“Do rrëfej krime të tmerrshme!”, i akuzuari për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj kërkesë SPAK: S’do vriteshin…

0

Ekzekutori i vllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës, Besian Xhixha, i arrestuar prej qershorit të 2021, i cili konsiderohet gjithashtu si një prej bashkëpunortëve më të afërt të Nuredin Dumanit, ka këmbënugulur që SPAK t’i japë statusin e të penduarit, në këmbim të rrëfimit të krimeve të tmerrshme që “I penduari i drejtësisë” fsheh.

Në një nga seancat e fundit të zhvilluara në gjykatën e Posaçme Kundër korrupsionit e Krimit të Organizuar, sipas “News24” për ecurinë e hetimeve për të dyshuarit e operacionit “Plumbi i Artë”. Xhixha e ka ripërsëritur kërkesën për tu marrë në mbrojtje.

Ai ka shkuar edhe më tej, teksa ka deklaruar që nëse, prokuroria do ta kishte marrë dëshminë e tij, nuk do të kishte kaq shumë të vrarë në Fushë Krujë e Fushë Kuqe, mesa duket duke nënkuptuar ekzekutimet mafioze të njerëzve të afërt të Ervis Martinaj dhe zhdukjen pa gjurmë të të shumëkërkuarit të drejtësisë.

Besian Xhixha dhe miku i tij, Enver Diva u arrestuan me urdhër të SPAK më 17 qershor 2021, pasi i penduari i drejtësisë, Klevis Alla i implikonte si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në prill të 2020.

Ata akuzohen se kanë siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e dy vëllezërve, ndërsa kanë qenë të parët e kontraktuar për vrasjen e tyre nga Nuredin Dumani dhe Talo Cela. Plani dështoi pasi Enver Diva u prek nga Covid.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu