Kadare “troket”, parlamenti “ulurin”…
Duke shfletuar gazetën “Shekulli” të dt. 21-22 janar 2004, ndeshemi me “trokitjet” e Kadaresë. Politika shqiptare në pamundësi për t’u shkëputur nga reminishencat e së kaluarës (jo vetëm të sistemit që lamë pas), por për fat të keq, nga kokëfortësia ballkanike dhe nga mbeturinat feudale që trashëgojmë në shekuj, po e shtyjnë Shqipërinë drejt një rruge pa krye! Në këtë klimë (amullie trembëdhjetë vjeçare), si asnjëherë tjetër, ndihet preokupimi i shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare. Zëri i tij vjen si një trokitje në ndërgjegjen e shtetit shqiptar, Presidentit, Parlamentit, Kryeministrit dhe të gjithë forcave politike. Kadare, (ndonëse në kushte mjaft komode) në kryeqytetin europian, shpirti i tij gjendet i trazuar nga paudhësitë e politikanëve shqiptarë dhe nga vështirësitë e një “rilindje” të vërtetë. Mentaliteti ballkanik pothuajse është i njëtrajtshëm me ngjarje dhe fenomene mjaft të ngjashme. Kadare, si shkrimtra dhe qytetar me vlera dhe kontribut perëndimor duket sikur nga lartësitë e “Kullës së Parisit” vrojton me “instrumentin” e tij optik çdo lëvizje, jo vetëm në “kornizën” e atdheut të tij, por në të gjithë Ballkanin. Ai nuk është vetëm një vrojtues dhe konstatues, por mbi të gjitha një udhëzues mjaft produktiv. Jeta e tij (mbi trembëdhjetë vjeçare) në kryeqytetin europian e ka pasuruar horizontin e tij duke e bërë më të prekshëm dhe më vizionar. Preokupimi i Kadaresë ndihet në çdo rresht të shkrimit të tij. Atë e shqetëson pa masë gjendja konfliktuale që përjetohet në të gjitha sferat e politikës, deri në kokën e piramidës shtetërore e qeveritare. Shkrimtarin tonë të shquar e preokupon më shumë se çdo gjë tjetër amoraliteti i ndonjë “pseudointelektuali”, i cili me pendën e ngjyer në ndryshkun aziatik kërkon të hedhë baltë dhe të vjellë vrerë mbi përfaqësuesit më të denjë të racës sonë, si Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani dhe mbi shpirtin e humanizmit botëror, Nënë Terezën! Dhe janë pikërisht këto figura të shquara që konkurojnë denjësisht në “pistat” e kulturës dhe të qytetërimit europia dhe botëror. Me shumë art, penda e shkrimtarit të shquar na jep tabllotë tronditëse të fëmijëve të përbuzur të shqiptarëve, që studiojnë dhe mësojnë në shkollat e huaja (si në Greqi, etj.). Por, (sugjeron autori) është emri i shenjtë i Nënë Terezës që imponon respektimin e tyre. “Trokitjet” e Kadaresë duhet të zgjojnë ndërgjegjen e çdo intelektuali dashakeq, që kërkon të mbjellë farën e urrejtjes krahinore, fetare apo racore. Me shumë art dhe mjeshtëri, penda e Kadaresë hap “brazdat” ku duhet të mbillet fara e dashurisë mes popujve të Ballkanit duke e quajtur këtë si element të domosdoshëm për një bashkëjetesë të tolerueshme midis këtyre popujve, me konflikte të trashëguara. Kadare u kujton bashkatdhetarëve se shpresat nuk duhen shuar dhe se djemtë dhe vajzat shqiptare që studiojnë në perëndim do të kthehen në “prozhektorë” për të ndriçuar të ardhmen e Shqipërisë dhe për ta bërë atdheun më të lumtur dhe më të begatë. Kadare ushtron një trysni të fuqishme intelektuale mbi mediokritetin dhe primitivitetin e klasës sonë politike duke u kthyer në një “katalizator” në zbutjen e zhurmave shurdhuese që shpërthejnë në Parlamentin Shqiptar me sharje dhe fyerje të ndërsjellta mes pozitës dhe opozitës. Etja për pushtet dhe para është lajtmotivi i grindjeve mes forcave politike. Idealet e atdhedashurisë janë drejt shuarjes. Shqipëria rënkon nën peshën e varfërisë së skajshme dhe të dimrit të ashpër, (pa dritë, pa ngrohje). Partitë janë kthyer në “kioska” biznesi të pandershëm. “Armata” e të papunëve dhe “divizionet” e analfabetëve kanë pushtuar qytetet dhe fshatrat në mbarë Shqipërinë. Pozita dhe opozita shqiptare nuk arritën të merrnin më shumë se 35% të votave, gjatë zgjedhjeve lokale të Tetorit. Cilido, me plot të drejtë mund të pyes, po 65% e shqiptarëve pse nuk votuan? Dhe përgjigja është fare e thjeshtë: Klasa politike shqiptare është nën nivelin e kërkesave të kohës. “Kostumi” vetëm një herë mund të “sillet”… Pra, Shqipëria kërkon “kostum” të ri, por jo me “stof” të vjetër… Me sa kam arritur të kuptoj në shkrimet e Kadaresë ky mesazh na vjen mjaft i kuptueshëm. Shqipëria e cila për afro trembëdhjetë vjet rënkon nga “dhimbjet” që i shkaktojnë përplasjet e dy palëve të politikës “djathtas-majtas”, sot ka nevojë për një Qendër të fuqishme, të përbërë nga intelektualë të aftë, trima, të përkushtuar dhe të pakorruptueshëm. Dhe ky (sipas mendjes sime) është mesazhi që shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare u përcjell shqiptarëve. Kjo është “trokitja” që duhet të zgjojë ndërgjegjen e politikanëve tanë. Jam i mendimit gjithashtu që në drejtimin e strukturave të shtetit dhe të qeverisë duhet të ketë gjithpërfshirje krahinore dhe religjioze. Kjo do të ishte garanci për një stabilitet të qëndrueshëm dhe si një akt njerëzor i respektimit të ndërsjelltë. Nuk besoj të ketë ndonjë shtet tjetër të ngjashëm me ne, ku qeverisja e vendit shtrihet në një zonë të caktuar duke nxjerrë “jashtë loje” pjesën tjetër, e cila realisht është në mazhorancë, duke i “faturuar” paaftësinë për të qeverisur. Është mjaft sinjifikativ fakti që në qeverinë që drejtohej nga ish-Kryeministri Ilir Meta u emëruan dhe u shkarkuan brenda dyzet ditësh dy ministra: Zef Preçi dhe Preç Zogaj, të dy veriorë dhe të keqtrajtuar gjatë diktaturës pesëdhjetë vjeçare!… Shkarkimi nga detyra i ish-Ministrit të Ekonomisë, Zef Preçi, sepse nuk pranoi të ishte pjestar i “skemës” korruptive të asaj kohe, hedh poshtë çdo pretendim të Ilir Metës, si qenie “kristale”… Korrupsioni, i cili si një “metastazë” kanceroze po përshkon çdo qelizë të shoqërisë shqiptare, kërkon një “terapi” të veçantë me “medikamentin” më të fuqishëm për shërimin e tij. Dhe padyshim ky “medikament” gjendet brenda moralit të shëndoshë të asaj pjese të shoqërisë shqiptare, e cila asnjëherë nuk e pati “fatin” të drejtojë strukturat dhe institucionet e shtetit shqiptar. Edhe në këtë drejtim “trokitjet” e Kadaresë janë mjaft aktuale. Inteligjenca shqiptare nuk duhet të jetë indiferente, por duhet t’i bashkangjitet kohës për të nxjerrë vendin nga kolapsi, duke shpalosur vlerat e saj. Ka ardhur koha që Shqipërisë t’i veshim një “kostum” të ri, por në asnjë mënyrë me “stof” të mbetur në magazinat e kohës së shkuar. Ka ardhur koha që inteligjenca e re, e kualifikuar në perëndim ta thotë fjalën e saj. Është e pa pranueshme që organizmat e shtetit shqiptar të funksionojnë nën mbikqyrjen dhe “tutelën” e huaj. Levat e “makinës” shqiptare duhet të vihen në lëvizje nga duar të pastra shqiptare. Edhe për këtë “trokitjet” e Kadaresë duhet të na zgjojnë ndërgjegjen dhe të na ringjallin shpresën se një ditë do të kemi një “shtet” vërtetë demokratik. Së fundi, mesazhet e Kadaresë janë trokitje në portat e ndërgjegjes së të gjithë pushtetarëve, qeveritarëve dhe qytetarëve shqiptarë. Urojmë që këto trokitje të mos bien në vesh të shurdhër. Mark Bregu Kristian Demokratët shpalosin alternativat Më dt. 29 shkurt 2004, në njërin nga ambientet e lokalit të zotit Tomë Curri, në Bajzë të Kastratit zhvilloi punimet Konferenca e Partisë Kristian Demokrate të Malësisë së Madhe. Zoti Tomë Curri, Kryetar i Komunës së Kastratit në vazhdimësi të mikpritjes tradicionale që i karakterizon malësorët e kësaj treve na krijoi mundësit optimale për zhvillimin e konferencës. Në orën 11.00, Kryetari i Degës së Partisë për Malësinë e Madhe, z. Marash Kaçaj hapi konferencën dhe mbajti referatin ku evidentoi punën dhe aktivitetin e degës që ai drejton. Konferencën e përshëndeti Kryetari i Kristian Demokratëve të Shqipërisë, avokati Fran Dashi. Zoti Dashi në këtë konferencë i bëri një rezyme punës dhe aktivitetit që po zhvillon udhëheqja e kësaj force politike në shtrirjen e saj në të gjitha prefekturat dhe rrethet e Shqipërisë. Ai foli me superlativa për punën e mirë të kryetarëve që mbulojnë disa prefektura dhe rrethe duke evidentuar Kryeqytetin (Tiranën), ku drejton inxhinieri i talentuar dhe biznesmeni i suksesshëm Paulin Mema (me origjinë prej Puke). Ai foli për Degën e Korçës, ku drejton intelektuali i shquar Arben Sula, për Mirditën, ku drejton intelektuali i shquar dhe Demokristian (i orëve të para) Zef Lleshi. Në konferencë morën pjesë të ftuar të partive të spektrit të djathtë dhe të majtë. Aty u përfaqësua Partia Demokristiane me Sekretarin e saj, zotin Pashko Gjeka, Partia Demokratike me zotin Kastriot Draga, Partia Socialiste me kryetarin e saj, intelektualin e respektuar Isuf Heba, Aleanca Demokratike u përfaqësua nga kryetari i saj zoti Artur Popaj, Partia Demokrate e Re u përfaqësua nga kryetari i saj z. Gjokë Luli. Konferenca u përshkua nga një frymë mirëkuptimi dhe tolerance, jo vetëm nga strukturat e saj, por nga të gjithë spektri politik i Malësisë së Madhe. Diskutimet i hapi Kryetari i Komunës, z. Tomë Curri i cili është zgjedhur nga Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, ku foli dhe në emrin e kësaj force politike. Ai shfaqi vlerat e tij qytetare duke e quajtur Partinë Kristian Demokrate jo si një kundërshtare politike, por si një konkurente alternativash në përmirësimin e kushteve ekonomike dhe në ndërtimin e infrastrukturës së komunitetit, ku të gjitha forcat politike duhet të kontribuojnë. Në përshëndetjen e tij, Sekretari i P. Demokristiane të Malësisë, zoti Pashko Gjeka parashtroi si kusht të domosdoshëm bashkimin e të gjithë faktorit Kristian shqiptar për të krijuar një Unitet Demokristian. Ky version përkon plotësisht dhe me orientimin e udhëheqjes së Partisë Kristian Demokrate dhe Kryetarit të saj, z. Fran Dashi. Kryetari i Kristian Demokratëve të degës së Shkodrës, z. Lekë Lumaj u shpreh se Degën e Malësisë së Madhe e sheh si një bastion të fuqishëm dhe si një forcë shtytëse për triumfin e ideve Kristian Demokrate. Konferencën e përshëndetën të gjithë përfaqësuesit e forcave politike të lartpërmendura. Në këtë konferencë u rizgjodh kryetar zoti Marash Kaçaj. E veçanta në këtë konferencë ishte alternativa që Kryetari i PKD, avokati Fran Dashi e orienton Partinë drejt “Qendrës” së politikës shqiptare, duke e bërë faktor në zbutjen e klimës politike shqiptare. Mbas mbarimit të aktivitetit u shtrua një kokteil ku biseda pati një karakter intim dhe mjaft të frytshëm. Pjesëmarrja dhe në këtë rast e të gjitha forcave politike ishte një faktor real i bashkëpunimit të sinqertë gjithnjë në të mirë të komunitetit. Malësia e Madhe ka qenë gjithnjë dhe mbetet e shquar në pritje, bujari dhe besë. Takimi i sotëm vërtetoi katërcipërisht se kjo trevë i then të gjitha “rekordet” e tolerancës partiake, fetare dhe është shembull unikal për të gjitha trevat shqiptare. Konferencat do të vazhdojnë në të gjitha prefekturat dhe rrethet me moton: Do të jemi qendra e artë e politikës shqiptare; do të jemi “arkitektë” të ndërtimit të një Shqipërie moderne me shpirt dhe moral kristian; do të kthehemi në “amortizatorë” për zbutjen e çdo konflikti; do të ndërtojmë shtetin e vërtetë ligjor dhe do t’u kthejmë shqiptarëve shpresat e humbura. Në zgjedhjet e vitit 2005, do të jemi pretendentë të fuqishëm për t’u përfaqësuar në Parlamentin Shqiptar me intelektualë të ndershëm, të aftë dhe vizionarë. Vlen të theksojmë se prania në këtë aktivitet dhe zgjedhja në presidium e biznesmenit të suksesshëm, z. Ndue Gjeçaj ishte pjesë e respektit dhe bujarisë malësore. Kristian Demokratët Shqiptarë nuk e shohin kundërshtarin politik si një “armik”, por si një konkurent në “pistën” e politikës shqiptare. Jemi dhe do të mbetemi “stabilizatorë” për të amortizuar çdo ngritje tensioni të forcave politike. Uniteti kombëtar suprimon çdo alternativë. Flamuri ynë kombëtar është dhe do të mbetet simbol i bashkimit tonë “pa dallim feje, krahine dhe ideje”. Postulati i sipërcituar do të jetë kurdoherë “busull” në punën dhe aktivitetin tonë. Europa dhe Amerika, miq dhe aleatë të natyrshëm dhe tradicionalë. Shqipërinë duhet ta bëjnë vetëm shqiptarët. Ky është morali i Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë. Të gjitha forcat politike shqiptare do t’i konsiderojmë konkurente. Armiqësinë brenda spektrit kombëtar nuk e njohim, në të njëjtën kohë nuk pranojmë “tutorë”, jemi dhe do të mbetemi forcë politike e Qendrës dhe plotësisht e pavarur. Nga partitë homologe do të huazojmë programin dhe alternativat, por gjithmonë duke i përshtatur ato me kushtet specifike dhe në veçanti me zakonet dhe traditat tona më të mira të trashëguara në shekuj. Mark Bregu Zërat e shkretëtirës bërtasin për zhdukje etnike -Replikë miqësore me z. Mark Bregu- Para se të filloja polemikën me ju, do t’ju sugjeroja, z. Mark, të blinit librin e studiuesit Enis Sulstarova: “Ligjërimi nacionalist në Shqipëri”, i cili ka studiuar në Turqi në një ndër universitetet më dinjitoze atje. Referimet ndaj autonomisë së huaj europiane janë një mani e shumë studjozëve shqiptarë, të cilët u referohen vetëm emrave se se çfarë vlere e konsumi mendor kanë në botën e librit europian as që i dihet. Vetëm të kenë emrin Andrea Foresti apo ndonjë tjetri dhe gjithçka është mirë bëhet tabu. I kemi tekstet para hundëve tona e ne i injorojmë. Jam i sigurtë se s’të pëlqen pasi është shkolluar në shkollat turke, apo pse është autor i shumë artikujve të botuar në “Rimëkëmbja” dhe si fletore heretike duhet të jetë doemos dhe ithtar të Baletës po Ferajt, e shihet nga ju me syrin e së keqes, si një islamist. Ju shpreheni me ironi se: … Islamizmi na shpëtoi nga asimilimi sllav dhe se konvertimi u bë me dëshirën e shqiptarëve…” (M.B.). Nuk ua ka vënë kush gurin në qafë që të pranosh një ide që ti e kundërshton, shkurt ta pranosh me doemos. Mirë bën. Kundërshtoje! Nuk e di sa mbështetje do të gjejnë thëniet tuaja për këtë problem. Është e vështirë të ngulitësh idetë tuaja e të mija në analet e historisë shqiptare. Është një zë në shkretëtirë e fatkeqësisht s’të vë vesh kush. Është mirë të mos merresh me “Haxhi Qamilët apo malaziasit”. Merru dhe përgjigju thënieve tuaja të shprehura në “Shqipëria Etnike” e që ka mbetur pa spjegime nga ana juaj. Në thëniet e mia kam thënë se për mbrojtjen apo mburojë nga asimilimi greko-sllav u bë kisha katolike deri në mbarim të shek. XIII-të dhe meqë kishte kundërshtime dogmash fetare e i përkiste ritit latin solli domosdo dhe forcimin e etnisë shqiptare. Elementi shqiptar i ritit ortodoks ishte më i rrezikuari të asimilohej dhe si etni. Shkas për ta shpëtuar u bë feja e re islamizmi, që u përhap në fund të shek. XIII e shek. XIV. Ajo natyrisht u përhap me ndërhyrje të fortë në fillim dhe pastaj me ndërhyrje të butë që vazhdoi në shekullin e mëvonshëm. Shkaqet e përhapjes së saj janë të ndryshme. Nëse je në kundërshtim, mbaji dhe mbroji idetë tuaja, por ama jo me zemërim, me përbuzje e fyerje. Argumentet tuaja të jenë bindëse me fakte shkencore të pakundërshtuara nga kundërshtari i juaj e jo në tym dhe hava apo hipotetike. Referencat e dokumenteve duhet të jenë faktike. Ju thoni: “… Pse nuk u asimiluan fqinjët që nuk aplikuan islamizmin…” (M.B.) dhe se konvertimi u bë me dëshirën e shqiptarëve…” (M.B.). E kam thënë një herë dhe po e përsëris prapë: Asimilim dhe konvertim janë dy koncepte të kundërta. “Asimilim” do të thotë, z. Bregu, zhdukje etnike, tjetërsim gjuhësor e zakonor i një popullate, ku gjuha amë vdes duke marrë gjuhën e re e cila e ka pushtuar etninë e vjetër. Kurse “konvertim” do të thotë ndërrim religjioni pa humbut etninë. Sulltan Mehmeti II, kur pushtoi Bizantin, gjëja e parë që bëri qe ruajtja e superstrukturës bizantine në të gjitha hallkat e qeverisjes me përjashtim të religjionit. Ndër fermanet e para të sulltanit ishte marrja në mbrojtje të religjionit të krishterë orthodhoks, duke ruajtur administrimin e kishës përmes dhënies së forcës juridike, Patrikanës së Stambollit. I dha liri predikimi në të gjithë perandorinë turke. Kishat greke, serbe, bullgare, rumune ishin në mbrojtje direkt të sulltanit. Të zbuluar mbetën vetëm shqiptarët të cilët ishin në dy sekte, katolikë dhe ortodoksë. Islamizimi nuk është vetëm një fenomen shqiptar, por një fenomen ballkanik. Musliman kishte në të gjithë Gadishullin Ballkanik, në Rumani, Bullgari, Serbi, Bosnje, Greqi, Shqipëri etj. Pushtuesi përdori këta fermanë të butë e të fortë. Afria me religjionet e këtyre popujve elitarë sllavo-grekë solli humbjen e etnisë shqiptare, shkombëtarizim të plotë. E keqja është se një ide të tillë ju s’e pranoni. A u rrudh etnia shqiptare? Po. Faktet janë kokëfortë kemi humbje të etnisë shqiptare qoftë në veri, qoftë në jug. Areali shqiptar ishte me një sipërfaqe shumë më të madhe sa e kemi sot. Sllavët kur erdhën në Ballkan i shtynë fiset shqiptare drejt jugut duke i asimiluar, po ashtu edhe nga jugu e fise shqiptare u zhdukën si etni. Nëse nuk e pranoni këtë atëherë çfarë duhet të pranojmë!? Për ortodoksët shqiptarë kishte dy rrugë: a- O të asimiloheshin totalisht në grekë apo në sllavë ose të konvertoheshin në islamizëm. Trysnia e ushtruar ndaj katolicizmit shqiptar kishte arritur kulmin si nga greko-sllavët ashtu nga turqit. b- Ortodoksë shqiparë të veriut e të jugut zgjodhën konvertimin në islam, pasi humbja e etnisë u ndie në veriun e Shqipërisë ashtu edhe në jug. Krahina të tëra u asimiluan në grekë apo sllavë. Nëse nuk e pranon këtë fakt, them se nuk je i qartë historikisht. Shumë studjozë me potencë nënvizojnë faktin se turqit nuk përdorën dhunë në konvertimin e popullatës të Gadishullit të Ballkanit. Kjo shihet tek serbët, grekët, rumunët, bullgarët. Një propozim i këshilltarëve të sulltanit për të filluar procesin e asimilimit të popullatës u kundërshtua ashpërsisht nga sulltani. Është një fakt real. Studioje dhe ke për t’u bindur. Ç’është e drejtë s’duhet të shtrembërohet, duhet të jeni më objektiv. Nëse nuk të pëlqen, mbaje! Kjo tezë edhe në historinë e Shqipërisë është aprovuar. Unë nuk mund të imagjinoj që një shqiptar të thotë se “nuk jam pjesë e Europës! Gjeografikisht jemi në Europë, por në pozicionin gjeostrategjik që kemi si gadishull e në veçanti ne shqiptarët, jemi urë kalimi mes lindjes dhe perëndimit. Kjo është e vërtetë se ne jemi urë lidhëse. Këtu gërshetohen kultura të ndryshme si të perëndimit ashtu edhe të lindjes. Gjashtëqind vjet nën Bizantin, pesëqind vjet nën Turqinë, i thonë 1100 vjet jetës nga lindja. Afiniteti i ynë si popull, jo vetëm i yni, por edhe i gjithë Ballkanit kalon nga lindja, jo në kuptimin e religjionit, sepse në Ballkan përshkohen religjione të ndryshme, që nga paganizmi, krishtërimi apo islamizmi. Është një fenomen historik e s’ke nga t’i ikësh. Shumë drejtë shprehesh se: “… Mbi këtë bazament kultural do të ndërtojmë kulturën dhe mënyrën e të jetuarit si europianë pa cënuar aspak traditat…” (M.B.). Nëse do të nisemi sipas kësaj ideje, ne shpejt do të asimilohemi. Fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi nuk flasin shqip, po ashtu edhe në Itali e gjetkë. Është një e vërtetë e hidhur. Nëse vazhdojmë të mësojmë gjuhën e huaj që në klasat e para, fëmija humbet plotësisht etninë e vet, pasi formohet dygjuhësi dhe në një të afërme me kontakte të vazhdueshme me Europën, dobësimi i gjuhës shqipe do të arrijë në një limit të tilë sa ne do të themi jo: “O e bukura more”, por “E mjera Shqipëri”. Kjo nuk është një ide e imja, por e patriotit Dom Ndoc Nika, që ishte kundërshtari më i fortë i futjes së gjuhës së huaj në shkollën fillore. Globalizmi dhe europianizmi do të sjellin zhdukjen e plotë të etnive të vogla si në rrafshin etnik apo gjuhësor, sipas motos “i madhi e ha të voglin”. Ju shpreheni gabim kur thoni: “… Këto synime absurde i vërejmë tek “Rimëkëmbja” e cila nuk mund ta kuptojë nacionalizmin jashtë konceptit islamik… po nuk u vendos prapashtesa “Islamik”…” (M.B.). Nuk e di nëse ka thënë Baleta apo Feraj dhe se kam lexuar kund shprehjen e një koncepti të tillë “shtet islamik” dhe jam tepër i çuditur. Çdo e dhënë duhet të ketë një argumentim. Ju nuk e sqaroni se ku, në cilin vend është shprehur kjo e thënë. Nuk e di nëse është thënë “shtet shqiptar islamik” ashtu siç është Bangladeshi, Pakistani, Irani, Arabia Saudite e ndonjë tjetër. Ngutja për të shprehur e për t’ua atribuar disa personaliteteve publike shprehje apo koncepte të pa argumentuara si një mjet shantazhi publicistik është tepër i gabuar. Etika gazetareske nuk e lejon një veprim të tillë. “… dhe jemi të bindur se vëllezërit shqiptarë autoktonë, rinia dhe elita intelektuale e Shqipërisë e kundërshton këtë version…”. Është për të ardhur keq se ti përsëri ngulmon në atë ide. Jo vetëm kaq, por ju bini në një gabim të dytë. Konceptin “autokton” e përdorni si pa të keq. Brenda kësaj fraze fshihet një lloj mllefi që e ke faturuar brenda mendësisë tënde. Ju e konceptoni shqiptarin musliman në dy kategori: a) autokton; b) jo autokton. Jo autokton do të thotë jo vendës, ardhacak, muhaxhir. Duhet të na sqaronit se kush janë autoktonë e jo autoktonë. Mos janë shqiptarët turq të ardhur nga Turqia apo nga Kaukazi, apo janë një prodhim hibrid i qenieve njerëzore shqiptare, prodhim i poligamisë së haremeve turke të nënave shqiptare e që na prishën rracën? Do të lutesha të na spjegoni këto thënie të shprehura nga ju në “Shqipëria Etnike”!? “… Kohët e fundit vërejmë dhe bashkëpunëtorë të rinj te “Rimëkëmbja” e Baletës është rreshtuar “artilier” pranë kësaj fletushke por ç’e do se edhe ky po na del top me gogla”. Të bësh bashkëpunim me një fletore është diçka individuale, është një interes reciprok të një respekti të ndërsjelltë. E kam kënaqësi që bashkëpunoj me këtë fletore. Pse e shikon ti këtë fletore me syrin e shtrembër është një punë që të përket ty. Nëse s’të kanë pëlqyer ato topat e hedhur nga unë jo “topa me gogla”, por topa me pambuk, sepse janë më të lehta, të godasin ëmbël dhe nuk të dëmtojnë, është një gjë e mirë, ka gogla e gogla, z. Mark. Gogla prej letre, pambuku, gogla druri, por edhe gogla që të trondisin një çikë më shumë, të turbullojnë e s’të lënë të flësh rehat. Nuk e di se cilat gogla parapëlqen! Ato po t’i lë t’i zgjedhësh vetë. Të gjithë jemi bashkëpunëtorë të organeve të ndryshme sot në demokraci. Fletorja juaj ka mbushur dyvjetorin. E gëzoftë e mbajtë me jetë të gjatë emrin e saj “Shqipëria e…”, më fal Albania? Nuk e di pse s’e quani “Albania etnike”, pasi fjala Shqipëri është turqisht e thënë në një nga numrat e saj. Do t’ju shkonte më shumë ky emër “Albania” të muslimanit jo alban por shqiptar Faik Konicës, i cili me përkushtim e në bashkëpunim me anëtarët e shoqërisë “Bashkimi” të Shkodrës “dhanë një kontribut të çmuar në çështjen kombëtare, më fal nacionale, mbasi fjala “komb” është tabu për ju, që s’u quajt kurrë albanezi, por shqiptar. Ishallah e kam gabim. Sipas jush “Rimëkëmbja” qenka një fletushkë, biles sipas teje bëjnë gabim që e botojnë, por e keqja është se atë e kërkojnë lexuesit e shumtë, që e sponsorizojnë me ato para të pakta e se fjala e saj dëgjohet për mirë dhe jo për keq. Ju keni mendimin tuaj, mbajeni! I keni rënë shenjës, artilier “Topçiu”. Që ta dish, katragjyshët e mi erdhën nga Dukagjini. Shkollën e artilerisë e kryen në Stamboll dhe u bënë jeniçerë. Erdhën këtu në Shkodër dhe qitnin topa në kala në kohë të ramazanit, luftuan përkrah pashallarëve, biles njëri prej tyre u bë pasha ashtu siç u bë Skënderbeu me ato 5000 kalorësit në një krahinë të Vrana të Bullgarisë. Ato ishin kolaboracionistë tradhëtarë se bashkëpunuan me turqit. Më vjen keq, s’ke ç’t’i bësh! Kështu e kishte koha, ashtu siç bashkëpunuan shumë të tjerë si bashibozukë e akinxhij, që vërsuleshin si të tërbuar në plaçkitje. Mundet që ndër to të ishte edhe ndojnë katragjysh i juaji. Çdo gjë bën vaki?! Ndoshte edhe jo, sepse jetuan të lirë në male e s’patën asnë marrëdhënie me turqit. Epo kështu ishte gjendja asokohe e s’kishim nga t’i iknim kësaj gjendjeje jo vetëm katragjyshët tanë shqiptarë, por edhe katragjyshët e sllavëve, grekëve, armenëve, serbëve, arabëve, egjiptianëve, deri në Marok e Sikiang. Me gjithë kryengritjet e famshme për çlirim gjatë shekujve të ndryshëm me të cilët ne lëvdohemi para botës e njëjta gjendje pa rrugëdalje deri në fillim të shek. XX. Që nga koha e romakëve e deri në fillim të shek. XX nuk e di a ka patur shtet shqiptar. Thuhet për shtetin e Arbërit, por ai princ i Arbërisë ishte nën hyqëm të Bizantit e kësaj i thonë: Njëmijë vjet nën Romën, gjashtëqind vjet nën Bizantin, pesëqind vjet nën hyqëm të turqve, i thonë 2000 vjet në sundim. Për të mbijetuar u përdorën tërë dredhitë që ekzistonin në këtë dynja për të shpëtuar etninë shqiptare. Prandaj duhet të jesh më analitik, duhet të kapësh thelbin dhe jo sipërfaqen e fenomeneve njerëzore historike. Turqia, si shtet pushtues, i vuri përpara në daç muslimanin në daç të krishterin, në daç serbin, bullgarin, grekun, arabin. Ku kanë qenë në gjende t’i bënin ballë hordhive turke katragjyshët tonë!? Po një Skënderbe i madh po, se ia njihte mirë hilet turkut e partizançe ia theu hundët për njëzetepesë vjet por ç’e do s’mund të krijonte një shtet arbëresh, sepse s’e la lufta, sepse e la në baltë ajo Europë feudale ato venedikas të paskrupull, apo edhe vetë papati, që s’kishte kohë të merrej me Skënderbeun se kishte djalin nikoqir Janos Huniadin, e kur i doli për hundësh iu kthye Skënderbeut tashmë i plakur e i sëmurë. E kemi për mani ne shqiptarët atë stërzmadhim të trimnive tona duke ia shumëfishuar trimnitë vetvetes, por ç’e do s’na ka sjellë asnjë dobi. Edhe këtë shtet londinez që e kemi sot është i dalun nga lojrat politike mes fuqive të mëdha dhe jo lufta që bëmë ne. Do të kishin kaluar edhe qindra vjet të tjera sikur të mos ishin interesat e fuqive të mëdha për ta copëtuar Turqinë. Është një realitet që s’ke nga t’i ikësh. Prandaj gjyshërit tanë luftuan me gogla sepse po të kishim patur “Topçinj” të fortë sot do të ishim gjashtë miljon. Askush s’e përkrah shqiptarin e shkretë. Shih si e ul dinjitetin e tij shqiptari para zyrave të vizave të shteteve europiane. Shih si të përdhunon një Greqi. Shih se si zhvillohet gjuetia kundër emigrantëve shqiptarë në Angli, Greqi e Itali, gjueti shtrigash. Është në përdorim një fushatë histerie antishqiptare, a thua se tërë të këqijat në Europë i bëjnë emigrantët shqiptarë! Fytyra e shqiptarit shihet si fytyra e një mafiozi, krimineli e njëjta psikozës që u zhvillua në shek. XIX në Kalabri e Siçili, ku arbëreshin e shihnin si një kriminel të tmerrshëm me proverbin e famshëm: “Më mirë fus një ujk në shtëpi se një kalabrez (arbëresh)”. Nuk e di pse më përmendni shkollën time si mësues letërsie. Apo ndoshta të dukem se s’di asgjë. Jam edhe mësues historie e muzike. Unë s’nënvleftësoj asnjeri nga shkalla e kulturës është reciproke. Duhet ta vini veten në një pozitë të barabartë. “… Na akuzoni Gjergj Fishtën gjoja në mënyrë “abuzive” në vjershën e tij ka vendosur përkrah tij Oso Kukën, disa katolikë as për t’i bërë pjesë krenarisë dhe patriotizmit musliman…” (M.B.). Unë përsëri i përmbahem mendimit të dhënë. Në kullën e Vraninës ishin të gjithë muslimanë. Këtë e vërtetojnë vjershat popullore të dala aso kohe. Vjershëtori ynë i madh mirë ka bërë që ka futur personazhe nga të dy religjionet. Autorëve u lejohet të krijojnë ngjarje apo personazhe reale ose jo reale, të cilët e bëjnë më dramatike ecurinë e pjesës letrare. Nuk e di se ku e ke hallin, të pëlqen, s’të pëlqen, është e drejta jote të shfaqësh mendimet tuaja, por pa ia imponuar tjetrit. Fishta gjithmonë krijimtarinë e tij e vilte nga rapsodët popullorë, kjo ishte merita e tij më e madhe se futi në poezinë e tij frymën e rapsodive popullore. Kjo është e qartë. Ne sot poetin Gjergj Fishta duhet ta shohim në dy këndvështrime: a- Si poet fetar e b- Si poet laik. Nëse e shohim me syrin e një poeti fetar