Kreu Blog Faqe 101

Vetëm Jorida Tabaku e fiton Bashkinë e Tiranës…

0

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka lëshuar një deklaratë të fortë në lidhje me zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në Tiranë dhe në 5 bashki të tjera.

Në një intervistë në Top News, Murrizi u shpreh se Partia Demokratike nuk mund të shkojë në këtë garë me kandidatë të panjohur apo të imponuar nga interesa personale.

Sipas Murrizit, emri që duhet të përfaqësojë PD-në përballë kandidates së mazhorancës, Ogerta Manastirliu, është Jorida Tabaku, të cilën ai e cilësoi si “demokratja më e votuar” në zgjedhjet e fundit.

“Për mua duhet të ishte kandidate për Tiranën Jorida Tabaku. Ajo është demokratja më e votuar. Edhe nëse nuk do duhet të detyrohet për t’u shërbyer demokratëve. Nuk bëhet me kandidat jo politik. Nëse këta nuk duan kandidat politik, të na thonë arsyen sepse duhet dhënë llogari. Mendoj se është interesi i tyre personal”, tha Murrizi.

Burrë spurdhjak, pse e shpjegove talljen që i bëre Trumpit?

0

Shkruan Myslim Murrizi

Këto janë fiks veset e një dhjaksi që dhunon ata poshtë vetes dhe ju lëpin bythën çfarë ka frikë e sipër vetes.

Një burrë i vogël dhe spurdhjak që bëri “humor” në Kopenhagen që të dukej interesant me idenë që nuk do ta merrnin vesh të tjerët dhe pastaj i hoqi pantallonat deri tek këmbët dhe po pret çfarë do bëjë Presidenti Trump.

Ky lloj karakteri funksionon vetëm me parimin e servilit të pështirë ndaj botës dhe harbutit ndaj shqiptarëve.

Ky zbaton parimin që:

Bëni çfarë të doni me Shqipërinë e më lini të bëj çfarë të dua me shqiptarët.

Prandaj Yuri Kimit i jep 100 milion euro nga anijet rrangallë të Bangladeshit ku patjetër ka pjesë dhe karavidhe Blinkeni, Jared Kushnerit i jep Sazanin, Emirateve të Bashkuara ju jep Portin e Durrësit, kinezëve naftën e Bankersit, Erdoganit 60 milion euro të tunelit të Llogarasë, Tony Blairit i dha 2 vjet doganat dhe rrogë si “këshilltar” prej 12 vitesh.

Shakaxhi i “madh” ky shejtan që i mendon të gjithë si aguridhja e Italisë, Meloni që herë i ulet në gjunjë e herë i lidh shall në qafë si kapistër.

Hë pra burrë spurdhjak pse bëre shpjegim për “shakanë” ndaj Trumpit?

Dil pra thuaj që po u talle se e kam zakon që tallem me të gjithë ngaqë jam shumë superior se kam aq lekë sa i blej të gjithë!

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut: Sfidat, Rreziqet dhe Perspektivat në Prag Zgjedhjesh

0

Shkruan Flamur Buçpapaj

Konteksti i përgjithshëm

Maqedonia e Veriut gjendet sot përballë një sfide të madhe politike e historike: si të ndërtojë një shtet të qëndrueshëm mbi themelet e barazisë multietnike. Në prag të zgjedhjeve të reja, shqiptarët kërkojnë jo thjesht përfaqësim politik, por garanci të plota për të drejtat e tyre kombëtare.

Kryeministri aktual dhe qeveria e tij shpesh janë akuzuar se po përsërisin gabimet e së kaluarës – sidomos të periudhës së Nikolla Gruevskit (2006–2016), kur nacionalizmi maqedonas dominoi politikën dhe shqiptarët u trajtuan si faktor dytësor. Kjo qasje përbën një kërcënim për stabilitetin dhe për të ardhmen e integrimit evropian të vendit.
. Shqiptarët dhe të drejtat e tyre të patjetërsueshme

Shqiptarët përbëjnë një pjesë thelbësore të Maqedonisë së Veriut. Sipas Censusit 2021, shqiptarët përfaqësojnë 24.3% të popullsisë [1], por kjo shifër kontestohet nga shumë analistë dhe vetë partitë shqiptare, të cilat theksojnë se emigracioni masiv dhe bojkoti i regjistrimit kanë ndikuar në uljen artificiale të përqindjes. Raportet jozyrtare dhe burime të pavarura e vlerësojnë praninë e shqiptarëve mbi 30%

Marrëveshja Kornizë e Ohrit (2001), e nënshkruar pas konfliktit të armatosur mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe forcave maqedonase, garantoi:

përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në nivel komunal dhe shtetëror;

përfaqësim proporcional të shqiptarëve në administratë, ushtri dhe polici;

përdorimin e flamurit dhe simboleve etnike;

decentralizimin e pushtetit.

Megjithatë, sipas raportit të OSBE/ODIHR (2023) mbi zbatimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave në Maqedoninë e Veriut, shumë nga këto pika nuk janë zbatuar plotësisht P.sh.:

shqipja përdoret në dokumente zyrtare, por shpesh burokracia shtetërore e pengon zbatimin praktik;

shqiptarët vazhdojnë të jenë të nën-përfaqësuar në strukturat e larta të ushtrisë dhe gjyqësorit;

simbolet shqiptare (flamuri kombëtar) herë pas here kthehen në objekt debati nacionalist në Shkup.

Pra, barazia ekziston në letër, por jo në praktikë.
Rreziku i margjinalizimit dhe pasojat politike

Çdo tentativë për të kufizuar të drejtat e shqiptarëve rrezikon të destabilizojë shtetin. Në vitin 2001, konflikti i armatosur shpërtheu pikërisht si pasojë e diskriminimit të gjatë ndaj shqiptarëve. Raporti i International Crisis Group (2001) theksonte se “pa integrimin e shqiptarëve, shteti maqedonas nuk ka të ardhme të qëndrueshme”

Nëse praktikat diskriminuese rikthehen, pasojat mund të jenë:

kriza politike, me bllokim të institucioneve;

kriza etnike, me tensione të reja mes komuniteteve;

kriza rajonale, pasi destabilizimi i Maqedonisë prek drejtpërdrejt Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi.
Shembuj të ngjashëm në rajon:

Në Bosnje-Hercegovinë, mosrespektimi i të drejtave të komuniteteve çoi në shpërbërje dhe luftë (1992–1995).

Në Kosovë, mohimi i të drejtave elementare të shqiptarëve nga Serbia përfundoi me shpalljen e pavarësisë në 2008.

. Opsioni i bashkimit kombëtar shqiptar

Nëse barazia e shqiptarëve nuk realizohet, opsioni i bashkimit me Shqipërinë është një perspektivë e hapur. Kjo alternativë është e përmendur shpesh në diskursin politik shqiptar, veçanërisht kur Shkupi dështon të respektojë Marrëveshjen e Ohrit.

Raporti i European Stability Initiative (2018) thekson se “ndjenja e padrejtësisë tek shqiptarët e Maqedonisë mbetet një burim i fuqishëm për narrativën e bashkimit kombëtar”

Ashtu siç ndodhi me Gjermaninë Lindore dhe Perëndimore, kufijtë politikë nuk mund të pengojnë përgjithmonë aspiratat e një kombi për t’u bashkuar. Ushtria Kombëtare Shqiptare (UKSh), ndonëse nuk është më faktor ushtarak aktiv, mbetet një kujtesë historike e gatishmërisë për të mbrojtur dinjitetin kombëtar.

Zgjedhjet: një test për të ardhmen e shtetit

Zgjedhjet e ardhshme janë një test ekzistencial për Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët nuk mund të mjaftohen më me premtime, por duhet të kërkojnë:

përfaqësim proporcional real në të gjitha institucionet (raportet e OSBE/ODIHR 2023 tregojnë ende mangësi në këtë drejtim

zbatim të plotë të gjuhës shqipe në administratë dhe dokumente zyrtare;

autonomi më të gjerë komunale, në përputhje me standardet evropiane të decentralizimit;

garanci ndërkombëtare, ku BE dhe NATO të mbikëqyrin respektimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Pa këto garanci, zgjedhjet nuk do të jenë një hap drejt integrimit, por drejt krizës.

. Përfundim: Dy rrugë të mundshme

Maqedonia e Veriut ka përpara dy zgjedhje:

. Rruga e integrimit – barazi e vërtetë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, duke ndërtuar një shtet multietnik dhe demokratik, në përputhje me standardet evropiane.
Rruga e konfliktit – nëse shqiptarët margjinalizohen, rruga drejt ndarjes territoriale dhe bashkimit kombëtar me Shqipërinë bëhet e pashmangshme.

Shqiptarët janë faktor kyç për stabilitetin e rajonit dhe për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Siç thekson edhe raporti i Komisionit Evropian për Zgjerimin (2022): “Maqedonia e Veriut nuk mund të ecë drejt BE-së pa zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe pa integrimin e shqiptarëve si faktor i rendesishem shtetformues

Skandali me “votën e pavlefshme”, Naureda Llagami kërkon dosjen e plotë të votimit në Gjykatën e Lartë

0

Kandidatja për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, znj. Naureda Llagami, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Gjykatës së Lartë, duke kërkuar të njihet dhe të pajiset me kopjen e plotë të dosjes që lidhet me procesin e zhvilluar më 30 shtator 2025 në Gjykatën e Lartë.

Në kërkesën e saj, Llagami kërkon që Gjykata e Lartë t’i vendosë në dispozicion:

1 – Regjistrimet audio të Mbledhjes së Posaçme,
2 – Kopjet e fletëve të votimit,
3 – Çdo dokument tjetër që bën pjesë në dosjen e plotë të procedurës.

Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë u mbajt më 30 shtator, ora 09:00, me objekt “zhvillimin e procedurës së votimit për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”.

Në kërkesë, Llagami thekson të drejtën e saj për një proces të rregullt ligjor dhe i kërkon Gjykatës së Lartë që të përcaktojë sa më parë datën dhe orën kur ajo mund të njihet me dokumentet dhe të tërheqë kopjen e plotë të dosjes.

Kjo lëvizje vjen pas zhvillimeve të fundit në procesin e zgjedhjes së një anëtari të ri të GjK.

“Skandali me “votën e pavlefshme”

Një proces që duhej të ishte shembull i ligjshmërisë dhe transparencës, Naureda Llagami, juristja e njohur për integritetin dhe kontributin e saj në drejtësinë shqiptare, humbi një vend në Gjykatën Kushtetuese për shkak të një votimi të kontestuar, i cili ngriti shumë pikëpyetje.

Znj. Llagami mori 9 vota, tre më shumë se kandidati tjetër Asim Vokshi, i cili u shpall fitues pasi mori vetëm 6 vota. Por një fletë votimi, e cila shprehte qartësisht mbështetjen për znj. Llagami pasi ishte shënjuar dy herë emri i saj, u shpall e pavlefshme. Kjo votë, nëse do të ishte lexuar siç duhej do të ishte qartësisht shprehja e vullnetit të drejtë dhe rrjedhimisht do të mundësonte përmbushjen e kriteteve ligjore që ajo të merrte detyrën. Por mosleximi i drejtë i votës, qartazi në mënyrë të njëanshme – konsideruar e pavlefshme, ndryshoi rezultatin.

Një interpretim që ndryshoi rezultatin

Vendimi për të shpallur të pavlefshme një fletë votimi që mbështeste zj. Llagami ka ngjallur reagime të forta mes juristëve. Nuk bëhet fjalë për një votë të paqartë apo të gabuar në përmbajtje, por për një interpretim teknik të një elementi formal që, sipas shumë juristëve, nuk duhet të kishte ndikuar në vlefshmërinë e votës.
Naureda Llagami, ish-kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, një ndër zërat më koherentë për pavarësinë e institucioneve të reja të drejtësisë, ka fituar respektin e ndërkombëtarëve dhe të shoqërisë civile për qasjen e saj transparente dhe refuzimin e kompromisit politik në proceset kyçe të reformimit të drejtësisë shqiptare.

Një votë e mohuar?

