Olta Xhaçka kundër Vladimir Putinit/ Nuk njohim aneksimin e 4 rajoneve ukrainase nga Rusia

0

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, nëpërmjet një postimi në Twitter, është shprehur kundër aneksimit të katër rajoneve ukrainase në Rusi.

Ministrja tha se Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe  se Tirana zyrtare nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara.

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi pak më parë se Rusia ka katër rajone të reja, pas referendumeve të fundit në Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson, në të cilat, sipas Kremlinit, votuesit kishin zgjedhur aneksimin.

“Rezultatet kanë dalë dhe janë të qarta. Jam i sigurt se Asambleja Federale do të mbështesë 4 rajonet e reja të Federatës Ruse, pasi ky është vullneti i miliona njerëzve”, tha Putin.

Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu