Kreu Blog Faqe 100

Fatos Lubonja një kandidaturë e mirë për Bashkinë e Tiranës

0

Shkruan Alfred Lela

Gara për bashkinë e Tiranës nuk është, në fakt, për qeverisjen e qytetit, dhe as një sfidë për të treguar se, kush ka alernativën më të mirë në këtë degë të pushtetit lokal në Shqipëri, më të madhen në vend.

Është një garë për të demontuar Edi Ramën, sepse është një sfidë kundër tij, kundër mbipushtetit, diktaturës autokratike, epshit prej kafshe politike për të kontrolluar çdo kënd të çdo pushteti në vend.

Kush e sheh këtë si një garë të pastrimit, trafikut, karrikeve në trotuare, e pesë me hiçeve të tjerë, nuk bën gjë tjetër veçse e lejon Edi Ramën që ta shtrijë më tej edhe putrën edhe filozofinë e tij mbi kryeqytetin dhe Shqipërinë.

Është, pra, një betejë e filozofisë politike dhe urbane, e polity më shumë se policy, e political design më shumë se urban design.

Pasë thënë këtë, pa dashur me fyer askënd, nuk është betejë për asnjë prej emrave të paraqitur deri më tash.

Sepse, të gjithë kandidatët që kanë shprehur dëshirë, vetësakrificë apo dhe ata që janë tërhequr, nuk do të ndesheshin me Ogerta Manastirliun, por me Edi Ramën.

Në këtë kuptim, Partisë Demokratike i duhet të kthehet aty ku ka qenë njëherë. Në vitin 2003, kur përballë Ramës vetë, kandidoi Spartak Ngjelën, asokohe një nga njerëzit pranë Berishës, por jo një ‘besnik’, dhe një prej elokuentëve të opozitës. Jo tek Avokati, të kuptohemi, por te një i ngjashëm në profil publik, që e lufton Ramën nëpërmjet Edi Ramës, nga skutat e tij të ndërgjegjes e nënndërgjegjes, të së shkuarës dhe të së tashmes.

Këtë profil, më mirë se askush, e plotëson Fatos Lubonja.

Lubonja është, sigurisht, më shumë se kaq. Në një Shoqëri të Rrafshët, të cilën Edi Rama ka luftuar shumë për të montuar në Shqipëri, ai është një prej shumë pak relieveve të mbetura.

Ai ka burgun, rezistencën dhe mbijetesën kundër diktaturës në kurrikulën e jetës, ka betejën e ‘97 ës kundër Sali Berishës dhe të djathtës, dhe ka thuajse 2 dekada që lufton arketipin autoritarist të Edi Ramës, dikur mik i tij.

Në këtë kuptim, ai është një kandidat i rezistencës transversale dhe i qytetit horizontal, dhe Partia Demokratike, nëse don të jetë e ndershme me veten, nuk ka të ngjashëm në gjirin e vet.

Kandidatura e Lubonjës nuk është një përballja me Manastirliun, por kundër-kandidatura e Ramës. Lubonja e mund Ramën, sepse ai mund t’i bëjë publikut me dije, me anë të thellësisë dhe vërtetësisë së kontrastit, se kush është në të vërtetë Edi Rama.

Të tjerët do të përpihen nga vakuumi i poshtërsisë së ngritur nga vetë Rama dhe makina e tij propagandistike ‘ne nuk jemi më të mirët, por nuk ka më të mirë se ne’, apo ‘jemi të gjithë njëlloj, por të paktën unë jam argëtues’.

Partia Demokratike, me Lubonjën, del nga radhët e veta, por futet në qytet. I kam të qarta qindra buzët e rrudhura në pakënaqësi nga demokratët, por konteksti politik është i tillë, saqë paradigma nuk mund të jetë tjetër veçse ‘nëse nuk fiton dot PD, gjëja e dytë më e mirë është që dikush të mundë Edi Ramën’.

Sa i takon komunikimit publik, që është edhe shqetësimi i të nënshkruarit, Lubonja nuk ka nevojë të paketohet, të brandohet, të komunikohet. Ai është një zë publik i besuar, që tingëllon edhe për të majtët, edhe për gritë, edhe për demokratët, me të cilët prej një dekade ai ndan betejën anti-Ramë.

Në kushtet fatale të kohës së shkurtër për këtë përballje, kjo vlen sa nuk thuhet.

Lubonja është kandidati i duhur, edhe se gjendja e qeverisë dhe PS në Tiranë, pas burgosjes së Veliajt, pas 5D, pas inceneratorëve, është pikërisht ajo që ai ka përshkruar për vite me radhë. Teoria e tij e vjetër ‘e 2 bandave’, ku kishte parasysh dy partitë e mëdha, ka rënë, sepse tashmë ka vetëm 1 Bandë. Si qytetar dhe intelektual, është detyra dhe nderi i tij, që të angazhohet kundër Unibandës në pushtet.

Edhe nëse nuk e fiton bashkinë, kontrasti që ai do të sigurojë do të jetë portreti më i saktë i Edi Ramës dhe një telegram për fundin e pushtetit të tij.

Nuk kërkohet, pra, një ogert apo ogertë për Ogertën e Ramës, por një anti-Ramë, dikush që e bën duelin të duket i barabartë dhe i fitueshëm.

Opozitës, në Tiranë, i duhet një duel, jo një lojë luftash në grup.

Yri Kim-Kar-Dash

0
xr:d:DAFUo7Ogwo0:35,j:376683931,t:22121317

Shkruan Myslim Murrizi

Kjo është kandidatja jo politike e PD dhe opozitës së shpartalluar për Bashkinë e Tiranës.

Që drejtuesit politik dhe kupola drejtuese e PD dhe e opozitës të mos hajë më bar, por të hajë mut siç ka ngrënë prej shtatorit 2021 se po lufton në mënyrë të rreptë Sorosin dhe prezervativët e tij në Shqipëri që mbartin veset më të ndyra të njerëzimit dhe predikojnë degjenerimin e familjes.

Kjo është dora vetë përfaqësuese e Sorosit që u përpoq të mbillte depersonalizim, degjenerim, poshtrim, skllavërim dhe tredhje të politikanëve të opozitës dhe ja arriti jo pak qëllimit, meriton të jetë kandidate nga kjo tufë e PD dhe e opozitës për kryetar të Bashkisë Tiranë.

Madje mirë do ishte që kjo të ishte kandidate nga PD edhe për bashkinë Vlorë meqenëse ka aty edhe dy anijet Tigra që u lodh shumë për t’i sjellë e që rrinë në det prej 4 vitesh e marrin rreth 100 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe është emëruar drejtoreshë e madhe e kompanisë së leshit nga një fshat i Bangladeshit.

Si zv kryetar të bashkive që kjo fytyrë do drejtojë duhet të jenë patjetër dy palaço nga SPAK-u që kjo karavidhe ka emëruar pa asnjë vlerë e me veting të pistë që të jetë e qetë që nuk do ketë hetim siç ka lënë porosi kur ishte ambasadore në këto 4 vite.

Më mirë kjo sharabajkë dora vetë se sa skllevërit ordiner e shërbëtorët e pështirë të paftyrë të kësaj mostre që e përdori Shqipërinë për biznesin e saj personal duke gjetur plot qelbësira që i lepinin menderen nga pushteti dhe opozita.

Kjo jo vetëm që fiton, por më shumë mundësi Ogerta tërhiqet fare nga gara dhe PD me të gjitha partitë që ka negociuar Muli korrin një fitore historike kundra Ramaduros se Agim Neshos sa që dhe vetë Nesho do habitej.

Kjo nuk ka nevojë as për fushatë as për banderola poster që të bëjnë foto me dy gishta deputetët e PS.

Madje kjo nuk ka nevojë as për komisioner kështu që PD dhe sektori i ç’organizimit nuk vihet në siklet fare.

Suksese Yri Kim-Kar-Dash dhe shyqyr që na u gjende në këtë ditë të vështirë ku Muli dhe Belo kanë një javë pa gjumë me negociata leshi me parti dhe lider nga Bangladeshi.

Shtëpia e Bardhë reagon ashpër pas talljes së Edi Ramës me Presidentin Donald Trump

0

Pas videos që u bë virale në rrjetet sociale, ku kryeministri shqiptar Edi Rama shihej duke bërë batuta me presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, ka ardhur edhe reagimi i parë nga “Shtëpia e Bardhë”.

Nënsekretarja për mediat, Anna Kelly, në një përgjigje për gazetarin e Top News, Xhoi Malësia, theksoi:

“Presidenti Donald Trump ka bërë më shumë se kushdo për stabilitetin global” – një deklaratë që vjen si reagim indirekt ndaj përmendjes së ish-presidentit amerikan në batutat e kryeministrit Rama.

Në videon e shpërndarë gjerësisht, Rama i referohej një deklarate të mëparshme të Trump, ku ky i fundit kishte thënë se kishte ndaluar një “luftë mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”, duke e shndërruar momentin në humor mes liderëve.

Pas reagimeve të shumta në rrjet, ditën e djeshme reagoi edhe vetë kryeministri Rama, i cili sqaroi se bëhej fjalë vetëm për një batutë mes miqsh, pa asnjë qëllim denigrues ndaj figurës së ish-presidentit amerikan.

Ky zhvillim ka ndezur debate si në Shqipëri ashtu edhe ndërkombëtarisht, duke e vendosur sërish Edi Ramën në qendër të vëmendjes mediatike.

Izraeli nis zbatimin e kërkesave të Trumpit

0

Pas deklaratave të Hamasit dhe presidentit amerikan Donald Trump lidhur me propozimin për t’i dhënë fund luftës në Gaza dhe për lirimin e pengjeve, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se Shefi i Shtabit, Gjenerallejtënant Eyal Zamir, është takuar me gjeneralët më të lartë për një “vlerësim të posaçëm të situatës në dritën e zhvillimeve”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një deklaratë të ushtrisë thuhet se “sipas urdhrit të nivelit politik”, Zamir u ka kërkuar Forcave Mbrojtëse të Izraelit që të përgatiten “për zbatimin e fazës së parë të planit të Trump për lirimin e pengjeve”, pa dhënë detaje të saktë mbi përmbajtjen e këtij urdhri, raporton timesofisrael.

Deklarata gjithashtu konfirmon raportimet se liderët politikë i kanë urdhëruar IDF-së të ndalojë ofensivën për marrjen e qytetit të Gazës dhe të përqendrohet në operacione mbrojtëse, duke theksuar: “Siguria e forcave tona është me rëndësi supreme dhe të gjitha kapacitetet e IDF-së do t’i caktohen Komandës së Jugut për mbrojtjen e trupave tona”.

“Shefi i shtabit theksoi se, për shkak të ndjeshmërisë operative, forcat duhet të tregojnë një gatishmëri dhe vetëdije të shtuar. Po ashtu, u theksua nevoja për një reagim të shpejtë për të neutralizuar çdo kërcënim”, shtohet në deklaratë.

Kjo vjen pas një video-mesazhi të presidentit amerikan, Donald Trump, në të cilin ai i bëri thirrje Izraelit të ndalojë bombardimet në Gazë, pasi Hamasi ka pranuar propozimin amerikan për t’i dhënë fund luftës.

Radioja ushtarake izraelite raportoi se urdhri kërkon që operacionet të reduktohen në minimum dhe që trupat në terren të kryejnë vetëm të ashtuquajturat “manovra mbrojtëse”.

Ky urdhër u dha pas bisedimeve gjatë natës midis zyrtarëve izraelitë dhe atyre amerikanë.

Kujtim Gjuzi: Unë jam këtu për Tiranën Metropol

0

Shkruan Kujtim Gjuzi

Unë jam këtu për Tiranën Metropol.
Kandidati konsetvator Kujtim Gjuzi zgjedhje 2025
Riprogramimi TIRANA Metropol në EU 2025 – 2027
1 – Kandidimi për Tiranën 1 milion Banorë 2031 fillon me pastrim radikal të drejtuesve qelbësira me nxjerrje nga zyra të korrupuarve djegsa, duke ndalu incenerimin e grabitësve gjakpirsa taksave tona të qytetarëve metropolitanë.
2 – Do thirret Kontrolli i lartë i shtetit per kontroll të dokumetacionit.
3 – Thirrja e biznesmeneve të ndertimit per te garantuar me firmen e tyne garancine e ndertimeve mbi 15 Kate.
4 – Brenda Unazës Pit Sotp Hyrje ne qytet 200 All
5 – Stop!
Uji me erë të qelbur, të ndotur me fekalet zbresin nga Bovilla në çezmat, Tirana një milion banorë. Zona e Banuar Zall Bastar dhe Cudhi do të largohen nga vendbsnimi Lindor baseni Ujman Bovilla duke u siguruar banesa të reja të zgjedhura vetë ata vëndbanimin.
6 – Çifti i sapo martuar theksoj, vetëm burrë e grua që çertefikohet zyrtarisht në bashkinë Tiranë, aty menjëherë në vend mer çelësat në dorë, shtëpia Sociale 55 M2
7 – Shtëpi të cilën mund ta blejë me sitem Bankar me 0 % kosto kredi ose mund ta mbajë me qera 55 € në muaj deri kur realizon pagesën, kosto ndërtimi, më pastaj shtëpia bëhet vetëm e çiftit me të drejtë shtimi të hapsirës të një shtëpie sociale tjetër me ndërrim ose blerje 71 M2 nëse çifti sjell në jetë më shumë se dy fëmijë.
Lindja e fëmijës së tretë, menjëherë çiftit nga fondi banesa bashkia Tiranë me vendim qarkullues të Këshillit Bashkiak i akomodohet shtëpi 111 M2 e Mobiluar Totalisht me zgjedhjet e mesipërme të llogarisë zero kosto.
8 – Menjëherë do të realizohet korsia, Emergjente ambulanca, autobuza, taksi mjetet e administratës shtetnore.
9 – Korsia Nëna me fëmijë, urgjencë dita e parë pas konstutuimit të kryetarit Tirana një milion banorë.
Grupet e fëmijëve në çerdhe, kopshte, shkolla publike jo më shumë se 25 fëmijë. Ndal korupsionit nëndorë. Ndal shkollimit me dy turne.
10 – Nënat e reja me dy fëmijë do t’u jepet përparësi, mundësi punësimi në administratën bashkiake, nana me tre fëmijë merr pension lindje direkt 300 € Rihet Familja. Stop prindi 1 apo 2
Nënat me 4 Fëmijë fitojnë të drejtën për strehim definitiv nëse lindin fëmijën e 5 merr(Shtëpi Banimi 131+ M2 kudo ndodhen brënda bashkisë Tiranë)
11 – Nena Rurale me 5 fëmije pension lindje 2400 € plus Shtepi dhuratë.
12 – Studentet Zero pagesa në Urban.
13 – Sport Klub Tirana totalisht shumësporte do të finacohet 59% me Buxhet Bashkiak, viti financiar kalendarik 01/01/ deri 31/12/2026
Skuadra Demat e Kuq Partizani do finacohet 49% e totalit të klubit në All nga Buxheti Bashkisë Tiranë.
14 – Fëmijët e rrugës, zero lypsa në Semaforë, zero kontrollues të kazanëve me plehra, fëmijët jetimë? trajtim të vecantë kjo asht kultura tradicionale e qytetarisë autoktone Tirana Metropol 2031
15 – Të Gjitha Shtëpitë mbi 100 vjeçare të Tiranës mbi dy kate do mirëmbahen nga bashkia Tiranë.
16 – Trami Elektrik Skutetë – Qender Tiranë – Rinas – Teleferik Qender Tiranë Ndoq – Plepa Dirrës.
17 – Të Përndjekurit Politikë me dokumet vërtëtim nga arshiva dhe Gjykata, prej vitit 1946 marrin All + fitimin e munguar në vite + Shtëpi sipas dokumetit kryefamiljari zyrtar duke e kthyer nderin.
4 – Pikat e tjera në vijim mjaft të rëndësishme….
Riprogramimi Tirana një Milion banorë 2025 -2031
– 18 – 19 – 20 – 21 Pika janë “sekret Elektoral”
– Kryeqytetarë të Qëndrës liberale deri tek neve konservatorët ju ftoj të verefikoni ç’farë ndodhi në Tirana 2000 – 2004
Lexo :
Kurbanin Edvin Rama faqe 49 – 50 të mos jetosh si katran, pa ujë ti kryeqytetar Tiranas Metropolitan.
Falenderoj të gjithë përkrahësit e mij që dy herë më votuan si anëtar i Këshillit Bashkiak Tirana 2000 – 2008
Dy herë më votuan për deputet dhe e treta e vërteta u ba e mundur nga Prof. Dr. Sali Berisha, Nard Gavoçi, Ylber Valteri dhe miqtë tanë Britaniko – Amerikanë? Kujtim Gjuzi për legjislaturën IX KRSH
4 Vjet Kujtim Gjuzi ka drejtu komisionin e zhvillimit Urban, asokohe, Edvin Rama nuk kishte shanse me ndërtu kulla betoni mbi 11 kate nga kuota ZERO

Erion Veliaj bëri festë në burg’, i çuan edhe djalin Kajan…

0

Gazetarja Klodiana Lala foli në një emision televiziv për situatën e Erion Veliajt në institucionin e paraburgimit në Durrës.

Lala tha se ndryshe nga rasti i Saimir Tahirit, ish-ministër i PS me të njëjtën peshë politike si Veliaj, të cilin e takonin njerëz pas cdo séance gjyqësore, me ish-kryebashkiakun ndodhi krejt ndryshe, duke u lënë i vetëm në “hallin e tij”.

Gazetarja Lala tha se ish-kryebashkiaku kishte patur pritshmëri në fillim, se jashtë burgut do të gjente njerëz që dëshironin ta takonin, madje në ditët e para, Veliaj mendoi se do të kishte dhe protesta në mbrojtje të tij, por ai u përball me dimrin e vetmisë së madhe.

“Tani e ka kuptuar që e kanë tradhëtuar të gjithë dhe po përpiqet të ndërtojë një strategji ndonëse të vonuar se si të dalë nga e gjithë kjo lufta e madhe, sepse janë 13 akuza, 9 për korrupsion. Më kanë thënë zyrtarët e burgjeve që është më i tërhequr”, tha Lala.

Gazetarja solli dhe një detaj nga burgu ku po vuan izolimin ish-kryebashkiaku Veliaj, një festë e organizuar në ambientet e qelisë ku ka marrë pjesë dhe djali i tij Kajan.

U bë një festë në burg, e zbukuruan burgun, shkoi dhe djali atje, ishte interesant e parë nga ana njerëzore. Pra po e ndaj sot në dy aspekte. Në erion veliaj një zyrtar që ka perceptim të lartë për aferat dhe momentet njerëzore. Ajola Xoxa nuk e ka takuar, vetëm vëllai dhe një ish zyrtar i bashkisë, Dokushi, që po merret me çështjen e tij”, tha Lala.

E pyetur se si do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-kryebashkiakut të Tiranës, gazetarja Klodiana Lala tha se beteja do të jetë e gjatë.

Klodiana Lala: Zoti Veliaj është përballur me një situatë të vështirë emocionale dhe psikologjike në javët e para të arrestimit, ishte një kandidat potencial për të zëvendësuar Ramën, doli pa pranga nga zyra e tij. Ai fillimisht ka patur pritshmëri që jashtë burgut do të kishte njerëz për ta takuar, mendoi se do të kishte protesta në mbrojtje të tij. Veliaj u përball me dimrin e vetmisë së madhe.

Ai mbeti i vetmuar. Nëse do ta krahasosh me Saimir Tahirin që e prisnin pas cdo gjyqi njerëz për ta takuar, me të nuk ndodhi. Ishte kontrast ti madh mes 2 personave që kanë patur të njëjtën peshë në PS.

Tani e ka kuptuar që e kanë tradhëtuar të gjithë dhe po përpiqet të ndërtojë një strategji ndonëse të vonuar se si të dalë nga e gjithë kjo lufta e madhe, sepse janë 13 akuza, 9 për korrupsion.

Më kanë thënë zyrtarët e burgjeve që është më i tërhequr. Ka patur pretendime për trajtimin në qeli, në kohën që u shoqërua për analiza mjekësore. Ka një procedurë të nisur nga Avokati i Popullit lidhur me trajtimin e Veliajt në burg, nëse i janë shkelur të drejtat, por nuk është më Erion Veliaj i momenteve të para, ka ndryshim te kursit.por nuk është i momenteve të para.

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare,“Tano Karidi”, Remo Girone i serialit legjendar “Oktapodi”

0

Shkruan Albert Vataj

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare aktori i madh italian Remo Girone, i njohur për publikun shqiptar dhe botëror si “Tano Karidi”, falë rolit të tij të paharrueshëm në serialin kult La Piovra (Oktapodi).
Shumë prej nesh që u përfshimë fuqishëm në këtë seria triller, në të tillë nivele e ngriti Remo Girone, Tano Karidin, sa ne e donim të vdekur atëherë, por duhet të kalonin 41 vite që kur “La Piovra” do të hynte në kinemanë italiane, që ky personazh, ky rol, ky karakter, të shuhej.
Remo Girone lindi më 1 dhjetor 1948 në Asmarë të Eritresë, por karrierën e tij e ndërtoi në Itali, ku shpejt u shqua si një ndër figurat më të spikatura të teatrit dhe kinemasë. Publiku ndërkombëtar e identifikon me rolin e bosit mafioz Tano Cariddi, një interpretim mjeshtëror që e shndërroi në simbol të kinemasë televizive të viteve ’80-’90. Personazhi i tij mbeti në kujtesë jo vetëm për fuqinë e lojës aktoriale, por edhe për mënyrën sesi shpaloste anën e errët të shoqërisë italiane të kohës.
Karriera e Girone nuk u kufizua vetëm te La Piovra. Ai ka interpretuar në dhjetëra filma dhe shfaqje teatrore, duke punuar me regjisorë të njohur dhe duke fituar respektin e publikut dhe kritikës. Më së fundi, u rikthye fuqishëm edhe në kinemanë botërore me rolin e tij në filmin “Ford v Ferrari” (2019), ku interpretoi industrialistin Enzo Ferrari.
Me ndarjen nga jeta të Remo Girone, arti italian humbi një nga zërat më të fortë të skenës dhe ekranit, ndërsa publiku do të vazhdojë ta kujtojë për intensitetin, karizmën dhe autenticitetin që i dha çdo roli. Për shqiptarët, ai do të mbetet gjithmonë “Tano Karidi”, personazhi që u bë pjesë e kujtesës së një epoke televizive të pashlyeshme.
Një kapitull i veçantë i karrierës së tij lidhet edhe me kinemanë shqiptare. Remo Girone interpretoi në filmin “Portreti i pambaruar (i Clara Bellinit)” me regji të Namik Ajazit dhe skenar të Ruzhdi Pulahës, ku luajti rolin e ambasadorit italian në Shqipëri. Ky film solli në ekran një histori dashurie të pamundur mes vajzës së diplomatit dhe një të riu shqiptar në kohën e komunizmit, duke bërë që figura e Girones të mbetet e njohur dhe për publikun shqiptar jo vetëm si “Tano Karidi”, por edhe si aktor që u bë pjesë e artit tonë kinematografik.

Akt simbolik, pa efekt real politik

0

Shkruan Zef Ndreka

Përse dështoi “Kuvendi i Veriut” me dt 27 shtator në Rreshen?
Çfarë kuptimi kishte ky aktivitet?
A i shërben çështjes kombëtare për bashkim, apo si duhet interpretuar, kur 100 e kusur vite më parë, mirditorët kishin shpallur “shtetin e Mirditës” që nuk mundi të njihej e të jetojë?
Ka ndonjë përseritje apo ngjashmëri me një shekull më parë?
Këto në thelb janë disa pyetje, për të cilat do jap opinionin tim.
Sigurisht pyetjet prekin disa shtresa historike dhe politike, që lidhen me Mirditën, rolin e saj në çështjen kombëtare dhe mënyrën si janë lexuar këto nisma në kohë të ndryshme.
Ti analizojmë.
Kuvendi i Veriut në Rrëshen, pse dështoi?
Sepse ky aktivitet u paraqit si një përpjekje për të ringjallur një lloj roli për veriun shqiptar në arenën kombëtare, por mbeti i mjegullt në përmbajtje dhe në objektiva.
Dështoi sepse nuk kishte platformë të qartë politike. Psh.,çfarë kërkonte realisht? Bashkim? Autonomi? Një opozitë rajonale?
Më tej, organizimi ishte i fragmentuar, pa përfshirje të gjerë të elitave intelektuale, shoqërisë civile dhe faktorëve politikë. Më tepër u perceptua si një ngjarje më shumë lokale sesa kombëtare.
Gjithashtu, koha dhe konteksti nuk ishin aspak të përshtatshme, sepse siç dihet në Shqipëri sot dominon polarizimi politik, ndërsa ngjarje të tilla duken si rivendosje e ndarjeve krahinore.
Çfarë kuptimi kishte ky aktivitet?
E parë në plan simbolik, ishte thjeshtë një përpjekje për të kujtuar se veriu ka qenë bërthamë rezistence kombëtare dhe ka një traditë kuvendesh e vendimmarrjes.
Ndërsa në plan praktik, nuk prodhoi asnjë akt politik të matshëm. Nuk u formulua një platformë për çështjen kombëtare shqiptare për Kosovën, diasporën, të drejtat kombëtare në Maqedoni, Mal të Zi e Luginë.
U duk më tepër si një akt nostalgjik sesa si një projekt politik i gjeneratës së re.
A i shërben çështjes kombëtare për bashkim?
Jo.
Vetëm nëse do të kishte ofruar një alternativë gjithëkombëtare për unitet e bashkëpunim.
Por përderisa u lexua më shumë si ngjarje krahinore në emër të veriut sesa si thirrje për të gjithë shqiptarët, rrezikon të interpretohet si përçarje e jo bashkim.
Çështja kombëtare sot nuk kërkon ndarje të reja krahinore, por bashkim përtej krahinizmit, fesë dhe interesave lokale.
Paralelja me “Shtetin e Mirditës” (1921).
Edhe atëherë, “Shteti i Mirditës” nuk ishte projekt gjithëkombëtar, por një përpjekje krahinore e udhëhequr nga bajraktarët e Mirditës, që kërkonin autonomi nga shteti i sapoformuar shqiptar.
Nuk u njoh nga fuqitë e mëdha dhe u rrëzua shpejt, sepse vinte në kundërshtim me interesin e shtetit shqiptar të bashkuar.
Sot, ndonëse “Kuvendi i Veriut” nuk shpalli ndarje, ngjashmëria është tek fakti që mungonte përputhja me frymën gjithëkombëtare.
A ka përsëritje apo ngjashmëri?
Po.
Ngjashmëria është tek tendenca për të rimarrë simbole të së kaluarës, pa një vizion modern.
Dallimi është se sot askush nuk po kërkon shpallje shteti të ri, por vetëm afirmim të rolit të veriut. Megjithatë, mbetet risku që kjo të shihet si fragmentim i unitetit kombëtar.
Historia na mëson se vetëm projekti gjithëkombëtar mbijeton, ndërsa çdo nismë krahinore, sado e fortë të duket, shuhet.
Kështu, “Kuvendi i Veriut” në Rrëshen dështoi sepse mbeti i paqartë, i kufizuar dhe i interpretuar si nostalgji krahinore, jo si platformë kombëtare. Krahasimi me “Shtetin e Mirditës” tregon se kur përpjekjet nuk lidhen me interesin gjithëshqiptar, ato janë të destinuara të mbeten episode të shkurtëra. Çështja kombëtare nuk kërkon rikthim tek krahinizmat, por bashkim përtej tyre.
Ndue Lazri
Nga “shteti” i dikurshem i Mirdites deri me sot kane rrjedhur shume ujra e kane ndryshuar kohet. Siç kane ndryshuar edhe vete mirditoret. Dikur Mirdita kishte te tjere burra, te tjere prijesa, te tjera ide e ideale qe lidheshin me kohen dhe me kontekstin kombetar. Sot mund te kete plot intelektuale e burra te ditur, po si e sa perfaqesoheshin ata ne ate kuvend qe u mblodh? Cila ishte platforma e kuvendit dhe cila platforme mund t’i mblidhte vertet perfaqesuesit e bajrakeve te Mirdites? Cila ishte qasja e ketij kuvendi ne lidhje me teresine kombetare dhe me politiken aktuale te qeverise shqiptare? Cilat jane idete lidhur me zhvillimin ekonomik te Mirdites dhe te Veriut, pa krijuar perçarje Veri-Jug, por per te bere te mundur qe pasurite e zones t’i sherbejne pasurimit lokal per te ulur disnivelin veri-jug dhe per te terhequr investime qe i sherbejne ketij qelimi. Kush ishin nismeraret dhe a ishin ata personat me adapte e me te pergatitur e me perfaqesues te tere trevave te veriut per te realizuar nje hap te tille?
Projekti eshte delikat e kerkon mençuri, ndryshe tingellon si nje aventure pa ide dhe me rrezik perçarjeje.
16orë
Përgjigju
Marçel Lacaj
Projektet mbarë Kombëtare gëzojnë përjetësi…
të tjerat janë meteor…
13orë
Përgjigju
Eda Nallbani
Mirdita dhe mirditoret nder shekuj kane treguar vlera dhe atdhetarizem. Ka nxjere burra e gra te mencur e trima. Jam e bindur se edhe tani do te dine te bashkohen e te ritin vleren e krahines se tyre
18orë
Përgjigju
Redaktuar
Frrok Kovaci
Paska nje platform me kater pika.
*Te jesh i lidhur me rrenjet do te thotë të njohish dhimbjen dhe te pranos humbjen.
*Kur njeriu humb rrenjet aji humbet edhe vehten – dhe fillon te jetoje ne nje bote pa emer.
( Dhe Mirdita e ka humb)
17orë
Përgjigju
Redaktuar
Gjok Geziqi
kush i thot vetes mirditor nuk shikon organizimin por perkushtimin e madh se pa mirdite ska shqiperi respekt per organizatoret
14orë
Përgjigju
Aleksander Ndoja
…dhe filmat me partizanë, në kohën më të mbrapshtë të kinostudios “Shqipëria e Re” nuk ranë në këtë nivel.
Vlerësim maksimal për ndonjë vërtetë idealist ardhur disi nga larg, mjaft i motivuar me te cilin u takova nje ditë para..
Keqardhje për eklipsimin nga klloune tik-tokas që uzurpojnë skenat jo për hallet e popullit, por më shumë për klikime shitmëndese të okolles së tyre.
18orë
Përgjigju
Redaktuar
Kastriot Kodheli
Pyetjes se a I sherben çeshtjes kombetare .Ne kendveshtrimin tim. Apsolutisht asnji lloj pseudolidhje apo kuvendesh shqiptare nga veriu ne jug , as nuk kan pas ndjesi dhe qellim kombetar veçse krahinor dhe politik ( referuar periudhave perkatese ), po ka pas se u nxitove , fetishizim te laberise apo toskerise dhe injorim te gjetjeve te veriut. Ne kete kontekst e thane thjesh dhe drejtperdrejt ;
– ndjesia krahinore e diferencuar veri – jug , ndjesi e veçuar patetike me rezultat negativ.
– tendencat e viteve apo dekadave te fundit me theks jugore dhe prioritet jugore ndaj asaj veriore.
– “rastesia” e zhvillimit te tipit made in PKSH apo PPSH , te jugut krahasuar me Veriun.
– “rastesia” e ” zhvillimit ” te jugut ne krahasim me te veriut……..
Duke u nisur nga keto raporte dhe shume si keto me orientim JUG – veri , sot çdo tendence e veriut, Mirdites ( edhe pse qendron ) e orientohet dhe gjykohet me lente edhe pse nuk i ka ba as i ban dam jugut.

Delina Fico, ish partnerja e Edi Ramës në aktivitete e ka paraqitur Donald Trumpin si Hitleri

0

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi skandalin ku Delina Fico organizon aktivitete me video ku Trump paraqitet si Hitleri. Berisha tha se, e gjithë familja e Ramës janë farë e Sorosit !

“Edhe njëherë, dënoj me forcën më të madhe kllounadën e Edi Ramës dhe u them se është absolutisht jo akt i pakontrolluar, por akt i qëllimshëm.

Ju duhet ta dini se ish-familjarë kryesorë të Edi Ramës, Delina Fico organizon aktivitete në të cilat shpall video ku presidenti Donald Trump paraqitet si Hitleri në një akt të papërgjegjshëm.

Natyrisht Delina ka problem se ka marrë 10 milionë dollarë nga taksapaguesit amerikanë, bashkë me atë Llagamin dhe ndonjë tjetër.

Por krahasimi i presidentit të SHBA, të zgjedhur me votën e lirë të amerikanëve, në video me Adolf Hitlerin është një akt absolutisht i dënueshëm, i papranueshëm.

Ti mund të mos ndash me presidentin Trump mendime, mund të mos jesh dakord me të, por nuk mund ta krahasosh kurrë me të pakrahasueshmin, me diktatorin më gjakatar, më shkatërrimtar të historisë.

Dhe kjo ndodh në familjen e gjerë të Edi Ramës.

Pse ndodh kjo? Sepse të dy janë kukulla të Sorosit, si Rama edhe Delina.

Si Olsi edhe Linda.

Të gjithë janë farë e Sorosit.

Si mundet ta shpjegoni ju?

Të hapet mbledhja me video ku paraqitet presidenti i SHBA si Hitleri.

Pra, desorosifikimi i vendit duhet të jetë një nga projektet më kryesore për opozitën shqiptare”, tha Berisha.

POSTIMET E FUNDIT