Rrallë ndodh që një kandidate me mbështetje të qartë numerike të shpallet humbëse për shkak të një votimi të lexuar në mënyrë tendencioze. Kjo situatë hedh hije serioze jo vetëm mbi integritetin e procesit, por edhe mbi vullnetin real për të ruajtur standardet e drejtësisë së re.

Rasti i Naureda Llagamit nuk është aspak dështim individual, por kërcënim ndaj themeleve të shtetit të së drejtës.

Kur një kandidate me përvojë, integritet dhe mbështetje numerike eliminohet përmes një procedure të paqartë, goditja bie mbi sistemin, jo mbi individin.
Znj. Llagami ka qenë ndër emrat më të mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë gjatë viteve të reformës në drejtësi. Ajo ka bashkëpunuar ngushtë me EURALIUS, OPDAT, si dhe me ambasadat kyçe të BE-së dhe SHBA-së.

Eliminimi i saj në këtë mënyrë, me një interpretim teknik të dyshimtë, shihet si një mesazh jo i mirë edhe për partnerët ndërkombëtarë.

Rama me Macron karshillëk ndaj Trump

0

Shkruan Fatmir Merkoçi

Minuku Koridoreve nuk ndalet. Pikërisht në takimin e BE-së Nuk ngurroi që me Francezin Macron arriti të shprehet në publik Duke ju drejtuar si një Lider global
Nuk na urove që Trump arriti paqen Shqipëri-Azerbajxhan I thotë Minuku Koridoreve Macronit
Ne pra si Shqipërinë dhe azerbaxhanin duhet që të dyve të na uroje per marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump beri mes
Shqiperisë dhe Azerbajxhanit.
Në fund për Trump shtoi se Ai (Trump) punoi fort!
Ky lloj karshillëku ndaj Trump. Vërteton atë se Ky biçim Kryeministri Ka urdhër nga Organizata SOROS të qëndrojë në postin e Kryeministrit. Duke u bërë një Kryeministr që përciell çdo deklarat të SOROS kundër Trump.
Dhe Minuku e bën mjaft mirë Pikërisht me francezin Macron. Dihet që Macron është majtist. Por nuk mundet të jetë ai, zëti prviellës i Orhanizstës SOROS. Pasi rrevoltat do ishin të mëdha Por dhe Lë Pen do ishte e gatëshme ta luftonte hapur.
Dëshpërimi i mos pranimit në amerikë. Dosja McGonigal Raportet e DASH etj Bën që MInuku ta gjej “ngrohtësinë” tek të majtët francez. Dhe të bëjë këtë deklaratë si biçim Kryeministri që është Pasi e di mjaft mirë se këtu Në çerdhen shqiptate SOROS është ulur këmbë kryq. Dhe të gjithë janë vasal të SOROS Por me sa duket Minuku e ka fumdin e shpejtë Ndaj bën të pa mumdur të krijojë alibira të tilla. Për të deklaruar se, burgosja e tij është politike. Madie i politiks ndërkombtare. Kshtu idiotësh mban ky vënd.
Kujtes spiunët

Më 2 Tetor 1808, takimi i madh i të mëdhenjve të penës dhe pushtetit, Napoleonit dhe Gëtes

0

Shkruan Albert Vataj

Më 2 Tetor 1808, qyteti i Erfurtit u bë skenë e një ngjarjeje të jashtëzakonshme: një takim mes dy prej figurave më të ndritura të kohës, Napoleon Bonaparti, perandori i lavdishëm i Francës, dhe Johann Wolfgang von Goethe, gjeniu i letërsisë gjermane. Ndërsa Napoleoni ndodhej aty për një takim diplomatik me Carin Aleksandër I, ai mori vesh se në qytet ndodhej edhe Gëtja, për të cilin kishte dëgjuar me admirim. I shtyrë nga kureshtja dhe respekti për mendjen e tij, Napoleoni kërkoi ta njihte personalisht.
Takimi mes tyre ishte i ngrohtë dhe mbresëlënës. Napoleoni e mbajti gjatë Gëten, duke folur me pasion për veprat e tij, të cilat i lavdëroi me entuziazëm, por nuk ngurroi të bëjë edhe disa vërejtje kritike—të cilat Gëtja, me një fisnikëri të rrallë, i pranoi si të drejta. Mes sugjerimeve të perandorit, ra fjala edhe për një dramë mbi vrasjen e Çezarit, një temë që ai e konsideronte të denjë për penden e Gëtes.
Por biseda mori një kthesë kur Napoleoni, me një ton të prerë, e cilësoi tragjeditë e Friedrich Schillerit si “tragjedi bulevardeske”. Gëtja, mik dhe admirues i Shilerit, nuk e la pa përgjigje. Me një guxim të hijshëm, ai tha:
“Nuk i njoh bulevardet tuaja, Madhëri, por i marr me mend se do të jenë të mbushur plot me njerëz. Më dhimbset të dëgjoj të flitet kështu për një prej gjenive më të mëdha të kohëve tona.”
Ky reagim i Gëtes dëshmoi jo vetëm për besnikërinë ndaj mikut të tij, por edhe për integritetin e tij intelektual përballë pushtetit.
Në fund të takimit, Napoleoni i sugjeroi Gëtes që, nëse po shkruante diçka për këtë ngjarje, t’ia kushtonte Carit. Por Gëtja, me një parim të palëkundur që e kishte ndjekur që në rini, iu përgjigj me qetësi:
“Madhëri, qysh në rininë time i jam përmbajtur parimit që të mos bëj kushtime, për të mos u penduar më vonë.”
Ky episod është një dëshmi e rrallë e dialogut mes pushtetit dhe mendimit, mes lavdisë ushtarake dhe madhështisë letrare. Në Erfurt, për një çast, historia dhe arti u përqafuan

Veliaj shpërthen ndaj Edi Ramës/ Çdo shqiptar jeton me frikë, koloni penale…

0

Reagimi Erion Veliajt:

Uroj të jeni mirë! Mirënjohje për qindra letrat tuaja, që më japin kurajë çdo ditë. Jam mirë, më i fortë e më i vendosur se kurrë në betejë me të ligën! Po postoj për të gjithë, rrëfimin e parë të një serie rrëfimesh, nga ata që, me ose pa dashje, kontribuan në kurthin e ngritur ndaj meje, që prodhoi një hetim të paligjshëm nga anonimati, një vetting 20 vjeçar të të gjithë jetës sime nga rinia, një Kryeqytet të sabotuar teksa ishte në kulmin e suksesit, një persekutim çnjerëzor të familjes sime, e një izolim grotesk, si të isha kriminel lufte apo drejtues kartelesh.

Lexojeni, se prej kësaj gënjeshtre të parë nisën protestat e rreme, u amplifikuan me kallëzime anonime, u ngjizën akuza me kërcënim dëshmitarësh e u bitis me shkallmimin e Kryeqytetit tonë Tiranës. Ndaj, secili duhet ta lexojë apologjinë noteriale të Gabriele Tarroni Longinotti-t, si leksion për të ardhmen.

