Kreu Anti-Mafia Belinda Balluku i jep 120 milion euro brënda një dite Bankers-it

Belinda Balluku i jep 120 milion euro brënda një dite Bankers-it

0
30

Një çështje me vlerë dhjetëra milionë eurosh ka rikthyer vëmendjen mbi vendimmarrjet në nivelet më të larta të qeverisë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën si janë trajtuar detyrimet financiare të kompanive që shfrytëzojnë pasuritë natyrore në vend.
Në qendër të kësaj historie është kompania Bankers Petroleum, e cila operon prej vitesh në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës. Sipas të dhënave të publikuara, autoritetet tatimore dhe doganore kishin nisur procedurat për të mbledhur detyrime të konsiderueshme ndaj kësaj kompanie, të lidhura me taksa dhe akciza, të cilat përllogariteshin deri në rreth 120 milionë euro.
Por në korrik të vitit 2019, gjithçka ndryshoi në mënyrë të menjëhershme.
Më 17 korrik, u hartuan dhe u firmosën dy shkresa zyrtare nga Belinda Balluku, në atë kohë ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Anila Denaj, ministre e Financave. Në këto dokumente kërkohej pezullimi i veprimeve për mbledhjen e detyrimeve ndaj kompanisë, deri në një interpretim të mëtejshëm ligjor të çështjes.
Në praktikë, këto dy shkresa patën efekt të menjëhershëm: brenda pak orëve, procesi për mbledhjen e detyrimeve u ndal. Një procedurë që ishte në vijim për të arkëtuar një shumë që përllogaritej deri në 120 milionë euro, u bllokua në vend me firmat e dy ministreve.
Kjo është arsyeja pse rasti po cilësohet si “gjoba që u zhduk brenda natës”, pasi nga një detyrim aktiv në proces arkëtimi, kaloi në pezullim të menjëhershëm.
Ajo që e bën edhe më të debatueshme këtë situatë është mënyra si janë përpiluar këto shkresa. Sipas materialit të publikuar, ato nuk ndjekin praktikën standarde administrative, ku dokumentet hartohen nga drejtoritë përkatëse dhe më pas miratohen në hierarki. Në këtë rast, rezulton se shkresat janë përpiluar dhe firmosur drejtpërdrejt nga vetë ministret.
Sipas investigimit të emisionit PLUG, ndërhyrja lidhet me një debat mbi aplikimin e akcizës për një produkt të përdorur në procesin e nxjerrjes së naftës. Ndërsa autoritetet doganore kishin kërkuar pagesën e detyrimeve dhe kishin vendosur penalitete, nga ana tjetër është kërkuar pezullimi i tyre deri në një interpretim ligjor, madje edhe me referim për një vlerësim të mëtejshëm nga Gjykata Kushtetuese.
Në të njëjtën kohë, më herët administrata tatimore kishte konstatuar mospërputhje në deklarimet financiare të kompanisë dhe kishte vendosur detyrime konkrete. Çështja është ndjekur edhe në arbitrazh ndërkombëtar, ku Shqipëria ka arritur të fitojë një pjesë të saj.
Një tjetër element që ngre pikëpyetje është fakti se, pavarësisht aktivitetit prej më shumë se dy dekadash në një nga zonat më të pasura me naftë në vend, kompania rezulton të mos ketë deklaruar fitime të qëndrueshme, për shkak të nivelit të lartë të shpenzimeve të raportuara.
Ndërkohë, hetimet për këtë çështje vijojnë nga SPAK, ndërsa mbetet për t’u parë nëse vendimmarrjet e marra në atë periudhë do të sjellin përgjegjësi konkrete.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu