Gjunjëzimi i pushtetit dhe pushteti i të gjinjëzuarve
Nga Albert Vataj Kush ka mundësi të shohë, asnjëherë më i bindur nuk ka qënë se “Nano” është një qeverisje në ikje. Gjunjëzimi i këtij pushteti ka ardhur si rrjedhoje e pushtetarëve të gjunjëzuar. Fataliteti socialist, tashmë nuk ka më asnjë shanse të vijojë më tej maskaradën e qeverisjes me deklarata. Ndërsa prapa kemi lënë shtatë vite të qeverisjes së majtë, dhe vendi përjeton momente pasigurie, ajo që të vjen ndër mend njëherazi është; se kush do të jetë vijimsia e kësaj situate kaotike dhe e kësaj qeverisjeje që gjeneroi këtë realitet. Një pyetjeje të tillë duket se ende politika e ka të vështirë që t’i japë një përgjigje të saktë dhe prerazi. Kjo megjithë fluksin e reagimeve anti-qeverisjeje, të artikuluara fillimisht nga lëvizjet apolitike, të cilat më pas u mbështetën edhe nga vetë politika, me okeljon e lëvizjeve qytetare. Kjo e fundit mundi ta bëntë këtë, madje ta bënte pushtetin t’i rrëshqiste toka nën këmbë atëherë kur opinioni mundi të zgjonte vetëdijen e tij qytetare dhe të besonte edhe nga klasa politike, se pas saj nuk qënka vetëm motivi i riciklimit të pushtetit. Pozitiv është fakti se riformatimi i këtij besimi tek klasa politike, erdhi vetëm atëherë, kur shoqëria pa se pakënaqësia nuk ishte vetëm e politikës, por edhe e saja, dalë në skenë me një forcë admiruese nëpërmjet lëvizjes “Mjaft”. Gjithsesi pushteti i Nanos po dëshmon dita-ditës se është mbërthyer nga paniku. Gjunjëzimi i tij deshifrohet në manovrat e fundit të qeverisë, për ngritjen e pagave dhe pensioneve, për shtimin barnave të tjera në listën e ilaçeve që kompensohen nga shteti, për uljen e çmimit të energjisë elektrike dhe telefonisë fikse. Manovra të cilat duket se rritën reaksionin e pakënaqësisë. Megjithatë ende nuk bëhet prezent një tregues bindës, nëse “Nano” i ka vënë gishtin kokës, ose jo. Kjo duke u krahasuar me momentet e tjera të ngjashme, nëpër të cilat ka udhëtuar qeverisja socialiste. Diçka duket se po procedohet ndryshe. Fjalët e mira në veshët e Perëndisë-kur thotë populli. Se cila është situata në të cilën ndodhet vendi, e di çdokush që jeton në këtë vend dhe kjo s’ka nevojë për komente. Se si do të vijohet më tej, ende është e paqartë. Opozita pas disa tryezave, më në fund duket se e ka gjetur një të ashtuquajtur zgjidhje për të nxjërrë vendin nga kriza e tëjzgjatur, ku e ka degdisur papërgjegjshmëria e këtij qeverisjeje. Rotacioni i pushtetit, tashmë nuk është një frazë që ka rënë në vesh të shurdhër. Ajo duke u bërë kryefjalë e kancelarive europiane dhe atyre amerikane, dëshmon, se fundi i apokalipsit socialist është në grahmat e tij. Qeveria hije, e ofruar si garnityrë e opozitës, gjithashtu mbetet një sens pozitiv për të ardhmen. Ndoshta zgjedhjet e vitit 2005, do të jenë ato që do ta shkurorëzojnë përfundimisht këtë pamundësi ndryshimesh, që sinonim kanë qeverisjen e majtë. Protestat e opozitës, degjenerimi i tyre në akte të dhunshme, nëse mund të quheshin të tilla, nuk kishin më parë këtë rol. Vetëm tani që pushteti ndjehet më i dobët se kurrë, e parashikon se ditët i ka të numëruara. Kjo nuk është pak, kur njohim deklarimet bombastike të Nanos për një pushtet të përjetshëm, nën motivimin, se vendi ka bërë hapa perspektiv. Kjo pavarësisht se nuk është thënë ende nga të huajt, që monitorojnë zhvillimet në vend. Ajo që mund të thuhet në këtë amulli zhvillimesh është që qeverisja socialiste se ka parë veten kurrë më pranë një kapitullimi.
Përtej mureve të ngujimit Shumë gazeta të pavarura shqiptare ditët e fundit kanë patur tituj të tillë si “Ngujohet Kryeministri Fatos Nano”, “Kryeministri ra, Kryeministria është aty”, etj. Dhe vërtet protesta e 7 shkurtit 2004 ishte e tillë sa për pak spiunët e sigurimsat desh krijuan një gjakderdhje të përmasave të paparashikueshme, ndoshta si ato të fillim vitit 1997. Gjithsesi, ne nuk na shqetëson “ngujimi” i Kryeministrit, as i ministrave, as i qeveritarëve, por ngujimi i njerëzve viktima të kësaj politike, ku hakmarrja mesjetare po dirigjohet nga vetë shteti, saqë gjakmarrja është fenomeni që tashmë ka fituar natyrshmëri kudo, në çdo cep të Shqipërisë. Astrit Bejtja dhe familja e tij janë sot në fokusin e shqetësimit tonë. Astriti, gruaja e tij Zana, dy fëmijët, djali Edini dhe vajza Alisa, e ëma Vaide dhe motra Teuta, ku këto dy të fundit flasin për gazetën ndërkombëtare “Shqipëria Etnike”, janë të kërcënuar me jetë. Në fakt më 1999, kur madje diktatura e Ramiz Alisë ishte në drejtim, babai i Astritit, Ferid Bejtja, është vrarë nga pushka e gjaksit teksa po dilte nga shtëpia e vet, megjithëse ai kishte besë, ku sipas zakonit shqiptar nuk duhet të vritesh. Por ngatërresa kish nisur fill shumë kohë më parë. Pikërisht para 24 vjetësh, më 1980, kur viktima për ngatërresë të një gardhi kish vrarë një shtetas. Gjithsesi, me ardhjen e demokracisë, në fillim të viteve 1990, të kësaj të ashtuquajture demokraci, kërcënatat për familjen Bejtja janë shtuar shumë fort, ku edhe kanë jetuar të fshehur, deri një ditë që braktisën vendin e tyre të dashur. Edhe vëllai tjetër Bujari po ashtu. Veçanërisht pas vitit 2000, kur Astritit i lindi djalë, i është shtuar rreziku, pasi gjaku këtu merret edhe deri në shtatë brezni. E gjaksorët kërkojnë hakun. Kohët e fundit në banesën e tyre është hedhur bombë, ku dëmtimet kanë qenë jo të vogla. Po policia ç’bën? Ajo ka mjaft të merret me kontrabandë, ajo ka mjaft të kapë vetëm të vrarët, si përherë sa të jenë në pushtet kjo klikë kriminale. Albert Vataj A ndryshon strategjia e SHIK-ut nga ajo e Sigurimit Kur komunizmi erdhi në fuqi në Shqipëri më 1944, më të parën gjë që ai bëri ishte fuqizimi i Sigurimit të Shtetit, nëpërmes të cilit ata e mbajtën fuqinë deri në 1990, pa asnjë kundërshtim komunizmi me anë të Sigurimit e bëri të mundur nënshtrimin e plotë të Shqipërisë. Si u arrit kjo? Në fillim vendosi dhe urdhëroi që gjithë familjet e njohura dhe të fuqishme ku ishin njerëz të pushkatuar ose të burgosur politikisht. Fuqizoi Sigurimin dhe i dhanë atij forcë mbi gjithçka. Kështu veproi shteti. Kur Sigurimi arrestonte një njeri, kryesisht meshkujt nga familjet e fuqishme, ku person akuzohej për agjitacion e propagandë, tradhëti ndaj atdheut ose thjeshtë i pakënaqur me regjimin komunist. Për cilëndo nga këto akuza kushdo mund të bënte deri 15 vjet burg politik, familja do të deklarohej tradhëtare, shkolla do t’u hiqej të gjithëve dhe asnjë nga fisi i të arrestuarit nuk ishte kurrë më i besueshëm. Në qoftë se i arrestuari bashkëpunonte me shtetin, atëherë ai do të kishte lehtësim. Bashkëpunim me shtetin do të thoshte se i arrestuari ishte detyruar me forcë nga Sigurimi të bëheshe spiun. Ai do të binte dakord të spiunonte gjithçka në tërë mënyrat, shokët, miqtë, komshitë etj. Për këtë gjë ai nuk shkonte në burg ose merrte lehtësim. Por shumica e të arrestuarve edhe pse torturoheshin nga Sigurimi, pranonin të bënin burg më mirë se të bëheshin spiunë të Sigurimit. Sot, SHIK-u po përdor të njëjtën strategji. SHIK-u po arreston elementët e opozitës së Nanos dhe po i torturon ata që të bëhen spiunë apo informatorë për SHIK-un. Ky fenomen ka filluar pas 1997, dhe është bërë më i qartë pas vitit 2001. Nga viti 2001 deri tani, SHIK-u ka arrestuar dhe është munduar të kthejë në informatorë individë nga familjet e respektuara dhe të fuqishme siç janë familjet Kaçaj, Gashaj, Lucaj, Lumaj, Smakaj, Imeri, Marvukaj, Malaj, Gilaj, Gjekaj, Alia, Shqutaj, Vuktilaj, Durgaj, Bacuku, Volaj, Buzhiqi, Koço, Dashi, Razburgaj, Shpati, Vushaj, Loci, Kalaj, Vukcaj, Mana, Kulla, Zeneli. Shumica e këtyre familjeve janë nga veriu i Shqipërisë, por kishte edhe nga jugu, siç ishte Koço nga Vlora, Zeneli nga Delvina. Disa nga këta individë ishin socialistë që kundërtojnë Nanon dhe përkrahin Metën, por shumica ishin demokratë që kundërshtojnë sistemin socialist. Kjo është një listë e shkurtër, por jo ekzistuese, e personave apo familjeve që SHIK-u është munduar t’i bëjë informatorë. Kemi folur me disa nga këta individë të cilët kërkuan që emrat e tyre të mbahen anonim se kishin frikë nga SHIK-u, dhe të gjithë kanë thënë një gjë. “SHIK-u i kish torturar ata që të bëheshin informatorë për SHIK-un, për të mbledhur të dhëna kundër organizatave apo individëve që SHIK-u ruante”. Në disa raste, të arrestuarit që intervistova për këtë artikull thanë se ishin përdhunuar seksualisht nga vetë rojet e burgjeve apo policët, kur ata kishin kundërshtuar të bëheshin informatorë të SHIK-ut ose të bashkëpunonin me të. Disa nga personat e arrestuar nga SHIK-u kanë kontaktuar me Avokatin e Popullit në Tiranë, por nuk kanë gjetur ndonjë ndihmë. Avokati i Popullit është i vetmi vend ku një person i arrestuar padrejtësisht nga SHIK-u ose policia mund të ankohet. Veçse Avokati i Popullit duket se ka frikë nga SHIK-u ose Ministria e Brendshme. Të vetmin ndryshim që ne shohim midis Sigurimit dhe SHIK-ut është se SHIK-u s’mund të akuzojë të arrestuarit për agjitaciono dhe propagandë apo tradhëti ndaj atdheut. Për ndryshe, të dy përdorin të njëjtën strategji. SHIK-u, sikurse ishte Sigurimi, është vegël në duar të shtetit që i shërben atij me besnikëri, duke arrestuar, akuzuar, torturuar, dhunuar, përdhunuar, terrorizuar, dënuar apo asgjësuar çdonjërin që kundërshtonte Shtetin Socialist të Nanos, dhe nuk bëhet informator apo spiun për të. Vetë Jozefina Topalli, nën-Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë e ka shprehur mosbesimin e saj ndaj SHIK-ut para Parlamentit Shqiptar në maj 2000, në memorandumin e saj ku ajo u ankua për vrasjet dhe dhunimet politike kundër opozitës. Komunistët erdhën në fuqi dhe e mbajtën fuqinë në këtë mënyrë për gati 50 vjet, por a munden socialistët ta mbajnë fuqinë politike me anë të SHIK-ut? Ndoshta. Por ne do të vazhdojmë të raportojmë tek lexuesit tanë dhe tek bota, po të na dëgjojë dhe sidomos tek Organizatat e të Drejtave të Njeriut, se SHIK-u po përdor strategjinë e Sigurimit që të mbajë në fuqi socialistët. Ne u munduam të flasim me shefin e SHIK-ut në Tiranë, me Avokatin e Popullit, po në Tiranë dhe me Ministrin e Brendshëm për këtë situatë, por asnjëri nuk na i ka kthyer telefonatat. Zef Nika Përkujtohet katër vjetori i UÇPMB-së Bujanoc – 26 Janar Në fshatin Tërnoc të Bujanocit, u mbajt një tubim përkujtimor me rastin e tre vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit, Besim Faikut nga Tërnoci, katër vjetori i shkrepjes së pushkës së parë në Luginën e Preshevës si dhe katër vjetori i daljes në skenë të UÇPMB-së. Bashkëluftëtari i dëshmorit, Agim Haliti, foli për veprimtarinë e Besimit. Duhet të jemi krenarë, tha Haliti, që edhe nga ky rajon radhiten në historinë e kombit dëshmorët tanë, Besimi dhe Komandant Lleshi, të cilët vunë gurthemelin e historisë së re të Luginës së Preshevës. Ish-shefi politik i UÇPMB-së, Jonuz Musliu theksoi se “këto ngjarje sa të dhimbshme e aq krenare për popullin tonë martir, e ngritën në një shkallë të lartë problemin e rajonit të Luginës së Preshevës, duke e sensibilizuar atë brenda dhe jashtë vendit”. Telegram përshëndetës në këtë manifetsim, i kanë dërguar ish-luftëtarët e burgosur në burgjet e Serbisë: Astrit Jakupi, Artan Livadhi, Shkëlqen Zairi dhe ish-komandanti i UÇPMB-së Shefqet Musliu, i cili momentalisht gjendet në burgun e Mitrovicës, ku në telegramin e Musliut thuhet se “ndonëse unë dhe një numër i djemve që nuk jemi me ju për t’iu gëzuar kësaj feste dhe që së bashku ta festojmë këtë përvjetor të lavdishëm të këtij rajoni, ju përgëzoj dhe dëshiroj të jeni të bashkuar me qëllim realizimin e aspiratave tona shekullore për tokën arbërore”. Fjalë rasti mbajtën edhe prindi i dëshmorit Faiku dhe babai i komandant Lleshit. Korresp. i “Shqipëria Etnike” 20 vjet burg për Pllumb Bashën nga Lazarati i Rrethit të Gjirokastrës Ky ka qenë vendimi i para tre ditëve dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e këtij Rrethi për veprën penale të vrasjes së dy shtetasve, ngjarje e ndodhur më 6 mars 2003… Prokurori Petrit Lamçe ka kërkuar dënimin maksimal për 50-vjeçarin Pllumb Basha nga fshati Lazarat i Rrethit të Gjirokastrës, ndërsa trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Gjin Gjoni e ka dënuar përfundimisht me 20 vjet vuajtje dënimi, pasi ka marrë në konsideratë edhe disa rrethana lehtësuese për ngjarjen tragjike të ndodhur në paraditen e 6 marsit 2003 në qendër të fshatit Lazarat. Atë ditë Pllumb Basha, 50 vjeç, babai i Lenartit, i datëlindjes 20 qershor 1977, Tinës, e datëlindjes 23. 08. 1983 dhe bashkëshorti i Glylso Bashës, ka vrarë me paramendim burrin e vajzës së tij, Tinës, Vladimir Metko, 30 vjeç dhe shokun e tij Albert Metalla, 28 vjeç, pasi të dy së bashku e kishin shfrytëzuar për prostitucion gati tre muaj nëpër motelet e Milanos në shtetin italian. Lajmin e hidhur Pllumbi e kishte mësuar nga letra e së bijës, Tinës, e cila në kushte depresioni të thellë lajmëronte familjen për trajtimin çnjerëzor që bashkëshorti Metko dhe shoku i ngushtë i tij Metalla i bënin në rrugët e shtetit italian. Vetëm disa ditë pas letrës, Vladimir Metko dhe Albert Metalla janë parë në Lazarat, me sa duket për të gjetur vajza të tjera për t’i mashtruar e futur në rrugën e prostitucionit të detyruar. Sapo ka mësuar për mbërritjen e tyre, Pllumb Basha me një automatik kallashnikov që e mbante pa leje, ka shkuar në qendër të fshatit dhe pa kurrfarë hezitimio ka derdhur një breshëri të gjatë plumbash duke lënë të vdekur në vend dhëndrin Vladimir Metko dhe shokun e tij të ngushtë Albert Metalla, të dy nga një lagje në afërsi të qytetit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës, ndërsa ekzekutori Pllumb Basha është vetëdorëzuar në polici vetëm pas 20 minutash. Ndërkaq djali i vetëm i Pllumbit, Lenarti me frikën për një hakmarrje nga të afërmit e të vrarëve, është larguar nga shtëpia duke gjetur strehim tek xhaxhai i tij në Tiranë, Hetim Basha. Këtu Lenarti ka qëndruar i fshehur rreth dy muaj dhe në dy raste ka shpëtuar mrekullisht nga vdekja vetëm falë njerëzve që e shoqëronin nëpër rrugët e kryeqytetit. I gjindur në kushte të tilla trysnie dhe në rrezik për jetën, Lenarti, me ndihmën e xhaxhait të tij, Hetimit, e miqve të familjes ka mundur të arratiset jashtë shtetit dhe të vendoset diku ku jeta dhe liritë e qytetarëve mbrohen e garantohen me ligj. Ai kurrë më s’do të mund të kthehet në vendlindjen e tij të shtrenjtë, pasi pushka e gjaksit rri ngrehur për t’u shkrehur mbi të. Gjaku lahet me gjak, shkruhet diku në nenet e tmerrshme të Kanunit të maleve, i cili gjithmonë në kushtet e mosveprimit të shtetit, nxjerr krye e bën ligjin. Babai i dënuar me 20 vjet burg, motra Tina, diku nëpër rrugët e Italisë e turpëruar e nëpërkëmbur egërsisht, nëna Glylso e moshuar e vetme shtyn ditët në shtëpinë e saj në Lazarat, ndërsa Lenarti diku jashtë shtetit me sytë e përlotur e mallin për vendlindjen, por edhe me frikën e plumbave të hasmit. Kjo është tragjedia e dhimbshme e familjes Basha, por që nuk është e vetmja në Shqipëri. Në realitet kjo është vazhdimësi e mosfunksionimit të shtetit dhe papërgjegjshmëri e klasës aktuale politike që drejton vendin prej 13 vitesh. Një tragjedi e dhimbshme në shekullin 21… Rifat Ymeri Kalvar i gjatë vuajtjesh Si shumë të tjerë, edhe kjo krijesë që shihni në fotografi, Arta Çesk Dedi, lindi në internim më 13. 12. 1976, pasi babai i saj si armik i pushtetit komunist të Enver Hoxhës ishte internuar në fshatin Paçram. Dënim të cilin, sipas një dokumenti të Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë të Prefekturës së Shkodrës, të cilin e kemio futur në dosjen e gazetës, e vuajtën familjarisht deri në fillim të proceseve demokratike në Shqipër, pra deri në fillim të vitit 1990. Kushtetuta komunist, pra nenet 64, 10, 28 dhe 14 të KP si dhe neni 277 pika 1, xhaxhain e Artës, Luigj Pashuk Jaku, i dënuan me vdekje si antikomunist pikërisht më datën 27. 07. 1958. Pushkatimi i tij është bërë më 28. 08. 1958. E, kalvari i gjatë i persekutimit duket se nuk po ka fund për këtë familje që synon një Shqipëri të lirë, demokratike, pa dhunë, pa hakmarrje, pa diferencime politike, raciale, etnike, fetare, fenomene të cilat sot janë prezente në shoqërinë shqiptare. Arta Dedi, si shumë të tjerë që aspirojnë për liri e të drejta njerëzore, është kërcënuar me jetë shumë herë nga segmente të anarshisë, normalisht me prapavijë politike. Ajo, sipas dokumentacionit që kemi siguruar nga Partia Demokratike ka kontribuar shumë dhe që nga viti 1995 ka qenë anëtar i kësaj partie dhe anëtar e veprimtar i Lidhjes Demokratike të Gruas, dega Shkodër, ku për aktivitete antikomuniste është arrestuar shumë herë, madje më datën 14. 08. 2000, pasi po kthehej për në shtëpi nga një mbledhje e Lidhjes Demokratike të Gruas, është kapur nga dy persona që e kanë keqtrajtuar deri në përdhunim, duke e kërcënuar se nëse nuk largohet nga Shqipëria do ta pushkatojnë. Në fakt shumë gra e vajza janë bërë viktima të tilla, por ama vetëm shtatë vitet e fundit janë pushkatuar mbi 6000 shqiptarë. Ata që kanë patur fat të dhunohen apo përdhunohen e të mos vriten, kanë braktisur Shqipërinë për të ruajtur jetën, si në rastin konkret Arta. Në rrëmujat e përgjakshme të vitit 1997, pikërisht më datën 20 tetor të atij viti, i ishte djegur shtëpia, për të ardhur tek data 12. 12. 2001, kur dyqani i firmës “Dedi” në Shkodër u dogj. Gjithsesi, Arta Dedi dhe të afërmit e saj janë vetëm një rast ndër të shumtët që po përjeton shoqëria shqiptare, ndër më të persekutuarat në botë. Zog Hysenaj Kur vidhet vota, vidhet liria Protestat e fuqishme mbarëpopullore të këtyre ditëve, duket se do e çojnë Shqipërinë jo vetëm në zgjedhje të parakohshme, por edhe me një qeveri teknike. Kjo për arsyen tashmë të njohur botërisht se vota e lirë e shqiptarëve jo vetëm që vidhet me dhunë, me armë, me polici e ushtri, por edhe demokratët që kontribuojnë për një ruajtje të votës që është e shenjtë kërcënohen, madje në shumë e shumë raste edhe zhduken fizikisht. Pasojat e votëvjedhjes dhe përballja e veprimtarëve të Partisë Demokratike me absurditetet, ka pasur pasoja tepër të rënda, pra shumë herë tragjike. Kjo metodë ka shtatë vjet që sundon jetën politike e shoqërore shqiptare. Nga ai mitingu madhështor që ka mbetur në kujtesën shqiptare për të protestuar për votëvjedhjen e zgjedhjeve të fundit parlamentare nga diktatorët, ato të 24 qershorit 2001, i organizuar në Shkodrën antikomunsite më 21 korrik 2001, ku mbi pesë mijë vetë protestuan paqësisht, kanë ngelur të hidhura përleshjet mes qytetarëve e policisë fashiste të këtij shteti që terrorizon përditë e përnatë njerëzit. Si çdo herë, edhe aso radhe, u hartuan listat e hakmarrjes politike. Shkopinj gome, grushta e shqelma, tortura në birucat e errëta të diktatorëve të kuq, emra në kërkim, madje edhe manovra e pane për të eleminuar njerëz. Spiunët që edhe sot i sheh ngado dhe që shkojnë të grupuar se nga një anë nuk dinë as rrugët e qytetit dhe nga ana tjetër kanë frikë nga njerëzit e ndershëm, se po u re në momente jo të përshtatshme në qafë, edhe ata dinë të të heqin qafe, kanë arritur të futin në rreth të kuq demokratët B. C., Valentin Baloj dhe Artur Doda, të cilët sipas policisë ishin etiketuar si përgjegjës të atij mitingu vërtet madhështor dhe të ligjshëm, pasi të kërkosh të drejtën tënde, mbrojtjen e votës tënde të dhunuar është gjëja më elementare në një shoqëri demokratike. Valentin Baloj, sipas dokumentacionit të Partisë Demokratike, është njëri ndër shqiptarët që ka dhënë shumë për një Shqipëri të lirë. Si veprimtar e organizator, ai që në fillim të proceseve demokratike, më 1990 kish protestuar me studentët kundër diktaturës së diktatorit Ramiz Alia. Por lidhur me ngjarjen e 21 korrikut 2001 thuhet të ketë patur edhe gjashtë policë të plagosur. Ashpërsia e përplasjes duket ka çuar në dyert e gjykatës shtetasin B. C., ku më 23. 11. 2003 është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg, duke ngelur në kërkim Valentin Baloj e Artur Doda. Kështu, kësaj here ne po botojmë edhe një poezi nga burgu i Burrelit, nga një i burgosur, ku paçka se i janë veshur akuza të tjera ai deklaron se është dënuar politikisht. Politika bastarde e këtij shteti të pabesueshëm, madje të urryer për shumicën e shqiptarëve, kalon deri në hakmarrje banale, si ajo e 17. 07, 2001, ku një sasi eksplizivi ka shpërthyer në banesën e Kin Balojt, babait të Valentinit, ku janë plagosur Jolanda Baloj dhe e bija Leunora. Nëse vota vidhet, nëse liria nëpërkëmbet, të paktën e drejta e fjalës në shtypin e pavarur kumbon si një apelim i rëndë për shtetin komunist që po i detyron shqiptarët të marrin rrugët e botës për të shpëtuar nga vdekja. Gjithsesi, opozita është këtu, dhe sot më aktive se kurrë. Sokol Pepushaj
Mallkue qofsh moj Qeveri Shkodër, Shkodër, ti moj Shkodër e lashtë Brez pas brezi vuajtje, lotët ty s’t’u thanë Se trimëreshë e vjetër je, përpara ke kalanë Ti je nderi i gjithë kombit, kjo fjalë është si zjarr.
Por sot, prej këtij pushteti e kësaj qeveri E tanë Shkodra vishet në zi Votër më votër e në çdo shtëpi Deti bashkë me qeverinë Vranë të pafajshëm këtë rininë Vajza të reja e djem të rinj Në dallgët e detit njëzet e nji.
Po marrin rrugën e mërgimit Krejt e ftohtë është rrezja e diellit Ku marr rrugat drejt kurbetit Dikush malit e dikush detit Prej mungesës së forcës së shtetit. Se kur Shkodra me ujë po mbytet Kryekurva veç krihet e përdridhet.
Për ju vëllezër e për ju motra S’e harron këtë ditë të zezë Shkodra Prej dhimbjes së madhe dhe prej tmerrit Dritë nuk lëshojnë rrezet e diellit Çiftelia e ka këputë telin Terri i zi e ka mbulue qiellin Dhe kur shqipja ulet në atë kala Tmerr të madh në Shkodër ka pa.
Lotët e manave të veshur me të zi Rafshin n’ty moj qeveri Si s’mendove për këtë rini Pse na i mbyte në det të zi Se prej hallit kanë lanë shtëpinë Përmes detit msynë Italinë.
Vajton Buna, Vajton Vjosa Vajton Fani dhe Shkumbini Vajtono i varfri dhe zengjini Prej gjamës së madhe ndalon Drini Fort vajton i gjith mileti Këtë gjamë të madhe toka s’e deshti.
Edhe veglat muzikore Nxjerrin zë tinguj mortorë Edhe notat në pentagram nxjerrin lotë vaji dhe gjamë. More det mallkue qofsh A s’t’u dhimbs aspak kjo moshë Pse s’i la këta të rinj të jetojnë Ëndërrat e tyre t’i shijojnë.
Data 9 e muajit janar Natë e premte, moj natë sikleti Tuj ba thirrje prej mesit të detit Tuj ba thirrje për ndihmë shtetit Tuj u përshëndetë me robët e shtëpisë Lamtumirë tuj i thanë rinisë Tuj u përshëndetë me vëlla e motër Kur për jetë s’na shihni ma në votër Se kemi gjetë se ku të flemë Në fund të detit kemi ba folenë.
Mallkue qofsh moj Qeveri Gjithmonë ti je me turpësi Për ngushllim s’shkove në asnjë shtëpi Me zakon dhe si i traditës Shkue ka lideri i opozitës Bashkë me njerëzit e familjes Lotët i shkojnë Sali Ram Berishës
Po e mbyll këtë poezi Ju uroj unë me gjith shpirt Ju mos pafshi asnjëherë zi Lule pranvere në çdo shtëpi Kush i mbyti i humbtë fara Mos iu dhaftë kurrë përjetë e mara I mbiftë ferra në dert të pragut Perendia i ardhtë hakut Bashkë me ju dhe Qeveria Rroftë e qoftë Demokracia Viktor Pashk Leka Mirditë I dënuar në burgun e Burrelit Rep. 314
Ky popull, kjo lëvizje, ky shtet Në këtë analizë të gjatë, publicisti dhe përkthyesi i njohur, Bashkim Shehu, bën një shikim të gjërë të gjithë situacionit shqiptar të ditëve tona. Ku theksi është në shikimin e anës demokratike të problemeve dhe në mospërsëritjen e atyre, që kanë ndodhur në të kaluarën, me shoqërinë shqiptare. Analiza e tij, përfshin lëvizjet e tre grupimeve kryesore politike Nga Bashkim Shehu 1. Qëndrimi i shoqërisë shqiptare ndaj klasës politike post- diktatoriale në përgjithësi dhe- tërthorazi, ndaj politikës si të tillë- paraqitet, nga njëra anë, si negativizëm global dhe, nga ana tjetër, si pasivitet i dëshpëruar. Bëjnë përjashtim “protestat e piramidave”, me pasoja tektonike shkatërrimtare, dhe nisma rinore qytetare- dhe shumë e qytetëruar- e kohëve të fundit, lëvizja “Mjaft”. Por, siç do të përpiqem ta shpjegoj, këto janë përjashtime, që përforcojnë rregullin. Sidoqoftë, ndërthurja kontradiktore ndërmjet qëndrimit negativist dhe pasivitetit më duket mjaft shqetësuese. Sigurisht që mosbesimi apo edhe përbuzja ndaj forcave politike mbizotëruese, nuk është e pabazuar. Arroganca, autoritarizmi, ndjeshmëria tejet e dobët ndaj problemeve sociale, po në mënyrë të veçantë, shenjat e një korrupsioni me shtrirje të gjerë dhe që priret të kthehet në normë të pranuar haptazi, janë më se të qarta, madje të evidentuara nga vetë protagonistët e skenës sonë politike, nëpërmjet akuzave të ndërsjellta dhe riciklimeve e promovimeve të të akuzuarve nga akuzuesit. Ndërkaq, dihet nga historia e vonë e shoqërive europiane, perëndimore ose lindore, se mosbesimi deri në përbuzje ndaj partive institucionale, të cilat përbëjnë tekefundit substancën e veprimit të qeverisjes demokratike e pluraliste, ngërthen një rrezik për vetë demokracinë. Më kujtohet një shembull fiktiv, por shumë domethënës, që përshkruan Hannah Arendt. Në një auditor me 400 studentë, gjatë kohës që profesori zhvillon leksionin, hyjnë katër militantë radikalë, që i presin fjalën duke shpallur me të madhe një breshëri sloganesh. Profesori u thotë militantëve se kjo nuk është aspak demokratike, ngase ata janë vetëm katër, ndërsa universiteti është një institucion i ligjshëm dhe janë 400 studentë, që duan të dëgjojnë leksionin. A ka të drejtë profesori? Hannah Arendt, e cila ndoshta më mirë se kushdo e ka trajtuar temën e totalitarizmit, thotë se çështja nuk është aq e thjeshtë, përderisa është vetëm profesori ai, që u kundërvihet katër militantëve agresivë, e studentët vetëm rrijnë e bëjnë sehir, disa të trembur, disa duke u zbavitur dhe duke e shijuar shpirtërisht situatën e vështirë të përfaqësuesit të autoritetit institucional. Po ta zmadhojmë shkallën e vështrimit, kemi shembuj realë të shoqërive të ndryshme europiane në procesin e krizave të rënda të qeverisjes demokratike, siç i kanë zbërthyer një sërë mendimtarësh, mes tyre edhe Hannah Arendt. 2. Gjithë duke i konsideruar krejt legjitime pakënaqësitë dhe zhgënjimet e qytetarëve, si ndaj qeverisë, ashtu edhe ndaj opozitës berishiane, e cila ka lënë kujtime tepër të hidhura dhe sikur ngulmon t’i gjallërojë të tilla reminishenca, qoftë dhe nëpërmjet gjuhës që përdor, mendoj se të këqiat e jetës sonë politike vijnë edhe nga mungesa e një shoqërie civile politikisht aktive në vitet e post-diktaturës. Kjo mund të shpjegohet, së pari, me faktin se nën regjimin komunist nuk pasur fare shoqëri civile, sepse nuk mund të kishte grupime qytetarësh që të vepronin në mënyrë autonome për të ndikuar në politikë. Dhe, së dyti, mund të shpjegohet me faktin se totalitarizmi i Shqipërisë së Enver Hoxhës, si rrallëkund në Europën Lindore, nëpërmjet një dhune të skajshme mbi individin ka sjellë si reagim një individualizëm të skajshëm, rrjedhimisht një dëshirë për t’u vetëmbyllur kundrejt gjithçkaje që ndodhet jashtë caqeve të sferës private. P.sh., flitet shumë për korrupsion të pushtetit dhe korrupsioni nënkupton lehtësira të paligjshme ndaj atyre taksapaguesve të pasur që korruptojnë, ose, thënë shqip, që vjedhin paranë publike duke mos i paguar taksat përpjesëtimisht me të ardhurat dhe fitimet e tyre. Por, meqenëse është fjala për fonde publike, qytetarët nuk e shohin veten si të vjedhur, sikundërqë e shihnin veten të vjedhur në rastin e piramidave të famshme financiare, dhe sikundërqë nuk e shihnin veten të vjedhur në rastin e “lojës” me votat, më e madhe e më e frikshme në maj të ’96-s, dhe më e vogël, por jo më pak skandaloze në lidhje me Dushkun. 3. Muajt e fundit, në skenën politike shqiptare vërehet një ndryshim i rëndësishëm: Shfaqja, gjithnjë e më me forcë, e lëvizjes “Mjaft”. Për mendimin tim, është një ngjarje shumë shpresëdhënëse, jo vetëm ngase lëvizja po tërheq në veprimet e saj një numër përherë në rritje protestuesish, po edhe ngase një forcim i tillë është faktor sensibilizimi në mbarë qytetarinë. Megjithatë, dëshiroj të përqendrohem te disa ambiguitete të kësaj lëvizjeje. Krahas çështjeve konkrete të përzgjedhura si motiv proteste, lëvizja “Mjaft” ka shpallur se i kundërvihet klasës politike në tërësi. Me të drejtë, Fatos Lubonja thekson se kjo do të kërkonte natyrshëm që lëvizja të dilte si forcë e tretë politike. Ose duhet të bëjë diferencime brenda klasës politike ekzistuese. Edhe brenda opozitës, po edhe në forcat qeverisëse, do të shtoja. Përndryshe, nëse më lejohet të shtoj gjithashtu, kemi një refuzim të asaj që është e mundshme demokratikisht, sepse zhvlerësohen të tëra forcat politike që janë votuar nga qytetarët për t’u përfaqësuar në parlament, si parti në pushtet apo si parti opozitare. Rrjedhimisht, zhvlerësohet procesi i përfaqësimit parlamentar, sadokudo i brishtë ky mekanizëm për shkak të parregullsive të njohura ose abstenimeve ngaherë më të shumta në votime, pa llogaritur spektaklet e pakëndshme që japin harëpashere deputetët, ose më mirë një pjesë e tyre, por duke krijuar një imazh globalisht negativ për institucionin. Nuk besoj që ky arsyetim i imi për nevojën e diferencimit në klasën politike – dhe rrezikun e së kundërtës – të jetë ca si tepër largvajtës. 4. Jo vetëm në Shqipëri, po edhe në demokracitë më të zhvilluara, kemi një rënie të besimit ndaj klasës politike. Paralelisht, kjo gjen shprehje në lëvizje sociale alternative. Analistët më të kthjellët mendojnë se ato mund të shpien si në rigjallërimin e demokracisë, ashtu edhe në një populizëm retrograd me ngjyra autoritariste. Po le të kthehemi te realiteti shqiptar dhe te lëvizja “Mjaft”. Padyshim, qëllimi i lëvizjes “Mjaft”, i shprehur jo vetëm në deklarime, po edhe në stilin e të protestuarit, ndjek të parin nga drejtimet e mundshme të lartpërmendura, prandaj dhe kjo lëvizje më duket shpresëdhënëse. Porse nuk përjashtohet që rezultatet të bien ndesh me këtë qëllim. Duan apo nuk duan frymëzuesit dhe drejtuesit e lëvizjes “Mjaft”, ajo nuk mund të ruajë një barazlargësi ndaj qeverisë dhe opozitës, për faktin e thjeshtë se, normalisht, opozita nuk mund të ketë përgjegjësi po aq të madhe sa qeveria për problemet e një vendi. Çështja ndryshon kur krijohen kushte anormale në kuptimin institucional të fjalës. Në vazhdën e lëvizjes “Mjaft” dhe duke u përpjekur të nxjerrin përfitime nga sensibilizimi i shkaktuar prej saj, vërshuan, me një stil të tjetërllojtë, militantët e opozitës. Kemi, pra, ngjarjen e dhunshme të 7 shkurtit. Edhe mesazhi për qytetarët, në mënyrë të pashmangshme, ishte i tjetërllojtë. Por, kur them që rezultati mund të bjerë ndesh me qëllimin, me këtë nuk duhet nënkuptuar se lëvizja “Mjaft” po ndihmon objektivisht rimëkëmbjen e autoritarizmit të Berishës. Pas çdo gjase, përkundrazi, i fituari në këtë mes del ai të cilit Berisha i bën thirrje të ikë, Nano pra. 5. Nano, kryekundërshtari apo kryehasmi i Berishës, po shfaqet kohët e fundit me ndoca zakone të pazakonta. Duket se ai është i vendosur, kësaj radhe, që të mos e lëshojë pushtetin. Sinjalet që dha me kongresin e partisë të bëjnë të mendosh se ai është i vendosur që, në raste protestash të dhunshme të opozitës, të vërë në përdorim shkopinjtë e gomës dhe qelitë e komisariateve të policisë dhe ta shtyjë kështu deri në zgjedhje. Fare lehtë mund të përfytyrohet si do të ishin të tilla zgjedhje, ku do të humbnim të gjithë. Ndërkaq, nëse Berisha vazhdon me protesta, por në mënyrë paqësore, kjo mund t’i shtojë shanset që rreth opozitës të mblidhen sa më shumë simpatizantë, çka do të ndikonte psikologjikisht, që opozita të arrijë më e fortë në zgjedhje. Po lëvizja “Mjaft”? Hë për hë, mbas ndodhisë së 7 shkurtit, ngjan si e topitur. Duket sikur ia kanë rrëmbyer terrenin dhe sikur nuk ka çfarë të bëjë. Por, në të vërtetë mund të bëjë shumë, sot ndoshta më shumë se kurrë, duke mos mbetur në deklarata të përgjithshme kundër Berishës për të krijuar tablonë e njëfarë barazlargësie. Në situatën e sotme, lëvizja “Mjaft” mund dhe duhet të vazhdojë të japë shembullin e vet sesi protestohet, dhe fenomeni i dhunës politike nuk është një motiv i parëndësishëm për protestë paqësore e të qytetëruar.
VIKTIME E TERRORIT SHTETEROR Kujtim Deli Rahova nga fshati Shtoj i Komunes Rrethina te Rrethit te Shkodres, eshte nje nga demokratet qe ka vuajtuar terrorin shteteror dhe per te cilin sot familja nuk di se ku ndodhet. Kujtimi ishte antar i shoqates demokratike – politike – nacionaliste “Azem Hajdari”. Ne varrimin e liderit te pluralizimit shqiptar, Azem Hajdari, me 14 shtator 1998, ai ishte nder ata qe u dhunuan nga policia dhe nga kjo dite e ne vazhdim, Kujtimi iu nenshtrua nje terrori dhe presioni psikologjik te papare. Megjithate, si nje demokrat i flakte, ai nuk u perkul. Ne zgjedhjet parlamentare te 24 qershorit 2001, Kujtimi do te ishte vezhgues i Partise Demokratike ne nje qender votimi ne zonen e tij elektorale. Ai punoi gjysem i fshehur, pasi tashme policia e kishte futur ne listen e demokrateve te cilet ata dhe madje edhe familjaret, terrorizoheshin ne forma nga me te ndryshmet. Kercenimet dhe terrori psikologjik, nuk do ta perkulnin Kujtimin ne mbrojtje te vlerave dhe idealeve demokratike. Ne zgjedhjet e 12 tetorit te vitit 2003, ai perseri do te ishte nje aktivist i vyer, me nje kontribut te madh ne fitoren e demokracise ne qytetin e Shkodres. Presionet rriteshin nga dita ne dite. Jeta e tij, pas shume kercenimeve u be e pasigurte ne vendlindje, te cilen me shume dhimbje, u detyrua ta braktise. Edhe sot e kesaj dite, familjaret dhe te afermit, nuk kane asnje informacion per Kujtim Deli Rahova nga fshati Shtoj i Kumunes Rrethina, rrethi Shkoder. Edhe ky demokrat i paperkulur, eshte viktime e terrorit shteteror mbi demokratet. SOKOL PEPUSHAJ DIJET E TE “DITUREVE” PO DEMTOJNE KOMPLEKSIN IMUNITAR Ti popull thua se Shqiperia eshte plot enverizem, plot padrejtesi, i ngjan nje dinastie. Asgje s’ke thene. Ti popull mendon se po te vjedhin perdite e pernate, po te mashtrojne, po te vrasin endrrat e shpresat. Asgje prej gjeje s’ke menduar. Fjala jote popull, mendimi yt popull, sa kohe qe te rrine ne keto “ujra” te qeta, s’ka vlere fare. Po edhe e atehere, le te mos themi gje, ne qofte se s’kemi kujt t’ja themi, pasi natyrshem synojme te flasim me popullin. Ne kemi thene shume here se diktatura duhet rrezuar me vote, ti popull mendjen tende. Ne kemi thene se na duket mungon rendi e siguria, mungon ekonomia, mungon drita e uji, mungon shteti ligjor i njejte per te tere, ti popull mendjen tende se mendjen tende, perderisa mendjen, duart, energjine, nuk i aktivizon ne ca pune me te dobishme. Popull, thua i ke duart vetem per te ndezur qirinje? Nuk mund te sakrifikoj, the? Po mire atehere, na thuaj cfare do humbesh me shume se ke humbur, nese sakrifikon per te miren tende, per pak me shume fytyre shqiptarizmi? Gjithsesi, kur ti popull heshte, pranon te keqen si te mire, ke fshehur identitetin, apo jo? Nejse, atehere le te prekim disa pjese censure qe ti popull, duket nuk i sheh. Ekonomia dhe mbyllja hermetike eshte e para. Kjo ka bere qe Shqiperia te kete edhe boset me te fuqishem, edhe fukarenjte me te shkundur te kesaj bote. E dyta eshte mashtrimi dhe huri qe te pret ngado. Kjo ka bere qe ti popull te jesh i bindur si qengj e te mos shohesh larg. E treta eshte vrasja e shpreses dhe mungesa e perspektives. Kjo ka bere qe te mos kesh synime dhe te humbesh dhe ndjenjen kombetare. Qe tu biem gjerave shkurt, kur zeri i sovranit eshte i mekur, kur zeri i opozites shpreson ne pamundesine, kur si sovrani si opozita duart i kane ne “thesin” e te pamundures, do te thote qe kombi pranon apriori te kaperceje me vullnet te pavullnetshem kufirin e normalitetit. Atehere nuk gjenerohet asgje e mire, atehere nga dijet e te “diturve” demtohet rende kompleksi imunitar kunder te keqijave, pra kunder qeverisjeve tip dinasti. Keshtu pra popull, ne mendojme se si “kongresmenet” me vlera intelektuale ne trajta te epidemise se gomarllekut, ashtu edhe te punesuarit per te gjuajtur me gure, jane pjese e nje trungu qe po brehet perdite. Po tu thuash te dy paleve: Futini duart ne xhepa, do te thone: Edhe xhepat i kemi te grisur. Po te “diturit”, “sherbetoret” tuaj, si i kane xhepat? SOKOL PEPUSHAJ Pamjaftueshmeria e MJAFT. Rivleresim per nje levizje Kur me shume se nje muaj me pare aktiviste te levizjes MJAFT I intensifikuan protestat e tyre qytetare deri ne ate pike sa I kerkuan kryeministrit Nano doreheqjen per shkak te papergjegjshmerise se ketij te fundit ne tragjedine e 9 Janarit,shumekush krijoi bindjen e palekundur se tashme ne Shqiperi po pervijohej nje opozite e re jashte dyerve te parlamentit, me nje botekuptim tejet te ri e madje te panjohur te termit PROTESTE. Ky intensitet I protestave te Mjaft solli nje rivleresim te qytetareve ndaj kesaj levizjeje nje pjese e te cileve nxituan ta etiketonin ate si opozita reale ne Shqiperi. E drejtuar nga nje grup te rinjsh te shkolluar ne perendim dhe e financuar fuqishem nga ambasada holandeze, levizja ngjalli simpati jo vetem tek qytetaret por edhe te disa nga figurat me te spikatura te politikes dhe te letrave shqipe te cilet madje nuk nguruan tu ofrojne asistence ketyre te rinjve. Menyrat e tyre te te thenit mjaft, qe nga damkosja e nje telajoje me shenjat e kuqe te duarve, kontributi per shkarkimin e nje ministri te papergjegjshem e deri tek vendosja e gomones me letrat e qytetareve para godines se kryeministrise bene qe shqiptaret te binden se me ne fund dikush jashte kulisave te politikes e ngriti zerin per morine e problemeve me te cilat ata perballen cdo dite. Krahas organizimit te protestave te njepasnjeshme, drejtues te Mjaft u kthyen ne personazhet me te spikatur ne mediat shqiptare nga ku nuk nguronin ti benin thirrje kryeministrit qe te kerkonte falje publike per tragjedine e 9 Janarit. Ne te kundert, me te njejten kembengulje ata I kerkonin Nanos doreheqjen, duke sfumuar keshtu ne nje fare menyre strategjine e opozites parlamentare per rrezimin e qeverise. Ne takimin e zhvilluar me kryeministrin, drejtuesi I levizjes Mjaft Erjon Velija e ktheu eren teresisht ne favorin e tij dhe te kauzes qe perfaqesonte, jo aq per deklaratat sesa per menyren origjinale te protestes ndaj kreut te ekzekutivit. Ne ndryshim nga drejtues te organizatave dhe shoqatave te tjera te pranishme ne takim, Velija kishte “guxuar” ta ftonte kryeministrin te kerkonte falje publike per indiferencen e treguar ndaj tragjedise dhe e gjitha kjo permes nje bluze ne te cilen ishte formuluar pikerisht kjo kerkese. Pas takimit me kreun e qeverise, Velija deklaroi vazhdimin e protestave gje qe realisht nuk ndodhi.Ketu levizja Mjaft duket se I tha mjaft edhe vetvetes. Kjo nderprerje e protestave aq origjinale te Mjaft lidhet ne fakt edhe me nje nderhyrje te ambasadorit amerikan Xhefri e cila megjithese u perfol nga mediat, nuk u pohua por as nuk u pergenjeshtrua nga protagonistet. Menjehere pas ketyre zhvillimeve, ne menyre disi te papritur levizja Mjaft u rikthye ne “dashurine” e saj te vjeter: protestat ndaj Keshit madje duke I udhehequr ato edhe ne qytete si Kukesi ndoshta me nje synim te vetem,per t`iu shmangur per disa kohe kryeqytetit. Aktualisht levizja Mjaft ka pesuar nje renie te lire e cila ne realitet nuk kerkon edhe aq mund te merret vesh se nga erdhi. E veshtire eshte te mesohet nese kjo levizje do te kete me rastin e arte I cili pavaresisht rrethanave, iu shfaq nje muaj me pare por qe tani duket teper I larget. Keta te rinj te diplomuar kryesisht ne perendim megjithese vendosen duart me boje te kuqe ne nje telajo, megjithese ironizuan telekomin me spangofonin, megjithese zbukuruan pemet me leter higjenike, megjithese… u mjaftuan duke I thene vetes MJAFT. Taulant Kopliku Protestat e opozites dhe qeveria hije Opozita shqiptare, po jep shenja te nje ringritjeje te shpejte, kete here e bashkuar fuqimisht. Nje enderr e kahershme jo vetem e liderit te saj Sali Berisha, por e gjithe popullit opozitar, i cili ndahet nga ai qeverises me vetem disa perqind, sipas zgjedhjeve te fundit. Realisht, edhe kete here, si ne te gjitha levizjet demokratike, shtysa erdhi nga veriu, vecanarisht Shkodra. U desh qe te humbisnin jeten e tyre te pafajshme 21 veriore, pjesa me e madhe shkodrane, qe opozita te kujtohej te kerkonte llogari ndaj qeverise. Pakenaqesise popullore opozitare por jo vetem, per tragjedine e 9 janarit 2004 ne Karaburun, iu bashkuan me te drejte edhe pakenaqesite per rritjen e cmimit te energjise rreth 38%, te cmimit te impulseve te telefonise se ofruar nga operatori shteteror Albtelekom, te cmimit te bukes dhe mallrave te tjera kryesore per nje minimum jetik te mbijeteses. E ndersa tashme te gjithe e kane te qarte se Parlamenti eshte thjeshte nje arene e perhershme e fitoreve te mazhorances aktuale dhe te kryeministrit Nano, sheshi eshte i vetmi vend ku mund te drejtohet opozita, e vene ne balle te popullit opozitar. Per hir te se vertetes, nuk jane te pakte as perfaqesuesit e popullit pozitar qe i jane drejtuar shesheve te protestave, vecanarisht ata qe edhe pse ne administrate shteterore, marrin nje rroge ne kufinjte e paperballimit te jeteses. Pergjigja e pare e popullit opozitar, erdhi me 7 shkurt. Nese nuk do te kishte patur disa thyerje xhamash, protesta do te kishte qene nje shprehje e paster e demokracise se drejtperdrejte. Nuk ka rendesi nese ishin te inflirtuar te SHISH-it apo edhe protestues te varferuar maksimalisht ata qe hodhen guret. E rendesishme eshte qe kjo skene, te mos perseritet ne protestat e ardhshme, te cilat opozita politike eshte e vendosur te vazhdoje. Interesant eshte edhe qendrimi i perfaqesuesve te huaj ne Shqiperi. OSBE, Keshilli i Evropes dhe Ambasada Amerikane, u shpreh hapur kunder dhunes se ushtruar ndaj institucioneve, qe ishin vetem disa xhama te thyer. Por me i rendesishem, eshte evoluimi i qendrimeve te mepasme. Thuajse ne unison, haptas apo me kamuflim, u pershendeten protestat, por vetem me nje kusht: te jene paqesore. Nje gje e tille, para se te huajve, i intereson shqiptareve, e ne menyre te vecante klases politike opozitare, vecanarisht per imazhin e Shqiperise ne Evrope. Nuk ka asnje politikan te opozites, qofte edhe vete Sali Berisha, qe do te gezohej ne nje vonim te mundshem te nenshkrimit te marreveshjes se asocim-stabilizimit te vendit tone me BE-ne. Mberritja jone ne Evropen e Bashkuar, eshte endrra me e madhe e te gjithe shqiptareve, pavaresisht polemikave normale politike pozite- opozite. Gjeorgjia dhe Shqiperia, gjeorgjianet dhe shqiptaret, jane shume larg, qofte edhe ne mentalitet. Karakteri yne, eshte shume i ashper dhe prej tij, per mire apo per keq mund te perfitohet lehte. Nese me 7 shkurt, populli opozitar do te futej ne Kryeministri, panorama do te ishte e qarte: djegie dhe shkaterrim, por edhe vjedhje e grabitje nga te tjere qe fshihen pas petkut te protestuesit paqesor deri ne momentin e volitshem. E pra, ne Gjeorgji, njerezit u futen edhe ne Parlament, dolen jashte paqesisht dhe nuk u thye as edhe nje karrike. Nuk ka ardhur akoma koha qe ne Shqiperi, te konsumohet nje “Revolucion i Trendafilte”, prandaj te mos e kerkojme kot. Protestat, jane mjeti me i shkelqyer i shprehjes se demokracise se drejtperdrejte nga zgjedhesit. Per kete, opozita e cila do te jete minorance zyrtarisht, deri ne veren e vitit 2005, kerkon ndryshimin e pushtetit, e thene ndryshe: te vije vete ne pushtet duke rrezuar mazhorancen, socialistet. Pervec votes se lire, protesta eshte mjet ideal per ti kerkuar qeverise te jape doeheqje. Ne kushtet aktuale, te nje varferie te tejskajshme, te monopolizimit te cdo aspekti te jetes nga nje grup njerezish, populli opozitar, i cili eshte edhe me i neperkemburi, ka te drejte ti kerkoje perfaqesuesve te vet qe u ka dhene voten, te dalin ne shesh. Megjithate, 8 kryetare te partive opozitare, nuk mund te ofrojne shume, vecanarisht zgjidhje per problemet jetike, qe i detyrojne njerezit te protestojne ne sheshe te Shqiperise. Platforma, qofte edhe provizore per rruget e zgjidhjes se problemeve dhe jo thjeshte sulmi pa dhene alternative, do te shtonin forcen e opozites, pse jo edhe numrin e protestuesve ne shesh. Opozita, ne perberje te saj qofte publike, apo edhe ne brendesi, ka kapacitete te jashtezakonshme qe mund te ofrojne alternativa shume me te mira se ato qe ka aktualisht mazhoranca, e cila sic eshte normale, eshte konsumuar nga rreth 7 vite pushtet absolut. Qytetaret, do te kishin mundesi te zgjidhnin jo vetem ne mes protestave dhe antiprotestave, por edhe ne mes zgjidhjeve te ofruara nga mazhoranca dhe minoranca. Sigurisht, kjo nuk mjafton. Shqiptaret kane te drejte te dine edhe emrat e atyre qe do ti qeverisin, nese opozita vjen ne pushtet, gjithmone permes mekanizmit te votes se lire te qytetareve. 8 kryetare te partive opozitare, nuk jane garanci per nje qeverisje me te mire te kjo aktualja, aq me shume kur thuajse te gjithe jane konsumuar ne moskonseguencen ideore, duke pranuar se kompromiset e perkohshme, jane te pranueshme ne mbare globin. Ketu, duhet te ndalen gjate partite e vecanta te opozites, por edhe vete opozita ne bllok. Rinovimi dhe fytyrat e reja, jane mese te domosdoshme. Sic e ka thene edhe nje botues i njohur ne nje te perditeshme protesta nuk eshte nen moton “Nano ik, hajde Berisha”. E ne keto kushte, duke filluar nga vete lideri i opozites dhe te gjithe kryetaret e partive opozitare, duhet te deklarojne publikisht se terhiqen nga te gjitha postet kushtetuese, vecanarisht ekzekutive, nese opozita vjen ne pushtet. Ketu duhet te perfshihen qe nga posti i Presidentit te Republikes, Kryetari i Kuvendit, zv.kryeministri dhe ministrat. Atehere, opozita do te ishte shume e besueshme, do te ndikonte qe te terhiqte ne rradhet e saj, edhe mjaft te majte, te cilet ndoshta per hir te alergjise se trashiguar nga viti 1997 per kryetare te vecante te partive politike, votojne per PS apo aleatet, edhe pse tashme duhet te blejne buke me cmim me te larte. Ndoshta, duhet te ndiqet edhe shembulli i Partise Republikane, ndoshta ka ardhur koha e Presidenteve te Nderit, ndoshta ka ardhur koha te krijohet edhe nje Senat, ku te zene vend pse jo te perjetshem, ish-presidentet, ish-kryeparlamentar, ish-kryeministrat. Politika shqiptare do te qetesohej, jo te pastrohej nga politikanet me pervoje mbi 13 vjecare, per te cilet jo rradhe kemi dhe do te kemi nevoje. Me pas, do te ishte rradha e emrave. Do te dalin nga partite opozitare, mund te jene apo jo antare te tyre, por te zgjedhur dhe te besuar te tyre. Mundesisht sa me shume tekniciene, sa me pak te politizuar, sa me pak ne poste drejtuese kyce te partive politike. Nuk eshte e veshtire qe 8 parti politike te formojne nje kabinet qeveritar me 18 apo 20 ministra. Protestat si zgjidhje per zgjedhje te parakoheshme. Duket e veshtire, vecanarisht pas forcimit te jashtezakonshem te pozitave te Fatos Nanos ne Kuvendin e Shqiperise. Historia e ketyre viteve te demokracise, ka treguar se Nano thuajse gjithmone eshte rrezuar pas protestave masive te shtresave te ndryshme te shoqerise. Megjithate, ka edhe nje tjeter perllogaritje. Gjate gjithe rrezimeve te tija, Nano nuk ka mbijetuar ne pushtet jo me shume se 12 muaj, ndersa tani po i afrohet dy viteve ne pushtet. Disa analiste, thone se numri i pjesmarresve ne protesta, eshte i rendesishem. Kujtoj vetem nje fakt: ishin me mijera protestuesit ne sheshin Tien- an Men te Kines ne fillim vitet ’90, por te gjithe kane te fiksuar nje te ri, i cili i del i vetem para tankut ushtarak dhe arrin ta ndal. 3 mije, 7, 10 apo 20 mije protestues, nuk mund te rrezojne nje qeveri, vecanarisht kur zgjedhjet e vitit 2001, jane quajtur te drejta pas kompensimit te opozites me presidentin konsensual, i cili tashme ka mbetur pa atesi apo amesi politike. E rendesishme eshte paraqitja e platformes per zgjidhjen e problemeve te shumta qe detyrojne shqiptaret te dalin ne shesh. Por me e rendesishme, eshte paraqitja me nje staf, qeveri-hije apo quajeni si te doni, te besueshme, te ciles duhet ti besojne shqiptaret. Eshte kjo detyra me urgjente e opozites. Por edhe nese kjo, nuk do te arrihet brenda nje kohe shume te shkurter, protestat do te fillojne te shuhen dhe gradualisht do te arrijme ne zgjedhjet e vitit 2005. Nuk duhet harruar qe ne rast fushatash, populli pozitar eshte me i mobilizuar dhe i stimuluar se ai opozitar. Blerti DELIJA INTELEKTUALET S’ MJAFTON TI AFROSH, DUHET TI DEGJOSH Disa here opozita u eshte drejtuar intelektualeve, sidomos para fushatave zgjedhore, eshte folur shume per ta cka tregon se intelektualeve u njihet dhe u dihet vlera. Por domosdoshmeria e angazhimit te tyre ne zgjidhjen e problemeve te vendit, a dihet, a pranohet, a realizohet? Per kete te vjen keq qe pozitivja eshte eklipsuar. Perse ky fenomen i tille? Perse kerkohet perseri sot ti afrohen intelektualet opozites? Intelektualet e dine se te mires duhet ti afrohesh, pasi ajo kurre nuk vjen tek njeriu si ne parralle. Megjithate, kjo eshte nje teme ne vete. Kohe pas kohe drejtues kryesore te opozites, pohojne se eshte siguruar afrimi i intelektualeve nga shoqeria civile, madje shtojne se nje gje e tille eshte bere me mjaft sukses. Dicka fosforon nga kjo e vertete. Por e verteta e plote nuk mund te fhsihet pas dy apo tre zv.rektoreve te respektuar a ndonje tjetri, te cilet arriten te pranojne kandidimet e ofruara ne poste drejtuese te pushtetit vendor. Ata jane per vtu respektuar sepse sakrifikuan shume nga vetja, per tu vene ne sherbim te qytetareve te tyre, te se djathtes opozitare. Po si eshte atehere e verteta e afrimit te intelektualeve nga opozita? Nje gje eshte e vertete. Per afrimin e intelektualeve tek opozita, eshte folur shume me teper se c’ eshte arritur. Intelektuali i mirefillte eshte opozitar. Ndaj eshte intelektual. Zerat e tYre i degjojme te ngrihen shpesh ne media, sidomos ne ate te shkruar. Por vetem kaq. Prove per kete eshte vete fakti se megjithese pohohet se , pa siguruar perfshirjen e e intelektualeve opozitare, nuk mund te vije e Djathta ne qeverisje, nje rotacion i tille i qeverisjes, nuk eshte arritur, cka tregon se kjo perfshirje nuk eshte siguruar. Perse atehere intelektualet nuk vihen vertetesisht ne pozitat qe u takojne? Perse nuk marrin ato ne dore vertetesisht zhvillimet politike ne vend? Shume intelektuale shprehen se kjo kekese per afrimin e tyre eshte demagjogji e rradhes. E Djathta flet shume per intelektualet, sidimos kur ndjehet ne veshtiresi, por ne te vertete mbeshtetet vetem ne fanatiket e partise qe pergjithesisht nuk jane intelektuale dhe ne disa grupime ordinere qe nuk bindin per konseguence e qe lekunden pas interesash. Qe ketej vjen mendimi se intelektualet e vertete nuk degjohen. Intelektuali s’ mjafton vetem te afrohet, ai duhet te degjohet. PD-ja duhet ti degjoje intelektualet, e kete gje duhet ta beje sidomos kur ata kundershtojne. Koha tek ne provoi se ne shtresen tone intelektuale ka dy kategori: Intelektuale te vertete dhe “Inteligjente”. “Inteligjentet” jane ata intelektuale qe afrohen lehte e qe i pershtaten me deshire e bindje kerkesave te drejtuesve opozitare, prirur nga perfitime personale. Ata nuk jane per ndryshime, ata jane konjukturale, lehtesisht te lekundshem, pasi nuk udhehiqen nga bindje te djathta te ngulitura, Tek ato nuk behet fjale per perkushtim. Si te tille, jane bashkeudhetare shume te perkohshem. Vereni ku jane sot dhjetera ish- deputete demokrate te te gjithe legjislaturave te meparshme. Vereni ku jane dhjetra e dhjetra ish- kuadro nivelesh nga me te ndryshmet te periudhes se qeverisjes demokratike. E keqja e madhe, eshte se opozita vazhdon te ndjeke kete praktike pune e marredheniesh me intelektualet “inteligjente” pa korrigjuar vehten, pa nxjerre mesime, pa i pare gabimet ne sy. Eshte ky nje moment delikat qe kushtezon lekundjen e madhe te intelektualeve, lekundjen e besimit. Lekundet keshtu besimi, kur zhvillimeve te tilla te perseritura nuk di ti vesh emrin, nese jane deshira te qellimshme, apo gabime te perseritura te rradhes e faje. Kjo ka bere qe te largohen nga inkuadrimi partiak jo vetem intelektualet “inteligjente”, por edhe intelektuale te mirefillte. Dhe keshtu, duke u quajtur te gjithe “renegate” e tradhetare distancohen nga e djathta dhe vlera te medha qe disa here bejne te dyshosh se cila nga keto eshte opozita e vertete. Kjo eshte ajo e quajtura vrasje e ndergjegjes e shpreses per to dhe elektoratin qe i ndjek a qe do ti ndiqte. Kujt i intereson kjo? Vec opozites se vertete jo. Ne percaktimin me te besueshem si koncept, si nocion, intelektual do te thote njeri qe kulturen e pergatitjen e tij, e ve ne sherbim te angazhimit per ndryshime. Keta intelektuale nuk i shohim te afrohen ashtu si duhet tek opozita. Kontributin e tyre, nuk kemi fatin ta gezojme ne te mire te zhvillimeve te vendit. Perse ngjet kjo? Intelektuali e di mire se kusht vendimtar qe opozita te vije ne qeverisje, eshte bashkimi i partive e djathta ne nje bllok antiqeveritar. Perse nuk realizohet ky bashkim? Perse edhe sot, kur me shume se kurre kerkohet nje gje e tille, vemendja per bashkimin e partive te djathta, spostohet me kerkesen per afrimin e intelektualeve opozitare? Lideret opozitare edine e duheta ta dine se eshte me lehte te afrohen ne nje front antiqeveritar partite e djathta se sa intelektualet opozitare ne mbare vendin. Nje afrim i intelektualeve qe kerkohet sot nga PD-ja do te ishte me i lehte, me i vertete dhe me i besueshem te realizohet, nese do te bashkoheshin me pare partite e djathta ne nje front. Intelektualet e vertete e dine mire nje gje te tille dhe e kane kerkuar dhe e kerkojne ate me insistim edhe sot. Ata jane simpatizante programesh te partive te ndryshme te djathta. Atehere perse nuk degjohen ata? Perse nuk realizohet nje gje e tille? Perse kerkohet te vihen ne levizje gjymtyret- pjese te nje trupi e perjashtohet koka qe i drejton ato? Sepse grupet intelektuale me prirje te djathta, te pakten shpirterisht udhehiqen nga keto parti. Keto diagnoza jane lehtesisht te percaktueshme. Politika kerkon aftesi per ti percaktuar drejt ato e te jape receta te sakta per sherimin e gjendjes. Perse nuk ngjet keshtu? MARIAN SHESTANI Interesa greke dhe libaneze pengojne prosperitetin e Shkodres. Kompania e mirenjohur “Spacelift” ne prodhimin e cementos, pret me kot prej rreth 8 vitesh te filloje ndertimin dhe me pas shfrytezimin e Fabrikes se Cementos ne Komunen e Postribes, rrethi Shkoder. Ka qene vitit 1998, kur perfaqesues te firmes se mirenjohur gjermane, iu drejtuan qytetit te Shkodres dhe me pas Postribes. Me ngulm, per shume kohe realizuan analiza pas analizash, studime pas studimesh, investuan qindra mije dollare. Realizuan nje projekt shume te vlefshem, shume modern dhe shume ekologjik per ngritjen e nje fabrike cementoje. Pas nje pune voluminoze, duke marre edhe pelqimin e Komunes Postribe, dokumentacioni u percoll ne Tirane ne Ministrine e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit. Ketu mbaron pjesa e bukur, pjesa pozitive e fabules qe po i mohon Shkodres nje investim prej 140 milion dollare amerikane. Fillesa Ne nje nga sallat e hotel “Rozafa”, diku aty nga fundi i vitit 1997 apo fillimi i vitit 1998, ishte Gjergj Zefi, atehere eksponent i larte i PAD-se ne Tirane, ai qe prezantoi projektin per ndertimin e nje fabrike Cementoje ne Postribe. Fillimisht, Zefi deklaroi, edhe ne prani te perfaqesuesve te firmes gjermane, se vlera e investimit do te ishte rreth 500 milion marka gjermane. Kaq. Kjo konference shtypi, shenoi fillimin dhe mbarimin e endrres qe u soll ne Shkoder nga nje bir i saji, por qe nuk u materializua kurre. Ne vitin 1998, punet filluan me mbare. Firma gjermane “Spacelift” u afrua me vullnetin e mire, duke realizuar takime qe nga prefektura, keshilli i rrethit, Komuna Postribe. Te gjithe ishin dakort dhe e stimuluan kete projekt, me i madhi i realizuar ndonjehere ne qarkun e Shkodres. Me natyren e tyre, gjermanet filluan punen studimore dhe analizuese duke filluar nga perberesit e terrenit, prej nga do te merrej edhe lenda e pare per prodhimin e cementos. Mijera dollare u harxhuan ne keto projekte dhe me ne fund, u arrit ne krye. Dosja voluminoze, ka mese dy vite qe eshte dorezuar ne Ministrine e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit. Te gjithe kane firmosur, mbetet qe te vendoset vetem firma e kryeministrit Fatos Nano, por si kryetar i Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes. Megjithate, sipas fjaleve te kryekomunarit te Postribes, Faz Shabaj, i cili ka kerkuar sqarime per ceshtjen, problemi i Fabrikes se Cementos Postribe, nuk ka kaluar akoma per shqyrtim ne KRRTSH. Shifra – Me deshiren me te madhe, banoret e Postribes ishin te gatshem te leshonin 81 hektare toke per tu shfrytezuar nga firma gjermane, qofte per ndertimin e Fabrikes, por edhe per shfrytezimin e tokes per nxjerrjen e lendes se pare. – Investimi kap shifren 140 milion dollare amerikane, dhe jepej si kredi per firmen gjermane nga bakna prestixhoze, mes te cilave edhe banka amerikane. – Cilesia e cementos, do te ishte shume e larte e markes 900, dhe ne nje vit, me fillimin e punes, Fabrika do te prodhonte 1.2 milion tone. Garancia e punimeve me kete cemento, eshte shume me e larte e importuara, por edhe cmimi shume me i leverdisshem se i importit. – Komuna e Postribes, aktualisht ka 1600 familje qe trajtohen me ndihme ekonomike, ndersa qyteti i Shkodres, me shume se 6500 te tilla. Procesi i ndertimit te Fabrikes, do te punesonte direkt 1000 vete, ndersa edhe shfrytezimi do te punesonte po kaq, pra 1000 punetore. – Rreth 10% e vleres totale te investimit, do te perdorej per ruajtjen e mjedisit ne zonen ku do te ngrihej Fabrika, per te eleminuar rrezikun e cdo ndotjeje te mundshme. – Si rregull, qe nga koha qe eshte dorezuar projekti ne Tirane dhe deri me sot, Fabrika e Cementos ne Postribe duhej te ishte ndertuar, madje edhe te fillonte prodhimi. Interesa greke dhe libaneze Pala gjermane, sic eshte ne natyren e ketij kombi, nuk i ka humbur aspak shpresat, madje nuk eshte stepur. Ata tashme e njohin mentalitetin shqiptar dhe vazhdojne te enden sa ne Tirane, Shkoder, Postribe, nga njera ministri ne tjetren. Ndersa kryekomunari i Postribes Faz Shabaj, eshte disi me pesimist. Jane interesa greke apo libaneze, na thote ai qe mesa duket pengojne fillimin e ndertimit dhe me pas te shfrytezimit te Fabrikes se Cementos. Me pas te tregon ne detaje te gjitha perpjekjet dhe ecejaket per pergatitjen e projektit, dhe si ka ngecur ai pa u futur ne mbledhje te ndryshme te KRRT-se se Republikes. Madje qe nga koha e zanafilles se projektit me te madh ne qarkun e Shkodres, jane nderruar tre kryeministra duke filluar nga Pandeli Majko, Ilir Meta dhe tani Fatos Nano. Asnjeri, deri ne keto momente nuk e ka shqyrtuar, te pakten per te thene se eshte i papranueshem. Ndersa per te vendosur poshte firmen, as qe behet fjale. Bisnesi i ndertimit E gjithe Shqiperia, nga Vermoshi ne Konispol, i ngjet nje kantieri gjigant ndertimi. Pa frike, mund te pohojme se gjate ketyre 13 viteve demokraci, thuajse te gjitha parate e shqiptareve, qofte edhe te emigracionit jane derdhur ne ndertim. Nga nje kolektivizim i jashtezakonshem i komunizmit, sic ishte e natyrshme, u kalua ne nje iniciative privare ne cdo gje dhe per cdo gje. Industria vendase, ne kete drejtim , ishte e rrenuar. Nuk prodhohej asgje, duke filluar nga tullat, hekuri dhe cementoja. Rruga me e shkurter dhe me fitim prurese, ishte importimi, kryesisht nga vendet fiqnje. Sic eshte e qarte, monopolet e keteyre lidhjeve bisnesnore, i kishin ose vete pushtetaret e te gjitha ngjyrave, ose njerez afer tyre. Kuptohet, se nje monopol i tille, pervec se sjell fitime kolosale ne nje vend qe ndertohet cdo dite, do te vije duke minimizuar. Realisht keshtu ndodhi. Vit pas viti filluan te prodhohen tulla ne vend, madje vetem ne Shkoder, ka disa punishme prodhim tullash, tjegullash dhe blloqesh. Tashme, edhe hekuri prodhohet ne nje pjese te metalurgjikut te Elbasanit. Monopoli i vvetem lkryesor, eshte ai i cementos. lIderi i opozites, Sali Berisha, por edhe te tjere, kane bere hapur lidhje te pushtetareve aktuale, deri edhe te sekretarit te pergjithshem Ruci, me monopolet e ndertimit ne Shqiperi. Edhe tonelatat qe hyjne permes tokes, apo detit me anije te ngarkuara me cemento, kane nje visto te gjere nga doganieret. E kjo ndodh vetem kur njerez te gjithepushtetshem, jane pas. Nje mik i imi, i cili ishte i interesuar pikerisht ne kete sfere, prodhimin e cementos ne vend, me tregonte nje dite se per te mos filluar pune Fabrika e Fushe-Krujes, ishte blere nga nje monopolist i madh i cementos, dhe mbahej e mbyllur duke perballuar nje kosto te madhe humbjeje vjetore, disa milione dollare. Komentet jane te teperta, vecanarisht per fatin e Fabrikes se Cementos Postribe. Epilog Nje dite, Fabrika e Cementos ne Postribe, do te ndertohet dhe do te prodhoje. Nese do te merziten gjermanet, dikush tjeter do te vije, pasi aty ndodhet lenda e pare e nevojshme per prodhim cementoje. Ndoshta kryekomunar nuk do te jete me Faz Shabaj, do te jete nje tjeter, pasi do te duhet te kaloje mjaft kohe. Nje dite, pushtetaret tane, do te pasurohen shume, aq shume sa do te pelcasin nga shendeti financiar i ngritur ne kurriz te postribakeve, apo shkodraneve. Do te marrin fund monopolet e cementos te pushtetareve tane ne Shqiperi dhe atehere, do te filloje pune Fabrika e Cementos ne Postribe. Sa kohe do te duhet? Kesaj pergjigjeje veshtire ti pergjigjet dikush me saktesi. Megjithate, nje gje eshte e sigurte: kur te filloje punen Fabrika e Cementos Postribe, shtepite e reja ne Shkoder, do te ndertohen me kosto me te ulet dhe pervec kesaj, Veriu do te njohe nje prosperitet shume te madh ekonomik.
Blerti DELIJA
LajmiNë ditët e fundit të dhjetorit 2003, Terezina Summa, e njohur si një mjeke e shquar kardiologe në qytetin e saj në Shkodër, botoi librin e jetës, “Familja Summa”. Një histori e shtrirë në 2 mijëvjeçarë, e njërës prej familjeve më të vjetra të historisë kombëtare. Nga kjo familje, kanë dalë shumë konsuj, tregtarë, klerikë, mjekë dhe luftëtarë. Ata kanë qenë nga tregtarët e parë në Milano dhe në Shkodër dhe luftëtarë të së resë ngaherë. Një emër fisi shqiptar në dy mijëvjeçarëFlitet për Familjen e njohur Summa, paraardhësit e të cilëve, përmënden që në shekullin e XIV. Demetriues Summa, stër-stërgjyshi i tyre baron, mundi Stefan Dushanin e madh në vitin 1331. Më pas, ata “fshihen” në histori dhe në shekullin e XVII, përmenden si tregtarë. Kjo familje do të vazhdojë të prodhojë pastaj, pa u rreshtur: Diplomatë, priftërinj, tregtarë dhe mjekë. Kanë lidhje të ngushtë me Papët e Romës dhe me heronjtë shqiptarë si Skënderbeu. Bëmat e tyre, do të përshkonin kontinentin, teksa ata u atashuan pranë personazheve të mëdhenj të kohës, si Caresha e Rusisë; apo ndërsa udhëhiqnin kryengritjet. Një pinjolle 80 vjeçare e tyre, Terezina Summa, e ka sjellë kujtimin e tyre në ditët e fundit të vitit 2003, me një monografi të shkëlqyer, një model shkrimi për pak familjet e Mëdha shqiptare të mbetura
Ben Andoni Janë disa familje në Botë, që kanë për detyrë që të vazhdojnë një rrugëtim të gjatë. Gjaku i fortë dhe destini hyjnor i bëjnë të pathyeshëm, ndërsa rrebeshet e historisë thjesht i vadisin rrënjët e tyre. Të tilla familje numërohen me gishtat e dorës, ndërsa për një vend janë nga xhevahiret, me të cilat krenohet. Dhe, që në rast rreziku i duhet t’i mbajë si hajmali, për të vazhduar mbijetesën. E tillë është Familja Summa në Shqipërinë e Veriut në Shkodër. Një qelizë që ka zenë jetë që nga viti 1331 dhe që vazhdon të jetojë sot në disa kontinente. I pari i tyre, Baroni i San Sergios (Shirgji i sotëm, pranë Bunës), Demetrius Summa, e ka pasur të paimagjinueshme, se çfarë vrage do të linin në histori pinjollët e tij. Por, vazhdimësia duket se është hyjnore. Ai, në kohën e tij, mundi rivalin më të madh të kohës, Stefanin Dushanin, mbretin e famshëm serb, që kohë më vonë do të fuste në zotërimet e tij të gjithë Ballkanin. Familja Summa duket se reziston bashkë me të gjitha bashkëvendasit e tyre, që flisnin të njëjtën gjuhë dhe ndanin të njëjtat shqetësime. Që nga ai vit, trashëgimtarët e Summajve nuk përmënden shumë, përveç se në vitin 1600 me Kolë Summën. Ai përmëndet si tregtar i nderuar dhe një pasanik i madh i qytetit të Shkodrës dhe Ulqinit. Pasardhësit e tyre do të vazhdojnë me emra të tjerë të nderuar, që do të jenë nga të gjitha profesionet e nderuara të kohës. Nga fotografitë, që janë ruajtur në shtëpi dhe që kuptohet se përfshijnë një trashëgimi të paktën 100 vjeçare, të ndjekin vështrime burrash me veshjet më moderne të kohës, në studiot e fotografëve të ndryshëm në Vjenë, Milano, Piza, Padova, Raguza etj. LibriQë 13 vjeç e ka bluar në mëndje, Terezina Summa, historinë e Familjes së saj, me të cilën pa dashur është përshkruar dhe një pjesë e historisë së vendit. Pak ditë më parë, kur libri është botuar këndshëm nga “Florimont”, ai ka zenë një vend të nderuar, në mes të pak botimeve të këtij lloji. Falë përkushtimit dhe profesionalizimit të lartë dhe pavarësisht pasionit amator të autores. “Kur më vdiq halla, unë isha edukuar me tregimet e saj të mahnitshme, për fisin. Që atëhere, kisha dëshirë të madhe, që të mos e lija fisin tim të humbte”, ka thënë autorja e këtij libri. ”Ky punim asht thjesht nji pasqyrë, ku mund të admirohet e kaluemja e të parëve tonë dhe të sillemi të kontrollojmë vetvehten, qi të mos devijojmë, por të ndjekim me përkushtim shembullin e traditat e familjes sonë shekullore dhe të lidhemi me të sikur shermasheku me lisin, deri në vdekje”. Këtë punë, që e ka nisur i vëllai i saj Agustini, “i aksidentuar” në kushte ende të panjohura për familjen. Këtë kujdes të tij, Terezina e vazhdoi duke mbledhur dokumenta të ndryshme për Familjen e saj. Që nga arkivi i Shtetit dhe duke vazhduar me trashëgiminë fantastike të arkivit-thesar të Familjes Summa. Pas shumë viteve, këtë pasion, kardiologia 80 vjeçare, e ka përmbushur me shumë përkushtim, duke dhënë një libër, që ka parametra të mirë profesionalë. Ajo vetë ka nguruar në vlerësim dhe me modestinë e fisme, i është shmangur në libër, lavdeve pakuptim të fisit të saj. Në fakt, një detyrë, që do të dukej e tejkaluar, po të mendosh back-ground e njerëzve të saj. Libri përmban origjinën e familjes, lidhjet e saj me Papët dhe Kastriotët, Pemën gjenealogjike të familjes. Në libër zenë vend Summajt si diplomatë; Lëvrues të gjuhës shqipe; Luftëtarë; Profesionet e tyre; Shtëpitë; Jetët private dhe persekutimin dhe në fund edhe Varrin ose jetën e amëshuar. Librin e ndjek një bibliografi e pasur, që i jep vërtetësi dhe shumë seriozitet botimit, që i ka marrë autores së nderuar rreth 40 vjet përpjekje të parreshtura. Hija e tyreHija e fisit Summa (Suma do të thirrej në vitet e diktaturës) do të kalonte shumë mbi ngjarje të kohës. Ata, si pak kush, kanë lënë gjurmët e tyre në historinë kombëtare vazhdimisht. Kanë qenë luftëtarë, lëvrues të shqipes, diplomatë të nderuar, tregtarë, mjekë dhe klerikë të njohur. Cilësirat më të mira të racës, që shtoheshin me shkollimin e mirë dhe gjëndjen ekonomike, i bëri ata, që të aktivizoheshin në shumë fusha njëkohësisht. Lirshmëria e të folurit në disa gjuhë, kontaktet e mëdha me Perëndimin, trashëgimina, ishin elementë që i dallonin nga bashkëkohësit e tyre në periudha të ndryshme. Kjo i bëri ata, që të vlerësonin vendin e tyre Shqipërinë, si një vend, që duhet të kishte dinjitet.”Edhe kur qenë prelatë dhanë shembullin e tyre të përvujtnisë, edhe kur qenë tregtarë dhanë shembullin e bamirsisë, edhe kur qenë politikanë u përpoqën për një moral politik”, shton autorja e librit Terezina Summaj. E gjithë kjo trashëgimi nuk mund kurrsesi që t’i shpëtonte udhë përshkruesve të huaj. Historianët e mëdhenj Jireçek dhe Shuflaj, apo klerikët si At Valentini do t’i përshkruanin gjatë në librat e tyre, pinjollët e ndryshëm Summaj. Ndërsa, Lir dhe të tjerë do të pikturonin disa prej tyre. Pak historiMbiemri “Sumë” ekziston si fjalë e rrallë dialektike në foklor dhe ka kuptimin majë kodre, ndoshta nga burimi latinisht “majë e lartë” (summa) apo me një kuptim tjetër, kësaj rradhe ushtarak:”Autoriteti, komanda e lartë”, vëren autorja. Vijëmisinë shqiptare të fisit, ajo e argumenton me toponimin “sumë”, që është e përhapur në Shqipërinë Veriore si në Drisht, Nënshat, Zadrimë, Barbullush, Krujë, Blinisht, Velipojë e tutje. Autorë, që nga Barleti i famshëm deri tek Noli e Kristo Frashëri, prekin dëndur prejardhjen e këtij fisi. Në “Acta et Diplomata”, në një dokument të 14 prillit 1332, thuhet se “Demetrius Summa quidam natione haud dubbie albaniensis” (Demetrius Suma padyshim shqiptar). Shuteriqi gjen një material tjetër për vitin 1300, kur përmend përsëri ata. Madje, ai gjen se Dom Nikollë Summa është ambasador i Gjon Kastriotit në Raguzë. Shuflaj i vendos Summajt, si familje patrice nga qyteti i Drishtit (Drivastos Antica) me kryevënd Sumën. Shuflaj vetë mbante lidhje me Balshajt e Zetës, Dukagjinët e Lezhës dhe me Familjen Summa, në bregun verior të Bunës. Që në vitin 1368, pjesëtarë të familjes Suma, jetonin në Shkodër dhe ishin të ardhur nga Drishti. Kurse Jireçek, shkruan autorja, një mediavalist i shquar i historisë së shqiptarëve, emrin e Familjes Summa e përmend thjesht si emër romak. “Ajo që i vë vulën shqiptarsisë së fisit Suma për këtë periudhë është Papa Nikolla V, i cili më 20.09.1451 emëronte Nunc Apostolik, françeskanin e shquar shqiptar Eugjen Summën”, vëren autorja. Summajt përmënden në rregjistrin e Kadastrës së Shkodrës dhe në Krisobulën e Deçanit, që në 1355, si shqiptarë. At Valentini cilëson se ky fis e mban origjinën nga Drishti me tri degë: Dega Mirditë, Pult e Postribë;b.dega Bregu i Bunës (Shirgj e Barbullush);c.dega Tuz-Grudë. Lidhja e tyre me papët është e kahershme dhe po ashtu dhe me Kastriotët. Papa Nikolla V më 1451 dhe Papa Kalisti III dërgojnë pranë Gjergj Kastriotit, diplomatin e tyre në veshje të Nuncit, Komisarit Apostolik e Inkuizitor të Përgjithshëm “fratin Eugje Summën, shqiptar me fis e gjak”. Ky mbahet si një nga pinjollët më të nderuar të fisit, jo vetëm për shkak të ofiqit, por edhe personalitetit të tij. Pas tij, vijojnë klerikë dhe diplomatë të njohur. Pa vazhduar një linjë kronologjike të tyre, gjë të cilën e ka bërë mjeshtërisht autorja, Summajt ishin diplomatë shumë të njohur. Jakov Suma i paraqitet Carinës së Rusisë më 1759, ku i kërkon që shqiptarët të bashkohen nën flamurin e Rusisë. Ky personazh i njohur është zëvendës konsull i Venedikut në Shkodër. Ai është i zgjedhur nga Kara Mahmut Bushatliu. Kola i vëllai i tij ishte zëvendës konsull i Britanisë në Shkodër. Të njëjtën detyrë ka kohë më vonë dhe nipi i tij, djali i vëllait, Antonio. Kola, një nip tjetër, është po konsull i Britanisë së Madhe në Shkodër. Kështu vazhdojnë Ndreka dhe të tjerë, por për Venedikun. Pa asnjë dyshim, për shkak të shkollimit, ata janë edhe lëvrues interesantë të gjuhës shqipe dhe kjo përmëndet nga autorë të ndryshëm. Të cilët kanë parë se në arkiva ruhen edhe letrat e tyre korrespondenciale. Ato i përkasin gjysmës së parë të shekullit të XIX dhe janë letra të brëndshme të familjes Suma. Familja, ndërkohë, ka nxjerrë luftëtarë të ndershëm dhe shumë patriotë; aqsa ka edhe tregtarë të nderuar dhe shumë mjekë me emër, ku e fundmit nga më të përmendurat, mbetet edhe autorja e librit, Terezina Summa. *** Nga hapësira, ku qëndron sot në Perash, shtëpia e pasardhësve të Summajve ka shumë dritë. Një dritë natyrale, që duket se shkon me dritën e madhe hyjnore, besimtarët e së cilës Summaj, shkojnë jetën kahmote. Këtu jeton Doktoresha Terezina dhe Henriku, vëllai i saj më i ri. Në këtë shtëpi ka një “thesar” vlerash, dijesh, por më shumë dashurish. Ku më e madhja është ajo për Zotin ose për binomin, që ka mbajtur derën e fisit gjithkund hapur “Fe e Atdhe”. Terezina del vetë për të hapur derën dhe për të përcjellë miqtë, që e nderojnë. Shtrëngimi i dorës së saj, të duket se, të afron me një pjesë të historisë së Shqipërisë, që ti e prek. Pastaj mbyllet dera…dhe Familja Summa vazhdon të jetojë historinë e saj të përditshme mijëvjeçare. (Fund-dhjetori 2003-Shkodër) Pse e shkrova historinë e FisitFlet Terezina Summa, autorja e librit kushtuar fisit të saj. Si e mbajti të pashuar dëshirën për 40 vjet dhe si arriti, që të përfundonte kardiologia 80 vjeçare, librin kushtuar “Fisit Summa” Terezina Summa është një grua e bukur, që i ka kaluar kufijtë e 80 viteve. Në Shkodër e njohin për një nga mjekët më të mira kardiologe dhe një nga pasardhëset dinjitoze të Familjes Summa. Pjesa më e madhe të cilëve tashmë janë në histori, apo kanë filluar jetën e vërtetë në amëshim. Që 70 vjet të shkuara, në kokën e saj fisnike, është mbështetur një ëndërr, e cila mori jetë, vetëm në vitin 2003: Botimi i historisë së familjes së saj. Ajo e kurorëzoi këtë histori, të nisur nga i vëllai i saj i ndjerë, Agustini, të cilit i ka kushtuar edhe librin e jetës “Familja SUMMA”. Terezina ka mbajtur gjallë traditën e familjes, teksa ka këmbëngulur për dhjetë vjet me rradhë, vetëm për të fituar mundësinë e shkollës së lartë në mjekësi. Dhe, si ndodh me pasionet e mëdha: Ajo nuk dështoi, por i dha Shqipërisë dhe qytetit të saj, një nga doktoreshat më të mira kardiologe. Ëndrra e dytë ishte thirrja e gjakut, që ajo e materializoi me librin e fundit. Me këtë, ajo i ka bërë homazh përveç fisit të saj dhe racës shqiptare, për të thirrur në apel bërjen e punëve të tilla. Ku modestia dhe nderimi për paraardhësit është homazh së pari për Shqipërinë. Njeh mirë pesë gjuhë (Italisht, frëngjisht, anglisht, gjermanisht dhe rusisht) dhe ka një kulturë të trashëguar dhe që e fiton për çdo ditë, me shumë përkushtim. Terezina ka treguar me këtë libër, se ç’mund të bëj një njeri i sërës së saj. Fatkeqësisht, këta njerëz janë të pakët dhe kjo e bën ndërmarrjen dhe qënien e saj të nderuar, për çdo kohë të respektuar. Sa vite ka që fle në mëndjen tuaj, ideja e një libri të tillë?“Që në moshë shumë të re. Domethënë… kam kenë nja 13 vjeç, kohë kur më ka vdekur halla. Ideja ishte për me mbajt mënd, me ba që të përjetësohet origjina, dhe me ba që familja jonë të njihet, se kush jemi. Dhe, mos me kenë si ato familjet, pra, që të mos hupi dhe të mos harrohet si familje. Idenë më parë e ka pasur dhe vëllau jem, Agustin Suma. Ky biles ka punuar në muzeumin e qytetit. Kujtoj se, në çlirimin e vendit nuk i jepte fonde Komiteti, sepse ishte viti 1945, dhe ai vetë, duke mos iu dhënë ato fonde, mori një dhomë tek halla jonë, në shtëpinë e Bep Murzhanit, dhe atje hapi muzeumin e parë. Kuptohet se u bë drejtor i tij. Ai ishte muzeumi i parë i Shkodrës, historik dhe etnografik. Ky është marrë me etnografi më shumë, por edhe me histori dhe ka qenë në Itali. Ishte i apasionuar pas muzeumit, por ka qenë avokat me profesion. Në kohën e luftës, ne kishim frikë se ishte viti 1943-1944, prandaj e kërkuam që të kthente në Shqipëri. Atje, atij, i takoi me ndejt vetëm dy-tre vjet. Ne i kemi mbajt ende librat e tij”. Përveç jush e kishte edhe Agustimi këtë ide?“Agustini e kishte pasur më përpara këtë ide, unë thjesht vazhdova punën e tij. Ai vdiq “aksidentalisht”, në një aksident të provokuem, nga 1949. Mua më kishte mbetur një peng, sepse edhe ai kishte grumbulluar diçka. Ai punonte me pasion vetë në muzeum dhe punonte dëndur në arkiva. Madje, unë dokumentin për Jakov Sumën, e kisha prej tij. E kam marrë nga Arkivi i Shtetit. Eshtë e rregjistruar në faqet e para të librit”. Kur nisi të skicohej libri, kur filluat, që të hidhnit shënimet dhe strukturën e tij? “Në kohën e Partisë së Punës. Por, vetëm se ishte një ide, sepse unë nuk kisha si me thënë dhe nuk mund t’ja besoja kurrkujt, për me i dhënë materialin tem. Të gjithë kohën, jam përpjekur për të grumbulluar e grumbulluar, gjithmonë e më shumë material. Kjo ishte disi e kollajt me u ba, sepse ishte një punë familjare dhe kisha edhe kushurijt e mi që ndihmonin. Nga këta ishte edhe Karlo Suma, që ka dashur të bëjë diçka. Unë vetë kam studiuar shumë dhe shkoja hulumtoja shumë libra, pasi e kam pasur pasion si njeri. Nga ana tjetër, doja me plotësu edhe dëshirën e vëllait tem Agustin. Edhe ai vetë donte të bënte një libër”. Në familjen tuaj, çfarë dokumentash ka pasur për historinë e familjes?“Çfarë të them?! Unë nuk mund t’i tregoj të t’ana. Vetëm se ka libra, korrespondenca që në 1700, që ka pasur doktori i parë i fisit, që ka qenë Kolë Heqimi (Summa). Ai ka qenë stërgjyshi im. Ne kemi fotokopjet e të gjithave letrave, që shkruante që në luftën e Vidinos, ku ai ka shkuar me vezirin e Shkodrës më 1824-1828 (afërsisht?). Ato janë dokumentat tona, mandej ato që kanë folur të tjerët për ne. Janë të shkruajtura në shqipen e vjetër dhe numërohen si shkrimet më të vjetra shkodrançe. Janë letra të shkruajtura qartë dhe me alfabetin latin, por një fije më të vjetër, kuptohet. Ne i kemi dokumentat e gjyshit, që më 1789”. Summajt, çfarë profesionesh kanë aplikuar më shumë?“Për sa i përket familjes sonë, unë se di se kanë qenë shkrimtarë. Por, ata kanë bërë shkollën dhe e kanë pasur tregtinë shumë të përparuar. Ata kanë qenë ndër të parët tregtarë, që kanë qenë në Milano. Atje kanë pasur dhe shtëpinë e vet dhe sot është ende “Rruga Sumaj” në Milano. Henriku (I vëllai) ka shkuar vetë dhe e ka parë në Milano. Janë dy degë kryesore të familjes. Ndërsa i jati ka dalë doktor, të tjerët u ka pasur ënda tregtinë. Kanë pasur gjëndje të mirë, kuptohet, që kanë vazhduar tregtinë”. Summajt përmendet në Rusi, dhe në Itali, po ku tjetër?“Në Itali ka shumë. Kjo ka mundësi, sepse në kohën e Turqisë kanë shkuar shumë dhe prej tyre ka në Udine, Milano, Padova. Kena qenë më të lidhur me ata, që kanë dhënë e marrë shpejt. Kemi dhe këta të fundit, këta të kanalit të Angjelin Summës. Ky ishte demokrat dhe këta kanë ikur në kohën e Fan Nolit. Ata kur ra ky, ikën në Paris. Fillimisht Angjelini shkoi në Vjenë me gjithë familje dhe me tre fëmijët e tij. Më pas, kanë pasur frikë se i vrisnin dhe ikën në Paris. Ai vetë ka vdekur në metronë e Parisit. Thuhet aksidentalisht… Ai ka lënë dy djem një vajzë. Njëri ka vdekur në Barcelonë në 1993 dhe ka qenë doktor; tjetri Franon në Amerikë dhe në Kanada; vajza është në Bruksel”. Kush ka qenë njeriu, që ju ka ndihmuar më shumë për iniciativën tuaj?“Ka qenë halla ime Luçie Summa. Kjo ka qenë murgeshë shtëpie. Më përpara familjet e pasura, si ne, linin nga një murgeshë shtëpie. Unë jam rritur nën kujdesin e saj. Unë kam pasur nënën që shërbente, por isha e lidhur më shumë me hallën. Madje flija me të. Edhe kjo kishte shumë kulturë, sepse të gjithë kanë qenë në Itali dhe në Venedik. Për çdo kohë shkonin atje. Të gjithë të parët e kanë mbaruar shkollën në Venedik dhe në Milano. Disa kanë filluar shkollimin në vend ndër jezuitë dhe pastaj kanë vazhduar andej. Tregimet e saj ishin të bukura dhe ajo më ka ndihmuar shumë për ndërmarrjen time”. Po vëllezërit e tjerë, ju kanë ndihmuar?“Askurrkush. S’më ka ndihmuar kurrkush. Një vëlla imi më ka lënë disa dokumenta. Por, ai ka vdek herët. Nuk ka qenë i martuem. Unë e kam bërë librin në kujtim të tij, sepse ai kishte qejf ta bënte dhe kishte idenë”. Si i shikoni paraardhësit tuaj, në raport me bashkëvendasit ?“Ata me tregtinë e tyre kanë shkuar deri në Bishtin e Pallës. I kanë aktivizuar të gjitha brigjet e detit të Shqipënisë. Kanë qenë në Ulqin. Por, kanë bërë dhe një fshat me emrin e tyre. Kanë kenë dhe në Maqedoni dhe janë hapur shumë dhe më tej. Dua të them se kanë qenë shumë të kulturuar dhe i ka dashur shumë populli. Kanë qenë të gjithë të vëmendshëm ndaj halleve të tij. Nuk i kanë parë shumë dasitë fetare. Kur bënin gostat këta, atëhere ftoheshin të gjithë pa përjashtim. Madje bënin dy gosta: Për myslimanët ditën e premte dhe për katolikët ditën e hane. Kur ishte dita e premte, ftonin njerëz, për tu bërë gostat tamam. Dhe, nuk i përzinin as në gosta dhe as kurrkënd”. Sa e ndjen vlerësimin e shkodranëve për familjen?“Kur e kanë marrë vesh, se do të nxjerr këtë libër, më kanë thënë se kur do ta nxjerrësh, më kanë “nervozu”, për ta bërë sa më shpejt. Kuptohet se në kohën e Partisë nuk mund të bëja gjë. Mandej, në këtë kohë, ka pasur edhe njerëz, që donin ta përvetësonin librin tim”. Çfarë do të bëjë më mirë, sikur të filloje nga fillimi?“Më duket se i kam plotësu të gjitha. Kështu e kam idenë. Njeriu nuk është i kënaqur asnjëherë dhe don shumë e më shumë, që të flasë dhe të thotë. Unë jam marrë më shumë mjekësinë dhe nuk më takon, që të bëj më shumë për këtë punë”. Keni pasur ndonjë model për hartimin e tij?“Nuk kam pasur kurrfarë një model. Janë gjëra spontane, që vinë vetë. Bile thonin ata që më kanë këshilluar, se është i vetmi libër, që po bën ti…”. Nuk je bazuar tek ndonjë nga botimet e familjeve të tjera?“Jo nuk jam bazuar, tek asnjë prej tyre. Ky është thjesht libri im.” Keni fshehur për shumë kohë dhe talentin për të shkruar. Do shkruani prapë?“Nuk e di. Por me shkrujt prapë?! Më kërkojnë në Radio Maria me bërë disa pyetje rreth mjeksisë. Më kanë thënë edhe me bërë disa leksione. Unë vetë, u kam thënë se nuk është bukur kështu. Më mirë do të ishte me pyetje. Për dy ditë kam grumbulluar edhe disa materiale, me ato që kërkojnë ata”. Çfarë bën gjatë ditës Terezina Summa?Nuk jam e kënaqur fare me sa di. Dua të di gjithmonë diçka të re. Edhe librat, “nuk më dalin” gjithmonë, prandaj shikoj libra të rinj, ndjek shumë televizorin, ndjek radion dhe të rejat e tjera.” Çfarë mban ende për të botuar?“Kam ditarin tim. Por, janë gjëra krejt personale. Do ta përgatis, por don kohë…(qesh) Por, a e di, është marre me dit, punët e mia njerëzit”
Një model për librat e këtij lloji, që priten të shkruhenFlet Dr.Moikom Zeqo, botuesi dhe një nga njerëzit, që e mbështeti në punimin e saj “E kam njohur gruan e nderuar Terezina Suma në vitin 1978. Në atë kohë, kisha nisur një aksion vetjak për të ndjekur pikturat e vjetra në Shqipëri. Kisha qenë në Korçë; kisha qenë në Vlorë; dhe kisha zbuluar disa piktura të vjetra në Durrës. Por, befasia më e madhe ishte në Shkodër dhe pikërisht në shtëpinë e Terezina Sumës. Ajo më priti mirë. Ishte një nga mjeket më të nderuara të zemrës në Shkodër dhe me çiltërsi më tregoi thesarin e shtëpisë së saj, që është një thesar i shumëfishtë: Etnografik, historik dhe pikturik. Dispononte shumë piktura. Mbaj mënd Krishtin në Kopshtin, quhej “Krishti në gjethet e manit”. Ishte një pikturë e një piktori venecian. Duhet të ishte e shekullit të XVII. Befas, pashë një miniaturë të jashtëzakonshme të një vajze të re, e cila quhej Terezina Bojaxhiu. Terezina Bojaxhiu nuk ishte gjë tjetër veçse emri i Nënë Terezës. Unë nga shtypi i Kosovës isha informuar se kush ishte Nënë Tereza. Pak kohë më vonë, Nënë Tereza mori edhe Çmimin Nobel. Unë e fotografova këtë pikturë të vajzës së re, që quhej Terezina Bojaxhi, apo Bianki dhe e botova në gazetën “Bashkimi”. Kam qenë i ndërgjegjshëm se botoja një portret të rinisë, një portret laik, kështu e kam shkruajtur, që në vitin 1978, paçka se ishte një herezi. Por, i bindur që nuk njihej në Shqipëri dhe nuk do të më hapte telashe. Unë e bëra këtë, pikërisht nga mosnjohja, që kishin të tjerët. Unë jam krenar, që kam botuar portretin duke menduar se ishte i Nënë Terezës. Vetëm më vonë, duke patur dyshime, nuk ishte fjala për Tereza Bojaxhiun, siç ishte Nënë Tereza, por flitej për një Terezë më të vjetër. Këtu është edhe sekreti i origjinës së vetë Nënë Terezës, që ka lindur në Shkup, nga një familje nga Prizreni. Dhe, nga vetë dëshmia e vëllait të saj, origjina ka qenë nga Shkodra nga Shiroka. Pastaj kam gjetur arkiva të tjera për Terezina Bianki, që e tregon atë dhe me një reputacion fetar. Ajo mbante dhe pesë murgesha dhe është marrë dhe vetë me pikturë. Ajo ka një pikturë të Shën Agustinit, një pikturë të Gjon Pagëzorit. Ajo është një figurë që ka kontribuar për shkollat, madje dhe për rrugën Shkodër-Lezhë; ose ka paguar këmbanën e një Kishe; ka pritur Ndre Mjedën dhe ka vdekur në Venedik. Kohë më vonë, gjatë vitit 2003 kam shkuar disa herë në shtëpinë e Terezina Sumës dhe i thashë: Vërtetë e kam botuar shkrimin e kësaj pikture, duke menduar se ishte fjala për një pikturë laike të Nënë Terezës. Por, tani e kuptoj që është fjala për një Gonxhe Bojaxhiu tjetër, që është një parathënëse e Nënë Terezës. Gjatë këtyre bisedave, ajo më informoi, se kishte bërë një libër në dorë për “Familjen Summa”. Jam shumë krenar, që e kam ndihmuar për botimin e librit, që është një libër substancial, sepse është një modul për të shkruar për Familjet e Mëdha të Shqipërisë, ato me tradita shekullore. Në këtë familje ka poetë; ka klerikë të mëdhenj, që nga koha e Anzhuinëve, koha e Gjergj Kastriot Skënderbeut; ka konsuj, që kanë qenë në Venedik, në San Petërburg, madje deri në Lisbonë të Portugalisë. Familja ka një numër të madh librash të vjetër; ata kanë një numër të madh pikturash, dhe relike familjare, që i kanë pak familje të tjera në Shqipëri. Më ka bërë përshtypje, përkushtimi i madh i Doktoreshë Terezina Summës, njerëzve që iu ka shërbyer. Ajo tani është mbi 80 vjeç, por modestia e saj është e madhe, ku i është dashur shfrytëzimi i shumë materialeve, dhe për një kohë për 30-40 vjet. Ajo e ka shkruar librin shumë objektive pa superlativa dhe pa ndërhyrje emocionale, për të bërë komentin e këtyre fakteve. Botimi i këtij libri është kryevepra e saj, e jetës së saj, sepse është e fiksuar sipas parimit latin:Çdo gjë e shkruajtur mbetet”. Mendoj se ky libër do të hapë hulli të reja për të shkruajtur, libra për familjet e mëdha të Shqipërisë”.
Ku jetojnë sot, pinjollët SummaAta jetojnë në shtëpinë e Angjelin Agostin Summës, paraardhësit të tyre. Terezina e përshkruan kështu shtëpinë ku jeton Ndodhet te Arra e Madhe karshi Shkollës “Dëshmorët e Prishtinës”. Trashëgimtarët e këtij djali më të vogël të Agostin Sumës, Angjelinit janë: Agostini, Terezina, Gjysepina dhe Enriku. Kësaj shpi, për t’ju përshtatë kohës, ju ba rikonstruksion para 35 vjetësh. Megjithatë, çdo gja e bukur dhe me vlerë artistike antike asht rujtë me kujdes dhe asht sistemue aty ku i përkiste. Dera e oborrit asht e madhe, e punueme mirë në dru, e fortë dhe me dy kapakë, rezja është e punueme bukur. Ka pullaz me tjegulla. Sa hapet dera të mbështjell përshtypja e një hapësire të pafund drite (sepse oborri asht shumë i madh). Majtas janë pemët dhe të ngjan me hyrjen në nji pyll. Djathtas, drejt shtëpisë, asht nji rruginë relativisht e gjanë me dritë dhe aromë të trëndafilave në dy krahët e saj. Nga drita e fortë kalojmë në errësirën e shëmshirëve, që zëvendësojnë drandofillat në të dyja anët e rruginës. Ky korridor terhjekes asht gati dhjetë metra i gjatë. Pak para se me arritë te shtëpia, prapë dalim në dritë. Në të majtë, ke një pus të vjetër, qi nga koha asht sheshue. Pranë tij rrin plot madhështi një qyp madhështor, për vaj ullini me kapacitet prej afro njëqind litrash. Ky qyp asht nji kryevepër artistike, me vjezgat e kapakut të zbukuruara në formë kërmilli. Asht me të vërtetë shumë i madh dhe shumë i vështirë me u spostue. Bri këtij qypi asht edhe gryka e pusit shumë antike, e skalitun nji cope në gur dhe me disa ornamente të thjeshta simetrike. Afër shtëpisë, rreth saj, e sidomos në hymje ka pemë e lule gjithfarësh. Aty ndodhet edhe lugu i madh i gurtë. Harqe guri të punuem bukur, gjyle hekuri e guri me dimensione të ndryshme etj. Sa hyn në shtëpi të bjen në sy statuj e një fëmije në mermer të bardhë, punuem shumë bukur. Kjo hymje ka edhe një pasqyrë rrumbullake në mur, me mulazhe greke e romake të vendosuna aty-këtu. Kur ngjitesh trembëdhjetë kambë shkallë, hapet çardaku i madh. Në ballë majtas, ndodhet pasqyra e madhe shumë e lartë, qi arrin gati në tavan, e zbukurueme me ornamente të punueme në allçi: lule, luaj etj. dhe në ballë lart paraqet figurën e një burri me kunorë lari. Kjo pasqyrë trashigohet qysh nga shekulli XVII, asht funksionale dhe shumë pak e damtueme. Në çardak ndodhet edhe llampadari i madh porcelani me qirinj, rreth katër rafte në mur, me kapakë të punuem nga artizanat ma të zgjedhun. Ato flasin për disa brezni, ka kapakë dritaresh, kapakë arka nusesh: nga ma e vjetra me qeparisa dhe zogj e deri te ato të malcis dhe katundit. Ka edhe djepa malcorësh të punuem shum bukur. Po të hyjmë në dhomën e pritjes në njifarë mënyre hyjmë në muzeun personal të familjes. Aty gjenden pikturat portrete të piktorit Delacroix, që paraqesin Agostin Sumën me kostum kombëtar, Gjon Muzhanin, Tereza Sumën (Biankun) etj.
Gjenealogjia e tyre (e shumë-shkurtuar) *Demetrius Summa-Në vitin 1331 njihet si fisnik i Shirgjit me titullin baron. *Kolë Summa. Në vitin 1600 përmëndet si tregtar i zoti e pasanik i qytetit të Shkodrës, Ulqinit e rrethinat. Nga ky erdhi Jakë Kolë Summa (shek XVI-diplomat). Nga Jaku erdhi Mark Jak Summa (tregtar). *Marku la tre djem: Jak Mark Summën (konsull i Venedikut-1796), Andrean me tre djem dhe një vajzë (Antonin, Palin e Pjetrin) dhe Kolë Mark Sumën (Doktori i Bushatlliut 1765-1832). *Dr. Kolë Summa la Gjonin, Agostinin dhe Françeskun dhe një vajzë Rozën. Djemtë shkuan në Institutin e Lartë Komercial në Milano. Nga Gjon Kolë Summa (Tregtar në Itali) erdhi Nikola. Ky ishte konsull i Britanisë deri më 1917 në Shkodër. La pesë djem dhe tre vajza (Vitoren, Pinën, Enmilin, Luigjin, Ernestin, Loron dhe Gjonin. *Nga Agostin Kolë Summa erdhën tetë trashëgimtarë: Ninia, Luçija, Zef, Cina, Filip, Jak, Pina dhe Angjelin. Nga Françesk Kolë Summa erdhën gjashtë trashëgimtarë Karlo, Gasprin, Danin, Lizën, Tonin dhe Marinë. *Të vetmit Summaj (katolikë) me emër të tyre janë stërnipërit e Kolës. Nga Angjelin Agostin Summa është edhe autorja e librit. Ndërsa i vëllai i saj Henriku i ka vënë emrat e paraardhësve të tij Agustinit dhe Angjelinit, të bijve të tij dhe Summajve të rinj, të mijëvjeçarit të tretë.
Të jemi e mira e vetes, jo e të tjerëve Shumica e shqiptareve, jane ndregjegjesuar se gjendja e sotme eshte bere e padurueshme dhe kerkon zgjidhje nje ore e me pare, sepse tentakulat e krimit, pergjithesisht e keqja, pra antimorali, jane shtrire kudo. Sic e kemi theksuar edhe me pare, tentakulat e krimit jane shtrire ne cdo qelize te jete shqiptare e deri tek disa konsullata, ambasada, fondacione ose shoqata te huaja e perfaqesuesit e tyre ne vendin tone. Fitimet e tyre antiligjore prandaj keta te fundit japin deklarata pro kesaj qeverie e kesaj gjendjeje te poshteruese e te padurueshme per ne shqiptaret evropiane. E ne, c’eshte me e keqja, ushqehemi me pallavra te ndryshme, nuk kemi guximin t’ua themi troc se jemi shtet sovran, antar te perhershem te OKB-se me te drejta te plota si shtetet perendimore dhe nderhyrja e ambasadoreve e ndryshem nuk lejohet. Kete perfaqesues te huaj e dine, por duhet te thone qe aleati i vetem ne luften kunder terrorizmit global, ishte dhe mbeti kombi shqiptar dhe jo qeveria shqiptare. Ne shqiptaret kemi parimet morale te trashiguara, ai qe na mbron nje here sic eshte clirimi i Kosoves, ja shperblejme 100 here. E pra na duhet ta dime se qeveria nuk ka asnje merite per solidaritetin total ne mbeshtetjen e luftes kunder terrorizmit. Por ne s’ duhet te heshtim per gjendjen e sotme, pra duhet te flasim, te bertasim me te madhe se shqiptaret duhet te jetojne dhe te kene shtetin e tyre te zhvilluar evropiano-perendimor sic e kane Amerikanet e shume shtete te Evropes, e te mos jemi sic thote nje fjale e vjeter: “E mira e te tjereve dhe e zeza e vetes”. Historia jone shume shekullore tregon se asnje here nuk jemi trajtuar sic e meritonim. Po jap disa shembuj. 1. Ndihmuam Romen nga sulmet barbare nga deti dhe u pushtuam nga romaket. 2. Ndihmuam Sparten ne lufte kunder Persianeve dhe u pushtuam nga greket. 3. Ndihmuam Evropen duke e mbrojtur nga turqit e me bekimin e Evropes, u pushtuam nga otomanet. 4. Luftuam kunder nazi-fashizmit, e nga takimi Ruzvelt- Cercill- Stalin mbas luftes, ne na lane nen pushtimin satrap- komunist 60 vjecar. Pra, sot ne shqiptaret duhet te vendosim vete per te ardhmen tone euro- atlantike e ku kombi shqiptar te pakten te jetoje si njeri i qyteteruar e jo i shkelur nga krimi e turpi. Ne ishim ata qe permbysem sistemin komunist por jo krimin komunist e lidhjet mafioze te tij. Prandaj, une jap mendimin per opoziten e liderin e saj qe e njoh personalisht, te marrin mendimin e levizjeve qytetare, intelektualeve, akademikeve, nacionalisteve, ish- te burgosurve politik, ish-pronareve, rinise, pensionisteve etj., e te mos afroje LAVIRE POLITIKE apo intrigante te lindur, sepse ato nen smiren e tyre apo kushedi se cfare influencuan per Nano-presidentin e sotem Moisiu, e mund te influencojne per Nano- kryeministrin e qeverise se ardhshme. E pra koha per ndryshim nuk pret. Sot opozita e faktoret e tjere atdhetare duhet te bejne epoke per Shqiperine evropiane dhe te mos terhiqet ne asnje menyre nga kerkesa mbare shqiptare per ndryshimin e kesaj gjendjeje te padurueshme, e te ndertojme ate qe shqiptaret meritojne: PROSOPERITETIN! NIKOLIN PEMAJ Pergjigje e detyruar nje miku te mirePrej disa ditesh qyteti I Shkodres po vuan nje regjim te papare,deri diskriminues ne furnizimin me energji elektrike. Urdheresat e njepasnjeshme te KESH-it kane bere qe lagje te tera ne qytet te cilat regjistrojne nivelin me te ulet te arketimeve te privohen edhe nga ato ore te pakta te furnizimit me energji, nderkohe qe vete banoret e ketyre lagjeve shprehin indinjate per rikthimin e denimit kolektiv. E gjithe kjo, ndoshta edhe rastesisht vjen pak kohe pas emisionit SHQIP ne Top-Channel ku ne debatin per energjine elektrike me drejtorin e pergjithshem te KESH-it Harasani isha I pranishem jo ne rolin e nje qytetari, as ne ate te biznesmenit e aq me pak ne rolin e kryetarit te bashkise. Si gazetar I TCH ne Shkoder kisha marre persiper te informoja publikun e gjere se ne cfare mase jane raportet mes KESH-it dhe konsumatoreve shkodrane. Ne ato pak mendime qe dhashe sqarova se keto raporte jane praktikisht te ngrira dhe duke lene menjane kerkesen per gjetjen e fajtoreve mbetet qe hapin e pare te bashkepunimit ta hedhe korporata. Pas nje nderhyrje te shkurter te z.Harasani pati nje reagim te ashper te aktorit te humorit Zef Deda qe detyrimisht mbylli debatin tim me drejtorin e KESH-it ndoshta pa u nisur mire. Debati sic edhe eshte ndjekur nga nje mase e madhe teleshikuesish, trajtoi me se shumti problemet sociale sesa ato teknike qe detyrojne shkodranet te mos e paguajne energjine elektrike, kjo edhe per faktin se te ftuarit ne studio nuk kishin njohje ne fushen e energjitikes gje qe ishte teresisht evidente. Dy dite pas ketij emisioni,edhe pse nuk kam ndonje kenaqesi te lexoj gazetat partiake me bie rastesisht ne dore nje e tille ne te cilen nje miku im I mire (jo ne thojza), I sugjeronte drejtorit Harasani qe vetem me pak matematike mund ta mbyllte debatin ne favor ose e thene ndryshe duke mundur ata (shkodranet). Gjate shkrimit te tij, miku im nuk linte pa permendur, madje disa here inkompetencen e te ftuarve ne emision, sikur ne te kishim deklaruar te kunderten. E meqe zoteria miku im me shifrat qe ofronte gjate shkrimit te tij kerkonte te mbyllte debatin qe u hap dhe u la I tille gjate gjithe emisionit SHQIP, do doja ta sqaroja mbi ato cfare une nuk I thashe ate nate drejtperdrejt nga Shkodra, kjo pasi debati ne nje fare menyre degjeneroi dhe per kete personalisht nuk kam asnje ndjenje pergjegjesie. Jam qytetar I Shkodres dhe duke jetuar ne kete komunitet nuk kam sesi te mos jem ne kontakt te vazhdueshem me pakenaqesine deri ne kufinjte e urrejtjes te qytetareve shkodrane ndaj KESH-it. Edhe pse zoti Harasani kerkoi te reagonte nepermjet lojes se shifrave, as ai dhe as ju miku im nuk mund ta mohoni se viti 2003 ka qene viti me I zi ne furnizimin me energji te Shkodres. Cdo njeri qe ka kaluar muajt e veres se nje viti me pare ne kete qytet e ka te qarte se cfare do te thote diskriminim ndaj nje komuniteti te tere I cili arriti kufinjte e vuajtjes pa fund, e gjitha kjo per pak me shume drite. Nje tjeter problem I cili ne disa raste ka perfunduar ne tragjedi njerezore eshte djegia e vazhdueshme e banesave qe ne mos per shkak te luhatjeve apo demtimeve ne rrjetin elektrik eshte shkaktuar nga qirinjte e lene ndezur nga mungesa e energjise. Si pasoje e renies se vazhdueshme te zjarreve, viti I kaluar regjistroi rreth 50 banesa te djegura nderkohe qe ky fillimviti ka rezultuar mjaft tragjik me tre femije te shkrumbuar mes flakeve. Nese ju miku im do te thoni se cfare hyn KESH djegien e shtepive ne Shkoder, atehere do te tregoheshit mjaft I pamatur, sepse ju njoh mjaft mire dhe nuk mund te them qe jeni I pa ditur, sidomos kur behet fjale per energjine elektrike. Duhet ta keni te qarte se ndjesa publike eshte iniciativa me minimale qe KESH duhet te ndermarre, ndersa demshperblimi I ketyre njerezve te pafat do te ishte ne nje fare menyre detyrimi moral ne kompensim te asaj cfare atyre u ka shkaktuar. Sidoqofte si une ashtu edhe ju jemi te bindur se kjo korporate e eres Harasani nuk ndjen as me te voglen peshe te fajit, gje qe detyrimisht na ben vetem te mendojme sesi te ruajme secili shtepine tone. Nje tjeter problem eshte biznesi I vogel, miku im. Thuajse te gjitha njesite e vogla tregetare si minimarkete, dyqane te ndryshme te mallrave te konsumit, lokale etj, kane pesuar deme te pallogaritshme nga mungesa e vazhdueshme e energjise, megjithese shumica e tyre paguajne ne menyre sistematike faturat. Aktualisht ne nje perqindje te madhe keto njesi perdorin burime te tjera te energjise elektrike edhe pse me nje kosto teper te larte, nderkohe qe nje pjese tjeter jo e vogel I eshte nenshtruar ketij regjimi duke rrezikuar falimentin. Tjeter teme eshte ajo e fatures aforfe e cila eshte pak te quhet e ekzagjeruar. Personalisht kam verifikuar faturat e konsumatoreve te cilet kane te vendosur kontatore ne banesat e tyre dhe kete e deklaroj me pergjegjesi te plote se fatura me e ngarkuar nuk I kalonte 1500 leke te reja, pra me pak se gjysma e shumes se vendosur nga enti rregullator I energjise. Asnje konsumator familjar ne Shkoder nuk e ka te qarte perse nuk pajiset me kontator, dhe per kete kushdo ka te drejte te ngreje njemije e nje hamendesime. Nuk dua te zgjatem aspak ne strategjine e denimit kolektiv qe KESH aplikon ndaj Shkodres. Kjo eshte nje shkelje flagrante e te drejtave te njeriut qe eshte evidentuar edhe nga te huajt por qe gjen justifikim vetem ne zyrat e KESH-it. Shkodra, qyteti me I madh I veriut qe furnizon gjithe vendin me energji elektrike, sot perjeton diskriminimin me te tmerrshem nga nje korporate dhe drejtuesi I saj te cilet I tundin cdo dite ne fytyre ketij qyteti faturat e papaguara te energjise, duke harruar se malli qe kjo korporate ofron duhet te jete I sakte si ne cilesi ashtu edhe ne sasi, gje qe realisht nuk ka ndodhur. Keto miku im I mire ishin te pathenat e mija ne emisionin SHQIP qe nuk besoj se do donin mendim aq te kualifikuar per tu thene. Te besh loje shifrash, jo edhe aq te kuptueshme per nje mase te gjere te qytetareve, eshte mungese etike, sidomos kur behet fjale per qytetin tend. Sidoqofte ne vazhdojme te jemi miq te mire, apo jo? Taulant Kopliku BUJQESIA NUK ECEN PERPARA ME FERMERE QE JETA U KA IMPONUAR NJOHURI EMPIRIKE Shqiperia duke qene thellesisht vend agrar, ne sfiden qe ofron ekonomia e tregut, imponon dhe lind nevojen per nje pamje tjeter agrare. Dhe kjo pamje ndryshe, i perket pike se pari shkollimit. Me fermere qe jeta u imponuar njohuri empirike per bujqesine, sfida behet e veshtire, madje e pamundur. Ja perse fermeri qe do apo nuk do, eshte i detyruar te hyje ne lojen e tregut dhe kerkohet i emancipuar. Menyra qe duhet ndjekur eshte e diskutueshme dhe e debatueshme. Realisht zonat rurale, atje ku neshte vendosur bujqesia dhe blegtoria, po i nenshtrohen nje levizjeje demografike, te natyrshme per nje shoqeri te hapur e demokratike. Njerezit po zhvendosen drejt zonave urbane. Ndonese kjo levizje ndosh, prapseprape bujqesi do te kete, ndoshta edhe me rentabel. Fermeri qe si te thuash e ka ndare mendjen per te jetuar me kete dege ekonomie, niset nga parimi i plotesimit e kenaqjes se nevojave te materiale. Perparimi i tij material, varet nga fakti se sa nevoja ndjen ai per te rritur nivelin e arsimit te tij, te femijeve te tij. Pranohet fakti qe fermeri me kete nivel dijesh qe zoteron sot nuk mund ti afrohet e jo me te matet me sojin e tij evropian. Sistemi tashme i lene prapa me shkollat e mesme bujqesore pavaresisht rolit qe ka luajtur, mendoj se ne keto kushte nuk mund te ofroje zgjidhje te kenaqeshme, aq me teper te perballoje sfiden e tregut. Megjithe tranzicionin tone te eger dhe te sterzgjatur, drita ne fund te tunelit duket edhe ne kete fushe, vecanarisht kur arsimimi i njerezve behet nga nevoja e jo nga parimi thjeshte per te kryer nje shkolle. Tre jane rruget qe mendoj se do te pergatisin apo ti bejne “nxemjen” fermerit per tu pershtatur ne ekonomine e tregut qe i perkasin fushes se arsimit: 1. Me ane te ekstensionimit nepermjet rruges shteterore dhe pse jo private. 2. Me ane te kurseve formuese afatshkurtra apo afatmesme profesionale per dege shume te vecanta. 3. Me ane te sistemit te shkollave te formimit profesional te tipit 3+2.