E bëj këtë për disa grupe:
– [ ] Për italianin, që as më njeh e as e njoh, por që nisi një zinxhir jetëshkatërrues ngjarjesh, që të kuptojë se nuk jam hakmarrës, por ai dhe kushdo tjetër këtu në Shqipëri, duhet të kuptojë që fjalët kanë peshë, e kur janë të rreme thyejnë karriera, qytete e familje, që do duan dekada të rikuperohen.
– [ ] Për të tjerët, që u bënë me vetëdije apo me zell politik pjesë e këtij fabrikimi. Dua t’u them se unë jam i burgosur, por nuk jam në burg. Jam i qetë dhe i çliruar në ndërgjegjen time. Shpresoj që të keni fuqi të çliroheni nga burgu i ligësisë suaj ku keni mbyllur veten, pasi e vërteta e rrëfimi do t’ju bëjë të lirë!
– [ ] Por, më e rëndësishmja e bëj për çdo shqiptar që jeton me frikë mos përgjohet, kërkon linjë të sigurt të flasë me të shtëpisë, kthen kokën pas mos po e ndjekin, vë gishtin mbi buzë se mos dëgjohet, apo fsheh telefonin poshtë vitheve në karrike! Shqipëria nuk është një koloni penale dhe s’duhet lejuar kurrë kjo re e zezë frike që ka kapluar vendin në emër të drejtësisë së re.
Ju përqafoj me mall të gjithëve! Do të luftoj për vete dhe për secilin prej jush!
Pjesë nga rrëfimi noterial më poshtë:
(1) Nuk kam parë kurrë z. Erion Veliaj të udhëtojë, vetëm apo në prani të personave të tjerë, në Itali apo të takojë dikë, aq më pak që qëllimi i një vizite të tillë të kishte lidhje me inceneratorin;
(2) Nuk e kam takuar kurrë z. Erion Veliaj, as personalisht as në prani të personave të tjerë, as në Itali as në Shqipëri, në “Cioccolati Italiani” apo “Tribe”, dhe as nuk kam komunikuar me të, as personalisht as përmes personave të tjerë, me telefonata, mesazhe apo në ndonjë formë tjetër komunikimi;
(3) Nuk kam as njohuri e as prova që z. Erion Veliaj të ketë marrë pjesë apo të ketë qenë i përfshirë në blerjen e inceneratorit që kishim në Rumani;
(4) Të gjitha deklaratat që kam dhënë në lidhje me z. Erion Veliaj, në intervistat e mia për programin “Piranjat” në “Syri TV”, si edhe ato që kam lënë të kuptohet, janë të pavërteta dhe janë bërë prej meje në këmbim të premtimeve nga ana e këtyre mediave televizive dhe personave të afërt me to, për përfitime financiare.

SPAK arreston për korrupsion Enea Kume vëllain e deputetit socialist Loer Kume

0

Gjatë operacionit të sotëm policor të urdhëruar nga SPAK-u në Durrës në prangat e policisë ka rënë dhe shtetasi Enea Kume, që rezulton të jetë dhe vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Loer Kume.

Ky i fundit i gjendur në studion e lajmeve të “Ora News” në një intervistë ku foli për përvojën e tij të re si deputet i ri i Kuvendit të Shqipërisë dhe që vjen nga radhët e Partisë Socialiste, nuk mund të mos pyetej për këtë çështje nga moderatorja Lili Saraçi.

I gjendur i papërgatitur dhe në mungesë të plotë të informacionit mbi atë çfarë ka ndodhur, Kume u shpreh se kishte dijeni për operacionin dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie e konsideron të pafajshëm vëllanë e tij.

“U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë.

Por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe”, u shpreh deputeti Loer Kume.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar një aksion në qytetin e Durrësit. Deri më tani janë lëshuar 9 masa sigurie.

Në pranga ka rënë Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialite Loer Kume. Enea Kume akuzohet për tjetërsim pronash në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Gjithashtu i arrestuar është dhe Vullnet Muça, i cili është vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si ‘Rrumi i Shijakut’.

Ndërkohë vetë Aleksandër Laho është dënuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) me 3 vite burgim për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Dënimi për Lahon ka zbritur në dy vite për shkak të gjykimit të shkurtuar lidhur me tjetërsimin e 45 mijë m2 tokë te Gjiri i Lalzit.

Laho akuzohet se i ka dhënë zyrtarit të Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, 600 mijë lekë dhe i kishte premtuar edhe 300 mijë lekë të tjera, për të mos apeluar një çështje pronësie që lidhej me tjetërsimin e 45 mijë metrave katrorë tokë publike në Gjirin e Lalzit. Padia për këtë çështje, u depozitua në organin e akuzës nga Pal Seçuni, që në atë kohë ankohej për vendimet e Hipotekës së Durrësit, për tjetërsimin e pronës.

Edhe Arbjan Mazniku drejt burgut, paraqitet në SPAK për dosjen 5D

0

Arbjan Mazniku është paraqitur këtë mëngjes në Gjykatën e Posaçme. Si besnik i Erion Veliajt duket rrugën e ka të shkurtër tashmë.

Ai është kërkuar si dëshmitar nga ana e SPAK për dosjen 5D.

POSTIMET E FUNDIT