Kreu Blog Faqe 103

“Vilet e Zemërimit” e John Steinbeck-ut, një akt dëshmie dhe një psalmodi për dinjitetin e njeriut të plagosur

0

Shkruan Albert Vataj

“Vilet e Zemërimit”, e cila hyri me fuqinë e një kryengritjeje morale në letërsinë amerikane, mbart në vetvete dramën e një epoke ku miliona shpirtra u zhvendosën jo vetëm në hapësirë, por edhe në vetëdijen e tyre. Familja Joad, qiraxhinj të dëbuar nga toka e tyre në Oklahoma gjatë viteve të ashpra të Dust Bowl dhe Depresionit të Madh, shndërrohet në zëdhënëse të një brezi që kërkonte jo vetëm bukën e gojës, por edhe kuptimin e ekzistencës dhe të drejtën për të qenë.
Udhëtimi i tyre drejt Kalifornisë është i ngarkuar me simbolikë, një pelegrinazh i vuajtjes e shpresës, një kërkim i përjetshëm për një tokë të premtuar që, si në mitologjitë biblike, shfaqet e shndërruar në tundim dhe zhgënjim. Çdo kilometër i rrugës së gjatë në Route 66 është një kapitull i sakrificës, një përplasje me vdekjen, me braktisjen dhe me pamundësinë. Dhe megjithatë, Steinbeck nuk rrëfen vetëm dramën e një familjeje: ndër kapitujt ndërmjetësues, ai ndërton një freskë epike të migrimit masiv, ku historia e Joadëve bëhet një metaforë e fatit të të shtypurve dhe të heshturve.
Në qendër të këtij universi moral qëndron Tom Joad, një protagonist i shndërruar nga një kriminel i liruar me kusht në një figurë të ndërgjegjshme shoqërore, nën ndikimin e thellë të ish-priftit Jim Casy, i cili ngre filozofinë e shpirtit njerëzor mbi dogmën fetare. Por është Ma Joad, matriarkja e pathyeshme, që bart mbi shpatulla peshën e së pamundurës, duke mbajtur të gjallë atë fjalë të paharrueshme që sintetizon gjithë filozofinë e mbijetesës: “Ne jemi populli, ne vazhdojmë përpara.”
Ky roman është një akt akuze kundër kapitalizmit që e shndërron njeriun në numër dhe punën në mjet shfrytëzimi. Ai e rrënon mitin e ëndrrës amerikane dhe hedh në dritë një spiritualitet të ri humanist, ku dhembshuria e njeriut ndaj njeriut ngrihet mbi çdo besim të institucionalizuar. Në fundin e tij, Steinbeck e përmbyll historinë jo me një shpresë të lehtë, por me një gjest ekstrem humaniteti, një skenë që ende ngjall debate për nga intensiteti etik që përmban.
Kur doli në qarkullim, libri u dogj e u ndalua, u anatamua për gjuhën dhe mesazhin e tij, por në të njëjtën kohë ngriti një pasqyrë që shoqëria nuk mund ta shmangte. Ai solli vetëdijësim, ndihmoi në lëvizje shoqërore dhe për Steinbeck-un u bë ura drejt Nobelit në vitin 1962.
Sot, “Vilet e Zemërimit” vazhdon të jetojë si një testament i përhershëm i shpirtit njerëzor që nuk dorëzohet. Ai mbetet i freskët, i përjetshëm, sepse pabarazia, shpërngulja dhe kërkimi i dinjitetit nuk i përkasin vetëm një epoke, por janë plagë që shoqërojnë përherë historinë njerëzore.

Ka diplomatë që mbështesin narkoshtetin

0

Kryedemokrati Sali Berisha në daljen e së hënës për media nga selia blu u ka dërguar një mesazh dilpomatëve të vendosur në Tiranë, duke kërkuar që të ndalin mbështetjen për narkoshtetin.

Sipas Berishës ka ende diplomatë që bëjnë avokatin e narkoshtetit por “nuk mbulohet dielli me shoshë”. Ndaj PD sipas tij do të vijojë misionin për ekspozimin e lidhjeve të qeverisë me krimin dhe drogën.

“Sa u përket partnerëve ndërkombëtarë, ne në tërësi konstatojmë me kënaqësi që kemi një mbështetje në këtë betejë, sikundër ka edhe të tjerë, po të faktorit ndërkombëtar, që vazhdojnë të mbështesin narkoshtetin me të gjithë fuqinë e tyre. Por ne nuk humbasim durimin. Ne e konsiderojmë mision këtë, mision shumë i vështirë. Po, po, ka edhe sot diplomatë që nuk duan të dëgjojnë, që thonë se Berisha e tepron me këtë punën e narkoshtetit. Unë e kuptoj, por u them se kemi avokati të vështirë. Berisha nuk shpik narkoshtetin, narkoshteti për fat të keq ka ngërthyer si gaforre këtë vend. Dhe ata që përpiqen ta fshehin, u them se dielli me shoshë nuk mbulohet”, tha Berisha.

Më tej, kreu i PD akuzoi ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu se mbështeti ndërtimin e narkoshtetit.

“E vërteta është se narkoshtetin e ndërtoi Edi Rama, por e ndërtoi në mbështetje të hapur të ambasadorit Donald Lu, të Xhorxh Sorosit, me heshtjen e plotë të ambasadorit të BE. Mirëpo kohërat ndryshojnë. Sot përfaqësuesja e SHBA në një seri takimesh njëri pas tjetrit me zyrtarë shqiptarë sjell mesazh kryesor luftën kundër karteleve të drogës dhe terroristëve, bashkëpunëtorëve me kartelet e drogës. Juve u kujtohet fjala në verën e vitit 2015, përgëzonte policinë për luftën kundër drogës, në një kohë kur Shqipëria ishte e mbjellë anekënd. Juve ju kujtohen raportet që bënte Vllahica, që i merrte nga zyra e Ramës dhe i dërgonte në Komisionin Europian, për beteja e suksesshme të Edi Ramës, që ndërtonte narkoshtetin në të vërtetë”, deklaroi Berisha.

Tirana pa kryebashkiak, opozita pa kandidat

0
dav

Shkruan Zef Ndreka

Shkarkimi i Erion Veliajt krijoi një vakum politik të rrallë në kryeqytet, duke hapur rrugën për zgjedhje të jashtëzakonshme që mund të shërbejnë si barometër për gjithë vendin. Por ndërsa mazhoranca lëvizi shpejt për të gjetur pasuesin, opozita po humbet kohë me debate të brendshme.
Ky është avantazhi i dukshëm i mazhorancës.
Partia Socialiste ka strukturë të konsoliduar dhe përvojë elektorale në Tiranë. Çdo ditë pa një sfidant të qartë i lejon asaj të kontrollojë narrativën, të testojë emra dhe të mobilizojë elektoratin.
Ndërkohë shohim një opozitë në pritje.
Përçarjet mes fraksioneve të PD-së dhe aleatëve e bëjnë të vështirë daljen me një figurë konsensuale. Pa një kandidat të vetëm, fushata rrezikon të kthehet në garë simbolike dhe jo reale.
Kështu, opozita rrezikon humbjen e momentit.
Elektorati gri kërkon zgjidhje praktike, kërkon transport urban, hapësira publike, çmimet më të ulëta të banesave.
Vonesa në paraqitjen e një programi e bën opozitën të duket më shumë reaktive se alternative.
Kush mbetët çelësi i garës?
Si gjithnjë, nevojitët një kandidat qytetar, i papërlyer nga konfliktet partiake, me profil menaxherial dhe vizion urban. Kjo mbetet shpresa e vetme për një garë të balancuar. Pa këtë, zgjedhjet rrezikojnë të kthehen në një formalitet që thjesht konfirmon dominimin e mazhorancës.
Kjo situatë është mjaft domethënëse për klimën politike në Tiranë dhe në rang kombëtar. Sepse dinamika pas shkarkimit të Veliajt në kryeqytet është ngjarje e rrallë dhe i jep opozitës një shans të artë për të sfiduar shumicën.
Teorikisht, kjo do të duhej t’i mobilizonte menjëherë për të dalë me një emër dhe program bindës.
Lind pyetja: Pse vonon opozita?!
Sepse vonesat vijnë për shkak të fraksioneve të brendshme. PD dhe aleatët e saj janë ende të përçarë mes grupimeve. Përzgjedhja e kandidatit po bëhet një test force midis tyre.
Gjithashtu ndikojnë kalkulimet elektorale. Opozita mund të presë sondazhet e para për të parë se cili profil ka më shumë shanse përballë kandidates që propozoj mazhoranca.
Por çdo orë apo ditë që kalon, ka mbi supe pasojat e vonesës.
Çdo ditë pa një emër të qartë i jep avantazh PS-së për të forcuar narrativën, për të mobilizuar strukturat dhe për të vendosur kandidatin e vet në qendër të vëmendjes. Dhe elektorati i pavendosur mund të humbasë besimin te opozita si alternativë serioze.

Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është anuluar seanca e planifikuar për të hënën në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

DhSK-ja nuk i ka bërë të ditura arsyet e anulimit të kësaj seance. Megjithatë, njoftoi se seanca e radhës në këtë rast pritet të mbahet nesër më 30 shator 2025, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.

Më 14 shtator 2025, në Hagë u mbajt një protestë masive në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, ku morën pjesë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare e mërgimtarë të shumtë

DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Pse Edi Rama nuk e mohon takimin qeveritar me kartelet në Aruba

0

Shkruan Sali Berisha

Jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe terrorin e narkoqeverisë mbi mediat, imponimin e saj për censurimin e zhvillimit më flagrant, e denoncimit më flagrant të lidhjes së kreut të organizatës kriminale, Edi Rama me bursën botërore të drogave, me Arubën, me takimin qeveritar famëzi të zhvilluar në Aruba.

Duke shprehur një mirënjohje të pakufishme për antimafien italiane, e cila gjeti mënyrat për të informuar publikun shqiptar se, kryeministri i vendit mban lidhje qeveritare me grupet me të fuqishme të trafikut të drogës shqiptare, venezualiane. Se, Big Brother në Aruba, është Venezuela, në rrafsh me drogën.

Aruba, quhet ndryshe bankers of drug mafia. Ata bosët, aty e kanë vendin. Por aty, njëkohësisht, ka dhe një mbikqyrje të madhe.

Aruba, bankerët e mafies së drogës, ka si destinacion, nëpërmjet klaneve shqiptare të përcaktuara tri vende: Italinë, vendet e Beneluksit, dhe Spanjën.

Aruba, çarteri për në Aruba, ku thuhet, por nuk mund të them 100%, edhe njëherë, por mjaft zëra janë se, delegacionin e ka kryesuar vet Edi Rama.

Ajo që unë ju them 100%, kanë qenë ministra dhe zyrtarë shumë të lartë të qeverisë. Për këtë, po. Se pastaj, në rregjistrime, aty ku thuhet Trgeti, përshembull, në ato që ju kam lexuar unë ju, aty nënkuptohet Mario Çela që flet me Taulantin, në emër të Taulantit. Por këto nuk kanë lidhje me Arubën. Këto janë histori të tjera.

Problemi i tyre është se, ata përdorin kode. Pra, janë të rregjistruar me kode. Sigurisht, agjencitë e dinë se kush janë, 100%.

Nuk ka diskutim. Ne po bëjmë gjithçka t’i bëjmë publike. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen si person i rrezikshëm, si bashkëpunëtor i organizatave të narkoterrorizmit ndërkombëtar.

Largimi i Edi Ramës, është rruga e vetme për shpëtimin e shqiptarëve, e rajonit dhe Europës nga rreziqet e mëdha të narkoshtetit shqiptar.

Edi Rama mendon se do ta kapërcejë Arubën. Edi Rama ka dhe mbështetës, të cilët kur më dëgjojnë se flas për narkoshtetin apo Arubën, zemërohen me Sali Berishën. Por unë do mbroj, mbi të gjitha interesin e shqiptarëve, dhe interesat e qytetarëve të lirë kudo që janë, të cilët duhet të jetojnë jashtë rrezikut, ata dhe fëmijët e tyre, të drogave që trafikojnë klanet shqiptare.

Çarteri është nisur nga Tirana. Unë do t’ju informoj ju se, duke falënderuar shumë gazetarin italian dhe antimafien që i ka bërë të disponueshme rregjistrimet e këtij takimi, ne po hetojmë dhe çdo informacion që të mbledhim, ne do e paraqesim para jush, para shqiptarëve dhe para botës.

Nuk ka akt më flagrant.

Sot janë vetëm dy persona në drejtim që bëjnë takim me kartelet e drogës: është Maduro i Venezuelës, është Ramaduro i Tiranës.

Unë, njerëzisht u kërkoj mediave, të mos censurojnë këtë skandal të përmasave botërore. Unë, u them mediave të kontrolluara nga qeveria, që e kanë censuruar, se këto organizata me qendër në Aruba, janë shpallur organizata terroriste. Dhe se, Aruba, si bursa botërore e drogës dhe trafiqeve ka si shareholder më kryesorët kartelet shqiptare të drogës.

Pra, 30 vitet e fundit, pas Noriegës, tani janë dy shefa ekzekutivi: Maduro, në Venezuelë dhe Rama, që shkon në strofullën e tij, jo në Venezuelë, por në Aruba. Aruba është ngjitur me Venezuelën, dhe Aruaba është në kontroll të plotë të klaneve të Venezuelës.

Ju informoj gjithashtu se, në Aruba, kanë qenë kartele e drogës të Shqipërisë, por kanë qenë dhe grupet e organizatave kriminale të drogës nga Kosova dhe Maqedonia, shqiptare. Dhe natyrisht, ortakët e tyre të karteleve të Venezuelës, Kolumbisë, Ekuadorit, Paraguait, Uruguait.

Është krim të fshehësh këtë takim që inkriminon direkt kryeministrin e Shqipërisë, kryemi nistri i një vendi anëtar të NATO-s. Kryeministri i një vendi që aspiron për anëtarësimin në BE, zhvillon takimi apo dërgon delegacion qeveritar për takime dhe dealer me kartelet më të rrezikshme të drogës, bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë, se ato janë shpallur tashmë organizata terroriste, dhe ju ofron malin e Tiranës.

Ju kujtohet kur tha se, ajo është e Sali Berishës, mali i Tiranës, a ju kujtohet. Vazhduat mediat e shpifjes. Ja që doli, se i kujt është mali i Tiranës. Besoj se e mësuat, apo Syri i Tiranës, se nuk merret vesh, por besoj që ato janë.

Jep dorëheqjen sepse, ti nuk mund të jesh kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, anëtar i Këshillit të Europës, kandidat dhe që ka hapur negociatat me BE, në një kohë kur ti zhvillon takime me kartelet dhe klanet botërore të drogës.

Albin Kurti anti-amerikanizmin e ka bindje

0

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, gjatë  ka thënë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se “anti-amerikanizmin e ka bindje”.

Në emisionin “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova”, Hasani tha Kurti është anti-imperialist i ekstremit të majtë.

“Sa i përket profilit psikologjik dhe ideologjik do të thotë Albin Kurtin unë e kam përcjellë një kohë, kam pas edhe muhabet të afërt do të thosha për disa vite dhe e kam lexu, e kam përcjell dhe z. Kurti është anti-imperialist i ekstremit të majtë me kuptim mbi të gjitha anti-amrikanizmin, e ka bindje”, shprehet Hasani.

“Do të thotë ai dhe një rreth i caktum i njerëzve që i njoh- literatura që lexojnë, diskursin që kane zhvillu dhe e zhvillojnë është do të thotë… se antiimperializmi ka lloj-lloj rrymash ideologjike siç quhet ajo fryma Seatel”, thotë Hasani.

Sipas Hasanit, Kurti bindjet e veta i ka fshehur me qëllim që t’i ruajë votat.

“Por ky i takon rrymës së ekstremit të majtë që ndryshon sepse ajo është bindje dhe ai këtë vazhdon ta fshehë dhe e ka fshehur prej kohës që vjen në pushtet duke e ditur sentitmentin e përgjithshëm të popullit të Kosovës me qëllim ta ruajë votën. Politikisht kjo është jashtëzakonisht legjitime dhe deri ku të shkon – ecën, vazhdon dhe një moment e kupton që megjithatë edhe ideologjia i ka kufijtë e vetë”, përfundoi Hasani në një intervistë për Betimi për Drejtësi.

Më 12 shtator, Ambasada e SHBA-së në Kosovë, njoftoi për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti.

Modeli ekonomik i qeverisë Rama ka shkatërruar prodhimin

0

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka ngritur alarmin për gjendjen e industrisë shqiptare, të cilën e cilësoi “në vdekje klinike”. Sipas saj, shifrat e fundit tregojnë se industria përpunuese ka rënë me 4,5% gjatë vitit të kaluar dhe me 3,5% në tre muajt e parë të këtij viti, duke shënuar një regres të thellë për të gjithë sektorët.

Tabaku kujtoi se kjo është hera e parë pas vitit 2009 – kur kriza financiare botërore tronditi ekonomitë në mbarë globin – që prodhimi në Shqipëri bie kaq ndjeshëm, duke zënë vetëm 7% të PBB-së.

“Faktorët janë të ditur prej kohësh: modeli ekonomik i ndërtuar nga qeveria është i varur nga ndërtimi dhe pastrimi i parave të pista, duke lënë pas dore prodhimin,” deklaroi ajo.
Një tjetër problem që sipas Tabakut ka goditur fort industrinë është zhvlerësimi i euros me rreth një të tretën e vlerës së saj, çka e ka bërë të pamundur shitjen e produkteve shqiptare në tregjet rajonale dhe europiane. Në të njëjtën kohë, rritja e kostove ka pamundësuar bizneset shqiptare të investojnë në cilësi dhe inovacion, duke ulur edhe konkurrueshmërinë.

“Krenaria jonë, produktet shqiptare, sot nuk shiten. Nga fshati te industria, sektori i prodhimit po nxirret jashtë tregut. Ky është rezultat i një sistemi që favorizon pakicën dhe jo shumicën. Ky model duhet ndryshuar,” u shpreh deputetja demokrate.

Vrau biznesmenin italian, Braçe, nipi i Ruçit, përgjaku spitalin e Fierit edhe në vitin 2019

0
Vrasja e shtetasit italian Edoardo Sarchi në zonën e Salarisë, ku si autor i dyshuar është identifikuar Gazmend Braçe, ka rikthyer në vëmendje një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2019, në ambientet e Spitalit të Fierit.

Asokohe, Gazmend Braçe u përfshi në një përleshje të armatosur mes familjeve Braçe dhe Zhapaj, ku mbetën të plagosur pesë persona. Ngjarja ndodhi brenda një institucioni shtetëror, por policia tentoi të minimizonte shqetësimin e qytetarëve.

Para 6 vitesh sipas një denoncimi të bërë nga një qytetar për JOQ Albania, autoritetet kanë fshirë pamjet filmike të kamerave të sigurisë si brenda spitalit, ashtu edhe në një lokal në Levan ku dyshohet se nisi konflikti i përgjakshëm.

Në dëshminë e tij, qytetari pretendonte se arma e zjarrit u vetlëshua nga një efektiv policie, duke i krijuar mundësi Gazmend Braçes dhe një personi tjetër, Danielit, të qëllonin mbi vëllezërit Zhapaj. Po sipas këtij burimi, autorët e fisit Braçe janë liruar menjëherë pas ngjarjes.

Ngjarja e vitit 2019 nuk ishte e para për Braçen. Qytetarë të ndryshëm kanë denoncuar se ai është i përfshirë në shumë ngjarje kriminale, teksa theksohet se është i mbrojtur sepse është djali i nipit të ish kryetarit të Kuvendit, socialistit Gramoz Ruçi.

*Në foto Aleksandër Zhapa që u plagos në ngjarjen e 31 gushtit 2019 nga Braçe

*Në foto Aleksandër Zhapa që u plagos në ngjarjen e 31 gushtit 2019 nga Braçe

Sheikja ish pastruese shtepishë në Greqi Belinda Balluku dhe SPAK që i pret fletë-arreste që i “gris” sheiku Edi Rama

0

Në Shqipëri, mjafton që të shohësh stilin e politikanëve e oligarkëve me pasuritë e patundshme me vila në bregdet, si jetojnë, ku jetojnë dhe ku shkollohen fëmijët e tyre dhe del menjëherë në përfundime se 90 % e tyre është për burg. Gjithë këto vite, politika, institucione të kontrolluara prej saj dhe drejtësia e vjetër, kanë qenë bashkë duke shpëtuar pasuritë e tyre të paligjshme. Të gjithë kanë menduar se do t’ia hedhin paq, pasi kanë besuar se i kanë eliminuar të gjitha provat në aferat e tyre. Por është pasuria, elementi që pritet të fundosë politikanë e oligarkë. “Follow the Money”, kjo është skema amerikane që po ndjek SPAK, si udhërrëfyes në luftën kundër pasurisë së paligjshme. Ishte i njëjti model që fundosi ish-ministrin socialist Arben Ahmetaj. E njëjta skemë po përdoret për të shkatërruar plotësisht dhe familjen “Meta”-“Berisha”, ku bashkë me ta do të shkatërrohen gjithë bashkëpunëtorët e tyre për vendosjen e pasurive të pista. Në këtë situatë mund ta pësojë edhe Belinda Balluku, pasi me kallëzimet që i janë bërë “mal” në SPAK, nuk përjashtohet që prokurorët ta fusin në “filtër” për pasuritë e saj të dyshimta. Ngritja e Belinda Ballukut nga hiçi në funksionet më të larta drejtuese të shtetit brenda një kohe relativisht të shkurtër, nuk iu ka shpëtuar as mediave të huaja, të cilat nuk e kanë fshehur habinë se si zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe njëherazi ministre e Energjetikës e Infrastrukturës u gradua në këto funksione, edhe pse deri disa vite më parë punonte si ndihmës shtëpiake ose pastruese, në shtetin fqinj, Greqi.
Ja si ka ndryshuar ndër vite pasuria e Belinda Ballukut
Balluku u zgjodh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në janar 2019, pas largimit nga posti të Damian Gjiknurit. Më parë, ajo ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së Përgjithshme të Albcontrol. Në vitet 2000-2004, Balluku ka punuar në kompaninë e telekomunikacionit AMC, ndërsa në vitin 2004 iu bashkua stafit të Bashkisë së Tiranës, fillimisht si Këshilltare për Marrëdhëniet me Publikun dhe më vonë si drejtore e Kabinetit të kryebashkiakut Edi Rama. Balluku është angazhuar në Partinë Socialiste prej vitit 2006. Gazeta “SOT” po nxjerr disa detaje interesante nga pasuria e saj nga raportet e ILDKPI. Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2013, Belinda Balluku deklaronte pasuri familjare me vlerë 128.6 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria kap vlerën e 143.4 milionë lekëve, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 2.4 milionë lekësh. Në fund të vitit 2018, Znj.Balluku deklaron pasuri të patundshme prej 61.6 milionë lekësh, likujditete bankare prej 54 milionë lekësh, pasuri të luajtshme prej 12.8 milionë lekësh dhe kursime në cash prej 14.9 milionë lekësh. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 55.6 milionë lekë, nga të cilat rreth 66% burojnë nga paga e Znj.Balluku dhe 31% nga paga e familjarëve. Rreth 1.4% e totalit kanë si burim të ardhurat nga qiratë. BIRN disa kohë më parë identifikoi si “flamur të kuq” vlerat e larta të likujditeteve cash të mbajtura jashtë sistemit bankar nga Znj.Balluku. Në fund të vitit 2018, gjendja e deklaruar cash është 92 mijë euro dhe 1.5 milionë lekë, shumë herë më i lartë sesa kufiri i lejuar prej 1.5 milionë lekësh jashtë sistemit bankar për zyrtarët publikë. Vlen gjithashtu për t’u sqaruar se në analizën e pasurisë së Znj.Balluku janë përfshirë edhe pronat në bashkëpronësi si dhe depozitat dy-emërore me ish-bashkëshortin e saj, Sokol Balla. Pas vitit 2014, nuk deklarohen më të ardhurat e Z.Balla, por vetëm shtesa të likujditeteve në bankë të depozitave dy-emërore. Balluku deklaron se është pronare me 50 % e një shtëpie në Angli, të cilën thotë se e ka blerë me kursime, me vlerë 95 000 paund. Ajo është pronare e vetme e një apartamenti në Tiranë me vlerë 37 922 euro, të cilin thotë se e ka blerë po me kursime. Ajo është pronare e vetme e një tjetër apartamenti me vlerë 97 500 euro. Këtë të fundit e ka blerë nga shitja e një apartamenti në Golem me vlerë 125 mijë euro.
Pasuria e Ballukut në vitin 2022
Pasuria e fundit e Ballukut e deklaruar në vitin 2022 në ILDKPI e nxjerr atë të varfër. Ajo ka deklaruar se të vetmin burim të ardhurash ka pagën dhe honoraret si ministre. Nuk ka deklaruar për vitin 2022 asnjë pronë apo automjet.
Llogari bankare
Detajet e ndryshimit: Pakësuar
Vlera: 50,398.00 ALL
Llogari bankare
Detajet e ndryshimit:
Shtuar
Vlera: 2,890.00 EUR
Llogari bankare
Detajet e ndryshimit: Shtuar
Vlera: 487,851.00 ALL
Fonde investimi
Detajet e ndryshimit:
Shtuar
Vlera: 78,239.95 ALL
Nga interesat bankare
Nga data: 01/01/2022
Në datë: 31/12/2022
Shuma Neto: 2,890.00 EUR
Honorare ose pagesa të tjera sipas kontratave të së drejtës civile
Emërtimi: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Honorare
Nga data: 01/01/2022
Në datë: 31/12/2022
Shuma Neto: 83,800.00 ALL
Emërtimi: Paga si Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Zv/Kryeministre
Nga data: 01/01/2022
Në datë: 31/12/2022
Shuma Neto: 1,701,991.00 ALL
Karte krediti
Detajet e ndryshimit:
Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 634.00 EURO
Shuma e pashlyer: 920.00 EURO.

Diplomacia e argatit të Beogradit Rama dhe kukullat që e zbatojnë atë

0

Shkruan Agim Nesho

Ka një tendencë kohët e fundit për të risjellë në Ballkan zgjidhjet e vjetra, duke i shkëputur nga konteksti i paraqitjes së tyre. Këto zgjidhje pragmatiste shtyhen dhe lobohen nga Autokratët e Ballkanit, të cilët duan të ndryshojnë realitetin e rëndë në vendet e tyre: Vucic për të hequr vëmendjen nga revolucioni i studentëve në Serbi, që është kthyer në një lëvizje popullore kundër një regjimi kriminal, dhe Rama, që mban mbi supe peshën e zgjedhjeve të manipuluara të 11 Majit, lidhjen e regjimit me krimin e organizuar.
Takimi i Grenell në New York me ministrat e jashtëm të rajonit të Ballkanit, ishte një aktivitet që kërkonte hapësirë për inisiativën e tij të marrëveshjes së Washingtonit të shtatorit të vitit 2020. Kjo marrëveshje ishte një fitore në politikën e jashtme të SHBA dhe të Presidentit Trump para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000. Paraqitja e zgjidhjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u paraqit në këtë takim si një zgjidhje ekonomike dhe zhvillimi midis dy vendeve, një plan Abrahams për Ballkanin Perëndimor. Në fakt konflikti midis Serbisë dhe Kosovës nuk gjenerohet nga mungesa e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve por nga ambiciet territoriale të nacionalizmit serb që kërkojnë rishqyrtimin e historisë.
Përpjekjet e të dërguarit special të Presidentit, zotit Grenell, ishin të lavdërueshme por të pamjaftueshme për stabilitetin ballkanik. Vetë zoti Grenell duke besuar në këtë zgjidhje ekonomike ka treguar integritet duke vazhduar edhe më vonë si privat investimet e fondeve arabe në prona të patundshme si në Serbi me Vucic ashtu edhe në Shqipëri me Ramën. Praktika e bashkëpunimit në marrëveshje me Autokratët është shumë e lehtë dhe fitimprurëse se ata nuk pyesin për interesa kombëtare por për interesa të pushtetit të tyre. Bashkëpunimi me një “kokëfortë” si Kurti prish ekuacionin e zgjidhjes.
Sot, figura e nderuar e z. Grenell është vlerësuar nga Presidenti Trump duke i besuar postin e Qendrës kulturore Kenedi në Washington. Por politika e jashtme e SHBA sot drejtohet me sukses nga Presidenti dhe Sekretari i Shtetit Rubio, që është edhe këshilltar i Sigurimit Kombëtar. Sigurisht, dhe me të drejtë, zoti Grenell kërkon të ridimensionojë rolin e tij në politikën e jashtme sidomos në Ballkan, ku ai ka qenë aktor i rëndësishëm dhe ka njohje direkte dhe të rëndësishme me autokratët ballkanikë Vucic dhe Rama. Vetë Vucic për rolin e tij e ka dekoruar me urdhrin më të lartë dhe me mirënjohjen më të thellë. Kohët e fundit negocimin e Grenell e ka kërkuar edhe Maduro i Venezuelës në letrën e fundit drejtuar Presidentit Trump, pasi është izoluar nga politikat parimore dhe aksioni diplomatik i shkëlqyer i sekretarit të shtetit Rubio për të goditur narkoshtetin në Venezuela. Gjithashtu, paraqitja e panevojshme në takimin e tij të Presidentit Begaj është një përkrahje për rolin e tij. Sigurisht që prania e tyre është paraqitja dhe mbrojtja e interesit të Autokratit Rama, i cili dihet që nuk i pëlqen politikat e kësaj Administrate, si për dënimin e veprimtarisë së Soros ashtu edhe të luftës kundër krimit të organizuar dhe karteleve të drogës që SHBA i ka klasifikuar organizata terroriste. Për më tepër që Rama nuk i fal Sekretarit të Shtetit Rubio prononcimin e tij dhe Departamentit të Shtetit se “nuk do të lejojnë që veprime të tilla (si lobimi për non grata e liderit të opozitës) të helmojnë marrëdhëniet midis dy shteteve”.
Kukullat e diplomacisë Shqiptare duhet ta dinë mirë që do të mbajnë përgjegjësi historike për të favorizuar politika anti-kombëtare që vijnë nga nacionalistët e Vucic, këshilltarët e tij apo argati i tij në Tiranë, dhe mbi të gjitha kundër interesave të Kosovës.

POSTIMET E FUNDIT