Arsimimi bujqesor me ane te kurseve. Ne nje fare menyre zbutpadurimin tone ne nje integrim te shpejte te tregun global qe besoj se nuk duhet te jete me nje enderr. Gjithashtu ngjan me nje perpjekje per te fituar kohen e gjate qe kemi humbur. Kurset mendoj, kerkohet te jene thellesisht me sens praktik dhe te kene nje baze te fuqishme ku preken me dore si te thuash, ato qe mesohen teorikisht. Nje eksperience te besueshme jep Qendra e Formimit Profesional “At Gjon Fausti” ne fshatin Krajen te Zadrimes me kursin e mekanikes dhe te elektrikut qe krahas teorise, kane nje baze te kenaqeshme didaktike. Por kurse te tilla, mund te organizohen per traktorist, autokombanjer, baxhier, lulishtar, lavertar, zdrukthatar, hidraulik etj. Keto kurse mund te jene produkt i iniciativave private por edhe i shtetit qe vec perfitimeve te karakterit shoqeror, nuk do te kete ndonje pasoje tjeter. Arsimimi bujqesor me ane te sistemit 3+2 Edhe per kete aspekt te arsimit bujqesor, kam parasysh Qendren e siperpermendur. QFP “At Gjon Fausti” eshte ideuar nga nje prift tashme i njohur ne te gjithe vendin, dom Antonio Sharra. Toka e Zadrimes, e lene pergjysem djerre dhe rreziku per te humbur vlerat si toke bujqesore, mesa duket e ka nxitur don Antonin per te ndertuar kete qender. Qendra ka rreth 100 nxenes dhe nje staf mesuesish prej 15 vetesh. Eshte krejt iniciative private qe financohet nga Karitasi. Se pari, eshte nje eksperience perendimore e konfirmuar si e suksesshme dhe gjeresisht e zbatuar atje. Besoj se kur dikush ben nje pune qe ja sheh hajrin, te tjeret qe e rrethojne nuk kane pse mendohen gjate por te fillojne menjehere nga puna. Se dyti, kerkohet qe te jene ne fshat, atje shte bujqesia dhe blegtoria dhe mundesite demostruese, jane shume afer. E tille eshte dhe qendra jone. Se treti, programi qe zbatohet eshte i tille qe pajis nxenesit fermere te ardhshem me ate informacion qe duhet te zbatoje per token dhe bagetine qe zoteron dhe me te cilen siguron jetesen, e qe merren per tre vjet. Shkolla ka nje serre moderne prej 300 m2, 0.5 ha pemetore dhe o.5 ha vreshte ku demostrohet ana teorike ne praktike. Ka edhe nje kabinet kompjuterik interesant. Ne perspektive, po kerkohen burimet burimet financiare per te ndertuar nje stalle moderne dhe eshte porositur nga nje shoqate qe operon ne fushen e blegtorise per sigurimin e 2 krereve lope. Kjo eksperience e re, besoj se ka te gjitha komoditetet e nevojshme per te pergatitur fermeret e ardhshem vecanarisht ne aspektin edukativ dhe ate profesional ne rritje. Se katerti, motivimi i nxenesve eshte i ndryshem nga ai i meparshmi. Duke qene se shkolla nuk perjashton askend, dhe favorizon me te aftet me dy vjet plus, krijon mundesine qe njohurite te shfrytezohen per nevojat e fermes private por edhe per vte bere karriere ne shkollat e larta. Zhvillimi i Qendrave te tilla, eshte ne sherbim te arsimit bujqesor te fermereve ne nje te ardhme te shpejte, vendosja e tyre ne zona rurale qe favorizohen nga infrastruktura, rritja cilesore e tyre do ti hape rruge deges me te re te agroturizmit, dege qe po perparon me hapa te nxituar ne vendet e zhvilluara. Ne kete zhvillim mendoj se duhet te kujtohet edhe shteti me financime te ketyre qendrave apo kurseve te cilet ne treg , nepermjet konkurences demostrojne aftesine e tyre. MARK PRECI QE PD-ja TE MOS PERSERISE GABIMET Keto dite ne Shqiperi perjetohet piku i nje dukurie revolte popullore kunder qeverise Nano, cka flet per nje rindergjegjesim ne ngritje te mendimit dhe qendrimit opozitar mbarepopullor. Shume opinioniste dhe analiste e gjejne shkakun e ketij momenti tek levizja e re politike e PD-se, tek kerkesa e saj per te hapur e per te thithur mendimin e gjere opozitar te intelektualeve, botes akademike e bisnesit. Na duket se eshte evidente te kuptohet dhe te propagandohet se shkaku kryesor i ketij rindergjegjesimi dhe e kesaj revolte eshte ne rradhe te pare shkaterrimi eksterm i jetes shqiptare nga qeverisja e majte kleptokrate. PD-ja si parti politike qe perfaqeson aspiratat demokratike te shqiptareve, deshiren e nevojen e tyre per ndryshim, tenton te ngrihet ne rolin e saj drejtues, prej kaq kohesh e spostuar, duke e kapur situaten e duke u vene ne udheheqje te saj. Eshte nje moment historik qe ka nxjerre ne plan te pare detyren e rendesishme te menaxhimit te efektshem te situates, gje kjo qe kerkon nga PD-ja te ngrihet me shume se kurre ne nivelin e nje partie qe me ne fund do te dije te kuptoje e te realizoje a zbatoje ato moca politike qe do ti cojne shqiptaret ne realizimin e aspiratave te tyre demokratike. Rruga per permbysjen e qeverisjes se mbrapshte socialiste, per shkuarjen ne zgjedhje te lira e per ardhgjen ne pushtet te qeverisjes se djathte, duhet te jete e qarte, e sakte dhe teresisht e efektshme me qellim qe te mos perseriten me deshtimet e se shkuares e te realizohet synimi. Sot pas shume e shume luhatjeve eshte e qarte per te gjithe se bashkimi me cdo kusht i se Djathtes, perfshirja ne te e mendimit e qendrimit te gjere intelektual eshte kyci per arritjen e ketij synimi. Ndaj Levizja ne politiken e PD-se eshte gjetja e sakte e momentit, por qe ajo te realizoje synimet e saj kerkohet po ashtu te luhet qarte e sakte deri ne fund. Nuk lejohet me te mos perllogariten deri ne imtesi cdo gje qe kerkohet. Shqiperia dhe shqiptaret nuk vuajten se nuk paten parti te djathta apo mendim te djathte intelektual, por sepse kjo e djathte u perca dhe u largua. U percan gjithnje partite e djathta dhe u largua masa e mendimit intelektual e opozitar, qe nga te perndejkurit e pakenaqur deri tek intelektualet e shumte me emer, disa prej te cileve te zhgenjyer, u larguan me dhimbje nga Shqiperia. U zbatua me apo pa dashje politika “perca e sundo”. Se kush e perca, dihet mire. Por ne emer te cilit sundim, kjo mbeti ne sirtaret shpirterore sekrete. Me pragmatistet filluan heret te dyshojne deri qe dyshimi i tyre u kthye ne bindje e me tej ne distancim te prere. Shume te tjere, eshte nese filluan te dyshojne, nuk i lejuan vehtes te krijojne bindje ekstreme, duke e lene konkluzionin ne kuadrin e gabimeve dhe paaftesive. Ndersa nje mase e madhe, duke pare veem deshtime ne politiken e opozites e asnje permiresim te jetes se tyre, u rreshtua ne grupimin e te lekundurve, duke krijuar ate mase te madhe te elektoratit te zhgenjyer, te ftohur qe nuk shkon fare ne kutite e votimit e qe perben nje humbje te madhe per opoziten. Sepse dihet se shumica e tyre jane te djathte, ose me prirje te tilla, pasi dihet se elektorati socialist ka qene pergjithesisht konstant. E, meqenese te gjithe e thone se opozita ne pushtet do te vije permes votes, eshte urgjente qe levizja politike te synoje riafrimin e e kesaj mase te madhe te elektoratit, pjesen me te madhe te te cilit, opozita e kishte me pare. Levizja e re politike per hapjen e PD-se, duhet te realizoje kete perfshirje. Por tashme dihet mire se shqiptaret do te rindergjegjesohen vetem nese krijojne bindjen se do te kene nje qeverisje te afte, te tille qe do ti permiresoje realisht jeten e tyre. Pa kete bindje kjo mase e shqiptareve nuk do te rreshtohet ne llogoret e luftes per ardhjen e opozites vertete ne pushtet. Opozite e vertete mbetet ajo qe i siguron kete qeverisje. Por a eshte qeveria hije e shfaqur keto dite ne media ajo qeveri qe kerkohet? Ne rastin me te mire, ai grup politikanesh te djathte te paraqitur ne qeverine hije te PD-se mund te jete opozite e djathte, por jo qeveria qe presin shqiptaret. Lind pyetja: Perse ato emra te respektuar nuk qenkan te pranueshem per ate qeveri qe enderrojne shqiptaret? Ja se cfare degjon keto dite te shprehet ne pergjigje te kesaj pyetjeje: Se pari ben pershtypje se thenia me media se botimi i kesaj liste te qeverise, nuk synon hapjen e nje debati rreth ketyre figurave eshte perpjekje pa sukses te fshehe pikerisht deshiren per testim te opinionit per keto figura, metode tashme e njohur kjo. Por ajo qe eshte me kryesorja, eshte fakti se opinioni ne mase eshte i pakenaqur me faktin se PD-ja, per interesa personale te ndarjes se tortes se posteve qeveritare, po ve ne dyshim kete interes te madh te shqiptareve. Te rreshtosh ne postet drejtuese te 19 ministrive (sa shume) 14 antare te Kryesise se PD-se, duke shtuar numrin e ministrave aq sa te plotesohen qejfet e te gjitha kryesise se PD-se, kjo tregon se deshira per te afruar mendimin intelektual, ate akademik e te bisnesit, eshte emagogji e se ky mendim kerkohet jo si potencial i vlerte i kombit, por si garnitura e atij grupimi politikanesh te Pd-se, per rreth liderit te tyre qe jane prezent ne politiken shqiptare pas daljes se PD-se ne opozite e qe kane sjelle vetem deshtime te politikes se saj, duke ulur pjesmarrjen e elektoratit shqiptar ne zgjedhje ne kufinjte e 30% e duke mos realizuar asgje nga programi i PD-se ne opozite. Qytetaret shqiptare nuk dalin ne proteste per te bere te mundur perseritjen e politikave te deshtuara te PD-se per te ardhur ne pushtet por duke besuar se do te gjenden rruge te reja per te zgjidhur problemet e medha jetike qe ato perballojne. Qeveria qe serviret nuk tregon keto rruge te reja dhe si e tille nuk i sherben, perkundrazi e kompromenton opoziten qytetare. Njerezit, e sidomos simpatizantet e partive te vogla te djathta nuk shikojne ne perberjen e ketij projekti vleresimin real te koalicionit te djathte. Si e tille qeveria e reklamuar jo vetem nuk ngjall besim te sjelle kontribute ne te mire te synimit te opozites ne kete moment kulminant te rritjes ekstreme te pakenaqesise masive ndaj qeverise socialiste, por perkundrazi do te demtoje kete synim. Problemi me kardinal i politikes opozitare, eshte mosarritja e bashkimit te te Djathtes. Kjo manover politike qe nxjerr koken ne media nuk i sherben permiresimit te imazhit te PD-se lidhur me perpjekjet e pamjaftueshme te saj per bashkimin e te Djathtes, ajo perben nje plage te madhe te politikes se saj qe nuk po riparohet. Tek ne klasa politike therret ne skene popullin dhe e kerkon ndryshimin permes tij. Kjo tregon se politika tek ne eshte e ndergjegjshme per te vleresuar e kerkuar mendimin e gjere intelektual e popullor e per te pritur prej tij. E prej tij, nuk pritet vetem hovi i turmes permbysese, por edhe mendimi i vlerte i mendimtareve qe dalin prej tij. Nese politika me fjale e kerkon kete mendim e keto mendimtare, nese ajo e le kete kerkese vetem ne sllogane, atehere ajo mbetet demagogji. Si matet kjo? Permes perfaqesimit dhe angazhimit te ketij mendimi, jo vetem per te mohuar qeverisjen ekzistuese por kryesisht per te pohuar rruget e reja per zgjidhjen e halleve te popullit. E veprat behen te mundura vetem duke qene ne ato poste te administrates shteterore ku materializohet kontributi i tyre per ndryshim. A jane ato sic thuhet potenciale te kombit per zhvillim? Nese keto potenciale nuk angazhohen ne qeverisje te vendit, atehere dikush e quan politiken te tille qe e njeh trategjine, njeh edhe taktikat, por nuk eshte konseguente ti zbatoje deri ne fund ato. Populli i etur per ndryshim e sheh ate permes nje qeverie nga ato qe kane drejtuar e drejtojne gjithe keto vite politiken e djathte shqiptare. Le te mbeten neser keto drejtues inspirues te maxhorances se ardhshme te djathte. Problemi prioritar e kriter baze mbetet garancia per ndryshim te jetes se shqiptareve. Le te mbeten ato ne drejtim te partive qe do te dine te zgjedhin gjithnje te tjere specialiste te afte, duke ruajtur keshtu aspektin politik te qeverisjes. Le te mbeten ato drejtues te programeve te partive te tyre, duke siguruar kontrollin mbi efektshmerine e zbatimit te tyre nga qeveria. PD-ja tashme duhet te fitoje pjekurine e asaj partie qe eshte e afte te orientohet e pozicionohet drejte, te asaj partie qe di te beje politiken qe ta coje opoziten ne ate qeverisje qe garanton daljen e Shqiperise nga shkaterrimi e prapambetja, qe garanton rruget qe te cojne ne zgjidhjen e problemeve te medha qe kane shqiptaret, te cilet me ne fund meritojne nje jete me te mire. MARIAN SHESTANI
ZEF HOTI, ZOGU I ZANES DJALI I STARES, TRIMI I SPANJES Do te ishte e pafalshme per ne malesoret te mos vleresonim bijte e kesaj treve qe dhane jeten ne trojet e Evropes plake per nje qyteterim dhe besim te perbashket qe Zoti na ka fale qe ne lindjen e jetes. Por vleresimi ne kete rast ka nje vecanti pasi behet fjale per nje deshmor internacionalist qe komunizmi shqiptar kerkoi te na e “vjedhe” te vdekur, pasi i gjalle nuk i perkiste kurre kesaj ideologjie antishqiptare. E ky deshmor i pavdekshem eshte Zef Prel Hoti, i cili kishte lindur ne treven simbol te shqiptarise, ne M.Madhe, katundi Stare (Rapshe) te malit te pare te Malesise, Hotit rreth vitit 1909. Femijeria e tij ishte e veshtire madje nje vella ja kishin vrare, ku ne moshen 16-17 vjecare iu desh te perballoje jo vetem kushtet e veshtira ekonomike te kohes, por edhe te marre gjakun e vellait. Gjithsesi ne keto vite, Zef Hoti u largua nga vendi i tij per ne France, ku thuhet se franceskanet e cuan dhe ndihmuan atje per te vazhduar shkollen. Kur ai filloi ta ndjente veten ne Francen e kultures dhe qyteterimit si ne shtepine e tij, Evropa dhe bota filloi te digjej flake nga dy ideologji qe kishin ne themel krimin dhe diktaturen dhe dalloheshin nga krahet ku krahu i djathte i kesaj ideologjie quhej fashizem dhe krahu i majte quhej komunizem. Mjerisht fashistet kishin zgjedhur si fushe beteje per te marre puhstetin me dhune, Spanjen ( e kete e ndihmonin fashtistet e ardhur ne pushtet ne Itali dhe Gjermani) dhe nga ana tjeter ishte populli spanjoll qe kerkonte te shpetonte nga kjo kolere. Kushtrimi u dha nga radiot e kohes ne korrik te vitit 1936. Kete kushtim e degjuan edhe shqiptaret, por nder te paret ishte hotjani Zef Hoti i cili qe ne tetor 1936 shkoi ne krah te popullit spanjoll per te luftuar junten fashiste te gjeneraleve spanjolle, duke mos marre asgje parasysh, pasi vdekja atje ishte me afer se jeta. Lufta ne gjithe territorin e Spanjes ishte e ndezur, madje ishte veshtiresuar se tepermi per vullnetaret internacionaliste pasi se bashku me luftetaret e lirise, kishin penetruar luftetaret e roberise se kuqe, qe propagandonin komunizmin, madje keta komuniste internacionaliste arriten qe ne fund te luftonin fashistet, te shkaterronin objektet e kultit, te luftonin klerin katolik si gjoja bashkepunetor te fashizmit. Mjerisht lufta filloi te zbehej ne syte e shteteve qe e njihnin ideologjine e kuqe qe ishte mblellur ne shtet prej 20 vjetesh ne BS-ne e Lenin- Stalinit. Deshmori malesor Zef Hoti luftoi perkrah popullit spanjoll duke “perseritur” aleancat e perbashketa te shqiptareve te veriut me mbreterit spanjolle gjate luftrave shekullore kunder perandorise osmane qe kerkonte te gelltiste Evropen e qyteterimin e saj. Trimeria e ketij deshmori shqiptar, ishte e pashoqe, derisa ne janar te vitit 1937, ne betejen per mbrojtjen e Madridit nga fashizmi, ra heroikisht duke derdhur gjakun e tij ne kete treve te bekuar evro-perendimore. Ideali per te cilin ra deshmor Zefi, ishte liria, per te cilen ai dhe breza te tere para tij, kishin luftuar e sakrifikuar duke ia ditur cmimin me mire se askush tjeter, te shtrenjtes liri qe ne Spanje, te zinjte edhe te kuqte donin te mbysnin jo vetem per spanjollet, por per gjithe popujt e kontinentit dhe me gjere. Mjerisht, lufta e kthyer ne nje fare katrahure, beri qe ne Spanje te mos fitojne luftetaret e lirise, por “vellai” i komunizmit, Fashizmi, i cili me 28 mars 1938 ngrit ne Madrit flamurin e tij, duke fituar pushtetin e shtetin. Pas kesaj luftetaret internacionaliste te lirise, u kthyen ne vendet e tyre. Por atje mbeten perjetesisht trupat e shume deshmoreve nga Evropa, edhe nga Shqiperia, nje nder ta ishte edhe trimi Zef Hoti. Fashizmi ne Spanje, me ne krye Frankon, qeverisi edhe rreth 35 vjet prapa, ndersa ne shqiptaret patem fatin e zi te na qeverisin homologet e kuq te Frankos, komunistet per 10 vjet me gjate se atje. Eshte interesant fakti qe ndersa Frankoja ngriti memoriale jo vetem per luftetaret e tij, por edhe per kundershtaret, ku thuhet se ne cdo pervjetor te kesaj lufte vendoste njelloj buceta me lule e kurora ne dy memorialet, komunistet shqiptare kundershtareve politike te luftes dhe fjales, u humbte jo vetem varret, shenje e nishan por edhe farefisin e tyre deri ne 10 brezni. Dicka tjeter qe tingellon keq sot per ne shqiptaret eshte se kemi hyre se kemi hyre ne vitin 14-te qe jemi “cliruar” nga komunizmi dhe rezultatet thuajse jane zero, ndersa spanjolleve po kaq vite iu deshen te kalojne per tu bere antare te NATO-s dhe BE-se, cka tregon shkallen e ulet te ngaterreses qe u la fashizmi, ne krahasim me shkallen e larte qe na la komunizmi ne. Gjithsesi deshmori Zef Hoti sot eshte lene ne harrese dhe per kete fajin e ka komunizmi qe lame pas, pasi kerkoi me cdo kusht ta beje antar te tij pas vdekjes. Mjerisht kjo psikologji vazhdon te kultivohet edhe sot tek veteranet qe e quajne deshmorin Zef Hoti si “prone” te tyren kur ai ne fakt eshte nderi i gjithe shqiptareve ne pergjithesi dhe malesoreve e hotjaneve ne vecanti. Nuk mund te lesh pa thene se po te kishte patur fatin te shpetonte gjalle Zefi, komunizmi me siguri do ta kishte rezervuar fatin e shokeve te tij, bashkeluftetare te Spanjes, te cilet u akuzuan, burgosen, pushkatuan apo “vetepushkatuan”. Se fundi, gjaku i ketij deshmori internacionalist te lirise ne trojet e Evropes, na jep te drejten te themi se i perkasim po Evropes, e cila duhet te na pranoje ne sofren e saje, pasi per kete Evrope ne kemi derdhur gjak gjithnje. Duke mbyllur kete shkrim per deshmorin Zef Hoti, i cili ne janar 2004 mbushi plot 67 vjet nga ajo dite qe dha jeten ne mbrojtje te Madridit nga fashistet dhe askush nga shteti dhe pushteti nuk u kujtuan ti bejne as kujtimin me te vogel, ta nderojne me nje takim te thjeshte dhe me fjale qe i meriton, ndonese ai meriton shume me shume duke e shpallur qytetar nderi te komunes apo me gjere. Ani, s’ka gje pasi njerezit e thjeshte ne cdo pervjetor, ne mendje e shpirt, kujtojne vargjet lapidar te poetit te Malesise Dode Kacaj qe ia ka kushtuar deshmorit qe i zbardhi faqen Shqiperise: Ku rrin shqipja ne malet e Hotit, Ku kane linde burra barotit, Ku kane linde burra me name, Qe kane bri hekur me dhame, Leu Zef Hoti, zogu i zanes, Djali i Stares, trimi i Spanjes. ….. Shqipja e Hotit nder brigada, Fluturon me plaget e ngrata, Front ne front e flake barot, Lufton njelloj si me kene ne Hot. Amanet ju shoket e mij, Po ju la nje porosi, Kur te shkoni ne Shqiperi, Tek ai mal atje ne Stare, Ndalni pak shprazni batare, Kam nje nane, ne ma gjetshi gjalle, Me i thane ma ban hallall, Se tash me bajne nanat spanjolle, Nje varr te bukur rreze nje molle, Ka me u gjete nje shok prej frontit, Me ma pru nje gure prej Hotit, Malet rriten dhe bjeshket qeshin, Por djemte si Zefi kurre nuk vdesin. NDUE BACAJ
DREJT BISNESIT QE GJENERON PRODHIM – Interviste me z. Dede SMAKAJ, president i firmes “NORDIN”
SHE: A mund te na thoni se cila eshte veprimtari e firmes qe ju drejtoni? DS: Fillimisht duhet te kujtoj per ju dhe lexuesit e SHE, se firma qe une drejtoj eshte thmeluar ne vitin 1994 me nisje aktivitet tregtar. Gradaulisht e zgjeruam aktivitetin dhe sot operojme ne shume fusha: ndertim, transport madje kohet e fundit po tentojme te hyjme edhe ne fushen e blegtorise. Aktualisht pothuajse kam perfunduar ndertimin e nje ferme derrash dhe po ideojme per vepra te tjera. Perpjekjet e fundit per te hyre ne fushen e blegtorise, i mundeson edhe qendra ku ndodhet firma jone, ne qytetin e Lacit te Vaut te Dejes. SHE: Cilat jane disa nga objektivat e realizuara nga firma juaj? DS: Po ta shprehim ne shifra, pergjate ketyre 10 viteve, firma jone ka kryer nje volum pune rreth 100 milion leke. Kemi ndertuar shkollen 8-vjecare ne Lac, apartamente banimi po ne Lac. Mjaft i suksesshem ka qene bashkepunimi me nje partner si Banka Boterore me rikonstruksionin e kanalit vadites qe niset nga Mjeda per te Fushen e Zadrimes me nje fond prej 20 milion lekesh. Kuptohet, te bashkepunosh me kete institucion kaq prestixhoz mbare boteror, duhen marredhenie reciproke besimi dhe jo kushdo mund te jete partner me te. Se fundi me nje fond prej 2 milion lekesh, kemi perfunduar qendren e re shendetesore ne fsahtin Kac. Nje objekt mjaft funksional dhe qe po sherben per qellimin per te cilin eshte ngritur. SHE: Si i keni marredheniet me pushtetin lokal, pasi shume bisnesmene shfaqin aankesa ne kete drejtim? DS: Une personalisht, marredheniet i kam korrekte, pasi gjithe veprimtaria ime ekonomike dhe financiare, eshte konform ligjit dhe nuk kam ndermend “te eksperimentoj” jashte ketyre kontureve. Prej vitesh kjo firme, ben pastrimin e qytetit dhe asnjehere, prej askujt, nuk kam patur ankesen me te vogel. Kjo ka ardhur sepse kam respektuar me shume korrektesi te gjitha kushtet e kontrates. Megjithate mendoj qe shume gjera duhen ndryshuar dhe permiresuar, sidomos ne aspektin ligjor. Prej vitesh flitet per decentralizimin e pushtetit lokal, por si per gjithcka ketu tek ne, gjerat levizin shume ngadale dhe me veshtiresi. Tenderat qe sherbejne dhe zbatohen ne Bashki, bie fjala, jane ende monopol i ministrive perkatese. Ndodh qe nje firme , ta themi nga Elbasani, te fitoje tenderin per nje rruge ne Lac te Vaut te Dejes. Do ta mendoja absurditet nje veprim te tille, kur ka mjaft firma vendase qe kane si te thuash “tagrin e nevojshem” per te marre persiper nje pune te tille. Pervec kesaj, perfituesit e projektit, jane bashkeqytetaret e mije, jam dhei kam cdo dite nder sy dhe per rrjedhoje, krahas pergjegjesise shteterore, kam dhe ate morale. SHE: Si e shikoni te ardhmen e bisnesit ne pergjithesi? DS: Fola pak me siper per tenderat, por mendoj qe e ardhmja e bisnesit tim ne vecanti dhe e bisnesit ne pergjithesi, nuk duhet te jene ato qe jane aktualisht. Bisnesi duhet te kerkoje ne “dashuri te reja” dhe me e aferta dhe me e sigurta, duhet te jete transformimi ne bisnes prodhues. Bisnesi qe rri ne pritje te tenderave, me duket i ntejkaluar, pasi nuk ka te ardhme. Jo pse tenderat nuk duhen zhvilluar, por sepse nuk gjenerojne prodhim. Kjo forme eshte e perkoheshme. Keshtu bisnesmenet do te mbeteshin te pritje te kerimit te “vipave” te tenderave. Kapitali qe vihet ne forma monetare, po nuk u invertua, mbetet i ngurte dhe nuk gjeneron zhvillim, per te cilin Shqiperia ka aq nevoje. Se bashku me stafin drejtues te firmes sime, po punojme qe syte dhe mendjen ti drejtojme nga aktiviteti prodhues. Perpjekja ime e fundit per fermen e derrave, ne kete sens eshte. Mendoj qe te kete 100 krere dosa dhe ta mbylli ciklin e rritjes, prodhimit dhe tregtimit te mishit te derrit. Ky aktivitet jep me shume te ardhura dhe ploteson me mire kerkesat e qytetareve. Mendoj qe ne te ardhmen ta zgjeroj aktivitetin ne fushen e blegtorise me nje frme shpendesh dhe per shkak te vecorive te pozicionit te favorshem, te ndertoj nje vend per rritje peshku. SHE: Cilat jane disa nga fushat ku mund te bashkepunohet nga partnere brenda dhe jashte vendit me firmen tuaj? DS: Pervec atyre qe thame me lart, une zoteroj dhe kam ne pune edhe dy teleferike ne rrethin e M.Madhe, me aftesi te konsiderushme shfrytezuese te pyjeve ku mund te kerkoj bashkepunim. Gjithashtu edhe ne fushen e blegtorise, ka vend per e bashkepunuar. Une shpreh gatishmerine per te bashkepunuar me kedo, qe eshte gati te riskoje ne fushen e bisnesit prodhues si te vetmen garanci per zhvillimin e vendit ne pergjithesi. SHE: E njihni gazeten qe po ju interviston? DS: Per te qene i sinqerte, ka shume kohe qe e lexoj rregullisht dhe mendoj se eshte nje ze qe duhet respektuar ne opinionin e Shkodres dhe krejt Veriut. Me kete rast, i uroj rritje te besimit dhe te rrisni numrin e lexuesve. Gjithashtu suksese ne krijimin e opinionit brenda dhe jashte vendit, mbi te vertetat e zhvillimeve shoqerore dhe politike “pa rimelin” gazetaresk. Zhvillimi i vendit vjen kryesisht nga alternativa e tregut te bisnesit prodhues. Ndoshta eshte vendi qe te ftoj bisnesmenet dhe investitoret shqiptare si dhe ata me origjine prej kendej, qe te riskojne me se pari se kudo ne vendin e origjines. Mundet qe te fitojne me pak kapital, por do te fitojne me shume vlera morale per te cilat njeriu, edhe ne shoqerine kapitaliste ka nevoje, vec parave. Gjithashtu ju falenderoj qe i kushtuat vemendje aktiviteti tim si firme dhe qe me dhate mundesine te shpreh disa pikpamje rreth bisnesit dhe perspektivave qe ka Shqiperia. Intervistoi MARK PRECI EDHE MALESIA E MADHE I JEP PERANDORISE OSMANE VEZIRE Eshte disi sensacionale te mendohet se nga treva me anti-otomane e krejt Shqiperise Etnike, Malesia e Madhe, te kete patur vezir. E kjo te duket e tille, pasi eshte pikerisht kjo treve, qe nder shekujt e shumte te pushtimit otoman nuk u pajtua kurre me reformat, taksat e sundimit aziatik, duke u kthyer keshtu ne treven simbol te luftrave, perpjekjeve per liri dhe autonomi. Aq e madhe kishte qene qendresa sa kishte detyruar perandorine qe malesoreve tu linte nje autonomi mjaft substanciale per ate kohe. Por ja qe kishte ardhur nje dite dhe nga mali i Shkrelit, me sakte nga fshati Bzhete, fisi i Malotajve, “te linde” nje vezir, i cili te sundoje Shkodren ne fillim te shekullit te XIX. Veziri i Shkodres njihet me emrin Ahmet Luca. Por po te shfletosh dokumentate e kohes, ky Ahmet Luca (Malota) te ishte bzhejani i islamizuar Tom Luc Malotaj. Gjithsesi eshte interesant se kete, mendohet se e vrau per xhelozi Mustafa Pashe Bushatlliu, pra nje hierark shqiptar i perandorise. Dhe pikerisht shkrelasit, per kete organizojne nje kryengritje kunder Mustafa Pashes ne Shkoder, ku studiuesi dom Nike Ukgjini, e pershkrua keshtu: “ Me 1814 jane shkrelasit ata qe organizojne luften hakmarrese kunder Mustafa Pashe Bushatliut ne Shkoder, sepse ishte ai qe per xhelozi vrau vezirin e posazgjedhur te Shkodres, shkrelasin tone (Ahmet Luc Maloten)”. Tom Luca, i cili ishte islamizuar ne vitin 1775-1780, qe derguar nga qeverisja turke te beje arsimimin plotesues ne Stamboll. Kur u kthye si vezir, duke menduar se do te beje shume per fene islame si njeri mjaft i zgjuar qe ishte, mendoi se paku se shkrelasit e vet, do ti terhiqte nga vetja dhe do ti islamizonte. Faktet tregojne, se nuk ia arriti te ndikoje as ne vellazerine e vet, Malotaj jo me tek te tjeret. Ne kete menyre ai mbylli jeten ne paqartesi dhe erresire. Shkrelasit duke marre per baze ligjet kanunore, u organizuan per ti marre gjakun dhe ne pamundesi te fitonin mbi Pashen, ne shenje hakmarrje vrane djalin e tij 19-vjecar ne Kakarriq. Thuhes se Zefi i vogel (Zef Gjergji) trim i njohur ne Kosove per luftrat kunder turkut, eshte i treti brez i Ahmet Luces, vezirit te Shkodres. Pra sic shihet, veziri i ri i dale nga treva e M.Madhe, ka qene nje njeri i mencur. Natyrisht dalja e ketij veziri ne krye te Vilajetit te Shkodres, qe pervec trevave te tjera, perfshinte edhe Malesine, ishte nje ngjarje qe tronditi familjet e tjera qe prej shekujsh tashme, i sherbenin pushtuesit otoman. E pikerisht ishte edhe ajo e Bushatllinjeve, ku pinjollli i saj Mustafa Pasha, nen pretekstin se nuk po arrinte te islamizonte njerezit veziri i ri, i beri edhe goditjen qe i mori jeten. Per vdekjen e vezirit, qeveria otomane heshti, pasi luften ne mes familjeve e fiseve shqiptare, e nxiste dhe financonte vazhdimisht me grada e ofiqe. Por ate qe nuk e beri qeveria, e bene vete shkrelasit trima, duke i marre hakun djalit te tyre, i cili edhe pse kishte nderruar fene nuk kishte nderruar gjakun e atdheun. Gjithsesi veziri i Shkodres, Ahmet Luca ka qene i pasi dhe i fundit hierark i ketij niveli ne perandorine otomane nga treva e M.Madhe. Pa dyshim, sido te kete qene, ky vezir eshte biri i Malesise dhe pjese e pastudiuar e historise. NDUE BACAJ
Sensibilizim Vleresimi per mediat e Shkodres, eshte emancipim qytetar.Ne prag te shqyrtimit te propozimit te Unionit te Gazetareve te Veriut (UGV) drejtuar Keshillit te Bashkise Shkoder per ti dhene titullin “Krenaria e Qytetit”: Radio Shkodres, TV Rozafes dhe Shkodra TV1.
Z. Anton LEKA, Kryetar i KB Shkoder Z. Artan HAXHI, Kryetar i Bashkise Shkoder Z. Namik KAMBERI, Nenkryetar i KB Shkoder Zj. Elena ZORBA, Sekretare e KB Shkoder Keshilltareve te te gjitha forcave politike ne KB Shkoder Per dijeni Z. Sali BERISHA, Ish- President, Kryetar i PDSH Z. Ndue DODAJ, Kryetar i PS Shkoder Z. Lorenc LUKA, Kryetar I PD Shkoder
Perpara se te shkruaj keto rreshta, mendova gjate si ta titulloj: leter e hapur apo dicka tjeter. Zakonisht, letrat e hapura, kane qene, jane dhe do te jene me ngerkesa politike. E quajta thjeshte sensibilizim. Mora guximin t’ ju drejtohem te gjithe zoterinjeve te nderuar, cituar me lart, per nje ceshtje qe une si gazetar prej rreth 10 vitesh me aktivitet ne qytetin e Shkodres, kolege te mije te nderuar me me shume eksperience, te tjere me me pak apo edhe fillestare ne kete profesion, ta mbajne koken lart ne cdo kohe. Eshte e kote te kujtoj se prej mese nje viti, ne Shkoder ekziston shoqata “Unioni i Gazetareve te Veriut” (UGV) me qender ketu. Mendojme se kemi patur nje aktivitet te suksesshem, por jemi koshiente se duhet te bejme shume me teper. Gjithsesi, gazetaret ne kete treve te harruar dhe te varfer te Shqiperise, kane nje ze zyrtar dhe te njohur ne baze te ligjeve ne fuqi. Asnjehere nuk kemi ngurruar ta ngrejme lart zerin tone, jo vetem per koleget shkodrane apo veriore, por edhe ne shkalle Republike. Ky ka qene synimi yne kryesor me krijimin tone, te cilin ne pjesen me te madhe e kemi permbushur. Vec kesaj, kemi arritur te institucionalizojme lidhje me homologet tane ne Itali, Angli, Poloni, M.Zi, Kosove, Maqedoni etj. Nga ana tjeter, kemi ofruar dhe mendojme se kemi vendosur ura bashkepunimi me mjaft ish-drejtues apo drejtues aktuale te pushtetit vendor, te zgjedhur apo te emeruar, perfaqsues te institucioneve vendase apo te huaja, diplomate ketu apo ne Tirane. Jemi ne pritje te antaresimit tone zyrtar te Federaten Nderkombetare te Gazetareve (IFJ) me qender ne Bruksel. Nenvizojme se ne perberjen tone, ka gazetare te mediave te ndryshme, te perkatesive te ndryshme shoqerore apo politike, te unifikuar nga deshira per lirine e shtypit dhe te shprehjes. Mendojme se jemi trupa me profesionale, qe mund te gjykoje per nivelin e shtypit apo mediave ne Shkoder, Veri por edhe ne Shqiperi. Jo per mungese modestie, por tashme pjesa me e madhe e jona, ka kaluar nje stazh te konsiderueshem, jo vetem ne mediat e Shkodres e Veriut, por edhe ne Tirane. Mediat e para private ne Shqiperi, sidomos ato audio-vizive, i kane zanafillat nga viti 1996. Shkodra pati fatin e mire qe te kete televizionin e dyte privat ne Shqiperi, TV Rozafa, sinjali i te cilit doli ne qytetin tone aty nga nentori i vitit 1996, pra akoma nuk jane mbushur 8 vite jete. Edhe vete pluralizmi i mirefillte, fillesat ne vendin tone, i ka diku aty nga korriku i vitit 1992, me zgjedhjet e para demokratike per pushtetin vendor. Pra edhe Keshilli Bashkiak i Shkodres, nuk ka me shume se 12 vite jete. Duhet llogaritur qe nga ajo kohe, keshilltaret nuk kane qene te njejte, nuk kane qene politikane profesioniste, e aq me pak njohes e specialiste te mediave, vecanarisht atyre private audio-vizive. E njejta situate eshte edhe sot ne vitin 2004. Diku aty nga fundi i pranveres se vitit 1997, kur ne Shkoder te gjithe mendonin te linin qytetin per te shpetuar koken, lindi edhe Shkodra TV1, me nje te vecante: Eshte nder televizionet e para te Republike, me nje programacion te plote dhe te kompletuar thuajse ne cdo sfere. Ne ate kohe, shume kryetare kishin braktisur Shkodren dhe familjen ne drejtim te shteteve te huaja. Shume ish- te tjere, keshilltare kishin marre arratine saqe edhe partite qe i kishin zgjedhur, nuk i kontaktonin dot. Nje grup i vogel gazetaresh te Shkodra TV1 dhe TV Rozafa, duke rrezikuar koken, me automatike dhe pistoleta ne gjoks ( e tille ishte koha, edhe pse dikush e ka harruar!), sfidonin vdekjen- jo rrezikun. Fale tyre, shkodranet qe strukeshin ne shtepite e tyre qe ne oret e para te pasdrekes, mesonin c’ po ngjet ne rruget e qytetit te tyre, i cili pasqyrohej vetem nga mediat lokale dhe gazetaret e tyre me vertetesi. Nderkohe, para shume e shume dekadave, Shkodra kishte nje radio me emrin e saj. Nje nga te paktat ne Shqiperi, edhe pse sot e kesaj dite shteterore, eshte nje krenari e qytetit me te madh verior. Eshte i vetmi ze qe ka Shkodra, eshte zeri i saj, ku spikerat degjohen dhe njihen vetem nga timbri i zerit: Eshte Radio Shkodra! Shume nga ju, keni ndjekur dhe ndiqni media te ndryshme, jo vertem lokale. Shfletoni shpesh gazeta, degjoni radio, shikoni televizion. Nuk ka gazete ne Shqiperi qe te mos punojne ne te, te pakten dy shkodrane. Nuk eksiston asnje radio ne vendin tone qe te mos kete dy kolona nga djemte e vajzat e Shkodres. Nuk ka asnje mundesi qe Top Channel, Tv Publik Shqiptar, TV Klan, TeleNorba, Vizion Plus, News24, TV Koha, TV Arberia dhe te gjitha me rradhe, qe te mos krenohen me gazetaret, operatoret dhe tekniket e markes “made in Shkodra”. E pra kjo, nuk eshte pak, nuk eshte pa domethenie. Te gjithe jane, jemi dhe do te jemi, prodhim i shkolles se mrekullueshme te trashiguar ne shekuj te gazetarise shkodrane. E ne kete kuader, per mediat audio-vizive, merita e krijimit te kesaj shtrese eshte e pamohueshme e Radio Shkodres, Tv Rozafes, Shkodra TV1 dhe me vone e TV Antena Nord. Edhe ju keni nje motiv me shume te krenoheni me ne, me mediat tona, me bijte, miqte, te njohurit tuaj. Te nderuar zoterinj, Ishte nje hyrje disi e gjate, por e nevojshme. Gazetaret dhe njerezit e medias ne pergjithesi, tashme jane nje shtrese e konsoliduar. Shume nga ne, prej vitesh sigurojme jetesen me kete profesion. Ne jemi pjese e ketij realiteti Verior e shkodran. Vuajme te njejtat probleme qe ka edhe shtepia jone e perbashket, Shkodra. Mediat, stacionet radio apo televizive, jane institucione njesoj si Bashkia, Prefektura, Tatim-Taksat etj. Madje, pozicioni i tyre eshte me i disfavorshem, pasi shteti nuk i jep buxhet, grante apo onde te tjera. Megjithate, “mbajne me buke” dhjetera familje te qytetit tone. Edhe Tv apo Radiot private, vuajne varferine, papunesine, mungesen e qetesise, te sigurise. Shkaterrohen nga mungesa e energjise elektrike. Gjithsesi, prej mese 7 vitesh e gjysem, ato kane mbijetuar ne Shkoder. Nje televizion lokal ka nje moto “Dritarja ku qyteti sheh veten”. Kete e kane pranuar thuajse te gjithe, duke filluar nga drejtues te pushtetit vendor, keshilltare e politikane te niveleve te ndryshme. Eshte e vertete. Shkodra ka pare e degjuar veten, problemet e saja, rrudhat e saja, lotet, buzeqeshjet, dhimbjen, gezimin, zhgenjimin, dashurine ne TV dhe Radiot lokale. Askush nuk e ka ngritur me shume se ne zerin ne mbrojtje te interesave dhe te drejtave te shtepise sone te madhe. Gjithmone kemi qene ne pararoje, gjithmone nuk kemi pritur ti kundevihemi te gjitheve, kur e ka kerkuar interesi i Shkodres. Per interesa humane, ndoshte i kemi rene ndesh edhe ndonjerit nga ju. Ne radiot e ekranet e mediave lokale, shihen edhe gjera qe ndoshta ndokujt nuk i pelqejne, apo nuk jane per shijet e tija. Mbase kane te drejte. Por duhet te mendohet edhe per mbijetesen e gazetareve dhe me pas te mediave. Te gjithe ne, duke filluar nga une, ne datat e caktuara kerkojme te marrin shperblimin per punen e bere. Shpenzimet nuk jane te pakonsiderueshme, duke ditur se cilat jane te ardhurat e mediave, por edhe potenciali i treves ku zhvillojme aktivitetin. Edhe pse jemi shume poshte nivelit te pagave te kolegeve tane, ne kemi punuar dhe do te punojme. Eshte ky kontributi yne modest qe do te japim per qytetin. Shpenzimeve te mesiperme, u duhen shtuar edhe ato per naften e gjeneratoreve, per riparimin e aparaturave te prishura nga ikje- ardhjet e dritave, blerjet e materialeve te punes, nderrimi i teknologjive, riparimi i defekteve te ndryshme gjate punes, mbulimi i shpenzimeve per te ftuarit tane etj. Te gjitha keto shpenzime, jane te paperballueshme nga mediat ne tabanin ku zhvillojne aktivitetin: qytetin e rrethinat e Shkodres. Vetem permes korrupsionit, trafiqeve, krimeve ekonomike, mund te sigurohen te ardhura te mjaftueshme, duke ruajtur linjat e programacionit qe shume nga ju, me te drejte apo jo, i kerkoni. Nese ju, si pushtet vendor me nje jete rreth 12 vjecare, mund te konsideroheshit vellai i madh i Mediave me nje jete rreth 8 vjecare, sa here u kujtuat te na shtrinit doren? Nuk behet fjale per ndihme monetare, edhe pse rasti i TV Teuta (Durres), ju kishte mbeshtetur edhe ne kete linje. Kush nga ju, paraardhesit tuaj, qofte edhe pasardhesit, keni ngritur apo do te ngrini problemin e ecurise se mediave? Kush ka diskutuar me pergjegjesi mbi nivelin aktual te mediave dhe rruget per permiresimin e tij? Kush eshte kujtuar te kerkoje drita te pakten per mediat lokale, edhe pse per bisnese te tjera, kerkohet me te madhe? Cilat jane ato parti politike, institucione te pushtetit vendor apo edhe te tjera qe iu eshte kerkuar para per pasqyrimin e aktiviteteve te tyre ne mediat lokale (ne Tirane e ne rrethe, gjithcka eshte me para ne dore, per minutazh)? Pyetjet do te vazhdonin pa fund, dhe pergjigjet do te ishin te gjitha negative: Askush! Para disa muajve, kur paraqitem nje kerkese per ti dhene titullin e merituar “Krenaria e Shkodres” tre mediave me prestixhoze te qytetit: Radio Shkodra, TV Rozafa dhe Shkodra TV1, nuk na u kthye kurre nje pergjigje zyrtare. Gojarisht, na u tha se nje komision “te urtesh”, i atashuar prane Komisionit te Vleresimit te Figurave te KB Shkoder, e hodhi poshte propozimin. Zyrtarisht u tha: “Mediat jane te pa rrituara akoma dhe pa nivel”. Ne Demokraci, me i moshuari eshte 14 vjec, pasi kaq kohe ka qe ka hyre ky sistem ne Shqiperi. Ne jemi rreth 8 vjec. Ata qe ndjehen me te medhenj se kaq, i perkasin te kaluares diktatoriale dhe komuniste, pavarsisht trukut apo parukerise qe kane bere. Ndersa per nivelin, nuk mendoj se nje profesion te ri dhe te lire si gazetaria apo mediat private, ta gjykojne “te urte te rinj” por me moshe, zemer e shpirt te vjeter, pse jo ne prag te vdekjes. Te nderuar keshilltare, Perseri para jush, kemi paraqitur nje propozim per ti dhene titullin e merituar tre mediave te Shkodres: Radio Shkodra, TV Rozafa dhe Shkodra TV1. Sipas rregullave, kemi percaktuar edhe motivacionet tona, te cilat mund te mos pranohen apo te ndryshohen. Ndoshta komisioni i “te urteve” nuk do ta kaloje serish ne seance plenare propozimin e Unionit te Gazetareve te Veriut (UGV). Eshte ne te drejten tuaj: nje qytet mbi 2400 vjecar, te qeveriset nga 14 vjecare. Ju duhet te vendosni per fatin e te gjithe shkodraneve, edhe tonin, edhe te mediave. Ky eshte sistemi. Heren e pare, nuk iu lane te vendosni. Kete here mos bini ne gabim: Edhe nese i famshmi komision i “te urteve” nuk kalon propozimin tone, ju i keni modalitetet ta kaloni ne mbledhjen e KB Shkoder dhe ta miratoni. Para se vleresim per mediat (nocion abtrakt), eshte vleresim per punen tone, te bijve tuaj, te afermeve, te njohurve dhe miqve. Realisht, ne i jemi drejtuar te gjithe Keshilltareve dhe forcave politike te mbeshtesin propozimin tone. E dime se mazhoranca ne KB Shkoder eshte e djathte, por ne kerkojme mbeshtetjen e te gjitheve, pasi kemi qene pasyqyre e te gjitheve, avokate te qytetit tone te perbashket Shkodra, e cila i dhem njesoj si te majteve ashtu edhe te djathteve. Ne lidhje me kete propozim, eshte vene ne dijeni edhe nje mik i shoqates sone dhe gazetareve, ish- presidenti Sali Berisha, Kryetar i PDSH, por edhe personalitete te tjera shqiptare e me gjere. E dime se kemi ecur perpara, e dime se nuk jemi perfekte, e dime se duhet te bejme shume me teper. Ne kemi nevoje per stimuj, kemi nevoje qe dikush te vleresoje punen tone, te veshtire, me sakrifica por e bukur dhe humane. Sigurisht, “nuk do te shembet Roma” nese propozimi yne nuk do te miratohet. Sic jane miratuar dhjetera te tjere pa e merituar, ashtu mund te mos miratohen edhe shume te tjere qe e meritojne. Nese miratohet, do te fitoni nje respekt dhe mirenjohje dyfish me te madhe nga te gjithe ne, do te shenoheni ne historine e demokracise se re shqiptare si Keshilli Bashkiak qe me vleresimin per mediat e Shkodres, treguat emancipim qytetar. Njekohesisht, na nxitet te rrisim nivelin tone, njekohesisht edhe prestixhin. Ne nje dite, Keshilli i Bashkise Durres, para pak vitesh, nderoi me te njejtin titull dy televizionet e tija: Shijak TV dhe Teuta TV. Ata qe i kane ndjekur, e kane konstatuar se nivelet e tyre, nuk jane me lart se mediat lokale te Shkodres, perkundrazi. Njekohesisht, keshilltaret durresake, nuk kane moshe me te madhe se 14 vjec ne demokraci, por treguan nje emancipim shume te larte qytetar. Ndersa ju, perfaqesoni nje kulture mbareboterore, nje qyteterim qe ze fill mbi 2400 vite te kaluara. Pervec traditave te vjetra, krijoni edhe te reja, filloni nga vleresimi i mediave. Keni per te pare, do te ndjeheni me te emancipuar dhe ne me te detyruar perballe jush dhe Shkodres. Blerti DELIJA Kryetar Unioni i Gazetareve te Veriut (UGV) Federates Sindikale te Gazetareve Prefektura Shkoder Kryeredaktor i TV Rozafa Si po shkatërrohet arsimi në Shkodër Rivendosja e z B Vajushi në krye të Arsimit Qarku Shkodër ndërsa për të majtët përbënte një çudi, për të djathtët nuk përbënte ndonjë surprise. Kjo sepse që të bësh karrierë në pushtetin socialist duhet të kesh minimalisht vlera morale deri në imoralitet, të shkelësh ligjin, të abuzosh, të vjedhësh e të mashtrosh etj. etj “virtyte socialiste” Ajo çka po ngjet në arsimin në Shkodër për gjatë 1 viti është ndoshta e pa papreçedent jo vetëm për rrethin Shkodër, por ndoshta edhe në gjithë Shqipërinë. Një grup drejtuesish jo vetëm të paaftë, por edhe mashtrues dhe abuzues, të cilët po sillen me arsimin në Shkodër sikur të jetë një pronë të tyre private po realizojnë jo vetëm dhunimin të arsimit, por edhe shfrytëzimin e posteve drejtuese për përfitime personale jo ligjore. Dhe me të drejtë vetmja pyetje që mund të shtrohet është se si ka mundësi që të lejohet një gjë e tillë në fushën e arsimit, e aq më tepër në arsimin e Shkodrës, një qytet me tradita arsimdashëse. Dhe e gjitha kjo fshihet nën emrin e “Reformës arsimore”. Për të punuar si mësues duhet të paguash? Po të shkosh në dyert e DA Shkodër, jo vetëm nuk mund të gjesh punë, por duhet të qëndrosh me ditë të tëra prapa derës së DA për t’u takuar me drejtorin e DA Shkodër dhe përgjigja e tij është: “ Gjeje ti vendin e punës dhe unë të emëroj ?” Ndërsa për të filluar punë nuk ka nevojë të shkosh fare tek zyra drejtori i DA, pasi emërimet (dhe transferimet) bëhen në klube të miqve të drejtorit të DA, n.p.mjet celularëve dhe shkresat të vijnë në dorë mjafton të paguash para. Në fillim kërkesat ishin me lekë shqiptarë ndërsa tani me euro dhe dollarë. Pothuajse të gjithë mësuesit që fillonin punë në arsim pyeteshin nga kolegët e tyre: Sa je ti 1 apo 1.5 ( nënkupto 1 apo 1.5 milion) Dhe përgjigja ishte për njëren prej këtyre dy shumave. Ndërsa tashti që të fillosh punë në arsim duhet të paguash me euro. Dhe a e dini se sa është shuma ? 1000 deri 1500 euro aq sa duhet të paguash për të shkuar në Itali me gomone. Dhe po ti shumëzosh me emërimet që bëhen çdo vit (që mund të jenë mbi 100 emërime) atëherë imagjinoni se sa është shuma që përfitohet padrejtësisht. Dhe po t’i shtosh këtu edhe emërimet në fshat kjo shumë shumëfishohet. Ndërsa përsa i përket emërimeve provizore drejtori i DA Shkodër ia ka lënë të vjedhin ndihmësave të tij të afërt. E ndërsa mësuesit e thjeshtë duhet të orvaten me muaj të tërë me shpresë për të filluar punë në arsim ose për t’u transferuar, për t’u emëruar si mësues shpejt me shuma më të vogla duhet të kesh lidhje me B Vajushin, ose klanin e tij, kryetarin e PS Ndue Doda e ndonjë Dodë tjetër. Madje edhe një pjesë e personelit të DA ka lidhje familjare ose miqësore me personat e lartpërmendur A janë evidentuar pagesat për kualifikimet 5 dhe10 vjeçare si dhe për pagesat për dipllomat që firmosen në DA Çdo vit një numër mësuesish të plotësojnë kushte për kualifikimin 5 apo 10 vjeçar. Dhe seicili prej tyre paguan me nga 5 qind lekë të reja për t’u paisur me dëshminë përkatëse. Dhe numri mësuesve të kualifikuar çdo vit, është mjaft i madh. Ndësa për çdo person që i duhet të përdorë diplloma e shkollës së mesme, apo dëftesa e shkollës 8-vjeçare, ajo duhet të vuloset në DA Shkodër. Dhe për çdo vulë të vënë nga DA, duhet të paguash rreth 200 lekë të reja. Dhe numri i dëftesave që janë firmosur dhe vulosur në DA Shkodër flitet se është rreth 2000 copë. Por a janë të evidentuara këto fonde të cilat janë të konsiderueshme? Apo ndoshta janë evidentuar vetëm shuma minimale, ndërsa pjesa tjetër mund të jetë futur “gabimisht” në xhepin e drejtuesve të DA. Mashtrimi dhe vjedhja mund të shkojë deri në vjedhjen e fondeve të dhëna për ndërtim shkollash Përflitet se nga ana e Ministrisë së Arsimit është akorduar një fond financiar prej rreth 25 milionë lekë për të rikonstruktuar shkollën në fshatin Abat, Dukagjin që është zona elektorale e deputetit të PS Lekë Çukaj. Madje flitet se firma e ndërtimit që ka marrë përsipër të ndërtojë këtë shkollë është vëllai i L Çukës. Por nga firma e ndërtimit është rregulluar vetëm çatia e kësaj shkolle, vlerë e cila nuk mund t’i kalojë pak milionë lekë. Po ku kanë shkuare pjesa tjetër e këtij fondi? Po kështu qarkullojnë zëra për një kontroll financiar nga ana e kontrollit të shtetit pranë Prefekturës Shkodër, kontroll nga i cili kanë vënë në dukje abuzime të jashtëzakonshme financiare me dieta e udhëtime si dhe abuzime me rreth 63.000.000 lekë me tendera. lekë. Madje Kontrolli i Shtetit i ka kërkuar zyrtarisht Ministrit të Arsimit të largojë nga detyra drejtuesit e sotëm të DA Shkodër për shkelje financiare. Drejtorë shkollash apo taksidarë ? Nga ana e drejtorive të shkollave u kërkohen nxënësve që të paguajnë nga 5000 lekë të vjetra për të paguar rojet e shkollave. Po kështu për çdo vertetim ( dëftesë) që lëshohet nga shkollat duhet të paguash nga 5000 lekë. A ka bazë ligjore, ose ndonjë udhëzim nga Ministria e Arsimit për vendosjen e këtyre shumave të cilat duken absurde? Po a dihet se ku shkojnë këto shuma, si përdoren? P.sh.m. në shkollën e mesme 28 Nëntori për regjistrimin e nxënësve në vitin e I-rë u kërkuan 2000 lekë të reja për çdo nxënës ndërsa për klasat e ndërmjetme nga 1000 lekë të reja. Me të drejtë lind pyetja? Cilat janë rregullat e mbledhjes dhe krijimit të këtyre fondeve. Jo vetëm që asgjë nuk dihet me saktësi, por e gjithë kjo veprimtari e drejtuesve të krijon përshtypjen e abuzimeve të mëdha financiare. Me siguri DA Shkodër “virtytet e saja pushtetore” e saja ka synuar që t’ia ngjesë edhe drejtuesve të shkollave? Se deri ku ka arritur kjo nuk dihet? Mësuesit jo vetëm ndodhen të pambrojtur por edhe po dhunohen Të gjithë mësuesit e rrethit Shkodër ndihen të dhunuar psikologjikisht dhe të diskriminuar. Dhunimi dhe frikësimi i mësuesve është motoja e drejtuesve të sotëm të DA. Mësuesit nuk e ndjejnë vetën të sigurtë në punë. E gjithë kjo ka rritur ndikuar negativisht në procesin mësimor duke rritur formalizmin dhe fiktivitetin. Mbledhjet me drejtuesit e arsimit për rreth 1 viti po zhvillohen si seance dhune psikologjike, ndërsa kontrollet për të frikësuar më tek mësuesit. Dhe e gjithë kjo në emër të një disipline falso, e cila po përdoret për të mbuluar abuzimet që po bëhen. Dhe çka është më e keqja po zbatohet nga njerëz që kanë qenë të padisiplinuar për vetë gjatë gjithë kohës kur kanë punuar si mësues ( p.sh.m. drejtori i D.A Shkodër kur ka qenë mësues “hynte nga dera dhe dilte nga dritarja e shkollës” dhe për pothuajse 5 vjet nuk ka lënë sëmundje pa shkruar në raportat e tija ( ndoshta edhe sarsin) për të munguar në punë sepse merrej me tregëti bananesh( bananexhi) e më pas si punonjës informator i SHISH- shërbimit informativ). Nga ana tjetër shkohet deri atje sa drejta e D.A për të transferuar personelin arsimore të shfrytëzohet duke bërë një zbatim të diferencuar të akteve normative mbi arsimin dhe kontratës kolektive, me synime të qarta dhunuese? Dhe për çudi, askush nuk reagon ? Sindikata e Pavarur e Arsimit Shkodër edhe pse sheh se po shkelet kontrata e punës e mësuesit hesht ? Edhe partitë politike, të paktën të djathtë heshtin kur shohin se po shkelen ligjet për arsimin, dhe arsimi po dhunohet ? (Vetëm një drejtues politik guxoi e ngriti zërin për këtë dhunim të arsimit në Shkodër.) Kjo heshtja e tyre flet shumë. Ata po mundohen të bëjnë të paditurin, apo mos ndoshta me postet e tyre drejtuese politike, apo sindikaliste kanë përfituar ndonjë privilegj të vogël të cilin nuk kanë pse e humbin, për të mbrojtur të drejtat e mësuesve. Ndoshta heshtja e disa drejtuesve të partive të djathta në Shkodër ka qenë pjesë e një pakti ose është shpërblyer me votat që këshilltarët socialistë në Këshillin e Bashkisë Shkodër i dhanë disa drejtuesve të këtyre forcave të djathta për në Këshillin e Qarkut Shkodër. Po Ministria e Arsimit ? Me të drejtë lind pyetja se a ka dijeni M.A për këto shkelje dhe abuzime ? Patjetër që duhet të ketë ? Ministri i Arsimit është vënë në dijeni nga ana e mjaft mësuesve të cilët kanë bërë ankime pranë tij për vendimet e padrejta të DA Shkodër, për dhunën dhe shkeljen e kontratës kolektive që po bën DA Shkodër. Por siç duket ministri i arsimit i ka dhënë dorë të lirë këtyre personave të papërgjegjshëm, pasi ata realizuan një spastrim politik në radhët e arsimit Shkodër, duke larguar nga drejtimi i arsimit të gjithë ata të cilët ishin me bindje të djathta. Mesiguri që edhe ministri i arsimit ka pjesën e vet në të gjitha këto përfitime të paligjshme, pasi vetë drejtori i DA Shkodër shprehet me të madhe se unë nuk largohem nga detyra pasi e kam blerë këtë vend dhe do ta blej përsëri. Dhe rivendosja e B.V si drejtor i Arsimit Qarkun Shkodër verteton më së miri këto fjalë të shprehura publikisht nga ana e drejtorit të DA Shkodër. Dhe me të drejtë e vetmja pyetje që mund t’i drejtohet Ministrit të Arsimit i cili duhet të quhet Ministri i Shkatërrimit të Arsimit . Z Ministër ! Sa është çmimi i një vend pune si Drejtor i Drejtorie Arsimi ? Si mund të emërohet si drejtor të D.A Qarku Shkodër një person që ka shkelur ligjet mbi arsimin dhe kontratën kolektive të mësuesit ? Si mund të emërohet si drejtor të D.A Qarkun Shkodër një person që ka abuzuar me detyrën e tij dhe me fondet e shtetit. Me ç‘të drejtë ju emëroni drejtor të D.A Qarku Shkodër një person që ka një vit po dhunon në mënyrë të vazhdueshme arsimin Shkodër? Me ç‘të drejtë ju emëroni si drejtor të D.A. Shkodër një person që po shkatërron arsimin në Shkodër Një grup mësuesish Shkodranë Jemi një grup mësues që i kemi kushtuar pothuajse gjithë jetën tonë arsimit duke punuar me përkushtim. Por kjo dhunë psikologjike që po provojmë sot nuk e kemi pro vuar as para viteve 90 gjatë diktaturës. Prandaj ju lutemi të botoni këtë shkrim në Gazetën Tuaj “Shqipëria Etnike”me për arësyen e vetme që është shqetësimi ynë për shkatërrimin që po i bëhet arsimit në Shkodër, m.gj.se nuk po ju paraqesim emrat tonë pasi kjo do të shoqërohej me veprime të dhunshme deri në largimin tonë nga puna.
INTIMITET NJERËZOR Ishte pjesa më e bukur e jetës sime momenti kur unë provova një njësi të thellë dashurie në shpirtin tim. Para meje u gjend një vajzë që më trazoi çdo ndjenjë në shpirtin tim. Nga ai çast çdo gjë ndryshoi në jetën time. Aty filloi një fshehtësi brenda meje që i dha dimensione të reja qenies dhe shpirtit tim. Kushdo mund ta ketë provuar një gjendje të tillë fshehtësie brenda unit të tij. Në çaste të tilla njeriu zbulon të fshehtën e shpirtit të tij, të bukurën, hyjnoren. Kjo gjendje e fshehtë dhe e bukur brenda njeriut, krijon atë që ne mund ta quajmë intimitet njerëzor. Intimiteti njerëzor fillon brenda dyerve të fshehtësisë, aty ku mungon çiltërsia, ku shpirti kërkon të ruaj diçka të bukur, diçka të dashur, diçka të ngrohtë, të shenjtë, diçka hyjnore. Kushdo mund ta ndiej një gjendje të tillë brenda shpirtit të tij. Brenda intimitetit njerëzor përmbahet pak çiltërsi dhe shumë fshehtësi. Sipas pikëpamjes sime, përveç çiltërsisë që i ke paraqitur një miku, një shoku apo një njeriu të zemrës, ruhet përsëri një fshehtësi brenda shpirtit të njeriut, që nën një membranë disi transparente, ka diçka që nuk është thënë, që është ruajtur diku në thellësi. Ajo mbetet gjithmonë një mister që ruhet thellë në bërthamen e shpirtit njerëzor. Pikërisht këtu qendron joshja e shpirtit të njeriut, ëmbëlsia notuese e intimitetit, dashuria zbavitëse, kureshtja e trazuar, bukuria mahnitëse që rri në përgjim të një lumturie. E kjo bukuri gjendet gjithmonë pranë shpirtit njerëzor. Njeriu i zhytur në një hapsirë që nuk shikohet, por që imagjinata e sjell si një lëng i butë ndjenjash, rri gjithmonë në pritje dhe në përjetim të kësaj lumturie. Shtrin duart ta kap por se arrin dot. Megjithatë njeriu ka idenë se është i përfshirë në këtë lumturi. Të jetë ëndërr vallë?! Jo! Të jetë e vërtetë vallë ?! Përsëri jo…. ! Shpirti duket se e ka pushtuar atë : Është e butë, është e brishtë, është e ngrohtë……..! Në thellësi të intimitetit njerëzor zbulohet esenca e kuptimit të jetës, bukuria mahnitëse e dashurisë njerëzore, qëllimi i vërtetë i ekzistencës, ngrohtësia shpirtërore e këtij intimiteti. Aty gjendet kënga e jetës, poezia e shpirtit. Intimiteti hyn tek njeriu herë si një fllad pranvere që i flladitë njësitë e shpirtit të tij, herë si një furtunë që e merr përpara njeriun dhe e shpie atë nga ta dojë ai. Intimiteti të ushqen fantazinë, të ushqen ndjenjat, kënaqësinë e shpirtit, aftësinë krijuese. Ai luan me dëshirat, me ndjenjat dhe pasionet njerëzore. Ai shpesh provokon ndjenja, ndryshon mendime, pushton shpirtëra njerëzorë. Ai prish çdo ekuilibër njerëzor. Si dallgë deti në furtunë notojnë pasionet, notojnë dëshirat. Virgjëresha e fantazisë nuk të lë të qetë, dallgët e pasionit të joshin dëshirat për një aventurë, për një intimitet dashurie. Sigurohu mirë, o njeri, para se të realizosh aventurën! Çdo dëshirë njerëzore nuik mund të transplantohet në një akt final të një dashurie të pastër. As në një marrëdhënie seksi. As çdo pasion….! As çdo qëllim ……! As çdo ndjenjë…..! Njeriu duhet ta kuptojë këtë. Njeriu mund ta kuptojë këtë, por, ah, ç’ti bëjë dualitetit të tij ?! Njeriu është trup ashtu siç është edhe shpirt. Ai është materie siç është edhe ndërgjegje. Ai është lëndë siç është edhe antilëndë. Ai përbëhet nga virtyte por edhe nga vese njerëzore. Vesi e shtynë drejtë aventurës, virtyti e ndalon duke e kaluar nëpër filtrin e gjykimit. Intimiteti të kërkon një zgjidhje ashtu siç të qanë një hall. Ai me sinqeritet të shpjegon çdo gjë në fshehtësi pasi ka besim të plotë tek shpirti yt. Por njëkohësisht ai ruanë diçka të fshehtë për vete. Dhe ruan gjenë më të dashur, më të shenjtë, më të shtrejtë. Intimiteti nuk është çiltërsi Njeriu duhet ta kuptojë mirë se ndryshe nuk do të krijoheshin dy fjalë për të njejtin kuptim. Intimiteti të futë në një fshehtësi që për të tjerët mbetet gjithmonë enigmë. Çiltërsia nuk mund të mbetet fshehtësi mes dy përsonave që i kanë besuar njeri – tjetrit. Çiltëria është e njejtë dhe e njëflefshme për të gjithë njerëzit e sinqertë e të pastër në shpirt. Intimiteti njerëzor është një erozion që gërryen nga brenda shpirtin e njeriut, bërthamën e tij. Njeriu i përfshirë nga vala e këtij intimiteti e shikon mirëfilli se është bërë skllav i një dashurie të madhe. Ai e di mirë se veprat e mëdha, mendimet e mëdha dhe dashurtitë e mëdha kanë një fillim të thjeshtë. Ato mund të lindin në një kthesë rruge, në një lëndinë , në një bregdetë, në një shikim të parë. Njeriu që kur lindet e deri sa vdes jeton gjithmonë me shpresë në të ardhmen e tij. Shpresa lind bashkë me njeriun dhe gjendet gjithmonë në berthamen e shpirtit njerëzor. Pra shpresa gjendet në hapsirën e intimitetit njerëzor. Shpresa gjithmonë e kundërshton vdekjen, pra është një shmangie prej saj. Është e tillë sepse lind brenda shpirtit të njeriut dhe meqenëse shpirti është i përjetshëm edhe shpresa është e përjetshme. Gjithmonë absurdi, shpresa dhe vdekja shkëmbejnë replika mes tyre, duke ngarkuar me faj secili njeri – tjetrin. Njeriu është dëshmitar i këtyre replikave të hidhura të kësaj loje çnjerëzore. E njeriu jeton gjithmonë me shpresa në ta ardhmen : “…….. neser “, “ më vonë “, “ do të vijë një ditë “, “ kur të rritesh do ta kuptosh “, e sa e sa projekte të tjera shpresash ! Pra bëhet fjalë : “ kur të vdesësh “…….. Kjo revoltë e trupit është vetë aburdi, që në shpirtin e njeriut krijon pakënaqësinë për jetën. Dhe gjithë këto pështjellime ndjenjash e mendimesh ziejnë papushim në kazanin e këtij intimiteti njerëzor. Në brendësi të çdo bukurie gjendet diçka çnjerëzore, pra hyjnore. Qëndrojmë përpara një luleje dhe mahnitemi me bukurinë dhe përsosmërinë e saj. Çdo gjë është harmonizuar në ndërtimin e saj : simetria e ndërtimit, ngjyrat tërheqëse, aroma, funksioni, bashkëlidhja me format e tjera të jetës. Intimiteti na shpjegon nepërmjet meditimit, se prapa këaj bukurie qëndron Krijuesi i Gjithësisë, krijuesi dhe harmonizuesi i gjithshkaje në Univers. Në çdo bukuri Ai paraqiti një fshehtësi dhe fshehu një qartësi, një harmoni, një muzikalitet. Kushdo që mediton në intimitetin e tij mund ta dëgjojë këtë muzikë, këtë akord muzikor të harmonizuar në formën më të përsosur në shpirtin e njeriut. Intimiteti ekziston kudo mes dy sekseve të kundërta, por edhe mes dy njerëzve me sekse të njejtë që kanë miqësi të ngushtë ose kanë pikëpamje, ide e botëkuptime të përbashkëta. Tek njerëz të tillë ka përputhshmëri karakteri, vullneti, qëllimi, veprimi praktik. Çiltërsia është hapsirë, është dritë, është shkëlqim ndjenjash dhe shpirti. Intimiteti është fshehtësi, errësirë, konspiracion njerëzor që bashkon ide, pikëpamje, ndjenja dashurie e respekti, qëllime, pasoine njerëzore. Njeriu është magazinë ku ruhen të fshehtat e shpirtit dhe të materies, të lëndë dhe të antilëndës, të burimit dhe të shfaqjes. Njeriu është një sekret i hapur, por edhe i mbyllur. Kur vdes, ai merr me vete të gjitha ato të fshehta që njerëzit nuk gjeten kurrë çelës as kod për t’i hapur ato, për t’i lexuar. Ato thesare, ndoshta, u varrosen bashkë me të zotin e tyre pa u zbuluar as nga intimiteti, as nga çiltërsia. Ato mbeten libër i pa lexuar, muzikë e padëgjuar, ndjenjë shpirti e pa kuptuar. Njeriu është enigmë e mbyllur e burimit hyjnor. Njeriu është shpirt i urdhëruar në materien me katër paracaktimet fillestare të Krijuesit. Njeriu është mrekulli e krijuar nga Zoti i Gjithësisë…… Pikërisht këtu e ka burimin intimiteti, këto e ka burimin çiltërsia njerëzore ! Riza Spahija NJË HAP PARA DHE NJË HAP PRAPA Vjeshtë. Bie shi dhe fryen erë. Ditët kalojnë. Po afron dimëri.Së shpejti do “takohemi” me të. Paskemi qënë të pa fat! Nuk e besonim! Menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve për pushtetin vendor me 13 tetor 2003 Shkodra u gdhi nga 9 me 16 orë pa energji elektrike. Qyteti më i madh i Shqipërisë veriore me 110 mijë banorë, pleq, të sëmurë, fëmijë të vegjël dhe të porsa lindur në mes të errësirës. Deri kur kështu? Si mund të përparojmë dhe të futemi në Evropë me qirinj, kandila e bishtukë si në kohën e Mesjetës? Natë. Dola për një shetitje.Pas pak takova një shok i cili më tha: Ku do të shkosh o burazer? Një xhiro deri te Kafja e Madhe- i thashë atij. “Mirë- mirë, por kujdes. Ecë me ngadalë. Nuk e shikon sa bukuri ka rruga, veçanërisht trotuari! A e ndëgjon “muzikën”tonë të integrimit.Zhyrmojnë papushim gjithë andej gjeneratorët e vegjël, të cilët “luftojnë” me të gjitha forcat e tyre kundër errësirës dhe abskurantizmit qeveritar. Ka edhe më shumë. Edhe në rrugën para Prefekturës së Qarkut është vështirë të kalosh sidomos natën. Një Urra! Rrofshin zgjedhjet e 12 Tetorit 2003! I “gjithë populli” grusht çeliku rreth partisë( lum si ti o njeri me të gjitha këto parti ) votoi me dëshirë, vullnet, pasion dhe gëzim të papërshkruar për përfaqësuesit e vet në pushtetin vendor. Nuk mbeti gati “asnjë” në shtëpi! Një pjesëmarrje tepër e jashtzakonshme! Bile e mrekullueshme! Në shkallë vendi shumë më pak se 50 përqind e votuesve; në Tiranë e Durrës rreth 40 %, në disa qytete e rrethe 30 % dhe në Shkodër 27 përqind. Rezultate të papara! Ku ka më mirë! “Bukuri” që vret! Përfytyroni sa të rregullta e demokratike ishin këto të uruara. Si në shqipëri! Më pak se gjysma dhe në mjaft zona e qytete 2/3 e votuesve nuk morën pjesë në zgjedhje.Megjithatë konsiderohen të ligjshme! Ç’të bësh! Nevoja s’ka gjygj. Jo vetëm kaq. Ehu! Sa ka zanati! Në mjaft raste ai është mister! Me mijëra njerëz nuk patën mundësi të votonin sepse nuk e kishin emërin në lista. Shkaqe e faktorë të ndryshëm. Dikush i kishte hequr me qëllim ose jo dhe derguar dikund tjetër. Kishte edhe marifete të tjera.Lojëra shpejtësie!Të gjitha “mallra” birinxhi! Lum si ne! Hajde të vallzojmë:”Roza-Rozina po vjen Drandafilja…”. Sipas ODIHR-it zgjedhjet u konsideruan të rregullta dhe të ligjshme. ” Zgjedhje një hap para dhe një hap prapa”. Pastaj u deklarua:”Dy hapa para dhe një hap prapa”. Kthesë e fortë! Kujdes! Pikë rreziku! Në fillim ka vetëm një hap para. Në asnjë mënyrë dy. Është e ndaluar. Dikur Leninin shkruante:” Një hap para dhe dy hapa mbrapa”. Ç’të bësh! Edhe ata atje, shumë larg nesh në kohë e hapësirë kishin shumë probleme, vështirësi dhe halle. Megjithatë ne nuk jemi Rusia. Në fund e kaluam provën u bënë dy hapa. Domethenë në rregull. S’ka qëndrim vendnumuro. Makina lëviz. Ne ecim përpara. Evropa na pret. Nuk ka rendësi shpejtësia. Kohë kemi boll! Nata është e gjatë. Kreu i misionit vëzhgues të ODIHR Robert Barry dhe shefja e delegacionit të vëzhguesve afatshkurtër të Këshillit të Evropës Helene Lund deklaruan me 14 tetor 2003 se “konfuzioni në listat e zgjedhësve deri tani nuk ka ndikuar në rezultatin e votimit”etj. Ju falemnderit. Me mijëra shqiptarë nuk mundën të votojnë sepse nuk e kishin emërin në lista; ata u sorollatën poshtë e përpjetë, mbetën të merzitur e të zhgenjyer dhe megjithatë asnjë ndikim nuk pati në rezultatin e zgjedhjeve. Zotërinj e kuptoni përgjegjësinë e prononcimit tuaj?Së dyti, si ndieni kur deklaroni kështu? Më sa duket në mësimin e matematikes paskeni qenë dobët! Po ecim më tej. Sipas gazetës “Shekulli” dt. 15 tetor 2003”Misioni i Vëzhguesve Ndërkombtar i vlerësoi zgjedhjet “si një progres”, ndërsa pyetjes nëse këto zgjedhje ishin të ndershme ose jo ambasadori i ODIHR u përgjigj shkurt: “Po edhe jo”. Sa mirë! Konkluzioni juaj është një shpikje “gjeniale”!Ku ka më saktë! Ai të len pa mend! Domethenë zgjedhjet ishin të ndershme dhe jo të ndershme! Me fjalë të tjera stop e non stop baraz me absurdin, si me thenë “as në Tiranë as në lagjën Tophanë”. Po vazhdoj. “Po”sipas jush paska një ngarkesë pozitive të ndershmerisë së zgjedhjeve, kurse “Jo” një tjetër negative të pandershmerisë së tyre. Për rrjedhojë “Po” dhe “Jo” të vëna në kushte vlerësimi të barabarta, eliminojnë njera tjetrën duke u barazuar me zero. Shkurt Shqipëria ende vazhdon të qëndroj në pozicionin vend-numuro. Edhe diçka tjetër. Ç’doni të thoni “zgjedhje si progres”. Para fjalës progres keni vënë parafjalën “si”, e cila në kuptimin e saktë ia ulë vlerën atij. “Si” është një “zbritje” e veçantë me “ngarkesë negative” dhe afër paskajores!Të paktën të kishit deklaruar:”zgjedhjet ishin një progres”. Ose e kundërta. Sipas jush ne kemi arritur progres vetëm me një “si” para tij. Mund të jetë kështu ose edhe pak më ndryshe. Gjithësesi vini re!Termometrit tuaj i mungon zhiva dhe shkalla e nivelit. Gjatë fushatës të zgjedhjeve për pushtetin vendor të 12 tetorit 2003 u njohëm dhe mësuam përmendësh disa slogane me rendësi si: “Eja me ne”,”Ti japim të ardhme shkuarës tonë”, “As majtas dhe as djathtas, por në Shkodër” etj. Duke u thelluar në domëthenien e kuptimit ideo- filozofik e politik është e natyrëshme dhe e drejtë të dallosh e të vlerësosh mjaft elementë racional e të ekujlibruar në përbërjën e tyre. Mirëpo kjo është si një fushë e gjërë, e cila sa më tepër të “plugohet” aqë më pjellore bëhet. Po vazhdoj. Autorët kishin një merak. Jemi deri–diku në udhë kryq! Veçanërisht qyteti ynë. Shkodra po paguan padrejtësisht pa i patur borxh kurrkujt shumë “kusure”! Megjithatë nevojitet më tepër kujdes me sloganet politike. Kurrkush s’duhet të harroj se çdo e kaluar ka një të ardhme dhe çdo e ardhme vjen sëbashku me një pjesë të së shkuarës së saj. Kjo ligjësi shtrihet në çdo fushë të jetës. Ne jemi ndër popujt më të vjetër të Evropës me një histori të lashtë dhe kulturë të shkelqyer. E kaluara jonë pavarësisht nga luftërat,shkatrrimet, dramat, vuajtjet e panumurta, tragjeditë,errësira dhe mangësitë e saj ka patur shumë arritje, fitore, mjaft ditë me diell dhe simbolet e pavdekshme të saj. Ajo është “vaditur” me djersë e gjak dhe me përpjekje të panumurta që larg në shekuj në histori dhe deri në ditët tona. Një popull që ka nxjerrë nga gjiri i tij shumë dijetarë,luftëtarë dhe burra shteti të përmasave botërore, veçanërisht një nga komandantët e strategët më të mëdhenj të të gjitha kohërave Heroin tonë Kombtar Gjergj Kastrioti Skenderbeun si edhe Nanë Terezën e pakrahasueshme në histori me asnjë tjetër, e cila është Nëna e të gjithë botës është vital e i pavdekshëm, ai ka dhe do të ketë kurdoherë të ardhme. E ardhmja nuk “montohet”mekanikisht në trupin e së kaluarës. Ajo që në fillim ekziston dhe qëndron si embrion duke qenë pjesa më thelbësore e saj. E shkuara gjatë ciklit të pa fund të jetës lind nga gjiri i saj të renë, e cila rritet dhe zhvillohet në “fushat” virgjire të së ardhmes. “As majtas dhe as djathtas, por në Shkodër”. Parullë e veçantë dhe me shumë kuptime. Më parë një parantezë: Edhe shoqëria e jonë mbështetët në dy “shtylla” të fuqishme: në sistemin pluharist partiak dhe në ekonominë e tregut. Ajo mund të përfytyrohet si një e tërë në formën për shëmbull të një metri me pjesët përbërëse të tij. Aty shtrijnë “trupin” e tyre në pjesën që u takon të gjitha partitë politike e shoqatat e ndryshme, të cilat kanë anëtarët, simpatizanët dhe elektoratin e vet. Ajo ashtu si njerëzit ka një trup dhe dy krahë: të djathtin e të majtin, që janë pjesë integrale e të pandarë të saj. Për të funksionuar në mënyrë normale ata kanë nevojë për njeri tjetrin, sepse natyra i ka krijuar për bashkëveprim e ndihmë reciproke; ndryshe po u demtua njeri cilido qoftë do të demtohet edhe tjetri dhe sëbashku organizmi shoqëror. Gjatë fushatave elektorale sloganet kanë vlerën dhe rendësinë e tyre. Ata shpesh herë paraqiten si sinteza të mendimit filozofik dhe udhëheqje për veprim të atij grupimi politik e organizativ, i cili udhëheq luftën për pushtet ose fushatën për të vjelur “përpara burra” sa më shumë vota elektorale duke përcaktuar mundësinë e fitores të kandidatit të caktuar. Të kuptohemi. Pas sundimit 50 vjeçar të partisë shtet dhe vitëve të vështira të tranzicionit ka lindur dhe vepron me efektivitet mekanizmi i fuqishëm pluharisto partiak i rotacionit të pushtetëve dhe roli dominues i dy partive të mëdha në jetën politike dhe ekonomiko-shoqërore të vendit. Për rrjedhoj kushdo qoftë, pavarësisht nga pozicioni klasor, bindjet personale dhe fuqia financiare nuk mund të mos ketë parasyshë e të llogarisë mirë natyrën e vertetë,alternativen, statutin, programin dhe objektivat e partisë me ndihmen e të cilës kërkon fronin e pushtetit për ti shërbyer objektivit të caktuar dhe më gjërë. Pa përkrahjen dhe mbështetjen e fortë e të gjithanëshme të partisë, të anëtarëve e simpatizantëve të saj nuk ka fitore. Përjashtimet janë tepër të rradha. Ata u përkasin supër miliarderëve. Në rrugën e gjatë dhe të vështirë për pushtet që buron formalisht nga “vullneti” dhe “dëshira” e popullit, më shqip nga vota e tij “njëshi” pa partinë ose me lidhje të dobëta me të është një “numur” jashtzakonisht i vogël dhe shpesh herë në pozicionin afër zeros. Zgjedhjet për pushtetin qëndror dhe vendor me anë të mekanizmit të votës së “lirë” mbetën edhe për një kohë të gjatë një shans i madh për ecjen tonë përpara në trasenë e përparimit dhe integrimit të pandërprerë. Në këtë kuadër partitë politike paraqitën si lokomotiva, të cilat drejtojnë, shpejtojnë, ngadalësojnë ose pengojnë përmasat e ritmet e zhvillimit ekonomiko-shoqëror të një vendi. Nëpër fushata elektorale përcaktohen konturet dhe objektivat e këtij zhvillimi. I “shkreti” shpesh herë si në një rreth vicioz mbetët i zhytur në “moçalin” e sloganeve e të premtimeve pa fund. Vet rezultati i zgjedhjeve nuk është një ogur i mirë. Po ecim më tej. Nga të gjithë u premtua njëherësh, si në një kor, ujë, drita, rrugë e autostrada. Të tjerat thuajse u anashkaluan.Por,ato janë të domosdoshme dhe jetike për njerëzit. Shumë pak-kush foli për vende të reja pune, shtëpi banimi për qindra familje pa strehë, për mungesën totale të shërbimit ambulator e spitalor të zonave rurale; zbutjen dhe zhdukjën e varfërisë, veçanërisht të asaj ekstreme; për korupsionin, krimin e gjakmarrjen; analfabetizmin dhe mangësitë e mëdha në shkollimin e fëmijve, në mbrojtjen nga fatkeqësitë e natyrës, emigracionit galopant, të trurit shqiptar etj.etj. Mbi të gjitha për alternativat konkrete të zhvillimit, rrugët, mënyrat dhe mjetët për realizimin e tyre. Të fuqishmit kërkojnë votat për tu bërë edhe më të fuqishëm. Natyrisht pushteti është në rradhë të parë i tyre. Mundësia financiare i shtyn drejt atij. Ai rrjedhë nga vet sistemi. Kapital ose pasuri që lëviz drejt rritjes të vazhdueshme plus prapashtesën “izem” baraz kapitalizem. Ata riskojnë, bëjnë shpenzime edhe për pushtet, të cilat llogariten jo pak. Qëllimi justifikon mjetin. Mbi të gjitha objektivi. Ka edhe shkaqe të tjera. Në këto beteja nuk ka të mundur. Edhe humbësit janë të fituar. Rroftë nana parti. Kandidimi është një “llogari” e veçant kreditore. Ehu! Sa ka zanati! Si dyqani mos rrjedhtë pikon. Në emisionin Vizion Plus e Premte datë 31 tetor 2003 një jurist i njohur dhe me potencë në mes tjerave tha: “Ata që nuk votojnë prezumohen ose konsiderohen, më shqip pandehën sikur janë dakort me të gjitha kandidaturat. Kështu ka vendosur Komisioni Mbi Partizan”. Pravilno daragoi gaspodin! Arësytim i shkelqyer! Për ata që nuk shkuan te kutitë e votimit “Baballarët” e Kombit i marin me mend sikur kanë dashur të votojnë prandej mendohen dhe paragjykohen që janë dakort me të gjitha partitë dhe kondidaturat. Janë dakort dhe nuk votojnë! Hajde gjeje më hollë edhe sikur të keshë pesë universitete shkollë. Kjo është “filozofia” e mohimit dhe çvlerësimit të votës së lirë, e cila që në embrion asfikson dhe mbytë sferën e gjallesës e të aktivitetit të saj mbi të cilën mbështetët i gjithë mekanizmi i shtetit demokratik phuharisto-partiak. Te vota e “lirë” lind, rritët,konsolidohet dhe forcohet shteti ligjor. Ajo presupozon pjesëmarrje masive. Ndryshe themelet e tij janë të dobëta dhe të pasigurta. Në këto kushte e rrethana ai mbështetët mbi pakicën, e cila nuk mund të mbajë mbi supët e saj të gjithë peshen e rendë të kësaj “godine”. Forca e “gravitacionit” të shumicës një ditë do ta përmbys atë. Ata që nuk votuan ose abstenuan janë rreth 70 % e elektoratit ose e thanë me shifra disa qindra e mijëra votues. Duke shtuar edhe mijëra të tjerë, të cilët nuk i gjetën emërat e tyra në listat atëherë situata bëhet më dramatike dhe shqetësuese. “Ata që nuk votojnë konsiderohen sikur janë dakort me të gjitha kandidadurat”. Një tautologji e mirëfilltë! Kulmi i absurdit! Ka edhe më shumë. O Zot i madh! Janë dakort me të gjithë por nuk i votojnë të gjithë! Rast unikal dhe pa precident në botë? Ju lutem, pranoni një pyetje : si i pandehni bashkëqytetarët tuaj? Kaq naiv! Apo ndoshta edhe më keq! E keni gabim. Prandej uleni shpejtësinë, kontrolloni frenat dhe rregulloni drejtimin. Ndryshe mund të gremiseni. Ata që ju i konsideroni si turmë ose tufë në kushte e rrathana të tjera mund të ……… Kuptojeni vetë. Edhe një pyetje. Pse nuk pranohet e verteta ashtu siç është sado e hidhur qoftë? Pse nuk thuhet burrërisht “Ata që nuk votuan konsiderohen që nuk janë dakort me të gjitha kondidaturat dhe partitë e tyre”. Situata: kriza e besimit. Shkaku: Korupsioni e krimi po shkatrrojnë vlerat morale e shpirtërore të një populli të tërë. Ka edhe më tepër. Antivlera deri në maje të “Piramidës si një “shtrigë” mizore e dalë nga një moçal i ndyrë kafshon çdo ditë me të gjithë “dhembët”çdo pjesë të trupit të shoqërisë tonë. Ajo është e fuqishme sepse ka në dispozicion pushtet, para dhe armë me anën e të cilave godet dhe kërrus “Nanën” Shqipëri, të sotmen, shpresën, endërrat dhe jetën e çdo shqiptari. Kush e mohon atë mbyllë sytë para rrezikut duke futur kokën në renë si struci. Pasojat do të jenë të pariparueshme. Për fat të keq këto ditë kombit tonë i ndodhi edhe një tragjedi tjetër. Një gomone me 36 veta natën e së premtes duke u gdhi e shtunë datë 9 e 10 janar 2004 u mbyt në Detin Jon 5 milje afër Karaburumit të Vlorës. Si pasojë vdiqën mizorisht 21 persona, 5 u zhdukën dhe 11 veta mbijetuan. Njëgjysëm ore pas fatkeqësisë të mjerët i kërkuan ndihmë shtetit, por ai u tregua i “pa aftë”që të shpëtoj bashkëatdhetarët e tij. Gjini dhe Ela 20 dhe 19 vjeç në lulën e rinisë njoftuan ndër të parët, ata kishin vetëm një muaj që ishin martuar dhe amaneti i tyre i fundit :”Po mbytemi, por mos u merzitni”. Atë natë nga goja e zv:kryeministrit u ndëgjuan këto fjalë:” Shteti po merë të gjitha masat, por mjetët tona të lundrimit e kanë tepër të vështirë ti zbulojnë pa dalë drita sepse i pengon errësira e madhe dhe valët e egra të detit”. Top Channel e premte 9 janar 2004. Pasi qëndruan gjithë natën të vetmuar dhe pa asnjë ndihmë nën tmerrin e goditjeve të valëve të terbuara me acar, shumica e fatkeqëve vdiqen një nga një dhe të tjerët u zhdukën në thellësinë e detit. Vetëm në mengjez kur zbardhi drita një anije ushtarake italiane i mori të mbijetuarit dhe trupat pa jetë të viktimave. Si erdhi kjo kohë! Dikur Flota e jonë Luftarake Detare, e cila në vitin 1960, para 44 vitëve, e detyroj Bashkimin Sovjetik, fuqinë e dytë më të madhe ushtarake të Botës, që të tërhiqej me turp nga baza e Vlorës, nuk paska sot anije të atij niveli që tu bëjë ballë errësirës dhe valëve të detit në një distancë rreth 5 milje afër bregut kur një gomone me 36 persona u përball me ato egersisht për jetë a vdekje të gjithë natën!? ” Ne-tha përfaqësuesi i qeverisë:”do të godasim me ashpërsi shkaktarët e ngjarjes tragjike. Krimi është në grahmat e fundit të tij”.TV Publik e shtunë 10 janar 2004. Deklarata si kofini pas të vjelave! Megjithatë një plus në letër. Edhe një porosi. Kujdes nga euforia. “Grahmat e fundit të krimit”! Sipas jush atij i erdhi fundi!? Sihariq i madh! Ishallah! Ardhtë sa më parë ajo ditë. Të gjithë dëshirojmë. Por pavarësisht nga “tollumbacet” dhe “fishekzaret” e hedhura drejt qiellit për një shpresë e besim të ri, për fat të keq ato për mjaft kohë do të jenë të zbehta dhe pa shkelqimin e koloritin e duhur. Prandej më modest me ”Shpikjet gjeniale” të këtij lloji që prodhohen në laboratorë prej rëre! Por shkaktarët e vertetë të tragjedisë nuk do të zbulohen dhe denohen kurrë. Ata që shkatrruan bujqësinë dhe zhdukën kombinatët, fabrikat, uzinat e fermat e mëdha shtetërore, pa përmendur më tepër, duke i kthyer në germadha si edhe lanë me qindra e mijëra shqiptarë të papunë dhe në mëshirën e fatit për ti destinuar që të marin rrugët e kurbetit e të detit fërkojnë duartë e mjekrat e tyre të pudrosura nga qejfi duke pirë uiski nën shoqërinë e madamave të bukura dhe i gëzohen suksesit të tyre. Në emisionin e TV Klan me Blendi Fejziun të ditës së ejte datë 6 nentor 2003 kryetari i Bashkisë së Tiranës z. Rama tha:”Rrjedhja e vazhdueshme e elektoratit të PS-së është një rrjedhje që duhet analizuar dhe që duhet bërë platformë për një ngritje të re të partisë”. Rezultati rreth dyqindmijë votues më pak. Çdo të thotë kjo? Natyrisht shumë…..Koha do ta tregojë. Ajo është mësuesja dhe dëshmitarja më e madhe. Në këtë vështrim një gjë është e sigurt: në ritmet e zhvillimit tonë ne po humbasin shumë kohë, vlera njerëzore, materiale e financiare. Mjerisht përgjegjësia po shkrihet si bora në mal për të krijuar ujërat nën e mbitokësore të pasurive të mëdha. Për shkaktarët e vertetë miliona të ardhura financiare në kesh e llogari rrjedhëse, grada dhe dekorata të pa fund! Në traditën tonë shekullore ekziston një zakon i mirë që prinjësi ose udhëheqësi i çfarëdo rangu qoftë asnjëherë në asnjë rrethanë nuk i ka akuzuar publikisht pa mbështetje ligjore duke i fyer dhe ulur në detyrë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, me synim që pas një farë kohe ti kthej përsëri atje ku ishin, sikur të mos kishte ndodhur asgjë në karakterin, cilësitë,detyrat dhe postet e tyre.Natyrisht kjo mënyrë veprimi ka synimet, objektivat dhe motivet e saj. Ajo është një kopje e keqe e teorisë së kurbaçit dhe të kulaçit për de-personalizimin e njeriut veçanërisht të pushtetarëve për ti bërë kuadro të bindura e amorfe, një lloj roboti në duart e kultit të individit të sundimtarit të gjithëpushtetshëm. Por, për dreq dardha ka bishtin prapa. Pasojat e këtij veprimi në opinionin publik janë të hidhura dhe me shije të keqe. Ato futën në ndërgjegjën e njeriut në mënyrë të natyrëshme dhe gradualisht.Kështu hap pas hapi si pa u kuptuar fillon ftohja, mungesa e besimit, qëndrimi kundër dhe më vonë edhe revolta. Më 28 dhjetor 2003 ditën e dielë u zhvillue raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë të qytetit Tiranës. Sipas të dhënave deklarohet që pjesëmarrja në votime ka qenë 27 përqind dhe fitues kandidati i PS Edi Rama. Një fitore e “merituar”por si e “Piros së Epirit”. Nga ana tjetër Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është shprehur i kënaqur nga mbarëvajtja e proçesit të votimit dhe qëndrimi korekt i partive politike. Pavarësisht nga rezervat mendohet që “fitimtari” mishëron dhe mbart vlera qytetare e intelektuale jo të zakonshme. Këtë e vertetoj edhe Kongresi i 6-të i P S-së. Fjalimet e tij kërkuan të sillnin një erë të re në jetën, veprimtarinë, fizionominë, përmbajtjën, statutin, programin dhe funksionimin e saj. Thelbi :legalizimi i mendimit ndryshe dhe i fraksioneve në parti. Më shkurt, një reformim të mëtejshëm cilësor të karakterit liberal e social demokrat të partisë me tendencë veprimi drejt modernizimit dhe rritjes të efektivitetit drejtues të saj. Të kësaj natyre e niveli por më racionale dhe të majta ishin edhe fjalimet e kandidatit tjetër ish Presidentit të Republikës profesor Rexhep Mejdanit. Në një kuadër më të gjërë ka të ngjarë që z. Rama mund të jetë një nga personalitetët më të rendësishëm të së ardhmes të afërt të Partisë Socialiste, por edhe një përfaqësues besnik dhe i aftë i borgjezisë së re shqiptare. Në këtë dualitet do të ketë një kontradiktë thelbësore! Cila është ajo? Të shohim! Nga ana tjetër vegjelisë, e cila numëron në rradhët e saj disa qindra e mijëra vetë do i mungojë për mjaft kohë në vartësi me nivelin, kushtët dhe rrethanat e krijuara të një kapitalizmit të egër, foshnjor e të pa-konsoliduar shtabi udhëheqes politik i mirëfilltë me natyrë e përmbajtje social demokrate perëndimore dhe prijësi i vertetë i tyre. Por njerëzit kohën e afrojnë ose e largojnë, ajo është në vartësi të tyre. Mjerisht ushtria e kryetarit të bashkisë ka mbetur shumë më pak se një e katërta e saj dhe një pjesë mjaft e lodhur, por gjithësesi e rreshtuar në parim për të shërbyer me vetëdije e bindje në zbatim të vizioneve,programeve dhe objektivave progresive për zhvillimin e modernizimin evropian të kryeqytetit tonë. Pas fitores në mes të tjerave ai deklaroj:”Mënyra se si shkoi votimi në Tiranë nuk e lenë jashtë përgjegjësisë edhe OSB. Shefi i misionit të OSB nuk mund të luaj rolin e Ponc Pilatit dhe të lajë duart…”Top Channel 29.12.2003. Një diskutant në Vizion Plus me datën 3 tetor 2003 tha:”Shteti fuqizohet duke shitur asetët e tij”. Në këtë kuadër këto ditë qeveria miratoi shitjen e bankës së Kursimeve, e cila është banka më e madhe e nivelit të dytë Bankës Austriake “Raiffeissen Bank”nga ku Buxheti i shtetit do të përfitojë 147 milion dollarë. Me 13 janar 2004 kjo shitje u konkretizuar duke kryer likujdimet përkatëse. Ku ka më bukur! Një fitore e shkelqyer! Ma mirë pa Bankën e Kursimeve! Ç’na duhet pasuria e jonë dhe fitimet nga kursimet e Shqiptarëve? E dyta, kështu ka urdhëruar Evropa. Ajo për ne është “Nanë Madhja”. Gjithëmonë na ka dashtë të miren. Prandaj duhet të jemi mirënjohës. Ndryshe do rrëshqasim në mëkat.Të mos harrojmë Paqën e “Shën Stefanit”, “Kongresin e Berlinit”, vendimet e “Ambasadorëve të Londres” të vitit 1913, pushtimin e egër Fashist e Nazist gjatë luftës së Dytë Botërore dhe vendimet e “Konferencave të Postdamit e të Jaltës” të fuqive të mëdha për Shqipërinë si edhe të tjera e të tjera! Ato nuk numërohen! Ajo ka vendosur:”Ju Shqiptarë duhet të shkoni pa pasurinë tuaj kryesore në Evropë.Kështu jemi më të sigurt! Pse jo!? Na shqetëson edhe “Shqipëria Etnike”! Për ju mendojnë e punojnë monopolet e huaja, prandaj i kemi derguar atje. Rrini të qetë dhe flini rehat. Për çdo nevojë këtu jemi”. Dikur Hrushovi deklaronte: “Bashkimi i madh Sovjetik ju siguron për gjithëçka. Shqipëria s’ka nevojë të zhvilloj industrinë e rendë dhe të prodhoj drithëra buke, sepse ju furnizojmë sa të dëshironi , ndërsa juve të kultivoni rrush, limonj e portokalle. Ju duhet të bëheni një kopsht i lulëzuar Toçka”. Ku dijmë ne shqiptarët të administrojmë me efektivitet kursimet tona? Le pastaj edhe kur thonë:” Ata s’bëjnë dot shtet!” Budallenjtë! E kanë plotësisht gabim! Mjerisht nuk na kuptojnë! Ne po përpiqemi që pasuria e jonë të jetë sa më e manovrueshme, e përparuar dhe moderne. Me fjalë të tjera efektive e doracake. Shkurt, sa më e vogël dhe rentabile! Shëmbulli i mësipërm e verteton atë. Ju sigurojmë që është më mirë. Prandej duhet të shesim pjesë pjesë e hap pas hapi të gjithë pasurinë tonë themelore ose siç quhet ndryshe “strategjike” te monopolet e huaja! Ka urdhëruar Brukseli.”Laje-lepe, digje-peqe”. Vetëm kështu ai gëzohet, duartroket dhe na ndihmon. Rrugë tjetër nuk ka! Një kujtesë të vogël! Mos harroni. Edhe ne i kemi pantallonat me xhepa. Dikush nga ju mund të thotë: kërcen beu nga beleja. Jo, nuk është krejtësisht ashtu.Por edhe nëqoftëse është e vertetë Bob, mundimi nuk do të shkoj kot. Pas atij vjen shpërblimi. Interesi vëlla interesi pa atë nuk vjen progresi. Si forca e gravitetit e lëviz Botën. Shikoni! Sipas gazetës “Shekulli” 21 dhjetor 2003“Banka e Kursimeve aktualisht është banka më e madhe në vend dhe zotëron rreth 50 për qind të depozitave të kursimeve të shtetasve shqiptarë baraz me 1.3 miliard dollarë”. Dëshirojmë të themi një të fshehtë por mos e merni si një peshë të lehtë. Me një gur kemi vrarë shumë zogjë. Të ardhurat do na vijnë pa punuar. Rroftë Kapitalizmi! Kriterët,treguesit dhe metodat e përdorura për vlerësimin e privatizimit e të shitjes të kësaj banke të fuqishme janë tërësisht tonat. Sekret shtetëror. Siç e kuptoni nuk jemi dhe nuk mund të jemi njëlloj. Sejcili në pozicionin e tij. E ardhmja është “monopol” i kokave të mëdha, të cilët kanë timonin e anijës tonë që lundron duke u lëkundur pa pushim në mes valëve të egra të korupsionit e të krimit drejt Evropës. Ne kemi nevojë për frymëzime të reja shpirtërore si edhe për Shkëmbin e granitit në mes të oqeanit të këngës “Për ty Atdhe” e kompozitorit të madh artistit të popullit Pjetër Gaci që këndohet çdo mëngjez nga TV prestigjioz Top Channel, e cila është një himn për Shqipërinë. Por për cilen? Pavarësisht nga kjo ajo me rrezatimin e saj kalon si drita mbi kohët dhe sistemet shoqërore duke përhap një thirrje të fuqishme, e cila nxitë, ushqen, freskon dhe fuqizon sedrën kombtare të mbarë shqiptarëve. Në shkrimin “Kulti i Perandorit” botuar në gazetën “shqipëria etnike” 13 gusht 2002 në mes tjerave lexojmë: “…Unë i organizova duke formuar një “bashkësi” solide, i frymëzova, i drejtova dhe i hodha në luftën glorioze për pushtet e kurorë…” “…bashësia ka një kryetar dhe ai jam unë…” “… Kush është kundër të deklarohet ballazi në shesh të burrave. Çdonjeri prej nesh të mendojë e të veprojë si me zemër në dorë. Mendimet e liga janë kundërshtari ynë më i madh. Ata nuk do ti lejojmë kurrë. Do ti godasim që në embrion. Nderi u takon atyre që me devocion e korrektesë kryejnë detyrën. Pra përpara o burra mos hezitoni fushat e livadhët shkelqejnë si ar, hidhuni në sulm, me duar lidhë mos qëndroni, dita jonë agoi, ajo për ne ka ardhë…” “ Ju jeni krijesat e mija. Pa mua nuk do të ishit këtu…” “… Ata ma vunë bërrylin, deshën me ma fu, fu, fu, por unë me të gjitha mjetët që disponoj do ti fo, fo, fo, në qendër të….. së tyre…” “…Unë ju kam udhëhequr dhe kurdoherë do ju drejtoj drejt fitoreve të reja…” “… Sejcili prej jush e ka shpirtin në trupin e tij, kurse mua më ndodh e kundërta, trupin e kam në folenë e shpirtit tim…” “…Që larg në qiellin tonë të kaltërt shoh shpresa e dëshira të mëdha, lajme e gëzime të reja, ndërrimin e gjithëçkaje që lëviz, Globin që rrotullohet më shpejt;shikoj frone që shkojnë dhe vijnë, sidomos njerin nga ata, i cili si një top bingoje do të vijë një ditë që të ulët në prehërin tim…” Pas një viti e gjysëm në një mbledhje të madhe e solemne në mes të tjerave po ai dora vet tha:“…Harruan që familja jonë e madhe i ngjanë tufës të zogjve që nuk lodhet së kërkuari dhe fluturuari drejt majave të reja e fushave plot begati…” “…Kërkuan të më quajnë të “humbur” dhe të “dobët” dhe harruan se si i zgjedhuri i familjes për ta drejtuar, mbrojtur dhe forcuar atë, ka trashëguar kodet, doket, zakonet dhe virtytet tuaja më të mira….” “…Mua më quajnë “Njeriu me fat”. Prapa meje vjen historia. Rruga që kemi për të bërë është e gjatë, por ne shohim dritën në fund të tunelit dhe drejt saj vrapojmë…”. Të keqën do ta luftojmë papushim dhe me dorë të hekurt…” “… Në këtë luftë ka vetëm një shans- të fitojmë, të fitojmë dhe prapë të fitojmë…” Kurrë nuk kam harruar se kujt i përkas dhe nga vij…” Nga gazeta “Shekulli”14 dhjetor 2003. Ne kemi nevojë për një “Ringjallje Shpirtërore e Morale” mbarë kombtare.Mbi çdo gjë Shqipëria. S’ka gjithë përfshirje Euro-Atllantike pa integrim Shqiptar. Një parti e qeveri, kushdo qofshin ata, të cilët i kthejnë “shpinën” vegjelisë dhe lejojnë për një kohë të gjatë varfëri ekstreme e tragjedi nuk kanë të ardhme. Me 22 nëntor 2003 televizori Top Channel dha pamje të mjerueshme të 34 familjeve në fshatin Vig Mnelë Shkodër, të cilëve me 6 tetor 2003 lumi Gjadër i ka përmbytur e shkatrruar plotësisht shtëpitë, bagëtitë dhe të korrat e tyre duke mbetur me disa çadra fushimi pathuajse krejtësisht të konsumuara, pa ushqime, veshëmbathje dhe mjete të tjera jetese. Njerëzit kërkojnë bukë dhe pak ngrohje sa për të mbajtur gjallë frymën. Aty ka edhe pleq, të sëmurë, fëmijë të vegjël e të porsalindur. Mjerisht pak kush i ndihmon! Vetëm disa ndihma nga pak shoqata bamirëse. Kurse shteti pathuajse asgjë! Gjynah! Një grua e vjetër tha:” Nuk është Veri gjallë. Të kishte qanë ai nuk do na kishte lanë me cof këtu….” E hidhur por e vertetë. Jemi të detyruar edhe pa dashje të kujtojmë termetin e tmerrshëm të 15 prillit 1979, shkatrrimet kolosale që ai shkaktoi si edhe punën e madhe, humanizmin e jashtzakonshëm dhe kontributin e pashëmbullt të vullnetarëve nga të gjitha rrethet e zonat e Shqipërisë për likujdimin e pasojave të tij. Pohimi i plakës është një akt padi e madhe me përmasa kombtare, por nga ana tjetër ndofta edhe një filozofi, alternativë e program zhvillimi disi më ndryshe. Fjalët e saj na detyrojnë……; ato janë një apel dhe mesazh për të gjithë sidomos për politikanët dhe qeveritarët tonë.Nuk ndërtohet kapitalizmi dhe një shoqëri e civilizuar kur njerëzit lihën në mëshirën e fatit, në mes të katër rrugëve, të urisë, ftohëtit e mjerimit. Ditët po kalojnë njera pas tjetrës. Jemi në mesin e dimërit. Sot 27 janar 2004. Mjerisht vazhdon bombardimi i Shkodrës me “topat” e errësirës. Përsëri kufizime të mëdha. Më sakt, pa drita dhe energji elektrike! Jetojmë si në Mesjetë. Ka edhe me keq. Sipas TV “Rozafa” drejtuesit e Konfederatës së Shkodrës denoncuan me indinjat për transferimin e Drejtorisë së Ndërmarrjes Elektrike nga Shkodra në Burrel dhe për largimin nga puna të 260 punonjësve të saj. Ja kjo është kujdesi “Atëror” dhe dora e ngohtë e “Portës së Lartë”. Po vazhdojmë të kalojmë pjesën më të madhe të kohës me qirinj e kandil. O kohë mizore! O rrethe vicioze pa mbarim! Pse kështu me Shkodrën? Deri kur! Këto ditë kaluam shumë ngjarje të hidhura. Për fat të keq Pozitën dhe Opozitën nuk i bashkoi dot as zija e këtyre ditëve. Implikimi i zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit me trafikantët e qënieve njerëzore solli ngjarjen tragjike të 9 e 10 janarit 2004. Sipas ambasadorit amerikan Xhefri në Top Channel 21.1.2004”Pa luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, korupsionin dhe krimin nuk do të ketë investime për Shqipërinë”.etj Rotacioni i pushtetëve të partive politike është domosdoshmëri për përparimin në rrugën e Ekonomisë së Tregut dhe të Demokracisë. Por, për kushtët e vendëve në zhvillim sidomos të atyrëve post komuniste siç është Shqipëria duket që ky rotacion është i mbarsur me disa mangësi dhe të meta, të cilat nuk lejojnë një zhvillim të shpejt, të sigurt e permanent të vendit. Më konkretisht në çdo kohë e rrethanë partia në pushtet e çdo spektri politik qoftë monitoron dhe do të monitoroj me të gjitha forcat dhe mjetët që ka në dispozicion zgjedhjet e çdo lloji e përmase duke ndikuar subjektivisht në rezultatin e tyre. Kraba tërheq kurdoherë nga vetja e saj. Çdo kundërshtim mund të jetë jo më shumë se një utopi. Shumica e zgjedhjeve të zhvilluara pas viteve 1996 e vertetojnë këtë. Lufta për mbijetesë politike merr formën dhe përmbajtjën” të jesh a mos të jesh kjo është çështja” Hamlet. Ne kemi nevojë për një Asamble Kushtetuese e përbërë nga pjesa më e përgatitur e elites intelektuale shqiptare, e cila krahas funksioneve të tjera të jetë organi më autoritar, që me strukturat e saj të monitoroj me sovranitet të plotë proçeset zgjedhore në Shqipëri. Gjithashtu na duhet një sovranitet i plotë politiko-ekonomik i pushtetëve të gjyqësorit dhe të mediave të shkruar e asaj elektronike. Ky sovranitet pavarësisht nga arritjet e konsiderueshme ka nevojë për korigjime e plotësime të tjera. Ka ardhur koha që qëndrimi në pushtet i një partie ose grupimi politik të kushtëzohet edhe me pjesëmarrjen e njerëzve në votime.Kur shumica e elektoratit nuk marin pjesë në votime pushteti i dalur nga ato duhet të konsiderohet me paterica dhe jo ligjitim. Qëndrimi në pushtet për 10 vitët e ardhshme të mos jetë i pakufizuar në kohë por të përfshijë kufirin maksimal të dy legjislaturave. Kjo do ti sjellin shumë të mira Shqipërisë. Alternimi i kushtëzuar i pushtetëve është alternimi i jetës, korigjimi rezultativ i të metave dhe gjykimi i rreptë i padrejtësive. Pa atë nuk ka demokraci të vertetë, zhvillim të shpejt e të sigurt të vendit dhe integrim Euro-Atllantik. Luigj Temali Shteti shqiptar i pafuqishëm përballë kanunit të Lekë Dukagjinit Fenomeni i gjakmarrjes ështëë ndër plagët më të rënda në Shqipëri. Shteti, jo vetëm nuk mbron jetën e njerëzve me konflikte, por s’ka mundësi të ligjshme t’i tranferojë në zonat të sigurta personat ose familjet që sot janë të ngujuara. Sot, mbi 3000 familje shqiptare janë të ngujuara, ku kanuni i Lekë Dukagjinit është më i fuqishëm se shteti. E vetmja mundësi shpëtimi e jetës është largimi nga Shqipëria. Një lagje në Shkodër është pagëzuar “Lagjja e Gjakut”; megjithëse privatisht, është ruajtur me roje, ka patur shumë viktima, ku janë vrarë deri fëmijë e gra. Edhe ish-Kryetari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Ndoc Çefa, edhe një polic, por edhe shumë të tjerë që kishin probleme gjakmarrjeje, janë detyruar të emigrojnë nga Shqipëria, pasi shteti nuk u siguroi jetën e tyre dhe të familjeve. Organizata “Lidhja e Misionarëve të Paqes të Shqipërisë”, që merret me pajtimin e gjaqeve, ku presidente e saj është gruaja e Kryeministrit, Xhoana Nano, nuk është e aftë të ndalojë apo kufizojë fenomenin. Pra, edhe shteti thyhet përballë Kanunit. Shtete si Amerika, Anglia etj., kanë ndihmuar shqiptarët me probleme konfliktesh duke i pranuar si azilantë, por shtete si Belgjika edhe i kanë rikthyer. Në shumë raste riatdhesimesh shqiptarët me probleme konfliktesh janë vrarë sipas zakoneve kanunore shqiptare, ku gjaku merret edhe pas 200 vjetësh. Korresp. i “Shqipëria Etnike” Biznesmenët vazhdojnë të largohen nga Shqipëria I rrahur, i keqtrajtuar dhe nën presione të vazhdueshme nga mafiozët kriminelë, për arsye konkurence, grosisti më i madh i veriut shqiptar në tregtimin e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore, Ilir Temali, duke mos pasur asnjë mbrojtje dhe garanci për jetën, së bashku me familjen merr rrugën e emigrimit për SHBA. Ilir Temalin e njohin të gjithë, jo vetëm në qytetin e tij të lindjes në Shkodër, por edhe në të gjithë Shqipërinë, sidomos në zonën e veriut shqiptar, ku ai ushtron aktivitetin e tij të biznesit. Iliri, pjellë e një prej familjeve më të vjetra, të nderuara dhe të respektuara të qytetit të Shkodrës, pasi ka spikatur në jetën e tij studentore, si dhe më pas në jetën shoqërore si një intelektual i mirëfilltë, në periudhën e ndërrimit të sistemeve ishte ndër të parët që u rreshtua në radhët e Partisë Demokratike, duke qenë ndër anëtarët më aktivë të saj. Për këtë flasin aktivizimet e tij të shumta, si në aktivitete të forumeve partiake dhe sidomos me pjesëmarrjen aktive të tij në mbështetje të forcave të djathta politike, gjatë protestave të vazhdueshme kundër drejtimit komunist të vendit. Por, ne mund ta themi kështu, mbështetja më e madhe e Ilirit në drejtim të Partisë Demokratike, ka qenë në kohën e angazhimit të tij në fushën e biznesit. Falë kulturës, inteligjencës dhe profesionalizmit, shumë shpejt arrin sukseset e tij në këtë fushë, duke krijuar një bazë të shëndoshë financiare, të cilën nuk kursehet ta vërë në dispozicion të Partisë Demokratike, për nevojat e ndryshme të saj, sidomos në periudha të fushatave të zgjedhjeve, duke mbështetur jo vetëm kandidatët e Partisë Demokratike, por në përgjithësi edhe të forcave të djathta politike. Vitet e fundit, si rezultat i një pune të kujdesshme dhe shumë profesionale në biznesin e tij, Ilir Temali arrin të bëhet grosisti më i madh në të gjithë zonën e veriut shqiptar në tregtimin e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore. Të gjitha depot farmaceutike, farmacitë e thejshta dhe institucionet mjekësore të rretheve Pukë, Kukës, Fushë-Arrëz, Koplik dhe Shkodër, prej vitesh furnizohen pranë firmës së tij në qytetin e Shkodrës, e cila aktualisht ka marrë një zhvillim shumë të madh. Por, pikërisht në kulmet e tij të punës, kur tashmë ai krijoi autoritetin e duhur në këtë fushë, jo vetëm në shërbim të farmacive dhe spitaleve, por shumë herë duke qenë i gatshëm të dhurojë ilaçe falas për njerëzit me gjendje të dobët financiare, ai vihet në shënjestër të mafies dhe të kriminelëve, të cilët nisur edhe nga fama e madhe që merr zoti Temali, si dhe më tepër për motive konkurence, nisin “gjuetinë” ndaj këtij personi. Kështu, gjobave të vazhdueshme që adresohen në shtëpinë e tij, duke e kërcënuar direkt edhe familjen e tij, presioneve të ndryshme për të ndërprerë aktivitetin e tij, i shtohet së fundmi edhe një keqtrajtim tepër brutal në adresë të tij. Gjatë kthimit nga plazhi i Velipojës, disa kilometra larg qytetit në bregdetin e Adriatikut, ku ai disponon një vilë madhështore, ai bie në një pritë të pabesë, nga ku, nga persona ende të panjohur rrihet barbarisht, nga persona të maskuar, të cilët vazhdimisht nga goja e tyre i kërkonin të mbyllte aktivitetin e tij të biznesit të tregtimit të medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore. Në këto kushte, kur jeta e tij dhe e pjesëtarëve të familjes së tij është në pikëpyetje të plotë, ai vendos të largohet përfundimisht, jo vetëm nga Shkodra e tij e dashur, por krejtësisht nga Shqipëria, duke emigruar në SHBA, nga ku i duhet të fillojë një jetë krejt tjetër, duke lënë pas në Shqipëri gjithë ato investime që i ka bërë me gjak dhe djersën e ballit. Me këtë rast nuk është e humbur vetëm familja Temali, por ndoshta edhe më tepër Shkodra, rajoni i veriut shqiptar, me të cilin ai ka bashkëpunuar, si dhe njerëzit e thjeshtë, të cilët shumë herë, në kushte të vështira financiare, kanë gjetur tek ai mbështetjen e duhur, në dhurimin falas të medikamenteve. Korresp. i “Shqipëria Etnike”
Keqtrajtohen e kèrcènohen protestuesit paqèsorè Protest e simpatizantève të Partisè Demokratike e 7 shkurtit 2004, ka pèrfunduar me keqtrajtime e kèrcènime nga ana e gardistève dhe e forcave të policisè. Pas zhvillimit të tubimit në Sheshin “Skènderbej”, pèrmasat e të cilit kanè qenè ndèr më të mèdhatè e organizuara, shteti pèrdori metodat e veta jodemokratike ndaj pjesèmarrèsve të kèsaj proteste paqèsore. Keqtrajtimet dhe kèrcènimet kanè qenè të shumta gjatè protestès dhe pas saj. Zyra Kola, anètare e kryesisè së PD-së e nèndegès 42, dèshmon dhunèn e ushtruar ndaj saj nga gardistèt. Ajo është goditur rèndè në pjesèn e pasme të qafès nga qyta e automatikut të një gardisti ndèrsa po protestonte paqèsisht para Kryeministrisè. Rrezart Ura, anètar i PD-së dega Shkodèr, ndèrsa po kthehej në qytetin e tij të lindjes është ndaluar dhe kèrcènuar nga policia. Shefi i opozitès, Sali Berisha, ka dènuar provokimet e njerèzve të “Kabinetit Nano” ndaj protestuesve paqèsorè dhe është shprehu: “Fatos Nano në grahmat e fundit të regjimit të tij, pèrpiqet që të organizojè akte të terrorizmit politik, por ne i themi kètu të mos luajè me lèvizjen qytetare, mos tè luajè me lèvizjen civile sepse je i pashpresè!” Sokol Pepushaj |