dashje pa dashje del që ai përfaqëson një pjesë të popullatës shqiptare duke përjashtuar një pjesë të madhe të popullsisë. Fishtën duhet ta zhveshim nga rrobat e priftërisë e duhet ta shikojmë si një poet laik që i takon të gjithëve pa dallim religjioni, atëherë vlera dhe potenciali poetik i veprave të tij letrare në këndvështrimin laik do të jetë tepër i madh. Pra abuziviteti im nuk qëndron. Në artikujt tuaj, z. Mark, jepni edhe mendime kontradiktore që të bëjnë të mendosh se ju jeni përkrahës i veprimeve skandaloze ndaj pronave të qytetarëve shkodranë. Veprimet e hajdutërisë kolektive ndaj qytetarit ia vishni diktaturës: “njeriu ynë i ri, vepra më e shkëlqyer e Partisë”, duke e justifikuar këtë “Bathore”, në një kohë që mua dhe familjes sime i janë përvetësuar më se 15 mijë m2 tokë në ish-Fermën e “Qafë Hardhisë”. Nuk e di si do ta spjegoni këtë?!; dhe gabimi juaj i dytë se i justifikoni pushtimin e këtyre pronave me thënien tuaj: “… se ato erdhën në tokën e të parëve të tyre…” (M.B.). S’e di se si mund të justifikoni këto veprime antiligjore ndaj pronës së huaj. Duhet ta spjegoni këtë shprehje. Prona të kujt ishin ato? Apo del me idenë siç është përhapur nga banorët e ardhur sepse ne u kthyem në pronat tona që na kishin grabitur turqit?! Apo se janë prona të kishës?! Ne pronarët muslimanë e katolikë ua paskemi marrë atyre këto prona! Po këta pronarë nga kishin ardhur?! Më bën të qesh një frazë e juaja: “… Guxim e çmenduri është të quash Prek Calin “pushtues i Sheshit Rus”…” (M.B.). Nuk e di nëse e kam thënë një shprehje të tillë “pushtues”. Kjo është një thënie e qëllimshme e juaja. Duhet të lexosh për së mbari fjalët e mia, pastaj të bësh analizën e tyre. Ti e di mirë se Prek Cali është një personazh historik që është dalluar në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë në territorin e krahinës së tij, Malësi e Madhe. Edhe sikur të dua unë ta shtrembëroj të vërtetën është vetë popullata e atyre zonave që e kanë përjetuar dhe e kanë si idhull të tyre që s’më lë të them ndryshe. Ai ishte një antikomunist i thekët dhe diktatura ia mori jetën në mënyrë çnjerëzore. Ju e keni keqkuptuar së prapthi fjalit e mia për një qëllim të keq. Ju pyes: A është e ndaluar dhe tabu të jap mendimet e mia? Çdo njeri ka idhullin e tij që e nderon dhe e respekton. Të më detyrosh mua të dua një aksh person, të më detyrosh me imponim diçka që mua s’më pëlqen, çfarë i thonë kësaj!? Me këtë do të thotë që ti dëshiron të kthesh luftën e klasave. Nëse nuk e bën si të them unë të piu e zeza! Iku ajo kohë, z. Mark! Kërcënime të tilla se ji “i guximshëm e çmenduri” është tepër gabim t’i adresosh kujtdo qoftë ai. Unë s’ua mohoj kontributin qytetar të figurave të çfarëdo religjioni qoftë ai. Unë vazhdoj të shpreh mendimin tim. Heronjtë e një qyteti duhet të vendosen në qytetin e tyre. Dikur Malësia e Madhe hynte në juridiksionin e Shkodrës, po sot s’mund t’i themi banorëve të Malësisë së Madhe se janë shkodranë por koplikas. Tashmë janë dy njësi administrative në rang rrethi të ndarë në të tërë aspektet administrative, ekonomike etj. Ishte vetë popullata e Malësisë së Madhe që e kërkoi këtë ndarje. Të njëjtin proces ndodhi edhe me Lezhën, Pukën, Mirditën, që dikur e quanin veten edhe si shkodranë. Sot po të pyesim banorët, të përgjigjen, jemi nga Puka, Shkodra, Kopliku, Lezha. Është ndryshe të shprehësh nostalgjinë për këtë qytet. Busti i heroit të Malësisë së Madhe është vendosur në Rus. Aty e ka vendin dhe mos ki merak se s’guxom kush ta luajë asnjë cm. Shkodra ka vende sa të duash të vendosë shtatore. S’duhet mërzitur sepse Bashkia e qytetit të Shkodrës, Këshilli Bashkiak e kanë dorën e lirë në dhënien e trojeve për këtë qëllim. Mjafton të hapni gojën e çdo kërkesë juaja do të aprovohet. Ndërsa interpretimi i dytë i gabuar nga ana e juaj nuk qëndron. Duhet ta kishe kuptuar kështu: Dikur qyteti i Shkodrës ishte i ndarë me një vijë demarkacioni të rreptë fetar. Sipas bashkëkohësve kolegjet fetare banorët komunikonin mes rrugicave të ngushta ku dalloheshin dyer të mëdha që ndanin pjesën muslimane nga pjesa katolike. Ishte frikshme kjo ndarje. Është një e vërtetë e hidhur. Shëtitorja ishte kufiri ndarës Rus Maxhar – Parrucë. Pikërisht kjo vendosje e këtyre shtatorve më kujton atë ndarje të hershme e për mendimin tim është i gabuar. Pra shpreh kundërshti për mënyrën e gabuar të vendosjes dhe jo me atë thënien tuaj të gabuar “pushtues”. Para se të flasësh arsyeto drejtë. Një mendim që shfaqa e ndaj meje vërsulesh me të tëra bateritë e fjalorit shqip, ndërsa kur është fjala për mendimet tuaja për refuzimin total të vendosjes së shtatorve të Karamahmut Pashës apo të Hasan Riza Pashës reagimi i juaj është tepër i madh sa ta quani kolaboracionist, tradhëtar etj. Si duhet ta spjegojmë këtë? A nuk është edhe kjo e “guximshme e çmenduri”?! Është gabim të përdorësh fjalë fyese ndaj një bashkëqytetari që shpreh një mendim të lirë e don ta mundësh nëpërmes një fjalori jo të denjë. S’më ke borxh as të kam borxh. Nuk e di si guxon të më quash “tradhëtar” duke shkelur me të dyja këmbët një të drejtë elementare morale e fizike të një njeriu?! Kush jeni ju që bëni kërcënime të tilla? Mos jeni ndonjë gjyqtar inkuizicioni. Kush jua jep të drejtën të më cilësoni me një epitet aq të ndyrë një njeri që s’të ka borxh vetëm fjalën e lirë?! Apo je bajraktar i motit dhe të lejohet të veprosh si të duash ti?! Gabove përsëri, z. Mark. “… Nuk e dimë se ku e keni studjuar atë histori që akoma nuk e keni marrë vesh se Atë Gjergj Fishta ishte kryetar i komisionit të alfabetit dhe Luigj Gurakuqi nënkryetar në Kongresin e Manastirit dhe bashkë me ta intelektualët e shquar Ndre Mjeda, Mati Logoreci e të tjerë. Po ju Topçinjtë çfarë i keni dhënë Shkodrës?…” (M.B.). Po të përgjigjem pak thjeshtë. Nuk e di se ku e paskam shprehur këtë lapsus? Është e çuditshme! Mos është sajesë e juaja? Atë historinë e alfabetit duhet ta lexoni me vëmendje. Hapi sytë mirë! Po të përgjigjem: Kush e organizoi Kongresin e Manastirit? Mos shkodranët?! Kush e hapo kongresin? Mos ishte Fehim Be Zavalani? Kush u zgjodh kryetar i Kongresit? Mos ndonjë shkodranë apo ishte Mithat Frashëri? Po nënkryetar a ishin Luigj Gurakuqi dhe Gj. Qiriazi? Kujt i takon merita e hapjes së Kongresit, Gurakuqit apo Qiriazit?! Siç shkruan në kujtimet botuar në “Leka”. Merrte pjesë Madhëria e tij Vali Hifzi Pasha. Në ditën e tretë u zgjodh komisioni i përbërë nga njëmbëdhjetë vetë njerëz me intelekt të fuqishëm përfaqësues të alfabeteve të tyre e natyrisht Gjergj Fishta fitoi 49 vota. Në kongres u fol edhe turqisht, pse s’reaguan delegatët e Shkodrës!? Duhet të lexosh më tepër! Mos të duket çudi aty mbetën dy alfabete i Manastirit dhe i Stambollit. Alfabeti i Manastirit nuk është i Bashkimit të Shkodrës, siç përpiqen disa t’ua atribuojnë, por është frut i analizës e bashkëpunimit të anëtarëve të komisionit që përfaqësonin alfabetet e tyre. Nuk ekzistojnë procesverbalet e komisionit, prandaj mbetet enigmë se si u arrit ai rezultat. Nuk e di si e paskam bërë lapsusin! S’duhet të të vijë keq. Në kongres kishte dhe pashallarë, si Vehbi Hifzi Pasha. Ishin 32 delegatë që kishin nga dy ose katër të drejta vote. Nga këto 12 muslimanë, 11 orthodhoks, 6 katolikë. Bëjmë pyetjen: Kush i zgjodhi këto delegatë të Shkodrës? A u bë ndonjë mbledhje përfaqësimi me të gjithë intelektualët e Shkodrës pa dallim religjioni? Apo ato zgjodhën vetveten pa ua dhënë votën nga pjesa më e madhe e intelektualëve? Kjo është një anshmëri, një lloj përbuzjeje e një nënvleftësim kulturor nga ana e intelektualëve katolikë të asaj kohe të Shkodrës, që kërkonin ta pronësonin kulturën. Nuk e di nëse masa e intelektualëve ua kish dhënë mandatin e përfaqësimit, apo ato ishin zgjedhur direkt nga Klubi i Bashkimit? Çudi nuk paska patur në Shkodër asnjë intelektual musliman që s’paska studjuar në perëndim apo në seminarin e Jezuitëve të Shkodrës? Apo e keni në majë të gjuhës thënien se muslimanët e Shkodrës kërkonin Babë dovletin e shkronjat turke?! Apo e konsideroni si sakrilegj të shkruarit me alfabet turk të gjuhës shqipe, në një kohë që ky alfabet ishte i përhapur jo vetëm në anën muslimane por edhe katolike. Jemi pak si tepër lokalistë ne shkodranët. Lokalizmi është një shfaqje e shëmtuar që nuk i shërben zhvillimit e progresit shoqëror të shqiptarëve pa dallim religjioni. Në një artikull tuajin ju përdorni një fjalor tepër fyes për popullatën muslimane. Ja si shpreheni: “… Lehaqenët përdhunuan bustin e Gurakuqit” është titulli i artikullit. Ja fjalori i përdorur: “… Bin Ladenët, dhëmbëdalët, të instinktit të Bin Ladenit “Trimit” fodullë, spiunë, komunistë, filo-grekë,…”, por edhe më keq “… çallmaçjerrë, çallmaxhij orientalë…” (M.B.). Nga e nxorët konkluzionin e parakohshëm për pjesën muslimane se ishim ne që e vumë bombën!? Të akuzosh duhet ta faktosh. S’na takon ne të japim leksione kriminalistike e s’kemi të drejtë qoftë ti apo unë të akuzojmë pa fakte. Këtë çështje e zgjidhin instancat shtetërore përkatëse. Sensibilizimi i opinionit është i drejtë kur i ke faktet e ia paraqet hetuesisë e gjithçka rregullohet. Është i drejtë shqetësimi, por jo pas tetë vitesh. Ju thoni se u hodh bombë tek busti i Gjergj Fishtës. Këtë akt e dënojmë të gjithë, por mos u ngut t’i etiketosh keqbërësit e ndër to edhe mua si pjestar i asaj bande islamikësh? Është përsëri gabim! Mos harro edhe provokimet. U thye zyra e shtypit amerikan këtu në Shkodër. Mbi tavolinë u gjet një “Kuran” dhe një shënim letre e la për të dyshuar qytetarinë muslimane të Shkodrës, por shpejt doli “içi”, ishte një i besimit katolik që e kish bërë këtë akt të shëmtuar. Si do ta justifikosh këtë apo e le në heshtje?! Duhet të shprehesh se mund të ketë ndonjë që fut ujin në rrogoz për të fajësuar muslimanët e Shkodrës. Gabove përsëri, z. Mark! Ju thoni: “… Kulmi i absurdit arrin kur deklaroni se Gjergj Kastriotit (Skënderbeu) nuk i dihet varri…” (M.B.). Sqarimin për këtë e ke tek replika drejtuar Agron Lukës, por shkurtimisht po të sqaroj dhe po të pyes: -Është e vërtetë që mendohet se varri është në Lezhë, sipas Barletit!? Por e keqja qëndron se s’ka asnjë gur skulptural, asnjë shenjë dalluese, ku t’ia vemë gishtin apo dorën dhe ta lëmojmë e ta lexojmë: Këtu prehet i Madh Skënderbe? Duhet të gjurmojmë, ta gjejmë me doemos, ta prekim e ta shohim atëherë mund të themi: këtu është varri i Skënderbeut! Një këshillë i jap vetes dhe ty: “S’duhet të mundohemi të barazohemi me personalitete publike që kanë një bagazh tepër të madh njohurish në kulturë, histori e shkencë, që unë e ti s’mund t’i kemi dhe s’jemi në gjendje të ballafaqohemi e të hyjmë në sferën e tyre të zanatit. Sa të kemi takatin duhet të shtrijmë hapin”. Duke përfunduar theksoj se analizat e bëra nga unë te “Mllefi i Shqipërisë Etnike” janë të faktuara nga vetë artikujt e botuar po në “Shqipëria Etnike”. Do të ishte mirë të mos dalim jashtë temës, por të përqendrohemi direkt në faktet e dhëna më sipër qoftë nga ju apo nga unë. Këto replika le t’i shërbejnë qartësimit të shumë pyetjeve që na mundojnë e t’i zgjidhim si qytetar pa mllefe ndaj njëri-tjetrit, por në mënyrë shkencore. Nuh Topçia Studime me vlerë për Fishën nga Kolec Çefa Vargut të gjatë të botimeve kushtuar veprës e personalitetit të poetit tonë Kombëtar, Atë Gjergj Fishta, iu shtua këto ditë edhe një tjetër vepër me vlera të veçanta, “Nëpër gjurmët e Fishtës”, e studiuesit serioz, Kolec Çefa. Si një emër tashmë i njohur dhe i respektuar i fushës së studimeve letrare, gjuhësore e albanologjike, Çefa vjen në këtë botim si njohës i thellë i veprës së Fishtës, si një nga ata përfaqësues të kulturës shkodrane që ka ditur t’i qëndrojë kohë e të ecë në gjurmët e asaj çka më të mirë ka trashëguar kjo kulturë. Me personalitetin e tij stoik e antikonformist, me bagazhin e tij të pasur njohës, me përvojën e gjatë prej hulumtuesi, por edhe me aftësinë prej studiuesi me disiplinë të rreptë shkencore, autori trajton një lëndë të pasur, vënë kjo në shërbim të synimit të tij të madh: të argumentojë me prova bindëse vlerat prej patrioti të madh të Fishtës, dhe përmes tij edhe të sivllezërve të tij françeskanë. Gjithnjë me kujdesin për të vënë në shërbim të këtij synimi gjithë vlerat e jetës, veprës e veprimtarisë së Fishtës, disa herë edhe në polemikë a përballje me shtrembërime a tendenca antifishtë që, fatkeqësisht mbushën propagandën e verbër antiklerikale të 50-vjeçarit komunist. Autori, me dekada të tëra ruajti të pastër e të pacënuar dashurinë për poetin e madh kombëtar, ashtu si edhe për përfaqësuesit e tjerë zëmëdhenj të kulturës shkodrane e mbarëshqiptare, françeskanëve të shquar, që i dhanë aq shumë kulturës mbarëkombëtare. Çefa, me edukim e formim të shëndoshë, me përgatitjen e aftësinë për të njohur, vlerësuar e respektuar vlerat e vërteta kulturore, ato letrare dhe shkencore, me predispozicionin për t’i mbrojtur këto të vërteta, përmes antikonformizmit të tij të spikatur, punoi me durim duke i hequr Fishtës gjithnjë baltën që kishin tentuar t’i hedhin, duke i zbuluar gjithnjë pastërtinë e figurës, bukurinë e shprehjes së saj, shpirtin e madh prej patrioti që ajo rrezatonte, magjinë e artit që dilte nga penda e tij, sa e ëmbël, aq edhe e rreptë, sa ledhatuese, aq edhe buçitëse, sa himnizuese, aq edhe shqiptare. Në funksion të synimit të tij për të na përcjellë nëpër disa gjurmë të pashkelura të Fishtës, autori sjell lëndë të re, si nga krijimtaria e veprimtaria e Fishtës, ashtu edhe nga vlerësimet e figurave pro e kundër tij. Në studimet e tij Kolec Çefa bën objekt atë lëndë e ato monumente të jetës, veprës e veprimarisë së Fishtës, të cilat çojnë dritë në të mirë të evidentimit të gjenialitetit të figurës, të Fishtës patriot në shërbim të idealit kombëtar, të Fishtës luftëtar i paepur për arsim e shkollë shqipe, për dije, kulturë e përparim shoqëror. Gjithnjë duke dhënë për këto fakte, prova të pakontestueshme nga burime të pasura. Gjithnjë duke polemizuar me pseudostudiues që u përpoqën të hedhin baltë mbi të, në konformizëm me politikën e kohës. Burimet e Çefës bëhen akoma më të besueshme, kur lehtësisht konstaton në to afrinë e Çefës me figura françeskanësh me emër, studiues apo dëshmues të veprës e veprimtarisë së Fishtës, besimin e madh që patën ato tek Koleci njeri, tek Koleci studiues e përçues i ardhshëm besnik i vlerave të Fishtës, kur konstaton konfidencën që aq qartë del edhe në shënimet e librit, tek citon besueshëm kaq shumë nga këta françeskanë, shpesh duke iu drejtuar konfidencialisht në emër të P. Vitorit, P. Justinit apo të tjerëve. Që në fillim duam të pohojmë se studimet e Kolec Çefës përbëjnë një kontribut me vlera të mëdha në fonde studimesh të një cilësie të re. Nuk është sasia ajo që përcakton dimensionet e një studiuesi. Cilësi e vlera që mbartin ato janë ato kategori që evidentojnë këta dimensione, është kontributi që sjellin ato në fondin e vlertë të kulturës shkodrane e të kontributit të saj në atë mbarëkombëtare. Fishta është poeti ynë i madh kombëtar që tërhoqi vëmendjen e figurave më eminete të kulturës shqiptare e jo vetëm të saj. Gjurmimet e studimet e Çefës janë arritje në ato kuota të ngritura që meriton niveli i lartë i angazhimeve studimore për figurën e Fishtës. Duke dashur të inkuadroj si të thuash këtë paraqitje të veprës së Çefës mendova të operoj duke mbajtur për bosht atë që në punët e Kolecit është më esenciale, atë çka më dukshëm përshkon punimet e këtij libri, duke konstatuar lehtësisht se më konstantja e studimeve mbetet siç e theksuam synimi i autorit për të evidentuar patriotizmin e Fishtës. Fishta qe patriot i madh. I tillë është prezantuar gjithmonë në veprën e veprimtarinë e tij. I tillë del me tërë madhështinë e vet edhe në studimet e Kolec Çefës në këtë vepër. Duke operuar me momentet më të spikatura të patriotizmit të Fishtës, autori ia ka dalë në tërësinë e veprës a të punimeve të na portretizojë qartë e plotë patriotin e madh Fishtë. Autori ka meritën se me fakte, prova e argumente e dokumenta arkivore jep prova të mëdha, shpesh edhe të reja në të mirë të asaj që ka të bëjë me qëndrimin patriotk e atdhedashës të Fishtës e të gjithë Provincës Françeskane, shpesh edhe duke shkelur disa nga normat e Kongregacionit të Propagandës Fide, shpesh edhe duke u vënë përballë mashtrimeve të bëra kundër klerit, të të vërtetave të pamohueshme. Mjafton të kujtojmë fjalimin e përmortshëm të Fishtës në rastin e vdekjes së Avni Rustemit, ku shpalosen vlerësime e qëndrime prej patrioti të madh. Kolec Çefa i jep një vend të rëndësishëm kësaj ngjarjeje në vepër, jo vetëm për faktin se ky fjalim ka mbetur pothuajse i panjohur, por edhe se aty shpalosen qartë dukuri esenciale të personalitetit të Fishtës patriot. Kolec Çefa nënvizon se në krijimtarinë e Fishtës dallohet qartë karakteri shqiptar i tij, me gjithë shpirtin e tij thellësisht fetar, formimin e tij krejtësisht kristian e misionin e tij si meshtar. Çefa vë në dukje se, shpesh Fishta i ka falë vetes liri e shmangie nga doktrina gjatë vrulleve të tij patriotike, shpesh edhe në kundërshtim a në mospëlqim me doktrinën kristiane. Çefa jep bukur njeriun, malësorin, shqiptarin, gjithnjë në krah të tyre, të të drejtave të tyre për liri e pavarësi, duke shkrirë bukur në këto analiza moralin e Dekalogut kristian e devizën e klerit katolik “Fe e Atdhe”. Të gjitha këto evidentime të Çefës argumentohen e provohen dukshëm e besueshëm nga një mori faktesh e dokumentash arkivore, letra, fjalime, biseda, prononcime, pjesëmarrje e evenimente politike shkencoer e në gjithë veprën e krijimtarinë e gjerë të Fishtës. Çefa është nga ata studiues të Fishtës që i ka hyrë e zbërthyer veprën e personalitetin e Fishtës deri në analiza të thelluara planesh të veçanta të karakterit e personalitetit të Fishtës. Kjo ka bërë të mundur të jepen detaje që e trimërojnë autorin të flasë në mjaft raste me një kompetencë të shfaqur e herë-herë edhe të ashpër. I tillë është autori kur, duke analizuar me kompetencë “Gomarin…” shprehet: “Çka është shkruar para këtij shkrimi është e paplotë, pra e mangët, është e pasaktë. Kjo për faktin se tek “Gomari i Babatasit” Fishta ka prononcime të fuqishme e mjaft domethënëse prej patrioti, gjë kjo që evidentohet gjatë nga autori dhe zbërthehet besueshëm. Çefa nënvizon qartë se kjo vepër shënon kulmin më të lartë të satirës shqiptare e synon të zbërthejë herë me humor të këndshëm, herë me ironi therëse e herë me sarkazëm të fuqishme tërë shoqërinë e kohës, sidomos përfaqësuesit zyrtarë të saj, prej të cilës dilnin klikarët e pushtetarët e kohës, në pamje oksidentale e përparimsjellje e, në mendje e në zemër orientalë e përparimpengues. Vepra është një ballafaqim satirik i patriotizmit opozitar dhe i demagogjisë së pushtetarëve në parlamentin e kohës”. Për vlerat e “Gomarit…” autori, veç të tjerash citon edhe studiuesin e kritikun e mirënjohur, Aurel Plasari, i cili shprehet: “Nëse britanikët e meritonin “Udhëtimet e Guliverit”, rusët “Shpirtrat e vdekur”, apo gjermanët “Përrallat e Dimrit”, shqiptarët duhet të kenë pasur hak jo më pak hem Gomarin hem Zogun e Gomarit.” Në “Nëpër gjurmët e Fishtës” shumë nga të dhënat që ngrejnë në madhështi monumentale figurën e Fishtës janë dhënë në ballafaqime me pasaktësi që janë shkruar për Fishtën, me shtrembërime apo tendenciozitete. Këto e të tjera kanë sjellë në veprën e Çefës një galeri të tërë figurash me emër të politikës, klerit, letërsisë e artit, shkencës, fushës së studimeve etj. Ato përshkohen në një dokumentacion të pasur arkivor të fushave përkatëse. Emrat e Imzot Bumçit, Imzot Mjedës, Luigj Gurakuqit, Fan Nolit, Justin Rrotës, Pal Dodës, Mati Logorecit, Hilë Mosit, Terenc Toçit, Faik Konicës, Marin Sirdanit, Lazër Shantojës, Marlaskajt, Harapit, Ndoc Nikës, Frano Ndojës, Miss Durham, Skënder Luarasit, Eqrem Çabejt, Vinçenc Prennushit, Donat Kurtit etj., e ngjeshin punën e Kolecit me qartësi e vërtetësi, me pasuri e vlera. Marrëdhëniet me këta figura të shquara, veprat e veprimtaritë e përbashkëta, prononcimet e vlerësimet e tyre për Fishtën janë argumenta të fuqishëm që i japin punës seriozitetin e lartë shkencor studimor. Ato shpesh janë prova në të mirë të figurës së Fishtës në argumentat që autori shtron gjatë përballjeve me mendimin antifishtë. Këto përballje janë të shumta në vepër. Natyrisht më i pranishëm në punët e Çefës është saktësimi, drejtimi a kundërvënia disa mendimeve të Profesor Vehbi Balës e monografisë së tij “Gjergj Fishta, jeta dhe veprat” e vitit 1961, për faktin se jo vetëm si shkodran, e si i tillë duhet të kishte më njohje, kompetencë e guxim, por edhe për faktin se ajo ishte e para dhe e vetmja monografi e pasluftës për Fishtën, që s’duhet mohuar se kishte synim për ta nxjerrë Fishtën në sipërfaqe nga podrumet e nëntoka e harresës dhe e nëpërkëmbjes ku e kishin futur. Mendoj se përballjet e Kolecit së pari janë të nxitura nga pohimi i të vërtetave, e më tej janë në atë masë sa ç’ka qenë edhe pozicioni i atyre që e kanë shtrembëruar Fishtën apo e atyre që e kanë njollosur atë. Në këto përballje Çefa i është përgjigjur mbase çdo rasti interpretimeve që janë bërë në dëm të Fishtës nga kalemxhinj të ndryshëm. Puna e Kolecit është punë e një studiuesi të devotshëm e pa kompromis me askënd, por vetëm me shkencëtarin, hulumtuesin e studiuesin serioz. Ajo është punë patrioti. Të evidentosh vlera patriotike, t’i mbrosh ato nga mohimi tendencioz i pseudopatriotëve është punë patrioti. Autori jep prova reale të punës e veprës së klerit katolik në të mirë të zgjimit të ndërgjegjes kombëtare, ndjenjës për liri e pavarësi. Ai provon me dokumenta autentike se kur është kritikuar e kërcënuar nga Kongregacioni se po merret me politikë, përgjigja e françeskanëve dhe e Fishtës tek “Memoriale” është: “Nuk do të thotë se merresh me politikë kur kryen vepra patriotike”. Fytyra prej patrioti e Fishtës evidentohet në punët e Çefës edhe përmes krijimtarisë së Fishtës, aty ku ajo gjen mbase shprehjen e saj më të spikatur. Kur prej disa të indoktrinuarve, atyre me paragjykime, apo akoma më keq shërbëtorëve të politikës tendencioze antiklerikale e antipatriotike akuzohej Fishta si regjionalist, Çefa, përmes momenteve më domethënëse të krijimtarisë së Fishtës argumenton se një akuzë e tillë nuk qëndron. “A mund të jetë Fishta një poet regjionalist, – shkruan Çefa, – kur tërë vepra e tij, përfshirë edhe “Lahuta e Malësisë” është e mbushur me Atme, Atdhe, Shqipëri, shqiptarë, me Skënderbeg, Ali Pashë Guci, me Frashëriotë e Ded’ Gjo’ Lula, me zanat e bardha të Shqipërisë, me orën e Sharrit e të Tomorrit, me besë, nder, burrni e virtyte race? Si mund të jetë regjionalist, – vazhdon Çefa, – poeti i Hymnit të Flamurit: “Bini toskë e bini gegë / Si dy rrfe që shkojnë tuj djegë…”. Madje vetë Fishta në “Lahutë…” shkruan: “Për me kndue n’lahutë t’Malësisë / se si u end fati i Shqipnisë”, dhe tregon se kufijt e Shqipërisë janë “Prej Prevezet n’Leqe t’Hotit / Prej Tivarit n’Manastir”. E ne i cituam këto disi gjatë e qëllimshëm në këtë shkrim, pasi edhe përmes këtij duhet të mbeten mirë në kujtesë të shqiptarëve këto ideale patriotike që përbënin thelbin e qenies së Fishtës. Nga ana tjetër, Çefa përballet bukur me të ashtuquajturën dobësi e negacion të Fishtës që “hyjnizon jetën patriarkale”, siç është spekulluar rëndom. Çefa i kundërvë kësaj teze faktin se Fishta e përdori mjedisin malësor si “element të vatrës shqiptare”, të asaj vatre ku ndizeshin dëshira e shpresa lirie, ku flakëronin ideale atdhetare e virtyte shqiptare. Përshkrimi i saktë i ambienteve epike veriore, ajo dritë homerike e personazheve, vërtet më shumë gegë, pasi Gegnia qe teatri i atyre ngjarjeve që s’duhen harruar, ai gjallërim elementesh mitologjike veriore, ku Dukagjini është shembulli tipik i ruajtjes së mitologjisë iliro-shqiptare, ajo gjuhë e pasur dhe e vjetër gegnishte, fryma e theksuar kombëtare e vargu popullor të krijojnë një përshtypje gegë. Por, shkruan Çefa, nuk duhet harruar se të gjithë luftrat e përpjekjet nuk kanë qëllim tjetër veç Shqipërinë etnike. Pra Fishta nuk i këndoi patriarkalizmit e nuk e hymnizoi atë. Fishta i këndoi edhe krerëve e bajraktarëve (flamurtarëve). Por kujt, pyet Çefa? E i referohet Çabejt duke cituar nga ai se “Fishta zë fill në njësinë e vogël të fisit për të mbaruar tek njësia e madhe e kombit, ia fillon me barinjtë e moçëm, Marash Uci dhe ia mbërrin tek Abdyl Frashëri e Lidhja e Prizrenit… duke ngritur kështu veprën në sferën kombëtare. Kështu vepra e tij ka marrë karakterin e një eposi kombëtar…”. Vetë Fishta, shënon Çefa, në një intervistë shprehet: “Në këtë poemë këndohen luftërat e zhvilluar prej shqiptarëve kundra sllavëve e kundra turqve, prej Kongresit të Berlinit deri tek Lufta Turko-Ballkanike, për të forcuar gjithmonë e më shumë bashkimin e ndërgjegjen e tyre kombëtare…”. E ne përsëri këtu u zgjatëm në citimet e Çefës për të nënvizuar synimet patriotike të Fishtës në krijimitarinë e tij. Gjithë jeta e Fishtës është përpjekje për Shqipërinë. Edhe në pjesëmarrjen e tij në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920) me cilësinë e sekretarit e të ekspertit të Imzot Bumçit, kryetar i Dërgatës, Çefa, përmes një materiali të pasur arkivor që botohet për herë të parë jep prova që Fishtës ia njihnin e ia çmonin aftësitë e ndjenjat patriotike. Njihen vlerat e ligjëratës së Fishtës “Shqiptarët e të drejtat e tyre”, ku ai me dinjitet mbrojti tërësinë tokësore të Shqipërisë. Këto e shumë të tjera janë kontribute të rëndësishme të Çefës në këtë libër. Punë prej patrioti të madh ka bërë Fishta për gjuhën. Në studimet e Kolec Çefës evidentohet një veprimtari e gjerë e Fishtës në këtë fushë. Autori vëren se Fishta pa qenë gjuhëtar është ndoshta poeti që ka shkruar e punua më shumë e më bukur se kushdo tjetër për gjuhën. Në libër, pasi na kujtohen këto aftësi e merita të Fishtës, autori ndalet në “Mendime të pavarura të Fishtës për gjuhën”, ku tregohet se vetë Fishta shqetësohej se “me bjerrë gjuhën, do me thanë me bjerrë kombësinë e pavarësinë”. Tek Fishta gjejmë përpjekjet e studiuesit të kulturuar për gjuhën letrare, për çka Çefa jo vetëm evidenton angazhimin e Fishtës, por jep prova e material të ri, të panjohu, frut i punës së tij hulumtuese. Të tilla janë në libër intervista e Fishtës dhënë Gjiros, apo identifikime për autorin nga katër artikujt “Përmbi burim të gjuhëve letrare”, botuar nga Fishta në “Posta e Shqipnisë”. Fishta, shënon Çefa, që atëherë qëlloi bukur kur shkroi: “… për program të gjuhës letrare është nevojë me u librue ç’prej themelit politikisht. Duhet me u shkund prej influencash të hueja, prej zdralet të huej”. E diku më poshtë: “… se gjuhën e ndërtojnë shkrimtarët e dijetarët e zanatit”. Duke folur për kontributet gjuhësore të Fishtës, Kolec Çefa nxjerr në pah edhe marrëdhëniet e mira të Fishtës me Mjedën, e po ashtu mosmarrëveshjet me jezuitët, vetëm se u kërkonte atyre të jepeshin të gjithë lëndët mësimore në gjuhën shqipe, apo se jezuitët patën pohuar se Padër Gjergji merret më shumë me çështje kombëtare se fetare. Provë e madhe e shpirti patriotik të Fishtës, i cili u interesua aq shumë për fatet e Atdheut në momentet më të vështira e të rrezikshme, plot tension e trazime të jashtme e të brendshme është epistolari i Fishtës. Në materialin “Fishta në marrëdhëinie me autoritetet e shkencës europiane” del qartë ky shpirt patrioti e njëkohësisht fakti i rëndësishëm se përpjekjet e Fishtës në të mirë të Atdheut të tij njiheshin e respektoheshin nga mjaft autoritete të kohës. Edhe këtu kontributi i Çefës merr vlera të veçanta. Ai sjell para lexuesit shqiptar mjaft letra të pabotuara që ndriçojnë akoma më shumë figurën e madhe prej patrioti të Fishtës. Shihen mirë në këtë letërkëmbim marrëdhëniet e përpjekjet e Fishtës me prelatë të huaj katolikë, me personalitete të larta politike ndërkombëtare, me miq e dashamirës të kombit tonë. Veçojmë këtu atë me Miss Durham e kolonel Erbertin, përfundimi i të cilëve, shkruan Çefa, dihet: Në Itali u krijua një grup katolik i parlamentit italian në favor të çështjes shqiptare, ndërsa në Angli një grup deputetësh të nxitur prej Miss Durham e kolonel Erbertit, nip i Llojt Gjorgjit që i doli zot Shqipërisë. Letra interesante njohim përmes librit të Çefës për Norbert Joklin, për sistemimin e mbrojtjen e tij në Shqipëri, ato me albanologë të shquar si me Profesor Holger Pederson, Profesor Maksimilian Lamberc e të tjerë, me personalitete politike shqiptare si me Turhan Pashën, Luigj Gurakuqin, Mehdi Beun, Dhimitër Beratin, Lef Nosin, Fuadin, Blinishtin etj. Autori Kolec Çefa ka njohje të saktë për zhvillimet historike të periudhave që ka përjetuar Fishta në atë kohë të trazuar. Ai ka interpretime të sakta të tyre, çka i ka dhënë dorë Çefës të analizojë saktë edhe qëndrimet që Fishta mban ndaj tyre në rastet kur ato bëhen objekt i veprës ai veprimtarisë së tij. E po kështu edhe ndaj qëndrimeve që të tjerët mbajnë ndaj këtyre ngjarjeve historike, Kolec Çefa ka rrëmuar gjatë në Arkivat e Tiranës e Shkodrës, atë Qendror e të Muzeut Historik Shkodër, duke i dhënë jetë disa dokumenteve që qartësojnë këto qëndrime e vlera të Fishtës. Me vlera të rëndësishme janë ballafaqimet që bën Çefa në mes dokumentave e shtypit të kohës së diktaturës me ato të vërteta që gjenden të dokumentuara në organe të ndryshme të kohës, mbi të cilat autori ka punuar shumë. Koleci ka në këtë botim shumë të dhëna, të thëna, kujtime e shënime të arkivit të tij personal nga takime e biseda me françeskanët e mëdhenj që kanë vlera të mëdha njohëse. Dua të them se ato janë një vlerë e pasuri e çmuar që hedh dritë mbi qëndrimet e veprimtarinë patriotike të françeskanëve shqiptarë. Këto materiale mbeten prova të mëdha, për vërtetësinë e saktësinë e të cilave vetë serioziteti i punës e jetës së Kolecit nuk të lë për të dyshuar. Për Fishtën është shkruar shumë. Por ja që 150 faqet e Kolec Çefës të japin mundësi të njohësh Fishtën, ndoshta më shumë se vëllime të tëra. Kjo ndodh se tek Koleci kemi shumë material arkivor, burimor, frut i një pune të gjatë e një analize të thellë. Koleci me librin e tij na përcjell vërtet në shtigje të vlerta të njohjes së Fishtës. Ai është shumë i besueshëm e kjo është një nga vlerat e mëdha të botimit. Vjen kjo për të gjitha arsyet që kemi trajtuar më lart. Koleci ka patur gjithnjë një kontratë të rreptë të vetes me të vërtetën. Kësaj kontrate i është përmbajtur kurdoherë. Për hir të kësaj, ai për dekada të tëra kur pranoheshin vetëm shtrembërimet e së vërtetës, ai dijti të heshtë. Por punoi, punoi shumë, për Fishtën e për françeskanët e mëdhenj, çka del qartë në këtë libër. Ai punoi, rrëmoi, hulumtoi, arkivoi, mblodhi material të bollshëm, aq sa iu desh t’i përgjigjej çdo problemi që lidhej me Fishtën e françeskanët, plotësoi e kompletoi me analiza serioze shumë momente të jetës, veprës e veprimtarisë së tyre, ndriçoi shumë gjëra të panjohura për to dhe u bë kështu gati e na dha, krahas shumë shkrimeve të tjera edhe veprën e vlertë “Nëpër gjurmët e Fishtës”. Marian Shestani Partia Kristian Demokrate i shkruan letër Sali Berishës z. Kryetar! Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, Kryesia e Këshilli Kombtar i saj kanë vendosur t’u drejtohen me një letër të hapur ju dhe Partisë që ju drejtoni duke ju kërkuar: Të mos mbështetet nga ana juaj nxitësi dhe menaxheri kryesor i revoltës sllavo-komuniste, botuesi i gazetës “Koha Jonë” dhe deputeti i pavarur i mbështetur nga Partia Socialiste, Nikollë Lesi. Duke qenë i pranishëm në tryezat e Opozitës, Nikollë Lesi, na shkojnë ndër mend gjaku i derdhur në trazirat e vitit 1997, ku gazeta “Koha Jonë” ishte nxitësja kryesore e këtyre revoltave, ne Kristiandemokratët shqiptarë të dalë nga Lëvizja Reformatore e ish-Partisë Demokristiane të Shqipërisë në datën 14 shtator 2001 ku Partia Demokristiane e Shqipërisë u tradhëtua nga ish-Kryetari i saj Zef Bushati, i cili në marrëveshje me ish-Presidentin Rexhep Mejdani dhe ish-Kryeministrin Ilir Meta, me nxitësit e revoltave 1997, Nikollë Lesin, e shkatërruan me qëllim dhe për përfitim Partinë Demokristiane të Shqipërisë ku dihet se Zef Bushati shkoi Ambasador i Shqipërisë në Vatikan dhe kryesia e ish-Partisë Demokristiane të Shqipërisë mandatoi avokatin Sokol Frroku si Kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë deri në maj të vitit 2004, dhe ky u tradhëtua. Zefi ia kaloi partinë Nikollë Lesit. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë me Seli Qendrore në Shkodër, ju kërkon publikisht dhe kurrsesi nuk mundet të pranohet Nikollë Lesi në tryezën e Opozitës Shqiptare, ne protestojmë kundër Nikollë Lesit për praninë e tij në tryezën e Opozitës duke e paraqitur veten si Kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë. Ai as si individ nuk ka vend në këtë tryezë, ne kristiandemokratët shqiptarë kemi përfaqësuesit tanë në pushtet lokal, në Komuna, Bashki e Qarqe të Shqipërisë, në këtë Parti sot angazhohen politikisht nga Shkodra gjer në Korçë ish-kryetarët e degëve dhe anëtarët e kryesisë së ish-Partisë Demokristiane të Shqipërisë, ne e dimë se Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit Tiranë kanë njohur Nikollë Lesin si Kryetar të Partisë Demokristiane të Shqipërisë tani e mbetur me 6 veta duke ditur se Gjykata e Lartë e Shqipërisë akoma nuk e ka thënë fjalën e saj. Partia Demokratike e Shqipërisë duke njohur Nikollë Lesin si Kryetar të Partisë Demokristiane të Shqipërisë të mbetur tani me 6 veta, nuk bën gjë tjetër veçse dëmton punën, djersën e kristiandemokratëve shqiptarë, ajo dëmton gjakun e ish-Kryetarit të parë të Partisë Demokristiane të Shqipërisë, At Gjon Shllaku, i pushkatuar në vitin 1946 nga komunistët shqiptarë pjesë e së cilës i përket Nikollë Lesi. Partia Demokratike e Shqipërisë duke njohur Nikollë Lesin si Kryetar të Partisë Demokristiane të Shqipërisë tani e mbetur me 6 veta, nuk bën gjë tjetër, veçse mohon mandatin e ligjshëm të ish-diplomatit Llesh Kola i fituar në zonën e Lezhës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, Partia Demokratike e Shqipërisë duke njohur Nikollë Lesin si Kryetar të Partisë Demokristiane të Shqipërisë tani e mbetur me 6 veta nuk bën gjë tjetër veçse mohon burgjet politike, kampet e përqendrimit dhe internimet e dhjetra e qindra kristiandemokratëve shqiptar duke filluar që nga mësues Marach Kaça, Malësi e Madhe, Kryetari i Partisë Kristian Demokrate Malësi e Madhe dhe deri tek gazetari Arben Sula, Nënkryetar i Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë dhe Kryetar i kësaj partie për Rrethin e Korçës. Zoti Berisha! Ajo që shqetëson sot më shumë se kurrë kristiandemokratët shqiptarë është prezantimi nga ana e Partisë Demokratike i Nikollë Lesit si Kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë tanë e mbetur me 6 veta, Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, Kryesia e saj dhe Këshilli Kombëtar dhe të zgjedhurit lokal të Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë ju kërkojnë publikisht largimin e Nikollë Lesit nga tryeza e Opozitës. Nëse nga ana juaj nuk është e mundur, ajo që ju keni në dorë është që në atë tryezë Nikollë Lesi të pranohet vetëm si deputet i pavarur i mbështetur nga Partia Socialiste e Shqipërisë, i cili grabiti mandatin e ligjshëm të ish-diplomatit shqiptar, deputetit të ligjshëm të Lezhës të subjektit politik të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Llesh Kola. Nëse nga ana e Partisë Demokratike të Shqipërisë për të cilën ne si kristiandemokratë shqiptarë ruajmë respektin më të madh, si drejtuese e Opozitës Shqiptare, Nikollë Lesi do të vazhdojë të njihet nga ana e Partisë tuaj si Kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë ne jemi të detyruar të njoftojmë të gjitha strukturat e Internacionales Kristian Demokrate të Europës si I.D.C. dhe C.D.U. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, Kryesia dhe Këshilli i saj Kombëtar dhe të zgjedhurit lokal kanë besim tek ju si kryetar i Partisë më të madhe të Opozitës, ata kanë besim tek ju si ish-President i Shqipërisë që largimi i Nikollë Lesit nga tryeza e Opozitës është një shans më tepër për Opozitën dhe Partinë Kristian Demokrate të Shqipërisë. Duke kujtuar Nikollë Lesin ne na kujtohen djegia e institucioneve demokratike, djegia e komisariateve të policisë, grabitja e depove ushtarake, gjaku i derdhur rrugëve të Shqipërisë, veshja e dhjetra e qindra nënave dhe motrave shqiptare me të zeza, kur kujtojmë emrin e Nikollë Lesit dhe të gazetës “Koha Jonë” ne na kujtohen qindra nëna pa fëmijë, qindra gra pa burra, qindra fëmijë pa baba, qindra nëna e baballarë që vajtojnë për bijtë e bijat e tyre. Duke përfunduar i nderuar ish-President i Shqipërisë, profesor doktor Sali Berisha, ne kemi besim tek ju që Nikollë Lesi do të marrë goditjen e fundit. Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Opozita shqiptare ka historinë dhe lavdinë e saj, ku ne kristiandemokratët shqiptarë nuk do t’i harrojmë gjakun e shumë demokratëve shqiptarë që dhanë jetën për demokracinë shqiptare, ne nuk do të harrojmë gjakun e Azem Hajdarit. Kur ne kristiandemokratët shqiptarë shohim Nikollë Lesin në tryezën e Opozitës jemi të detyruar të kujtojmë gjakun e Azem Hajdarit ku vrasësit e tij u ndihmuan nga gazeta “Koha Jonë” për të ardhur në pushtet në vitin 1997. Duke përfunduar i nderuar zoti Berisha ju urojmë suksese në punë dhe në familje, duke shpresuar largimin e Nikollë Lesit nga tryeza e Opozitës. Nëse është e mundur drejtuesit e Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë kërkojnë takim me Ju, duke caktuar sipas mundësive tuaja ditën e takimit. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë Kryetari av. Fran Dashi Letër në redaksi Gjyste Fusha, nëna e pesë fëmijëve, me një sëmundje të pashërueshme në Shqipëri, kalon me gomone për në Itali dhe shtrohet në Spitalin e Napolit Unë që po shkruaj këtë letër jam Lazër Mark Fusha nga Dukagjini i Shkodrës, banor në fshatin Oblikë të rrethit Shkodër që në vitin 1973, i martuar, me 5 fëmijë, i papunë, pa pension, pa të ardhura financiare. Kam punuar në vepra madhështore që në vitin 1964 në Hidrocentralin e Fierzës, të Vaut të Dejës dhe në ndërmarrje të tjera. Gruaja ime, Gjyste Fusha, 48 vjeçe, nënë e pesë fëmijëve, është në Spitalin e Napolit, pasi mjeksia shqiptare nuk mori përsipër kurimin e sëmundjes së rëndë të infeksionit. Megjithëse e sëmurë, ajo shkoi në Itali klandestine. Për të mos dhënë jetën time dhe të dy vajzave të mia duke shkuar në Itali me gomone të trafikantëve shqiptarë duke marrë para borxh dhe duke pasur një hall të fortë familjar iu drejtuan për ndihmë shtetit dy vajzat e mia për të shkuar në rrugë shtetërore tek nëna e tyre që ndodhet në Spitalin e Napolit që nga data 17. 05. 2003 për të shkuar pranë saj për t’i shërbyer aq sa të ketë fat për të jetuar. Kam shpenzuar lekë të marrura borxh mbi 35 milion. Më datën 04. 02. 2004 i kërkuam ndihmë me anë të letrave të dërguara Presidentit, Kryeministrit, Ministrit të Emigracionit, Ambasadës Italiane në Tiranë dhe bashkëshortes së Kryeministrit, zj. Xhoana Nano dhe deri tani asnjë përgjigje nga ana e tyre nuk kam marrë. Atëherë lind pyetja: Kush zotërinj pushtetarë do ta ndihmojë popullin e varfër? Sikur këto dy vajzat e mia t’ju kishin pasur të afërmit ju, a thua do të kishin patur nevojë t’ju drejtohen të plotësonin kërkesën e tyre me formën më njerëzore dhe të domosdoshme për të shkuar pranë nënës së tyre për t’i shërbyer. Mendojeni hallin tim si tuajin, zotërinj pushtetarë. Nëpërmjet këtij shkrimi i bëj thirrje popullit të shumëvuajtur t’i qëndroni pranë për t’i plotësuar kërkesat e mundshme. Atëherë edhe unë me ta nuk do të kemi nevojë të mbytemi në gomonet e trafikantëve shqiptarë. Në emër të drejtësisë kërkoj ndihmë për këtë problem kaq njerëzor, pasi fati deshi që e sëmura të shkojë në Itali si klandestine. Por jo të gjithë klandestinët i shpëtojnë vdekjes. Kam shpresë ndihme tek gazeta “Shqipëria Etnike” dhe Konsullata Italiane në Shkodër. Me respekt Lazër Fusha Poezia shenjtëron shpirtin e njeriut -Intervistë me poetin Ndrekë Gjergji- Shqip. Etnike: Mund të prezantoheni përpara lexuesve të gazetës sonë? Përgjigje: Është kënaqësi për mua që t’i përgjigjem interesimit të gazetës dhe lexuesve tuaj. Kam lindur në fshatin Kaçë të Zadrimës më 1946. Kam përfunduar shkollën e mesme pedagogjike për mësuesi dhe në vijim Institutin Pedagogjik (sot Universiteti “L. Gurakuqi”) për gjuhë-letërsi shqipe. Jam dashuruar thellësisht pas kësaj dege, por edhe më të dashur ma kanë bërë profesorët e mi të nderuar si Fadil Podgorica, Palokë Kraja, Vehbi Bala që ishin studiues dhe njerëz të letrave. Vitin e parë të punës si mësues e kam nisur në fshatin Vermosh, para më pak se 40 vjetësh, kur leqet e Hotit ende kaloheshin në këmbë, kur bjeshka e atjeshme ende nuk kishte dëgjuar bori makine. Dua të theksoj se fshati Vermosh, Qafa e Bordolecit, shkolla dhe kolektivi i vogël i saj nuk më shlyhen asnjëherë nga kujtesa. Më vonë kam punuar si mësues në Mnelë, Hajmel, Nënshatë dhe së fundi vazhdoj të jap mësim në fshatin Naraç. Shqip. Etnike: Libri juaj i parë me poezi “Petale me vesë” është botuar më 1998, pra kur ju ishit 52 vjeç. Pse kjo kohë e gjatë për ju, kur të gjithë e pranojnë se në rini të gjithë janë “pak poetë”, të jetë kohë akumulimi, kohë mbrujtjeje apo “lindje e vështirë” e poezisë. Përgjigje: Është e vërtetë që unë përmbledhjen e parë poetike e kam botuar në vitin 1998. Aty kam radhitur me flakën e shpirtit 65 poezi me tematikë të ndryshme, por aktuale. Për mendimin tim dalja e këtij vëllimi është pak i zgjatur në kohë, por jo i vonuar. Gjithashtu them se dalja e këtij vëllimi nuk shënon fillimin tim të të shkruarit poezi. Theksoj se gjithë jetën kam shkruar që nga viti i parë i shkollës së mesme dhe i kam botuar në shtypin e kohës ndërsa një pjesë e tyre janë arshivuar në sergjitë e raftit tim modest. Vitet bëjnë të vetën, dhe për gjithkënd prurjet e tyre janë pjekuri dhe akumulim të fakteve të ndryshme jetësore që të bëjnë të mbash qëndrim. Vetë koha të dhuron tharmin e mbrujtjes për një rrugë pasioni. Puna artistike kuptohet se nuk është e lehtë, përkundrazi, një kalvar i vërtetë. Vëllimi i parë poetik nuk ka ardhur pas një heshtjeje të gjatë, apo nga një mbushamendje e çastit, por nga një punë e shkallëzuar dhe gjithnjë në rritje. Dua të them se është fituar një përvojë poetike deri në atë masë që ka bërë të gjendet koha e përshtatshme për të dalë në tre botime radhazi. Shqip. Etnike: Një vit më vonë, lexuesve u dhurove 58 poezi në “Flatra të një stine”. Me sa duket tashmë “buka” e poezisë është pjekur dhe shpërthimi i “vullkanit” poetik është i natyrshëm dhe i pashmangshëm… Përgjigje: Ju falënderoj shumë për vlerësimin që u bëni poezive të mia, por “vullkani” poetik më duket se i ka caqet diku larg… Dua të shprehem se në librin e dytë unë kam zbrazur nga kraharori ato motive që kishin mbetur ende pa u thënë, ende pa u hedhur në letër, por gjithsesi të pjekura… Lexuesit besoj se nuk janë zhgënjyer me vëllimin e dytë dhe njëkohësisht më kanë dhënë sigurinë për të mos u ndalur në rrugën e bukur dhe të vështirë të poezisë… Shqip. Etnike: 2002. Ndrekë Gjergji boton “Trinia e muzës”. Trinia-tre. Të ketë lidhje me trininë “Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë”… Përgjigje: Ky është vëllimi i tretë dhe shumë i dashur për mua ashtu si edhe dy të parët sepse është pjesa e pandarë e zemrës sime, është gëzimi apo derti i saj… E kam titulluar kështu sepse është i treti në radhë. Së dyti e kam pagëzuar kështu me kuptimin e shenjtërisë që ka misioni i të treve. Ashtu siç janë fuqitë e mbinatyrshme të shkrira në Një të vetëm edhe librat e mi për mua janë trini. Ato i bashkon shenjtëria e frymëzimit… Shqip. Etnike: Të gjitha poezitë që keni botuar janë në varg të rregullt. A nuk ju duket vetja “prapa kohe” në raport me poezinë që është në modë sot, vargu i lirë (shpesh herë aq i lirë saqë nuk dihet ku përfundon liria e tij) dhe së dyti pse keni zgjedhur rrugën më të mundimshme për të shkruar në varg të rregullt dhe me rimë. Përgjigje: Theksoj se nuk më shqetëson fakti që poetë të tjerë operojnë me varg të lirë. E them këtë se tek unë është formuar plotësisht bindja se duke zbatuar norma dhe rregulla nuk mbetesh asnjëherë prapa kohës. Çdo poezi ka një nxitje reale për të lindur, por kërkon kohë, një kohë pjekjeje… Ndryshe poeti ngjason me furrtarin që po qe se nuk respekton normën zjarr dhe normën kohë pavarësisht nga forma a pamja buka nuk shijon… Një rëndësi të dorës së pasë ka përmbajtja jetësore e çdo krijimi, por e ngritur në art. Shqip. Etnike: Subjektet e poezive tuaja janë gjëra tepër të zakonshme dhe ndonjëherë për një sy të zakonshëm ngjajnë të rëndomta. Ku e dalloni ju poezinë e tyre? Përgjigje: Është e vërtetë që librat e mi kanë një tematikë të gjerë dhe të zakonshme. Realiteti i përditshëm përbën si të thuash minierën e floririt për poezitë e mia… Në këto subjekte poezia qëndron tek koncepti i ripërtëritjes, tek pushteti i së resë mbi të vjetrën, tek koncepti i së drejtës mbi të shtrembërën, tek progresi i pashmangshëm dhe sado i vështirë mbarëshoqëror i të mirës mbi të keqen… Shqip. Etnike: Shumë prej botimeve tuaja (ndoshta më të arrirat sipas mendimit tim) janë lirike, një lirizëm fin, joshës e në shumë raste me në erotizëm të këndshëm. Kjo është njëra anë, tjetra mosha juaj gati në fillim të moshës së tretë. Janë frymëzime të rinisë apo… Përgjigje: Vrullet lirike të një shpirti kanë edhe caqe, por dashuria për njerëzit dhe natyrën nuk e përfillin moshën. Ka poezi që janë “strukur” në subkoshiencën time që nga koha e rinisë, por edhe të tjera që kanë “moshë” më të re. Megjithëse vazhdoj të besoj se për të dashuruar njeriut nuk i mjafton jeta që i ka “caktuar” perëndia. E rëndësishme është që kjo dashuri të shtrihet e të përcillet ndër breza. Ja pse unë tashmë jam i rrethuar me nipër e mbesa dhe dashuria e ka kthyer “vektorin” drejt tyre, kështu që edhe në të ardhmen do të ketë poezi dashurie ndaj tyre dhe ndaj çdo krijese që natyra ka dhuruar në drejtim të njeriut. Shqip. Etnike: A keni një periudhë të ditës që shkruani dhe pse? Përgjigje: Qëllimi im është që asnjë ditë të mos rrëshqasë pa hedhur në letër diçka, ndonëse sado këmbëngulës që tregohem jo gjithnjë ia arrij. Kjo ndodh me mua dhe besoj se çdo krijuesi, sepse frymëzimi nuk njeh “orar” as “grafik” e “gjumë”. Nuk kam ndonjë kohë të caktuar të ditës, sa herë që bindem se kam diçka për të thënë nuk ngurroj ta hedh në letër kurdo, qoftë bie fjala edhe në mesnatë… I kushtoj kujdes të madh asaj që më pëlqen ta pasqyroj në vlagën e duhur duke menduar se atëherë “bima” do të jetë më me fryt… Shqip. Etnike: Sipas “të thënave” në një kontroll policie të rëndomtë për armë ju keni paraqitur “armët” tuaja, stilolapsin… Përgjigje: Është e vërtetë, ndonëse ngjan me një shaka. “Stilolapsi” është arma ime dhe do të dëshiroja të ishte e shumëkujt pavarësisht se jetojnë në një shoqëri që po tranzitohet në një proces të vështirë lindjeje. Përveç kësaj “arma” ime ndryshon shumë nga armët për të cilat interesohej me të drejtë policia, mbjell dashuri dhe mirëkuptim midis njerëzve ndërkohë që arma tjetër e vërteta mbjell vdekje. Ja pse mendoj që njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm e të heqin dorë vetë nga ato armë që nuk e di pse njeriu me mendjen e tij i ka krijuar… Shqip. Etnike: Tashmë Ndrekë Gjergji si poet i vargut të thjeshtë ka dhënë prova se nuk mund të jetojë pa shkruar (tre libra në katër vjet). Cilat janë planet tuaja për të ardhmen si kontribut në pasurimin e letrave shqipe. Përgjigje: Pyetja juaj më vë përballë premtimesh që duhen mbajtur medoemos. Jo gjithçka është në dorën time derisa të shohë dritën e botimit një libër. Mund t’ju them se në shpirtin tim zien dëshira për shumë libra të tjerë poetik e ndoshta më vonë të shohim… Të gjitha këto do t’i dëshmojë koha… Si përfundim ju bëj të njohur ju dhe lexuesve të respektuar të kësaj gazete se kam gjithçka gati për librin e katërt poetik e që botimi i tij kushtëzohet vetëm nga faktorët financiarë. Shqip. Etnike: Ju falëminderit. Intervistoi: Mark Preçi Jo show, por përkushtim për Nënë Terezën Në Shkodër ka disa shoqata të pajtimit të gjaqeve të cilat, në pjesën më të madhe kanë dhënë dhe japin një kontribut të rëndësishëm në zbutjen e këtij fenomeni kaq të dëmshëm që, jo vetëm po shkakton mjaft fatkeqësi individëve të ndryshëm, familjeve të pafajshme, por mban të tensionuar në tërë Veriun e Shqipërisë dhe sidomos në Shkodër. Kohët e fundit drejtues të pushtetit qendror si z. President, figura tanimë të njohura si z. Nano kanë ndërmarrë takime me drejtues të shoqatave të ndryshme, familje të ngujuara dhe më gjerë. Këto veprime duhen përshëndetur, natyrisht kur ato inicohen nga shtytje të brendshme pozitive morale, hyjnore, nga dashuria dhe respekti për Zotin dhe njeriun, për të kontribuar kështu seriozisht dhe ndershmërisht në zbutjen, zvogëlimin e kësaj plage të madhe të shoqërisë shqiptare dhe jo duke u nisur nga motive politike, për përfitime morale personale, për të krijuar artificialisht përshtypjen e një figure bamirëse, e cila pataj të shërbejë si një trampolinë për t’u bërë ose i njohur brenda dhe jashtë vendit, për të marrë pjesë në takime të ndryshme ndërkombëtare të shoqëruar me tituj e vlerësime ndërkombëtare. Nënë Tereza dhe qindra e mijëra bamirës të tjerë në botë i kanë shërbyer dhe i shërbejnë njeriut me devotshmëri, dashuri, respekt duke vënë në dispozicion jetën dhe pasuritë e tyre, pa i shkuar ndërmend se dikush mund t’u thojë ju lumtë, t’u japë tituj dhe stimuj të ndryshëm moral dhe material me përjashtim të dashurisë dhe mbështetjes nga i madhi Zot. Drejtues nga shoqata të ndryshme që organizojnë takime të tilla duhet të jenë të kujdesshëm dhe të shtyhen nga motive të larta hyjnore e njerëzore e jo si ndonjë rast kur ndonjë drejtues shoqate përmes vlerave që thamë më lart i organizon ato për përfitime personale të një grupi të ngushtë apo duke i përzier me motive politike gjë që e komprometon qëllimin e lartë për të cilën janë ngritur këto shoqata. Takime të tilla, pak më shumë, ka organizuar me këto familje edhe zonja Nano, të cilat i ka shoqëruar edhe me mbështetje modeste materiale. Çdo njeri i përshëndet këto takime, jo për vlerën materiale apo dhuratat, por se ato tërheqin vëmendjen e shtetit dhe të shoqërisë ndaj tyre. Por gjërat nuk duhen parë në mënyrë të sipërfaqshme nga zhurma propagandistike që bëjnë disa media, po sa u shërbejnë realisht ato këtyre individëve apo familjeve të rënë në fatkeqësinë e gjakmarrjes. Z. President vërtet u krijoi disa orë të këndshme pjesëmarrësve në takim, por pa u nisur mirë presidenti, familjarët e takimit shpejtojnë e ndryhen në shtëpi shpesh pa drita, pa ujë, pa punë, pa shërbim shëndetsor. Pa shkollë, pa babë, pa vëlla, pa burrë, me pak ose aspak shpresë, me fukarallëkun, hallet dhe frikën e përditshme. Kjo shtresë njerëzish nuk ka nevojë për buzëqeshje artificiale apo bamirësi në formë lëmoshe. Ajo ka nevojë për interesim dhe mbështetje totale të shtetit në radhë të parë dhe shoqërisë për t’u integruar dhe ato me dinjitet në shoqërinë tonë. Në radhë të parë mungon në program konkret pune nga persona bamirës etj. Ata nuk njohin gjendjen reale të shtresës që vuan nga gjakmarrja, me çfarë ushqehen, nga i sigurojnë të ardhurat, si vishen, cila është gjendja shëndetsore e tyre, punësimi, arsimimi, interesat dhe botën e tyre shpirtërore, shkaqet e rënies në fatkeqësi, nuk njohin as vetë zakonin e gjakmarrjes për të ndërtuar pastaj një program të gjerë pune realisht të mundshëm dhe të dobishëm. Nuk është e mjaftueshme të shkosh një herë në vit në një shtëpi fëmije, familje që për gjakmarrje kanë humbur të afërmit e tyre, fëmijë me të meta mendore e fizike dhe t’u dhurosh diçka, por mbi bazën e një programi afatshkurtër apo të mesëm të mendosh se si mund t’i ndihmosh realisht, të vuash edhe ti së bashku me to, të interesohesh për ushqimin e tyre, veshjen e tyre, fukarallëkun e tyre, braktisjen nga shoqëria dhe të mendosh se çfarë duhet të bëj un që të jetojnë më mirë, të shkollohen, të punësohen ato ose të afërmit e tyre pse jo edhe të krijojnë familje të reja për t’i përgatitur me dituri e përkushtim, me muaj dhe vite që në jetë të ecin me këmbët e tyre. Me dhjetra e qindra janë individë dhe familje të ngujuara që kanë humbur burrat, djemtë ose baballarët në mbrojtje të ligjir, të pasurisë së popullit, në luftë me kriminelët. Atë që ato kërkojnë nga ju nuk është ndihma në formë lëmoshe, por funksionim normal i një shteti ligjor, zbatimi i ligjit, vendosja para drejtësisë e vrasësve dhe dënimi i tyre i drejtë, që të mos u mbesë gjë për të bërë me vetgjyqësi, të luftoni me vendosmëri krimin, korrupsionin brenda strukturave të shtetit e kudo, të vini në lëvizje shtetin ligjor që të rritet besimi i popullit tek shteti dhe keni për të parë që gjërat do të ndryshojnë për mirë. Por me keqardhje populli konstaton se është pikërisht shteti ai që jo vetëm nuk i mbron, por jo rrallë individë dhe struktura të këtij shteti janë të përziera në korrupsion e më gjerë. Një fushë e gjerë ndihmëse është fusha për parandalimin e fatkeqësive. Pikërisht këtu z. President duhet të përqendrohet puna juaj dhe një pjesë të madhe të strukturave të shtetit apo edhe e zonjës Nano. Nëse shteti, strukturat e tij, shoqatat, bamirësit, shoqëria do t’i kushtohet punës për parandalimin e fatkeqësive, ky fenomen do të zbutej shumë, sepse e keqja do të kapej që në embrion. Individët dhe familjet që vuajnë fenomenin e gjakmarrjes janë pjestarë të shoqërisë shqiptare dhe kanë si gjë të shenjtë besën, fjalën e dhënë. Ato vërejnë me keqardhje se premtimi që i keni bërë popullit kur u bëtë president si: do të luftoni korrupsionin, do të jeni garant për zgjedhje të lira e të ndershme, se do të krijoni KQZ të balancuar, se do të luftoni krimin, se nuk do të firmosni për ministra të përfolur e të korruptuar, tanimë i ka marrë era. Ato vërejnë se si ju, të mbështetur nga Kryeministri Nano, në krah të të cilit qëndroni plotësisht, u keni krijuar privilegje të pamerituara fëmijëve tuaj, dhëndurëve tuaj, të afërmve tuaj, ndërsa hallexhinjve që kanë nevojë më shumë se kurrë për ju u dhuroni një buzëqeshje, një drekë dhe e nesërmja vazhdon përsëri për ta këngën e mjerimit e dhimbjes së thellë, kështu që megjithë përpjekjet tuaja për t’u bërë popullor dhe i dashur, pak dhe aspak po bëheni i besueshëm. Në shoqërinë e sotme moderne ka hyrë si normë që zonja e parë e një vendi t’i përkushtohet përpjekjeve për t’u ardhur në ndihmë individëve dhe familjeve të rëna në fatkeqësi të ndryshme mendore dhe fizike. Janë veprime që duhen përshëndetur dhe përkrahur, por për t’i shërbyer me realizëm kësaj kategorie, e jo ky shërbim t’i shërbejë në radhë të parë “bamirëses” brenda dhe jashtë vendit për të fituar respekt artificial në popull dhe ndërkombëtar. Njeriu nuk duhet të marrë vlerësime maksimale për kontribute kohore të shkurtëra dhe vlera të vogla materiale. Është e domosdoshme të ndiqet në vazhdimësi kontributi i çdo njeriu që kërkon të ndihmojë ata që kanë rënë në vështirësi me objektivitet, sa këto veprime japin rezultate pozitive dhe të dobishme për njeriun fatkeq. Mund të marrësh përshëndetjet e drejtuesve të shoqatave të individëve të veçantë, të shtetit, të organizmave ndërkombëtarë, por vlerësimi më i saktë, më objektiv është atëherë kur qindra e mijëra vetë, në mënyrë