Daut Hoxha, nga “Venedika” tek “Vdekja e bretkocave”
Veçanti Pse është i veçantë një autor? Pyetja ka një përgjigje të thjeshtë: Nuk është si të tjerët. Është përgjigje shumë e thjeshtë. Këto i përkasin Daut Hoxhës, njeriut nga Durrësi që mbas dy vjetësh mbush 70 vjeç. Gjithçka që do të shkruaj më poshtë nuk është e influencuar nga komentet mbi jetën e tij, gjithçka që do të shkruaj e kam nxjerrë thjeshtë nga librat që ai ka botuar në periudhën para komuniste, 1997-2002. Ndërkohë që kisha përfunduar idetë e mia për shkrimet e Daut Hoxhës, dikush më tregoi një histori e cila nuk ka të bëjë me veprimet e tij të letrave. Këtë histori do ta përmend diku më poshtë. Mua më dhanë 6 libra të Dautit për t’i lexuar dhe për të dhënë një mendim. Unë i lexova me kujdes dhe gjeta aty shumë gjëra të këndëshme, gjëra që më detyruan të shkruaj për to. Në të vërtetë unë nuk i kam pëlqyer kritikat që bëheshin në periudhën e monizmit, sepse ato mbërtheheshin brenda kornizave të Partisë, kështu që vetë kritika ishte e bezdisshme në lexim, monotone dhe pa kokë. Mund të them me plot bindje se edhe kritikat që shkruhen sot janë përsëri të bezdishme në lexim, monotone dhe pa kokë. I vetmi ndryshim është heqja e kornizës së Partisë. Por është futur korniza e mikut, militantit partiak, elozheve, mediokërve etj. E vetmja kritikë që më ka pëlqyer është ajo që ka shkruar Shpendi Topallaj për romanin e Daut Hoxhës, “Vdekja e bretkocave”. Prandaj pa pretenduar, dua të shkruaj diçka edhe unë, madje në një gazetë si “Shqipëria Etnike”, që veçan të tjerave trajton çështjen kombëtare e është më e lexueshmja.
Ndrojtja E veçantë e parë e Daut Hoxhës është ndrojtja ndaj librave që ai shkruan. Kjo është një ndjenjë që ai e ka të shoqëruar që nga libri i parë “Venedika” e deri në romanin “Vdekja e bretkocave”. Kjo ndrojtje shfaqet sepse ai është tejet i sinqertë, veti që shqiptarët e çmojnë më shumë se çdo gjë tjetër. Sinqeriteti është ndoshta më i fuqishëm se “Dhënia e besës”, paçka se të dyja hyjnë brenda njëra-tjetrës. Dhe kështu me këtë sinqeritet prej treguesi ai druhet ndaj lexuesve: Vallë a do ndjejnë këta lexues shkrimet famëkeqe të punës së mbas viteve ’50. Por vetë sinqeriteti e bën ngadhnjimtar mbi mijëra faqe të shkruara gjatë periudhës së monizmit mbi punën vullnetare për krijimin e njeriut të ri, besnik ndaj idealeve… Pikërisht këtu Daut Hoxha, në luftë të pandërprerë me vetveten, në luftë me ata që s’janë shkruar për 50 vjet me radhë tregon jetën reale ashtu siç ka qenë dhe jo ashtu si e mbërthenin në korniza të Partisë, duke anashkaluar realitetin. Ndrojtja e tij bën atë që thotë Sh. Topallaj për romanin “Vdekja e bretkocave”: “Botimi i këtij romani ishte një detyrim moral për shumë njerëz që punuan shumë ato vite të mbas çlirimit…”. Brenda shpirtit shpërthyes të Dautit tingëllojnë vargjet e shkruara më 1953: Do të dëshiroj Me miq, e me shokë Në mes tyre lumturinë Ta ndërtoj. Në të gjithë librat e tij me poezi dhe prozë këto vargje janë lajtmotiv. Librat kanë datën e botimit mbas 1997, por shkrimet janë realizuar që nga 1953 e këtej. Imagjinoni vuajtjet shpirtërore deri në vitin 1990!
Ëndërra e prishur Heroi i përhershëm i Daut Hoxhës është një djalë i ri, simpati, i zgjuar, i hedhur dhe gazmor, dhe është shumë i përkushtuar ndaj punës. Kundra heronj të përhershëm të Daut Hoxhës janë njerëzit e partisë, të kuptohemi jo të pushtetit. Ato të partisë, kur bashkonin edhe detyrat e pushtetit atëherë tërbimi i heroit djalë i ri shkon në shpërthim. Ky ante një hero i veçantë. Duke u krahasuar me romanet “Këneta” të Fatmir Gjatës dhe “Tuneli” të Dhimitër Xhuvanit, të dy romane të mëdhenj për jetën e mijëra shqiptarëve, romani i Daut Hoxhës “Vdekja e bretkocave” është një roman shumë më i gjallë. Heroi vjen ndërmjet dialogjeve stilistikë të atyre viteve. Ai nuk bën monologje, hamëndje, meditime. Ai vepron duke guxuar mbi çdo lloj vështirësie. Këto vështirësi më të rënda ishin ato të sekretarit të Partisë, i cili ishte pengesë më e madhe se stuhitë, dherat e rrëzuara në tunel, punë rraskapitëse dhe vuajtjet shpirtërore të njerëzve të thjeshtë. Dhe përsëri po citoj një pjesë nga vjersha “Profetsia”: Shikoja egërsira Shpejt në fushë Do bjerë ajo Me egërsinë e saj Do të shkatërrojë gjithçka. Përse njerëzit nuk duhet të bënin një jetë normale ndonëse edhe ishte pas lufte? Përse ishte kaq i vështirë pak argëtim? Nuk ishin shpenzimet që do të bënte shteti. Ishte diçka tjetër shumë më e thellë. Ishte ideja djallëzore që do të kultivonte pafundësisht njeriun socialist gjithmonë të varfër. Nuk ka më të fuqishëm se sa ajo që injektuan partiakët e shtetit shqiptar në vitet ’50. Punë vullnetare, pa lek, më pak ushqim. “Jemi të varfër” e kështu vite me radhë. E çfarë kërkonte Dorjani? Kushte më të mira jetese, gjëra për njerëzit, për jetën. Por sekretari i Partisë nuk lejonte në emër të kursimit, në emër të një “të ardhme të shkëlqyer”, drejt “lugës prej floriri”. Dhe përrallat dhe dogmat e rafinuara vazhdonin. Kapeshin armiq të popullit, kur ata ishin popull vetë. Dauti habitet si mund të jetë armik Dorjani kur punon gjithë ditën dhe kërkon mbas pune pak jetë. Kërkonte të drejtën e tij. Më bukur mund të thuhet për ata që prishin ëndërrat: “Aqifet dhe Lefterët të ngujuar si vemjet do t’i gjejnë qelizat e shoqërisë njerëzore, për ta copëtuar dhe shkatërruar atë…” Këta ishin skifterët, bufët, hutinët që i copëtuan ëndërrat e Dorjanit e mijëra e mijëra të rinjve të ndershëm e të sinqertë shqiptarë. Në thyerjen, prishjen e ëndërrave punonte një sistem i sinkronizuar, i cili shfrytëzoi indirekt formulën e mbivlerës së Marksit, në llogari të një diçkaje tjetër dhe kurrë në të mirë… të popullit. Ideja që të punojmë si në rrethim, me punë vullnetare, kundër rehatisë etj., etj., çuan gradualisht në varfërimin total të popullit shqiptar, deri në vendosjen e turpit “tollon” në mes të Europës në vitet ’90! Këtë proces Daut Hoxha e trajton me shumë saktësi në disa libra, qoftë në prozë, qoftë në poezi. Vihet re edhe një tendencë shumë inteligjente, ndoshta e paparë në shkrime të tjera të autorëve shqiptarë. Kjo tendencë del në formë shkëndijash midis shkrimeve të Daut Hoxhës. Në përpjekjet e ndryshme të heronjve të Dautit vihet re tendencë e një rryme politike që ishte në kundërshtim me politikën e partisë në pushtet. Është tendencë e ideve të social-demokracisë, ëndrrës së shumë shqiptarëve të cilët u zhgënjyen nga teoritë famëkeqe të Stalinit dhe më pas të ndjekësit fanatik, Enverit. Ndoshta duhet studiuar me një shikim të veçantë. Këto aspekte të fiksuara bukur artistikisht, në mënyrë shumë të gjallë, nuk i kanë trajtuar edhe pena të njohura pak si përparimtarë të periudhës moniste. Aq më keq kur disa dolën edhe disidentë.
Dashuria për Durrësin Veçanti për Dautin është dashuria për qytetin ose zonën ku punonte. Përsëri në kundërshtim me shkrimtarët që botuan gjatë monizmit, Dauti është kokë më vete kur i këndon Durrësit, në një kohë kur shumica i këndonte Tiranës, Partisë, shokut Enver rreth Komitetit Qendror. Të shkruash për qytetin është diçka e dëshiruar nga shumë e shumë njerëz dhe jo vetëm durrësakë, por edhe të tjerë. Shumë të tjerë, ata që janë martuar me vajza durrësake etj., etj. Kur lexon ato poezi të vogla të lezetshme si valë të vogla të detit, mendja të shkon gjithandej në çdo qoshe të Durrësit. Kjo është meritë e një shkrimtari. Ai sjell emocione, gjatë leximit të një tregimi të Daut Hoxhës, ashtu automatikisht si nga larg vinte zhurma kërcitëse e portës metalike të stacionit të vjetër të trenit dhe plaku legjendar Xhepi, ruajtësi besnik deri në ngadhnjim i kësaj porte “përfaqësuesja” më tipike e Durrësit. E veçantë e Dautit është novela “Gruaja me të zeza”, një kombinim të stilit autorë disidentë rusë dhe pak i stilit të Mopasanit. Një lexues i zakonshëm mund ta quante “to more pornografik”. Por autori, duke qenë një vrojtues i mirë, pra psikolog dhe duke i drejtuar vetë shumë e shumë ngjarje të atij realiteti është krejt larg “pornografisë”. Ai nuk është snob, ai nuk është gjasme modern, me qëllim që të lexohet p.sh. në Paris. Ai është në lëngun e vet një vuajtës real i barabartë midis njerëzve të popullit, atij populli që udhëtonte me tren, bënte plazh duke ikur në këmbë deri te “Hekurudha”, që hante siç hanin të tjerët. Popull. Ashtu siç dashuron Durrësin dashuron edhe Tiranën, por jo atë Tiranën rreth Komitetit Qendror. Ai dashuron rrugët e bukura të disa lagjeve… dashuron ndonjë shitëse në MAPO-n e paharrueshme për të rinjtë e atëhershëm, muzikë e ndaluar. Ai filloi të jetojë çaste të vogla lirie, një lloj demokracie në miniaturë të viteve ’60. Durrësakët i mbajnë mend mirë këto vite. Edhe nëse diçka ndryshonte, skifterët filluan “ndalimin total të kënaqësive”. Kështu filloi edhe një herë tjetër koha e pasluftës, kursime, punë vullnetare, partizim i çdo gjëje. Dashuritë e Dasaretit të romanit “Gruaja me të zeza” janë domethënëse nuk janë qëllim në vetvete, janë artifice, mekanizmi ku Daut Hoxha na ndjek në jetën e qytetit atëhere, më njeh me shumë skuta poshtë te njerëzit, por dhe në disa skuta lart aty ku lëshoheshin “urdhërat kundër kënaqësive njerëzore”. Nëpërmjet Dasaretit, “dashnorit pa kufi” autori kërkon të na japë realitetin e Durrësit dhe Tiranës. Jeta ka qenë edhe atëherë me zëvendësministra qejfli, me gra afërsisht lesbike, me gra të lira, me gra që vinin nga shoqëria borgjeze e Tiranës etj. Por edhe këto ishin pjesë e shoqërisë, të mira, të këqija, as të mira e as të këqija. Si gjithmonë në jetë. Kurrë nuk është lejuar të shkruhej jeta ashtu siç ka qenë. Fatkeqësisht Dauti nuk i botoi në kohën e vet, sepse ai nuk mund të përdorte furçet e korigjimit të Partisë. Ai preferoi të mos i botojë dhe bëri mirë, jo se do ta dënonin, por se ai nuk donte të gënjente me shkrimet e tij. Këtu qëndron e veçanta e madhe e tij. Edhe heshtja ka vlerë. Pa dëshirën e ndonjë krahasimi, dua të perifrazoj fjalët e nobelistit të sivjetshëm në letërsi, Coetzze: “Duhej t’u kishe kërkuar atyre (komisionit nobel) ta harronin ceremoninë dhe çmimin të ma dërgonin me e-mail”. Me Dautin duhet vepruar ndryshe, ai duhet ndihmuar që të flasë sa më shumë duke botuar libra të tjerë, duke i kujtuar se asnjëherë nuk është vonë. Në librat e Dautit spikat gjithmonë një djalë i ri që gëzon jetën, luftën kundër pengesave, ky djalë është ai lëngu lidhës midis qytetit të dashur dhe jetës së njerëzve që lëvizin brenda qytetit. Po t’i shohësh me kujdes poezitë delikate të mbushet mendja plotësisht. Ky i ri na tregon për kampet e punës në vitet 1952-1953, na flet për një dashuri të lënë përgjysëm, për fakultetet e Tiranës, për udhëtimet me trenin e paharruar Durrës-Tiranë, për kontakte të larmishme me njerëz, për lulet e qytetit, detin… Është ky djalë që gjithandej është i gatshëm për çdo punë, çdo gëzim, çdo përmirësim, por… i dalin përpara të pashkollët me pushtet që nuk donin të përmirësonin qoftë edhe diçka jo vetëm për ata që vuanin në burgje për probleme idesh ndryshe, por edhe për gjithë njerëzit që ishin të lirë në jetë por të burgosur për idetë përparimtare. Tek tregimi “Ajo…” flitet me adhurim për një mësuese durrësake: “mosha, bukuria, hareja dhe çiltërsia harmonizoheshin si në sinfoni dhe i dhuronin Durrësit, qytetit tim paqe e mirësi”.
E përgjithshmja Që në fillim po citoj disa vargje të Wolld Willman: “vetëm një gjë dua të themeloj unë… … Pa ndërtesë, pa ligj, pa polic e pa fjalë, Instituti i dashurisë së vërtetë të shokëve”. Këto vargje i përshtaten shumë mirë Daut Hoxhës. Se po të mbledhësh të veçantat e tij, del në një figurë të vetme: një njeri krijues që beson te e mira dhe tek dashuria ndaj njerëzve. Prandaj tani do të tregoj atë histori që përmenda në fillim të shkrimit. Qytetarët e qytetit tim tregojnë për një veprim sa qytetar, aq edhe heroik të mësuesit Daut Hoxha, sot mësues pensionist. Gjatë një veprimtarie me nxënësit e shkollës ndërsa po kalonte gjatë bulevardit të dëshmorëve i del përpara një traktor me difekt në timon dhe ai për të shmangur rrezikun që i kanosej nxënësve, i del përpara traktorit duke shpëtuar në këtë mënyrë jetën e nxënësve të tij dhe duke u dëmtuar edhe vetë me fraktura në trup dhe këmbën e tij. Ky akt trimërie kujtohet edhe sot nga qytetarët e qytetit tim bregdetar për të cilin ai ka shkruar me dashuri në veprën e tij letrare: ai është një ndër njerëzit e respektuar të qytetit tim. Nga Fatmir Minguli (kritik letrar) Malësia e Madhe sfidon qeverinë, që kërkon gjakmarrjen dhe mbjell varfërinë Malësia e Madhe pas 14 viteve pluralizëm e demokraci po përballet me shumë probleme e halle ekonomiko-sociale, që në përgjithësi nuk vijnë nga vitet e vështira të tranzicionit, por nga harresa apo më saktë nga qeverisja dashakeqe e qeverive socialiste. Institucionet që u krijuan në Malësi në vitin 1992, kur ajo u bë rreth më vete, sot në vitin 2004 ose janë suprimuar, ose kanë mbetur në nivele simbolike edhe për pak kohë deri sa të zhduken edhe ato. E kështu dalëngadalë Malësia e Madhe po kthehet si para viteve 1990 jo vetëm me nivelin e vetëqeverimit, por edhe me mungesën e investimeve në infrastrukturë dhe sektorë jetikë të tjerë, ku më qartë shihet kjo nëse bëhen krahasime me rrethe homologe të Shqipërisë Jugore. Bizneset vendase janë zvogëluar e vazhdojnë të mbyllin aktivitetin e tyre si rezultat i mungesës së kredive që duhet t’u jepte shteti, por edhe nga “diktatura” e taksave që aplikohet me qëllime të caktuara vetëm për biznesmenët malësorë. Papunësia e banorëve të aftë për punë është më e larta në gjithë Shqipërinë, ajo i kalon shifrat e 75%, ku si rezultat i kësaj rreth 40% e popullsisë ka marrë rrugët e vështira e emigracionit. Investitorët dhe investimet e huaja as nuk ekzistojnë fare në Malësi të Madhe, madje të “virgjëra” mbeten vende të mrekullueshme klimaterike si Vermoshi dhe Boga, ndërsa Razma po shkon drejt shkatërrimit e harresës, si rezultat i mungesës së investimeve në infrastrukturë e tjerë. Sikur Malësisë së Madhe të mos i mjaftonin këto probleme jetike që po e çojnë këtë trevë simbol të shqiptarisë në kufijtë e mbijetesës, ka disa kohë që si me komandë media e shkruar dhe lektronike (ajo pranë qeverisë socialiste) po trumbeton Malësinë e Madhe si trevën “simbol” të gjakmarrjes e kanunit mesjetar. Për ta vërtetuar këtë iniciohen dhe financohen dhjetra shoqata e organizata (me emërtime jo-qeveritare) të cilat çdo ditë sillen si “korba” mbi këto male e fusha për të krijuar imazhin e një vendi ku çdo ditë kërcet pushka e derdhet gjaku për gjakmarrje, ku qindra familje janë të mbyllura në “kullat” e tyre duke pritur në ankth vdekjen e ngadaltë nga uria, ose vdekjen e shpejtë nga gjakmarrja. Shoqata apo organizata të ndryshme, vendase, por edhe të huaja prezantojnë punën e tyre në M. Madhe duke organizuar seminare, mbledhje, duke shpërndarë ndonjëherë edhe ndihma ushqimore e veshmbathje dhe deri shpalljen e Malësisë si projekt pilot për ngushtimin e rrethit të gjakmarrjes tek dorasi. Ndërsa këto shoqata e organizata e tjerë “harrojnë” se ka mbi një shekull (viti 1902) që Bajraku i Vuklit (Kelmend) kishte marrë një vendim të tillë, për hakmarrje vetëm tek dorasi e jo fisi dhe ky vendim ishte përkrahur nga gjithë bajrakët e tjerë të Malësisë së Madhe. Madje Kanuni i Lekë Dukagjinit nuk ka qenë kurrë i Malësisë së Madhe e cila ka pasur të vetin shumë më njerëzor. Gjithsesi me gjithë “dëshirën” e qeverisë dhe levave të saj Malësia e Madhe me një popullsi prej 57.000 banorësh, prej 14 vitesh ka pasur vetëm 18 vrasje, ku nga këto kemi 8 që mund të cilësohen si vrasje për gjakmarrje, ndërsa 10 të tjerat janë vrasje të “zakonshme” që ndodhin me bollëk në trevat e Jugut të Shqipërisë, madje këtu hyjnë edhe tre vrasje brenda familjes që në fakt shprehin krizën ekonomiko-sociale që ka mbërthyer familjet shqiptare nga keqqeverisja socialiste e Nanos. Të ngujuara për gjakmarrje ka vetëm 10 familje, ku gjysma e këtyre për pak kohë do të dalin të lirë, si rezultat i punës së urtë e fisnike të shumë burrave të moshuar e fisnikë që ka Malësia, e jo nga puna e shoqatave apo organizatave dhe e qeverisë që në fakt duhej të vepronte me ligje e jo me “kanune”. Kujtojmë se nga Rrethi i Malësisë së Madhe në dyert e Europës nuk ka asnjë prostitutë, ndërsa thuhet se nga Shqipëria ka rreth 30.000 të tilla. Si me emrin e vetë Zotit në Malësi të Madhe ka 19 muaj që nuk ka asnjëlloj vrasje, duke u bërë kështu kampion i qetësisë e maturisë jo vetëm në Shqipëri por në tërë Europën. Por me sa duket qeverisë i janë shurdhuar veshët e qorruar sytë, dhe në vend të qetësisë e stabilitetit të kësaj treve kërkon të zbulojë një “magazinë” të dokeve, zakoneve e kanuneve mesjetare të hakmarrjes e gjakmarrjes, ku në arsenalin e mjegullës e zhurmës shurdhuese kërkon të fusë jo vetëm shoqata e organizata vendi e të huaja, por edhe vetë bashkëshorten e Kryeministrit, znj. Xhoana Nano, e cila nga mediat, por edhe disa pushtetarë të majtë vendor po propagandojnë ndihmesën e saj ndaj familjeve me probleme të gjakmarrjes dhe të mbeturve jetimë për këtë arsye. Me këtë pretekst këto ditë po kërkohet që Xhoana Nano të shpallet qytetare nderi në disa njësi administrative të Malësisë. Të gjitha këto nëse do të ishin të vërteta Malësinë e Madhe do ta kthenin në një oaz të xhunglës ku jetojnë njerëz primitivë me mendësitë e qindra viteve para se të dëgjohej nocioni shtet. E në një vend të tillë kuptohet se nuk do të guxonte kurrë të riskonte asnjëlloj biznesmeni apo afaristi, vendas apo i huaj, edhe pse Malësisë së Madhe nuk i mungojnë resurset natyrore e njerëzore. Qeveria e sotme që kërkon ta bëjë Malësinë si vendin e njerëzve primitivë dhe ligjeve mesjetare, ka dy qëllime: Së pari, të vazhdojë persekutimin e pashoq ndaj M. Madhe, si opozitaren e palëkundur të të gjitha qeverive dhe pushteteve, hileqarë, dashakeqë dhe antishqiptarë; Së dyti, të justifikojë mungesën e vëmendjes dhe investimeve në trevat e Veriut (në favor të Jugut) duke “thënë” se nuk investohet në “xhugël” e për njerëzit primitiv të saj. Gjithashtu shoqatat dhe organizatat me emërtime të ndryshme që kërkojnë të “punojnë” në Malësi të Madhe kërkojnë që fenomenin e gjakmarrjes ta kthejnë në një minierë nga ku mund të nxirren para nga vendi dhe shtete të huaja, gjoja për të ndihmuar këtë komunitet. Qeveria, siç thamë më sipër ka interesat e veta për t’i ndihmuar këto shoqata e organizata, të cilat ndonëse e dinë mirë realitetin e gjakmarrjes në Malësi që thuajse nuk ekziston, ato e kërkojnë me këmbëngulje, çdo ditë e çdo moment. Por tashmë malësorët këtë e kanë kuptuar dhe nuk i përfillin më këto krijesa dashakeqe në të cilat bëjnë pjesë edhe pak malësorë, që kështu pa e “kuptuar” dëmtojnë vendin e tyre për pak para që u serviren nga shoqatat e organizatat me formulim joqeveritare, por me brumë proqeveritare. Natyrisht kjo trevë shqiptarie do të dijë të përballojë edhe sfidat e fundit të qeverisë së fundit dhe levave të saj që i kanë ditët e numëruara në këtë klimë mbijetese që Malësia e ka përjetuar ndër shekuj e ka dalë fituese… Ndue Bacaj Fejton Haxhi Qamili “i fali” emrin gazetës “Zëri i Popullit” Në tregun e mediave të shkruara, përveç gazetave e revistave me moshën e re të pluralizmit e demokracisë qarkullon papushim edhe plakushja 62 vjeçare “Zëri i Popullit”. Madje kjo plakushë ka ndërruar tre “burra” apo pronarë, që pa frikë mund të quhen tre breza të një familje apo fisi, që nga gjyshi e deri tek nipi dhe në fjalorin e politikës quhen Partia Komuniste, Partia e Punës dhe tani Partia Socialiste. PS ndonëse e quan veten të re vazhdon të figurojë “e martuar” me plakushen e gjyshit të saj, që në fakt vetë “Zëri i Popullit” duhet të ishte edhe gjyshja e PS, duke kryer kështu incestin më të çuditshëm në histori, “martesën” e nipit (PS) me gjyshen “ZP”. Gjithsesi se çfarë mund të sjellë një “incest” i tillë “martesor” e shohin shqiptarët pa ndërprerje të paktën tash 60 vjet, e për këtë nuk do të kishte vlerë asnjë koment i joni. Por më interesantja për shqiptarët mbetet historia e “pagëzimit” të emrit të ZP-së, e cila ndonëse ndërroi “burrë” apo padron emrin nuk e ndërroi kurrë, ndërsa makiazhin për t’u dukur e re e ndërroi sa herë kishte nevojë të vinte “kurorë” në gjendjen civile, e cila gjithnjë nuk i ndërroi ditëlindjen (viti 1942). Në historinë e ZP shkruhet se këtë emër ia vuri kryeredaktori i saj i parë, Enver Hoxha, i cili ishte edhe shefi i Partisë Komuniste e Partisë së Punës… Por që asnjëherë nuk u tha se nga u trashëguar ky emër i “madh” që fliste me “gojën” e sovranit popull (e popull thuhet se ishin edhe vetë komunistët dhe sjemenët e tyre). Me qëllimin e mirë për të ndihmuar sadopak në pasurimin e historikut të “Zërit të Popullit” që gjithnjë na ka dashur të “mirën”, menduam të hedhim pak “dritë” se nga u frymëzua kryeredaktori i parë (E.H.) për t’i vënë emrin gazetës së partisë së tij, ZP-së. Për të arritur në një konkluzion të konsiderueshëm ne menduam t’u referohemi viteve revolucionare të kryengritjes fshatare të “idhullit-hero” që kryeredaktori E.H. e kishte për zemër, Haxhi Qamilit. E si për të na ndihmuar vetë “krijuesi” në këtë mision “fisnik” në vitin 1914 gjejmë një gazetë me emrin “Zëri i Popullit”, që në turqisht shkruhej “Sedai Milet”, e cila botohej në Shkodër nga një grup filo-xhonturqish dhe kishin si redaktor një turk me emrin Salih Efendi. Nga kjo gazetë në atë kohë thuhej se frymëzohej edhe Haxhi Qamili që e filloi kryengritjen në Shqipërinë e Mesme nën parullën “Duam baba Sulltanin dhe flamurin turk me yll e hënë”. Kjo kryengritje kishte si qëllim jo vetëm Shqipërinë e Mesme, por tërë tokat shqiptare që i kishte pasë sunduar Baba-Dauleti. Gazeta “Sedai Milet” alias “Zëri i Popullit” në vitin 1914 e kishte të ndërtuar programin e saj në dy kolona, së pari në propagandimin kundër çdo qeverie të shqiptarëve me fytyrë europerëndimore, së dyti krijimin e një klime agjitative që shqiptarët të kërkonin për mbret një pinjoll nga dinastia e Ali Osmanëve të Stambollit. Thonë se kryeredaktorin e parë të ZP-së e nxiti për t’i vendosur këtë emër gazetës së Partisë Komuniste një nga komunistët shkodranë, i cili pas kësaj filloi të mburrej se ishte ai e jo Enveri që gjeti këtë emër kaq sinjifikativ për organin e Partisë. Natyrisht Enveri e mori vesh këtë dhe pa vonuar, komunistin shkodran e dërgoi tek të shumtit (vdekurit), për t’u dhënë lajmin e gëzueshëm të fitores së revolucionarëve “Haxhi Qamilë” të rinj… Gjithsesi ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi në ngjashmërinë e propagandës e shkrimeve të “Zërit të Popullit” të PK, PP apo të PS, me “Sedai Milet” të vitit 1914… Natyrisht për emrin e organit të Partisë kanë kontributin e tyre të pazëvendësueshëm (edhe sot) “miqtë” tanë fqinjë, por me origjinë e frymëzim gjithmonë nga Lindja. E së fundi një urim: “Gëzuar 90-vjetorin e Zërit tënd, o Popull…” Ndue Bacaj Përse ky vlerësim kaq i vonuar e kaq formal për OJQ-të Ditë më parë PD-ja më në fund i mblodhi drejtuesit e OJQ-ve në një bashkëbisedim të hapur. Kjo gjë, siç u tha, ishte shprehje e vlerësimit të kontributit që ato mund e duhet të japin në të mirë të luftës që ato duhet të bëjnë kundër çdo gjëje jo të mirë që servir qeverisja e realiteti ynë politik. Sepse pakënaqësia ekstreme popullore ndaj qeverisjes së keqe të maxhorancës socialiste duhet të bashkojë të gjithë opinionin intelektual që nuk pajtohet me dukuritë regresive që kanë rënduar ndjeshëm jetesën e masave të gjera të popullit. Po ç’bëhet më tej pas këtij takimi? Asgjë. Të paktën në opinion nuk ndjehet gjë. Të bësh të ndërgjegjshëm OJQ-të, t’i ngresh ato në nivelet e angazhimeve që sugjeron opozita e djathtë është sot domosdoshmëri, por njëkohësisht edhe vështirësi jo e vogël. Sepse organizatat joqeveritare tashmë kanë lindur, janë rritur e konsoliduar, duke mos patur fare vëmendjen e kujdesin e PD-së e Opozitës së Djathtë. Përkundrazi maxhoranca e majtë, përmes tërë levave e institucioneve të saj i kushtoi rëndësi e vëmendje të veçantë, i mbështeti ato, i siguroi kështu direkt e indirekt mbikqyrjen e tyre, duke vjelur avantazhet e mëdha që ato sjellin. Përse e kërkon PD-ja me kaq vonesë partneritetin e OJQ-ve? Nëse është e vërtetë se ky partneritet është i domosdoshëm për të vjelë problematika që ndihmojnë PD-në në hartimin e platformave të saj për ta nxjerrë vendin nga kriza, nëse është e vërtetë se OJQ-të merren çdo ditë me këto probleme, siç thuhet, atëherë shtrohet pyetja: A e njihte më parë PD-ja vlerën e OJQ-ve dhe për rrjedhojë domosdoshmërinë e një partneriteti të tillë? Përse nuk është realizuar më parë ai? Dihet se OJQ-të janë ingranazhe të rëndësishme me ndikim në jetën e vendit. Dihet mirë vlerësimi i madh që ka bota për OJQ-të, marrëdhëniet që ndërton ajo me vende të ndryshme përmes këtyre organizatave, rrugët disa herë të pazëvendësueshme përmes të cilave bota operon në marrëdhënie ndërvendore me këto organizata. Qeveritë e organizatat homologe të vendeve të tjera ushtrojnë tek ne një aktivitet të madhe shpesh me peshë në jetën e vendit. Përmes veprimtarish të ndryshme që sponsorizohen, analizohen e formulohen politika, përcaktohen ecuri në rrugën e tranzicionit, menaxhohen probleme ekonomike e sociale, ndikohet përgjithësisht në jetën politike, ekonomike e sociale të vendit. Është kjo arsyeja që e majta shqiptare i kushtoi vëmendje të madhe punës me OJQ-të. Thuhet se vetë ish-presidenti Meidani kishte prioritet të punës së tij kur ishte në detyrën e kreut të shtetit marrëdhëniet me OJQ-të, kujdesin që veprimtaria e tyre të inkuadrohej në interes të qeverisjes socialiste. Kjo ka sjellë që drejtuesit e OJQ-ve, siç thuhet janë vënë prej kohe në një angazhim të tillë. Kjo gjë është pohuar jo pak në median e shkruar e atë elektronike. Nëse këto të dyja qëndrojnë, lind pyetja: A do të mjaftonte një takim, biles shumë i vonuar i PD-së, do të thosha edhe i të Djathtës që me OJQ-të të vendosej një partneritet i dobishëm për Opozitën? Natyrisht që jo. E, nëse kjo opozitë nuk është ngritur me kohë në nivelin e vlerësimit të OJQ-ve e të sigurimit të një partneriteti të efektshëm me ta, aq më shumë kjo duhet të merret në dorë sot dhe me seriozitet e larpamësi, të sigurohet ky partneritet. Që të arrihet kjo është e domosdoshme të punohet me projekte, platforma e programe të qarta pune, çka nuk i shohim, nuk i ndjejmë. Organizmat e Helsinkit, ato për mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, shoqatat e organizmat antikorrupsion, ato për mbrojtjen e gazetarëve, të luftës kundër varfërisë, qendra studimesh ndërkombëtare, institucione për studime bashkëkohore e mjaft të tjera që gëlojnë nëpër Shqipëri, nuk duhet të drejtohen nga njerëz që i shërbejnë asaj partie që nuk i ka njohur kurrë as të drejtat e njeriut, të gazetarëve të lirë, asaj qeverie që është modeli i korrupsionit, që ushtron kontroll e presion mbi mediat, që e varfëron ekstremisht popullin, që pengon politika ekonomike që i shërbejnë progresit. E nëse në këto organizma dikush e disa dijtën të rendin e të okupojnë kolltuqe, çfarë bëhet për t’i fituar ato? Për politika frenuese ekonomike që po varfërojnë ndjeshëm shqiptarët, për problemet e mëdha sociale që përjeton shoqëria jonë, jo vetëm nuk u siguruan kurrë kontribute kontestuese nga këto OJQ, përkundrazi ato u vunë shpesh në ndihmë të justifikimit të politikave shtrënguese që ndiqen ndaj shqiptarëve. Kjo është fatkeqësi, të cilën nuk duhet ta lejonte e nuk duhet të vazhdojë ta lejojë PD-ja dhe e Djathta Shqiptare. Marian Shestani “Salmon” – libri më i ri poetik i Dashamir Cacajt Libri i radhës i poetit e prozatorit shkodran, Dashamir Cacaj, mban një titull që të befason e të bën të meditosh në heshtje sublime. Është i gjashti në vistrën e librave me poezi të autorit të njohur për nervin pikant, përherë e më impulsiv në strukturimin e vargjeve poetike. Enti Botues “Helena Kadare” ka nxjerrë në treg plot 20 libra të këtij shkrimtari e botuesi produktiv e cilësor deri aty ku koraca e poetëve të zëshëm shkërmoqet. Krijuesi në fjalë është definitivisht i suksesshëm në narrativën e përmasave të ndryshme, në letërsinë për fëmijë e pionierë, në memuaristikë e po aq në lëmejt e kritikës e eseizmit. Subjektet e ngjizur përshtatshëm për adoleshentët, rrinë në syprinë. “Salmon” është një poezi krejt ndryshe, me larushi motivesh e nëntekst intuitiv, me pergamenë ku sfilojnë ëndrra e tjerret shpresa drithëruese e brezave që vijnë, me impulse ku stërkeqet mohimi i vetvetes, me projektorë vibrues e inkandeshentë deri në flijim. Këto e të tjera vegime të kristalta e bëjnë të furishëm poetin, i cili stepet para rutinës e vargjeve-ashkla të brezit të vet. Nënteksti ku shullëhet vlaga e krijimeve të Dashamir Cacajt, është zor të sfumohet, pasi qëndron në ato lartësi ku pakkush mbërrin. Kuota ku pozicionohet poeti është e frikshme. Bishtnimi i formave e stileve të papërtypshme nga lexuesit kualitativë, përbën risi tek Cacaj, vërtet Salmon në bashtinat e poezisë më të mirë të viteve të fundme. E të shfaqesh si shoumen ndryshe në lakadredhat e poezisë mbresëlënëse e me aromë të trëndafiltë, është kryekreje meritë e krijuesve të rëndësishëm. Libri ndahet në 4 cikle. Nis me “Mëkati i heshtjes” që ka për okelio “paradigmat e vetmisë”. Merr hov me “Zig-zakun në sfond” ku “kënga e pashpirt” siluron mahnitshëm qiejt poetikë ku flatron vargu i Cacajt. Prehet një grimë tek “Kunadhja e lodhjes” që e habit poetin pse “mjaullin edhe kur fle”. Cikli i fundmë siglohet “Sprinti i moskthimit”, për të cilin poeti përdhunon pyetjen retorike “nuk e di pse stërkeqet”? E sa për poezi të veçanta, është mjaft të veçojmë “Beduinët”, “Duan të kryqëzohem përsëri”, “Në ditëvdekjen e blirit”, “Performanca e herezisë” e plot të tjera. Dy poema, “Jam endës i erës” dhe “Përvëlohem për një grua si ti”, janë stoli që nusërojnë në librin poetik “Salmon”, do të thonim si ndër të rrallët vëllime poetike të anunçuar në këtë fillim mileniumi nga krijuesit shqiptarë, e pse jo vetëm nga këta. Përgatiti: Vasel Gilaj Arti e kultura në Ulqinin turistik Pas mbylljes së sezonit të turizmit, atij sezoni të zhurmshëm, por shumë argëtues, qyteza e Ulqinit fillon ritualin e saj të trashëguar, atë të përgjumjes së madhe, të një pushimi po të thuash absolut. E gjithsesi është i justifikuar një pushim i tillë, pas një pune shumë të lodhëshme, pse jo dhe fitimprurëse që shoqëron për 3 muaj vëllezërit tanë shqiptarë, që jetojnë me shekuj në trojet e veta, në Ulqinin simpatik, në Ulqinin e artit, kulturës, mikpritjes e bujarisë shqiptare. Lind pyetja: Po si i kalojnë ulqinakët muajt jashtë sezonit dhe çfarë aktiviteti jetësor artistik zhvillojnë në këtë qytezë të vogël, që edhe për nga numri i popullsisë nuk i kalon të 27.000 banorët. Kjo është shkëndia që ndezi flakën, për të pasqyruar me realizëm gjendjen e artit e të kulturës sot në Ulqin, në fushën e artit koreografik të valles popullore si dhe të folklorit burimore në përgjithësi, ku unë pata fatin të punoj për një fazë 15 ditore dhe të njoh nga afër intelektualë e dashamirës të folklorit, valltarë shumë të talentuar, të rinj në moshë, por të pjekur në profesion. E s’kishte si të ndodhte ndryshe me Shoqatën Kulturore-Artistike Ulqini, ku në kryesinë e kësaj shoqate ka intelektualë të mirëfilltë dhe shumë artdashës të pasionuar pas këngës e valles popullore qytetare, e pse jo edhe të folklorit burimor shqiptar në trevën e Ulqinit, të këtij Ulqini sa turistik aq dhe artistik, sa punëtor aq dhe mikpritës. Kënga e vallja popullore qytetare, folklori burimor shqiptar në trevën e Ulqinit janë trashëguar me fanatizëm gjeneratave ndër vite nga paraardhësit e tyre, për ta ruajtur dhe demonstruar këtë fond kulturor me tërë pastërtinë dhe origjinalitetin e saj. E si të tillë që kontribuojnë për mbajtjen gjallë të kulturës në qytezën e tyre, e sidomos të folklorit në Shoqatën Kulturore të Ulqinit, mund të përmend zotërinjtë e nderuar të kryesisë: Ministri për Integrim i Pakicave në Mal të Zi, z. Gëzim Hajdinaga, një personalitet shtetëror i kompletuar, i dashur dhe i respektuar nga mbarë pakicat në Mal të Zi, me një bekgraund kulturor për t’u admiruar, shumë i dashuruar pas këngës e valles popullore qytetare si dhe folklorit burimor në përgjithësi; Drejtori për Gjuetinë në Ulqin, z. Meto Zenga, i pakursyer në çdo moment. Përveç detyrave shtetërore, ka ditur të gjejë kohën për t’i qëndruar pranë shoqatës dhe me kontributin e tij, për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të ndryshme, artdashës dhe shumë kërkues për realizimin e programeve në kohë e me cilësi të lartë artistike; ish-pedagogu i fizkulturës pranë Shkollës së Mesme në Ulqin, z. Beqir Truma, krijuesi i shoqatës kulturore-artistike për grupin e folklorit, ish-valltar i talentuar dhe koreograf pasionant për folklorin, ndonëse me aftësi të kufizuara shëndetësore jep ndihmesën e tij në mbarëvajtjen e grupit; një ndihmë jashtëzakonisht të madhe për mbajtjen gjallë të folklorit jep dhe shumë i talentuari, instrumentisti dhe drejtuesi i muzikës pranë Shoqatës Ulqini prej 20 vitesh, z. Jonuz Muharremi, i cili me orkestrinën e drejtuar nga ai vetë (fizarmonikë, dajre, kitarrë akustike dhe klarinetë) ndihmon dhe drejton pa u lodhur muzikalitetin në të tre shoqatat kulturore të Ulqinit. Edhe valltarët e vjetër janë një hallkë e rëndësishme e kësaj kryesie, zotërinjtë Safet Resulani, Mirso Nikoçeviç, Samir Mollakraja, Gëzim Dasharami, ndihmojnë pa u kursyer, valltarët e rinj për ngritjen e tyre profesionale dhe pse jo edhe artistike, duke u bazuar në përvojën e tyre të fituar ndër vite si valltarë. Përgëzime meritojnë edhe valltarët e talentuar që aktualisht japin kontributin e tyre në mënyrë sistematike e pa u kursyer, të mrekullueshmit valltarë të Shoqatës Kulturore-Artistike Ulqini, ambasadorët e kulturës shqiptare me banim shekullor në trojet e veta në Ulqin, si: Arta Mehmeti, Nita Brisku, Elvira Vuçiq, Viktoria Koftun, Ana Dabroviq, Xhemal Toska, Haxhi Kraja, Valdet Hasanaga, Arben Truma, Ilir Truma, pa dashur të harroj edhe të talentuarat Albana e Nejhana dhe të gjithë të rinjtë që i janë bashkuar grupit të Shoqatës Ulqini. Një nga vetitë më cilësore të këtij grupi është harmonia dhe respekti i ndërsjelltë të kanë në mes tyre, pasioni dhe serioziteti në prova, gjë e cila është kurorëzuar me çmime të stimujve moralë si në Sofrën Dibrane, Gjirokastër, Tiranë etj., qyete këto në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Së shpejti me ftesë të shqiptarëve të Ulqinit, me banim të përkohshëm në Austri do të bëhet një turne nga Shoqata Folklorike Ulqini, ku besoj se me paraqitjen dinjitoze të kësaj shoqate kulturore-artistike, me muzikën e këngët më të mira si dhe me vallet karakeristike të trevave të Malit të Zi, pa përjashtuar dhe larminë e kostumeve popullore ulqinake, patjetër do korret sukses në skenat e shtetit austriak si dhe do të plotësohen më së miri dëshirat spirituale të bashkëkombasve shqiptarë të Malit të Zi që jetojnë e punojnë në Austri e kudo gjetkë. Loja plot gjallëri dhe freski rinore e grupit të valleve si dhe dalja në skenë e këngëtarëve të mirënjohur ulqinakë dhe mjaft të afirmuar në diasporën shqiptare si Shaban Gjeka, Shemso Hasanaga, Gëzim Salla etj., pa harruar për asnjë çast dhe orkestralet popullore me fizarmonikë të instrumentistit Jonuz Muharremi, them se do meritojnë plotësisht duartrokitjet dhe ovacionet më të përzemërta të bashkatdhetarëve të tyre. Një kujdes i veçantë duhet treguar në mbledhjen dhe trajtimin me kujdes profesional të valleve e këngëve folklorike të reja në kërkimin e tyre, por shekullore në treva të ndryshme të Malit të Zi, ku jetojnë shqiptarë. Kujdes duhet treguar për ruajtjen e pastërtisë dhe të origjinalitetit sidomos në folklorin burimor, pa abuzivitet e deviacione në linjat etno-kulturore. Një vend me rëndësi të veçantë zë impenjimi maksimal i z. Kryeministër të Malit të Zi, për artin dhe kulturën e të gjitha trevave ku jetojnë shqiptarë e sidomos për qytezën e Ulqinit turistik, ku i ka kushtuar një vëmendje të madhe përfundimit të kino-teatrit të Ulqinit në një afat sa më të shkurtër, të vetmit kult kulturor, për të cilin populli i Ulqinit dhe kultura e këtij qyteti ka shumë nevojë. Tashmë edhe ulqinakët do të kenë një arenë kulturore të tyren ku do mund të shpalosin vlerat e çmuara të artit e kulturës së popullit të vet në shekuj. Muzika shumë origjinale e këngëve popullore qytetare të Ulqinit është një fond i vyer. Në mbrendësinë e saj janë ruajtur të pastra, të gjalla e origjinale vlerat artistike të poezisë e të muzikës si para 100 vjetësh, gjë e cila më pak është ruajtur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Çamëri, treva ku prej shekujsh janë të banuara nga shqiptarët. Ky realitet muzikor i bën më të dashura këngët e muzikën popullore qytetare të Ulqinit. Jo të pakta janë familje e individë që kanë trashëguar të pastër dhe origjinale këngën popullore qytetare. Këtu mund të veçojmë familjen Muharremi, si trashëgues me fanatizëm të këngës origjinale. Zonja Gjylije Muharremi është një thesar i çmuar me vlera të gjalla artistike. Në fondin e saj muzikor si këngëtare ka një repertor me të vërtetë për t’u admiruar. 450 këngë së bashku me muzikën origjinale jetojnë të gjalla në mendjen e z. Gjylije. 450 tekste këngësh të trashëguara si familje. Mendoj se është një thesar me shumë interes, për radiot lokale, shtetërore apo private në Mal të Zi, për pasurimin e fondit të tyre muzikor. Ndonëse 68 vjeçare ajo është në fazën përfundimtare të një videoklipi dhe një kasete me këngë të vjetra popullore qytetare ulqinake, ku vlen të përmendet inçizimit live si dhe trajtimi me shumë finesë që zonja Gjylije i ka bërë zërit të saj ndër vite. Duke ndjekur në vazhdimësi ecurinë e foklorit, artit e problematikës kulturore, si dhe përgatitjet serioze që po bën Shoqata Kulturore-Artistike Ulqini me rastin e turneut vjenez, e gjej me vend t’u bëj thirrje të gjithë pasionantëve të artit në përgjithësi dhe atyre të folklorit në veçanti që t’i bashkëngjiten Shoqatës Ulqini dhe kryesisë të nderuar të kësaj shoqate, në mënyrë që të paraqiteni sa më dinjitozë, sa më të kompletuar në aktivitetet e ardhëshme ndërkombëtare se vetëm kështu mund të shpalosni vlerat artistike të këngës e valles popullore qytetare dhe bukurinë e veçoritë e folklorit tuaj të trashëguar prej shekujsh. Koreograf Saxhid Alibali Shkodër-Shqipëri Arti i shtypit dhe i sirtarëve Dihet se dëshira e çdo artisti është të arrijë majet sa më të larta të suksesit, por mbërritja e këtij qëllimi nuk varet tërësisht tek talenti. Talenti i është dhuruar artistit për t’i shërbyer me të njerëzimit e kur prirja vihet në shërbim të padrejtësisë, padrejtësia i bëhet njolla më e pashlyeshme. Pra kur arti lihet të sundohet prej diktaturës, prirjen tonë ia bëjmë kurban djallit, në këmbim të një kafshate buke diçka më të madhe se skllevërit tjerë dhe trumbetimit të lëvdatave më të palavdishme e më të përkohëshme. Kjo ishte dehja trullosëse e hymnizuesve të realizmit socialist. Ata harruan se kjo rrymë ishte koshi i plehrave të së ardhmes. Kjo shkurtpamësi atyre iu duk e gjatë sa jeta e të tillë e menduan edhe dritën e rrejshme të lavdisë së kuqrremtë, prandaj pranuan me qejf të bëhen këpucët e këmbëve të realizmit socialist, të cilat me t’i grisë të ecurit e tij i priste koshi i shkarpave. Shkrimtari që e tradhëtonte realitetin e shtrëngonte atë realitet të bëhej gjykatësi i tij i ardhshëm. Tek shkrimet e përfaqësuesve të rrymës së artit të kuq lexuesi shihte shpirtin e autorëve të lavdisë së asaj kohe, e në asnjë mënyrë shkrime të shtirura si shpesh mundohen të na i paraqesin ithtarët e ithtarëve të realizmit socialist. Ata përpiqen t’i mbrojnë me justifikime bajate duke marrë shkas nga ndonjë kritikë e atëhershme nga ana e shtetit monist për ndonjë gjoja devijim prej politikës së partisë. Dihet se i vetmi shkak kritike i asaj kohe mund të jetë bërë ndonjë dyshim i vogël për ndonjë alegori që as autorit nuk i ka shkuar në mendje atëherë e që sot për interesa të kohës duan ta quajnë të tillë. Ne të gjithë e dimë sa kanë luftuar të dyshuarit e realizmit socialist t’i asgjësojnë ato dyshime me autokritika edhe nga më të paturpshmet, aq sa shtetit të diktaturës së kuqe i kanë shërbyer si kapital politik, ndoshta edhe më shumë se hymnizimet që këta autorë i kanë bërë shtetit para e mbas autokritikave. Aq të përkushtuar ndaj shtetit kanë qenë këta shkrimtarë, sa krijimet e tyre përpiheshin nga botimet si modele propagandistike. Ky fakt na bind se po të ishin ndarë nga jeta këta ithtarë të asaj rryme që përfaqësuan, veprimtaria e ethshme e asaj kohe nuk do ta kishte patur lavdinë më të gjatë se jeta e realizmit socialist. Prandaj ata frytet e krijimeve të tyre do të jetojnë vetëm në sajë të pemës së mbjellë në vitet ’90. Demokracia duke qenë e kundërta e tiranisë falë e merr me të mirë edhe armiqtë e saj të mëparshëm, por ata nuk duhet të lënë pas dore detyrën më të rëndësishme. Demokracisë së fal i duhet kërkuar të falur për sjellje të padenjë ndaj saj. Arti i vërtetë i kohës së lavdithurësve të kohës është arti i sirtarëve sepse ai art e dënonte artin e servilizmit, artin e atyre që u injektonin lexuesve helmin e partisë-shtet. Artistët e artit të sirtarëve jepnin shembullin e njeriut artist sepse askush nuk ka më nevojë për sa më shumë dozë njerëzie se artisti në mënyrë që talenti e virtyti të përbëjnë flatrat e një lavdie plotësisht të merituar, që i bën idhuj të përjetshëm të lexuesve të të gjitha kohërave prandaj e theksoj sërish, ata duhet t’i kërkojnë ndjesë publikut që kanë shitur më të pashitshmet, talentin e virtytet. Artisti i vërtetë sakrifikoi veten për hir të artit, jo artin për hir të vetes. Thirrja jonë drejtuar përfaqësuesve të realizmit socialist për të na kërkuar ndjesë është njerëzore e do të donim që po kaq njerëzore të ishte edhe përgjigja e tyre. Thyerja e kësaj heshtje do të ishte këputja e prangave të ndërgjegjes së tyre e cila ka shumë nevojë ta lajë sa më parë veten. Gjokë Vata
Nacionalistët pukjanë përballë diktaturës Nacionalistët u arratisën në Jugosllavi në vitet 1950-1951. Shpëtuan një pjesë shumë e vogël, sepse shumë u dëmtuan, u vranë në përpjekje me forcat e sigurimit famëkeq. Por ajo pjesë që mbeti u strehua në kampin e Podujevës, Jugosllavi. Herë pas here ata vinin për të marrë vesh në familjet që patën mbetur këtu në vendin e tyre, në ferrin komunist. Në verën e vitit 1954 në një fshat të Pukës që quhet Mzi, një grup nacionalistësh erdhën nga Podujeva, siç shkruam më sipër dhe pasi kaluan kufirin erdhën dhe kaluan në vendin e quajtur Vau i Dardhës, këtu tek Lumi Dri, ku lidhet Tropoja me Pukën me anën e një varke me teleferik. Ata kaluan dhe u nisën në drejtim të Iballës por duhej të kalonin patjetër nëpër fshatin famëkeq Mzi. Këtu kishte shumë komunistë të tërbuar që as Puka brenda nuk i kish më të rrezikshëm. Këta ishin të lidhur direkt me Tiranën zyrtare. Grupi që drejtohej nga Mark Zogu dhe Pjetër Gjoni do të kalonin nëpër Mzi sepse Pjetri ishte nga Mziu. Nata u err. Ajo nuk kishte hënë dhe pritat ishin zënë nga brigadat e sigurimit sa ata nuk kishin nga të kalonin duke u përpjekur që të hapnin rrugë. Nacionalistët u mbyllën edhe më keq sa u detyruan të hidhen nga një shkëmb me radhë, ku mbeti një i plagosur, i cili theu këmbën dhe mbeti në vend. Mirëpo pushka kërciste papushim. Vendi ishte vënë në ndjekje këmba-këmbës. Ata ishin shumë në rrezik që asnjë të mos shpëtonte i gjallë. Komunistët e egjër të fshatit që mirë i dinin shtigjet e rrugët e kishin zënë me forcat e sigurimit por zotësia e Mark Zogut mundi të kalonte edhe këtë radhë këtë pritë të madhe që forcat policore e sigurimit kishin zënë. Ata u nisën për Vaun e Dardhës nga ku do të kalonin Lumin Drin për të shkuar drejt Jugosllavisë. Mark Zogu, burrë 60 vjeç e mori në shpinë të plagosurin ku ishte 6 orë rrugë dhe Drini do të kalohej. Forcat e sigurimit u alarmuan edhe në Tropojë, kufiri u rrethua edhe më shumë, por përsëri grupi po ecte drejt Jugosllavisë. Me të plagosurin ata hipën në varkën e Lumit Drin dhe kaluan drejt Qafës së Prushit dhe mbas 7-8 orësh ata kaluan kufirin ku erdhi ambulanca dhe i mori e i çoi në Gjakovë. Kjo ishte zotësia e Mark Zogut që shpëtoi shokët edhe shokun e plagosur që rron edhe sot. Komunistët e fshatit Mzi vazhduan punën e tyre për disa vite me radhë ashtu siç i mësonte Tirana zyrtare. Deri sa erdhi demokracia ata s’pushuan kurrë poshtërsitë e tyre. Shan Sokoli Kur vjen shpirti me dalë, s’ka vend për fjalë Ngjarjet që ndodhën në qytetin shqiptar të Mitrovicës e në të gjitha qytetet shqiptare të Kosovës, ishin të pritshme e nuk përbënin ndonjë sensacion. Duke përjashtuar flakën ndaj kulteve e disa shtëpive, që janë të dënueshme për moralin shqiptar e të gjithë njerëzve normal të kësaj bote, revolta ndaj vrasjeve serbe të tipit mafioz, korrupsioni i autoriteteve të UNMIK-ut, ku bie në sy kapadaillëku i tepruar e bezdisës i tyre, deri diku edhe atyre shqiptare ndaj popullit shqiptar në Kosovë, dashur pa dashur ishte krijuar një revoltë e brendshme. Ajo do të shpërthente një ditë, se siç themi ne “kur të vjen shpirti me dalë, njeriu e humb logjikën”. Revolta e shqiptarëve për mua pati një sukses ku të gjithë faktorët politikë e civilë kërkuan njëzëri pavarësinë e Kosovës. Por kjo kërkesë legjitime duhet të vazhdojë e mos të ndalet në asnjë çast e të jetë kërkesa e vetme ndaj institucioneve ndërkombëtare. Të huajt besoj se janë bindur që Serbia e Kosova janë dy shtete të ndryshme, ku historia flet për këtë. Po dëgjojmë shumë deklarata për ngjarjet, si nga të huajt, shqiptarët, miq e armiq të çështjes shqiptare, bie në sy një tendencë e paragjykuar e imponuese ndaj shqiptarëve, që të mos kërkojnë atë që i takon. Prandaj përfaqësuesit politik, mediatik, intelektual e çdokush që e mban veten të ditur, i ka adhur dita të mbesë në histori për zgjidhjen mbarëshqiptare, ku me të drejtë kombi shqiptar kërkon të drejtat e tij që i takojnë, pra të drejtën e vetëvendosjes, ku kombi ynë të jetë një shtet, siç është p.sh. Gjermania e sotme. Këta përfaqësues e kanë për detyrë të administrojnë revoltën që kanë përbrenda bashkëkombasit e tyre e ta çojnë në drejtimin e duhur, pra t’u mbushet mendja se po s’e bënë ata që paguhen për këtë punë, i del për detyrë popullit ta bëjë, sepse shqiptarëve kudo në botë s’i ka vdekur ora. Gjithashtu edhe shkrimtari ynë i njohur në botë, z. Kadare, të kërkojë për zgjidhjen e çështjes kombëtare, sepse edhe kur ai kandidoi për çmimin Nobel, ma do mendja, nuk e fitoi nga paragjykimet që kanë disa të huaj për shqiptarët. Pra siç bërtiti me të madhe që të ndalen tubimet, ai me të gjithë faktorët shqiptarë, të bërtasë fort për zgjidhjen e çështjes kombëtare, se Zoti i dha fat të jetojë këtë kohë të artë për të hyrë në histori. Të gjitha ato figura kombëtare të dala ndër shekuj po nderohen e respektohen pa paragjykime nga shqiptarët, sepse ato ishin e kanë për të qenë ekzistenca jonë kombëtare. Shqiptarët e Kosovës e kanë kuptuar se po nuk lëvizën shpejt e me vendosmëri do të përfundojnë me një shtet kukull, siç ndodh këtu tek ne, ku udhëhiqemi nga një ambasador, që pa pikë turpi apo përgjegjësie thotë që këtej po punohet e ka përparim, kur e vërteta është ndryshe e çdo qelizë e shtetit është e pushtuar nga bandidët e paskrupullt që duan të na detyrojnë t’i themi derrit dajë. Deklaratat e sotme për shqiptarët nga këta ambasadorë, të kujtojnë kohën e komunizmit që thuhej se jemi vendi më i lumtur në botë, por njerëzit burgoseshin, vriteshin apo s’kishin bukë për të mbajtur frymën gjallë. Fjala Zot kërkohej të pushkatohej nga ndërgjegja njerëzore, por deshi Zoti e shqiptarët në Ballkan rezistuan e po rezistojnë që të marrin vetveten me të mirë, e mbasi të fitojnë pavarësinë kombëtare e prosperitetin e tyre të shumëpritur të konkurojnë me dinjitet e me ekonomi, me qeveritarë e administratë të përgjegjshme, të zhvilluar, që të rreshtohemi me kombet e tjera të zhvilluara të botës. Unë do i bëja një thirrje të gjithë pronarëve të mediave, t’i japin vend të rëndësishëm çështjes kombëtare, se s’është mëkat të kërkosh pavarësinë e zhvillimin tënd, por është mëkat i madh e i pafalshëm të heshtësh apo t’i bindesh padrejtësisë e intrigave të sotme. Desha ta përsëris edhe njëherë atë fjalën e vjetër që “kur të vjen shpirti me dalë përjashta, s’ka më vend për fjalë”, pra të gjithë faktorët e përgjegjshëm shqiptarë kudo qofshin, të bëhen të besueshëm e jo çka thonë sot s’e thonë nesër, se revoltimi i shqiptarëve mund të administrohet nga të besuarit që morali e ligji janë parimi bazë. Cila është alternativa e zgjidhjes? Drejtuesit të jenë realistë, të aftë, ta kenë fjalën fjalë, punën punë e mbi të gjitha të kenë integritet kombëtar e moral, zhvillim kulturor, njerëz të ligjit, ku kriminelët e çdo ngjyre të përballen me drejtësinë dhe qytetari i këtij vendi t’i gëzohet vendit të vet. Koha i ka ikur atyre që kanë parim servilizmin, intrigën, kapadaillëkun, shpifjen, hajninë e ç’është më e keqja kjo suitë njerëzish të pangopur me poshtërsi kërkojnë të na bombardojnë me optimizëm fallco, që ne të robërohemi nga mendja e nga shpirti ku imoraliteti e poshtërimi nënshtrues të zaptojnë qënien shqiptare. Por duhet ta dinë të gjithë se ndërgjegja kombëtare, qytetare e civile e shqiptarëve ka arritur kulmin e saj, pra askush s’do e ndalë ndryshimin e pritshëm që meritojmë. Nikolin Pemaj Sistemi totalitar shtrëngon darën e diktaturës Quhet Dul Maliq Buhaj, lindur dhe banues në lagjen Kala të fshatit Drisht të zonës së Postrribës, i datëlindjes 05. 11. 1941. Gjithë jeta e tij ka kaluar në skamje, vuajtje dhe mjerim. Historia përmblidhet në 4 fjalë: familje bajraktarësh 4 breza (kushuriri, gjushi, axha dhe sot djali i axhës), nip vojvode e oficer i Zogut, i deklasuar nga babai dhe nëna dhe antikomunist. Nga fisi i babit e i nënës tradita të shkëlqyera patriotike, në mbrojtje të integritetit dhe të sovranitetit kombëtar. Axha i nënës së tij, i quajturi Adem Haxhi Spahija ishte oficer i Mbretit I-rë, Ahmet Zogut dhe prijës vullnetar e drejtues i luftëtarëve të zonës së Postrribës kundra të huajve. Merr nëntë plagë në luftë për mbrojtjen e atdheut. Plagën e fundit e merr në luftën e 1939-ës, kur arrestohet dhe internohet me shumë krerë të tjerë shqiptarë në burgjet e Italisë. Atje (në burg) e helmojnë me helm me afat periodik të caktuar dhe nga ky helmim gjen vdekjen. Familjes së babait e të nënës së tij (Dulit), regjimi komunist ia shton urrejtjen e kështu më datë 9. 11. 1946 marrin pjesë në luftërat e drejtim të kryengritjes së madhe antikomuniste, e cila u thye. U kapën, u torturuan, u burgosën etj. Nga ana e babait që morën pjesë në këtë kryengritje ishte edhe axha, Myrto Dani, bajraktar dhe drejtues i kryengritjes dhe axha Zyber Dervishi, që u kapën, u torturuan dhe u burgosën. Kurse nga ana e nënës marrin pjesë tre axhat e saj, Osman Haxhi Spahija, Haxhi Adem Spahija, Shaban Adem Spahija, të cilët kapen, torturohen dhe i burgosin. Osmanin e dënojnë me 101 vjet burgim, i djegin edhe shtëpinë si drejtues i kryengritjes së armatosur. Në vitin 1956 tezja e tij, e quajtur Rabije Muho Spahija, së bashku me burrin e saj, Nderim Muja, dhe shumë shkodranë të tjerë, thyejnë kufirin nëpërmes liqenit të Shkodrës, ku në Kanada përfundon jeta e saj. Në vitin 1979 vdes në Kanada ku dhe sot ka familjen e saj. Me shembjen e themeleve të regjimit diktatorial, Dul Maliq Buhaj, në fillim të lëvizjes antikomuniste të viteve 1990-1991 merr pjesë dhe bëhet aktivist në protestat e lëvizjes antikomuniste për përmbysjen e këtij regjimi. Si i tillë, më datë 20. 02. 1994 pranohet anëtar i Shoqatës të ish- të Burgosurve Politikë të Komunës Postrribë, dega Shkodër. Kurse në Mars 1994 pranohet anëtar i Partisë Lidhja e Legalitetit, dega Shkodër. Si i tillë, Duli përndiqet edhe sot nga Partia Socialiste në pushtet si vazhdimësi e Partisë së Punës. Çdo gjë si më parë, partia në pushtet luftën e hakmarrjen e ka ndryshuar vetëm në formë dhe taktikë, por aspak në tragjedinë. Si i deklasuar, si nacionalist, si anëtar i PLL, antikomunist, Duli vazhdon të luftohet dhe të përndiqet. Dulit sa vinte dhe i shtohej urrejtja më tepër karshi këtij regjimi, deri një ditë që nuk duron më, por merr rrugët e mërgimit, për të shpëtuar jetën. Zef Nika Shkodra, kryeqendra e kulturës shqiptare që po i largohen talentet Çdo vend kulturën e çon përpara, ndërsa Shkodra, sikundër tërë Shqipëria, po eçon së prapthi. Po të gërmosh në kulturën e Shkodrës, do vëresh se ajo është shumë e dendur, ndërsa po të ndalosh sot në vlerat e saj, ajo është shumë e cekët. Në Shkodër, fjala vjen, u shkrua romani i parë shqiptar, në Shkodër u vu në skenë drama e parë shqiptare, në Shkodër u realizua dhe u luajt opera e parë shqiptare. Sot talentet që premtojnë, anarshia po i detyron të braktisin atdheun e tyre. E për çfarë? Për të shpëtuar jetën që e kanë të rrezikuar, që u kërcënohet, mbase edhe me prapaskena të dirigjuara nga dikush. Kështu ka ngjarë edhe me një të re nxënëse të Shkollës së Muzikës “Prenkë Jakova”. Një vajzë që premton shumë, një vajzë me ëndërra të bukura për jetën, Levis Naçaj, u bë e vërenjtur, e ndrojtur, nuk kishte dëshirë të fliste, të shprehej se kush e kërcënonte. Eh, si shumë të tjerë, u detyrua të marrë udhët pa udhë të emigracionit, të shkojë atje ku jeta është e siguruar, por normalisht me një brengë të thellë në shpirt, atë të ndërprerjes së shumë ëndërrave që normalisht do ta ketë shumë vështirë t’i realizojë në një vend tjetër. E, edhe nëse i realizohen, në fund të fundit ato do kenë siglën jo më “Made in Shkodra, Shqipëria”. Si një e re me perspektivë, ajo është dalluar vazhdimisht në korin e Kishës Françeskane të drejtuar nga Enrik Çefa, ka qenë senatore e Shkollës së Muzikës “Prenkë Jakova”, një mexosoprano shumë emirë, pjesëmarrëse qysh e vogël në korin “Repertori i Artë”, drejtuar nga Kolec Gajtani si dhe më pas pjesëmarrëse në korin “Prenkë Jakova” të drejtuar nga Gjon Shllaku, kor i cili ka patur shumë suksese dhe ka dhënë shfaqje dinjitoze në Itali, Mal të Zi e Kosovë. Ajo është dalluar si pjesëtare e rregullt në orkestrën e harqeve të Shkodrës, si violiniste, ku veçojmë koncertin e fundit të kësaj orkestre, ku tri viola që kishte orkestra ishin Valdet Hoxha, Ruska Reçi dhe Levis Naçaj. Por fatkeqësisht që të trija këto artiste të ardhshme u larguan nga Shqipëria. Levis ka patur edhe aktivitet politik në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, kështuqë edhe u vu në vëmendje të hakmarrjes, duke i bërë të padurueshme jetën. Kjo e re shqiptare premtonte vërtet shumë dhe të vjen keq që talente të tillë nuk do i kemi këtu. Gjithsesi duke i kërkuar ndjesë kësaj vajze për rizgjimin e një ankthi apo brenge që ka provuar, i bëjmë apel këtij shteti të mos jetë kaq i egër, kaq brutal edhe me krijesat e pafajshme artiste që nesër do i kishte krenari të vetat. Sokol Pepushaj Shqipëria, vendi i konflikteve Konfliktet, ngatërresat, dhunimet, përdhunimet, grabitjet, plagosjet, madje edhe vrasjet janë tashmë një fenomen në Shqipëri. Ditët e fundit vdiq një 66-vjeçare pas përdhunimit nga dy persona, njëri 32 vjeç dhe tjetri 38 vjeç, të cilët tashmë janë në pranga. Shumë femra shqiptare janë viktimë e kësaj kohe të çmendur, ku në mungesë të autoritetit të shtetit vagabondët po e çojnë shoqërinë shqiptare drejt një humnere që do duhen shumë dhjetra vjeçarë për ta mbyllur. Edhe një e re shqiptare, Ilma Isuf Balaj, e datëlindjes 27. 07. 1980, nga veriu i Shqipërisë, Shkodra, sipas një dokumenti të Lidhjes së Misionarëve të Paqes të Shqipërisë, me numër 01/14 të protokollit, është bërë viktimë e një bande që ka tentuar ta grabisë e ta fusë forcërisht në makinë për ta përdhunuar. E, nëse asaj tentative kafshërore më datën 23 nëntor 2003 Ilma Balaj arriti t’i shpëtojë, falë Zotit e fatit, pas tre netësh anarshistët banditë kanë bërë provën e dytë, ku ajo ishte me të shoqin, Ismet Balaj, pasi kishte frikë të lëvizte e pashoqëruar. Në këtë rast në përleshje e sipër, pra për jetë a vdekje, gruaja është larguar e tmerruar, duke lënë të shoqin në duart e përdhunuesve, të cilët e kanë plagosur lehtë. Por synimi i tyre duket ishte përdhunimi, ndaj shfrynë inatin ndryshe, në pamundësi të arritjes së synimit final. Banalitete të tilla, ku rrugaçëria po bën kërdinë, duke hapur kësisoj konflikte deri në vrasje janë gati të përditëshme e përnatëshme në këtë vend ku ligji nuk funksionon, ku shteti është i përfshirë dhe i lidhur me keqbërësit. Janë shumë raste, kur nëse dikush denoncon raste apo persona që terrorizojnë, përdhunojnë, grabisin apo vrasin në organet e policisë, është pikërisht policia që dekonspiron, më shqip e më kuptueshëm, u tregon keqbërësve, të cilët jo vetëm nuk prangosen, por hakmerren, vrasin. Shqipëria është vendi ku konfliktet, vrasjet, krimet nga më të pashoqet janë kthyer në normalitet edhe për faktin se në radhët e policisë janë shumë kriminelë dhe jo pak anëtarë të grupeve terroriste. Ne kemi fakte kur edhe është bërë denoncim konkret për grupe terroriste, në emër të Osama Bin Ladenit, dhe denoncimi është zhdukur, megjithëse kemi shkuar tek shërbimet amerikane dhe kemi regjistruar mesazhet e bisedat, edhe personat me emër e targë makine që ende lëvizin nëpër këtë vend të quajtu Shqipëri, megjithëse nga ndërkombëtarët mbase janë nën vëzhgim për organizime më të rrezikshme. Nejse, ne kemi ngritur e do ngrejmë me objektivitet e guxim shqetësimin tonë, sikundër në rastin e të resë Ilma Balaj, e cila nuk i rezistoi dot terrorit dhe u detyrua të braktisë Shqipërinë. Gjithsesi ajo iku, por mbase la pas një konflikt, ku sipas dokumentacionit tonë që e ruajmë për tërë rastet, tashmë është futur në listat e një konflikti që zor se do të mbyllet ndonjëherë dhe që është regjistruar në analet e Lidhjes së Misionarëve të Paqes të Shqipërisë. Albert Vataj Shoqëria shqiptare përballë terrorit Protestat mbarëpopullore të ditëve të fundit kundër qeverisë nën kërkesën e vetme “Nano ik!” tregojnë se Shqipëria e ka domosdoshmëri largimin e kësaj kaste politike nga karriget e krimit. Askush këtu nuk e ka jetën të sigurtë. Edhe familja e ish-drejtorit të forcave speciale të policisë së shtetit, Bardhyl Kaçorrit, pas ngjarjeve të 7 shkurtit, ku turmat sulmuan Kryeministrinë, u mor në mbrojtje nga policia e Londrës. Por kur edhe ata që janë në kupolë të këtij shteti fashist janë të kërcënuar me vdekje, si paraqitet gjendja e njerëzve të thjeshtë, e demokratëve që aspirojnë për një shoqëri të emancipuar europiane? Shkodra është më e kërcënuara. Demokrati i njohur shqiptar Shyqiri Mustaf Duli është kërcënuar shpesh herë me vdekje. Ai që në fillim të proceseve demokratike, si shumë e shumë të tjerë, u përball me dhunën, me presionet, kërcënatat, deri sa një ditë u detyrua të largohet nga Shqipëria. Po le ta shtjellojmë rrjedhjen e ngjarjeve. Më datën 11. 03. 2003, pasi arrestohet dhe torturohet për nëntë orë, është dashur ndërhyrja e ish-prefektit të veriut shqiptar, Gjergj Leqejza për ta liruar nga komisariati i policisë. Por hakmarrja mesjetare e diktatorëve, që populli shqiptar sot proteston thuajse çdo ditë kundër tyre, është tepër e rëndë ndaj demokratëve. Shyqiri Duli, duke qenë se ishte bodigard i kryetarit të bashkisë aso kohe, pas tre ditësh, më 14. 03. 2003, bëhet viktimë e një marrjeje peng nga persona me prapavijë anarshiste, ku në periferi të qytetit e dhunojnë fizikisht. Dhuna nuk ka fund. Më 18. 03. 2003, rreth orës 1700, dy persona me motorr, me skafandër, mësohet të kenë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tij. Mbase ai shpëtoi se ashtu donte Zoti, pasi plumbat kishin qëllim vrasjen e tij. Edhe e shoqja ishte rrahur, megjithëse shtatzënë. Edhe të afërmit i janë kërcënuar. Dhe meqë dhuna tashmë ka dalë fare haptas, ai mund të vritej nga dita në ditë, nëse nuk merrte rrugët e perëndimit, atje ku ka një shans për të jetuar. Vasel Gilaj Konsullata Italiane në Shkodër i hap hapësira veriut shqiptar për integrim në familjen Europiane Prej vitesh jemi nisur në drejtim të Europës. Duket paradoksale, aq më shumë kur gjeografikisht jemi ndër kombet më të vjetra të “Kontinentit Plak”. Rrjedhat e hisorisë janë treguar të pamëshirshme ndaj nesh dhe tashmë gjendemi si të pabarabartë në mes kombeve të tjera europiane. Përveç të këqijave, demokracia solli edhe hapjen e vendit me Europën e botën. Në këtë kuadër erdhi në Shkodër, para rreth 4 viteve, edhe Konsullata Italiane. Bëhet fjalë thjesht për një rikthim, pasi jo vetëm Italia, por edhe shumë shtete të fuqishme europiane të asaj kohe e sot, kanë patur seli diplomatike në qytetin e Shkodrës. Është shumë e vështirë të gjykosh për punën e një institucioni nga jashtë, pa e njohur atë. Aq më e vështirë bëhet, kur ke të bësh me një përfaqësi diplomatike të një shteti, në këtë rast Italinë. Kjo për faktin e thjeshtë, pasi fillimisht Konsullata Italiane në Shkodër funksionon në bazë të ligjeve dhe konventave të Bashkimit Europian, më pas atyre të shtetit italian dhe në fund fare sipas normave që ka përcaktuar edhe Ambasada e Italisë në kryeqytetin tonë. Që në fillim, theksojmë se pikërisht nga faqet e kësaj gazete, janë nisur akuzat kur gjërat në Konsullatën Italiane në Shkodër, sipas informacioneve tona, shkonin siç nuk duhej. Kjo ka ngjarë në kohën e Konsullit Stefano Deleo. Megjithatë, ardhja e Konsullit Roberto Orlando, ka sjellë një tjetër frymë. Që në fillim, ish-atasheu kulturor i Ambasadës Italiane në Tiranë u takua me të gjithë faktorët rilevantë këtu, ku një vend të veçantë u la edhe njerëzve të medias. Përmes tyre dhe komunikimit me publikun, ai ka krijuar një transparencë të kënaqshme dhe në parametra të paparë ndonjëherë. Gjatë kohës së qëndrimit në Shkodër, Konsulli Orlando ka krijuar hapësira të reja për biznesin rajonal, duke shkurtuar maksimalisht burokracitë dhe sorollatjet në radhët e gjata. Një impuls të veçantë ka marrë edhe kultura, ku vlen të përmenden rrugët e hapura për shumë grupe siç ishte ai Sandri & Company, Trupa e Teatrit “Migjeni” apo aktorë e artistë të veçantë etj. Edhe gazetarët dhe njerëzit e mediave e kanë shumë të lehtë tashmë të kërkojnë dhe të marrin viza. Rastet janë të shumta, por do të ndalemi në pjesëmarrjen e gazetarëve në Lumturimin e Nënë Terezës, ku gazetarët e “Shqipërisë Etnike” pasqyruan madhështinë italiane, dhe grupin më të fundit të TV “Rozafa” që mori pjesë në krijimin e Lidhjes së Shoqatave Shqiptare e Arbëreshe në Itali. Për herë të parë pas shumë vitesh, nuk u vërejtën probleme edhe me studentët shqiptarë që duan të studiojnë në Itali. Po kështu, në rastet e të sëmurëve, shkurtohen maksimalisht edhe procedurat e dërgimit të tyre për kurim në vendin fqinj. Konsullata Italiane në Shkodër dhe vetë Konsulli Orlando, kanë qenë promotore të një serie të panumërt aktivitetesh promovuese të vlerave më të mira reciproke të dy vendeve tona respektive. Shenjë e dukshme e një transparence është edhe vendosja në mjediset e jashtme të Konsullatës së shumë tabelave ku paralajmërohen qytetarët për rrezikun e fallsifikimit dhe mashtrimit nga persona të ndryshëm. Të gjitha këto, të cilat janë thjeshtë maja e ajsbergut për vetë natyrën e punës së një përfaqësie diplomatike, mjaftojnë për të treguar një frymë të re pozitive të Konsullatës Italiane në Shkodër. Janë hapur kështu hapësira të reja për integrimin e shqiptarëve e shkodranëve në familjen e madhe europiane. Sigurisht, të gjithë atyre që i janë mbyllur të gjitha hapësirat e fitimit joligjor dhe kriminal që mbase kanë gëzuar deri dje nga Konsullata Italiane duke punuar edhe si sekserë, tashmë i është hapur goja e shpifjeve dhe akuzave të pabaza. Nuk mund të konsiderohet veçse llomotitje, të cilat kanë veçse një synim: të pengojnë ecjen tonë përpara duke siguruar fitime kolosale, të cilat tashmë me sa shihet janë shterrur. Diçka duhet të kihet parasysh. Për çdo vizë që kërkohet, sipas rastit duhet paraqitur edhe dokumentacioni, i cili është miratuar jo nga Konsullata, por nga ligjet e BE-së dhe të Italisë. Çdo individ, qoftë i veshur me pushtet politik, ekzekutiv, gjyqësor apo të çdo lloji tjetër, duhet t’i përgjigjet kërkesave në mënyrën më precize. Është ky hapi i parë që edhe ne si shqiptarë duhet të hedhim për t’u ndjerë më në fund europianë të vërtetë, jo vetëm gjeografikisht. Konsullata Italiane ishte dallëndyshja e parë e frymës së Europës së Bashkuar në Shkodër. Pas saj erdhi edhe ajo turke, shpejt do të jetë edhe Konsullata Austriake. Të ndihmojmë në prosperitetin e Shkodrës dhe Shqipërisë dhe jo të përdorim çdo mjet për të ushtruar presion negativ ndaj atyre që tashmë nga kanë hapur dyert e Europës Perëndimore. Sokol Pepushaj Albert Vataj Shqipëria larg Europës Po, Shqipëria është një çerdhe e bandave, e dokeve e zakoneve mesjetare dhe integrimi në Europën e qytetëruar duket tepër i largët. Vriten njerëz të pafajshëm. Edhe ky djalosh, Elvis Ismet Hoxha, lindur më 24. 03. 1987 e ka jetën të rrezikuar nga pushka e dikujt. Djali i xhaxhait të Elvisit, i quajturi Besnik Qamil Hoxha është gjetur i vrarë në shtëpinë e tij më datën 3 janar 1999. Besniku ka qenë pronar i një lokali restorant dhe vrasja ka ardhur pas kërcënimeve të herë pas hershme nga persona të paidentifikuar. Kjo familje është kërcënuar sërish dhe më datën 17 gusht 2003 është plagosur Mirsad Hoxha, vëllai i Elvisit. Që nga ajo ditë, Elvis Hoxha dhe familja e tij janë detyruar të vetëngujohen. Ky djalosh i ri, i kërcënuar me vdekje u detyrua të ndërpresë ëndrrat, synimet, pasi ishte i aktivizuar si futbollist me të rinjtë e ekipit të futbollit “Vllaznia”. Që në moshën 8 vjeçar ka qenë i aktivizuar në ekipet zinxhir të “Vllaznisë” duke arritur deri tek të rinjtë. Por Elvisi u detyrua t’i lërë qëllimet e jetës në mes. Kjo për të shpëtuar jetën. Vasel Gilaj
BUFONATE FILOAMERIKANE -RIKTHIM- Shkrimin e meposhtem e pata botuar nje vit me pare ne te permuajshmen “IDENTITET”, organ i OJF-se “Intelektualet e Rinj, Shprese” (IRSH), Shkoder, ku dhe bej pjese ne kuadrin e hapjes se nje rubrike per dhenie mesazhesh dhe opinionesh te ndryshme qe shpalli kjo gazete ne lidhje me fillimin e agresionit te SHBA-se dhe Britanise se Madhe ne Irak. Sot pas nje viti kur mbare opinioni nderkombetar e ka tashme te qarte fallsitetin e kesaj farse, ne emer te luftes kunder terrorizmit, e pashe te arsyeshme ta ribotoj edhe nje here meqe “IDENTITET”, ashtu si cdo periodike organizatash, ka nje shtrirje te kufizuar.Me kete rast, ajo çka mund te pohoj eshte se edhe sot pas nje viti nuk e shoh te arsyeshme qe te heq apo shtoj diçka ne kete artikull, gje qe me jep kenaqesi profesionale, kur kane kaluar mese 11 vjet qe nuk kam provuar te bej profesion tjeter perveç gazetarise.Te pakten deri tani… Arben LAGRETA Rreshtimi me flamur i qeverise shqiptare ne krah te SHBAse dhe Britanise se Madhe persa I perket çeshtjes se sulmit ndaj Irakut nuk habiti askend. Kushdo qe ka ndjekur qofte edhe spontanisht zhvillimet e politikes foshnjore shqiptare ne keto 12 vitet e fundit eshte bindur se politikanet e këtij vendi të prapambetur kanë demonstruar vazhdimisht bufonada filoamerikane.Kjo është parë tek demokratët dhe socialistët,ndonëse në forma dhe përmbajtje të ndryshme,duke filluar qysh nga valëvitja e flamujve amerikanë nëpër mitingje, vendosja e tyre nëpër skrivani si dhe imitimi i gjesteve dhe veshjeve të vip-ave të Uashingtonit. Pa dashur të ndalem në shkaqet e vërteta që ngutën SHBA-në dhe Britaninë e Madhe për të rrëzuar Sadam Huseinin në emër të luftës kundër terrorizmit (nuk është ky objekt i këtij shkrimi), ajo që të revolton është se ky sulm erdhi pikërisht në momentin kur inspektorët e çarmatimit kërkuan edhe pak kohë në dispozicion në mënyrë që kjo çështje të mbyllej pa luftë ,pasi Iraku, nën presionin diplomatik të Evropës kishte filluar të çarmatosej. Problemi që me të vërtetë meriton të quhet i tillë është se SHBA-ja e sotme po zbaton pikë për pikë parimin e dikurshëm sovjetik sipas të cilit “Siguria ime baraz me pasigurinë e të tjerëve”. Tirana zyrtare ndërkohë ndërmori edhe hapin e dytë absurd, atë të dërgimit të komandove shqiptare në Irak (?!). Dhe të mendosh se me dy autobusa të mbushur me ushtarë pë rfaqësohet një shtet, kjo ë shtë më se qesharake. Kjo, në një kohë kur vetë m pesë vite më parë vriteshim me njëri-tjetrin me armët e rrëmbyera në depot pa roje në të njëjtën datë dhe orë në të gjithë vendin. Farsa e më sipërme të kujton të kujton San-Marinon e Luftës së Parë Botërore kur në kë të mikroshtet nuk u pat bërë e mundur qitja për provë me topin e vetëm të ushtrisë ngaqë në të gjitha drejtimet,gjylja do të përfundonte jashtë kufijve të tij.Kë shtu që edhe “ aleanca” e kë tij mikroshteti me Antantën apo Boshtin Qendror para 90 vjetësh ngjason me “ndikimin” që 70 komandot nga Shqipëria ushtruan në rënien e regjimit të Bagdatit. (mbase kanë qenë në prapavijë dhe kanë pasur pë r detyrë pastrimin e bunkerëve). Kësisoj, për herë të parë në historinë e Aleancës së Atlantikut ndërmerret një agresion kundër një shteti sovran pa marrë aprovimin unanim të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së . PERSE I INTERESON PS-së PERKRAHJA NDAJ SHBA-së Qysh pas ardhjes në pushtet të socialistëve në qershor të 97-ë s, mori fund propaganda e tyre e vazhdueshme kundër SHBA-së, e sidomos ndaj ambasadorit të atë hershëm amerikan Rajerson (1992-94). Zgjedhjet e manipuluara të 26 majit 1996 si dhe ngjarjet e 28 majit në sheshin “Skë nderbej” ndërruan me 18O gradë qëndrimin e Uashingtonit ndaj PD-së . Kështu, zbritja në një ditë të bukur tetori të vitit 1996 në aeroportin e Rinasit e zonj(ushës) Mariza Lino do të shënonte fillimin e një dashurie të zjarrtë e pasionante ndërmjet PS-së dhe Uashingtonit që vazhdon edhe sot e kësaj dite… Ndërkohë , skandali i firmave piramidale bëri që protestat të precipitonin deri në shkë rmoqjen e të gjitha hallkave të shtetit që vetëm shtet nuk ishte më . Duke qenë de facto 1-shi i Shqipë risë , ambasadorja amerikane, bashkë me kafenë e më ngjesit merrte çdo ditë të rejat e fundit nga ajdutantët e saj, duke zbatuar pikë për pikë planin që i ishte ngarkuar. Ashtu si vite më parë në Bosnje e Iran kur kryente të njëjtën detyrë… …Vitet që pasuan u shoqëruan fillimisht me ngjarje të rënda si ajo e 14 shtatorit 1998 që favorizuan ndjeshëm mazhorancën socialiste në arenën ndërkombëtare… Socialistët qeverisnin të qetë sepse realisht nuk kishin opozitë , duke fituar me lehtësi zgjedhjet lokale dhe ato legjislative, përkatësisht në vitet 2000 dhe 2001. Por kjo situatë nuk mund të zgjaste më . Niveli i lartë i korrupsionit në të gjitha nivelet e administratës shtetërore bëri që pakënaqësitë e akumuluara prej vitesh në elektorat të shfrytëzoheshin dinakërisht nga kryetari i PS-së Fatos Nano në mbledhjen e KPD-së së dhjetorit 2001,me qëllim largimin nga kreu i ekzekutivit të politikanit të ri ambicioz e karizmatik Ilir Meta… Ky pasazh i shkurtër ishte i domosdoshëm për të kuptuar servilizmin e sotëm të mazhorancës së majtë ndaj SHBA-së . Kjo, në një kohë kur simotrat e saj në mbarë Evropën organizuan mitingje masive kundër ndërhyrjes ushtarake amerikane në Irak. Në Greqi, kryetari i PASOK-ut doli në krye të protestuesve para ambasadës amerikane në Athinë . Por kjo tek ne nuk ndodh sepse Partia Socialiste e Shqipërisë nuk është e majtë por e djathtë , madje ultra e djathtë . Ka mjaft politikanë socialistë që janë kundër këtij qëndrimi por nuk guxojnë të ngrenë zërin sepse duan të ruajnë rrogat e majme dhe konfortin që ia paguan FMN-ja. Nga ana tjetër një takim i mundshëm ndërmjet Nanos dhe Bushit përflitet të zhvillohet në qershor, çka do ti jepte krahë fitores së PS-së në zgjedhjet lokale të Tetorit përballë një opozite të çoroditur.Po kështu, shkërmoqja e PSD-së dhe PAD-së së bashku me elektoratin ndjekës, bën të mundur edhe anëtarësimin me të drejta të plota të PS-së në Internacionalen Socialiste, si forca e vetme kryesore e së majtës, në vjeshtë të këtij viti. SHANSI I HUMBUR I OPOZITES Ndërkohë , kampi i demokratëve nuk arriti as kësaj here të nuhaste dhe të manovronte duke luajtur fort kartën e kundërshtisë ndaj agresionit anglo-amerikan në Irak dhe duke mbajtur anën e Francës e të Gjermanisë si dy shtetet më të fuqishme të kontinentit plak. Përkundrazi, demokratët vrapuan tu bashkangjiteshin socialistëve si opozitarë të bindur e të shtruar duke harruar parullën e tyre të hershme, aq shumë të lakuar “Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”. Në këtë mënyrë edhe elektorati i rraskapitur shqiptar u çorientua nga kjo bufonadë filoamerikane e dy partive kryesore. Partia Demokratike humbi kështu shansin e pakthyeshëm të përkrahjes më të madhe në elektorat që do të realizohej në se Berisha do ta orientonte këtë parti drejt një qëndrimi proevropian. Kjo në një kohë kur zgjedhjet lokale janë vetëm disa muaj larg. Sepse masat, historikisht kanë qenë dhe janë kundër agresioneve ushtarake. Kryeministri spanjoll Aznar vërtet shpalli qëndrimin zyrtar proamerikan por sondazhet treguan se rreth 90 për qind e popullsisë ishte kundër ndërhyrjes ushtarake në Irak. Dhe, siç edhe merret lehtësisht me mend, brenda kësaj përqindjeje të konsiderueshme janë si të majtët ashtu edhe të djathtët. Në kë të mënyrë , Partia Demokratike humbi shansin e thithjes së një pjese të mirë të elektoratit pasiv shqiptar i cili përbën sot afro gjysmën e atij total, çka do ti kushtojë mesa duket jo pak… QUO VADIS SHQIPERI Në mbyllje, me të drejtë kushdo shtron pyetjen: ”Ku po shkon Shqipëria me këtë rrugë që po ndjek? A e dinë burr (-ecat) e shtetit tonë se BE është donatori kryesor në Shqipëri me 90 përqind të investimeve ndërkohë që SHBA-ja mbulon vetëm 1,5 pë r qind të tyre? Në një intervistë të para disa javëve dhë në një të përditshmeje shqiptare, ambasadori Francez në Tiranë , Michel Menachemof theksoi se “vendet që shpresojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian si Shqipëria , përveçse duhet të kenë përparim ekonomik si vendet e tjera evropiane, duhet që të kenë edhe një vizion evropian lidhur me çështje të tilla të mëdha si ajo e Irakut.” Një diplomat nuk mund të flasë më shumë por domethënia e kësaj deklarate mund të kuptohet nga kushdo që ka sadopak aftësi të lexojë pë rtej rreshtave. Në këtë më nyrë , edhe rruga e nënshkrimit të marrëveshjes së asocim-stabilizimit të Shqipërisë me BE-në duket e largët.Kësisoj, shqiptarëve do tu duhet përsëri të diskriminohen dhe të presin me javë pas kangjellave të ambasadave perëndimore në Tiranë për marrjen e një vize ngaqë qeveritarët e këtij vendi preferojnë të merren me “punëra të mëdha” si ajo e Irakut në vend që të angazhohen shumë më seriozisht për një mijë e një problemet e brëndshme që kemi. Shqipëria është pjesë e Evropës dhe si e tillë duhet të mbështesë qëndrimet e vendeve kryesore të BE-së nëse vërtet kërkon t’i bashkangjitet asaj. ARBEN LAGRETA Kadare ose shembja e idhujve Nuk marr persiper ne asnje menyre te futem ne polemika me asnjeri, vecanarisht me nje korife (te pakten sipas shumices se atyre qe prononcohen!) sic eshte Ismail Kadare. Emri im eshte shume i vogel ne kete perballje te mundshme, ndersa perballe meje, vec te tjerave, eshte edhe nje kandidat i perhershem potencial per marrjen e Cmimit “Nobel” per Letersine keto vitet e fundit. Ne vitin 1973, ndersa une leshoja te qarat e para pas ardhjes ne kete bote, Kadare ishte nje person-shkrimtar shume publik, i njohur dhe i adhuruar thuajse nga te gjithe shqiptaret, brenda dhe jashte Shqiperise. Gjate gjithe viteve te shkollimit, me shoqeroi si edhe bashkemoshataret e mij, proza dhe vargu i Kadarese, edhe pse ne faqet e librave (sic ishte e kuptueshme) me shume reklamohej krijimtaria “per Partine dhe Udheheqjen” e gjeniut te letrave shqipe. Kane kaluar rreth 17 vite te jetes time mbi kete glob, dhe diku aty nga viti 1990, Kadare, ne menyre fare te papritur, largohet ne drejtim te Frances, por kete here duke kercenuar se nuk do te kthehet me. Shume e mirekuptuan Kadarene, i cili ndjehej i pasigurte ne fillimin e eres se demokracise ne Shqiperi. Nder ta edhe une, edhe pse diku ishte shprehur me rastin e hyrjes ne ambasadave te mijera shqiptareve ne veren e vitit 1990, se ata ishin “jashteqitja e kombit”. Megjithate, dyshimi i nje adoloshenti ne prag te rinise, ishte i natyrshem: Pse u largua pa kthim, kur ai e kishte te hapur te pakten rrugen e Frances, prej dekadash? Llomotitjet e pushtetit te asaj kohe, veshtire te futeshin ne koken e nje 17-vjecari. Per te qene i sinqerte, une “kurrkushi” mora persiper te citoj emrin e korifeut, pasi rastesisht me ra ne dore nje gazete e cila sot quhet rendom “ZP” por qe ne ate kohe, ishte vertete privilegj te shkruaje, gazeta “Zeri i Popullit”, organ i Komitetit Qendror te Partise se vetme ne ate kohe. Eshte janari i vitit 1974 dhe permes titullit, Kadare eshte i bindur se “Realizmi socialist – (eshte, shen. I imi) arti i madh i revolucionit”. Per kohen dhe vete vitet qe behet fjale, mendoj se titulli eshte i pranueshem. Ai qe quhej “shkrimtari i oborrit”, si edhe shume intelektuale te tjere, duhej te tregonin “besnikerine ndaj Partise dhe Udheheqesit”. Me terhoqi vemendjen jo terminologjia e perdorur ne pergjithesi, por emrat konkrete, shtetet, sistemet apo edhe menyra e goditjes se tyre. Thjeshte po citoj: – Epoka e kapitalizmit eshte ne perendim (?!) dhe tonin e artit boteror, kulmet e tij po i jep e do ti jape akoma me shume ne vitet e ardhshme jo borgjezia (?!), por klasa punetore (?!). – Ai nuk eshte ndonje shpikje e re; perkundrazi, rrenjet e tij duhet ti kerkojme thelle tek Bibla dhe Kurani, keto puse te pashterrshme idesh reaksionare (?!). – Fanatik i terbuar, idealizues i cdo gjeje patrialkale, apologjet i fese, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i eger i cdo perparimi. Filo italian i papermbajtshem, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i ckombetarizimit dhe i romanizimit te kultures sone. Shovinist i terbuar dhe njekohesisht kozmopolit i terbuar. (Ky eshte Gj. Fishta sipas Kadarese, ne vitin 1974, shen. I imi.) – Letrar fashist, konservatorizmi i tij ekstrem nuk e pengoi te shfrytezonte ne vepren e tij reaksionare (?!) nje teori aq te shtrenjte per modernizmin e sotem, frojdizmin. Ai paraqitet here si nje namuslli turkoshak, here si nje gagarel evropian. ( Ky eshte Ernest Koliqi sipas Kadarese, ne vitin 1974, shen. I imi.) – Pseudoshkrimtar dhe armik i partise (Per Fadil Pacramin), ishin kundershtare te terbuar te karakterit kombetar ne artet tona (Per F.Pacramin dhe Todi Lubonjen). Djathtizmi i T. Lubonjes e F. Pacramit, kozmopolitizmi, urrejtja per folklorin dhe antishqiptarizmi i tyre, treguan edhe nje here se lufta e klasave (?!) ne terrenin e letersise dhe te arteve eshte e gjalle dhe do te jete e tille per nje kohe shume te gjate (?!). Gjate ketyre 13-14 viteve te kesaj qe e quajme demokraci, me ne fund sejcili ka mundur te krijoje nje hapesire perceptimi per te gjithe e cdo gje. Nga fillim viti ’90 dhe deri me sot, te pakten tek une, kane ndryshuar shume koncepte, jane shmebur shume idhuj. Ne vitin 1985, ndersa diktatori Hoxha linte kete bote dhe kete vend, e perceptova sic e percepton nje 12 vjecar, aq me shume se pikerisht ate dite, fillova tre diteshin e pushimit, i semure nga rubeola, semundje qe godiste vecanarisht femijet asokohe. Vetem disa muaj me pare, ne krah te diktatorit, pervec te tjereve, ishte edhe Kadare. Pas vdekjes se diktatorit, filluan elegjite per te, te cilave nuk i mungoi as edhe vete “shkrimtari i oborrit”. Keshtu filluan vitet ’90. Njerezit iu sulen ambasadeve ne drejtim te nje bote e jete me te mire. Jo direkt Ramiz Alia, zevendes i Hoxhes, por Xhelil Gjonet por edhe Kadare, hodhen mllefin me te madh ndaj shqiptareve qe lane me gjak edhe sheshet e kryeqytetit per pak arome “Evrope Perendimore”, qe Kadare e thithte prej vitesh ne vilen e tij ne France. Ne pushtet, ne Shqiperi, ishte Alia, i cili eshte cilesuar edhe nga vete Kadare si shpetimtar apo amortizator i goditjeve qe i vinin ne diktatore (pa harruar edhe mburojen Nexhmije!). Ikja e Kadarese, merrte keshtu nje ngjyrim aspak te besueshem, aq me teper qe tashme, ylli i tij kishte shanse te ngjitej me lart ne epoken e Alise e Nexhit. Sigurisht, jane mendime te ardhura tash, pa shume vitesh, dhe jo ne vitin 1990. Ndryshimi i sistemit, pervec se politik, duhej te behej edhe ne sfera te ndryshme sic ishte arti, kultura, letersia. Ndersa ne politike, Alia besoi si pasardhes F.Nanon dhe S.Berishen (te dy antare dhe drejtues te PPSH-se), figura e e besueshme per artin, duhej te ishte “shkrimtari i oborrit”, Kadare. Per te mbijetuar edhe ne post’90, Kadarese i duhej krijuar alibia e persekutimit. Ikja nga Shqiperia dhe deklarimet e mepasme, do ti krijonin nje aureole sigurie dhe besimi per te vijuar karrieren e tij te realizimit socialist, por me nje sistem tjeter, kunder te cilit hodhi vrer per shume vite. E ndersa degjoja shpesh pakenaqesite e shprehura nga Kadare here per Nanon, here per berishen, apo edhe per te dy njeheresh, kuptoja qe edhe ai eshte pjelle e te njejtin sistem, e te njejtes shkolle. Qe te gjithe ne epoken e kapitalizimit (qe realisht nuk eshte e tyrja!), perdoren menyren e pershatjes permes alibive, te cilat te gjitha ua krijoi ne nje menyre apo tjeter vetem nje person, Ramiz Alia! Edhe pse nuk e meritonin, Nanos i dha spektrin e PPSH-se me nje ndryshim te vogel ne germa, Berishes i dha partine me te madhe opozitare PDSH me mentalitetin e partise-meme, ndersa Kadarese i la spektrin e mbreterimit ne letrat shqipe. Eshte Alia mendja e vertete e te gjitha atyre qe ndodhen ne Shqiperi, eshte ai qe mund te ndihmoje daljen e vendit tone nga ky qerthull, duke pastruar jo vetem politiken, por edhe artin e letersine. Nuk mendoj se eshte rastesi qe prej rreth 13 vitesh, ne politike udheheqin ish-et e PPSH-se, ne sport, art, kulture, letersi, ekonomi etj, perseri jane ne udheheqje ish-et. Nder ta eshte edhe Ismail Kadare, i cili tashme edhe pse eshte kandidat i perhershem per cmimin “Nobel” per Letersine, eshte rrezuar te pakten tek une si nje idhull. Ai nuk ka asnje pasoje, pervec faktit se ka humbur fillimisht si njeri, edhe pse mund te jete shkrimtar i madh, por duke qene kamaleon gjithmone ne metamorfoze, por te pabesueshme. E ndersa televizione, radio apo edhe gazeta, vene ne sherbim te ish-eve Hoxha, Shehu, Alia, Kapo, Kadare etj, shume hapesira reklamuese, bindem se eshte koha e tyre, te pakten edhe per disa dekada, deri sa plakja fizike te beje punen e saje. Megjithate, per te pare me mire dhe me raste konkrete, se cili eshte Ismail Kadare si njeri me shume se si shkrimtar, lexoni “Autobiografia e Ismail Kadarese ne vargje” nga Petraq Kolevica. Nuk eshte rastit qe nje liber i tille, u nda vetem ne disa kopje dorazi dhe u zhduk nga shtypshkronjat apo librarite. E verteta, heret apo vone, do te merret vesh, qofte edhe per Ismail Kadarene, i cili vazhdon te mbetet “shkrimtar i oborrit”, edhe kur degjojme fjale per vila te blera apo dhuruara ne Shkembin e Kavajes, apo te Pellumbave (te zinj, te turpit). Blerti DELIJA Reportazh Rimini, zemra e madhe shqiptare ne Itali Nje ftese e ardhur ne TV Rozafa nga bashkeatdhetari yne i mirenjohur ne Itali, Alban Kraja, mundesoi dergimin e nje grupi te ketij televizioni ne festimet e 9-vjetorit te krijimit te shoqates “Iliria” me qender ne Rimini. Nje ftese zyrtare, ku perfshiheshin drejtori i TV Rozafa Albert Durgaj dhe kryeredaktori Blerti Delija, te shoqeruar me bashkeshortet respektive, edhe ato punonjese te ketij televizioni, gjeti mirekuptimin e bashkepunimin e plote te konsullates italiane ne Shkoder, vecanarisht te konsullit Roberto Orlando, te cilin me kete rast e falenderojme perzemersisht. *** Meqenese nuk e kishim provuar asnjehere tragetin, zgjodhem linjen Durres- Ancona, nje rruge e gjate detare, e cila nisi ne oren 20.00 te dates 19 mars per te mberritur ne Ancona, te nesermen, rreth ores 17.00. Pertej peripecive te zakonshme dhe te zvarritjeve qe punonjesit e policise shqiptare, i bejne shtetasve shqiptare, duke i trajtuar brenda kufinjeve si refugjate, udhetimi me tragetin “Laureana” te Adriatica-s, ishte i kendshem. Kete e favorizoi mjaft edhe koha shume e mire qe na shoqeroi dhe ku deti nuk te trazon. Nje mini-qytet lundrues, mund te quhej trageti, edhe pse nuk ishte nder me te medhenjte ne qarkullim. Me nje gjatesi rreth 122 m dhe me nje kapacitet (bashke me ekuipazhin) rreth 1200 persona, trageti ofronte mjaft mjedise per kalimin e kohes se gjate te lundrimit. Pasagjeret ishin te pakte dhe per rrjedhoje, e kishim shume te lehte frekuentimin e ambjenteve te ndryshme te tragetit. Kabinat, ishin mjaft te vogla, por gjithsesi te rehatshme per te kaluar nje nate. Dalja ne kuverte, pervec kenaqesise qe te jepte ajri i percjelle nga deti dhe koha e mire, na solli ne kujtese nje ngjarje tragjike, ate te 9 janarit 2004. Kuptuam tmerrin pa fund qe perjetuan bashkeqytetaret tane ate nate te ftohte dimri me shi dhe ndjeme dhimbje per viktimat dhe te zhdukurit. Nderkohe, menduam dramen qe do te jetojne ndoshta edhe per disa kohe, te mbijetuarit…. *** Mberritja ne portin e Ancona-s, eshte krejt e ndryshme nga nisja e Durresit. Kalohet pa probleme dhe fare prane ndaleses se tragetit, ne zyren e Policise Kufitare. Me miresjellje, te kerkojne dokumentat dhe me pas shqetesohen se orari i takimit ku ishim ftuar, kishte kaluar. Ishte ora 17.00 ndersa duhej te ishim te pranishem ne oren 14.30. Eshte faji i tragetit, shprehemi dhe punonjesit e policise italiane, buzeqeshin. Pasi sigurohen se kemi para te mjaftueshme per udhetimin, na urojne qendrim te mbare ne Itali. Mikpritesi yne, Alban Kraja ka menduar qe nje makine e porosituar nga ai, te na shoqeroje nga Ancona ne Rimini. Eshte bashkekombasi yne nga M.Madhe, Alban Nerhati, te cilin e njohim dhe ne njeh. Gjate udhetimit qe zgjat dicka me pak se nje ore, zhvillojme biseda te ndryshme, te cilat variojne nga sporti tek politika. Per kete te fundit, jane me te interesuar dhe tregojne se kane njohuri. Nuk mungojne te shfaqin bindjet e tyre te djathta por edhe pakenaqesine per ecjen e avashte te Shqiperise. *** Kemi arritur ne Rimini. Takimi zhvillohet ne hotel “Touring”, nje nga perlat e hotelerise turistike italiane ne kete bregdet. Ne terheq vemendjen flamuri shqiptar, i cili valevitet ne hyrje te hotelit, perkrah te tjereve. Me pas mesojme, se pronari i ketij zinxhiri turistik ne Rimini, eshte me origjine shqiptare, madje