Kreu Blog Faqe 108

PolitikeFjalimi i Diella Ramës që shkaktoi revoltë nga opozita/ Ja letra që Grupi Parlamentar i PD i ka nisur Trupit Diplomatik

0

Grupi Parlamentar i PD i është drejtuar me një letër Trupit Diplomatik në Tiranë pas seancës së sotme plenare.

Dokumenti që mban firmën e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, flet për “situatën e paprecedentë që ndodhi sot gjatë seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë, të thirrur për miratimin e programit politik dhe kabinetit të ri qeveritar”.

Për herë të parë në 35 vitet e pluralizmit politik në Shqipëri, Kushtetuta, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe çdo normë e praktikës demokratike u shkelën në një mënyrë kaq flagrante dhe përçarëse, thuhet më tej në letër.

“Për herë të parë në 35 vitet e pluralizmit politik në Shqipëri, Kushtetuta, Rregullorja e Punës së Kuvendit dhe çdo normë e praktikës demokratike u shkelën në një mënyrë flagrante dhe përçarëse.

Përmes veprimeve antikushtetuese dhe në shkelje të rregullores së brendshme të Kuvendit, të ndërmarra nga Kryetari i Kuvendit dhe kreu i shumicës parlamentare, debati politik i përfaqësuesve të qytetarëve u pengua qëllimisht, duke dëmtuar rëndë demokracinë parlamentare dhe bashkëjetesën politike brenda institucioneve legjitime demokratike”.

Sipas demokratëve, ‘dinamika e ngjarjeve të sotme tregon një plan të mirëorganizuar nga Kryeministri Rama për të provokuar hapur opozitën parlamentare’.

“Përmes këtyre veprimeve të paprecedenta, në shkelje të Rregullores së Punës dhe duke shkelur parimet kushtetuese, e drejta e deputetëve të opozitës për një debat politik mbi programin dhe kabinetin qeveritar u mohua qëllimisht. Gjithashtu, vërejmë me shqetësim ofendimin e rëndë të shkaktuar nga Kryeministri Rama ndaj përfaqësuesve më të lartë të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, të cilët morën pjesë në këtë seancë solemne, me rëndësi të veçantë për fillimin e çdo legjislature të re. Mohimi i së drejtës për debat parlamentar, shkeljet e përsëritura të ligjit themelor të vendit dhe shkeljet e rregullave të brendshme të Kuvendit tregojnë qartë një minim të qëllimshëm të rendit kushtetues dhe uzurpim të autoritetit legjitim vendimmarrës të institucioneve demokratike në vend. Në këtë situatë të paprecedentë, vërejmë me shqetësim minimin e jetës parlamentare, mohimin e të drejtës kushtetuese të deputetëve për debat politik, dhe, mbi të gjitha, shpërfilljen e vullnetit sovran të qytetarëve shqiptarë, duke tentuar anulimin total të organit më të lartë përfaqësues të vullnetit të tyre politik”.

Pas seancës së sotme, PD kërkoi nisjen e procedurave parlamentare për shkarkimin e kryetarit të kuvendit Niko Peleshi, “pasi nuk është kryetar Kuvendi, por kukull që urdhërohet nga Edi Rama“.

Forca reale e një partie vjen nga besimi i qytetarëve

0

Shkruan Zef Ndreka

Që në ditët e para të fillimit të punimeve në parlamentin e ri të Shqipërisë, u shfaq padurimi i theksuar i veprimeve politike të opozitës për të krijuar kakofoni. Edhe pse atone dijnë shumë mirë nga teoria politike dhe praktika parlamentare e gjithë këtyre viteve se në çdo demokraci parlamentare, forca e një partie matet vërtet me numrin e votave, por edhe me aftësinë për të ndërtuar aleanca, për të bërë opozitë të përgjegjshme dhe për të respektuar institucionet.
Në shumë drejtime, grupi i PD-së dhe opozitës në tërësi, ndjehet dhe shihet i vetëcoptuar, i vetëndarë në shumë grupe parlamentare, dhe e filloi betejen në mënyrë të papërgjegjëshme duke dhënë shenja të qarta se nuk dëshiron aspak të respektoje institucionet, edhe pse thellë thellë nuk duan ta njohin parlamentin e dalë nga votat popullore të zgjedhjeve të 11 Majit, por nga frika e vetëshkrirjes totale nuk e vraktisin atë.
Kështu, pavarësisht njohjes zyrtare për efekte rrogash e beneficesh, shihet qartë dhe dijtiminqë duan ti bëjnë parlamentit me anullime e përsëritje seancash, bllokime etj, shënja të qarta të një partie pa mbështetje popullore e ndërkombëtare
Prishja e seancave plenare që në fillimetve punimeve të parlamentit, është një mjet ekstrem që rrezikon të dëmtojë vetë opozitën, sepse po shkel rregullat e Kuvendit.
Rregullorja e Kuvendit dhe Kushtetuta parashikojnë të drejtën e debatit, por jo bllokim fizik apo pengim të punimeve. Kryetari i seancës mund të kërkojë largimin e deputetëve që nuk respektojnë rregullin.
Nga ana tjetër, veprimet e tilla politike dërgojnë sinjale negative tek votuesit, sidomos tek qytetarët e pakënaqur e veçanërisht tek elejtorat gri. Sepse publiku i pavendosur zakonisht kërkon stabilitet dhe zgjidhje, jo kaos.
Si do ishte më mirë për PD-në dhe opozitën?!
Sigurisht, të funksionojnë më mirë mjetet demokratike, si debati i argumentuar në sallë, si dhe përdorimi i kohës së fjalës për të paraqitur fakte, amendamente dhe propozime konkrete.
Të funksionojnë komisionet parlamentare, përmes thirrjes së ministrave, dëshmitarëve, ekspertëve për hetime dhe mbikëqyrje ligjore.
Në zbatimin e procedurave ligjore dhe mocioneve, si mocione mosbesimi, kërkesa për interpelancë, amendamente ligjore etj, që praktikisht janë mjetet që detyrojnë shumicën të japë llogari.
Të bëjnë fushata publike dhe qytetare, konsultime me shoqërinë civile, peticione, tryeza publike etj. Këto forma e zhvendosin debatin nga obstruksioni fizik tek përmbajtja.
Të rrespektojë gjykatat dhe institucionet kushtetuese. Aty ku konstatohen shkelje të Kushtetutës apo procedurave, rruga e duhur mbetët ankimi në Gjykatën Kushtetuese ose institucionet e drejtësisë.
Këto duhet të bëjë opozita, e bindur se më shumë se çdo protestë në sallë, forca reale e një partie vjen nga besimi i qytetarëve dhe respektimi i rregullave demokratike.
Përdorimi i mjeteve institucionale e rrit kredibilitetin, ndërsa prishja e seancave e dëmton më tej besimin qytetarë.

Opozita shqiptare me kërkesë zyrtare: Niko Peleshi të shkarkohet si kryetar i Kuvendit, ka shkelur rëndë dhe publikisht Kushtetutën

0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot në Kuvend një kërkesë zyrtare drejtuar Këshillit për Legjislacionin, për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Kuvendit,  Niko Peleshi, vetëm një javë pas zgjedhjes së tij në këtë post.

Në dokumentin e firmosur nga të paktën 28 deputetë të opozitës, PD akuzon Peleshi për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, si dhe për sjellje të njëanshme politike në drejtimin e punimeve parlamentare, në favor të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama.

Sipas PD-së, në seancat plenare të datës 16 dhe 18 shtator 2025, Kryetari i Kuvendit ka shkelur rregullat procedurale dhe ka mohuar në mënyrë të përsëritur të drejtat e deputetëve të opozitës, përfshirë të drejtën e fjalës dhe të drejtën për debat.

Në seancën e 16 shtatorit, PD pretendon se Kuvendi është thirrur në kundërshtim me afatet minimale të parashikuara nga Rregullorja dhe se projektvendimet janë miratuar me procedurë të përshpejtuar antikushtetuese, duke u mohuar opozitës mundësinë për të diskutuar apo kundërshtuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit.

“Kështu, kryetari i Kuvendit, Z. Niko Peleshi, ka vepruar në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, duke përdhosur parlamentarizmin dhe minuar funksionimin demokratik të Kuvendit. Në këto kushte, Këshilli për Legjislacionin duhet të fillojë menjëherë procedurën për shkarkimin e saj nga detyra”, thuhet ndër të tjera në shkresën e PD.

PD kërkesë zyrtare: Niko Peleshi të shkarkohet si kryetar i

Shkresa e plotë:

Të nderuar anëtarë të Këshillit për Legjislacionin,

Ne deputetët nënshkrues, në mbështetje të nenit 114, pika 4 e Rregullores së Kuvendit, paraqesim kërkesën për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit z. Niko Peleshi, për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, në rrethanat e poshtëshënuara.

Niko Peleshi është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë në seancën plenare të datës 12 Shtator 2025. Që nga dita e zgjedhjes dhe deri në këtë moment, ka thirrur dhe drejtuar 2 seanca plenare (datë 16 Shtator dhe 18 Shtator), në të cilat ka kryer veprime aktive në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, si dhe ka mohuar të drejtat e deputetëve të opozitës, duke treguar hapur njëanshmëri politike në drejtimin e organit më të rëndësishëm kushtetutes – Kuvendit të Shqipërisë.

Konkretisht:

Lidhur me shkeljet e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit në seancën e datës 16.09.2025
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, me urdhërin nr. 1, datë 15.09.2025, ka njoftuar mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, datë 16.09.2025, ora 10:00, me rend dite: “1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datës 12.09.2025. 2. Njoftime. 3. Projektvendimi “Për zgjedhjen e zëvëndëskryetarëve të Kuvendit”. 4. Projektvendimi “Për zgjedhjen e sekretariateve të Byrosë të Kuvendit”. 5. Projektvendimi “Për përbërjen e Byrosë së Kuvendit”.”. Po ashtu, në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, me urdhërin nr. 2, datë 15.09.2025, ka njoftuar mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, datë 16.09.2025, ora 17:00, me rend dite: “1. Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”.”.

Në datën 16.09.2025, ora 10:00, është mbledhur seanca plenare e Kuvendit, gjatë të cilës kryetari i Kuvendit, ndër të tjera, ka relatuar se është paraqitur një kërkesë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për ndryshimin e rendit të ditës, duke përfshirë edhe shqyrtimin e projektvendimit “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. Po ashtu, kryetari i Kuvendit ka relatuar edhe një kërkesë të paraqitur nga 30 (tridhjetë) deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të projektvendimit “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, lidhur me këto dy kërkesa, i ka parashtruar paraprakisht Kryetarit të Kuvendit se thirrja e mbledhjes së Kuvendit dhe njoftimi i saj pa kaluar as 24 orë nga zhvillimi i seancës plenare është në kundërshtim me nenin 78, pika 2, të Kushtetutës, ashtu si edhe nenin 27/1, pika 3, të Rregullores së Kuvendit. Kjo e fundit parashikon se thirrja e mbledhjes së Kuvendit dhe njoftimi i rendit të ditës bëhet publik si rregullt 7 ditë përpara, por jo më vonë se 2 ditë përpara datës së caktuar për seancën plenare. Në këtë kuptim, duke qenë një mbledhje e thirrur në kundërshtim me Rregulloren, ajo nuk mund të prodhojë asnjë pasojë. Po ashtu, lidhur me shqyrtimin e projektvendimit me procedurë të përshpejtuar, opozita ka sjellë në vëmendje se sipas nenit 83, pika 2, të Kushtetutës, ashtu edhe nenit 28, pika 4, të Rregullores, shqyrtimi nuk mund të fillojë pa kaluar një javë nga data e paraqitjes së kërkesës në seancë plenare. Megjithatë, kryetari i Kuvendit ka vijuar me hedhjen e dy kërkesave në votim dhe me shumicë votash është vendosur miratimi i tyre.

Pas miratimit të dy kërkesave, kryetari i Kuvendit ka njoftuar thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e projektvendimit “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, dhe mbledhjen e Kuvendit sërish në ora 12:30 për vijimin e shqyrtimit dhe miratimit të projektvendimit. Gjatë mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, 5 (pesë) anëtarët, deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kanë parashtruar se këto ndryshime, përveçse bëhen në mënyrë të njëanshme, duke shkelur për herë të dytë traditën e miratimit me konsensus ndërpartiak, shkelin në mënyrë flagrante dispozitat e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, të cilat rregullojnë mënyrën e thirrjes dhe njoftimit të mbledhjes së Kuvendit, ashtu edhe shqyrtimin e projektvendimeve me procedurë të përshpejtuar, jo më herët se 1 javë nga depozitimi (shih nenet 78, pika 2; 83, pika 2, të Kushtetutës; nenet 27/1, pika 3; 28, pika 4; 117 të Rregullores së Kuvendit).

Pas rifillimit të seancës plenare, deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kanë parashtruar sërish qëndrimin e tyre sa i përket shkeljeve të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se për projektvendimin për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit nuk do të ketë diskutime, çka sërish është kontestuar nga deputetët e opozitës si shkelje e nenit 75, pika 2, e Kushtetutës, e lexuar së bashku me nenet 46, pika 1, 48, pika 1, dhe 117 të Rregullores së Kuvendit, pasi i mohohet e drejta e fjalës deputetëve që dëshirojnë të diskutojnë rreth ndryshimeve të propozuara. Edhe ky qëndrim është injoruar nga kryetari i Kuvendit, i cili ka vijuar me votimin dhe miratimin e projektvendimit për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit.

Për të gjitha sa më lart, me veprimet dhe mosveprimet e tij, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, në seancën e datës 16.09.2025, ka kryer shkeljet e mëposhtme:

Thirrja e mbledhjes së Kuvendit, në seancat e datës 16 Shtator 2025, në kundërshtim me pikën 3, të nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, duke sjell pasojën e parashikuar nga pika 2, e nenit 78 të Kushtetutës – mbledhjet e deputetëve që mbahen pa u thirrur sipas Rregullores, nuk sjellin asnjë pasojë.
Thirrja e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në kundështim me nenin 83, pika 3 të Kushtetutës, pikën 4 të nenit 28 dhe nenin 117 të Rregullores së Kuvendit.
Përfshirja për votim dhe miratimi i akteve në Kuvend, në kundërshtim me procedurën kushtetuese të miratimit, duke shkelur nenin nenin 83, pika 3 të Kushtetutës së Shqipërisë, pikën 4 të nenit 28 dhe nenin 117 të Rregullores së Kuvendit.
Heqja e të drejtës së deputetëve të opozitës për të diskutuar mbi përmbajen e projektaktit, në kundërshtim me nenin 73 e vijues dhe nenin 117 të Rregullores së Kuvendit.
Lidhur me shkeljet e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit në seancën e datës 18.09.2025
Në mbështetje të nenit 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, me urdhër të Kryetarit të Kuvendit, më datë 18.09.2025, ora 10:00, ishte thirrur seanca plenare, me rend dite projektvendimin “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”. Në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, deputetët e opozitës ishin prezent në sallë, për të ushtruar detyrën e tyre kushtetuese dhe për të diskutuar mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave.

Sipas nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, programi politik i Këshillit të Ministrave dhe përbërja e tij paraqiten në Kuvend nga Kryeministri. Kryetari i Kuvendit i dha fjalën Kryeministrit, i cili pas disa minutave diskutim, mori rolin e Kryetarit të Kuvendit, ndërpreu fjalën e tij dhe ia kaloi fjalën “Ministres virtuale Diella”, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe Rregulloren.

Ky veprim prej karagjozi dhe që cënoi rëndësinë kushtetuese të seancës plenare të datës 18.09.2025 u kundërshtua nga deputetët e opozitës, përmes një veprimi që nuk shkel etikën parlamentare dhe që është formë reagimi që përdoret në të gjitha Parlamentet e vendeve demokratike (rasti më i fundit në Parlamentin Europian, ku eurodeputetët pas refuzimit të kërkesës për një minutë heshtje përplasën duart mbi tavolinat e tyre të punës si formë demokratike reagimi). Fakti që Kryeministrin e kanë lëshuar nervat, është i lodhur dhe ndjehet i padenjë për të përballuar debatin parlamentar, nuk mund të nënkuptojë kurrë që ai mund t’i caktojë linjën e sjelljes deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, apo mund të vijë në seancë plenare dhe të sillet siç dëshiron në kundërshtim me Kushtetutën.

Salla e seancës plenare nuk mund të shndërrohet nga një Kryeministër karagjoz në një “teatër kukullash” dhe reagimi i opozitës ishte për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit. Kërcënimi i Kryeministrit që në nisje të fjalës së tij se deputetët e opozitës duhet të bëjnë apo sillen ashtu siç ai dëshiron, ose ndryshe Kryeministri nuk do të lejojë debatin parlamentar, është i papranueshëm dhe cënon rëndë rendin kushtetutes të një Republike Parlamentare.

Menjëherë pasi diskutimi i Kryeministrit ishte ndërprerë, jo nga ndërhyrjet e opozitës, por nga një video tallëse e një mesazhi virtual, Kryetari i Kuvendit, edhe pse fjala i ishte kaluar më parë Kryeministrit që duhet të vijonte me paraqitjen e programit politik, i kaloi fjalën Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili pasi kërcënoi deputetët e opozitës me heqjen e të drejtës për të diskutuar, në përputhje me nenin 49, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, kërkoi 5 minuta ndërprerje të seancës. Kërkesa ishte për çështje të procedurës, në zbatim të nenit 49, pika 1, ku thuhet se: “Për çështje të procedurës fjala jepet menjëherë. Janë çështje të procedurës ……., kërkesat për ndërprerjen ose shtyrjen e seancës plenare ose të diskutimeve…”.

Pas fjalës për procedurë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, sipas pikës 3 të nenit 49, ku thuhet shprehimisht: “3. Në këto raste, përveç propozuesit që diskuton jo më shumë se 3 minuta, kanë të drejtë të diskutojnë një folës pro dhe një folës kundër jo më shumë se 2 minuta secili dhe merret vendim me votim të hapur nga Kuvendi me ngritjen e dorës.”, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi kërkoi të diskutonte si folës kundër 2 minuta lidhur me propozimin e bërë. Në kundërshtim me pikën 3, të nenit 49 të Rregullores së Kuvendit, Kryetari i Kuvendit nuk ia dha fjalën dhe ndërpreu seancën pa respektuar kërkesat e kësaj dispozite, dhe në mbyllje të saj u shpreh publikisht se do e jepte fjalën për procedurë menjëherë me rinisjen e seancës. Kërkesa për procedurë ishte regjistruar në sistemin elektronik të Kuvendit të Shqipërisë.

Në rinisjen e seancës, me një skenar asgjësues për Kuvendin dhe të parapërgatitur për të mos lejuar debat parlamentar, në kundërshtim me pikat 1 dhe 3 të nenit 49 të Rregullores, në vend që t’i jepte fjalën menjëherë Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, ashtu siç Rregullorja e detyron, Kryetari i Kuvendit ia kaloi përsëri fjalën Kryeministrit Edi Rama. Për të kundërshtuar këtë mohim të të drejtës së fjalës sipas Rregullores të deputetëve të opozitës, ende pa e marrë fjalën Kryeministri, një pjesë e tyre u ngritën në këmbë, për të kërkuar respektimin e Rregullores dhe të drejtën e fjalës për procedurë, që sipas nenit 49, pika 1 e Rregullores jepet menjëherë.

Në vend që t’i jepte opozitës të drejtën e fjalës për procedurë, Kryetari i Kuvendit ia rikaloi fjalën për procedurë Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, një veprim që bie ndesh me nenin 49 të Rregullores, sepse i njëjti person nuk mund të marrë dy herë rresht fjalën për procedurë. Në shkelje flagrante të nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, propozoi që Kryeministri të mos bënte paraqitjen në Kuvend të programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, deputetëve t’u hiqej e drejta e fjalës, e drejta për të bërë pyetje dhe të mos zhvillohej debat për programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, duke urdhëruar kalimin direkt në votim.

Kryetari i Kuvendit, në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe pikat 3 dhe 4, të nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, ku specifikohet se: “3. Pas paraqitjes së programit politik, çdo deputet dhe grup parlamentar ka të drejtë të paraqesë pyetje për Kryeministrin. 4. Pas përgjigjeve të pyetjeve, Kryetari i Kuvendit deklaron hapjen e debatit për programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Koha e debatit përcaktohet nga Konferenca e Kryetarëve, në përputhje me nenin 48 të kësaj Rregulloreje. Në përfundim të debatit, pas fjalës së kryetarëve të grupeve parlamentare, ka të drejtë të flasë Kryeministri jo më shumë se 10 minuta. Votimi nga Kuvendi i përbërjes dhe i programit politik të Këshillit të Ministrave bëhet sipas nenit 58 të kësaj Rregulloreje”, hapi procesin e votimit dhe hodhi në votim projektvendimin “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.

Për të gjitha sa më lart, me veprimet dhe mosveprimet e tij, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, në seancën e datës 18.09.2025, ka kryer shkeljet e mëposhtme:

Në kundërshtim me nenin 49 të Rregullores së Kuvendit, i ka mohur Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, dy herë të drejtën e fjalës për procedurë, e cila sipas Rregullores jepet menjëherë sapo kërkohet. Ndërkohë që këtë të drejtë ia ka njohur Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS dy herë rresht, duke shfaqur njëanshmëri të theksuar në drejtimin e seancës.

Në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, nuk ka mundësuar paraqitjen e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave nga Kryeministri përpara procesit të votimit;
Në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, i ka mohur të drejtën deputetëve për të bërë pyetje përpara procesit të votimit;

Në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, nuk ka lejuar debat parlamentar, ku çdo deputet mund të diskutojë për 10 minuta, përpara procesit të votimit;
Në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, ka mohuar të drejtën e kryetarëve të grupeve parlamentare për të diskutuar në përfundim të debatit parlamentar;
Në kundërshtim me nenin 97 të Kushtetutës dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, ka mohuar të drejtën e deputetëve për të votuar vetëm pasi kanë ushtruar të drejtën për debat.
Me ndërgjegje ka lejuar që votim në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren, duke e bërë atë të pavlefshëm.

Në konkluzion: Kushtetuta e Shqipërisë ka parashikuar se Kuvendi zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e vet. Kuvendi organizohet dhe funksionon sipas rregullores së miratuar nga shumica e të gjithë anëtarëve (shih nenin 75 të Kushtetutës). Ndërsa, Rregullorja e Shqipërisë ka parashikuar se kërkesa për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit i paraqitet Këshillit të Legjislacionit, i cili paraqet raportin përkatës në seancë plenare. Kërkesa duhet të bëhet me shkrim dhe në mënyrë të motivuar për shkaqet e parashikuara në Kushtetutë, nga jo më pak se 28 deputetë (shih nenin 114).

Kryetari i Kuvendit, me veprimet dhe mosveprimet e tij, në këtë periudhë të shkurtër të drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, ka dëshmuar mungesë të plotë të angazhimit për të ushtruar funksionin në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendi, si dhe duke u sjell si një vartës i Kryeministrit, i cili mori defacto edhe drejtimin e seancës së datës 18.09.2025, herë duke urdhëruar kush do fliste, herë duke urdhëruar kush deputet do të fliste për procedurë dhe herë duke urdhëuar Kryetarin e Kuvendit për procedurën që duhet të ndiqte.

Kështu, kryetari i Kuvendit, Z. Niko Peleshi, ka vepruar në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, duke përdhosur parlamentarizmin dhe minuar funksionimin demokratik të Kuvendit. Në këto kushte, Këshilli për Legjislacionin duhet të fillojë menjëherë procedurën për shkarkimin e saj nga detyra.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në mbështetje të nenit 75, pika 1 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe nenit 114, pika 4 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të Kryetarit të Kuvendit, Z. Niko Peleshi.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, deputetët e PD.

Në Japoni, mbi 99 mijë njerëz jetojnë mbi një shekull

0

Numri i personave mbi 100-vjeç në Japoni ka tejkaluar shifrën 99.000 për herë të parë.

Qeveria japoneze shpalosi statistikat mbi rritjen e popullsisë së moshuar përpara “Ditës së Respektit për të Moshuarit”, që shënohet çdo vit më 15 shtator në vend.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, popullsia mbi moshën 100-vjeç ka shënuar rritje për 55 vjet.

Nga shtatori, popullsia mbi moshën 100-vjeç në vend ishte regjistruar si 99.763. Kështu numri i personave që “kanë tejkaluar një shekull” në vend për herë të parë ka shkuar në mbi 99.000.

Krahasuar me të dhënat e vitit të kaluar, numri është rritur me 4.644.

Prej tyre 87.784 ishin femra dhe 11.979 ishin meshkuj.

Gruaja më e vjetër është regjistruar të jetë 114-vjeçarja Kagawa Shigeko, dhe burri më i vjetër është 111-vjeçari Mizuno Kiyotaka.

Të dhënat e popullsisë mbi “njëqindvjeçarët” në Japoni u regjistruan për herë të parë në vitin 1963.

Numri i njerëzve mbi moshën njëqind vjeç kaloi për herë të parë shifrën 1.000 në vitin 1981 dhe 10.000 në vitin 1998.

Sipas të dhënave, jetëgjatësia mesatare në Japoni është 87,13 vjeç për gratë dhe 81,09 vjeç për burrat.

“Diella zhduket në dhjetor”/ Anila Bisha flet për ‘detyrën’ e re si ministre dhe zbulon pagesat nga Edi Rama

0

Diella është krijimi digjital që ka marrë vëmendjen e Shqipërisë dhe mediave ndërkombëtare pas emërimit të saj nga kryeministri Rama si ministre e prokurimeve publike. Ky është rasti i parë në botë që një avatar me Inteligjencë Artificiale bëhet pjesë e kabinetit qeveritar. Përveç shumë pikëpyetjeve lidhur me eficencën e saj, Diella është pritur edhe me humor.

Imazhi i saj është aktorja e njohur Anila Bisha, e cila shfaqet me veshje zadrimore. Në emisionin “Opinion”, Anila thotë se fotot janë realizuar në dhjetor të vitit të shkuar. Diella do ta ketë këtë imazh deri në dhjetor të këtij viti.

Anila Bisha: Kontratën për një vit e kam. Diella e e-Albania është deri në dhjetor 2025.

Blendi Fevziu: Po nga ana juridike si zgjidhet kjo, mbaroka Diella në dhjetor?

Anila Bisha: Bëhet Diella portreti im, por Diella mund të jetë…

Blendi Fevziu: Ka të drejtë në fakt se qenka si ministret se kur bëhen ministre ndryshojnë paraqitje, bëhen më të bukura, qenka brenda statusit.

Lutfi Dervishi: Pasi të fitojë tenderin e parë, mbase bëhet më simpatike.

Anila Bisha: Më e bukur se kaq…

Blendi Fevziu: Ishte një ofertë për Diellën e AKSHI-t apo e dije që do të bëhej edhe një…

Anila Bisha: Ishte një projekt i tillë dhe Ministria e Kulturës në bashkëpunim me AKSHI-n, kontaktuan me Teatrin Kombëtar dhe kërkuan emrin tim. Më kontaktuan dhe u lidha me një nga vajzat e stafit të AKSHI-t dhe më thanë që kemi një projekt. Okej thashë, në rregull se neve na gëzojnë këto lloj projektesh, jemi aktorë, jemi artistë dhe kur na ftojnë për projekte, është diçka plus, jo vetëm nga ana financiare, por edhe për imazhin.

Blendi Fevziu: Sa lekë more, do të të pyesin shqiptarët?

Anila Bisha: Po ta dija që do të ishte Diella kaq e famshme, kam marrë shumë pak, por kam marrë për Diellën e e-Albanias.

Blendi Fevziu: Ti nuk ke marrë për Diellën ministre?

Anila Bisha: Akoma. Por besoj se… Eksperienca me AKSHI-n ka qenë e shkëlqyer, kemi pasur dakordësi dhe gjithçka ka qenë korrekte.

Blendi Fevziu: Ti nuk ke asnjë lidhje, ti je vetëm imazhi.

Anila Bisha: Imazhi, vetëm fytyra dhe zëri. Patjetër zëri dhe jam lodhur shumë për të dhënë zërin.

Blendi Fevziu: Domethënë kur të më marrë malli për ty mua, të marr Diellën direkt dhe më përgjigjet Diella për të të dëgjuar zërin.

Anila Bisha: Unë duhej të bëja një spot, 5 minuta duhet të flisja çfarëdo lloj, vetëm të flisja për të marrë hapjen e gojës, pas 20 minuta dhe pastaj gjysmë ore pa ndërprerje. Ajo ishte e lodhshme. Gjysmë ore pa ndërprerje, plus janë incizuar 5 orë tekstet që dëgjoni nga e-Albania.

Blendi Fevziu: Po Diella di të japë përgjigje jashtë teksteve që ke regjistruar ti?

Anila Bisha: Nuk e di, unë s’e kam parë veten time në e-Albania në fakt.

Aktorja tregon edhe si e priti ‘detyrën’ e re të ministres.

Anila Bisha: Kanë reaguar që tek e-Albania dhe më thoshin sapo më dhe një certifikatë, me humor. Kur e dëgjova kryeministrin, u habita, thashë çfarë është kjo gjëja, çfarë po thotë ky? E mora me sportivitet.

Blendi Fevziu: More urime që u bëre ministre?

Anila Bisha: Sigurisht, u morën sa të duash.

Referendum panshqiptar kundër botës serbe!

0

Shkruan Azgan Haklaj

Tashmë që zgjedhjet vendore si në Dardani (Kosovë) ashtu dhe në Maqedoninë e Veriut janë në prag.
Për shumë arsye gjithkush që ka shikim të lirë normal politik po e sheh se ato nuk jane data elektorale të radhës për të zgjedhur qeveritarët lokalë….!!!
Këto zgjedhje ndoshta do të kenë rendësi kruciale për të ardhmen e shqiptarëve në trojet e tyre etnike në të dy shtetet.
Intensifikimi i hapur i agresionit të dukshëm e të padukshëm serbo-rus jo vetëm e ka tensionuar situatën por rrezikon të ketë ngjarje të renda e me pasoja.
Projekti “bota serbe” po avancon si një gangrenë në gadishullin tonë biles së fundmi hapur e pa dorashka.
Sajohen kauza të rreme parlamentare-polike në Prishtinë nga Lista Serbe sikundër zhvillohen përkujtime e manifestime agresive në Maqedoninë e Veriut nga trupa serbe me uniformë.
Dikush mund të mendojë e të thojë me mendjeshkurtësi se këto janë shashka propagandistike të zakonshmë të nacionalistëve serbo-maqedonas.
Në fakt pas tyre qëndron më shumë se kurrë
Rusia e cila duke shfrytëzuar vëmendjen botërore në konfliktet e mëdha botërore po avancon në ndezjen e një zjarri të rrezikshëm në Ballkan ku shqiptarët do të ishin targeti kryesor për arsye që gjithkush i din.
Por qëllimi kryesor i këtij shkrimi nuk është thjesht paralajmërimi përmes fakteve.
Natyrisht kjo është natyrisht në brendinë e apelit tim.
Ajo që më alarmon deri në klithmë e kushtrim është fakti se kësaj kryqëzate të re sllavo-serbo- ruse me drejtim të hapur anti-shqiptar po i bëhen ndihmëtarë fatkeqësisht disa shqiptarë.
Nuk është fjala per shqiptarët masivisht…aspak!Eshtë fjala për disa individë fatkeqësisht të veshur me imunitet politik e shtetëror si në Prishtinë ashtu edhe në Shkup.
-Albin Kurti po e çon Dardaninë (Kosovën) në tejskajet e limiteve në miqësinë e partneritetin e saj të shenjtë me SHBA, ndërsa patericat shqiptare në Shkup nën flamurin e “Vlen” janë kthyer në jeniçerë e kuislingë të VMRO-së duke u bërë bashkautorë të zhbërjes dhe dhunimit të të drejtave të fituara me gjak nga shqiptarët, deri në aspiraten shovene të eleminimit të gjuhës tonë dhe simboleve kombëtare.
Kjo është e rëndë dhe e pasuportueshme ndaj është koha sot në këto zgjedhje që shqiptarët të shënojnë kthesen e madhe të braktisjes së Kalit të Trojes dhe izolimit të tyre politik.
Është femijënore të mendosh se historinë mumd ta përsërisim…koha është kundër ndaj pozita e shqiptarëve në Ballkan më e arta ndër shekuj nuk bën të tronditet nga marrëzia, babëzia e mitomania e disa individëve.
Falë Zotit ka akoma burra që vijojnë të kenë jo vetëm zë të kthjellet e vizion të provuar demokratik e kombëtar si Ali Ahmeti e Ramush Haradinaj ndaj është koha t’ju delegojmë besimin pa drojë.