individuale, me ndershmëri dhe pastërti të shpirtit shprehin mirënjohjen, sepse keni ndihmuar realisht, sinqerisht për të lehtësuar dhimbjen e njeriut, për t’i rifutur në jetë pa menduar se të tjerët do të falënderojnë, të japin titull. Është i madhi Zot që na vlerëson të gjithëve për gjithçka. Shyqyri Selhani Kontributi i një krahine që nuk e la kombin të shuhet e gjuhën të mbruhet Për Dukagjinin, mësohet të ketë thënë një historian shkodran i kohëve mondane, i cili parapëlqen të mbetet anonim dhe ne na jepet rasti t’ia plotësojmë këtë dëshirë, shkodra do të fliste osmanisht sot e gjithë ditën e lume. Ka goditur në shenjë miku im historian, pasi metaforën e mburojës nuk ke si e përdor me kaq dinjitet, nëse sinqeritetin e vë në skalionin e parë të virtyteve të tua. Pas lançimit të kësaj të vërtete të stuhishme, që nuk është as e re dhe as e vjetër, le të hyjmë në lidhje me lexueisn e për ta tjerrë kuvendin me të. Po del në qarkullim një libër dinjitoz për Dukagjinin. Në arkivat e memuaristikës së mirëfilltë shqiptare, po arkivohet një dëshmi e re. E ne, e njatjetojmë me gjithë shpirt këtë prurje të re, e cila ka gjasa të jetë më e filtruara dhe më e begatshmja në përballje me simotrat. “Dukagjini ynë” u përgatit me skrupolozitetin e dy kohanikëve të trevës, që matet me meridiane e paralele, sharmi i të cilëve pulson ndjeshëm me kahje të intensifikimit të ritmit të vet, në dobi të trupëzimit real të realitetit dukagjinas, ndritës si rubini e i tejpashëm si smeraldi, pa kurrfarë paragjykimi, nëse mendimi i tyre nuk parkohet në limitin e saktësimit të ndodhive. Prej sëndykut të krijimtarisë së Prelë Milanit e prej atij të Lazër Kodrës, priten margaritarë të tjerë, ku i dihet, mbase më rrezëllitës se ky që i jepet sot në dorë lexuesit të kualifikuar. Dukagjini është një konte me përmasa të habitshme. Kur e ke shqiptuar këtë fjalë, je shprehur si me thënë Bavari apo Moravi. Te e pakta Bohemi. Dukagjini është në Veriun e Shqipërisë Londineze, sa ç’është në pjesën jugperëndimore të Midisit të Shtetit Amë, sa ç’është në Kosovë e Guci, sa ç’është në Himarë e Kurvelesh. Krahina me përmasa, e ritheksojmë: të habitshme, të deh me flladin e vet, të mbush me krenari duhma e nurit të saj. Gjymtyrët e trevës që anunçojmë shtrihen gjithkund ku gjuha shqipe u ruhet stërkëmbçave dhe ku thurpohet shtati i brishtë i vendit tim. Atje janë gurrat e qëndresës, patriotizmit, bujarisë, mikpritjes, besës së dhënë… Ka titanët e vet konteja me emrin e bukur Dukagjin. Ata nusërojnë nëpër faqet e kësaj memuaristike modeste, e cila, jo pa qëllim, është e ngjizur likpërmjet me histori dhe art vetanak. Emëruesi i përbashkët i tyre është si me thënë ky: mbartën tonalitetet e qëndrimit shqiptar ndër mote. Dhe ky mision është për t’u përshëndetur. Dukagjini është vendi ku Ligjet e Shenjta të Moisiut ruhen me atë vezllim që patën në kohën e prijësit të mbarëshqiptarëve në mugun mesjetar gjithë zulm e shtatzani fiktive. Një tjetër Lekë do të shullëhej në kujtesën e shqiptarëve, sikur përanash tij të vrojtonte me papiruse nën sqetull, Marin Barleti. Nuk e pati këtë faqt “qeleshja” e kontesë, por kjo nuk do të thotë se nuk mbeti e bardhë sot e gjithë ditën e lume. Një hyrje për një libër kaq të rëndësishëm e ka të panevojshme picigjatjen. Po të dëmtohej kjo linjë, vihet në diskutim respekti për lexuesin. E këtij kacagjelimi i bishtnoj me vetëdije. Dashamir Cacaj Paratë e shpërblimit të dënuarve politikë në “xhepat” e kapitalistëve të kuq Në fillim të këtij shkrimi desha të shpreh konsideratën më të lartë për shtresën e të persekutuarve politik në përgjithësi, e mbi të gjitha të atyre që e vuajtën direkt mbi kurriz çmendurinë e sistemit komunist, që nga dënimet më të rënda, si varje, pushkatime, burgime, internime, shpronësime e deri privime të pafundme në të gjithë jetën e tyre social-ekonomike. E për të gjitha këto ia vlen të sqarohet se pjesa më e madhe e shtresës së të persekutuarve politik rrjedh nga familjet dhe fiset më të mëdha e dëgjuara të Shqipërisë, e ky persekutim kishte si qëllim shkatërrimin e këtyre familjeve dhe fiseve simbol për krejt kombin. E pas kësaj fundi dihej, shqiptarët mbetën pa simbolet e tyre që u prinë ndër shekuj, për liri, pavarësi e identitet. Në vend të këtyre familjeve komunizmi u mundua të krijojë të tjera që për zanat kishin demagogjinë dhe antishqiptarinë. Me rënien e sistemit komunist dhe ardhjen e demokracisë, një kontribut të pazëvendësueshëm ka dhënë edhe shumica e shtresës të të persekutuarve politik, ku për rreth 4 vite gjetë jo pak vetveten në qeverisjen demokratike. Natyrisht kjo shtresë nuk arriti të marrë plotësisht atë që meritonte materialisht dhe kjo tashmë për arsye që dihen. Pas vitit 1997 në pushtet erdhën përsëri ata apo bijtë e atyre që për rreth gjysëm shekulli u kishin shkaktuar mjerime e vuajtje gjithë shqiptarëve në përgjithësi e shtresës së të persekutuarve në veçanti. Tashmë pas revolucionit të vonuar “Demokratik” socialistët erdhën me premtime të reja, ku një ndër këto ishte edhe integrimi i shtresës së persekutuar në jetën e re që do të ndërtonin të gjithë së bashku. Vitet kaluan dhe fundi i vitit 2003 e fillimi i atij 2004 u duk se kujtoi qeverinë e z. Nano për t’u marrë me shtresën e të persekutuarve e dënuarve politik, të cilëve ju premtua dhënia e shpërblimit të viteve të burgut e dënimeve të tjera. Madje për këtë u bënë shumë debate për format e shpërblimit, sasinë e shpërblimit dhe kohën e shpërblimit. Të gjitha çfarë u thanë e s’u thanë nga qeveria e parlamenti në përgjithësi nuk u besuan nga shumica e shtresës së të persekutuarve, madje kur edhe një herë u përmendën letrat me vlerë (me birë) për privatizime, pakënaqësia arriti kulmin… Gjithsesi pas kësaj shtrese të popullsisë qëndron edhe shtresa tjetër që është shumica (e persekutuar më pak) e cila shpreh “pakënaqësinë” e saj, pasi thuhet se për të shpërblyer të persekutuarit politik duhen qindra milion dollarë, madje shpesh thuhet se duhet që e gjithë Shqipëria të punojë për disa vite për këto para. E kështu mund të krijohet një persekutim i dytë nga buxheti i shtetit, ku të mos ketë investime, punësime, ngritje rrogash e pensionesh, e deri në taksa të reja që direkt e indirekt rëndon të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare. Madje kjo propagandë e qeverisë socialiste është aq e kamufluar sa synon të vërë përballë vetë shtresat e shoqërisë shqiptare. Duke parë këto “kontradikta” që kërkohen të nxjerrin krye në të ardhmen ne menduam të japim një sugjerim që shpresojmë të kënaqin, nuk po themi të gjitha palët, por të paktën shumicën e popullsisë shqiptare. Së pari duhet të kujtojmë se më 30 shtator 1991 parlamenti pluralist u dha pafajësinë të gjithë të dënuarve politik nga regjimi komunist. E për rrjedhojë e fajshme del gjithë “makineria” e komunizmit që i dënoi ata pa faj. Në këtë “makineri” që ushtroi genocid e krime kundër njerëzimit (shqiptarëve) bëjnë pjesë që nga spiunët e dëshmitarët e rremë, policët, operativët e sigurimit, prokurorë, hetues, gjyqtarë, e deri në Komitetin Qëndror e Byronë Politike të Partisë së Punës. Është pikërisht kjo “makineri” (me pjesë të rëndësishme e parëndësishme) që është pasuruar më shumë se askush me djersën e gjakun e këtij populli, qoftë me abuzimet që në kohën e diktaturës, qoftë në vitet e demokracisë që ata mjerisht e kontrolluan e shfrytëzuan. Tashmë bizneset e komitetasve, byroistëve, sigurimsave e tjerë janë aq të mëdha sa kontrollojnë e sfidojnë gjithçka në Shqipëri, madje kësaj kaste i është mbushur mendja se Shqipëria e shqiptarët janë pronë e tyre dhe me ta bëjnë çfarë të duan, duke mos ndier asnjë pendesë, e duke mos kërkuar asnjëherë të falur për krimet e tyre që kryen gjatë regjimit komunist. Dhe është pikërisht kjo arsyeja përse në Shqipëri nuk ka qetësi e stabilitet politik, ekonomik e shoqëror, që ndryshe i thonë pajtim kombëtar. Së dyti nëse qeveria socialiste e ka seriozisht shpërblimin e të dënuarve politik, pasi ata i quan të dënuar pa faj, ajo duhet të fajësojë të gjithë ata që përgatitën dënimin dhe i dënuan. Madje për këtë qeveria e parlamenti duhet të ngrejnë komisione dhe të regjistrojnë të gjitha pronat e “makinerisë” kriminale të komunizmit, duke e “shtetizuar” paraprakisht (por jo si me fajdet) e duke gjetur origjinën e saj e cila do të zbulojë befasi deri gati të pabesueshme. E themi këtë pasi gjithë mineralet e pasuritë e tjera të nëntokës e mbitokës të prodhuara me mundin, djersën e gjakun e të dënuarve politik ka shkuar në favor të makinës vrasëse të shqiptarëve, ku këto kapitale kanë qenë si baza e pasurisë e bizneseve të sotme. Pikërisht kjo pasuri nëse administrohet seriozisht duhet t’u kthehet të persekutuarve e dënuarve politik. Duke bërë këtë kjo qeveri tregon se lidhjet e saj me kriminelët komunist janë shkëputur, si dhe do të shpërblejë të persekutuarit me paratë e tyre të grabitura ndër vite, gjithashtu do të dënojë kriminelët që shkaktuan këto tragjedi dhe së fundi do të pastrojë kapitalizmin tonë nga kapitalet që u vjen era krime. Duke e bërë këtë kjo qeveri do të jetë shumë afër pajtimit kombëtar të ëndërruar, por të penguar nga kriminelët e djeshëm e “bosët” e sotëm. Natyrisht për t’u realizuar kjo nuk është shumë e vështirë pasi dosjet e çdo të dënuari politik janë dhe kanë të dhëna, për spiunët dëshmitarë, operativët, policët, hetuesit, gjyqtarët dhe partiakët që inskenuan e realizuan gjithçka. Shpresojmë se këtë e meriton shtresa e të persekutuarve e cila megjithëse i njeh persekutorët e tij që nga niveli më i ulët deri tek ai më i larti, nuk ka kërkuar asnjëherë të hakmerret me vetgjyqësi, por ka kërkuar me fisnikëri të veprojë shteti e ligji, që gjithsesi edhe pse mund të vonojnë, kurrë nuk do të harrojnë… Ndue Bacaj Shqiptarët “drejt” Europës me histori të fallsifikuar Mjerisht edhe pas 14 vitesh pluralizëm e “demokraci” ne shqiptarët vazhdojmë pa u lëkundur nga istikami të festojmë data historike të fallsifikuara e shëmtuara nga pseudohistorianët komunistë. Mbase secila nga këto data ka kohën e vet, ne po kujtojmë vetëm njërën nga “ato”, atë të 7 marsit (1887) që tek ne njihet si dita e shkollës së parë shqipe. E si për ironi të fatit këtë datë e trashëgojmë nga një vendim i qeverisë komuniste të vitit 1960. Duke mos dashur të përsëris vetveten (pasi për këtë para një viti kam shkruar i bazuar në dokumente historike) unë mendova t’u referohem vetëm dy studiuesve të huaj (pasi ka shumë) që të paktën vërtetojnë se shkolla shqipe ka pasur qindra vjet përpara datës 7 mars 1887. Këto shkolla kanë qenë kryesisht në Veriun e Shqipërisë ku kriste pushka pa prerë për liri e mvehtësi. Së pari po i ”drejtohem” studiuesit e historianit francez Robert d’Angely (Robert d’Anxheli), ku tek vepra e tij madhore “Enigma” në faqen 243 ndër të tjera shkruan: “… Në Vatikan ishte alfabeti shqiptar glagolitik…”. E ky alfabet bëhet fjalë se i përket vitit 885, ku natyrisht pa pasur shkollat e kohës alfabeti as nuk do të ekzistonte e as t’i hynte kujt në punë. Vijojmë me këtë autor e libër në faqen 274 ku shkruhet: “… Që shqipja ka qenë e shkruar në antikitet kjo provohet nga mbishkrimet etruske ose shqipe, dhe nga ato po ashtu shqipe ose likiase e të tjera, që janë zbuluar në Azinë e Vogël, në Lemnos, në Kretë dhe në Itali”. Së dyti studiuesi amerikan Edvin Zhak në librin e tij të mrekullueshëm historik me titull “Shqiptarët, historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” në faqen 313 shkruan: “… Shkolla e parë e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velje të Mirditës më 1632. Të tjera u hapën në Pllanë, një fshat afër Lumit Mat më 1638, në Troshan më 1639 dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698, mësues në to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimitër Dhërmiu. Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit, aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit, Bogdanit”. Po në këtë faqe gjejmë të shkruar: “… Rritja e interesit për gjuhën shqipe të shkruar në latinisht nga Andrea Bogdani (1600-1683) ungji i Pjetër Bogdanit. Ky libër u përdor si tekst mësimi për gjuhën në disa shkolla të asaj kohe… Gjithashtu më 1861 Françeskanët themeluan (në Shkodër – N.B.) seminarin e tyre në të cilin mësohej edhe gjuha shqipe. Pastaj më 1877 Jezuitët themeluan në Shkodër një tjetër qendër me influencë për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Saverit, i cili pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë. Një risi shkencore në Kolegjin e Saverit ishte Observatori Meteorologjik, i themeluar aty më 1888, si i pari Observator astronomik në Ballkan. Ai vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist. Një vit më pas (1878) motrat stigmatine themeluan shkollën femërore Françeskane për 200 vajza. Në atë kohë njoftohej se kishte 21 shkolla fillore të tjera shqipe, që zhvillonin veprimtarinë e tyre në Durrës dhe në qytete të tjera Veriore. Secila prej tyre kishte rreth tridhjetë nxënës, përveç asaj të Prizrenit që kishte tetëdhjetë…” Ne malësorët e Malësisë së Madhe edhe sot takojmë gojëdhëna e dëshmi të shkollave shqipe në trevat tona të paktën që në shekullin e 17-të, madhe edhe të dokumentuara në letrat e Pjetër Bogdanit, siç është ajo me numër 153, dt. 20. XI. 1671, e cila trego për shkollë në Rrjoll dhe ku propozohet për mësues Don Mark Xhustri, dhe letra tjetër me nr. 182 e datës 29. XII. 1675 e cila kërkon ndihma për shkollat e krahinave të Kastratit dhe Hotit. Gjithsesi interesant është fakti se sipas dokumentave të pseudohistorianëve komunistë, në Shkodër komuniteti ortodoks (pra popullsi jo vendase, por e ardhur vonë për nevojat e veta) ka pasë hapur shkollën e tyre që në vitin 1835, ose më saktë ata “vërtetojnë” se ne autoktonët paskemi hapur shkollat tona plot 52 vjet më vonë se jabanxhinjtë e përjetshëm serbo-malazezë. Natyrisht kjo logjikë që u shkonte për shtat komunistëve e padronëve të tyre sllavë, tani në demokraci duhet të “demaskohet” e hidhet në koshin e plehrave si vetë sistemi e ideologjia që ka 14 vite që e lamë pas. Ne veriorët e kuptojmë se po të ishin këto shkolla shqipe në trevat e Jugut nga ishin kapot komunistë me siguri do të ishte zgjedhur një nga këto shkolla e data që dëshmojnë rreth të paktën 350 vjet jetë të shkollës së re shqipe. Por për t’u realizuar kjo ishte nevojitur edhe një “ndryshim” tjetër, pasi besimtarët që hapën e zhvilluan këto shkolla nuk duhej të ishin katolikë, por ortodoksë, si vetë mëma e komunizmës. Natyrisht gjithçka është deformuar e shëmtuar nga historia jonë, duhej të korrigjohej në këto vite të pluralizmit e demokracisë duke shkuar në Europën e Bashkuar origjinal e me curriculumin e vërtetë që na kanë përcjellë shekujt së bashku me Europën së cilës i përkasim. Por, si gjithnjë ne vazhdojmë të tregohemi të vonuar… Pse??? Ndue Bacaj Denoncojmë kërcënimet terroriste të antishqiptarit Fatos Nano Shoqata Nacionaliste Demokratike “Azem Hajdari” denoncon publikisht kërcënimet e hapura të terroristit shtetëror dhe antishqiptarit Fatos Thanas Nano ndaj deputetit Nikollë Lesi, Kryetar i PDKSH-së dhe ndër drejtuesit kryesorë të lëvizjes “Nano Ik”. Me këtë kërcënim ndaj z. Lesi, gangsteri terrorist Fatos Nano, ka marrë përsipër edhe autorësinë e vrasjes së liderit të Dhjetorit ’90 dhe Kryetarit të parë të PD-së, heroit të kombit shqiptar, Azem Hajdari. Ne, anëtarët e kësaj shoqate, miq dhe të njohur të tribunit Azem Hajdari, i bëjmë thirrje grekofilit Fatos Thanas Nano të mos provokojë dhe të luajë me zjarrin, pasi do të digjet ai dhe shpura e “Isakëve” që e ndjekin. Tashmë, armiku i Shqipërisë, Fatos Nano, po na kërcënon me zhdukje fizike edhe pse në mënyrën më demokratike po i themi “Nano Ik”. Popull i Shkodrës dhe i Shqipërisë, ju bëjmë thirrje që me 20 Mars, në Sheshin “Skënderbej” t’i japim goditjen vendimtare satrapit Fatos Nano, duke çliruar Shqipërinë nga kthetrat e Kleptokratit antishqiptar. Të gjithë së bashku, të rrëzojmë nga pushteti pashain e fundit të kuq, më 20 Mars në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Shoqata Nacionaliste Demokratike “Azem Hajdari” Kryetari Merzuk Lushaj Ambasadorët, vilajeti e Nano pashai Seç m’u kujtuan ngjarjet e vitit 89 në Rumani, me rrëzimin e diktaturës së Çausheskut. Të gjithë ne që ishim kundër komunizmit u gëzuam. Disa ditë më vonë Radio Beogradi shqip jep lajmin se një person me emrin Fatos Nano në Tiranë, kishte kërkuar ndryshime ekonomike në Shqipëri dhënë radios serbe. Ishte hera e parë që dëgjoja atë emër, por duke pasur një urrejtje ndaj tyre, nuk i dhashë aspak rëndësi. Kaluan dy vjet e më doli edhe një herë në skenë emri i këtij personi, ku ai rastësisht apo i emëruar nga komunistët shqiptarë e ato serbë, u bë kryetar i PSSH (ish- PPSH). Kaluan 14 vjet, po ai person mbështetet nga media serbe e greke. Cili është roli i këtij personi në çështjen kombëtare, pasi jemi afër diskutimit për pavarësinë e Kosovës e fatin e kombit shqiptar në Ballkan në të ardhmen, jo vetëm ky individ por edhe të tjerë me punën e tyre apo politikën që lozin. Ka ardhur koha që të gjithë njëzëri, faktorët atdhetarë të jenë diskutues e imponues ndaj organizmave ndërkombëtarë për çështjen kombëtare, ku kërkesa e parë të jetë njësimi i kombit shqiptar e prosperiteti i tij që do të ishte faktori kryesor në Ballkan për paqe e stabilitet. Shqiptarët duhet të jenë imponues ndaj politikave apo përfaqësuesve shtetërorë që sa herë të diskutojnë për çështjen kombëtare, të kërkojnë haptas e pa përdredhime Shqipërinë Etnike Europiane e çdo diskutim tjetër jashtë kësaj kërkese të quhet tradhëti kombëtare. Tani të kalojmë për problemet tona në Shqipëri, ku individi Nano e shpura e tij brenda e jashtë atdheut punojnë e sillen si pashallarë apo duke kaluar në historinë greke, ai është Kali i Trojës, ku ai ndodhet sot i pari i vendit me ndihmën tinzare të Helenës e besnikëve të saj. Po ky individ e kopjet e tij kërkojnë të privatizojnë demokracinë shqiptare e fatet tona. S’besoj që shqiptarët e shkodranët do ia japin këtë kënaqësi, sa për Shkodrën do shkruar një herë tjetër. S’mundem të rri pa e thënë se edhe për elektoratin e djathtë ishin bërë të padurueshëm disa kryetarë komunash apo këshilltarë komunash e bashkish, e qarqesh, përfaqësues të së djathtës që mbasi siguruan postet, llomotisin se e kanë mirë me Nanon. Prandaj largimi i Nanos e mënyrës së drejtimit të tij e sjelljes si pasha do i bënte nder të djathtës e modelit ndryshe të punuarit në shtet. Elektorati anti-komunist e nacionalist nuk i don mrrutat politike që ideali i tyre i vetëm është pasuria e për të kërkojnë të marrin kalanë nga brenda për t’i shërbyer elementit imoral që mbrojnë e bashkëpunojnë. Pra largimi nga politika i Nanos e Nanicave do qetësonte disi shpirtrat e shumicës së elektoratit shqiptar, sepse ne luftuam e punuam për demokraci e prosperitet për të gjithë, e jo si sot ku pushteti e paraja pa kufi ka rënë në duart e mrrutave e maskarenjve. O Zot, na ndihmo të mos shpërthejmë ndaj këtyre monstrave. Duhet ta dinë mirë se shqiptarët s’e durojnë nënshtrimin. Tani po dal tek titulli i këtij shkrimi. Vilajeti është i njohur për ne e të krahasojmë kohën e rrethanat në atë periudhë e sot ndryshon shumë, por mua më intereson sistemi apo emërimi i titujve Vilajet e Pasha, dikur i ligjshëm nën pushtimin Osman. Po sot, kush e emëron Vilajetin në qendër të Tiranës tek ish-Blloku? Pjesa tjetër e Shqipërisë e varfër, e paperspektivë, ku lufton për bukën e gojës e problemet më elementare të jetesës. Cili është ai sulltan apo ambasador e shtet që i ka mbushur mendjen Nanos e Nanicave se Shqipëria e shqiptarët janë pronë e tyre, e mund të bëjnë ç’të duan me ta? Të kuptohemi, nuk jam kundër pasanikëve, por ama është e patolerueshme kur një grusht rrugaçësht apo gangsterësh miliarderë janë pasuruar e pasurohen nga pushteti abuziv. Duke parë se këtë vit po rritet kërkesa për ndryshim, në radhë të parë nga populli, pastaj opozita, lëvizjet qytetare, opinionistët e ndryshëm apo gazetarë e shkrimtarë, pra të gjithë besoj që s’ka për të pasur forcë ta ndalë të drejtën tonë të jemi shtet normal e i begatë e jo vendi i vrasësve e legenave, mashtruesve e i imoralëve apo siç i themi ne i të gjithë maskarenjve. Jo e jo, s’duhet lënë kështu sepse tani janë të bindur të gjithë që nga opozita e të gjithë faktorët e tjerë kombëtar e ndërkombëtar se shqiptarët e meritojnë e duhet të jetojnë si popujt e tjerë europiano-perëndimorë. S’ka ambasador apo antishqiptar që ka për të ndalur të drejtën tonë për ndryshim. Vetëm mentaliteti pashallar e pushteti që imagjinon skizofrenia diktatoriale komuniste s’janë dakord me kërkesën tonë për ndryshim. Sot s’duhet të ketë shumë fjalë, se siç thotë populli “fjalët i merr era”, por duhet punë e idealizëm kombëtar e pastërti morale shqiptare për ndryshimin e pritshëm e të ëndërruar nga martirët tanë për një vend të begatë e të zhvilluar, e siç thashë s’don fort mend por përkushtim e ndershmëri qyetare. Të kemi prokurori, polici, president, kryeministër, gjykatë, qeveri, parlament, shëndetësi, arsim, administratë etj., ku ligji e drejtësia të jetë për të gjithë i barabartë e ç’është më kryesorja për jetën e një njeriu, ekonomia familjare e krenaria kombëtare. O Pasha i vetemëruar, dëgjoje opinionin e popullit tënd e vepro në kohë e shpejt, e jep dorëheqjen me nder, se zgjidhja kombëtare shqiptare s’ka më kohë të presë as ty, zotni, as zonjushat që bllokojnë zhvillimin tonë europian. Gjithashtu, si qytetar i këtij vendi i drejtohem gjeneralit, pra presidentit, që të veprojë me kohë e me maturi për zgjidhjen e kërkuar nga shtetasit e tij, sepse e ka për detyrë kushtetuese e morale e mbi të gjitha detyrë patriotike, të dalë në mbrojtje të popullit e kombit shqiptar. Kurse për ato të huaj që raportojnë e japin deklarata për situatën e sotme në Shqipëri, që sapunin na e paraqesin për djath, për shenjt djallin, prostitutën si të moralshme, sarahoshin si liberal, maskarain si perëndimor, mashtruesin të drejtë, vrasësin si njeri i ligjit etj. Dua t’i pyes se a mos po vazhdon e njëjta politikë si në kohën e Kim Phylbit që me raportimet e tija u vranë shumë shqiptarë patriotë? Me qindra familje u shkatërruan e ne kaluam periudhën më të zezë për 60 vite me radhë. S’mund të rri pa i bërë thirrje lobit shqiptar në vendet perëndimore, që të bashkohet në një zë të vetëm e të kërkojnë që shqiptarët të jetojnë si shtetet e përparuara të botës ku e drejta për të jetuar është dhurata që Zoti i dha njeriut. E atë që e jep Zoti s’mund e s’duhet ta ndalë robi. S’besoj se At Antoni e kishte gabim kur në parlamentin e asaj kohe, për të huajt tha: Të huajt kurrë s’e kanë dashur bashkimin e shqiptarëve, ata çdo herë kanë vepruar për të krijuar e mbajtur Shqipërinë në gjendje kaotike, përçarjesh apo ndasish, që të dilnin në përfundim se shqiptarët s’e kanë ndërgjegjen e përbashkët të kombësisë e shtetit e s’ndjejnë nevojën e solidaritetit shoqëror. Me mënyra e taktika të ndryshme për këtë qëllim përdorën ndikimet fetare apo krahinore. E në mbyllje At Antoni bëri thirrjen: Me gjak e ndasi jemi ngopur, prandaj të bashkohemi se kemi detyrë morale e kombëtare të përbashkët, kemi historinë, kemi ide, ndjesi, jetesë, zakone, këngë, festa, shpresë, shpirt, gjuhë, atdhedashurinë, prej të cilave jemi një e të pandashëm, ne jemi vëllezër. Zoti e dha këtë tokë për shqiptarët e ne duhet ta lulëzojmë, gëzojmë dhe po qe nevoja e kemi detyrë të shenjtë ta mbrojmë. Dua të theksoj se nuk ia kemi broxh as vetes as fëmijëve tanë të tolerojmë që Nano e miqtë e tij apo Nexhmijet e sotme të vendosin se kush duhet të pasurohet e të drejtojë në postet kyçe e shumica të mbijetojë. Jo, ore zotni e zonjusha pushtetarë, se ne s’jemi gurë shahu që i lëvizni si të doni ju. Boll, çdo gjë ka limit, se i keni kaluar të gjitha caqet, e na ka arritur thika në koc, o të pashpirt. Mos të shkojmë si ai që i digjej shtëpia, e komshinjtë i thonin: Ngreu ta fikim, e ai i përgjigjej: Kam çelësat në xhep. Në fund atij iu dogjën shtëpia, gruaja, fëmija e pasuria e ai mbeti fillikat me një palë çelësa në xhep. Dua t’i bëj një pyetje shqiptarëve: përsëri fëmijët tanë të ushqehen me mjerim e pallavra dhe një grusht pisash e pisesh të bëjnë jetë përrallore? Përgjigja do të ishte një Jo e madhe. Populli thotë se për një plesht nuk digjet jorgani, por thotë edhe tjetrën se është turp e marre e faqja e zezë të durosh shtypjen. Më falni për disa emërtime që bëra në këtë shkrim, por çka më ndiente zemra ma shkroi dora. Nikolin Pemaj Ambasadori francez në Shqipëri vdiq ditën e Shën Valentinit në Paris Nga Arben Lagreta Më 14 shkurt në mesditë ndërro jetë Ambasadori i Republikës Franceze i akredituar në Tiranë, zoti Michel Menachemof. Një javë më parë, z. Menachemof u godit nga një hemoragji cerebrale dhe u transportua urgjentisht nga Tirana në Bari dhe që andej në Paris ku edhe iu nënshtrua kujdesit të bluzave të bardha. Por një atak i dytë cerebral rezultoi fatal për të, ditën e të dashuruarve, kur edhe ndërroi jetë. Lindur më 22 janar 1945, Menachemof ishte ekspert i çështjeve të Ballkanit dhe çështjeve arabe. Ai ka shërbyer si diplomat në Moskë, Beirut, Milano, Marok e Sidnei. Ishte Ambasador i Francës në Shqipëri qysh në vitin 2001. Vdekja e tij e parakohëshme, pikërisht në kulmin e pjekurisë diplomatike shënon një humbje jo vetëm për diplomacinë e shquar franceze, por edhe për vendin tonë. Kushdo që e ka njohur sadopak nga afër, është bindur se 1-shi i diplomacisë franceze në Tiranë ishte nga ata politikanë të cilët e tregojnë mprehtësinë dhe finesën në momentin dhe vendin e duhur. Ndonëse nuk e pohoi kurrë publikisht për hir të pozicionit dhe të etikës diplomatike, Menachemof ishte një ndër faktorët kryesorë që bëri të mundur zgjidhjen e krizës institucionale që ekzistonte në pjesën e parë të vitit 2002 për zgjedhjen e Presidentit konsensual. Ka qenë pikërisht një bisedë disa orëshe ndërmjet ish-Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Ilir Meta me Ambasadorin Francez në rezidencën e këtij të fundit te rruga e Fakultetit Filologjik, ajo që ndikoi jo pak në gjetjen e çelësit të kësaj krize. Ishte diplomati i parë që uroi Moisiun pas zgjedhjes së tij si President. I qetë, i matur dhe mjaft xhentil, Menachemof rrezatonte respekt. Kam patur rastin të prezantohem me të ditën ndërkombëtare të frankofonisë, më 20 mars të vitit të kaluar në hollin e Ministrisë së Jashtme në Tiranë, me rastin e një pritjeje që dha me këtë rast ish-Ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta. Pa kurrfarë mëdyshjeje, z. Menachemof më dha një prononcim për gazetën e përmuajshme të Unionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Frankofonë (UPF) me qendër në Paris, duke shprehur në të njëjtën kohë kënaqësinë për nivelin e kënaqshëm të frankofonisë në Shqipëri. Pikërisht në këtë periudhë mbetet i paharruar edhe një prononcim i tij në një të përditëshme shqiptare në lidhje me pozicionin që ndërmori Tirana zyrtare ndaj sulmit të SHBA dhe Britanisë në Irak, ku ndërmjet të tjerash ai u shpreh: “Vendet si Shqipëria që synojnë të anëtarësohen në BE, përveçse duhet të kenë një përparim ekonomik të ngjashëm me vendet anëtare, në të njëjtën kohë duhet të kenë një vizion europian në lidhje me çështje të tilla si ajo e Irakut”. Një diplomat i kalibrit të tij s’mund të fliste më tepër, por domethënia e kësaj shprehje mund të kuptohet nga kushdo që ka sadopak aftësi të lexojë përtej rreshtave. Le të kuptohet në radhë të parë nga Tirana zyrtare, nëse kjo e fundit ka vërtet ndërmend që ta anëtarësojë Shqipërinë në familjen e madhe europiane. Shqipëria është pjesë e Europës dhe duhet të mbështesë politikën e vendeve kryesore të BE-së, nëse vërtet kërkon t’i bashkangjitet asaj.
Bisedë me karnivalet Mirsevini karnivale, N’Shkodër tonë e në Shqipni Jemi ba të gjith nji fjale Me ju pritë me brohori, Me ju pritë me kangë e valle Si e kem pasë zakon gjithmonë E me u folë për disa halle Të ktij tranzicionit tonë Tranzicion si e dimë te tanë Në gjuhë shqipe me e përkthy Don me thanë me nderë me thanë Me shkue punët bythë e kry… Pasha mue e pasha ty Per me dashtë me qenë i drejtë Nuk mund të thuesh bythë e kry Por do t’thuesh po shkojnë bythë krejt Ba me pasë ti nge me m’ndie E me ditë unë me t’kallxue Si shkojnë punët në Shqipni S’dij a kishe me m’besue Prandej s’parit po t’baj be Asnji rrenë nga unë s’e ke E për kta kam dëshmitar Cilindo që asht shqiptar Fjalën time për Shqipninë Po e filloj me qeverinë Se kjo sot ka kryet e vendit N’Dropull, der’ n’Jeshnicë t’Kelmendit E ktu thuhet me nderë tejet Peshku i madh qelbet prej krejet Tash hap veshët e më dëgjo Më dëgjo e më gjyko Jo si kta gjykatsat tonë Sipas pareve që ke Por si ke gjykue gjithmonë Kur ke ardhë me na pa ne Jemi ba sipas shkodranes Kur qau t’birin mbarë e mbarë “Bir more Selman i nanës, çka me t’qa parë e ma parë”. Qeveria jonë Shqiptare Për shqiptarë nuk e çanë fare Për ku i duhet popullsisë Por ku i duhet qeverisë Për vete ka shum kujdese Edhe ja çfarë quen suksese Ngrenë pensionet sa me thanë Sa çdo mall që ta kesh ble T’ban me thanë kuku për ne E hallall e hallall çmimet N’krahasim me ç’mund të gjejë Duke ble n’dyqan ushqimet Tek tregtarët e padenjë Për tregti e emrin njeri Kta tregtar moj faqja e bardhë Blejnë artikuj ushqimor Me ca çmime simbolike Ndaj skadojnë rrugës tue ardhë E ua shesin shqiptarve t’gjorë Me ca çmime astronomike E nuk kanë kurrfarë marakut Çka i ban ai ushqim stomakut. Meqë shteti asht zemërgjanë E u merr taksat në doganë E kush don me ia ditë mortit Kur prodhimet e importit Mbushin xhepat e të fortit Ky kujdes i qeverisë Për prodhimet e bujqsisë Shpejt ka me e katandisë Zi e ma zi bujqsinë shqiptare Deri sa t’zhduket fare Po a dro shteti po ka sherr Se po mbeten arat djerr Jo mor karnival të paça Të paça e mbrapa t’laça N’sa ka sherr me na lanë n’terr Se e ka çue dreqi për dreq Shetin tonë me na ba keq S’mundet ndryshe kurrsesi E i thotë KESH-it more ti Më dëgjo pikë për pikë E zbatoje fjalën time Në Europë do t’hymë me çmime Me të tjerat në Afrikë Ne të mdhejtë në Amerikë Si të mëdhejt e atij vendit, Me rrogën e kongresmenit Apo s’kemi vështirsi Boll për ne me ndejë n’Shqipni Prandej ne do t’jemi Mene Ndërsa populli jesmene Urdhnoi Kesh e Telefon AMC e Vodafon Që n’Shqipni or mik e mike Energjia t’jetë marka m’fike M’fike për nga ndriçimi E më fike për nga çmimi Punë s’na jep as me ngranë bukë E na thotë hajde paguej Ose u la unë me bishtuk E u la edhe pa ujë E kështu i dashtun mik Po ndodhë ajo profeci Me u ba uji për dolli Si Enveri n’kohë të tij E pat ngrejtë atje n’Koplik Telefonat në Shqipni Na pyesin me ironi He a je trimneshë a trim Me çue receptorin tim?! T’i baj lekt fete fani Ka pasë thanë poeti jem, “Ka i fjalë turçe ban lazem” Telekomi shkoft n’Xhehnem, E me vete marrt’ atje Vodafon e AMC Pse po namë o miku jem E din burr e grue e vajzë Se Shqipnia asht Xhehnem Për ne, për ata Parajsë Na kanë ba ktë vend të nëmun Që rinia me marrë t’tremun E me ikë prej këndej fishek Se s’don pasha kallabllek. Kshtu i dashtun karnival Kanë ikë t’reja e të rij Kanë ikë intelektual Se ky vend asht ba moçal Ku malarja politike Smundja ma epidemike Na i lshon mikroet e saja Me disa mushkaja Që jo veç thithin gjakun Por edhe ta hedhin lakun Lak i trashë gjithë neje-neje Që t’shtrëngon në at’ farë feje Sa të duket se dëgjon Shqipninë kah të urdhnon O shqiptar, ikni prej meje E kur pretë e trafikimit Bahen engjëjt e amshimit Shteti çirret, nuk kam faj E kanë fajin ky e ai Kapë dikend si njesh e qesh I thotë ndonji fjalë në vesh “Prralla n’lesh, shndedja prej nesh” Se pa fakte ç’mund t’u thuesh?! Mungesë provash sa të duesh Sa ma i frymë më pare t’jeshë Aq ma pak prova do t’keshë N’hetuesi e në gjykatë Për ty pyetjet kanë me zgjatë Deri sa dorën në xhep e shtinë Prej tij nxjerr “pafajsinë” E kur kush ndoken e vret Në drejtim t’paditun shket Ndonji që e maje shumë yndyra E lirojnë fill nga detyra Që të jetë sa ma i lirë Për me shku ku ka dëshirë Me shpenzue at farë fitese Që e ka ba me ato biznese Biznese falsifikimesh E emnime përfitimesh E lehtsime trafikimesh E kush dreqi mund ta dijë Sa biznesi pis i zi Sot zhvillohet në Shqipni Që të bajnë qejf kta zotni Ku t’u shkrepet n’Rrokulli Me ne u lanë se ne na thanë “Ju lirinë ua kemi dhanë” Liri fjale don me thanë Leh per ne si qeni n’hanë Deri sa t’mos t’mundesh ma Fjalët tua s’na bajnë gja… Kundra nesh hidh shumë slogane Sipas qejfit t’mendjes tande Se ne do t’bajmë çka na kande Je dakord a s’je dakord Punë e madhe fort Në ktë thanie qëndron vlera Fjalët i merr era Karafilit i vjen era E jo karafil e gja Larg me u ndie e larg me u pa Për gjithçka që ky ka ba E do t’bajmë ma edhe ma T’mira që s’mundesh me i matë Për hir t’votës që na dhatë Çfarë u thue ti karnival Fjalve t’tyne a u thue prralla? Fol ti fol e mos u ndal Unë do t’flas kur t’më vijë radha Nji her due me i ndie të gjitha Mandej le të vringllojë hitha Mirë pra i dashtun karnival Në krah tjetër tash po dal Në at krah unë due me rendë Me kto vargje satirike Me i vu pikë ksaj politike Që t’ndynë gojën me e përmendë Bashkë po shohim poshtë e lart Ku kanë mbërritë kulturë e art Se ka thanë nji plak n’Mertur Populli që s’ka kulturë Nuk ban hajr sa miu n’mur Vuen si gjarpni për nen gur E msohet aq mirë me shtypje Sa s’i ban shtypja përshtypje N’sa i ban iriqit ferra Ti a the po flas për t’tjera A the po e lamë politiken Biles the po ia ve piken Po i dashtun karnival Ashtu thashtë, prandej më fal Por veç duhet t’dijsh nji gja Ktu pa politikë gja s’ka Kjo djallushe ne na ka hy Në çdo gja që sheh me sy Në çdo gja që ndjen me veshë Politiken kudo e ndeshë A t’thashë flasim për kulturë Shihi vetë kryq e tërthurë Emërtimet që kanë lanë Si të donin me na thanë E kaluemja na rrin pranë E do t’rrijë për breza t’tanë E kaluemja jonë nuk plaket Trashigim që s’mund të flaket Deri kush e di se kur Do t’ia kpusin at ushkur Breza t’tjerë Se sa për ne Sa për ne e pe ku e le Kujtoni me nostalgji Kohën kur na ka pasë prijë Enver Hoxha me perti Shihi emërtimet tjera Që pronarët e Shqipnisë I kanë vu kur erdhi era Gjoja e demokracisë… Holivud, Londër, Nuremberg Se kështu lokalet tonë Kanë prestigj e bajnë jehonë As emnin identitetit Ne nuk duem me ia përmendë Ne na duhet kush hyn mbrendë Me ndie veten si jashtë shtetit Ndigjoje vetë tash karnival Kta që mendja i la në baltë E i thonë vetes “klasë e naltë” Ktij gjykim ai thue normal?! Kemi qenë den babaden Qysh kur s’mund të mbahet mend Dyer t’mdhaja, aq sa gjyshat Stërgjyshat e katragjyshat Kanë pasë lidhje me jashtë shtetit Me paritë e përtej detit Prandej ne nuk kemi le Ashtu si me u quejt “plebe” Si mund t’maten kta me ne?! Le po edhe kur na thonë Me u ngjitë emnat fmijve t’tonë Shqip, që s’janë as pak sonor Prite Zot, po bahna hor Tue i pasë emnat si po i don N’Romë, Paris e Washington Po ia ngjes unë emnin Gjon Kur s’më thue me ia ngjitë Gjokë Mos me mujtë me dalë ndër shokë Vajzës ia kam ngjitë Iris Se mund t’shkojë nesër n’Paris S’due me m’ba me të hajgare Me m’i thanë kush je shqiptare Klasa jonë asht tjetër dore S’kemi t’bajmë ne me malsorë Karnival nuk them me i rrasë Të gjith n’nji thes, por veç kjo klasë Për me dashtë me t’u pre mbarë Përgjithsisht kanë nji parim Mund të ketë ndo’i përjashtim Mizë e bardhë, biles n’janar Tash dëgjo tjetër hata Ndër qytete janë disa Që prej malit dje kanë ra E ksaj klase duen me i ngja Me emna në mos me tjetër Nana Dilë e baba Pjetër Djemt Rozario e Romario E ky s’asht shembull i rrallë Kësish gjen në çdo mahallë Eh, shqiptar, he kuku gjallë Kudo n’botë i ngjesin emnat Si për mashkujt, si për femnat Me tingllue n’kombsi të vet Vetëm ne u kem ra lanet Emnave tradicional Ndije vetë tash karnival Sa të drejtë ka ajo krushkë Që po thrret me at za si pushkë Ul Shqipni prej asaj mushkë Ul Shqipni e shmange gafen Se kjo mushkë po ta then qafen Edhe unë them si ajo Karnival kangët shkodrane A t’i kande?! M’duket pak me të thanë po Me t’thanë t’drejtën vdes për to E pra i dashtun karnival N’dasma tona tash këndojnë Disa kangë që s’meritojnë Me i ndie as kur je n’bakal Edhe fëmijt janë duke i këndue Nga që n’dasma i kanë mësue Ku gazeli çon hava Djem e vajza, burra e gra Hidhen, dridhen e përdridhen Drejt orkestrës paret hidhen E orkestra duke pa Se me u çue në zyl hava E rritë qarin ma e ma Klarineta vrret gazelat E n’kitarrë çka heqin telat E tastjera bahet uk Bateria tarabuk Me i mbyllë veshët me kakruk A po me kallaj me i pikë Ndryshe ngelesh krejt pa ta Ato kangë aq marshalla Sa me t’ndye emnin muzikë Këto kangë që të bajnë zbor Këto kangë nji kaq për hor Mund t’i ndiesh n’televizor E per çka?! me ba biznes Pa per t’tjerat s’kanë kujdes E kanë shtij traditën n’thes Për hir t’pareve e hedhën Ku e ka Drini ma t’fortë rrjedhën Shteti i len laverda Kangët tona me i shkrra As t’kulturës nuk thonë gja Kta nji zell e kanë shumë tepër Si me marrë ndo’i titull t’epër E ktu tituj nuk ka pak Këtu jepen me vandak Veç hap gojën si e pelqen Titulli në dorë të vjen N’daç docent, a asistent O lektor apo rektor Apo profesor doktor Aq sa n’don me i numrue Shpesh të duhet me pushue Me t’thanë mendja asnji vend S’na afrohet ne me mend Kemi ende tituj nderit Trashigue prej kohs’ Enverit E me u ba ma shumve nderë Shpikme edhe tituj tjerë Hallal kto, nji natë a i ditë Na janë çue edhe bashkitë E t’kanë shpikë titujt e vet Me i shpërnda n’fshat e qytet Sa ma shumë tituj vlersimi Si t’ishin letra njoftimit Ba me pyet kush pse ma dhe?! I thonë merre, qar e ke N’mos t’u dashtë për tjetër send S’paku t’duhet me shitë mend Borxhin shpejt ke me ma shlye Sot ti mue, nesër unë ty Karnivali m’tha kështu: Po qet si ma e mira tytë Prandej tash due me të pyet Gazetarët ktu tek ju A shkruejnë për këto çështje? Po, posi, nuk rrinë në heshtje Biles kush shoqit t’ia dalë Veç se çka kemi dy palë Gazetarët janë të ndarë Në të saktë e gënjeshtarë T’parët çmimin e kanë n’shkrime E të dytët në mashtrime Ktyne t’dytve ka thanë Mhilli Me iu dhanë çmimin 1 Prilli E ka thanë nji fjalë Gzim Kruja Gazetarët rrejnë me fjalë t’hueja He më thuej more Rexhep Ky rresht fjalësh çfarë do t’thotë Plani është implementuar E nuk është abandonuar Por do zgjidhet n’parlament Se është bërë n’maternitet Që shkaktoi mortalitet More kta gazetarë Shkruejnë për t’huej a për shqiptarë Besa-besë kta more xhaje Shkruejnë si dreqi i dhashtë maje Ata shkruejnë si me na thanë Kaq gjuhë t’hueja kemi nxanë Ata shkruejnë besa moj dushë Si e si faqet me i mbushë Dosido hallakotrum Se janë ba gazetarë shumë Si me thanë shumë e për lum E me dashtë me t’u pre mbarë Duhet pyet or tungjatjeta Çfarë mund bajnë dhet gazetar Për nji qind e sa gazeta?! Me shkrimtar si jeni ktej? A per shkrime kemi dej S’ka randsi shkruen mbrapsht a mbarë A ke lek?, bahesh shkrimtar Po kritikë a ka ky vend? S’ia din emnin kush ktij send Ka pas thanë nji fjalë Kasemi Besa ktu, mos zemra ime Bani e t’kapi kalemi Shgarravinat t’i quejnë shkrime Nji fjalë tjetër ka thanë Ina Që punoi dikur në kapca Bani e nuk të kapi lapca Shkrimet t’i quejnë shkarravina Me t’kapë lapca don me thanë Me qenë sa ma shumë dorëdhanë Ndryshe bash zheni në qofsh Shkrimet tua i hedhin n’kosh Ani kush thonë “Ky kokëbosh” Don me u matë me Tarabosh A ke ma ndoi gja me m’thanë? Ma a the?! Me i thanë gjatë e gjanë Nji mij vllime nuk i nxanë Prandej ktu tash due me e lanë Dëgjo tash ktu lum djali Foli karnivali Çfarë kujton se u ke ba Personazheve që ke N’kte satirë perveç se Do të qeshen ha, ha, ha Duke thanë me mue s’e ka As ti n’sa Nakdomonici S’din si ecë ktë jetë cicmici Kush çan kokën se i thue hakun Ai ka frikë vetëm dajakun Ti shtin ujkun n’vath me dele E pyet pse m’i ban fertele Unë kam ardhë me qeshë n’kupë t’kresë Jo me m’ba me qa me dnesë Për çka ju u paska gjetë Ma parë se me të përshndetë Unë ty due me të pvetë Qeverinë pse nuk ta kande?! Pse për te bani kaq vaj?! A e dhe voten me dorën tande Me u drejtue prej sajë?! Prandej sot kjo qeveri Ta këndon kangën bukuri Shpinda e atij që kshtu i ka trutë Ka nevojë me hu me u zbutë Jo hu drunit more mik Por me hunin politik Që të ban për te ferlik Kështu i don mushka drutë Tash këndoni si Kimetja “Kush të rrahi, Besa vetja” Kush s’ka mend s’ka pse t’ketë dhen Kështu jeni ju n’kte vend A di çka sa për kështu Vitet tjera s’vi tek ju U kaloj këndej përbri Pa m’shkue n’mend me kthye n’Shqipni Ju m’ngarkoni me aq halle Sa me e pasë shpindën e madhe Sa nji mal nuk mund t’i baj S’vij ma ktu unë me ndie vaj Si u gjeta gjithmonë keq Në çdo vit e ma për dreq Si ky vend nji herë s’u ndreq?! Kur të keni me m’folë mirë Atëherë keni me më thirrë E do t’vij me shumë dëshirë Nëse doni me qenë popull Shihni mirë ju rreth e rrotull E këndoni si ata “Ban usta si ban baba Ose keni për të mbetë Me këndue at kangë të letë Vallë ç’ka thanë ai Vath Koreshi Medet çka po na ndien veshi E çka thanë Met Beg Qyfyri Medet çka po na sheh syri E ç’tha Zyliha Miloti Veç ishalla na pshton Zoti Tash e dashtuna Shqipni Unë të lashë do porosi Me t’gjetë tjetër sot nji vjetë Ndryshe fajin e ke vetë N’mos i marrsh kto seriozisht Mue më ven krypen në bisht Gjokë Vata
Shteti malazez nxit largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike. Shaqir Rukaj nga Kodrabudani, njëri ndër viktimat e këtij represioni shovinist… Shqiptarët në Republikën e Malit të Zi ndjehen gjithnjë e më të frikësuar në trojet e tyre etnike. Politika shoviniste serbo-malazeze e ka ulur dukshëm numrin e shqiptarëve të cilët aktualisht përbëjnë vetëm 6% të popullsisë ose 45000 banorë nga 620000 që numërohen në shkallë vendi. Shqiptarët banojnë në lokalitetin e Tuzit, pak në qytetin e Barit dhe rreth 25000 në qytetin e Ulqinit e rrethinat afër tij. Të drejtat dhe liritë e tyre vazhodjnë të nëpërkëmben dhe gjithë politika synon në asimilimin e tyre deri në detyrimin për braktisjen e trojeve etnike. Viktimë e kësaj politike represive është edhe shtetasi Shaqir Rasim Rukaj nga fshati Kodrabudan, 4 km larg qytetit të Tuzit. Ka lindur më 2 Gusht 1967 dhe deri në vitin 1998 së bashku me familjen përgjithësisht bënte një jetë normale. Është martuar me Lindita Camaj nga fshati Sukruq dhe frut i dashurisë së tyre ishte vajza e vogël Argenta. Lufta e Kosovës, dëbimi masiv i shqiptarëve nga trojet e tyre solli edhe shkatërrimin e familjes Rukaj. Një familje nga Presheva, Zeqir Sylaj me 7 persona strehohet për disa muaj në shtëpinë njëkatëshe të Shaqir Rukaj në Kodrabudan. Qysh nga ai moment nisin edhe kërcënimet e shërbimeve sekrete sero-malazeze kundër Rasimit e djalit të tij të vetëm, Shaqirit, për t’i detyruar të nxjerrin jashtë, në kundërshtim me zakonet e mikpritjes shqiptare, familjen Sylaj nga Presheva. Përkundrazi, Shaqiri, në dejet e të cilit vlonte gjaku dhe patriotizmi shqiptar, jo vetëm që nuk nxjerr jashtë familjen kosovare, por bëhet edhe protagonist i organizimit të protestave që zhvillohen ato ditë në qytetin e Tuzit kundër agresionit serb në Kosovë. Këtu arrestohet nga policia e Podgoricës dhe me akuzën e nxitjes së urrejtjes etnike mbahet për 15 ditë në burgun e Shpuzës. Pas daljes nga burgu më 23 maj 1999 Shaqiri thirret nga gjykata ushtarake e Podgoricës për t’u gjykuar për shmangie të kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Pas largimit të familjes preshevare, jeta e Shaqirit e gjithë familjes së tij bëhet gjithnjë e më e rrezikuar. Shërbimet sekrete vazhdonin të kishin në shënjestër gjithë ata që ndihmuan kosovarët e nxitën urrejtjen nacionale. Për më tepër Shaqirit nuk i falej lehtë shmangia nga shërbimi ushtarak. Në kushtet e trysnisë së ushtruar dhe rrezikut që vinte nga shërbimet sekrete, Shaqiri, Lindita e vajza e tyre Argenta braktisin vendlindjen dhe instalohen diku jashtë shtetit në fundin e vitit 2000. Të njëjtën rrugë ndjekin edhe dy prindërit e Shaqirit, Rasimi me bashkëshorten Zyranë, për të cilët askush nuk di një adresë të saktë se ku ndodhen. Ndërkaq më 10 dhjetor të vitit 2000, gjykata ushtarake e Podgoricës, bazuar në nenin 318 për kohën e luftës dhe rrezikut të agresionit të NATO-s e kryesuar nga Major Dragan Vukadinoviq, gjykon në mungesë shtetasin malazez Shaqir Rukaj të cilin e dënon më 20 muaj burg me akuzën për shmangie të kryerjes së detyrimit ushtarak. I ndjekur nga shërbimet sekrete si nxitës i urrejtjes nacionale dhe i dënuar me 20 vjet burg, shtetasi Rasim Rukaj dhe familjarët e tjerë të tij asnjëherë nuk do të mund të rikthehen më në vendlindjen e tyre. Edhe sot shtëpia e vogël njëkatëshe në Kodrabudan rri e heshtur, e mbyllur në çelës dhe e vetmuar në pritje të të zotërve tësaj. Por… kryetari i unionit demokratik të shqiptarëve në Malin e Zi, Dr. Ferhat Dinosha shprehet se fatin e Rasimit e Shaqir Rukaj e kanë edhe qindra të tjerë në ditët e sotme, pasi malazezët i duan trojet shqiptare pa shqiptarët. Rifat Ymeri Rrugëve të huaja për të jetuar Janë shumë shqiptarët që kanë marrë rrugët e emigracionit. Shumë nga ata vetëm për të shpëtuar jetën që e kanë të rrezikuar këtu në Shqipëri. Fati i emigrantëve ka qenë shpesh herë tragjik, ku janë mbytur deri 32 vetë njëherësh dhe tragjedia mëe fundit, ajo e 9 janarit, ku u mbytën 21 vetë dhe tetë trupa të tjerë ende nuk janë gjetur, flet për një klimë tepër të rëndë në Shqipërinë postkomuniste. Anarshia që dominon kudo në jetën shqiptare, vetëm gjatë shtatë viteve të fundit ka pushkatuar mbi gjashtë mijë vetë. Ata që aspirojnë për një Shqipëri demokratike, pa dhunë, pa diferencime politike, pa hakmarrje mesjetare e shkelje të të drejtave e lirive njerëzore, përndiqen, dhunohen dhe më së fundi ose vriten, ose në rastet më të lehta detyrohen të marrin rrugët përtej Shqipërisë, në perëndim, për të jetuar jetën që u ka dhënë Zoti e normalisht duhet t’ua marrë vetëm Zoti. Njëri prej shqiptarëve që u detyrua të braktisë vendin se klika qeveritare e planifikoi për ta zhdukur fizikisht, është edhe Shefki Rasim Mlloja. Duke qenë se ai rridhte nga një familje me taban antikomunist, që në fillim të proceseve demokratike u rreshtua krah forcave të djathta dhe shumë herë ishte më afër vdekjes se sa jetës. Veçmas, më 14 shtator 1998, ditën e varrimit të ish-deputetit demokrat Azem Hajdari, i cili qe pushkatuar dy ditë më parë, pikërisht më 12 shtator 1998, para selisë qendrore të Partisë Demokratike në Tiranë, forca të errëta të sigurimit të shtetit e rrahën dhe torturuan, duke e paralajmëruar se do ta vrasin familjarisht demokratin Shefki Mlloja. Megjithatë, si shumë demokratë të tjerë nuk u tërhoq. Por vjen rasti më i zi, ai i datës 15 tetor 2003, ku rreth orës 20.00 elementë ende të paidentifikuar, por me prapavijë politike i vunë dinamit shtëpisë së tij në Trush të rrethit Shkodër. Dëmtimet ishin të mëdha, fatmirësisht ngjarja nuk regjistroi të vdekur. Kjo hata që kishte në objektiv zhdukjen e një familjeje të tërë vjen pas një debati të tre ditëve më parë në qendër të votimit. Është fjala për votimet e 12 tetorit për pushtetin vendor, ku Shefki Mlloja ishte komisioner i Partisë Demokratike në Trush dhe nuk kishte pranuar të manipulonte votat në favor të Partisë Socialiste. Këto zgjedhje ishin ndër më skandalozet, ku vetëm në Bashkinë e Shkodrës u përjashtuan me dhunë nga e drejta e votimit rreth 18 000 persona. Konfrontimet me diktatorët ishin aq të mëdha sa mbi 100 demokratë u arrestuan, shumë u torturuan dhe më pas patën pasoja për jetën, siç është edhe rasti i Shefki Mllojës. Sokol Pepushaj
Nderim për ish-gazetarin e “Malësisë” Xhevdet Mataj Po mbushet një vit nga dita e vrasjes së ish-gazetarit të gazetës “Malësia”, Xhevdet Mataj, një vrasje e ditur dhe shumë e njohur. Në pamundësi që ai të kujtohet në faqet e gazetës ku Xhevdeti punoi për disa vite me radhë, duke dhënë kontributin e tij në fushën e medias së shkruar pikërisht në shërbim të demokracisë së brishtë shqiptare për të cilën ai punoi me shumë devocion dhe ndershmëri duke dënuar herë pas here me shkrimet e tij terrorin komunist, terror i cili inskenoi dhe organizoi vrasjen e tij, vrasje që çoi deri në mbylljen e gazetës “Malësia”, për vetë karakterin që kishte ajo gazetë kundër Partisë Socialiste në pushtet. Ish-gazetar Xhevdetin po e kujtojmë me anë të një shkrimi në faqet e gazetës “Shqipëria Etnike” si ish-kolegia jonë duke analizuar familjen e ish-gazetarit Mataj si një familje patriote, demokrate, të persekutuar dhe të internuar gjatë regjimit komunist, biles edhe e vrarë gjatë viteve të fundit nga ish-komunistët sot në pushtet. Familja Mataj në periudhën e regjimit komunist të E. Hoxhës internohet për dy vjet në Tepelenë, në vitet 1960. Xhaxhai i ish-gazetarit Mataj dënohet me 7 vjet burg politik. Në këtë internim vdes nga sëmundja e kolerës halla e tij Zade Mataj. Në fillim të viteve 1990 familja Mataj si të gjitha ato familje të persekutuara përkrahë lëvizjen demokratike në Shqipëri, shumë prej të cilëve edhe u anëtarësuan në këtë forcë progresiste politike. Por me rikthimin e socialistëve në pushtet për familjen Mataj sërish filloi gjuetia e shtrigave dhe kulmi arrin më dt. 24. 10. 1997 kur pas pjesëmarrjes në një demonstratë paqësore të organizuar në Tiranë, ku mori pjesë edhe ish-gazetari Xhevdet Mataj, vëllai i tij Naimi dhe babai Riza Mataj, në momentin kur demonstruesit po shpërndaheshin qetësisht, në mënyrë makabre vritet babai i tij Riza Mataj dhe kjo tragjedi nuk përfundon me kaq, pasi më dt. 25. 10. 1997 policia shkon në shtëpinë e tyre duke rrahur dhe keqtrajtuar të gjithë ata që ndodheshin aty, me pretekstin se kërkonin Naimin, por ai nuk ndodhej në shtëpi pasi ishte larguar nga frika dhe presioni që i bëhej, arrestimi i të cilit u realizua një vit më vonë, në vitin 1998. Por me gjithë këto që i kanë ndodhur familjes Mataj, as sot e kësaj dite klavari i vështirësive nuk po i ndahet nga hakmarrja që vazhdon prandaj edhe ne si staf i gazetës “Shqipëria Etnike” duke shpre-hur vlerësimin për ish-gazetarin Mataj, urojmë që ngjarje të tilla të mos ndodhin më. Redaksia Në Kosovë përgatiten vrasje politike -Emri i Dritan Dedës nga fshati Stanof i Mitrovicës në krye të listës për t’u ekzekutuar- Rikthehet frika dhe paniku në Kosovën e pasluftës. Ish-pjestarë të UÇK-së, sot njerëz të fuqishëm në drejtimin e shtetit dhe Partisë Demokratike të Hashim Thaçit, po përgatisin lista për eleminimin fizik të kundërshtarëve të tyre politik, anëtarëve dhe veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Presidentit Rugova. Lajmi është bërë i ditur për opinionin publik nga funksionarë të UNMIK-ut, lajm që nuk e përgënjeshtron as shefi i tyre, Harri Holker. Në të vërtetë sinjalet e asaj që do të ndodhte më vonë janë parë qysh pas përfundimit të luftës e rikthimit të lirisë në gjithë hapësirën shqiptare të Kosovës. Mjaft të rinj, ish-pjesëmarrës në protestat kundër regjimit serb në vitet ’94-’98, si pasojë e frikës së hakmarrjes, tashmë jo nga serbët, por nga vetë vëllezërit e tyre, veçse kundërshtarë politikë, u detyruan të ikin nga vendlindja e të kërkojnë strehim në vende të ndryshme të botës. Një fat mjaft të hidhur kanë patur në jetën e tyre 4 djemtë e rinj nga fshati Stanof i Mitrovicës, Avdi Krasniqi, Ilir Shaqiri, Dritan Deda dhe Arben Shaqiri. Të katër ata djem ishin vënë në shënjestër të strukturave dhe shërbimeve sekrete serbe si veprimtarë të protestave studentore kundër regjimit gjakatar. Një shqiptar i rekrutuar nga shërbim i fshehtë serb, Muharrem Shabani, ka paditur 4 djemtë, të cilët janë arrestuar në maj të vitit 1995 dhe janë lënë të lirë vetëm pas një jave e duke përjetuar tmerrin e torturave nëpër birucat e policisë lokale të Mitrovicës. Të katër të rinjtë pasi kanë mësuar emrin e spiunit, nuk kanë vonuar të hakmerren. Në një pritë të katër së bashku kanë rrahur për vdekje Muharrem Shabanin, i cili vetëm disa ditë më vonë ka nisur kërkimet për gjetjen e të rinjve dhe eleminimin fizik në shenjë hakmarrje. Në këto kushte djemtë largohen nga fshati Stanof për t’i ikur hakmarrjes së Muharremit, por jo gjithçka përfundon këtu. Si veprimtarë të Lidhjes Demokratike që udhëhiqej nga Ibrahim Rugova, katër të rinjtë ngatërrohen keq me pjestarët e UÇK-së, të drejtuar nga Hashim Thaçi. Kundërshtimet mes tyre arrijnë deri atje sa kacafyten e bëhen tepër të rrezikshëm për njëri-tjetrin. Lind një hasmëri për jetë a vdekje mes tyre, kështuqë jeta e 4 të rinjve bëhet edhe më e pasigurtë në Kosovë. Nga njëra anë Muharrem Shabani, e në anën tjetër ish-luftëtarët e UÇK-së, që tashmë bëhen të pushtetshëm e kontrollojnë një pjesë të madhe të pushtetit. Në një situatë të presionit të shtuar dhe pasigurisë për jetën, 4 të rinjtë u larguan jashtë Kosovës në fundin e vitit 1998. Njëri nga ata, Avdi Krasniqi, në vitin 2002 kthehet sërish në Stanof dhe vetëm 3-4 muaj më pas disa breshëri kallashnikovi lëshuar pamëshirshëm nga 3-4 të rinj, ish-pjestarë të UÇK-së e lënë të vdekur në vend dhe historia nuk përfundon këtu. Persona të panjohur, pas vrasjes së Avdiut, nisin kërcënimet kundër familjes së Dritan Dedës. Biles në një rast rrahin barbarisht vëllain e tij, Refikun. Edhe pse familjarët njoftojnë KFOR-in dhe UNMIK-un, përsëri kërcënimet me telefonata e letra anonime e deri me kërcënim fizik bëhen tepër të shpeshta dhe ndjellin aq frikë sa detyrohen të braktisin Stanofin e të instalohen diku tjetër me shpresën e një jete më të sigurtë. Këto ditë përsëri është rikthyer frika e paniku i vrasjeve politike. Në shënjestër të ish-strukturave të UÇK-së, sot të rreshtuar në Partinë Demokratike të Hashim Thaçit, janë pikërisht kundërshtarët e tyre të hershëm. Vrasja e Avdi Krasniqit që u kthye në Kosovë nuk ka nevojë për koment. Babai i Avdiut, Ramazani, ashtu me dhimbje në shpirt u bën thirrje Dritan Dedës dhe Ilir e Arben Shaqirit të mos kthehen më në vendlindje pasi do të kenë fatin tragjik të djalit të tij. Ata do të vriten nga vëllezërit e tyre dhe jo nga serbët. Emri i Dritan Dedës gjëndet në fillimet e listave të ish-anëtarëve dhe veprimtarëve aktivë të LDK-së. Një realitet mjaft i hidhur, por tepër konkret, shumë i frikshëm. Shqiptarët në shënjestër të njëri-tjetrit. Dritan Deda nga Mitrovica s’mund të shkelë kurrë më në tokën e Kosovës, pasi pushka e hasmit dhe kundërshtarit politik rrijnë ngrehur për t’u shkrehur mbi të. Kjo është liria që përjeton Kosova! Rifat Ymeri Rrando Duri viktimë e radhës e persekucionit komunist Dhuna shtetërore dhe aktet kriminale ndaj përkrahësve të opozitës dhe militantëve të saj, janë tashmë një nga mjetet që përbëjnë realitetin mizot shqiptar, me të cilin përballen çdo ditë ata që mendojnë dhe veprojnë ndryshe nga kasta e kuqe në pushtet. Kalvari i gjatë i persekucionit komunist, që ristartoi pas vitit 1997, kohë kur do të riciklohej në pushtet kasta e vjetër komuniste, do të ishte një tmerr pa fund për të gjithë ata që përkrahën dhe u rreshtuan në vijën e parë të antikomunizmit. Ngjarjet që evokojnë këto momente të errëta të realitetit shqiptar janë të shumta, sikurse janë të shumtë edhe personazhet, viktimave të persekucionit komunist, që ka vepruar dhe vazhdon të veprojë në Shqipërinë e ashtuquajtur demokratike. Një ndër këto viktima është Rrando Duri, shtëpia e të cilit në mbrëmjen e datës 25 mars të vitit 2003 është sulmuar me armë zjarri, nërkohë që ai ndodhej në banesë më bashkëshorten e tij. Ai banonte në zonën e Kinostudjos, një lagje periferike e Tiranës. Me këtë akt kriminal që mbetet padyshim vepër e segmenteve të policisë secrete të shtetit, ekspertë të policisë, të cilët mësohet të kenë mbërritur pas pak kohe në vendngjarje u morën fare pak. Kjo praktikë është tashmë e njohur, sikurse mbetet e njohur edhe ky realitet, kur shteti “të vret ditë e të qan natën”. Rrando Duri natën e atentatit kriminal që është ushtruar ndaj banesës së tij dhe familjes, është mbajtur për disa orë në rajonin e policisë të Komisariatit Nr. 1 në kryeqytet, për shpjegime. Pas kësaj asnjë përpjekje e policisë nuk rezultoi të ishte efektive, në lidhje me gjetjen e autorëve dhe venien e tyre para përgjegjësisë ligjorë. Natyrisht ai ishte një shënjestër e tyre, ishte një viktimë e radhës e eliminimit fizik të demokratëve, që prishnin gjumin e pushtetit postkomunist. Megjithë deklaratat e ndërkombëtarëve për shkeljet e lirive dhe të drejtave të njeriut, qeverisja socialiste vazhdon të bëjë të paditurin, vazhdon të luaj kartën e: “çshtjen e kemi në ndjekje”. Përveç këtij akti kriminal ndaj banesës dhe familjes së Rrando Durit, të tjera akte kanë tronditur jetën në këtë familje. Në këto kushte, kur jeta vijimsisht të bëhet e pasigurtë dhe shteti bën edhe kriminelin edhe ndjekësin e kriminelit, Rrando gjeti si zgjidhje të vetme, si çlirim nga ky ankth dhe panik, emigrimin. Si shumë të tjerë, edhe ai u detyrua të largohej, pasi çdo ditë e më e ashpër bëhej hakmarrja e komunistëve, tashmë në pushtet, ndaj kundërshtarëve të tyre politik në përgjithësi, dhe ndaj militantëve si Rrando, në veçanti. E s’ka si të ndodhë ndryshe në këtë vend ku gjëja më e pasigurtë është jeta. Albert VATAJ
FILLIMI I RENIES SE FUNDIT Kishte pesuar disa here zhgenjime, por asnjehere disfata ne jeten e tij 74 vjecare. Alfred Moisiut, duhet ti kene kaluar para syve te gjitha momentet me te veshtira te jetes se tij, ndersa kryeministri Fatos Nano, e njoftonte per fundin tragjik te birit te tij te vetem, Admir Moisiut vetem 32 vjecar. Dikush e ka quajtur dinastia Moisiu, kjo besoj per faktin e thjeshte te tre emrave Aleksander, Sipo dhe Alfred. I pari aktori ndoshta me i madh dhe me i famshem shqiptar ne mbare boten, i dyti komandanti shqiptar i Luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi dhe i treti gjeneral dhe aktualisht president i vendit tone. Pa me te voglin dyshim, humbja e djalit dhe vellait te vetem, eshte nje dhimbje e thelle per te gjithe familjaret dhe te afermit qe bashkohen me mbiemrin Moisiu. Megjithate, nuk duhet harruar se kryetari i kesaj familjeje, eshte i tille edhe per Shqiperine, Alfred Moisiu, president i parashikuar i shqiptareve deri ne vitin 2007. Barra e rende qe duhet te mbaje si prind qe humb djalin e vetem, bashkohet me ate te kryetarit te shtetit, ne te cilin telashet nuk mbarojne kurre. Sigurisht gjenerali-president, eshte nje ushtarak dhe ne pamje te pare, duket i forte. Me kalimin e kohes, zemra e nje 74-vjecari, qofte edhe president, do te filloje ta ndjeje dhimbjen njerezore, e cila sigurisht nuk duhet te nderhyje tek presidenti i Shqiperise, njekohesisht dhe baba. Cdo kush mund te pyes, madje duke filluar nga lamtumira e fundit e Admirit, edhe vete babai i tij, Alfred Moisiu: Ishte thjeshte nje aksident, thjeshte nje rastesi dhe pikerisht ne keto kohe, disfata e kryetarit te shtetit tone? E verteta veshtire te mesohet ndonjehere, ashtu sic edhe ka ndodhur me raste te ngjashme, ku mund te vecohet ajo e njohur ne te gjithe boten me siglen JFK. Megjithate, jane disa koincidenca “te cuditeshme”: 1. Vdekja “aksidentale” e presidentit maqedonas Boris Trajkovski dhe lidhja e saj me ceshtjen “Universiteti i Tetoves” (jo zyrtarisht, kuptohet!). 2. Dekorimi i paparitur nga Moisiu i dy SHIK-asve te vrare ne vitin 1997 dhe polemikat qe u hapen ne lidhje me kete akt normal te kreut te shtetit. 3. Paralajmerimi qe i beri kryekomisioneri evropian Romano Prodi vete Moisiut per precipitimin e mundshem te situates ne Shqiperi. 4. Rikthimi i ceshtjes se nxehte te “Hakmarrja per drejtesi” dhe hetimi nga prokuroria, ku punonte edhe djali i Moisiut, Admiri. 5. Kontradiktat ne mes rrefimit te te mbijetuarit nga aksidenti dhe te rezultateve te para te ekspertimit te policise. 6. Tensionimi i tejskajshem i jetes politike ne Shqiperi dhe sulmet qe i kane ardhur Moisiut nga kahje politike per ceshtje te ndryshme. Sigurisht, nje nga detyrat tona, eshte aludimi ne lidhje me ngjarje dhe faktore. Me pas, organet e specializuara duhet te pergjigjen per keto ceshtje, nese duan ose kane deshire. Presidenti Moisiu, eshte mesuar gjate jetes se tij me shume ngjitje-renie-ngjitje, te cilat e kane kalitur. Goditja me forte, ishte ndarja pergjithnje nga bashkeshortja e tij Milica, me 20 mars 2002, vetem disa muaj para zgjedhjes se tij. Pa u mbushur dy vite, serish ne mars, tashme jo nje goditje, por nje disfate. Mbase eshte rastesi, pasi dinastite shpesh goditen nga ky fenomen. Gjate jetes se tij, Moisiu ka patur shpesh tronditje. Kete e ka pranuar publikisht, sic edhe ka pranuar se si pasoje e tyre, ka menduar shpesh te vetvritet. Por ndarja pergjithmone, nga i vetmi djale i tij ne mes tre vajzave, eshte shume e veshtire te suportohet pa pasoja, duke mbajtur postin e Presidentit te Republikes. Mbase kete kane pritur (mos e dhente Zoti dhe mos qofte kurre e vertete, kane pergatitur!!) kundeshtaret e shumte te presidentit Moisiu, brenda apo jashte vendit: ata qe e votuan, ata qe nuk e votuan dhe te gjithe ata qe nderruan mendim me pas. Eshte fillimi i renies se fundit, ndoshta edhe per Shqiperine, jo vetem per Moisite!!! Blerti DELIJA Fajtorët e krizës energjitike përballë Deputetit Hoti 1. Ne vend te hyrjes Gjatë 6 viteve të fundit, Korporata Elektro Energjitike Shqiptare (KESH) u lejua nga Qeveria Shqiptare të dënojë qytetin e Shkodrës me 5-6 orë energji elektrike në ditë. Bëhet fjalë për zhytjen e këtij qyteti në një krizë të stërzgjatur energjie, të pashembullt për qendrat urbane botërore dhe sidomos për qytetet e kategorisë së Shkodrës, të futur në tranzicion me prapambetje shumëplanëshe e kolaps të thellë social-ekonomik. Duke vrarë mendjen për të zbuluar shkaqet që motivojnë ekzekutivin socialist të mos plotësojë nevojat jetike të qytetarëve, të mos përmbushë kërkesat e manifakturimit industrial dhe shërbimeve në rrënim e sipër, kushdo arrin në përfundimin se kjo gjendje katastrofike pasqyron dështimin e plotë të shërbimeve të KESH-it dhe falimentimin e politikave shtetërore për sigurimin e energjisë elektrike në vend. Përpjekja e institucioneve dhe organeve shtetërore përgjegjëse, me në krye Ministrin Doda, për të mbuluar fajet e gabimet që çuan në instalimin e krizës së rëndë energjitike, për të larguar nga vetja përgjegjësitë e shterrimit të përditshëm të burimeve energjitike në vend (nga 95% në 1994 në 39% në 2003), kanë defamuar gjithsesi autoritetin institucional të tyre duke i çuar në pozita dorëheqjeje. Justifikimi i krizës si fatkeqësi natyrore, rrjedhojë e thatësirës së viteve të shkuara, është vlerësuar nga analistët vendorë e të huaj, si një mashtrim institucional i rëndomtë. Plotësimi i shpejtë i rezervave në pellgun ujëmbledhës të Drinit dhe vazhdimi i krizës, duhej ta detyronte Ministrin e Energjitikës dhe drejtuesit e KESH-it të dilnin para publikut me shpjegime të qarta e të hollësishme për origjinën e vërtetë të krizës, e me shifra bindëse për shkaqet reale të rëndimit të saj, veçanërisht në qytetin e Shkodrës, më të varfërin e vendit, (megjithëse në treguesit statistikorë të Republikës del se është qendra më e pasur e të gjithë rajoneve shqiptare përsa i përket rezervave ujore e prodhimit të energjisë). Zhytja e Shkodrës në errësirë, duke u gjendur brinjaz njërit prej hidrocentraleve gjigandë të vendit, lajmëronte përkeqësim më të theksuar të krizës energjitike në qendrat urbane e rurale të vendit. Por fatmirësisht këto zhvillime nuk ndodhën. Zonave të banuara të jugut, ndriçimi nga hidrocentralet e veriut të prapambetur nuk iu ndërpre asnjëherë, megjithëse gjendeshin disa kilometra larg. Siç duket, vendndodhja e këtij qyteti pranë Hidrocentralit të Vau-Dejës, sipas gjykimit shterpë të KESH-it, nuk paraqiste ndonjë përparësi, kur dihet se qeveria shqiptare e viteve ’60-’70, pa i marrë leje komunitetit vendor, përvetësoi mijëra hektarë tokë për të krijuar rezervuarin ujor të këtij prodhuesi të energjisë që përmbyti e zhduku edhe shumëllojshmërinë e faunës e florës, deri atëherë “me fytyrë nga dielli”. Kur fuqia vepruese e ujit të grumbulluar (580 milion metër kub) provokoi një radhë procesesh fizike që, sipas hidrologëve dhe ekologëve ndotën dhe shterruan edhe pasuritë e pakompensueshme të ujërave nëntokësorë të rajonit ku shtrihej liqeni i hidrocentralit dhe të zonave përreth. Treguesit qindravjeçarë të prurjeve të Drinit dëshmojnë se rreziku i përmbytjeve kataklizmike (që në 1858-1859 devijuan shtratin e Drinit në Vau-Dejës, duke krijuar drinazën që bashkohet me Bunën) është i mundshëm jo vetëm nga mbiprurjet e ujërave në H/C e Vau-Dejës, por edhe të H/C të Komanit me kapacitet 450 milion metër kub ujë dhe të H/C të Fierzës me kapacitet 2.5 miliard metër kub ujë. Përmbytja e herë pas hershme e fushës së Nënshkodrës nga hapja e detyruar e portave të Hidrocentralit të Vau-Dejës për të shkarkuar prurjet e tepruara të Drinit ka alarmuar disa herë banorët për rrezikun e përmbytjes masive të qytetit të Shkodrës. E, në rast se deri sot, qeveria shqiptare nuk ka dhënë asnjë shenjë për kompensimin e tokave të përmbytura, dëmeve të mjedisit dhe shkatërrimet nga vërshimet e përsëritura, së paku banorëve të këtij rajoni është i detyruar t’u garantojë furnizim të privilegjuar me energji elektrike e të mos e fundosë në krizë të thellë, siç ka bërë pas 1997. E, ndërsa çdo ditë vërtetonte se dalja nga kriza nuk mund të arrihej nëpërmjet energjisë së prodhuar në hidrocentralet që punonin pa rendimentin e duhur, aq më tepër përforcohej bindja se dalja nga “errësira” nuk mund të bëhej pa plotësuar mangësitë e prodhimit me rrymë elektrike të importuar. Paaftësia teknike e prodhimit vendas e barrierat financiare (mosdhënia e parave të nevojshme nga qeveria) për blerjen e energjisë elektrike çuan në instalimin e krizës së përgjithshme energjitike në Shqipëri dhe rëndim të tejskajshëm të saj në Shkodër. Për të bindur këdo, e shoh të arsyeshme të paraqes të dhënat shifrore të mëposhtme, që me urdhër nga lart, strukturat kolaboracioniste qendrore e vendore në pushtet, asnjëherë nuk i kanë popullarizuar. Pas vitit 1997 e këndej prodhimi vendas prej 6-10 milion kWh/ditë ka qenë i pamjaftueshëm për të siguruar furnizimin e domosdoshëm të vendit me energji elektrike (prej 14 deri 20 kWh/ditë). Për të plotësuar mangësitë e prodhimit vendas gjatë viteve 1997-2003 KESH-i qe i detyruar të importonte 8-10 milion kWh/ditë. Duke ditur se në periudhat kulmore të të ftohtit konsumi ditor rritej 25-27 milion kWh/ditë, llogaritjet vërtetonin se sistemi elektroenergjitik shqiptar plotësonte vetëm 75% të nevojave të përgjithshme të vendit. Për të gjithë u bë e qartë se blerja e energjisë për të përmbushur 100% kërkesat e konsumatorëve ishte e detyruar. Por fatkeqësisht përgjigja e qeverisë qe krejtësisht e kundërt. Jo vetëm që pengoi blerjen e energjisë elektrike, por gjatë 6 viteve të fundit, pranoi ta zhyste vendin në një krizë të thellë energjitike. Me urdhër të Ministrit Doda, KESH-i imponoi kufizime abuzive duke arritur aq larg sa t’i justifikonte si masa disiplinore ndaj konsumatorëve, të cilët i defamoi si debitorë. Sponsorizimi nga KESH-i i shprehjes publicitare: “Pa paguar nuk do të kesh energji”, vërteton qartësisht këtë synim mashtrues. 2. Keqadministrimi i sektorit energjitik (KESH, qeveria) Për shkaqe të paaftësive menaxhuese e kooperuese të Ministrisë së Energjitikës, mungesës së fondeve, shthurjes së disiplinës teknike, shuarjes së interesit shtetëror për rimëkëmbjen e prodhimit në burimet e shfrytëzueshme të naftës e gazit, kapaciteti i përgjithshëm energjitik gjenerues e furnizues i vendit gjatë këtyre viteve ra në nivele thellësisht të pamjaftueshme. Në këto kushte, rritja e kërkesës për energji elektrike, kur 99% e së cilës prodhohej vetëm nga hidrocentralet, pasi TEC-et dihet se kanë heshtur e burimet alternative nga turbinat e fermave të erës e panelet diellore nuk janë vënë në shfrytëzim, edhe pse treguesit teknik, ekonomik dhe ekologjik të përvojës botërore dëshmojnë se janë me interes për 28.000 km2 të territorit të vogël shqiptar të mbuluar me rezervuarë ujitjesh e hidrocentralesh, tashmë të argumentuar si shkatërrues të mjedisit. Pakësimi i energjisë vuri në punë gijotinën e qeverisë Nano, duke i prerë Shkodrës edhe burimin energjitik dhe dënuar vetëm këtë qytet me 5-6 orë ndriçim në ditë. E detyruar të importojë për çdo vit 25-40% të konsumit të përgjithshëm të energjisë elektrike, e paaftë për t’iu përgjigjur kërkesave, të klientëve të brendshëm dhe të jashtëm (nga mosrealizimi i sufiçiteve energjitike për të përmbushur kontratat e eksportit), pas vitit 1997, KESH-i reduktoi në minimum (pa mëshirë) furnizimin me energji të konsumatorëve qytetarë. E mbështetur nga shteti (për të mos humbur monopolin e tregut të rrymës elektrike), kësaj kompanie nuk iu ndërpre veprimtaria e biznesit, megjithëse ishte denoncuar si kampionja rajonale për shërbimet e këqia dhe importin neto të energjisë elektrike. Stërzgjatja e krizës energjitike e këmbëngulja e qeverisë për moshapjen e tregut të energjisë, si synim parësor kishte ruajtjen e KESH-it si shoqëri anonime virtuale, si karrem joshës për mobilizimin e përcaktuar të subvencioneve shtetërore dhe adresimin në një drejtim të vetëm të granteve të thithura nga shtetet e industrializuara (G-7), si dhe të huave e kredive të fondacioneve financiare europiane e globale. Për t’i lënë vetëm kësaj korporate të drejtën e zbatimit të projekteve e kurdisjen e mekanizmit abuziv të tenderave, ekzekutivi socialist përveçse nuk bëri ndonjë hap konkret për privatizimin e sektorëve gjenerues, të transmetimit e shpërndarjes, me përkushtim institucional pengoi edhe proceset liberalizuese, marketizuese e derregulluese të tregut energjitik. Mungesa e konkurencës dhe e transparencës në këtë treg të mbyllur zvogëloi ndjeshëm sigurimin e rezervave energjitike në vend. Moszbatimi në kohën e duhur i masave teknike, organizative, disiplinore, sanksioneve ligjore për shmangien e humbjeve “jo teknike” (energjinë e përvetësuar nga lidhjet ilegale dhe energjinë e papaguar) dhe humbjeve “teknike” në rrjetin e transmetimit e shpërndarjes (që gjatë 6 viteve të fundit kanë rezultuar 22-37% të energjisë elektrike të lëshuar në rrjet), motivoi këtë korporatë të abuzojë me klientët, t’ua faturojë humbjet atyre. Duke thelluar inkriminimin e vet, përvijoi furnizimin e Shkodrës me 5-6 orë energji elektrike në ditë. Dëshmi e qartë e mosrespektimit të kontratave me abonentët për furnizim Non-Stop (24 orësh). Angazhimi “institucional” i KESH-it për përvetësimin e përditshëm të 18 orëve të energjisë elektrike të paguar nga klientët denoncoi botërisht falimentimin moral e të mirëfilltë të shërbimeve të kësaj korporate. Shprehem në këtë mënyrë se kompetencat ligjore dhe instrumentat operues që legjislativi i kishte vënë në dispozicion, në mënyrë të veçantë humbjet “jo teknike” duhet t’i kishte zbritur në nivele minimale dhe kurrsesi të mos ua kishte faturuar konsumatorëve. Aq më tepër kur dihet se faji rëndon plotësisht në strukturat e paafta e të korruptuara të taksambledhësve, të mbikqyrësve të linjave (fidrave) dhe të policisë elektrike, me të cilën KESH-i ka pranuar të bashkëpunojë. Meqenëse përqindja e shkallës së korrupsionit në këto segmente, sipas analistëve të këtyre fushave përputhet me treguesit shifror të humbjeve “jo teknike”, përvoja pozitive e viteve ’92-’97, vërtetoi se vetëm zhvendosja e punonjësve të këtyre ekipeve në sektorë të tjerë të KESH-it (pa i hequr nga puna), siguroi rritjen pasuese të arkëtimeve 10% nga sektori i biznesit. Meqenëse krimi i korrupsionit në tregjet e mbyllura dihet se riciklohet duke u përkeqësuar në vazhdimësi, po të zbatohet një praktikë e tillë, aktualisht parashikohet rritja e arkëtimeve 50-55% kryesisht nga sektori i biznesit. Të tërheq vëmendjen se asnjëherë nga Ministria e Energjitikës dhe KESH-i nuk janë bërë publike as humbjet e konsiderueshme përgjatë infrastrukturës ndërlidhëse të sistemit elektroenergjitik shqiptar me vendet fqinje: Elbasan – Kardia, Fierzë – Prizren, Vau-Dejës – Podgoricë. Kur dihet se për të metat teknike e zbatimin e mangët të projekteve, rezistenca normale e linjave (jashtë parametrave të kërkuar) çdo ditë redukton thuajse 1/3 e kapacitetit efektiv të tyre, me ndikim direkt në rezervat energjitike të vendit. Të dhëna të mjaftueshme për të bindur këdo se edhe prej këtej e merr origjinën kufizimi i tejskajshëm abuziv i furnizimit të konsumatorit të Shkodrës e të qendrave të tjera të banuara të vendit. Trashëgimia dhe përvijimi i ndërtimit të banesave pa termoizolim, pa sistem ngrohjeje, si dhe mosvënia në funksionim e depove të ujësjellësit të qytetit në lartësinë e Kodrave të Tepes, për të garantuar pa ndërprerje furnizimin me ujë me rënie të lirë, ka shumëfishuar gjithashtu konsumin e energjisë elektrike. Vënia në punë shtëpi për shtëpi e elektropompave për thithjen e ujit direkt nga tubat e ujësjellësit, aplikimi i boilerëve e rezistencave për ngrohje, ka kontribuar gjithsesi në disfavor të qytetit që ushqehet me kuota energjitike fikse. Me porosi të qeverisë për të kompensuar mangësitë e prodhimit energjitik e humbjet e sipërpërmendura edhe Enti Regullator i Energjisë Elektrike (ERE), gjatë këtyre viteve ka sakrifikuar konsumatorin. Lojërat me abonentin shkodran dëshmojnë qartë vendimet abuzive të këtij enti. Në një qytet ku mungonte çdo lloj matësi elektrik, në tetor të vitit 2003, KESH-i publikoi humbjet 35,9%, arkëtimet 8,8% dhe kuotën e Shkodrës prej 800 mijë kWh/ditë. Bëhej fjalë për tregues të dyshimtë e planifikim të pabazuar, pasi vetë KESH-i, për të siguruar furnizimi Non-Stop gjatë dy ditëve të zgjedhjeve të qeverisjes vendore (të Tetorit 2003) u detyrua të rrisë kuotën e qytetit në 1.25 milion kWh/ditë, duke denoncuar vlerën e saj reale që ishte shumë më e lartë nga ajo që KESH-i sapo ia kishte “planifikuar” këtij qyteti. Zbritja e rrufeshme e kësaj kuote në 600 mijë kWh/ditë me urdhër të lëshuar në orën e parë të 13 tetorit, fill pas deklarimit të humbjes së kandidatit socialist dhe ngritja e saj 10 ditë prapa në 830 mijë kWh/ditë (nga presioni i protestave të përgjithshme qytetare) dhe tejkalimi në dimër edhe i kësaj vlere në 1.43 milion kWh/ditë (me këtë kuotë është furnizuar Shkodra në natën e Vitit të Ri), vërtetoi se Shkodrës i përcaktohen kuotat si t’i teket KESH-it e jo siç i ka kërkesat ajo. Por ndërsa shtimi i kuotës bëhej jashtë çdo parimi e norme tregu, KESH-i përsëri u lejua nga Ministri i Energjitikës të mos vendoste në punë matësit. Përvoja e vendosjes së tyre në Lezhë (Shkodra, Malësia e Madhe e Lezha bëjnë pjesë në një rajon energjitik) e heqja pasuese me motivin absurd se matësit janë të manipulueshëm nga spekullatorët (kur dihet se gjatë muajve të fundit kjo korporatë ka nisur montimin e vrullshëm të tyre), dëshmon se KESH-i kishte penguar vetë vendosjen e raporteve juridike shitës-blerës (ofertë-kërkesë), për të zgjatur sa më tepër statusin kaotik të tregut pa matës, që i jepte liri të abuzonte gjithsesi me abonentët. Konflikti i KESH-it me Bashkinë e Shkodrës gjatë viteve 1999-2000 është një nga shembujt më të qartë të veprimtarisë abuzive të kësaj korporate. Sipas KESH-it, Bashkia i detyrohej 300 milion lekë për mosshlyerje të faturave të energjisë. Meqenëse Bashkia kundërshtoi, çështja shkoi në gjykatë, e cila u detyrua të angazhojë një grup ekspertësh nga inxhinierë energjitik, që brenda periudhës 3-15 mars 2000 vërtetuan se për mungesë të matësve faturat ishin plotësuar me hamendje. Konkluzion i arritur pas një analizimi shkencor segment për segment të infrastrukturës energjitike që bashkia kishte në ngarkim. Akt-ekspertiza e hartuar nga inxhinierët nxori të vërtetën në shesh. Bashkia nuk i kishte asnjë detyrim KESH-it. Në pamundësi të vënies në lëvizje të procedurave të kushtueshme gjyqësore, ngritjes së ekspertizave të tilla për të vërtetuar se KESH-i ua faturonte atyre konsumin e energjisë me hamendje (pa matës) dhe për çdo ditë u grabiste 18 orë energji të paguar, për t’ia shitur dikujt tjetër, me sistemin marramendës “fik e ndez” (skemë shpërndarjeje që askush nuk di ta deshifrojë), banorët e Shkodrës hap pas hapi u përfshinë në protestën e refuzimit. Bëhet fjalë për shkëputje të marrëdhënieve me KESH-in, mospranim edhe të 5-6 orëve të furnizimit me energji. Duke shfletuar fletë për fletë dokumentacionin e SESA-s, që KESH-i akoma nuk e zotëron pasi SESA edhe sot ruan juridikisht pronësinë e saj, del se deri në vitin 1997 arkëtimet e Shkodrës ishin 78% (jo 41%, siç ka deklaruar së fundi inxhinieri mekanik “i përzgjedhur” për të përfaqësuar Shkodrën në takimin e organizuar nga BBC në këtë qytet). Pjesa tjetër (22%) e abonentëve, meqenëse nuk gjendej në qytet (ishte zhvendosur në Tiranë apo larguar në emigracion), vërtetonte se shlyerjet e detyrimeve ndaj KESH-it deri në këtë vit kishin qenë në nivelet më të larta, thuajse 100%. Furnizimi i regullt me energji elektrike kishte motivuar qytetarët të paguanin energjinë. Por meqenëse gjatë 6 viteve të fundit furnizimi u kufizua në 5-6 orë, gjithçka ndryshoi. Ditë për ditë marrëdhëniet shitës-blerës u prishën nga vetë korporata. Në rast se në fillim të periudhës së tranzicionit shenjat e para të krizës i dhanë strukturat e transmetimit e shpërndarjes, për të cilat ekzekutivi i asaj kohe mobilizoi fonde të konsiderueshme për mbulimin e disa investimeve, zgjerimin e riparimin e planifikuar të këtyre sektorëve (përfshirë edhe shtrirjen e disa linjave të tensionit të lartë e të ulët, që sot po shfrytëzohen), duke evituar krizën e siguruar furnizimin e pandërprerë të konsumatorëve të qytetit me energji elektrike (24 orë), gjatë 6 viteve të fundit ndodhi e kundërta. Megjithëse çmontimi në mbarë vendin i teknologjisë dhe agregateve industriale, për material shkrirjeje (skrap) nxori jashtë loje prodhimin industrial, prapë se prapë energjia e këtij konsumatori të fuqishëm nuk u kalua në favor të abonentëve qytetarë që ishin në errësirë. Për faj të menaxhimit të keq të strukturës së ndërruar të konsumit të energjisë dhe të politikave diskriminuese të ekzekutivit ndaj Shkodrës, pas vitit 1997 në këtë qytet u konfigurua kriza e rëndë energjitike. Furnizimi me energji elektrike filloi të bëhej në afate kohore krejtësisht të ndryshme me të qendrave urbane të vendit, vetëm 5-6 orë në ditë. Bëhej fjalë për një regjim në të cilin KESH-i, abonentëve të rregullt, i përvetësonte çdo ditë 18 orë energji të paguar dhe ata pak abonentë të parregullt i konsumonin kësaj korporate vetëm 6 orë (e jo 24 orë) energji elektrike në ditë. Në këto kushte, i njëjti qytetar ndaj të së njëjtës koporatë filloi të reagojë ndryshe. Hap pas hapi abonentë, prej dekadash të rregullt, filluan të shkëpusin marrëdhëniet me KESH-in. Numri i tyre nga 78% në vitin 1997, zbriti në 20% në 2004. Të revoltuar nga mosrespektimi i kontratës për furnizim Non-Stop dhe jashtë çdo norme tregu, pa matës, me çmime të pabazuara aforfe, me rrymë elektrike jashtë standarteve e parametrave të kërkuar, e pa asnjë shërbim garancie (avaritë në Shkodër kanë zgjatur me ditë, javë e muaj), i detyroi ato të këpusin edhe lidhjet fizike me rrjetin elektrik. Të solidarizohen me “protestën e refuzimit” të praktikuar si “rezistencë pasive” ndaj sistemit komunist nga shtatmadhoristi i pathyeshëm e poeti iluminist i qytetit të tyre, Hamid Gjylbegu, i cili gjatë 50 viteve të fundit ishte bërë i njohur si i vetmi në Shqipëri që kishte shkëputur lidhjet me sistemin energjitik, ujësjellësin dhe asnjëherë s’kishte votuar. Megjithatë, ky reagim i konsumatorit qytetar edhe gjatë 6 viteve të fundit përkohësisht ndryshoi. 3. “Strategjia” e refuzimit te realitetit dhe mosnjohjes se pergjegjesive Në janar-maj të vitit 2003, nisën të ripërtërijnë kontratat me KESH-in, thjeshtë se drejtori i ri i SESA-s refuzoi publikisht urdhërin e Tiranës (të marsit 2003) për furnizimin e Shkodrës me 5-6 orë energji në ditë. Në kundërshtim me këtë urdhër ai filloi furnizimin në përgjithësi të qytetit (duke hequr dënimin kolektiv) me 19 orë energji elektrike, sipas thirrjes qytetare “Na jep që të paguajmë”. Brenda kësaj periudhe 4-mujore, ky drejtor “rebel” arriti t’i vërtetojë drejtuesve të KESH-it se zgjatja e orëve me drita shoqërohej me rritjen e arkëtimeve. E në të vërtetë, brenda kësaj periudhe niveli i arkëtimeve nga ana e abonentëve qytetarë arriti nga 5%-28%. Duke patur parasysh se kjo korporatë vetëm abonentëve të rregullt, gjatë 6 viteve të fundit u kishte përvetësuar 18 orë energji të paguar dhe për t’i shlyer, sipas llogaritjeve duhej t’u jepte atyre 3,8 vite ndriçim falas, vërtetohet se vetë KESH-i është debitor ndaj tyre dhe shlyerjen e energjisë që ua ka përvetësuar mund ta realizojë edhe në “rrugët” që kam deklaruar disa herë publikisht gjatë 2 viteve të fundit (…në Këshillin Bashkiak dhe Parlament): “Orët e energjisë që kjo kompani i ka borxh klientëve të rregullt mjaftojnë për të kompensuar energjinë e papaguar nga konsumatorët debitorë”. E në rast se ky variant i shlyerjes së energjisë elektrike që KESH-i ia ka përvetësuar qytetarëve të Shkodrës gjatë viteve të shkuara, fillimisht u kundërshtua, së fundi qeveria socialiste e pranoi këtë zgjidhje. (Nga viti 1994 e këtej u falën faturat e papaguara). Bëhet fjalë për një vendim të qeverisë që zbuste marrëdhëniet e acaruara të KESH-it me blerësit, por nuk ndikonte aspak në shkaqet e krizës. Largimi i saj kërkon investime konkrete për të cilët Ministri i Energjitikës, Doda, dhe drejtuesi i KESH-it, Harasani gjatë kohëve të fundit kanë pohuar me naivitet se Shkodrën gjoja e kishin trajtuar me kujdes të veçantë. Sipas tyre në këtë qytet kishin investuar vetëm në vitin e fundit, por vlera e investimeve kishte qenë sa e të gjitha sipërmarrjeve të kryera mbi skemën elektrike të këtij qyteti gjatë 12 viteve të tranzicionit. Bëhet fjalë për një fushatë dezinformimi që fajëson më tepër këto dy përgjegjës direkt të krizës. Se sa është investuar në Shkodër e dëshmon veçimi në errësirë i këtij qyteti. Shqyrtimi i dosjeve përkatëse (fletë për fletë), për sa i përket investimeve dhe mbulimit financiar të tyre dëshmon se janë vënë në lëvizje vlera të konsiderueshme kapitale, e megjithatë kriza energjitike në Shkodër ka mbetur e pazgjidhur. Nga dokumentacioni i grumbulluar gjatë kontakteve të 3 muajve të fundit që pata me KESH-in në Tiranë, për të siguruar informacionet e nevojshme për realizimin e kësaj analize, e shoh me vend të paraqes subjektin autentik të njërit prej tyre: Rajoni i Transmetimit Shkodër Drejtoria Nr. 423 Prot. Drejtuar K.E.SH. sh.a. Divizionit Transmetim Dispeçerisë Tiranë Me vënien në punë të transformatorit të fuqisë 120 MVA, konstatojmë: 1- Një pjesë e N/Stac. Shkodra-2, N/Stac. Bushat dhe Lezhë përmirësohen si furnizim me energji elektrike ndërsa Shkodra-1, Malësi e Madhe, Rrenci, Vau i Dejës, Shkodra-3, Dobraç nuk kanë asnjë lloj përmirësimi. Për këtë qëllim kërkojmë që regjimi i punës të L-119, L-108/1 të jetë e mbyllur (unaza e mbyllur). Për këtë qëllim duhet mbrojtje shtesë për raste avarije (çkyçja e L-108). 2- Transf. i ri i 120 MVA nuk ngarkohet plotësisht por 75 MVA sepse me sa dimë ne mbrojtja distancionale e L-110 kV -108 ka kapacitetin max të saj 75 MVA (400 A). Sa më sipër është e nevojshme ndërhyrja e juaj. 3- Transf. 20 MVA që furnizon Malësinë e Madhe dhe N/Stac. Shkodra-3 Dobraç është i vogël, ai mbingarkohet 50-60%. Mundësisht të sigurohet Transf. tjetër 30 MVA për të përballuar dimrin. 4- Transf. 110/35 kv, 7.5 MVA i N/Stac. Shkodra-2 mbingarkohet edhe tani në verë. Kërkojmë zëvendësimin e tij me Transf. 110/35/6 kV 10 MVA që po riparohet në Elbasan dhe TRAnsf. 7.5 MVA i Shkodra-2 të zëvendësojë transf. 5.6 kVA në Bushat i cili të montohet në N/Stac. Vau-Dejës. Sa më sipër lutemi të hartohen projekt-preventivat përkatëse dhe të montohen para ardhjes së dimrit. 5- Në N/Stac. Lezhë të mendohet për vendosjen e 2 çelësave 110 kV në linjat kryesore dhe zëvendësimin e paneleve të cilat janë të amortizuara. Gjithashtu të sigurohen T. Tensioni 10 Kv, radrizatori i dëmtuar për të cilat ju kemi relatuar më parë. 6- Jemi në pritje të projekt-preventivave për N/Stac. B. Curri. E, tani që mesazhet e këtij relacioni vërtetojnë se investimet e vitit të fundit në Shkodër nuk kanë qenë të planifikuara por sipërmarrje të çastit të detyruara nga djegia e transformatorit 60 MVA në Vau-Dejës, kushdo krijon bindjen se Ministri Doda e Drejtor Harasani kanë investuar në skemën e këtij qyteti vetëm pas avarisë së rëndë dhe nuk kanë mbuluar projekte të studiuara gjithsesi për çrrënjosjen një herë e mirë të së keqes, ndryshimin e kësaj skeme. Duke patur parasysh se gjatë 30 viteve të fundit të dhënat dëshmojnë se janë bërë afërsisht 2 ndërhyrje në vit në sektorë të caktuar të skemës elektrike të karakterit ndërtimor, modifikues, rikonstruktues e përshtatës, nga viti 1997 e këtej, jo vetëm që nuk është bërë ndonjë ndërhyrje racionale, por nuk është shtruar asnjëherë problemi i ndryshimit të skemës primare të rajonit energjitik të Vau-Dejës nga merr energji Shkodra, Malësia e Madhe e Lezha. Në këto rrethana me siguri mund të deklarohet se në qytetin e Shkodrës mund të vendosen matësit, mund të liberalizohet tregu i energjisë, mund të garantohet konsumi i rrymës pa kufizime e pa kuota, mund të veçohet furnizimi i sektorit prodhues nga ai i konsumatorëve qytetarë, mund të hiqet dënimi kolektiv (ndërprerja e furnizimit vetëm për konsumatorët debitorë), mund të arrihet furnizim Non-Stop, por avaritë ditore, javore e mujore do të jenë të pashmangshme në rast se nuk do të ndërrohet krejtësisht skema elektrike e furnizimit me energji. Le të hedhim një vështrim të shpejtë mbi të metat themelore të kësaj skeme: E keqja filloi kur u vendos furnizimi i rajonit të Shkodrës me dy linja 110 kV, në përmjet dy N/Stac. 110/35/6 kV. Bëhet fjalë për një investim të pabazuar mirë, që synonte të përmirësonte me ngut ushqimin energjitik të Shkodrës e të Malësisë së Madhe që merrnin energji nga një linjë 110 kV dhe nëpërmjet një autotransformatori 30 MVA që mbulonte njëkohësisht edhe shërbimet e vetë Hidrocentralit të Vau-Dejës. Meqenëse fuqia konsumatore, pas vitit 1993 u rrit vrullshëm, zëvendësimi i këtij autotransformatori me një tjetër 60 MVA qe i detyrueshëm. Rritja e ngarkesës në 80-90 MVA në dimrin e vitit 1995 detyroi vendosjen pasuese të një autotransformatori tjetër 60 MVA (të dy së bashku 120 MVA). Konstatimi i rritjes së ngarkesës 80-90 MVA vinte në provë skemën elektrike të Shkodrës edhe përsa i përket kohëzgjatjes së përballimit të regjimeve të reja. Dyshimi i shprehur nga specialistët e vërtetë të këtij sektori, i hedhur poshtë nga drejtuesit (inxhinierë të fushave diametralisht të kundërta) u vërtetua. Në fillim të vitit të shkuar njëri nga autotransformatorët 60 MVA u dogj, pasi ishte lejuar të punonte i sforcuar me ngarkesë jashtë parametrave përkatës. Duke patur parasysh nevojat rezervuese e të perspektivës mbajtëse gjatë viteve në vazhdim del se investimet në skemën elektrike të furnizimit të Shkodrës kanë qenë kaotike. S’ishte çudi që të ndërtohej edhe një linjë e tretë me autotransformator të tretë, edhe një linjë e katërt e kështu me radhë disa të tjera, për të motivuar derdhjen e parave për mbulimin e këtij apo atij projekti, që grupeve të caktuara i jepte mundësi përfitimi nga loja e tenderave. Jashtë parimeve shkencore, tensioni 220 V i përfituar nga Hidrocentrali i Vau-Dejës reduktohej po këtu (në Vau-Dejës) në 110 kV dhe transmetohej me këtë vlerë për në Shkodër. Bëhej fjalë për një proces përcjellës krejtësisht në kundërshtim me parimet e praktikat bazë të transmetimit të energjisë. Shprehem në këtë mënyrë pasi dihet se energjisë së prodhuar në gjenerator rritja e dëshiruar e tensionit i bëhet nëpërmjet kalimit të saj në transformatorë shumëfishues e prej andej me linja elektrike të përshtashme çohet në destinacionet e parashikuara, ku bëhet ulja e tensionit në vlerën e caktuar, sa më pranë konsumatorit. Duke studiuar skemën elektrike të ushqimit të Shkodrës me energji zbulon të kundërtën. Skema elektrike e këtij qyteti ndjek principe krejtësisht të tjera. Pajisjet për uljen e tensionit nga 220 kV në 110 kV janë vendosur paradoksalisht në Vau-Dejës e jo në qytetin e Shkodrës. Siç shihet ka ardhur koha të ndërrohet kjo skemë e vjetëruar pasi nëpërmjet saj qytetit të Shkodrës nuk i garantohet perspektiva zhvilluese të cilën e kam bërë të njohur disa herë në auditorët e parlamentit dhe e kam përshkruar hollësisht në disa prej publikimeve të mia. Lënia e Shkodrës nën tension 110 kV do të krijojë pengesa të pakapërcyeshme për mbulimin e teknologjisë e shërbimeve publike moderne. Qytetarët e Shkodrës duhet t’i kërkojnë gjithsesi ekzekutivit ndryshimin e kësaj skeme elektrike appartaid-i. Për çdo ditë ata duhet të pyesin veten: “Përse në takimet e punës me Ministrin e Energjitikës, drejtuesit e KESH-it, ekspertët e huaj dhe në kontaktet me përfaqësuesit e medias, problematikën për zgjidhje të krizës energjitike nuk e kanë prezantuar asnjëherë inxhinierët e mirëfilltë të energjitikës, por të fushave të tjera? Përse inxhinierët e profileve të tjera (të pranuara në këto ekipe) nuk kanë lajmëruar asnjëherë qytetarët e Shkodrës e përfaqësuesit e tyre në parlamentin e vogël (Këshillin Bashkiak) e të madh (në Kuvend) se vetëm Shkodrës KESH-i i sillte rrymë elektrike të tensionit 110 KV? Përse deri sot nuk janë informuar banorët e qytetit tonë se furnizoheshin me regjim tensioni krejtësisht të kundërt me të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Vlorës e Korçës, të cilët dihet se marrin energji me tension 220 KV? Përse nuk është denoncuar asnjëherë prej tyre skema elektrike e qytetit, teknikisht me të meta thelbësore e me kapacitete mbajtëse të pamjaftueshme për të mbuluar shërbimet e ditëve të sotme (moderne) dhe projektet urbanizuese bazë, të industrializimit e të zhvillimeve moderne të së ardhmes (të perspektivës)? Përse në rrezonancë me qëndrimet e gabuara të Ministrisë së Energjitikës e të KESH-it, anëtarët e ekipeve negociatore të “përzgjedhur” për problemet e energjitikës së qytetit tonë nuk kanë dhënë alarmin se Shkodra është një nga qendrat më të mëdha urbane të republikës e braktisur jashtë tërësisë së sistemit energjitik shqiptar?” 