, suedezi Goran Lindblad, u mbështet tek libri i historianit, Stephan Courtouis “Libri i zi i komunizmit”, i cili ka renditur shifra të frikshme të viktimave në vendet ish-komuniste. Kështu, në Bashkimin Sovjetik numërohen 20 milionë viktima të burgjeve, kampeve të përqëndrimit, vrasjeve pa gjyqe, urisë e grevave të urisë etj. Në Kinë numërohen 65 milionë viktima, në Vietnam, 1 milion viktima, në Korenë e Veriut, 2 milionë, në Kamboxhia, 2 milionë, në Evropën Lindore, 1 milion në Amerikën Latine, 150 mijë, në Afrikë, 1.7 milion, në Afganistan, 1.5 milion etj.

– 1.5 milion Armenians u vranë në kohën e imperatorisë otomane Turke.

– 3 milion ukrainas u vranë nga rregjimi totalitar i sundimit komunist në Ukrainë.

– 25 deri në 62 milion sovjetikë u vranë nga rregjimi komunist i Stalinit në të ashtuquajturën BRSS.

– 6 milion (Hebrenj) Jews, 6 milion (Romë) Gypsies u vranë nga sundimi nazist (Hitleri).

– 25 milion kinezë u vranë gjatë sundimit komunist nën parrullën e Mao Tece Tungit “Një hap i madh përpara” “Great Leap Forward”

– 1 milion nigerians u vranë nga rregjimi diktatorial i Nigerisë.

– 1.5 milion bengales u vranë nën sundimin e Pakistanit.

– 2.5 milion, të quajtur Mayan Indians, u vranë nga rregjimi i Guatemalës.

– 1.7 milion kamboxhian u vranë nga rregjimi komunist i diktatorit Khmer Rouge në fushatën e vrasjeve “Kamboxhia “fusha e vdekjes” “Cambodia’s “killing fields”.

– 800.000 ruandas u vranë nga rregjimi diktatorial i Ruandës.

– 12.000 shqiptarë të Kosovës u vranë vetëm e vetëm se ishin shqiptarë etnik, nga sundimi diktatorial i rregjimit serb të kryekasapit Slobodan Miloseviq (në Kosovë gjatë luftës mars-qershor 1999 Serbia, ka vrarë mbi 12.000 njerëz të pafajshëm, ka djegur dhe shkatërruar mbi 120.000 shtëpi, ka dëbuar rreth 1 milion njerëz, ka dhunuar dhjetëra mijëra femra dhe ka rrëmbyer mbi 3.000 persona, prej të cilëve shumica të pagjetur”).

– 250.000 boshnjak të vrarë gjatë luftës rregjimin diktatorial serb.

– 2 milion sudanez u vranë nga fundamentalistët.

– 1.6 milion koreanoveriorë u vranë gjatë sundimit komunist në Korenë e Veriut “North Korean”.

– Në Shqipëri nga rregjimi komunist i Enver Hoxhës janë ekzekutuar pa gjyqe 5.577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26.768 burra dhe 7.367 gra. Kanë vdekur në burg 1065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7022 vetë.

 

104 vjet që i thohet “stop” bejlegut

Për shumë shekuj në Malësi të Madhe si në shumë treva shqiptare, dyluftimi apo bejlegu ka qenë pjesë e jetës, ndonëse shpesh e përgjakur, pasi burri me burrin luftonin derisa njëri prej tyre vdiste nga shpata apo plumbi i kundërshtarit, ndërsa në raste të rralla ky bejleg apo dyluftim përfundonte pa marrje jete njerëzish. Gjithsesi Bejlegu në mes burrave është zhvilluar në përgjithësi, kur një burrë është ndjerë i fyer, apo i është dukur se dikush e ka prekur në nderë. Tradita e bazuar në besë, burrëri dhe trimëri nuk e ka pranuar që burri i rënduar të vriste në fshehtësi apo në prita pa e paralajmëruar kundërshtarin, por i ka kërkuar dyluftim, i cili është bërë i ditur me anë të një molle, që është quajtur “Molla e Bejlegut”, e pas marrjes së mollës është caktuar data, ora dhe vendi i bejlegut, i cili është zhvilluar në praninë e popullit dhe krenëve të vendit, të cilët duhet sqaruar se përpara bejlegut janë munduar t’i rregullojnë trimat. Bejlegu shpesh ka pasur edhe karakter trimërie në mes më të fortëve të ushtrive apo luftëtarëve. Sidoqoftë në Malësi të Madhe janë zhvilluar qindra dyluftime të cilat nuk dihet sa shekuj kanë vazhduar, por dihet se dyluftimi apo bejlegu i fundit në Malësi të Madhe është zhvilluar në vitin 1904, dhe data nuk dihet, veçse mendohet se është zhvilluar rreth fundit të muajit tetor. Shënimet për këtë bejleg të fundit na tregojnë se, dyluftimi është zhvilluar në mes Marash Dok Lajcaj prej Rapshes së Hotit dhe Lulet Palok Vulajt, prej Vulajve të Grudës. Ky bejleg ka pasur si shkak siç shkruhet, një shpifje të Hotjanit, ndaj Grudjanit në fjalë. Sidoqoftë burrat e urtë të maleve, por edhe famullitarët përkatës kërkuan ta ndalojnë këtë dyluftim, por ishte e pamundur. Pasi ishte lënë vendi i Bejlegut tek Krevenica e Hotit, si dhe dita e koha. U njoftuan malet që dëshironin me e parë këtë dyluftim. Tek Krevenica e Hotit, u paraqitën dy Kundërshtarët (Lulet Palok Vulaj dhe Marash Dok Lajcaj, si dhe krenë e popull i Grudës, Hotit, por në këtë vend arritën edhe burra nga Shkreli, Kastrati e tjerë, si dhe famullitarë. Bejlegu i përgatitur pritej të fillonte, por burrat e maleve arritën të bindin këta dy bejlegxhinjë të lënë dyluftimin, gjë që u arrit, duke bërë që bejlegu të ndahej pa gjak. Pas këtij bejlegu që tashma njihet si i fundit, nga Krenët, bajraktarët dhe burrat e urtë e trima të Maleve u vendos që bejlegu të ndalohet përfundimisht në mes burrave të Malësisë Madhe e më gjërë, duke shënuar pra bejlegun e fundit (pa gjak) në vitin 1904.

NDUE BACAJ

 

Piaca e Shkodrës – rrugë pedonale

Keto foto jane treguese te projektit se si do ta transformohet rruga “13 Dhejtori”,   e cila njihet tradicionalisht si piaca karakteristike  e Shkodres.  Do te kthehet ne pedonale (vetem per kembesor ) , si ne shume qytete te Europes. Projekti eshte pergaditur nen kujdesin e Bashkise. Grupi i punes per hartimin e projektit, eshte drejtuar nga arkitekti i njohur, Zef Çuni, ndersa miratimi eshte bere kohet e fundit nga Keshilli Kombetar i Restaurimit, prane Ministrise se Turizmit, Kultures Rinise e Sporteve. Eshte e rendesishme te theksohet, se pamvarisht ketij transformimi, ne pergaditjen e projektit eshte bere kujdes qe te ruhet identiteti i rruges.

Hartimi dhe miratimi i ketij projekti, eshte pasuar me hapat e metejshem per konkretizimin e  tij. Sipas informacioneve zyrtare te Bashkise Shkoder, fondi per zbatimin e ketij projekti eshte 64 milion leke, ku ne fazen e pare jane caktuar 55 milion leke. Aktulisht ka filluar proçesi i tenderimit per percaktimin e firmes zbatuese. Tenderi dhe perzgjedhja e firmes ne fjale, realizohen nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve. Pas perfundimit te tenderimit, do te mesohet edhe afati i zbatimit te ketij projekti, i cili na baze te procedurave, duhet te filloje te ne terrenin konkret  se paku nga muaj shtator.

M.K.

 

Nikollë Gazulli: një “Mbivlerë” e mohuar…

Nikollë Gazulli ishte njeni ndër përfaqësuesit ma të denjë të Letërsisë Shqiptare, dhe ndër intelektualët ma të shquem. Ai ishte autor i njenit prej (dy a tre fjalorëve) ma të mëdhej (bashkë me Fjalorine  Kristoforidhit (1904); të “Bashkimit” (1908) që kishte Gjuha Shqipe deri në atë kohë. Gazulli bahet mjaft i prekshëm duke pasë para sysh veprën që ka lanë. “Fjalorthin e Ri” (me fjalë të rralla), të përdorun në Veri të vendit. Botue si pjesë e “Visarëve të Kombit”, si vëllim i XI-të i tyne. Në kopertinë shkruhet se asht botimi i Ministrisë së Arsimit. Ky vërtetë asht një “humor” tepër i idhët kur mendon: Në atë kohë, vendi asht në kulmin e pushtimit fashist (1941-1942), dhe megjithatë (Qeveria e vendosun prej pushtuesit), financon botimin e veprave madhore me karakter kombëtar, si “Visaret e Kombit” e si nji Fjalor – thesar fjalësh të zgjedhuna të Gjuhës Shqipe. Tri vjet ma vonë (Nandor 1944) vendi fillon të qeveriset nga shqiptarët. Por, çuditërisht, kjo qeveri e ndalon botimin e Visareve të Kombit, kur vetë fashistët nuk e kishin ndalue! Vëllimet e botueme i shpallë – (rezervat) nëpër biblioteka, dhe për t’i shfletue duhej të ishe i paisun me leje të posaçme. (Fjalori i Nikollë Gazullit, pjesë e Visareve të Kombit, nuk ribotohet. Studentëve të Filiologjisë në Universitetin e Tiranës, as nuk iu thuhej se ekziston: kush do të guxonte.)

Në Fjalorin Enciklopedik Shqipëtar nuk shkruhet as dhe nji fjalë për te! Të njëjtin “fat” pati dhe Fjalori i “Bashkimit”, kur atij i asht mundësue botimi në vitin 1908, kur Shqipnia ndodhej nën pushtimin osman, por në Shqipninë e Pavarun, dhe madje edhe të “çliruem”, por, nën sundimin komunist, kjo vepër as që mund të përmendej jo ma me u botue!? Vetëm nji shkenctar i përmasave Europiane, që quhet Eqerem Çabej, bisedon (në gjysëm terr) me “Bashkimin” dhe me Gazullin. Megjithëse Gazullit rrallëherë ja përmend emnin, e rrallëherë përdorë referencat e tij: përmendë të dhanat leksikore të Fjalorit të Ri, shembuj e përçasje, por shumë rrallë autorin. Dhe pyetja shtrohet: si asht e mundun që tri prej veprave ma të randësishme të deritashme të Gjuhës Shqipe, (punime thjeshtë shkencore), kanë arritë me u botue, nën pushtimin osman: (Fjalori i Bashkimit) – Shkodër (1908), nën pushtimin fashist (Fjalori i Gazullit – Tiranë 1942), nën pushtimin serb, (veprat e plota të Çabejt, në Prishtinë, 1976), por asnjë prej tyre nuk u botue gjatë pesëdhjetë vjetëve komunizëm në Shqipni?!… Duhet theksue se, Fjalori i Gazullit ka rreth pesëmijë fjalë. Dhe, siç del nga Parathanja e Albanologut të Madh austriak, – Nobert Jokli, (i cili e ka ndihmue autorin duke i çue literaturë. Në vitin 1939, Jokli i ka parë shumicën e fjalëve të mbledhuna prej Gazullit. Në nji letër (të shkrueme shqip) ai vlerëson maksimalisht përmbledhjen duke e konsiderue si, “shum-shum e vlefshme”, dhe nga pikpamja e gjuhësisë “tepër e çmueshme”. Dyshja Gazulli – Jokli vijon pa u ndalë udhëtimin edhe në fatin njerëzor, duke e mbyllë jetën parakohe dhe në kushte thuejse të nji trajtshme: Indo Europianisti i madh Austriak “fiket” në kampet e nazizmit, ndërsa, gjuhëtari i madh, Nikollë Gazulli “shuhet” në burgjet e komunizmit! Nji Fjalor me pesëmijë fjalë të rralla asht nji pasuni me vlera të mëdha kombëtare. Për ma tepër “Fjalorthi i Ri” asht i pari Fjalor Shqip-Shqip, i botuem, në historinë e Gjuhës e të Gjuhësisë Shqipëtare. Fjalorët e maparshëm, (i Bardhit 1635), i Hanit (1854), dy të Rosit (1866-1875), i Junkut (1895), i Kristoforidhit (1904), i Bashkimit (1908) e të tjerë ma pak të njoftun, kanë qenë fjalorë dy gjuhësh. Megjithëse pesëmijë fjalë të një gjuhe, janë shumë, vlerat e veprës së Gazullit janë shumë herë ma të larta se numri i fjalëve që përmban ky Fjalorth. Kjo,  kryesisht për vetë faktin se janë fjalë të mledhuna drejtpërdrejt prej gojës së popullit. Fjalët e “Fjalorthit të Ri” janë mledhë në trevat e Dukagjinit, Malësisë së Madhe, Mirditës, duke shkue shpeshherë në Malësinë e Gjakovës (Tropojë) e shpeshherë edhe në fshatrat e Shkodrës e deri në Jug të vendit. Malësitë e këtyne zonave nuk u pushtuen asnjiherë, ose u pushtuen përkohësisht në nji kohë të shkurtë. Duke qenë në shumicën e kohës zona të lira, duke qenë zona malore e të pa urbanizueme, ata u mblodhën rreth vlerave të trashiguara. U ruejtën e u mbrojtën në mënyrën ma të përkryeme e ma të ndërgjegjshme duke i pengue ndërfutjet e huaja. Ja, si do të citonte publiçisti dhe shkrimtari i njohur, Mehmet Elezi: “Nder veprat ma të qenësishme e që ruajtën malësitë e këtyne trevave, mund të përmenden: Feja Katolike. Ajo asht feja e parë e shqipëtarëve e përqafueme qysh në fillimet e përhapjes së Krishtërimit.” Ref. “GJUHA SHQIPE: NGA PLAGËT” – Gazeta “55”, Tiranë, Qershor 2002. Feja katolike nuk u ndikue prej Kishës Lindore të Bizantit (ortodoks) pas “vijës së Teodostit” dhe as prej islamizmit osman. Institucionet vetëqeverisëse aty qëndronin me qindra vjet: aty funksionoi përsosmërisht një Institucion Madhështor “KANUNI I LEKË DUKAGJINIT” një tanësi e përqëndrueme pushtetesh pa aparat administrativ që ju kundëvu si nji Pushtet Paralel sundimit të pushtuesve duke mbrojtur në mënyrë perfekte dinjitetin e Kombit. Pa dyshim që për të njëjtat arsye aty do të ruhej mrekullisht para së gjithash, – Gjuha. Janë pikërisht trevat Veri – Lindore të Atdheut, vendi ku u shkrue Shqipja për afro 400 vjet rresht. Gjuha e parë letrare shqipe asht gegnishtja Veriore e mishnueme në veprat e atyne “korifejve” që njihen si katër B-të e Veriut: Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi. “Çuditërisht”, vlerat e mëdha Albanologjike të dyshes – Gazulli-Jokli, ndonëse deshten ti vorrosin, ato, shkëlqejnë si “margaritarë” dhe dy “Korifejt” kanë fitue pavdeksinë. Kjo me plot të drejtë mund të përkufizohet: “NGADHNJIM MBI VDEKJEN”.

MARK BREGU

 

 

Shfaqjet që jepen në TV-të shqiptare nuk duhen lejuar as në burgje

Kur Bismarku thoshte se Ballkani prodhon më shumë histori nga sa mund të konsumojë, ai sigurisht nuk e kishte fjalën për ngjarjet humoristike.E përjetova këtë ndjesi ndërsa udhëtoja për në Kosovë… me autobus. “Albanian Airlines”, linja e vetme ajrore në botë që ka për simbol shqiponjën, kur është fjala për Prishtinën, më shumë rri në tokë sesa fluturon.

Shoferi i autobuzit për t’u lehtësuar udhëtarëve dhimbjet e trupit nga gropat e pafund të rrugës, vuri një DVD me humor të Kosovës, i cili nuk të bënte aspak për të qeshur. Assessi. Asnjë përmbajtje sociale. Asnjë brendi’ me kuptim. Thjesht batutizëm rrugësh, barceleta të stërvjetra dhe një vetëpërqeshje e pacak dhe cinike, që niste nga dialekti dhe përfundonte tek identiteti personal i vetë aktorëve. Për të zbutur dështimin e humorit, prodhuesit e DVD-së kishin ndërfutur mes skeçeve edhe këngë – gjithnjë për dashurinë, që vajza lakuriq (anëtare të një haremi kombëtar dhe qarkullues tashmë) ja këndonin dikujt pa adresë duke masturbuar para kamerash statike… Kjo torturë zgjati deri në Pukë. Pas Fushë-Arrësit shoferi vuri një DVD të prolluar nga një tjetër TV, por dikur udhëtarët i thanë ta hiqte, meqë në autobus kishte edhe fëmijë. “Mârre’ me ngu fëmija kët’ muhabet. Ma mirë gjumë” – përmbylli një grua dhe kështu autobuzi u zhyt në errësirë dhe heshtje, ndërsa lundronte nëpër gropa.

Ishte dëshmia më e mirë se e qeshura në këto vise ka vdekur. Më shumë se atrofizim i nervit të humorit, kjo situatë çprovon se tek shqiptarët është atrofizuar qasja me inteligjencë ndaj jetës. Konfliktualiteti i lartë shoqëror, dueli i ashpër social dhe ashpërsia komunikative ndër-shtresore është shprehje e humbjes së aftësisë publike për të lexuar ngjyrat në një komunikim dhe për t’i përthyer (riformuar) ato nëpër një prizëm inteligjence, që të pakapërcyeshmen e përballon me humor dhe të mundshmen e kanalizon me racionalitet drejt zgjidhjesh të arritshme. Jo veç lodhja mund ta shpjegojë këtë që po ndodh. Kjo aftësi me themel natyror po dvaret falë mungesës së gjatë të formimit, hendekut popullor që ndan jetën e përditshme nga e menduara, akulturimit të shpejtë e masiv, mungesës së debatit të ideve dhe natyrisht prej pseudo-aktorëve, që prodhojnë gjasme-humor pa anjë thelb.

Sigurisht, kush jeton në batakun e moçalit e urren detin.

A.A.Gill shkruante para ca muajsh në një shkrim të ashpër cinik se “Në Shqipëri çdo gjë të bën për të qeshur. Sepse nuk ka asgjë për qeshur…”. Mjafton të shohësh emisionet e lajmeve.

Ministri i Mbrojtjes akuzon ushtarakët se e kanë lejuar të shkelë ligjin.

Edi Rama shfaqet duke përqafuar një plakë që qan në Tropojë, pasi partia socialiste pas 17 vitesh ja rinjohu këtij qyteti nënshtetësinë shqiptare. Një aktor sulmon një xhenerik makinash se i ka hequr të drejtën një grupi politik të mbajë mbledhje dhe të punësohet nëpër spitale. Një emigrant që erdhi për Pashkë e shpjegon mungesën e dritave edhe në pikun e shirave të pranverës me faktin se “këtu bojaxhiun e komandon ruli, ndërsa në Greqi ndodh e kundërta. Unë punoj vetë bojaxhi, prandaj”,- shpjegon për një televizion në Sarandë emigranti. Policia kufitare bën edhe policinë turistike. Një Ministri i shpjegon investimet (që janë gjithnjë të pamjaftueshme) me reklama televizive që kushtojnë për 30 sekonda transmetim sa tre rroga mujore punëtorësh që po realizojnë këto investime restauruese.

Humori lindi si një zgjidhje atipike dhe inteligjente komunikimi, që një individ i pafuqishëm adopton për të thënë tërthorazi atë që nuk mund ta thotë hapur. Si i tillë, ai ështe një instrument komunikimi me fjalë që mbart një përmbajtje më të thellë se fjala. Shpesh gjuha e trupit, lëvizjet, mimika përplotësojnë nevojat e komunikimit të tërthortë të humorit, por kjo nevojitet kur qasja e përdorur nuk është aq inteligjente sa duhet dhe synon të arrijë çdo shtresë popullsie. Filmat pa zë si adresim i parë i këtij humori plastik i dhanë përmasë popullore mënçurisë së një rezistence që kërkonte mjete të vinte në shprehje. Gjatë periudhës komuniste në krejt Europën Juglindore humori lulëzoi me një fuqi të pashterrshme, duke reflektuar së brendshmi nevojën për ajër të turmave të sunduara. Ndërkaq në liri ne nuk kemi më ajër, as nevojë për të… Si qënie sociale kemi vdekur, dhe gjallojmë vetëm si subjekte ekonomikisht të ndërvarur, ideologjikisht të mohuar tek barazia e kotësisë së ideve dhe tek pafuqia për të menduar.

Komeditë teatrale janë për të qarë hallin. Duke përfshirë serialet botërore. Televizioni prodhon një estradë që të bën për të qarë, se në çfarë niveli kemi përfunduar. Shfaqje të tilla nuk duhet të lejohen as në burg. Në fakt, sot më shumë se kurrë kam bindjen se vdekja e parë e madhe e njerëzimit është vdekja e aftësisë për të bërë humor, aftësia inteligjente për t’i mbijetuar situatave dhe për të ruajtur të ndezur flakën individuale të gjykimit publik. Jashtë këtyre premisave jemi të gjithë pjesë e një qytetërimi që udhëton nëpër natë, nëpër errësirë, mbi gropa të pafund të një rruge që nuk të çon askund. Ose më së miri, do të na çojë atje ku s’duam të shkojmë…

NGA ALBAN BALA

 

A ka ardhur koha të themi Fishta ynë?!

Pak njerëz kanë pasur fatin e At Gjergj Fishtës në të mirë dhe të keq. Vdiq me nderimet më të mëdha të kohës, por mbi arkivol, për dreq, i qëndronte edhe flamuri i fashizmit…Në të gjallë, u kishte treguar me sa mundej italianëve se çfarë ishte Shqipëria…Pak vite më pas…eshtrat ia derdhën në lumë (të ngratat i kanë përfolur shpesh se i kanë gjet) dhe pastaj harresë. Prej komunistëve. Sikur të mos ishte fare. Së fundi, në demokraci, edhe pse i ngritur nga lumi i harresës, nuk ia kursyen kurrsesi qesëndinë…

Në këtë hulli, Tonin Çobani nuk ka reshtur së punuari ndër kanalet e pafundme të veprës së Fishtës. Shpesh herë dhe i anatemuar. Është një nga njerëzit kryesorë që përgatitën korpusin e veprës së tij, por edhe arriti, që të botonte tematikë nga vepra e tij. Kujtojmë “Mitin dhe antimitin fishtjan” si edhe “Fishtologji-në”. E fundit përkohësisht, por jo më e parëndësishmja tash është “Figurat mitologjike në Lahutë të Malcis”…Do të duhet që nëse do vozisësh në faqet e studimit të Toninit të kuptosh se çdo të thotë përpjekje dhe njohje serioze e një autori. Në këtë hulli të ngushtë, ai ka treguar sesa e pasur ka qenë në mendim dhe krijim vepra e Fishtës me figurat e mitologjisë popullore. Zanat, Orët, Zana e Veleçikut, Zana e Miliskaut, Ora e Shalës, Ora e Dukagjinit.., Shtrigat, dragonjtë, lugetërit…etj., autori- i përzien me ngjarjet dhe fatet e personazheve të tij dhe i bën pjesë të veprës duke krijuar një panteon specifik shqiptar.

Ato të frymëzojnë, por në pjesën tjetër ‘të shitojnë’. Sepse tek e fundit kështu është edhe ëndrra e bukur, kur mbetesh pas saj: Ajo të marros me bukurinë e elegancës. Autori i studimit i është dashur që me një hyrje të thjeshtë të tregojë qëllimin e tij por edhe përpjekjet, që me modesti e pranon se nuk janë shteruese, dhe pastaj të na pohojë se “Vepra e tij ka ndikuar në ngulitjen e mëpastajme të përfytyrimeve për Zanat dhe Orët, tanimë jo thjesht si besime popullore, por të rizgjuara si imazhe artistike nga mitologjia iliro-arbërore”. Më poshtë do të na tregojë se “Lahuta është simbol i identifikues i atyre qenieve mitologjike prej nga Fishta krijoi figurën e Zanës së Frymëzimit, me të cilën këndoi për 35 vjet rresht në veprën e tij epope”.

Në këtë vazhdë, ky autor, ka modeluar personazhin e Orës së Shqipërisë, një Zanë që u jep fuqi të mbinatyrshme heronjve shqiptarë; ka skalitur figurën e Zanës së Madhe që lufton me orën thepe të Malit të Zi etj… “Lahuta e Malcis,-do të shprehej Ernest Koliqi-është përpjekja më vigane, që Shqiptari bani deri më tash për t’ia zbuluem vetvetes botën e vet”. Në fakt në kohën kur jetojnë Fishta realiteti i Zanave ishin një realitet i kudondodhur shqiptar. Malësorët e varfër i derdhnin shpesh mundimin tek to për t’u siguruar se ato do t’i ndihmonin, se do tu shtonin bereqetin e pakët. Çdo fis kishte Zanën e vet që ishte e bukur “me të verbue”, trime “me të çartë”…Dhe janë Zanat që zgjedhin atë që duhet të interpretojë, ashtu si janë Shtojzovallet që t’i japin lahutën. Edhe këtu shtrihet kujdesi i studiuesit që me një aparat të kujdesshëm metodologjik, na e bën sa më të thjeshtë qëllimin e tij.

Si një njeri i kultivuar- At Fishta nuk e ka përshtatur të ngurosur mitologjinë klasike në veprën e tij, apo letërsinë e shkruar mbi të. Fishta iu drejtuar për krijesën e tij “Lahutën”- Zanës së Frymëzimit, sipas lëndës së virgjër mitologjike që ishte në barkun e popullit të tij. “Fishta, narratori i gjithëdijshëm shkëputet nga vijimësia e episodit të Oso Kukës dhe i drejtohet Zanës së Frymëzimit që tanimë, që është një alter autor, narratore, gjithashtu e vetëdijshme , madje edhe për gjëra të padukshme për syrin e poetit, që mbetet narratori kryesor:

Deh!Moj Zanë më thuej një fjalë,/Ku e ka Osja edhe një djal?/”, vëren Z.Çobani.

Bash në Blenin e tretë të Lahutës së Malcis, Zana na shfaqet edhe si personazh. Ajo tanimë quhet “Ora e Shqipnisë”. Në fillim të viteve ’20, kur Fishta vazhdonte që të shkruante Lahutën, Fishta ishte ndërgjegjësuar se po shkruante epopenë e fisit dhe të kombit shqiptar. Dhe, kombi i kishte rrënjët thellë deri më mitet e tij. Për krijimin e personazhit të Zanës-Orë, Fishta u mbështet edhe në folklorin e pasur të vendit. Zana, Ora e Shqipërisë, është si një vashë që fat ve s’pari me një shtat të drejtë e të gjatë si breshana, me një brez të artë shtrënguar në mes, me flokë të lëshuar përgjatë trupit..Binte shpatit tue flakue. Figura ambigue, në jashtëzakonësinë e tyre.

“Disa poetë, shqiptarë a nga vende të ndryshme, i drejtohen Muzës greke të Antikitetit për t’i frymëzuar në krijimtari letrare. Fishta nuk e bën këtë. Ai për frymëzim në krijimtari i drejtohet Zanës Shqiptare, që T.Çobani do ta quajë “Zana e Frymëzimit”. Fishta i drejtohet Zanës Shqiptare:”Se pa ty besa, moj Zanë,/vështirë se ‘i fjalë un muj me thanë”, thotë Prof Mark Tirta…

Për fat në këtë botim një njeri jo vetëm mund të gjejë njohuri, por edhe të maturojë gjërat që i përkasin figurave mitike si Dragoi, Kuçedra, Ora, Zana, Shtriga, Floçka, Lugati etj. Për fatin e madh, sipas autorit- mitologjia shqiptare ka mbijetuar përgjithësisht e pandikuar nga mitologjia greko-romake e biblike ashtu si edhe roli i shqiptarit kishte mbijetuar strukur thellësive të maleve, së paku, deri në kohën kur shkruhej Lahuta e Malcis gjatë viteve 1902-1937… Një sintezë e bukur është dhe ajo që autori flet në lidhje me kapërcyellin kur zë fill Lahuta. Në mungesë të letërsisë së kultivuar, në popull- gjallonte një letërsi e pasur gojore ku elementët fantastikë dhe figurat mitologjike bashkëjetonin besueshëm me figura historike të së kaluarës së largët dhe të afërme, do të shprehet Tonin Çobani duke justifikuar dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të autorit…që ai e ka për aq zemër. Që në fund të themi të gjithë se: Fishta është i Yni njësoj si për Naimin dhe Migjenin…Dhe, vërtetë në fund bindesh se ai ia ka arritur qëllimit që të na bindë për parametrat e tij të lartë të kërkimit…

Nga Ben ANDONI

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu