Kreu Blog Faqe 104

Tronditëse nga Amerika! Kërkohen të konfiskohen pronat e Shqipërisë, ja dosjet e konfliktit

0

Pas humbjes së arbitrazhit me biznesmenin italian Francesco Becchetti, Shqipëria rrezikon një tjetër sekuestrim të aseteve në vlerë rreth 13 milionë dollarë. Kërkesa i është drejtuar një gjykate federale në Uashington nga kompania financiare Omni Bridgeway, e cila synon të ekzekutojë një vendim arbitrazhi të fituar kundër qeverisë shqiptare në një mosmarrëveshje gati dhjetëvjeçare.

Detajet e konfliktit

Konflikti nisi në vitin 2007 kur qeveria shqiptare i dha koncesionet e naftës në disa vendburime kompanisë Stream Oil and Gas. Pas ndryshimit të qeverisë, kompania iu shit biznesmenit amerikan Mitchell Malone dhe më pas, në vitin 2017, ajo kaloi në pronësi të GBC Oil Co.Ltd, një kompani e regjistruar në ishujt Kajman me pronarë shqiptarë dhe amerikanë, përfshirë Naim Kasën dhe Kreshnik Grezën.

Në vitin 2017, Albpetrol vendosi të rishtetëzojë vendburimet e naftës, duke pretenduar se GBC Oil nuk kishte përmbushur detyrimet. Për këtë arsye, GBC Oil iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Zyrih, duke kërkuar 110 milionë dollarë dëmshpërblim.

Vendimi i Arbitrazhit dhe rreziku i sekuestrimit

Në korrik të vitit 2020, Gjykata e Arbitrazhit vendosi një gjobë prej 12.7 milionë dollarësh ndaj Shqipërisë si kompensim për rritjen e papritur të taksave. Edhe pse qeveria shqiptare e injoroi vendimin, në shkurt të këtij viti, Gjykata Federale e Uashingtonit e konfirmoi atë.

Tani, Omni Bridgeway, e cila ka marrë përsipër ekzekutimin e vendimit, ka argumentuar se ka kaluar një kohë e gjatë pa asnjë përgjigje nga qeveria shqiptare. Duke parë këtë “mosparaqitje të plotë”, kompania i ka kërkuar gjykatës autorizimin për të filluar sekuestrimin e aseteve sovrane të Shqipërisë në SHBA, njësoj siç ndodhi me çështjen e Becchettit. Ky zhvillim ngre alarmin për një tjetër humbje financiare të madhe për vendin.

Si po e shkatërron partia e Metës, PD-në dhe opozitën

0

Shkruan Ermal Peçi

Në historinë e re politike shqiptare, pak janë formacionet që kanë krijuar një perceptim kaq negativ, thuajse universal, sa Partia e Ilir Metës – sot e ribranduar si “Partia e Lirisë”. Për shqiptarët, kjo parti është simboli më i pastër i asaj që duhet kapërcyer: një organizatë pa shtyllë kurrizore, pa ide, pa vizion për vendin. Një makineri pazari, e ndërtuar jo mbi besimin e qytetarëve, por mbi trukun e pushtetit dhe tregtinë e votës. Kjo parti nuk është ngritur për të ndryshuar Shqipërinë, por për të ruajtur privilegjet e një njeriu të vetëm dhe kastës që e rrethon.

Kur po shkruaja këtë shkrim mu rikujtuanjë nga fjalimet më të forta në parlament kundër LSI, Astrit Patozi, ish-deputeti i Partisë Demokratike në ato kohë, do ta simbolizonte LSI-në me një figurë mitologjike: kuçedrën Hidra. “I pret kokën dhe ajo nxjerr tre të tjera,” – thoshte Patozi. Një përshkrim brilant i një organizate që pavarësisht përpjekjeve për t’u ndëshkuar nga vota popullore apo për t’u izoluar politikisht, gjente gjithmonë mënyrën për t’u rikthyer në lojë, më e pangopur dhe më e rrezikshme se më parë.

Kjo është partia që nuk njeh moral, nuk ka memorie dhe nuk njeh turp. Ka qenë në qeveri me të gjithë dhe ka tradhtuar të gjithë. Ka qenë kundër reformave kur s’i interesonte, dhe “pro” kur i duhej pazari. Ka përfituar nga pushteti pa e ndarë kurrë përgjegjësinë për dështimet. Sot, kërkon të ringjallet në opozitë, duke u ngjitur sërish pas trupit të PD-së si një tumor politik që nuk e lë atë të shërohet.

Në fakt PD akoma edhe sot po paguan kostot e famshme të videos famëkeqe Meta–Prifti? Një sekuencë e ftohtë e një pazari të ulët për tendera e poste, që ekspozoi pa dorashka fytyrën e vërtetë të një kaste politike që nuk punon për qytetarët, por për xhepat e vet. Ajo video, publikuar në janar 2011, ndezi revoltën qytetare dhe çoi në ngjarjet tragjike të 21 janarit, ku katër qytetarë mbetën të vrarë në bulevard. Por nuk përfundoi aty: rrëzimi moral dhe politik i PD-së nisi pikërisht nga koalicioni me këtë forcë që solli në qeveri Ilir Metën si numrin dy të shtetit. Ishte kjo aleancë që i ktheu shpinën elektoratit të djathtë, dhe që në thelb, hodhi gurin e parë drejt shkatërrimit të opozitës së ardhshme.

LSI-ja e Ilir Metës nuk ka qenë kurrë aleate natyrale e së djathtës dhe nuk ka se si të jetë për sa kohë ata mbajnë shallin e pionerit kudo. Në çdo qeverisje ku ajo ka qenë pjesë, ka funksionuar si një trup i huaj në organizmin politik të së djathtës. Që nga periudha kur ishte në koalicion me PD-në, ajo vepronte si minues i brendshëm, me korrupsionin apo anaksimin që ju bëri të djathtëve në qeverisje. Në terren, çdo strukturë e LSI-së bënte gjithçka për të rritur peshën e vet elektorale, duke gërryer hap pas hapi bazën tradicionale të PD-së. Dhe për këtë nuk ka nevojë për interpretime, është një realitet që çdo demokrat e ka ndjerë në kurriz.

Ironia më e madhe është se vetë Sali Berisha, më mirë se kushdo tjetër, e njeh fytyrën e vërtetë të Ilir Metës. Ai ka qenë dëshmitar, madje edhe viktimë e sjelljes së tij politike. Ka qenë ai që e ka akuzuar Metën për korrupsion, për kapje të shtetit, për tradhti politike. Por sot, i ngujuar në një realitet të ri politik dhe me një lëvizje të dëmtuar nga goditjet e njëpasnjëshme, Berisha duket se ndjen një borxh të pashlyer ndaj Metës, një lloj aleance e heshtur për të mbijetuar në një opozitë të çoroditur. Për këtë arsye, ai nuk e thotë dot atë që di: se ndjen një borxh të madh ndaj tij për sa kohë i futi 4 deputet në lista të sigurta me votat e demokratëve.

Berisha dhe Meta po përjetojnë një simbioz politike ku pavarësisht gjithçkaje po jetojnë një bashkëjetes për mbijetes, pavarësisht se Meta tashmë lëviz çdo fije politike nga qelia e tij.

Nëse opozita shqiptare do të ketë ndonjëherë një shans të vërtetë për të rikthyer besimin e qytetarëve, ajo duhet të shkëputet njëherë e mirë nga e kaluara dhe Partia e Ilir Metës është mishërimi i asaj të kaluare që duhet fshirë: e korrupsionit, e pazareve, e dhunës politike, e rrënimit moral.

PD nuk mund të rilindë duke mbajtur mbi supe peshën e një partie që ka punuar për ta fundosur. Demokratët nuk mund të bëhen pjesë e një opozite të rreme, që në vend që të sfidojë pushtetin, e përdor emrin e opozitës për të ruajtur pazaret e vjetra. Çdo votë që i jepet Partisë së Metës, është një votë më pak për të ardhmen e së djathtës.

Ka ardhur koha që demokratët ta thonë me zë të lartë: kjo lidhje e sëmurë duhet të marrë fund! Vetëm atëherë opozita do të jetë vërtet alternativë. Deri atëherë, do të jetë thjesht një teatrin grotesk, ku Hidra vazhdon të rritet, ndërsa Shqipëria ngelet peng e së shkuarës.

Donald Trump për ish-kreun e FBI James Comey/ Politizuan sistemin e drejtësisë si askush më parë

0

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar aktakuzën e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, duke deklaruar se pret që edhe figura të tjera nga kampi i kundërshtarëve politikë të përballen me drejtësinë.

“Nuk është se kam një listë, por mendoj se do të ketë të tjerë,” tha Trump për gazetarin e CNN, Kevin Liptak, të premten, ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në Ryder Cup në New York.

Trump e përshkroi Comey-n dhe të tjerë si “radikalë të majtë të korruptuar” që e kanë politizuar sistemin e drejtësisë si askush më parë në historinë e SHBA.

“Ajo që kanë bërë është e tmerrshme. Unë shpresoj që të ketë edhe të tjerë [të akuzuar], sepse nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë në një vend si ky,” shtoi ai.

Departamenti i Drejtësisë e akuzoi zyrtarisht James Comey-n të enjten, vetëm pak ditë pasi Trump kishte kërkuar publikisht që ai të ndiqej penalisht. Kjo lëvizje u shoqërua me largimin e një prokurori që kishte kundërshtuar aktakuzën – një hap që u interpretua gjerësisht si një përpjekje e paprecedent për të ndëshkuar kundërshtarët politikë të Presidentit.

Comey përballet me dy akuza për deklarata të rreme përpara Kongresit. Në dëshminë e tij të vitit 2020 përpara Senatit, ai kishte mohuar se kishte autorizuar rrjedhje informacioni në media gjatë kohës që drejtonte FBI-në. Sipas aktakuzës, Comey kishte autorizuar një kontakt të shërbente si burim anonim për raportime mediatike gjatë hetimeve për fushatën e vitit 2016.

Duke folur për rastin, Trump u shpreh se provat ndaj Comey-t janë të qarta: “Është një rast i thjeshtë. Ai gënjeu. Ai e dinte rëndësinë e pyetjes që iu bë [në Senat] dhe mendoi se do t’ia hidhte pa u kapur. Por u kap,” tha Trump.

Presidenti këmbënguli se ky proces nuk është hakmarrje, por “drejtësi e domosdoshme”.

“Nuk është për hakmarrje. Është për drejtësi. Nuk mund të lejojmë që këta njerëz radikalë të vazhdojnë të bëjnë çfarë të duan,” përfundoi ai.

New York Times: Donald Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

0

Administrata e presidentit Donald Trump ka nisur një fushatë të re ligjore kundër Fondacionit Shoqëria e Hapur, të financuar nga miliarderi George Soros, shkruan A2 CNN. Sipas një raportimi të publikuar nga New York Times, Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche ka dërguar një direktivë në të paktën gjashtë zyra të prokurorëve federalë, në Kaliforni, Nju Jork, Uashington D.C., Çikago, Detroit dhe Maryland, duke i udhëzuar ata të shqyrtojnë akuzat ndaj degëve të Open Society Foundation. Fondacioni, i themeluar dhe financuar nga Soros, akuzohet për mbështetje të terrorizmit, mashtrim financiar dhe shkelje të tjera të rënda, përfshirë zhvatje.

Një raport i konservatorëve të Capital Research Center citohet si bazë e hetimit, duke pretenduar se fondacioni ka derdhur mbi 80 milionë dollarë në organizata të lidhura me dhunë ose terrorizëm. Një shembull i përmendur është grupi palestinez për të drejtat e njeriut al-Haq, i cilësuar nga Izraeli në vitin 2022 si mbulim për aktivitete terroriste.

Open Society Foundation e ka hedhur poshtë këtë akuzë, duke e quajtur sulmin “politikisht të motivuar dhe të rrezikshëm për lirinë e fjalës”. “Kur pushteti keqpërdoret për të sulmuar disa, në rrezik futen të drejtat e të gjithëve”, thuhet në reagim.

Trump prej kohësh ka sulmuar publikisht Soros dhe ka kërkuar burgosjen e tij, duke e akuzuar si figurë që financon “kaos politik” dhe kundërshtarë të administratës së tij.

Konservatorët shqiptarë mbështesin Presidentin Donald Trump në deklaratat mbi konfliktin Izrael-Palestinë

0

Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore Albania”
Deklarim Diplomatik.
Partia Kombëtare Konservatore Albania ndjek me vëmëndje politikat agresive midis Autoritetit Palestina e Lirë dhe Republika lsraele.
Ne i ftojmë të dy palët ndalojnë Luftën midis tyre.
Konservatorët Albania mbështesin deklaratën e Presidenit Amerikan Shtz. Donald J TRUMP se nuk do mbahet me pushtim trolli i Palestinës.
Konservatorët Albania mbështesin dhe janë në një linjë Diplomatike me vendimet e qeverive, Mbretëri e Bashkuar, Kanada dhe Australia duke njohur dy shtetet me vendimmarrje popullore sikurse lsraele Republika dhe shtetin Republika e shtetit Palestina e Lirë me kushtin që :
Autoriteti Palestina e Lirë të njohë Republikën e Kosovës.

“PKKA”
Departamenti i Mardhënieve trans Nacionale.
Përgatiti :
M GJUZI
Tiranë – Albania – Europa me datë 26/09/2025

SPAK heton Belinda Ballukun/ Prokurorët po kërcënohen me jetë nga Klani Kriminal…

0

Shkruan Gazment Bardhi

Impianti fotovoltatik në Digën e Zadejës me vlerë 8 milionë euro është një aferë korruptive për të cilën kam bërë kallëzim penal dhe SPAK ka regjistruar zyrtarisht procedimin penal nr. 226/2024. Ky procedim është i katërti në rradhë që regjistrohet për Belinda Ballukun, krahas procedimeve penale për tunelin e Llogarasë, shitblerjen e energjisë nga KESH sh.a. dhe dy “tigrat” e Vlorës.

Pas Erion Veliajt, tashmë i shkarkuar nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë, i arrestuar dhe i pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash, Edi Rama ia ka besuar drejtimin politik të Tiranës një tjetër simboli të korrupsionit të lartë, shpërdorimit të detyrës dhe pasurimit të paligjshëm. Korrupsioni, abuzimi dhe paligjshëmëria janë oferta e vetme e Edi Ramës për qytetarët e Tiranës, njësoj sikur ai vetë kur ishte kryetar bashkie.

Mbajtja e Belinda Ballukut në qeveri, promovimi i njerëzve të saj në pushtet dhe së fundmi emërimi si drejtuese politike e Tiranës, e shoqëruar me kërcënime të drejtpërdrejta të prokurorëve nga grupe kriminale, ka për qëllim të ndërtojë një mburojë pandëshkueshmërie rreth saj. Tashmë i takon prokurorëve të SPAK të dëshmojnë nëse kanë forcën ta thyejnë këtë mburojë dhe të ndëshkojnë aferat korruptive të Belinda Ballukut dhe klanit të saj. Në të kundërt, prokurorët do të duhet të pranojnë se mburoja politike dhe kërcënimet kanë funksionuar, dhe ata janë nënshtruar.

Nesti Angoni dhe Diella e Ramës…

0

Ish-deputeti i PD Fatbardh Kadilli foli lidhur me Nesti Angonin kush fshihet pas tij dhe pse u godit Albana Vokshi dhe Erion Veliaj.

Kadilli tha se Angoni më shumë ngjan me Diellën e Edi Ramës.

Pjesë nga biseda në “Vizion Plus”:

Kadilli: Ky Nesti Angoni është bërë si Diella e Ramës.

Moderatorja: Mund të përdoret për të goditur.

Kadilli: Nuk është brënda procedurës si në rastin e Velaijt si në rastin e Voskhit. Besoj është një sfidë që PS i bën SPAK. PD duhet të ndajë mendjen do t’i japë mbështetje drejtësisë, apo do thotë është e keqe kur godfet nga ne, dhe i mirë kur godet nga krahë tjetër.

Presidenti Donald Trump akuzon OKB-në për sabotazh: Turp t’u vijë, 3 incidentet nuk ishin rastësi, të hetohen

0

Postimi i plotë i Trump

Një turp i vërtetë ndodhi dje në Kombet e Bashkuara — Jo një, jo dy, por tre ngjarje shumë të kobshme! Së pari, shkallët lëvizëse që ngjiteshin në Sallën Kryesore të Fjalimeve u ndalën me zhurmë. U ndalën menjëherë. Është e mahnitshme që unë dhe Melania nuk ramë përpara mbi skajet e mprehta të këtyre shkallëve prej çeliku, me fytyrën përpara. Vetëm se secili prej nesh po e mbante fort parmakun, përndryshe do të kishte qenë një katastrofë. Ky ishte absolutisht sabotim, siç u vu re nga një “postim” i një dite më parë në The London Times që tha se punonjësit e OKB-së “bënë shaka për fikjen e një shkalle lëvizëse”. Njerëzit që e bënë këtë duhet të arrestohen!

Pastaj, ndërsa qëndroja para një turme televizive me miliona njerëz në të gjithë botën dhe udhëheqësve të rëndësishëm në Sallë, teleprompteri im nuk funksionoi. Ishte errësirë ​​e ftohtë. Menjëherë mendova me vete: “Uau, së pari ngjarja e shkallëve lëvizëse, dhe tani një teleprompter i keq. Çfarë lloj vendi është ky?” Pastaj vazhdova të mbaja një fjalim pa teleprompter, i cili filloi rreth 15 minuta më vonë. Lajmi i mirë është se fjalimi ka marrë kritika fantastike. Ndoshta ata e vlerësuan faktin që shumë pak njerëz mund ta kishin bërë atë që bëra unë.

Dhe së treti, pasi mbajta fjalimin, më thanë se zëri ishte plotësisht i fikur në auditorin ku u mbajt fjalimi, se udhëheqësit botërorë, nëse nuk përdornin kufjet e përkthyesve, nuk mund të dëgjonin asgjë. Personi i parë që pashë në përfundim të fjalimit ishte Melania, e cila ishte ulur pikërisht përpara. Unë thashë: “Si ia dola?” Dhe ajo tha: “Nuk munda të dëgjoja asnjë fjalë nga ato që the.” Kjo nuk ishte rastësi, ky ishte sabotim i trefishtë në OKB. Ata duhet të turpërohen nga vetja.

Po i dërgoj një kopje të kësaj letre Sekretarit të Përgjithshëm dhe kërkoj një hetim të menjëhershëm. Nuk është çudi që Kombet e Bashkuara nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë punën për të cilën u krijuan. Të gjitha kasetat e sigurisë në shkallët lëvizëse duhet të ruhen, veçanërisht butoni i ndalimit emergjent. Shërbimi Sekret është i përfshirë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!

Wrion Veliaj i veshur si femër, i ofronte seks ambasadave…

0

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Nga studio e Off the Record, Kalaja shpërtheu duke thënë se Veliaj nuk ka pasur asnjë kontribut në politikë, por u katapultua aty me beteja dhe aksione fake.

Kalaja shkoi dhe më tej duke thënë se në fillimet e tij, Veliaj vishej si femër së bashku me disa kolegë të tij në lëvizjen e asaj kohe Mjaft dhe iu ofronin shërbime seksuale ambasadave të huaja.

“Erion Veliaj të gjithë betejat i ka pasur fake, nuk ka bërë ndonjë betejë në jetën e tij. Çelësat e bashkisë ja dhanë në dorë. Ajo është bashkia e Ramës. Aksioni i tij politik është mashtrim i madh. Ka pasur shoqëri civile, ai që e shkatërroi ishte Veliaj. Mjafti është përdorur si cingie nga ambasadat. Ju e keni parë Erion Veliajn të veshur si femër. Kanë qenë Erion Veliaj, Arbi Mazniku, Endri Fuga, vëllai i Veliajt që visheshin si gra dhe i ofronin shërbime seksuale ambasadave në Tiranë.

Mjafton të futeni në Google dhe të kërkoni. Ato janë foto të famshme. Si vishesh me tanga. Ne nuk jemi mësuar me këto. Ai kështu u fut në politikë. Shihni ahengjet e shfrenuara. Donin të fusnin LGTB si axhendë. Rruga e vetme që ka është të flasë, ose është i kërcënuar. Ka vëllanë e kërcënuar, gruan po ashtu. Nëse do t’i bëjë një nder Shqipërisë është të dalë dhe të flasë”, u shpreh Kalaja

POSTIMET E FUNDIT