Duke filluar me hapa të vegjël: Si të nisni një stil jetese më të shëndetshëm
Në një botë ku këshillat për mirëqenien janë të pranishme kudo, fillimi i një udhëtimi drejt shëndetit më të mirë mund të duket sfidues. Dr. Kristina Schuldt, një mjeke e mjekësisë familjare dhe drejtoreshë për mirëqenien në Mayo Clinic, thekson se mirëqenia ka kuptime të ndryshme për çdo individ. Ajo sugjeron që të filloni me hapa të vegjël, si rritja e konsumit të ujit dhe reduktimi i tymosjes. Gjithashtu, ajo inkurajon që njerëzit të eksperimentojnë me ushqime të shëndetshme dhe të hanë ngadalë, duke njohur ndjenjën e ngopjes.
Një shembull i jashtëzakonshëm është Jenny Watson, e cila ka humbur peshë duke përmirësuar stilin e saj të jetesës dhe duke u mbështetur nga bashkëshorti i saj. Pavarësisht se nuk ka arritur ende pesha ideale, ajo ka arritur të mbajë humbjen e peshës duke u angazhuar në aktivitete fizike dhe duke shmangur ushqimet e përpunuara.
Andrea Leigh Rogers, një trajnuese e fitnessit, paralajmëron nga krahasimi me të tjerët dhe kërkesat për të investuar shumë para në trajnime. Ajo sugjeron që të fokusohemi në konsistencë dhe të kemi një plan të thjeshtë dhe efektiv të aktiviteteve fizike, si frymëmarrja e vetëdijshme dhe shtrirjet e shpejta.
New York Times plas “bombën”/ Yuri Kim nën hetim, ka bashkëpunuar me mafien, oligarkun rus Deripaska, Edi Ramën dhe McGonigal
Përfshirja e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, në skandalin e korrupsionit dhe bashkëpunimit me oligarkun rus Deripaska, nxori edhe emrin e kryeministrit Edi Rama, si një mik i ngushtë dhe me lidhje të forta me ish-zyrtarin.
Media aamerikane ‘New York Times’ ka sjellë detaje të reja nga lidhja Rama-McGonigal. NYT shkruan se gatishmëria e McGonigal për t’u takuar me kreun e shtetit në Shqipërim një vend ku ka një prani diplomatike amerikane, tregon se McGonigal nuk po e mbante të fshehtë takimin e tij nga kolegët.
Në këtë rast, NYT i referohet pikërisht ambasadës amerikane në Tiranë dhe ambasadores Yuri Kim, e cila nuk ka bërë ende një reagim mbi përfshirjen e Ramës në skandalin e ish-zyrtarit.
Nga aktakuza, rezulton se McGonigal ka përdorur adresën e e-mailit të FBI-së si edhe telefonin, për çështje të cilat lidheshin me Shqipërinë.
Por çfarëdo preteksti zyrtar që mund të kishte McGonigal për ato udhëtime dhe shoqata mund të kishte shërbyer gjithashtu si mbulesë për aktivitete më të diskutueshme.
Fakti që krimet e dyshuara ndodhën pak përpara daljes në pension të tij, tregon se McGonigal mund të ketë filluar ose rritur aktivitetet e paligjshme pas kryerjes së testeve të fundit të poligrafit, të cilat supozohet se do të administrohen çdo pesë vjet.
Holden Triplett, një ish-zyrtar i FBI-së i cili ka marrë pjes ënë misionin e kundërzbulimit në Kinë, thotë se tradhtia e agjencisë nga dikush me pozitën e McGonigal për 225,000 dollarë, nëse vërtetohet, do të ishte befasuese duke pasur parasysh se ish-zyrtarët mund të fitojnë shuma të konsiderueshme si konsulentë pas daljes në pension, përveç pensioneve të majme.
‘Edi Rama në samitin e kokainës!!‘
Shkruan Basir Çollaku/
Edi Rama në Samitin e Kokainës në vitin 2019?!
Zaret janë hedhur
Luftë karteleve të drogës të konsideruara organizata terroriste një betejë amerikane po shfaqet në Adriatik.
Krerët e Samitit të Kokainës në “Aruba” në 2019-ën, nuk munden të organizojnë Samitin e NATO-s, në 2027-ën në Tiranë
Antimafia italiane e di. E ka dokumentuar. Autoritete belge, spanjolle dhe holandeze e dinë. E kanë filmuar dhe dokumentuar. Gjermanët po.
Po autoritet shqiptare.?!
Kjo dosje ka moshën e SPAK, por asgjë për të konfirmuar ndjekjen penale për anëtarët shqiptarë të samitit të.drogës, ku janë anëtarë të qeverisë së Edi Ramës. Kjo është një akuzë thuajse më e rënda për pavarësinë e mosveprimin e Strukturës së Posaçme.
Gazetari italian investigativ italian Nello Trocchia ka botuar një libër për mafian shqiptare. Një artikull në gazetën italiane Domani sjell një përmbledhje domethënëse.
Këtë episod e kam ditur më herët se dy vite. Kam folur e shkruar. Madje edhe kolegë të tjerë. Kanë qenë së paku dy ministra në atë takim. Po Edi Rama? A është pjesë e udhëtimit me çarter me anëtarët e kabinetit për në Aruba në këtë samit?!
Të jeni të sigurte. Ai nuk do të thotë kurrë po, sa kohe autoritetet e disa vendeve evropiane dhe anerikane nuk ia vënë në tryezë fotot dhe videot apo bisedat e përgjuara.. Por jini të bindur. Kryeministri Rama nuk do të thotë kurrë dot Jo. Nuk do të thotë nuk kam qenë. Ai mund të përpiqet ta mbulojë, ngadalësojë apo frenojë shpërthimin e dosjes “Aruba”
Nello Trocchi me referencë burimet shkresore gjyqsore të antimafias italiane ndër të tjera shkruan :
“…Jemi në Antilet Holandeze, ku në janar të vitit 2019, sipas drejtimit hetimor antimafia, do të ishte zhvilluar një takim mes biznesmenëve, narkotrafikantëve dhe përfaqësuesve të qeverisë së Ramës…Samiti është dokumentuar nga hetuesit italianë dhe është zhvilluar në praninë e përfaqësuesve të papërcaktuar të qeverisë aktuale shqiptare në detyrë”.
Një perandor i narkotrafikut thuhet duke përmendur Artur Shehun. A u takua Rama me të.?! Sërish ai nuk mund të thotë jo. Investimet e bizneset e Shehut me lejen e Ramës janë aty. Në bregdet dhe jo vetëm. Të gjithë në samit shqiptarë. Burra të lartë të politikës. Ata ndanë hartën e Shqipërisë për orekset e përbashkëta ndërtimore gjashtë vite më herët.
Takimi misterioz në ishullin e Arubës:
“Ne kemi gjithashtu dokumentuar se nga 24 deri më 31 janar 2019 përfaqësuesit më të lartë të organizatës kriminale janë takuar në ishullin Aruba (Antilet Holandeze). Të pranishëm në vend Artur Shehu si dhe përfaqësues të papërcaktuar të qeverisë aktuale shqiptare në detyrë..”
Përgjime sigurisht ka plot. Njerëzit e Ramës janë aty. Shefi mbase. Edhe gjermanët kanë konfirmuar këtë takim narkos. Sipas tyre do të ishte edhe Genci Hamzai(Alfredo) një tjetër trafikant droge. Por Shehu konsiderohet shefi ekipit të drogës.. me lidhje të forta të organizatës në Evropë dhe USA. Kulla e Arubës në Tiranë cila është?! Kush e ka firmosur. Në përgjime dihet gjithçka. Po Rama dhe Veliaj lejuesit firmëtarë të investimeve e dinë?!
Është më herët së 2019
Në 2013 e në pas Fabrizzio Lisi gjenerali i Guardias arrestuar e akuzuar për lidhjet me Ndranghetën qëndiste raportet për asgjësim hashashi 99.8 përqind kur Shqipëria jeshilonte e tëra në canabis. Nderet e bëjnë me prona në Vërë dhe jo vetëm. Një dhuratë vjen nga Artur Shehu 30 hektar tokë në bregun vlonjat.
Black Eagle
Dosja “Shqiponja e zezë” është një proces gjyqsor në Belgjikë. Artur Shehu rezident në.Florida, dhe Alfredo Hamzai pjesë e samitit janë akuzuar si krerë të një bande prej së paku 40 personash ku një pjesë e madhe ishin kolumbianë. Trafik kokaine me tonelata nga viti 2018 deri 2022 kur nisi goditja. Aty përmendet edhe çështja “Aruba” gjykimi vijon në Apel. Aty përmendet dhe ora dhuratë 400 mijë euro, mbiministrit shqiptar. Po aty thuhet deri tani se janë investuar e pastruar nga ky grup 3 miliard euro në Tiranë e bregdet. Dhe shumë emra të tjerë.
Po SPAK ?!
Ku është në këtë histori të rëndë?!
Struktura e Posaçme ka të njëjtën moshë me “Aruba”, një vit më i madh madje.
A kanë dijeni?
Sigurisht.
A kanë kërkuar ndihmë juridike nga USA, Italia, Holanda, Spanja, Belgjika, Gjermania? Seksioni krimit politik të prokurorisë spanjolle, e ka këtë.dosje në investigime. Autoritet e tyre kanë një pjesë të madhe të përgjimeve e filmimeve. Ky nuk është rasti “Xibraka” ku një 45 vjeçar në 2014, e 56 vjeçar sot, me flokë të shkurtër mbeti anonim nga eunukëzimi drejtësisë shqiptare. Kushdo qofshin drejtues të Prokurorisë Speciale, Kraja dje, Dumani sot, X nesër, zvarritja e mosveprimi i bën përgjegjës. DEA është me zyrë në mes të Tiranës. Çdo përrallë.suksese e kaluar mbi këtë kartel kokaine, ku qeveria është dominuese në bord, është thjesht një poshtërsi kapjeje me kosto kombëtare.
Nga “non grata” e Sali Berishës te “non grata” e Edi Ramës…
Shkruan Albert Zadrima
19 Maj 2021➖SHBA shpall Sali Berishën “non grata” nën akuzën e korrupsionit.
Një proces i mbajtur konfidencial për muaj me radhë, deri sa iu komunikua vetë personit.
Një pjesë e shoqërisë u entuziazmua, një pjesë e politikës festoi me shampanjë, dhe një pjesë tjetër heshti nga frika.
2021 – 2023, Berisha fillon një betejë titanike ligjore, politike e morale:
Ligjore: asnjë provë bindëse nuk u paraqit kurrë. Rasti i dhëndrit u bë karikaturë juridike.
Politike: nga hiri, rimori PD-në, selinë, vulën, opozitën dhe aleatët.
Morale: nuk heshti, nuk u fsheh, por luftoi çdo ditë dhe fitoi të drejtën të qëndrojë në skenë.
2024 – 2025, një tjetër “non grata” po përgatitet. Këtë herë për kryeministrin e Shqipërisë, njeriun që bëri moral me fatin e Berishës:
Zëvendësi i tij ka deklaruar publikisht për dosje e prova tronditëse.
Ministri i Brendshëm dhe krahu i djathtë u dënuan për drogë dhe korrupsion.
Disa ministra e ish-zyrtarë janë në qeli ose nën hetim.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës kërcënon nga burgu se do flasë për aferat e përbashkëta.
FBI, DEA dhe McGonigal e presin me dosje që digjin më shumë se retorika politike.
Historia ka humorin e vet të zi: kush tallte dje Berishën, sot pret Ramën në të njëjtën listë.
“Kur drejtësia nuk vjen nga brenda, vjen nga jashtë dhe vjen me grusht.”
“Shpresat e kombit nuk lidhen me ‘non grata’, por me ‘zero tolerancë’ ndaj korrupsionit.”
“Në Shqipëri drejtësia është e ngadaltë, por politika është e shpejtë për të marrë hak.”
Nuk bëhet fjalë për një njeri, por për një sistem që po shembet.
Nëse nuk pastron vetveten, e pastron historia dhe historia nuk pyet për protokoll.
Si qytetar i thjeshtë, paanshmëria më thotë këtë:
Berisha me “non grata” doli më i fortë dhe me faqe të bardhë, por e kuptoi se politika e shkatërron njeriun nëse nuk e lë me kohë.
Rama do të dalë nga kjo histori si njeriu që humbi moralin dhe përfundoi në shënjestër ndërkombëtare.
Shpresa e vetme për Shqipërinë është që të dy të largohen, njëri me dinjitetin e rikthyer, tjetri me prangat që meriton.
Vetëm atëherë ky vend do ketë një mëngjes të ri politik.
Anulimi i vizitës së Edi Ramës në SHBA: Njësoj si Maduro, ka lidhje direkte me organizatat narkoterroriste
Lideri i opozitës Sali Berisha ka folur lidhur me anulimi i vizitës së Edi Ramës në SHBA, duke ngritur dyshime mbi arsyet e vërteta të këtij vendimi.
Sipas Berishës, kjo situatë lidhet me marrëdhëniet e kryeministrit shqiptar me organizatat narkoterroriste.
Ai theksoi se pas Nicolas Maduros, Rama është i vetmi kryeministër i dokumentuar për lidhje direkte me struktura kriminale shqiptare dhe botërore.
Berisha shtoi se këto fakte tregojnë izolimin ndërkombëtar të Ramës dhe rënien e imazhit të Shqipërisë në sytë e partnerëve perëndimorë.
“A ka lidhje anulimi i vizitës së tij në SHBA me këto lidhje? Nuk e di, nuk mund të them.
Por ajo që mund të them është se Edi Rama, pas Maduros, sot është i vetmi kryeministër i dokumentuar me lidhje direkte me organizatat narkoterroriste shqiptare dhe botërore”, tha Berisha.
Nicolas Sarkozy shpallet fajtor për korrupsion dhe komplot kriminal
Një gjykatë në Paris e ka shpallur ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy fajtor për “komplot kriminal”, por e ka liruar nga akuzat për korrupsion pasiv dhe përvetësim në financimin e dyshuar libian nga regjimi i Muammar Gaddafit, të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007.
Kryetarja e trupit gjykues, Nathalie Gavarino, shpjegoi se ai ishte fajtor për konspiracion kriminal sepse i kishte lejuar bashkëpunëtorët e tij të ngushtë të vepronin me qëllim marrjen e mbështetjes financiare nga regjimi libian.
Claude Gueant, ish-menaxheri i fushatës së Nicolas Sarkozy, është shpallur fajtor për konspiracion kriminal, korrupsion pasiv, ushtrim të ndikimit pasiv, falsifikim dhe përdorim të falsifikimit, si dhe pastrim parash të rënduar në rastin e dyshimeve për financim nga Libia.
Ish-ministri i Brendshëm Brice Hortefeux u shpall fajtor për komplot kriminal.
Ai u ndoq gjithashtu penalisht për bashkëpunim në financimin e paligjshëm të fushatës.
Sarkozy 70 vjeç është ende në pritje të dënimit, por pritet të jetë në gjendje të largohet nga gjykata i lirë duke apeluar vendimin, gjë që do ta shtynte dënimin deri pas apelit.
Sarkozi ka deklaruar vazhdimisht pafajësinë e tij dhe ka pretenduar se është viktimë e një fushate shpifjeje të koordinuar nga aleatët e Gadafit, pasi ish-presidenti francez udhëhoqi përpjekjet e NATO-s për të rrëzuar diktatorin libian në vitin 2011.
Sarkozy konservator ka pasur përplasje të përsëritura me ligjin që kur u largua nga detyra – përfshirë një rast korrupsioni në të cilin ai u shpall fajtor dhe i ka shteruar të gjitha të drejtat e apelit. Por çështja libiane përmbante akuzat më të rënda dhe dënimet më të rënda të mundshme.
Kjo nuk është përballja e parë e Sarkozy-së me drejtësinë. Ai është dënuar më parë për korrupsion dhe për financim të paligjshëm të fushatës në çështjen e njohur si “afera Bygmalion”. Përveç pasojave ligjore, dënimet i kanë kushtuar edhe humbjen e dekoratës së Legjionit të Nderit.
Megjithatë, ish-presidenti mbetet një figurë me ndikim në të djathtën franceze dhe vijon të ketë kontakte të rregullta me presidentin aktual Emmanuel Macron, duke ruajtur një profil aktiv në politikën franceze.
Rregullat e çmimit të Legjionit të Nderit nënkuptonin se revokimi ishte i pritshëm.
“Në shkarkimin e Erion Veliajt dhe tensioni shpërthen: Edi Rama ‘nxjerr jashtë’ Anuela Ristanin!”
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim urgjent me nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt me 50 vota pro në Këshillin Bashkiak. Mbledhja nisi në orën 11:00 në ambientet e Kryeministrisë dhe mori pjesë edhe Ogerta Manastirliu, kandidatja e PS-së për Tiranën.
Burime për “A2 CNN” bëjnë me dije se kryetarja në detyrë e Bashkisë, Anuela Ristani, është larguar një orë më herët nga takimi, dukshëm e mërzitur, pasi kjo i është kërkuar nga Kryeministri.
Vlen të përmendet se Anuela Ristani ka qenë më parë objekt kritike nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili e akuzoi për mungesë zgjidhjeje të problemeve të qytetarëve dhe arrogancë në drejtim.
Presidenti Trump mesazh të fortë për Edi Ramën/ Luftë grupeve terroriste
E Ngarkuara me Punë e SHBA i ka përcjellë ministrit të Drejtësisë mesazhin për të çmontuar grupet terroriste dhe kriminale. Për të parën herë SHBA pranon ekzistencën e grupeve terroriste në Shqipëri. SHBA ka klasifikuar si organizata terroriste kartelet e drogës dhe disa organizata të financuara nga Soros.
Mesazhi i Ambasadës
Duke hapur rrugën për një bashkëpunim më të fortë në fusha me interes të ndërsjellë, sot e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn takoi Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, në fillim të mandatit të tij të ri. Koordinimi i efektshëm me sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri është kyç për çmontimin e krimit të organizuar dhe grupeve terroriste, një nga përparësitë kryesore të Administratës Trump.
Setting the scene for strengthened cooperation in areas of mutual interest, today Chargé d’Affaires Nancy VanHorn visited Minister of Justice Besfort Lamallari at the outset of his new mandate. Effective coordination with Albania’s criminal justice system is key to dismantling organized crime and terrorist groups, a top Trump Administration priority.

