4. Zgjidhja e problemit jashtw hakmarrjes politike Sa u tha më sipër, kushdo krijon bindjen se në varësi të skemës elektrike të vjetëruar me tension të pamjaftueshëm dhe të përjashtuar nga sistemi energjitik i vendit, Shkodrës i është ndaluar mundësia e transformimit të shpejtë të saj në qendër moderne turizmi dhe në një nga kryeqendrat e rajonit të integruar nga hekurudha (dega e vetme që lidh Shqipërinë me rrjetin rajonal dhe Shkodrën me Korridorin 7 – Danubin), kanali lumor i Bunës (projekti “Shkodra – port detar”) dhe autostradat ardhëse nga Europa Qendrore, Trieste (arteria rrugore dalmato-joniane), Beogradi (projekti “Vizioni i planetit”), Sarajeva, Podgorica (dega e Korridorit 5). Siç shihet ushqimi energjitik aktual nuk e garanton rimëkëmbjen e Shkodrës si metropol. Qytetarët e Shkodrës nuk duhet të pranojnë që mbi kokat dhe banesat e tyre të kalojnë linjat e tensionit të lartë për të furnizuar vendet fqinje dhe në shtëpitë e tyre të hyjë tension i ulët e luhatës, që përditë nxjerr jashtë përdorimit edhe pajisjet elektroshtëpiake, djeg banesat duke shkaktuar jo rrallë viktima. Ministri i Energjitikës nuk duhet të harrojë se instalimi i rrjetit komunal 20 kV kërkon detyrimisht rikonstruksionin e thellë të të gjitha nënstacioneve elektrike të Rrethit të Shkodrës. Pozita e këtij qyteti, thuajse në nivelin e detit, kërkon mbajtjen në punë të sistemit të elektropompave të ujësjellësit e të kanaleve të ujërave të zeza. Kuotat energjitike të ulëta e furnizimi me rrymë jashtë parametrave cilësorë e sasiorë kanë nxjerrë jashtë loje këto shërbime parësore. Në rast se për një rradhë argumentash ndërtimi i Hidrocentralit Fushor të Ashtës me të drejtë është hedhur poshtë që në vitin 1932 (nga ekspertët e Lidhjes së Kombeve), ndërtimi i Hidrocentralit të Liqenit të Shkodrës (sipas idesë së hedhur që në vitin 1940 nga Mehdi Frashëri), është më i pranueshëm pasi shfrytëzon ujërat natyral dhe eviton dëmtimet e sipërfaqeve ekologjike dhe ujërave nëntokësorë nga gërmimi i kanalit 13 km të gjatë, të parashikuar në projektin e Hidrocentralit të Ashtës. Skema elektrike e vjetëruar e Shkodrës i detyron qytetarët të kundërshtojnë braktisjen e Shkodrës nën varësinë e Hidrocentralit të Vau-Dejës, më “delikatit” të vendit. E ndërsa mbarë Shqipëria priste që qeveria socialiste të hiqte monopolin e KESH-it mbi tregun energjitik dhe të shpallte falimentimin e kësaj korporate, për të kundërtën vendimet e fundit të Entit Rregullator të Energjisë dëshmojnë se ekzekutivi e ka urdhëruar këtë institucion të favorizojë Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare. Pa marrë parasysh rrethanat e krizës dhe kushtëzimet absurde të imponuara nga KESH-i konsumatorëve, pa përfillur kërkesat e Ligjit Nr. 9072, të majit 2003 “Për sektorin e energjisë elektrike” dhe Ligjin Nr. 9135, të nëntorit 2003, “Për mbrojtjen e konsumatorit”. Pa pritur funksionimin e kooperimit KESH & ENEL për uljen nën 50% të humbjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes. Pa marrë në konsideratë mendimet e ekspertëve shqiptarë, studimet e ekspertëve vendas (duke përfshirë edhe publikimet e inxhinierëve të energjitikës së Shkodrës) dhe të institucioneve ndërkombëtare, pa pritur përfundimin e modulit të vlerësimit të tarifave të energjisë elektrike për përcaktimin e kostos afatgjatë të gjenerimit, transmetimit e shpërndarjes (përfshirë impiantet, nënstacionet dhe linjat e reja) nga ana e BB-së, ERE së fundi përsëri përcaktoi abuzivisht tarifat e energjisë elektrike. Me porosi të ekzekutivit, për të kompensuar humbjet, shtuar solvibilitetin (rritur aftësinë paguese të kreditimeve) dhe akumulimet kapitale të KESH-it, ky Ent u imponoi konsumatorëve ta blenin energjinë më shtrenjtë se në të gjithë tregjet e rajonit. Çmimi i 1 kWh për konsumatorin familjar ishte caktuar 0,080 $ USA, kurse për manifakturuesit industrialë, që i mbijetuan tranzicionit kaotik, 1,1 $ USA. Bëhet fjalë për çmimet më të larta të energjisë jo vetëm të të gjithë vendeve të ish-kampit të Lindjes, por edhe të Ballkanit Perëndimor që do të integrohen nën statusin e zonës së lirë. Megjithatë ndryshmet janë të pashmangshme. Shkodra është parashikuar nga ekspertët e Paktit të Sabilitetit, se do të bëhet qyteti i ardhshëm rezidencial i KESH-it. Çka nënkupton një radhë favoresh që do ta kthejnë këtë qytet në një nyje ndërlidhëse të Shqipërisë me rajonin në integrim e sipër. Vendosja sot e KESH-it në Shkodër, të nesërmen i jep këtij qyteti statusin e qendrës së tranzitit tregtar të energjisë elektrike. Të këtij malli të çmuar, produktit të vetëm shqiptar që kërkohet dhe konkuron me sukses në tregun rajonal dhe europian. Vendosja e KESH-it në qytetin e Shkodrës, brinjas H/C të Vau-Dejës, e jo në Tiranë (disa kilometra larg), garanton shfrytëzimin me nikoqirllëk të potencialeve energjitike të ujërave dhe të dy hidrocentraleve të epërme. Garanton daljen e Shkodrës nga kriza energjitike, kthimin e këtij qyteti në një qendër tërheqëse për investitorët e huaj, që dihet se sipërmarrjet e tyre përpiqen t’i afrojnë sa më pranë burimeve energjitike të pasura, siç është e pozicionuar Shkodra. E në rast se gjatë 6 viteve të fundit ekzekutivi socialist ka dështuar në punësimin e banorëve (niveli i papunësisë është 70%) dhe linjat e prodhimit të sektorit privat të këtij qyteti në të kundërtën, kanë angazhuar rreth 13.000 punëtorë, ndërpreja 18 orë e furnizimit me energji dhe furnizimi vetëm 6 orë me energji elektrike jashtë standardeve është një dëshmi e qartë e politikave të dështuara të KESH-it dhe të ERE, që në përcaktimin e çmimeve të energjisë nuk ka favorizuar aspak manifakturimin industrial të brishtë, kur dihet se shtetet e kategorisë së Shqipërisë i sigurojnë atij energji me kosto 2-3 herë më të ulët. E ndërsa çmimi i energjisë është deklaruar nga ana e Ministrit Doda si 12% më i ulët se kostoja e prodhimit, analistët flasin ndryshe. Sipas arsyetimit tashmë të njohur të tyre, çmimet e energjisë nuk janë motivuar nga prirja për të barazuar koston e prodhimit me të shitjes, apo për t’ia afruar vlerës reale të prodhimit por janë fryrë në mënyrë spekullative. Deklarimi i 40 miliard lekë fitim nga KESH-i dëshmon se kjo korporatë me çmimet e vjetra i ka realizuar fitimet e veta, pra nuk ka shitur nën kosto, siç pretendojnë drejtuesit e KESH-it. Rritja e çmimeve nuk është realisht 10%, siç thotë ERE, por 40%, pasi kostoja e prodhimit të energjisë në hidrocentralet tona është 1 lek për 1 kWh, 4 lekë për 1 kWh për energjinë e importuar, dhe 10,6 lekë për 1 kWh për ata abonentët që tejkalojnë konsumin 300 kWh. Në kushtet e ngritjes së çmimit të energjisë dhe uljes së tavanit në 220 kWh, çmimi 4,9 lekë i 1 kWh, tash e mbrapa do të rritet në 7 lekë për 1 kWh, duke rrëzuar edhe argumentimin e paraqitur nga Ministri i Energjitikës se gjoja të varfërit nuk do të lëndohen, pasi nuk shpenzojnë më shumë se 220 kWh. 5. Ne vend te mbylljes Si në çdo metropol ballkanik, edhe në atë të Shkodrës, historia mbizotërohet nga invazione perandorish shumëkombëshe e ndërthurje të civilizimeve të huaja, por në dallim nga këto, gjysëmshekulli i fundit i qeverisjes komuniste dhe socialiste ka patur efekte shkatërrimtare në fatin e këtij qyteti. Si qytet-port i krijuar mbi pikëtakimet e rrugëve ndërshtetërore veri-jug, lindje-perëndim, europë qendrore-pellg mesdheu, perspektiva e Shkodrës duhet të ishte e garantuar, por procesi historik i pafavorshëm e dënoi këtë qendër urbane të mbijetojë deri sot në hyrje të shek. XXI, në prapambetje dhe të mos ndjekë ritmet e përparimit të 12 metropoleve më të vjetra të Kontinentit, në grupin e të cilëve bën pjesë. Viktimë e konflikteve të popullatave rajonale, që në kombinacione të ndryshme për qindra vite luftuan ndërmjet vetes, përflakja e Federatës Jugosllave nga shpërthimi i luftës civile gjatë dekadës së fundit të shekullit XX, sapo tek ne kishte filluar periudha e tranzicionit, pat ndikime negative edhe në qytetin e Shkodrës, brinjas luftimeve. Siç shprehen analistët, tymi i katër luftërave të fundit ballkanike turbulloi ndjeshëm edhe vizionet e periudhës së tranzicionit. Ardhja e paqes, jo krejtësisht si arritje ushtarake, por si sukses i një plani të realizuar hap pas hapi nga aktorët e mëdhenj të bashkësisë ndërkombëtare: SHBA, Europë, Rusi i dha shpresë banorëve të Shkodrës të përfitonin nga kushtëzimet e favorshme të imponuara në rajon nga komuniteti ndërkombëtar. Të ekspozuar ndaj rrymave të kooperimit ekonomik dhe integrimit politik me prapambetje penguese për këto synime, çdo shtet ballkanik tashmë ishte ndërgjegjësuar se me duart e veta nuk do të mund të vizatonte skicën e së ardhmes në dëm të të tjerëve dhe do të quhej i suksesshëm po të arrinte të përshtaste ndonjë model perspektiv të tij brenda hartës së rajonit e të botës së re të transformuar në një metropol të vetëm. Ja pse sponsorizuesit e Paktit të Stabilitetit i kushtuan vëmendje të veçantë që në janar 2000 eksperimentimit në shtetet e Ballkanit Perëndimor të përvojës të zonës së lirë tregtare të praktikuar brenda hapësirave shtetërore të Çekisë, Sllovakisë, Polonisë, Hungarisë e Rumanisë që nga viti 1991. Strategji zhvillimi që brenda një dekade parashikonte t’i përgatiste ata për t’u integruar në BE. Nën klimën e ndryshimeve gjeopolitike të favorshme që pasoi luftërat ballkanike, Republika fqinje e Malit të Zi, hapi dyert e bashkëpunimit jetik, siç ëndërronte Gabriel Louis Jarray. Për të mos i dhënë shkas mbylljes së tyre, rëndësi e veçantë i duhej kushtuar kalimit nëpër këto dyer të infrastrukturës rrugore drejt Europës Qendrore. Fjala është për rigjenerimin e projekteve të vjetra të cilët kishin mbetur pa u kryer apo ishin penguar nga frika e konfliktit e kërcënimi i pandërperë i luftërave në rajonin ballkanik. Stabilizimi i vendeve të Europës Juglindore nën paqen e sistemit demokratik, që përmbysi Murin e Berlinit, motivoi menaxhuesit e fondacioneve financiare europiane e globale për mbulimin e disa prej projekteve rrugore të sipërpërmendura që depërtojnë në brendësi të unazës së qytetit të Shkodrës. Bëhet fjalë për investime që garantojnë integrimin infrastrukturor dhe energjitik të rajonit (ku Shkodra parashikohet të jetë një nga kryeqendrat), sipas udhëzimeve të drejtuesit kryesor të Paktit të Stabilitetit, Erhard Busec. Duke përfunduar, dëshiroj t’u bëj pyetje banorëve të Shkodrës: A mund të rimëkëmbet qyteti ynë si një metropol i zhvilluar, po qe se qeveria socialiste vazhdon ta dënojë me 5-6 orë energji elektrike në ditë dhe ta ushqejë me energji thellësisht të pamjaftueshme duke mos bërë asnjë investim për ndërrimin e skemës elektrike krejtësisht të papërshtatshme? Deputeti i Shkodrës, z. Ferid Hoti PAVARËSIA ESHTE E SHENJTE, SINQERITETI ESHTE HYJNOR I lindur ne Shkoder me 22 mars 1973, Blerti DELIJA, aktualisht eshte Kryeredaktor i TV Rozafa dhe njekohesisht ka aktivitet ne media te shkruara. Blerti mbush 10 vjet karriere ne mediat e qytetit te Shkodres edhe me gjere, ku fitoi simpatine e mijera qytetareve. U be nje person publik mjaft i dashur per gjuhen e tij elokuente dhe konstruktive me problemet e kohes qe shqetesojne qytetaret. Blerti eshte nje gazetar serioz dhe korrekt ne profesion, ku fitoi besueshmeri absolute ne raportin media-qytetar. Mediat tona kane nevoje per personalitete te tille, sic eshte Blerti DELIJA Pyetje (F.Kulli): Ju keni mbaruar studimet e larte per Matematike- Fizike. C’lidhje ka ky profesion me gazetarine? Me sakte, c’ju shtyu te beheni gazetar? Pergjigje (B.Delija): Fillimisht Fatime, eshte kenaqesi qe ju me kushtoni vemendjen tuaj permes kesaj interviste. Pervecse nje shkrimtare e mirenjohur, guximi juaj profesional eshte i njohur edhe ne gazetari, ku me prepotence (pozitive-profesionale) tashme jeni imponuar. Per t’ju kthyer pyetjes suaj. Jane te shumte ata qe me kane njohur vone, por edhe mjaft qytetare qe habiten kur u them se jam diplomuar per Matematike- Fizike. Shume kane thene se ne vitet e femijerise, kane filluar te shkruajne. Une mund te shquhem vetem per ndonje hartim te bukur apo vjershe moshore. Konsolidimi ne sferen e letrave (jo te gazetarise, sic eshte normale) ka filluar ne shkollen e mesme “Jordan Misja”. Shume nga shoket e mije te atyre viteve, tashme ruajne “krijimet” e mija letrare. Ky “dell” u forcua se tepermi ne vitet e Fakultetit dhe mund te them se mjaft studente te atyre viteve, besoj te ruajne ato, qe tashme mund ti quaj krijime, pa thojza. Nga shkencat ekzakte, kam marre forcen e arsyetimit, koncizitetin dhe saktesine ne pasqyrimin e lajmit. Mbi te gjitha, kam logjiken e zhdervjellte, edhe pse publikisht duhet te pranoj se nuk kam qene nje student i mire (ishte koha e fillimit te tranzicionit 91-92). Pas perfundimit te shkolles se larte, e cila koencidoi me fillimin e mediave audio-vizive ne Shqiperi e Shkoder (viti 1997) u hodha perfundimisht ne krahet e gazetarise, ku edhe jam, ndoshta do te qendroj edhe gjate. Zgjedhja eshte e thjeshte, te pakten per mua: ne mes mesuesit dhe gazetarit, apo jo Fatime? Pyetje: Cilat kane qene fillimet e para te daljes para publikut shkodran? Pergjigje: Gazetaria ne vetvete, per mua nuk ka qene gjithmone nje qellim apo enderr. Fillesat mund te them jane te rastesisshme. Ne Fakultet, nje grup shokesh: Ardiani, Blerta, Ajrina dhe une, nje dite te bukur menduam te ndertojme nje emision rinor, ne emer te Universitetit te Shkodres “L.Gurakuqi”. Ne ate moshe, mjafton nje ide (ishte viti 1994, 21 vjecare) dhe materializohet. Biseduam me rektorin e Universitetit, ate kohe Gjovalin Kolombi dhe ishte dakort. Alternativa me e realizueshme, ishte Radio Shkodra. Takuam kryeredaktoren Merita Ndoka (aktualisht ne SHBA me bashkeshortin Arben Zajmi, mesa di une) dhe ajo pranoi, madje ishte entuziaste. Edhe drejtori i RSH, David Luka, u tregua i gatshem. Pas rreth nje muaji pergatitje, dolem ne mikrofonet e RSH me emisionin “Konstelacioni Studenti”, titull te cilin e propozova une. Cikli vazhdoi rreth 4 muaj duke nisur nga marsi 1994 dhe u nderpre. Emisioni ishte me shume argetues por edhe informativo-kulturor dhe mund te konsiderohet fillimi zyrtar i profesionit te gazetarit, edhe pse thjeshte ate kohe, si bashkepunetor i RSH. Pyetje: Cilat kane qene sukseset dhe deshtimet tuaja si gazetar? Pergjigje: 10 vjet aktivitet ne gazetari, jane pak per mua por jane edhe shume. Te me kishte thene dikush para nje dekade se une do te arrija ne kete dite, nuk do ta besoja. Suksese, kam mjaft. Kam provuar te punoj ne radio, media te shkruar dhe vizive. Gjate ketyre viteve, kam shijuar edhe stacionet qendrore televizive, TV Klan psh gjate nje periudhe 6 mujore (1999). Pervec se gazetar, kam qene edhe kryeredaktor ne dy TV lokale, madje edhe drejtor per rreth 3 muaj. Kam arritur te intervistoj qe nga mbreterit (Leka I), presidente (Meidani, Moisiu), kryeministra (Majko, Meta), ministra, kryetare te partive politike ne qender, politikane, personalitete nga vendi dhe rajonet fqinje (Ferhat Dinosha, Fuat Nimani). Sigurisht, nuk do te rri te citoj shume, aq me shume se ju me thate se jam nje person publik, pra i njohur. Gjate ketyre 10 viteve, mendoj se kam krijuar nje imazh. Parimi kryesor qe me ka udhehequr, ndoshta nuk eshte shume i degjuar, mbase e kam krijuar edhe vete: Pavaresia eshte e shenjte, sinqeriteti eshte hyjnor. Deshtime?! Sigurisht. Nuk ka njeri qe nuk ka deshtuar. Pas 10 viteve gazetari, mendoj se do te ishte normale te kem nje shtepi timen, sado te vogel, nje motorciklete (per makine, as qe behet fjale), pra te kem nje stabilitet qofte edhe te vogel ekonomik. Tjeter deshtim, nese mund te quaj keshtu, eshte se asnjeher nuk arrij te jap njerezve te mije me te dashur dhe te aferm te familjes, ate qe kerkojne dhe meritojne. Pervecse koha shume e kufizuar (ti Fatime e di rregjimin e punes se gazetareve lokal ne Shkoder), shpesh nuk me ka ndihmuar edhe ana financiare. Persa i takon deshtimeve profesionale, veshtire te gjej nje (po tregohem jo modest Fatime)…, ah po, kam levizur shume nga nje media ne nje tjeter, perjashto TV Rozafen ku punoj aktualisht dhe po thyej te gjitha rekordet e mija: ne fillim te qershorit me behen 3 vjet pune aty!!!! Mendimi im, eshte se levizja eshte progres. Deshtimi im, nese ka patur ndonjehere, eshte konstatuar nga teleshikuesit apo lexuesit e gazetave, te cilet nuk kane nguruar te mi thone edhe ne sy. Gjithcka profesionalisht, e kam bere publike. Pyetje: Cilat kane qene raportet tuaja si gazetar me politikanet dhe pushtetaret ne Shkoder? Pergjigje: Te shkelqyera. Te pakten keshtu i konsideroj une. Jam munduar te ruaj ekuidistancat nga grupimet e ndryshme politike. Njekohesisht, jam mundur te ndertoj raporte pune te kujdesshme me te gjithe pushtetaret. Sigurisht, ka patur, ka dhe do te kete edhe ferkime, kontradikta. Madje, kam arritur deri atje sa te marr kercenime, qofte te hapura, permes telefonit apo njerezve prane tyre. Eshte e cuditeshme, edhe ata qe mund te konsiderohet elita e qytetit, akoma nuk kuptojne se gazetari nuk mund te jete kurrsesi nje megafon i tyre. Dikush ka thene: Gazetarin mos e bej kurre mik (sepse te nxjerr gjithcka ne shesh), por mos guxo ta besh armik! Kete parim pakkush nga pushtetaret tone deri me sot, e ka kuptuar. Partneritet ne interes te Shkodres dhe komunitetit, eshte e vetmja gjuhe qe mund te flitet me mua. Prandaj, mendoj se ne klasen aktuale politike dhe qeverisese-lokale te Shkodres, por edhe me perpara, kam shume miq. Per te ardhmen e raporteve, eshte shpejt te flitet besoj….. Pyetje: A keni patur kercenime direkte nga “te prekurit ne kallo” dhe si i keni perballuar ato? Pergjigje: Fatime, nuk ka gazetar ne Shkoder qe te mos kete provuar ate qe thate me lart. Para disa koheve, ka mjaftuar publikimi i nje emri te nje personi te ndaluar nga policia dhe fillonin andrallat, madje edhe kercenimet e hapura. Qe te mos zgjatem, kam provuar te me vene tyten e pistoletes ne gjoks (1997), te kercenohem, fyhem e shahem (1998), te marr telefonata anonime ne shtepi apo edhe ne celular mua apo te afermit(vazhdojne edhe sot), te tentojne te me shtypin me makine (nuk ka shume kohe) etj.,etj. Sigurisht, te gjitha i kam perballuar me qetesi. Ndersa te afermit e mije te kercenuar permes telefonit te shtepise, ishin teper te shqetesuar, une i thoja “Trimi te del balle per balle, ne mes te dites dhe jo naten”. Jo se jam trim une. Thjeshte mendimi se une po kryej nje detyre, me ka bere te mos kem frike. Kam dale, dal dhe do te dal ne cdo ore te dites, te nates, vetem apo me familjen, i shoqeruar me makine ose jo. Tashme, ne kemi edhe nje mburoje tjeter, e cila prej mese nje viti, besoj se ka luajtur rol ne kete drejtim: Unioni i Gazetareve te Veriut (UGV), shoqata e vetme aktive e gazetareve ne veriun e Shqiperise, nje ze i forte ne mbrojtje te interesave tona, apo jo! Pyetje: A ka force profesionale gazetaria ne Shkoder? Pergjigje: PO, dhe te madhe madje. Shume gjera qe jane permiresuar dhe shpresojme te permiresohen ne realitetin shkodran, nje rol te madh ka media, e ne kete kuader gazetaret qe i mbajne ne kembe. Nuk besoj se ka nevoje te jap shembuj. Kemi arritur ti imponohemi shume shtresave, pushtetareve apo politikaneve. Kjo fale forces sone, kembenguljes sone profesionale dhe forces se argumentit. Fatime, mjafton te lexosh ne emisione te ndryshme ne TV, Radio apo edhe te lexosh gazetat e perditeshme dhe kupton forcen profesionale te gazetarise ne Shkoder. Te pakten 30% e stafit te cdo medias eshte e markes “made in Shkodra”. Kete nuk e kane kuptuar akoma pushtetaret vendore, mesa duket. Para disa kohe eshte refuzuar nje propozim i Unionit te Gazetareve te Veriut (UGV) per ti dhene titullin “Krenaria e Shkodres” tre mediave : Tv Rozafa, Shkodra Tv1 dhe Radio Shkodra. Propozimi eshte perseritur dhe shpresojme ne mirekuptimin dhe logjiken e keshilltareve te Keshillit te ri te Bashkise Shkoder. Ne fund te fundit, ky eshte nje tjeter partneritet qe i ofrojme ne atyre. Nese nuk behet fjale per ndihme financiare (ku nuk mungojne edhe shembujt, ne Durres psh), nje stimul moral ia kane borxh mediave dhe gazetareve te Shkodres. Pyetje: Ju keni tentuar per te bere pjese ne jeten politike ne Shkoder dhe pse keni deshtuar? Pergjigje: Mendimi i pergjithshem eshte se nje gazetar, eshte gjysem politikan. Mendoj se eshte keshtu. Sigurisht, si nje person publik, nuk me kane munguar ofertat ne rast kandidimesh politike, sic u ka ngjare edhe te tjereve. Me keto koncepte qe kam une, nuk besoj se “do te pasurohem” ndonjehere, qofte edhe sikur te jem kryeminister nje dite (?!). Pra ne vetvete, politiken nuk e shoh dhe nuk do ta shoh si nje qellim fitimi. Fatkeqesisht, keshtu e shohin sot 90% e poltikaneve shqiptare dhe aspiranteve ne kete rruge. Te futesh ne politike pa nje suport te fuqishem ekonomik, eshte deshtim. Keshtu ngjau edhe me mua. Kandidova ne vitit 1997 per deputet i Kuvendit te Shqiperise dhe ne zgjedhjet e vitit 2003 per Keshilltar i Bashkise Shkoder. Sigurisht, humba, me sakte humben subjektet qe me kishin propozuar mua. Thjeshte tentova te coj ne pushtetin e vertete, zerin e “pushtetit te katert”, por edhe ti thosha gjerat ndryshe. Pohoj me plot gojen, asnje nga partite politike apo keshilltaret, nuk deshen, nuk duan dhe nuk do te duan edhe per pak kohe, te kene nder te zgjedhurit e tyre gazetare. E kam fjalen per koleget e Shkodres, pasi ka gazetare qe nga ky profesion, perfituan deputetllekun dhe tashme e mbajne gojen te kycur….Besoj se koha e angazhimit te gazetareve ne vendimarrje, ka filluar dhe shume shpejt do te kete ndryshime. Shoqeria ka nevoje per zerin tone, alternativen tone, e cila nuk eshte lehtesisht e korruptueshme apo e manipulueshme. Pyetje: Jeni kryetar i Unionit te Gazetareve te Veriut (UGV). A ndjeni nje autonomi profesionale, apo edhe ketu ka nderhyrje per mosecurine normale te unionit te vetem gazetaresk ne Metropolin e Veriut? Pergjigje: Nje grup shokesh, pasi vetem ne komunizem te gjithe bashkoheshin ne nje vath, menduan te me vene mua ne krye te UGV-se. Ne paranteze, mendoj se kemi patur rezultate, vecanarisht ne krijimin e nje mburoje institucionale ne mbrojtje te gazetareve, sic ishte rasti edhe i shkarkimit te ministrit Rama, ku u pozicionuam publikisht. Nga ana tjeter, berthama jone, i dha jete edhe Federates Sindikale te Gazetareve (Prefektura Shkoder) dhe shume shpejt do te antaresohemi edhe ne Federaten Nderkombetare te Gazetareve (IFJ) me qender ne Bruksel. Kemi marredhenie me homologe ne Itali, Angli, Kosove, SHBA, M. Zi, Maqedoni etj. (Po perfitoj nga rasti te bej pak reklame…). Qe ne fillim te aktivitetit tone, kemi patur nderhyrje dhe presione te ndryshme, madje edhe nga drejtues apo pronare te mediave. Realisht i kuptoj, pasi jemi ne oponence me ta. Nga ana tjeter, kane menduar te perdorin emrin tone dhe vulen per ativitete jo te ligjshme, sic ndodh edhe me shoqata te tjera. Deri tani, te tilla nderhyrje, nuk kane ndikuar aspak ne punen tone. Kemi patur dhe kemi shume veshtiresi. Na nevojitet nje zyre dhe nje pajisje minimale e saj. Mbase eshte momenti te bejme apel per pushtetaret por edhe dashamiresit e mediave. Do te sherbente edhe si nje zyre kordinuese per te gjithe gazetaret, antare ose jo te UGV-se. Pyetje: C’ndryshim ka media elektronike (audio-vizive) nga ajo e shkruar dhe ku ndjeheni me mire si gazetar? Pergjigje: Koncepti im eshte i qarte dhe vjen shkalle shkalle. Media e shkruar eshte fillimi i gazetarise, pasi po nuk dite te shkruash…. Me pas vjen radioja. Ketu pervec se te shkruash, duhet te dish ta transmetosh edhe permes zerit. E treta eshte media vizive, televizioni. Duhet te dish te shkruash, te interpretosh por jo vetem me ze, por edhe me pamje. Kombinimi i ketyre tre komponenteve, eshte me e veshtire, prandaj media vizive eshte me e nderlikuara. Ne gazete, pamja jote nuk vlen fare, ne radio mund te futesh ne mikrofon edhe me tuta sportive, ndersa ne TV eshte ndryshe. Kam patur fatin te provoj median e shkruar : gazetat “Universal”, “Fjala e Shkodres”, “Tema”, “Shqiperia Etnike”, revista “Orana”; Radio Shkodren si dhe Televizionet. Ne median e shkruar, e konsideroj veten me shume si nje analist se pasqyrues (reporter). Ne radio mendoj se mund te bej me shume “entratement” (besoj te kem shkruar mire, anglishten e zoteroj pak) ose argetim, ndersa ne TV jam nje raportues- formues dhe nje intervistues i pa kompromis (jo gjithmone, kuptohet)…..qesh. Nuk besoj se kam problem adaptimin ne te tre keta sektore. Pyetje: Jeni i martuar dhe keni nje djale. Sa kohe te lire keni per tu argetuar me familjen? Pergjigje: E thashe edhe me pare, eshte deshtimi im me i madh. Djali im tre vjecar, Matteo, shpesh nuk me shikon as ne mengjes, pasi rastis te jete fjete kur une dal ne mengjes. Ne darke, vij i lodhur, megjithate gjej kohe te luaj pak me te. Ne paranteze, ka filluar te njohe ne ekran qe kur ishte 2 vjec, Nanon, Berishen, Moisiun, pushtetaret tane vendore, madje u thote edhe emrat. Eshte i vogel, por nuk do ti sugjeroja te ndermerrte rrugen e gazetarise. Me bashkeshorten, punet ndryshojne. Alda edhe ajo tashme eshte ne rrugen eketij profesioni, qe ne vitin 1998. Tashme ne TV Rozafa, jemi mjaft kohe bashke. Por eshte e veshtire qe edhe kur pijme bashke nje kafe, te shkeputemi nga puna. Nena dhe babai im, te cilet kane merite te vecante, pasi me dhane jeten, shpesh me shohin ne rolin e nje miku ne shtepi, i cili vjen vetem sa per te fjetur, edhe per te ngrene shumicen e kohes, ha jashte (sigurisht, fast food, jo dreka e darka). Persa i takon te afermeve te tjere, takohemi thjeshte ne rruge, apo aktivitete ku une jam per te pasqyruar. Ka mjaft kohe qe une, Matteo dhe Alda, nuk kemi marre disa dite pushim dhe larguar nga qyteti, qofte edhe ne periferi. Vetem ne vere, 15 diteshi ne Velipoje, mund te quhet argetimi i vetem per nje vit. Dukem si skllav, apo jo….qesh. Pyetje: A mendoni se media ne Shkoder e ka kryer “misionin” e saj qytetar si duhet ne perballje me problematikat e shumta te qytetit? Pergjigje: Madje ka bere me shume se c’mund te kishte bere dhe c’duhej bere. Gjithmone kemi qene ne pararoje, gjithmone i kemi paraprire trajtimit te ceshtjeve, gjithmone kemi ngritur zerin te paret ne mbrojtje te komunitetit. Me thoni nje televizion qe fillim me proteste publike per shume muaj, edicionet e lajmeve. Ky eshte TV Rozafa, ne lidhje me diskriminimin e energjise elektrike. Si ky rast, ka me qindra ne TV te tjera, gazeta, pasi radio eshte shteterore, kuptohet. Mediat e Shkodres, kane qene, jane dhe do te jene avokate te papaguar ndonjehere, te qytetit, te rrethit, qarkut dhe treves veriore te Shqiperise. Uroj qe kete ta kene kuptuar edhe pushtetaret vendore, vecanarisht Keshilli i Bashkise Shkoder. E njejta gje, mendoj se mund te thuhet edhe per TV e M.Madhe dhe gazetaret atje, te cilet une i njoh nga afer. Pyetje: Shume nga koleget tuaj kerkojne te largohen nga Shkodra drejt Tiranes, pse jo edhe jashte shtetit per arsye ekonomike. Po ju do te largoheni nga Shkodra apo do te “luftoni” ne profesionin tuaj per ndryshim? Pergjigje: Fatime, te aferm te mij ai nga nena apo edhe babai, jane ne numer te madh ne profesion mesuesi. E them kete se me profesionin qe me ka dhene Fakulteti, edhe une do te isha si ata. Megjithate, une prej 10 vitesh tashme, jam “ngulur” fort ne kete profesion dhe duke u krahasuar me kolege ne qytete te tjera, Tirane apo edhe Durres, ekonomikisht ne raport me impenjimin, ndjehem i pastimuluar ekonomikisht. Kjo edhe per faktin se nuk jam i dy punesuar si disa shoke te mij (bejne shume mire) ne media apo profesione te tjera. Familja ime “mbahet” nga te ardhurat e siguruara nga gazetaria (Une dhe Alda). Matteo po rritet dhe bashke me te edhe impenjimet tona karshi tij. Gjithe kjo paranteze, ndoshta per te pranuar me dhimbje se edhe Blerti Delija, mund te largohet nga Shkodra, ndoshta edhe nga Shqiperia. Akoma ketu, me sakte ne Shkoder, nuk vleresohet truri. Jo pse une, apo edhe koleget e mij, jemi me te zgjuarit. Por nder ata qe jane ne profesionin tone, po, duke i krahasuar edhe me Tiranen e qytetet e tjera. “Modestia eshte koncept komunisto-lindor” kam lexuar ne nje liber qe ti ke shkruar Fatime, prandaj po e le menjane. Duhet te perendoje ajo kohe kur gazetaret, pervec andrallave te profesionit te veshtire e Shkoder, te mendojne edhe per mbijetesn ekonomike. Ndoshta askush nga koleget e mij nuk ka folur kaq hapur, por dikush duhet te thyeje akullin. Ne lidhje me largimin, nuk mund te them se kam patur mundesi te stabilizohem ne Tirane te pakten. Pervec se me familjen dhe te afermit (edhe pse i takoj rradhe), jam i lidhur shume me Shkodren. Me ka rastise se largohem brenda Shqiperise apo jashte, dhe sapo shoh kalane “Rozafa”, frymemarrja me zgjeron mushkerite. Jam sentimental apo jo? Pyetje: Ne fund, c’fare do te ndodhe neser? Pergjigje: Ne konceptin kohor, neser nuk do te ndodhe ndonje gje e madhe. Ne konceptin filozofik, shume. Pergjithesisht, jam optimist. E kam humbur pak kete sens, por serish jam optimist. Trishtohem shume nga mungesa e prespektives, nga mungesa e respektit per intelektualin (personalisht, nuk e konsideroj veten te tille) definicion i cili po shperdorohet. Nuk besoj se eshte mbyllje shume e gjetur apo fine per kete interviste, por sot mendoj se eshte “koha e Horrave”. Shpresoj qe neser te mos jete keshtu, ne konceptin filozofik te fjales neser, kuptohet. F.Kulli: Faleminderit B.Delija: Ju falenderoj une ju. Sinqerisht ju uroj per librin me te fundit “Uragani i meteoreve”, te cilin e kam lexuar dhe madje brenda nje kohe te shkurter. Njekohesisht, pres te aktivizohesh edhe ne gazetari, pasi ketu jemi kolege. intervistoi Fatime KULLI Agron LukaDrejt miqësisë, dashurisë dhe integrimit të përjetshëm me popujt vëllezër evropianë Reflektime në përkujtim të 80-vjetorit të firmosjes dhe ratifikimit të “Traktatit të Miqësisë Rrojtes dhe Dashurisë së Përjetëshme” Shqipëri -Turqi e “popujve vëllezër” shqiptar e turk.
Nënëshkrimi i “Traktatit të Miqësis” Shqipëri-Turqi, më 15 Dhjetor 1923. Më në fund, pas provës ushtarake për të qëndruar nën një unitet territorial e nën një shtet me pak autonomi kulturore nën Turqinë (tragjikomedia që përfundoi me atë polemikën e Esat Pashë Toptanit me ato “200 lopët e Sulça Begut”), pas aq kundërshtimeve të rebelizmit pan turk, uljeve të flamurëve të llojllojshëm shqiptar dhe kongreseve “Duam Babën, duam flamurin e Turqisë, duam harfet e shenjta të Kur’anit etj”, pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, vendi i pagëzuar me emrin e ri si Shqiperi iu rrasenjua kufinjve teritorialë që ia kishte caktuar dhe aprovuar Konferenca e Londrës e 1913 dhe riaprovuar e rikonfirmuar Antanta dhe diplomacia evropiane në përgjithsi. Ndërkaq ky shtet ri, për një paradoks e turp historik të kastës politike të asaj kohe dhe të tjerave pasuese, nuk e ka një ditë/datë përkujtimore as zyrtare e as së paku simbolike, e cila të quhet e të përkujtohet si “Dita e Çlirimit nga Turqia dhe ushtrisë së saj okupatore”!? Deri edhe Kushtetutën e re të 28 Nëntorit 1998, dita e data e 28 Nëntorit 1912, quhet vetëm si “Dita e Flamurit”, flamur i cili edhe ky realisht ka qenë i improvizuar me ngut dhe nuk ishte me një origjinalitet të shek XV. Më 17 Tetor 1923 në Stamboll kishte arritur një delegacion i Parlamentit shqipetar i kryesuar nga Eshref Frashëri. Më 13 Nëntor 1923, një gazetë turke Vakit (Koha), lajmëronte se kishin filluar bisedimet shqipetaro-turke. Në fjalën e hapjes kryetari i delegacionit turk Shukri Kaja Beu, kishte vënë në dukje “traditat e vjetra të miqësisë që lidhnin popullin shqiptar me atë turk”. Ndërsa kryetari i delegacionit shqiptar deklaroi se “detyra e të dyja palëve ishte të fiksonin në letër miqësinë që ekzistonte prej kohësh midis dy popujve dhe shpreh gëzimin që shteti shqiptar “Traktatin e Parë të Miqësisë” po e lidhte me Turqinë dhe vëllezërit turq”. Më 15 Dhjetor 1923, në Ankara u nënshkrua, “Traktati i Miqësisë Shqipëri-Turqi”, ku në Nyjën 1, shkruhej: “Midis qeverisë së Republikës Turke dhe qeverisë shqiptare si dhe nënshtetasve të të dyja anëve do të vazhdojë paqja, rrojtja, dashuria dhe një miqësi e përjetëshme”. Gazetat turke e komentonin me shumë entuziazëm kështu: “Dobitë që do të rrjedhin nga kjo miqësi dhe besim i përhershëm janë të panumërta”. Ratifikimi i këtij Traktati dhe Marëveshjeve nga Parlamenti Shqiptar dhe presidenti A. Zog u bë më 22 shkurt e 3 mars 1925. Deri më sot nuk është trajtuar çeshtja nëse ky traktat të jetë shfuqizuar apo denoncuar ndonjëherë juridikisht. (Përshkrimet dhe citimet janë marrë sipas librit G. Shpuza, “Ataturku dhe shqiptarët”, 1994, ribot. i ndryshuar, që janë nxjerrë nga artikujt e gaz. “Paqia” që botohej në Stamboll, respektivisht: dt 19 nëntor 1923; 17 nëntor 1923; 11 dhjetor 1923 etj) Ku qëndrojnë rrënjët e me çfarë shpjegohet Miqësia e Dashuria “jo e rastit, jo politike, jo ideologjike, jo fetare, e pashkëputur, me lidhje gjaku, e përjetëshme dhe prioritare, me dobi të panumërta etj, me Turqinë e popullin vëlla turk!? Interpreti i shquar i historisë për periudhën e famëshme “Duam Babën turk, flamurin fetar të Turqisë etj” (pas asaj “Mëvehtësisë së 1912, nën prezencën e ushtrisë turke dhe sovranitetin e suzeranitetin e Sulltanit” që i mungon edhe “Proçes-Verbali” origjinal, i fallsifikuar etj) dhe aktualisht interpret kompetent pranë qarqeve të larta të komunitetit islam të Shqipërisë, dr. Gazmend Shpuza, me rastin e një ribotimi/konvertimi të një ish libri të kohës së Enverit, më 1994, kishte shkruar: “Miqësia me popullin vëlla turk nuk është pjellë e koniukturave të momentit apo politizimeve dhe ideologjizmave të ndryshme. Madje, përkundrazi ajo u ka bërë ballë dhe është ngritur në momente të pafavorëshme mbi motive të këtij lloji. Kjo miqësi ka kapërcyer edhe ndonjë fazë jo fort të volitëshme, të shkaktuar, nga ndryshimet në sistemet tona qeverisëse së para Luftës së Dytë Botërore dhe sidomos për shkak të ndryshimit të regjimeve pas saj, në periudhën e hershme të Luftës së Ftohtë. Themi të hershme, sepse i vetmi vend kapitalist ndaj të cilit u hap Shqipëria, aq sa ajo mund të hapej në kushtet e izolimit që porsa kapërcyem, ishte jo rastësisht Turqia qemaliste. Sot në kushtet e hapjes së gjerë të vendit tonë në marëdhëniet me shtetet e ndryshme të botës lidhjet me Turqinë vazhdojnë të zenë, ç’ka është e kuptueshme, një vend të veçantë në shumë fusha. Nuk është i rastit fakti që ndër ndihmat e para që i erdhën popullit tonë në momente shumë të vështira, qysh në hapat fillestare të shndërimeve demokratike në vendi tonë, ju siguruan pikërisht nga populli vëlla turk. Një nga vendet, ku çeshtja e pazgjidhur kombëtare shqiptare ka gjetur jehonë dhe mbështetje është sërishmi Turqia qemaliste”. (G. Shpuza, “Ataturku dhe shqiptarët”, cit., f 4-5;) Po ky autor pati shkruar edhe një artikull të gjatë, një lloj tipi “vije” për shek XXI, si ai i Sami Frashërit, të titulluar si “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’nuk duhet të jetë”, ku mohon në parim disa të drejta rajonale. Sigurisht dhe jo rastësisht, autori jo më kot i ka mëshuar togut të trefjalëshit “populli vëlla turk”, ku e lakon disa herë gjatë librit. Ajo që konstatohej, në trajtimet e historisë së kohës së Enver Hoxhës, shpesh ka qenë pikërisht rrëshqitja me marifet nga vetë ajo që pretendohej: nga “trajtimi sipas metodës e parimeve të marksizëm-leninizmit”. Psh politika evropiane e shek XIX u trajtua me tone maksimale gjoja antishqiptare dhe u ngrit në qiell e ashtuquajtura “Lidhja shqipetare e Prizrendit” e 1878, kur në fakt ajo qe më shumë një lëvizje panislamike pan-turke, për të qëndruar nën sovranitetin dhe shtetin e Sulltanit Halif dhe madje edhe në titullaturë quhej “XHEMIJETI IHTILAHTI ISLAMIE-KOMITETI/LIDHJA E ISLAMËVE TË VËRTETË” dhe në të gjitha dokumentet e rëndësishme e pasqyroi këtë. Po kjo gjë u vërejt edhe në periudhën e mëvehtësisë, ku mezi pas aq e aq ngurrimesh u arrit të shpallet një lloj “mëvehtësie nën sovranitetin dhe suzeranitetin e Sulltanit” dhe harrohet se qe pikërisht Evropa ajo që e njohu fill në Dhjetor 1912 në parim krijimin dhe ekzistencën e një shteti indipendent alban/shqiptar, harrohet se qe Evropa ajo qi e hoqi sovranitetitn dhe suzeranitetin e sulltanit, qe Evropa që i përzuri përgjatë 1913 ushtritë e konsiderueshme turke, ato malazezo-serbe etj nga Shqipëria. E. Hoxha dhe terxhumanët e tij e kishin “harruar”, se kishte qenë Lenini ai, që në Kongresin e II të Internacionales Komuniste, kishte shkruar: “…është e domosdoshme të luftohen panislamizmi dhe rrymat e tjera të këtij lloji (këtu edhe panturqizmi panislamik i kohës së sulltanëve. Sqarim yni A.L), që orvaten ta lidhin lëvizjen çlirimtare kundër imperializmit evropian dhe amerikan me forcimin e pozitave të hanëve, çifligarëve, mullahëve etj;” (“Vep. të Zgj”, bot. 1958, f 712, “Skica e tezave mbi çeshtjen nacionale dhe koloniale.”) Por, Shpuza dhe të gjithë të tjerët që mendojnë si ai (që sigurisht se është një çeshtje e brendëshme personale apo e një komuniteti), nuk duhet të harrojnë se për një pjesë jo aq të vogël dhe jo aq të papërfillshme të popullit autokton alban/shqiptar, Turqia mesjetare përfaqëson okupatorin, kolonizatorin, dhunuesin dhe regresivitetin 5 shekullor, përfaqëson genociduesin dhe aplikuesin e xhihadit dhe rajallëkut, përfaqëson dëbuesin e rreth 250 mijë albanëve jashtë truallit amë të tyre, përfaqëson sjellësin e një sasie të konsiderueshme popullsish orjentale dhe rrjedhimisht nuk mund ta kenë atë “dashuri tradicionale dhe të përjetëshme” si fatlumët e gazinjtë tanë myslimanë. Turqia feudale për ne nuk ishte një nënë/njerkë e adoptuar siç ishte për jeniçerët fatkqinj, por ishte një shtrigane. Mendoj se është më mirë të flasim hapur se sa me hipokrizinë e deritanishme. Dihet fare mirë se “popuj vëllezër” përgjatë shekullit e XX-të kemi pasur plot, dhe këto fjalë të “vllazërisë e miqësisë së përjetëshme, si sytë e ballit etj” ua kemi lakuar ndoshta qindra herë, por këto “vëllezër” i kemi pasur të përkohëshëm dhe “dashurinë” ua kemi dredhur për pak vite me një superhipokrizi. Këtyre “vëllezërve të pa besë” në shumë raste pasi u kemi hëngër edhe paratë u kemi thënë “kalova lumin ta dhjevsha kalin” duke iu gjetur turli lloj justifikimesh për gjoja “divergjenca e principialitete ideologjike, fetare” etj. Kohët e fundit edhe ish shkrimtari oborrtar enverhoxhist I. Kadare është rivënë në theksimin e “anës progresiste” të “të bërit lanet e harram” të miqësive me popujt fqinjë e evropianë, nga krimineli e ideollogu Hoxha, bashkëqytetari i tij. Ky izolacionizëm antievropian enverhoxhist na çoi në një komunizëmsocializëm specifik të cilësuar e specifikuar me kohë si “komunizmit islamik i kazermës”, bile edhe si një lloj “feje e re e komunizmit islamik”, duke pasur të përbashkët xhihadin e armiqësisë së përjetëshme, të luftës së klasave deri në shpartallimin e plotë moral politik e fizik të armikut! (Shih, F. Engels në “Rreth Historisë së Lidhjes së Komunistëve”) Dhe që Hoxha ynë ka synuar pikërisht këtë, të bëhëj Mesihi, Teoricieni dhe Maadiu i Komunizmit Islamik në Botën e Umës nga Maroku e deri në Indonezi, tashma as nuk as më të voglin dyshim. Ish biografët, terxhumanët e tellallët e tij do të bënin mirë t’i nxirrnin të palarat e papërgjegjshme të Hoxhës tonë, me disa shërbime sekrete të huaja, qysh nga pas vitet 1938 e 1953 më mirë… Në një emision televiziv fare të freskët, një dialogues i lartë pa pikë përgjegjësie deklaron se “Italia dhe Greqia na kanë rrethuar dhe bllokuar, ndërsa Turqia, na ka lejuar vizat lirisht”. Dhe kjo deklaratë tendencioze bëhet, kur këto dy vende na kanë hapur vend për afro 700-800 mijë emigrantë ekonomikë, kur shqiptarët aktualisht duket se nuk e preferojnë Turqinë, por as ajo nuk e lejon absolutisht një emigracion të tillë masiv! Si mund të dilet pa pikë përgjegjësie e të deklarohet në një kanal lokal televiziv të Shkodrës se “Shqipëria aktualisht mikun numër një ka e duhet të ketë Turqinë dhe se duhet të kopjojë pikë për pikë organizimin e Turqisë edhe përsa i përket partive politike, se për antarësimin në Evropë do të luhet teatro edhe nja 60-90 vjet, se po pregatiten kryqëzatat kundër myslimanëve shqipëtarë etj, etj”! Në gazetën “Koha Jonë”, artikulli më i freskët pasi e supozon Berishën se “ka dashur të formojë një shtet islamik”(!), rekomandon si me urdhër që kjo duhet të analizohet jo sot, por motmot. Përsëri na dalin ne këta çaushë, sollakë e Azis Pashallarë, të kohës së qeverisë së Vlorës, që duan të presin kajmetë te kovaçi, për të marrë yrnek edhe Evropa nga ne?! Ka nevojë Shkodra qytetare të marrë mend nga jeniçerët dhe dordolecët e Enverit?! Simbas konstatimit të Shpuzës dhe disa historianëve e disa pseudoanalistëve dhe të shumë deklaratave të udhëheqësve shqiptarë, vetëm miqësia dhe dashuria midis popujve vëllezër shqiptar e turk dhe uniteti ideologjik Shqiperi-Turqi, kanë qëndruar të paprekura dhe bile në kohën e Mbretit Zog I, të Enver Hoxhës, Adil Çarçanit etj, janë vënë në evidencë edhe lidhjet e gjakut midis këtyre dy popujve etj. Pas Turqisë, në vendin e dytë ishte rradhitur miqësia me popujt vëllezër arabë dhe ato të botës islame. Këtë ide të shenjtë e konspirative të shpirtit e shohim qysh herët në një deklaratë të vetë të vetëshpallurit “Mbret të shqypetarëve” dhënë ambasadorit të Turqisë qemaliste Rushan Eshref, në prill të 1934, ku nënvizonte: “Për 5 shekuj, unitetin e kombit shqiptar e mbrojti Turqia. Po të mos ishte Turqia, Shqipëria nuk do të shpëtonte as nga pushtimi sllav as mund ta pengonte fshirjen e saj nga harta e botës prej latinëve. Thelbin e ekzistencës sonë ne ja detyrojmë Turqisë”. (Cit. “Ataturku…”, f 85) Më poshtë A. Zog I, vazhdonte: “Në thelb edhe unë jam përkrahës i Republikës, po aq sa është shlëlqesia e Tij, Gaziu Kemal Ataturku. Ai të jetë i sigurtë për këtë, por kushtet na detyruan të sigurojmë unitetin e brendëshëm, prandaj vepruam në këtë mënyrë”. (Po aty Shpuza këtë Turqi e interpreton me shënimin në kllapa se “me Turqinë duhet nënkuptuar gjithnjë Perandoria Osmane”, duke e shumëfishuar kështu atë “thelbin e ekzistencës dhe dashurisë së përjetëshme me hapësirat gjigande të sulltanatit osman.) Në realitet qëllimet e vërteta do të zbuloheshin vetëm dy vjet më vonë, kur Ahmet Zogu e martoi të motrën Princeshën Sanije me Princin Abid, djalin e Sulltan Abdyl Hamidit II, për të ruajtur lidhjet e trashigiminë sulltanore në Shqipëri, të cilin madje e ngarkoi edhe si të ngarkuarin me punë të ambasadës shqiptare në Paris etj. Përveç shumë dyshimesh, natyrshëm sot do të lindte pyetja: përse dhe kush pra ia imponoi Shqipërisë referendumin për monarkinë zogiste në fund shek XX-të, kur vetë Ahmeti na paskësh qenë republikan?! Edhe sot na e kërkoka “uniteti i brendëshëm” i myslimanëve sulltanistë pan turq-islamikë?! Meqënëse dr. Shpuza i ka përjashtuar tërë shkaqet tokësore të miqësisë dhe vllazërisë shqiptaro-turke e anasjelltas, i mbetet atij dhe të tjerëve që mendojnë si ai, të na i sqarojnë se në cilën yllësi qëndrojnë rrënjët e “rrapit madhështor” dhe shpjegimi i kësaj miqësie dhe dashurie hyjnore të përjetëshme e mbetur vetëm në planin nostalgjik, sentimental romantik e pa asnjë dobi. Integrimi në Komunitetin Evropian, një proçes i pakthyeshëm! Simbas pikpamjes sime, sigurisht se kjo puna e “dashurisë dhe miqësisë, e vëllezërve gjenetikë apo e probatinimit, dashurisë etj” është një çeshtje e brendëshme, personale dhe e vetë komunitetit islam të Shqipërisë. Por, akoma ushqehen iluzione donkishoteske, kur edhe roli e fuqia e Turqisë sot kanë dalë tekahyt me kohë?! Sidoqoftë, ajo që tashmë duhet të lëvizë nga vendi është ideja e vendosjes së Turqisë në vendin e parë dhe imponimi i kësaj miqësije dhe vije panturko-islamike në rrang shtetëror, në rrang historik dhe prespektive etj edhe për komunitetin kristian dhe atë progresist të Shqipërisë. Antarsimi i Republikës së Shqipërisë, tinëz pa asnjë referendum e pa asnjë së paku miratim parlamenti, është një precedent jo i lehtë. Shpërlarja e vizitave në Evropë, SHBA etj menjëherë në Turqi, nga Berisha, Meidani, Meta, Nano etj e nga diplomacia shqiptare, shitja e bazës së Pasha Limanit Turqisë nga Meidani etj janë precedente jo rastësore. Në qoftë se këto na qenkan një dëshirë legjitime e myslimanëve shqiptar, komuniteti i tyre duhet ta gjejë mënyrën po legjitime të antarësohet dhe të përfaqësojë në Konferencën Islame vetvehten e jo në emër të mbarë popullit të republikës, sepse ekzistojnë edhe të drejtat rajonale të cilat aspirojnë integrimin dhe lidhjet me komunitetin e vëllezërve evropianë dhe se për të gjitha këto duheshin zhvilluar referendumet e jo vetëm për ish monarkinë zogoglliane të vdekur përfundimisht. Edhe ne kemi pikpamjet tona për miqësitë, por të shkohet edhe sot pas “avazit të panturqizmit”, kur si prioritet duhet të kemi popujt vëllezër të Komunitetit Evropian, duket se stonon. Zgjidhja e asaj pjese të mbetur të çeshtjes nacionale, padyshim se mund të bëhet tashmë edhe brenda kuadrit të integrimit dhe vllazërimit evropian dhe nuk besoj se pritet kushedi se çfarë nga Turqia, e cila ka për të zgjidhur vetë çështjen nacionale të ndonjë populli që e mban të shtypur, si bie fjala popullin vëlla kurdistanas disa milionësh. Personalisht dhe për kushtet e sotme, unë e kuptoj se mund të ketë edhe një zgjidhje tjetër të çeshtjes nacionale shqiptare, me bisedime paqësore për një lloj rregullimi kufinjsh. Por a mund të bëhet kjo sot vetëm me dëshirën apo vullnetin tonë? Ndryshe me ushtri çlirimtare, me ndihma muxhaidinësh dhe miqsh të ish “Brigate Rosse” nuk besoj se kemi shanse. Edhe nga pikpamja e ndihmave ekonomike, prespektivës etj, as ka të krahasuar ndihma evropiane me atë të Turqisë. Në fund të fundit, aspirata dhe vendosja e vetë Turqisë, për Komunitetin Evropian, duhet t’i kujtojë kastës sonë politike t’ia vërë mirë gishtin kokës, për të mos vazhduar më gjatë me perversitetet e kaluara. Nga eksperienca e hidhur e shekullit XX-të dhe nga kjo që po përjetojmë, të krijohet përshtypja se shteti shqiptar e kastat e tij politike po i fusin shkopinj nëpër rrota antarësimit, integrimit dhe vllazërimit me popujt evropianë, duke futur gjithfarë pykash, si bie fjala antarsimin në Vendet Islame e deri edhe pykat atlantike të përtej atlantikut. Sidoqoftë ne i mirkuptojmë inerci-sentimentet dhe trashigimitë e kaluara dhe nuk mundemi t’i anashkalojmë realitet që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë ende. Por, tashmë kohët kanë ndryshuar. E kemi bërë dhe deklaruar botërisht zgjedhjen. Shorti është hedhur, “Të kalohet Rubikoni-Të integrohemi në Komunitetin Evropian” dhe nuk ka më vend për pishmallëk, duan apo nuk duan disa persona e partitiçka! Të gjitha energjitë e popullit tonë duhet të përqëndrohen te nëna jonë gjenetike e vërtetë Evropa, te miqësia, dashuria dhe integrimi i përjetshëm, me dobi të panumërta me popujt vëllezër evropianë.
Parabolë hungareze Për ta kuptuar më mirë shqiptarët dhe shkodranët, po përdorim përsonazhe të njohur në letërsinë shqiptare. Nga kryeqytetin Budapest të Hungarisë, i ra rruga Bajlozit të Zi, i cili në mbretërinë e tij, të themi Shqipërinë apo Shkodrën për ta kuptuar më mirë, ishte mësuar të kërkonte çdo natë nga një vajzë të re për shtëpi. ** * Në vendin e tij të sundimit, ku pallati i tij ishte ndërtuar me shumë dritare në formë katrore, Bajlozi kishte kaluar në netët e tij të çmëndura, të gjitha vajzat, madje kishte filluar ti përsëriste. Fillimisht, i thërriste me autoritetin e tij të padiskutueshëm si mëkëmbësi i të plotfuqishmit Zeus, flokët e bardhë të të cilit, ishin edhe fasada e shpirtmirësisë së tij proverbiale. Bajlozi i Zi, i pyeste për dijet që kishin mundur “të fitonin” vajzat nga “mësimet” e tija, të përhapura në qindra libra në të gjithë mbretërinë ku sundonte. Kështu niste historia dhe më pas vajzat ishin të detyruara të kënaqnin epshet shtazarake dhe jo normale për moshën e Bajlozit. Ai kishte madje edhe një familje, e cila paraqitej e përkryer dhe e ndërtuar mbi baza morale, e marrë si shëmbull pasi kishte thyer tabutë duke u martuar me një vajzë, e cila në fenë e Bajlozit, quhej edhe mëkatare. * * * Budapesti i pëlqeu shumë Bajlozit të Zi, i cili e mbante me krenari emërtimin, aq më shumë kur ngjasonte edhe me lëkurën e fytyrës dhe trupit të tij. E rrethuan me nderime si sundimtar i një vendi (qyteti) të vogël, por të begatë. E vendosën në një pallat të denjë për sërën e tij. Ngjasonte shumë me pallatin e vendit ku sundonte: Dritaret ishin të shumta dhe në formë katrore. Filloi të ndjehej si në vendin e vet. E dinte se hija dhe mbrojtja e Zeusit, e ndiqte edhe në Budapest. Iu kujtuan epshet dhe zakoni i vjetër… Qëndroi disa ditë në atë vend dhe çdo natë, ndërronte nga një vajzë. Këtë herë, nuk i vinin më nga frika ndaj tij, pasi Bajlozin e njihnin vetëm homologët dhe ata që e kishin ftuar. Çdo vajze i dhuronte diçka nga pajisjet luksoze në dhomën e tij, por edhe florinjë deri sa iu mbaruan. Në pallatin e tij, ishin mikpritur edhe të tjerë, por jo me emrin dhe nderet që i bëheshin atij. Ata gjatë gjithë qëndrimit të tyre, mundën të ftojnë një apo dy netë vajza. Ndërsa Bajlozi i Zi, përveç takimeve zyrtare, pjesën tjetër të ditës e kalonte duke pritur e percjellë vajzat e reja te Budapestit…. * * * U kthye në vendin e tij. I plakur bashkë me epshet e tija, duke e ditur se ishte i dobët të përballonte një kundërvënie nga pallati, Bajlozi nuk i tregoi asgjë, askujt. Çdo herë e më shumë, vajza që e kishte marrë si gjithë të tjerat dhe më pas u bë gruaja e Bajlozit, i dukej e frikëshme, përherë e më e fuqishme. Tha vetëm: “E kalova mirë në Budapest, më pritën mirë…”. U zgjati dhuratat “e shtrenjta”. Në fytyrën e gruas me të cilën krijoi një familje- dinasti që po mbretëron, Bajlozi i Zi, kuptoi se ajo dinte gjithcka. Një drithërimë i përshkoi qënien. Ishte imazhi i Gjergj Elez Alise, i cili po bëhej përditë e më i fortë, duke i zëvendësuar imazhin e Zeusit, i cili po zvanitej. Iu kujtua motra e Gjergjit. Kuptoi se kishte ardhur momenti i shpagimit të pashmangshëm. Askush nuk mund ta shpëtonte, as kthimi në Budapest, Romë, Londër e gjetiu. * * * Këtë histori, të përshtatur me personazhe shqiptare për ta kuptuar më mirë, ma tregoi një mik i imi, titullar i një komune në skajet më te largëta të Veriut të Shqiperisë. Unë po jua përcjell, duke nënvizuar se çdo ngjasim me ngjarje apo përsonazhe realë, mund të jetë thjeshtë i rastësishëm, veçanarisht për Shkodrën. BLERTI DELIJA
Precedenti Himare dhe indiferenca shkodranePer tre dite me rradhe qytetare te Himares I bene sfide shtetit duke protestuar ndaj mungeses se energjise elektrike. Edhe pse per ne qe jetojme skajshmerisht larg kesaj qyteze protesta per te patur me shume se 12-ore energji ne dite duket paksa absurde, banoret e Himares realisht kerkojne nje te drejte legjitime, e drejte kjo qe u eshte mohuar te gjithe shtetasve te ketij vendi pa perjashtim e ne vecanti kryeqendres se veriut. Pas protestes treditore gjithshka u zgjidh ne favor te popullates se atjeshme, madje me nje zgjidhje te cilen ne te pjeses tjeter (asaj veriore) as qe do ta kishim enderruar. Vetem dy ore nderprerje te energjise ne dite megjithese Himara paguan vecse 25% te faturave, ky eshte favori I KESH-it per qytezen e bregut jonian, favor qe realisht mbyll kosto te tjera. Ne kontrast me kete ndodhi himariote ne Shkoder eshte tashme I sterditur fakti qe qyteti me I madh I veriut furnizohet me 4-5 ore energji ne dite. Megjithe deshiren e madhe per te ngritur zerin nepermjet protestave, kasta politike (detyrimisht e djathte) ka ndeshur ne nje indiference masive te qytetareve per arsye te ndryshme. Padyshim arsyeja kryesore eshte demoralizimi total I qytetareve shkodrane. Te zhytur secili ne hallet e problemet e tij ata e quajne si te pazgjidhshem problemin e energjise elektrike duke u pajtuar pa kushte me situaten e krijuar. Nje tjeter faktor eshte edhe ajo pjese e qytetareve te mendimit ndryshe. Besnike te partise ata nuk mund ta pranojne faktin qe ne krye te protestave te vihen kundershtaret e tyre politike, madje ne mjaft raste ka nga ata qe kane nje mendim te tille si “vete e kerkuat, tani vuajeni”. Por nje pjese e mire e ketij grupi njerezish e pranojne idene e protestes qytetare pa ngjyrim politik. Nje pjese tjeter ndoshta me e konsiderueshmja jane abstenuesit, te zhgenjyerit e medhenj te cilet provojne alergji nga politikanet. Ky grupim I perket kryesisht moshave te reja dhe cdo tubim I krijon idene se ka qellim politik. Nese protestat me slloganin tashme te memorizuar STOP DISKRIMINIMIT TE SHKODRES NGA KESH do te organizoheshin nga intelektuale te njohur te shoqerise civile jam teresisht I bindur se nuk do te kishte shesh ne Shkoder per te zene protestuesit. Ka nje skepticizem ndaj politikes prandaj ne rastin konkret drejtimin duhet ta marre APOLITIKA, perndryshe, Shkodra nuk eshte Himare…ajo do vazhdoje te vuaje me ato 4-5 oret energji “dhurate nga KESH”. Taulant Kopliku 11 Shtatori i Spanjës panik për Shqipërinë Nga Albert VATAJ E s’ka si të mos jëtë një kambanë që bie edhe për veshët tanë. Natyrisht kurrsesi nuk duhet injorohet ajo që lau në gjak Madridin. Nuk duhet të kujtohemi atëherë që është gjithmonë vonë. As fakti i antinjerëzores nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet nga askush që u radhit në koalicionin antiterrorizëm, si një balsam që shëron plagën e shpirtit. Shqipëria, megjithëse një mbështetëse modeste e koalicionit antiterrorizëm, ajo është tashmë një fakt, të cilin duhet ta kujtojmë, jo për ta konsideruar si pendim, por si një detyrim i domosdoshëm për të qënë të përgatitur, ose në gadishmëri të pambarimtë, për të shmangur mundësinë e viktimizimit. Mizoria që tronditi kryeqytetin spanjoll mund të quhet pa frikë një tjetër 11 Shtator në historinë e botës moderne. Viktimat e këtyre atentateve terroriste apelojnë për më shumë tolerancë dhe mirëkuptim. E natyrisht për institucionalizim të frikës, mbase si ndër të vetmit mjetë mbrojtëse nga të tilla kasaphana. Në të njëjten kohë, ajo që ndodhi në Madrid ku humbën jetën afro 200 persona të pafajshëm, është dhe një alarm që ngërthen të gjithë koalicionin antiterrorizëm, pjesë në të cilën është edhe vendi ynë. Pandalshmëria e këtyre akteve barbare dhe paniku që mbjellin ata mbesin një kërcënim dhe tulatje për paqen. Kjo ngjarje u përcoll edhe në Shqipëri me deklarata që dënojnë këto akte dhe ngushëllim për viktimat, si dhe u shpall një ditë zie. Më shumë se solidaritet me vendin që u bë pre e terrorizmit, për ne duhet të jetë një mobilizim për të garantuar sigurinë, për të shmangur në këtë mënyrë mizori të tilla. Këto ditë u bë publik një angazhim i strukturave shtetërore që merren me sigurinë kombëtare, të cilat kanë shpallur sezon forcimin e kontrolleve. Por kjo nuk do të thotë se ajo që ndodhi në Spanjë pak ditë më parë, nuk mund të ngjasë edhe në Shqipëri (mos e thëntë Zoti!). Përkundrazi, terreni për të vepruar i elementeve terroristë mund të jetë shumë herë më i favorshëm se sa atje ku vdekja bëri kërdinë. Kemi para syshë deklaratat e herë pas hershme të Departamentin e Shtetit, në të cilat është cituar qartë se edhe në Shqipëri ekziston mundësia e veprimtarive terroriste dhe akteve të përgjakshme, që dinë t’I bëjnë apokaliptike vetëm terroristë të tipit Al Kaeda.
Shteti shqiptar i pafuqishëm përballë Kanunit të Lekë Dukagjinit Fenomeni i gjakmarrjes është një nga plagët më të rënda në Shqipëri. Shteti, jo vetëm nuk mbron jetën e njerëzve me konflikte, por s’ka mundësi të ligjshme të transferojë në zona të sigurta personat ose familjet që sot janë të ngujuara. Sot, mbi 3000 familje shqiptare janë të ngujuara, ku Kanuni i Lekë Dukagjinit është më i fuqishëm se shteti. E vetmja mundësi shpëtimi është largimi nga Shqipëria. Një lagje në Shkodër është pagëzuar “Lagjja e Gjakut”, megjithëse privatisht është ruajtur me roje, ka patur shumë viktima. Edhe ish-Kryetari i Këshillit Bashkiak Shkodër, Ndoc Çefa, edhe një polic, por edhe shumë të tjerë që kishin probleme gjakmarrjeje janë detyruar të emigrojnë nga Shqipëria pasi shteti nuk u siguroi jetën e tyre dhe të familjeve, ashtu edhe të riut 17-vjeçar Koland Ndreca që në moshë fare të re emigroi nëpër Europë, dhe për çka, sepse xhaxhai i tij kishte vrarë dhe hakmarrja do të binte mbi të ose tek i ati i tij. Organizata “Lidhja e Misionarëve të Paqes së Shqipërisë” që merret me pajtimin e gjaqeve, ku presidente e saj është gruaja e Kryeministrit, Xhoana Nano, nuk është e aftë të ndalojë apo kufizojë fenomenin. Pra edhe shteti thyhet përballë Kanunit. Shtete si Amerika, Anglia, Franca, Italia etj., kanë ndihmuar shqiptarët me të tilla probleme konfliktesh duke i pranuar si azilantë, por shtete si Belgjika edhe i kanë rikthyer. Në shumë raste riatdhesimesh shqiptarët me probleme konfliktesh janë vrarë sipas zakoneve kanunore shqiptare, ku gjaku merret edhe pas 200 viteve. Vasel Gilaj |