Kujtim Gjuzi i gatshëm të përballet me hajduten Manastirliu për kreun e Bashkislë Tiranë

0

Shkruan Kujtim Gjuzi

Deklarim Publik.
Skandërbeg ll jemi gati të heqim NonGrata Blinken.
1 – Zgjidhe kandidatin Tironas për Bashkinë Tiranë.
2 – Propozo një Katolik për Avokat Populli.
3 – Sali Berisha deklaron gadishmëri për biseda me partitë opozitare për kandidaturë kundër Rilindjes.

– Konservatorët shpresojnë të kemi akord opozitar!
Djegsa dhe lncerenatorë në Krematoriumin Tiranë.
Në rastin kur personazhe, deputet/e opozitarë në PD të finacuar nga Soros, disa tironas, rrefuzojnë përballjen me Manastirli Metropolitanen e përsëris, dhe e kam deklaru publikisht :
Kujtim Gjuzi HEQ DORË NGA PENSIONI 900 €
Jam gati ta “thyj” Manastirliun në Metropol, ta ngel për Vjeshtën e dytë atë bashkë me plehrat rilindje, kusarët 5D grabitësit e taksës, hajdutët 88 FPSRT
Nëse Aleanca Opozitare për Tiranën Madhështore nuk ka një kandidaturë serioze jam këtu, me një ekip qytetar dhe akademikë me mbështetje nga Londra dhe New York.
Ne do pastrojmë me Fshesë Hekuri edhe Fadromat gati të zhdukim zhulsat, pisllikun, mafian e Betonit, Rilindjen10 vjeçare të krimit jo vetëm të Erjon KUPLARA TANGËS
Kujtim GJUZI ka dhënë prova me seriozitet kur e kam pastru me fshesë metalike me doreza pune veshur në duart e mia të pastra 24/24 Orë për 90 Ditnetë u kam hequr fara Kungullit dhe Luledielli që hanin demokratët në Çadër të Lirisë në Bulevard kur morëm 1/2 qeverisë Rama zgjedhje 26/6/2017

Niko Peleshi shkarkon nga puna të besuarit e Elisa Spiroplalit

0

Gazetarja Esiona Konomi, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se me largimin e Elisa Spiropalit nga posti i kryetares së Kuvendit dhe ardhjen e Niko Peleshit, është shkarkuar në bllok i gjithë kabineti i ish-kryetares. Sipas gazetares, ky është momenti për të treguar sesi kabinetet e Kuvendit shpesh mbushen me emërime për “qokë”, ku një pjesë e mirë e personave të punësuar nuk kanë kryer funksione reale.

Konomi përmend disa shembuj konkretë:
Zëdhënësja e kabinetit, e cila sipas saj nuk ka komunikuar kurrë me gazetarët dhe është marrë vetëm me përgatitjen e materialeve vizuale për rrjetet sociale.

Ish-eurodeputeti Knut Frankestein, i cili ka përfituar 1600 euro në muaj nga buxheti i shtetit.

Edon Beci, djali i kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, me pagesë 1800 euro në muaj.

Ish-deputeti socialist i Vorës, Sadi Vorpsi, gjithashtu me pagesë 1800 euro në muaj, për të cilin gazetarja shprehet se nuk ka dhënë asnjë ekspertizë të dukshme.

Në këtë kabinet, sipas saj, mund të ketë qenë edhe ndonjë parukiere apo grimiere, duke ironizuar mënyrën si janë plotësuar pozicionet.

Përbërja e plotë e kabinetit të Elisa Spiropalit

Evis Fico – Shefe Kabineti

Zhaklina Gjolla – Zëdhënëse
Boralda Lalollari – Këshilltare
Glen Mebelli – Këshilltar
Knut Frankestein – Këshilltar
Kosta Barjaba – Këshilltar
Ejona Isufaj – Këshilltare
Edon Beci – Këshilltar
Enilda Miftari – Këshilltare e jashtme
Liridona Limani – Këshilltare e jashtme
Erisjan Bregu – Sekretar
Danja Peza – Sekretare
Miranda Lila – Eksperte
Lidiana Dushku – Eksperte
Sadi Vorpsi – Ekspert
Megi Zonja – Eksperte e jashtme
Lorenc Vangjeli – Ekspert i jashtëm
si dhe dy pozicione eksperti vakant

Ky informacion, thotë gazetarja në statusin e saj, është siguruar nga një shkresë zyrtare drejtuar Kuvendit në muajin gusht. Përgjigjja erdhi vetëm pas ankesës te Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Në reagimin e tij, Kuvendi i Shqipërisë ka bërë me dije:

“Aktualisht ky kabinet nuk është më në detyrë dhe pritet të zëvendësohet me kabinetin e kryetarit të ri të Kuvendit, z. Niko Peleshi”.

POSTIMET E FUNDIT