edhe mbiemrin e ka Albanesi. Takimi eshte thuajse ne mbyllje. Jemi ne kohe per te qene te pranishem ne nje akt historik. Rreth 35 shoqata shqiptare dhe arbereshe, i kane dhene jete Lidhjes se Shoqatave Shqiptare dhe Arbereshe ne Itali. Nga te gjithe firmataret e ketij Unioni, degjojme fjalet me te mira per kete nisme, e cila ka qene perseri e Alban Krajes. Eshte nje deshire e shqiptareve, por edhe e ketyre shoqatave, qe te krijohet nje Legë e tille, sic quhet Lidhja ne italisht, na thone. Jane rreth 240 mije shqiptare ne Itali dhe tashme nuk jane thjeshte punetore, por edhe sipermarres. Te gjithe kane deshire te japin nga nje interviste per TV Rozafen e Shkodres. Presidente te shoqatave, arbereshe por edhe italiane, me deshire rregjistrohen ne shiritin e kameras, te cilen e perdor Blerti, ndersa intervistat i merr Alda. *** Circolo “Scanderbeg” eshte nje lokal, perseri i ngritur nga Alban Kraja ku mblidhen te gjithe shqiptaret e Riminit. Pas perfundimit te punimeve te kesaj dite te ngjeshur aktiviteti, te gjitha jane te ftuar per nje darke, e cila na duket shume tradicionale shqiptare. Shqiptare te Veriut e te Jugut, arberesh dhe italiane, tashme jane një. Te duket e i njeh prej vitesh. Nuk i shpetojme dot bisedave politike. Ne qender te vemendjes, jane situatat ne Shqiperi dhe Itali, krahasimet e mundshme. Cristina, sekretare italiane e Albanit, eshte shume e informuar mbi gjithcka ne vendin tone. Ka pershtypje te jashtazakonshme per Shqiperine e shqiptaret. Eshte pesimiste per ecjen e Shqiperise nen udheheqjen e dyshes Nano- Berisha, pavaresisht se kush eshte ne pushtet. Cristina na tregon edhe per takimin ku ne, jo per fajin tone, munguam. Pervec autoriteteve vendore te Provinces se Riminit, ka patur edhe senatore te “Forza Italia” dhe “Aleanza Nazionale”. Ky eshte vleresim per kontributin e shqiptareve ne Itali, na thote ajo. Ne shoqerine e mezeve dhe rakise shqiptare, te TV-ve te ndryshme shqiptare qe shihen ne satelit dhe te njerezve te mrekullueshem qe na rrethojne, ora ka kaluar 12 pas mesnate. Ndahemi me te gjithe, sikur te njiheshim prej vitesh, duke u perqafuar. *** Nata e qendrimit tone ne Rimini, eshte planifikuar te kalohet ne hotel “Touring”. Eshte me 4 yje dhe mjaft luksoz. Edhe aty, nuk ka ardhur koha te flihet. Ne dhomat tona, shkembejme pershtypjet e nje dite te lodhshme, intensive me aktivitete e udhetime, por edhe te bukur. Kuptojme se tashme shqiptaret kane ecur shume perpara ne Itali, nuk jane thjeshte punetore, por edhe intelektuale me vlera te spikatura. Me pas, nga ballkoni i hotelit, Rimni ngjan shume i bukur. 4 rreshta me ndertesa, jane thjeshte hotele qe mbushen cdo vere nga turistet. Gjithcka eshte e ndricuar. Te pakten nga trageti dhe deri ne hotel, nuk kemi vuajtur mungesen e energjise elektrike, te cilet per disa dite te pakten, e kemi lene ne Shkodren tone, e cila gjithsesi eshte e bukur dhe ndjejme mall… Mendojme se edhe Velipoja jone, mund te kthehej ne nje perle te tille. Na kujtohen theniet e Cristines per politiken tone. Kthehemi ne dhoma, bashkohemi duke kalur edhe disa caste ne lojen e letrave por edhe duke menduar diferencen e thelle ne mes dy realiteteve, atij shqiptar dhe italian. *** Mengjesi i dates 21 mars, na gjen ne hollin e hotelit. Me pas, shetisim ne rruget e zbrazura te Riminit. Mesojme se ne fundjave, deri rreth ores 12.00, eshte kjo situate. I telefonojme Alban Krajes rreth ores 12.00 dhe menjehere nje makine e porosituar nga ai, na merr nga hoteli per te na shpene tek Circolo “Skenderbeg”. Eshte planifikuar nje interviste me Albanin, njekohesisht dhe nje vizite ne mjediset e punes ku ai kryen aktivitetin e perditshem. Edhe shqiptaret si italianet. Keshtu mund te konsiderohet zbrazetia edhe ne kete lokal. Nedrsa ne filmojme nga jashte lokalin, arrin Albani i shoqeruar nga miqte e tij dhe te njohurit. Nje bashkeqytetar i yni, me staturen e nje intelektuali dhe mbrojtesi te flakte te te drejtave te emigranteve, dhe jo vetem atyre shqiptare. Thjeshte, nje lider. *** Para 10 viteve, si shume te tjere, edhe Alban Kraja u detyrua te merrte rrugen e emigracionit drejt Italise. Ishte nder pioneret e shtypit te pavarur shqiptar. E detyruan te lere profesionin e gazetarit, duke u nisur ne drejtim te nje jete te re, krejt te panjohur dhe te papershtatshme per nje djalosh te ri. Tashme ka kalur nje dekade. Eshte kthyer, te pakten ne pamje dhe ne aksent, ne nje italian te vertete. Ka provuar te kryeje shume pune, te cilat per nje intelektual, jane mjaft te rendomta. Eshte ky kapitalizmi! Ndersa sot: – Eshte krijues edhe president i shoqates “Iliria” ne Rimini, nder me aktivet ne mbrojtje te emigranteve shqiptare, por edhe me gjere, e cila ka festuar edhe 9- vjetorin e krijimit. – Eshte prej me shume se nje viti, president i Keshillit Provincial te Emigranteve te Riminit, i zgjedhur nga te gjitha kombesite. Veshtire qe te mosrizgjidhet. – Me 20 mars u zgjodh president i Lidhjes se Shoqatave Shqiptare dhe Arbereshe ne Itali. – Eshte ideator i Circolo “Scanderbeg”, nje lokal- shtepi e dyte per te gjithe shqiptaret e Riminit. – Ka publikuar tre libra ne gjuhen italiane si dhe mjaft artikuj ne gazetat dhe revistat me prestixhoze te Italise. – Ka mbeshtetur idene per te drejten e votes ne zgjedhjet administrative te emigranteve, pasi kane kaluar disa vite ne Itali. Pritet qe shpejt, kjo ide te miratohet edhe nga Parlamenti italian. – I kane propozuar kandidimin si keshilltar ne Rimini si perfaqesues i Forza Italia. – Ka nje zyre universale sherbimesh ne Rimini te qaujtur Mappa Mondo. – Ka kundershtuar, dhe madje eshte ne gjyq akoma me Umberto Bosin e Lega Nord, ne mbrojtje te te te drejtave te emigranteve shqiptare dhe te tjere ne Itali. Per Alban Krajen, gjithcka mund te permblidhet shkurt, pasi aktiviteti i tij i plote, veshtire te pershkruhet qofte edhe ne disa numra gazete. *** Zyra e punes se Alban Krajes, eshte ne zemer te Riminit, ne ate qe quhet Centro Storico (Qendren Historike) te qytetit. Gjithcka eshte e sistemuar mire dhe bukur. Dy skrivani, njera e Albanit dhe tjetra e Cristines, sekretares se tij italiane, zene pjesen me te madhe. Ne cdo kend qe te hedhesh veshtrimin, veren simbole shqiptare. Fotot jane te shumta dhe tregojne arritjet e djaloshit shqiptar ne vitet e emigracionit ne Itali. Marredheniet e Albanit me TV Rozafen, kane qene te shkelqyera prej vitesh. Ai ka qene i pranishem gjithmone me aktivitetin e tij ne vendlindjen e tij, Shkoder por edhe me gjere, permes TV Rozafes. Ai eshte miqesuar me ne, madje edhe me kamerat tona dhe krejt natyrshem jep nje interviste per gjithe aktivitetin dhe aspiratat qe sollen krijimin e Lidhjes se Shoqatave Shqiptare e Arbereshe ne Itali…. *** E pamundur te jesh ne Itali, dhe te mos takosh te afermit. Nga Roma, eshte njoftuar nje mik i yni, Kastriot Shkreli ne Rimini. Ne asnje menyre, ata nuk duhet te qendrojne ne lokale, eshte ky urdheri nga te afermit tane, te cilet jane nisur per te na marre ne Rimini. Takimi yne me Kastriotin, na fut ne atmosferen shqiptare. Ai eshte nje i aferm i kolegut tone, Sokol Pepushaj. Me Kaçin (sic e therrasim shkurt), kemi pire kafe tek “Kafja e Madhe” ne Shkoder shume here. Njihemi, edhe me vellane e tij, Cacen, sic themi Frankos. Nje mikpritje e mrekullueshme tradicionale shqiptare na rrethon. Shtepia e tyre, eshte e bollshme. Takojme grate e shtepise, njera perj te cilave eshte vajza e kolegut tone Ndue Bacaj. Ne shtepi eshte edhe dhendrri i Kastriotit, Gjeto Zefi, i cili ka kaluar shume peripeci ne Spanje, duke kerkuar sherimin e djalit te tij. Na thote se eshte mire, i urojme me gjithe zemer vogelushit shendet te plote. Dreka dhe pijet ne kete familje te mrekullueshme, eshte e bollshme, si edhe mikpritja e tyre. Pas dreke, grate e shtepise ftojne Alden dhe Elibjonden te pushojne pak. Ndersa ne, meshkujt shijojme disa loje ne domino. Deri ne momentin qe mberrijne te afermit tane nga Roma, shijojme nje mjedis te mrekullueshem shqiptar. Perqafohemi me mikpritesit tane. Na kerkojne qe ne Rome te qendrojme pak dhe te kthehemi perseri tek ata. Te njejten kerkese ne Rimini, na e beri edhe presidentja e shoqates “Teuta Shqiptare” ne Trieste, Vitorja. Sigurisht nuk mund ti kenaqim te gjithe. Kastrioti, Frankoja dhe Gjetoja, na percjellin deri tek makinat qe na presin poshte shtepise se tyre. Kemi pare nje zemer te madhe shqiptare ne Itali. *** Deshira e mazhorances se grupit tone, eshte te shohe edhe Romen, Koloseun, Piazza Spagna, meqenese kemi ardhur ne Itali. Keshtu, dy makina te drejtuara nga e afermit dhe te njohurit tane, Mondi dhe Fredi, nisen drejt kryeqytetit te Italise…. *** Data 25 mars, na gjen ne portin e Ancona-s. Kthehemi me te njejtin traget. Perseri na percjell miresjellja e policeve italian. Deti eshte i trazuar dhe udhetimi nuk eshte i qete si i pari ne drejtim te Italise. Rreth ores 19.00 te dates 26 mars, arrijme ne portin e Durresit. Fatkeqesisht, gjejme te njejten pritje, ku police shqiptare sillen me shqiptaret, sikur te ishim refugjate ne vend te huaj. Duhet te terheqim valixhet per rreth 500 m ne nje terren tere lageshtire per te dale nga mjedisi i portit. Ne ndryshim nga Ancona, Durresi me rrethimin e tij dhe policine e shumte, i ngjet nje kampi perqendrimi. Ne Itali, fare lehte mund te futesh ne port, madje edhe te shetisesh. Atje shteti te imponohet. Edhe pse per here te pare, ne asnje mjet transporti nuk kemi munguar te blejme biletat, edhe pse ne shumicen e rasteve, ato nuk kontrolloheshin. Kjo i mungon Shqiperise, shtetit shqiptar. Makina e TV Rozafes e drejtuar nga shoferi yne, Cezari, na kthen perseri ne qytetin tone, Shkoder. Ka perfunduar nje jave aktivitet, pjesa me e madhe ne udhetim. Jemi shume te lodhur, por edhe po kaq te lumtur. I kthehemi realitetit tone, mungeses se dritave, rrugeve me gropa. Jemi shume larg, jo vetem nga Italia dhe italianet, por edhe nga shqiptaret tane ne Rimini, Rome apo gjetke. Gradualisht po e kuptojme se sa flluska sapuni jane premtimet e shtetareve apo politikaneve tane, ne pozite apo opozite, per nje aderim te shpejte ne Bashkimin Evropian. Mbase eshte momenti qe Alban Krajat shqiptare ne Itali dhe Evrope, te kthehen ne Shqiperi. Problemi i vetem jane ata qe sot dhe dje na udheheqin dhe nuk kane nder mend te hapin rruge, deri ne fundin e tyre fizik.
Albert DURGAJ drejtor i TV Rozafa Blerti DELIJA kryeredaktor i TV Rozafa Rimini, Shkoder, 20-25 mars 2004
Vritet Grigor Laka Përgjaket Shkodra. Shkodra tronditet për të disatën herë brenda këtij muaji nga vrasjet. Në një lagje periferike të qytetit të Shkodrës, një breshëri arme automatike i ka marrë jetën 28-vjeçarit nga qyteti i Korçës, Grigor Lako. Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte, më 8 prill 2004, rreth orës 18.00, në lagjen “Tre heronjtë”. Burimet nga vendi i ngjarjes nuk afrojnë asnjë të dhënë paraprake rreth aktit të krimit dhe viktimës. Gjithashtu, autoritetet policore, të cilat mbërritën me vonesë në vendin e ngjarjes, nuk bëjnë të ditur mbi autorët dhe personat e dyshuar për krim. Nga uniformat blu mësohet se po hetojnë në disa pista të mundshme. Për arsye hetimi, deri tani asgjë nuk është konfirmuar nga ana e tyre në lidhje me krimin dhe autorët e tij. Korrespondenti i “Shqipërisë Etnike”.
Policia në Shqipëri arreston dhe rrah edhe adoleshentët për motive politike Më 14 mars 2004, disa policë arrestuan dhe burgosën Leonard Jushajin, të treguar në foton ilustruese, të lindur më 2 prill 1987 dhe banues në Mali Jushit, Bushat, Shkodër. Policia e ka marrë në pyetje për “motive përçarjeje” në protestën e 7 shkurtit 2004, ku babai i tij, Zef Jushaji, Sekretar Organizativ i Komunës së Bushatit, u arrestua dhe u burgos gjithashtu. Sidoqoftë, është e qartë se qeveria e Fatos Nanos po hakmerret ndaj kundërshtarëve të tij dhe njerëzve që kanë marrë pjesë në Lëvizjen “Nano ik!”, një lëvizje e organizuar nga partitë e djathta, që kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Fatos Nano, të cilin e akuzojnë për korrupsion, vrasje për motive politike, trafik droge dhe qeniesh njerëzore, etj.Ky i ri është kërcënuar dhe rrahur për dy ditë nga policët e Rajonit të Policisë së Barbullushit. Keqtrajtimi i Leonard Jushajit është vërtetuar nga foto, dëshmitarë dhe raporte mjeksore. Ne i bëjmë thirrje qeverisë socialiste, anëtarëve të Partisë Socialiste dhe kujtdo që është i lidhur me ta, të ndalojnë dhunën mbi të miturit. Kjo është në kundërshtim me të Drejtat e Njeriut, po a duan t’ia dinë autoritetet shqiptare për këtë?! Albert Vataj |