Kreu Blog Faqe 110

A ka ndërprerje dialogu SHBA-Kosovë?!

0

Shkruan Zef Ndreka

Deri më tani, nuk shoh ende raportime të besueshme që Shtetet e Bashkuara të kenë ndërprerë zyrtarisht dialogun me qeverinë e Albin Kurtit.
Mbase, ekziston një zhvillim i ri ose ndonjë deklaratë e interpretuar gjerësisht në media.
Për ta vendosur këtë situatë të ngrirjes së dialigut në nivelin e lartë në kontekst, duke u bazuar në përvojën e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe tensionet e muajve të fundit, mund të themi se në sfondin e marrëdhënieve SHBA–Kosovë, SHBA-të mbeten sponsori kryesor i pavarësisë së Kosovës dhe garantues i sigurisë së saj nëpërmjet pranisë së KFOR-it.
Ka disa vite që Washingtoni ka qenë kritik ndaj disa vendimeve të qeverisë Kurti, sidomos mbi veriun e Kosovës për bashkësitë serbe, për targat, për zgjedhjet lokale dhe përdorimin e forcës policore.
Por çfarë do të nënkuptonim saktësisht me dërprerje dialogu në praktikë?
Zakonisht, nuk nënkupton prishje marrëdhëniesh diplomatike, por pezullim të kontakteve të nivelit të lartë deri sa palët të rishikojnë pozicionet.
SHBA mund të kufizojë takimet politike, të shtyjë projekte të përbashkëta apo të bllokojnë mbështetjen në forume ndërkombëtare si sinjal presioni.
Shkaqet e mundshme të kësaj ndërprerjeje janë
vazhdimi i krizës në veri dhe moszbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, sidomos Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.
Kjo vjen si rezultat i retorikës së qeverisë Kurti që i sheh disa kërkesa perëndimore si shantazhe, gjë që për diplomacinë amerikane perceptohen si mungesë fleksibiliteti.
Kjo sjell disa pasoja politike për Kosovën, si rrezik izolimi në procese integruese, vonesa në njohje të reja dhe në projekte sigurie dhe ekonomike.
Ndërsa për rajonin, Serbia mund ta shfrytëzojë për të forcuar pozicionin e saj në negociatat e Brukselit, për qeverinë Kurti, rritet presioni i brendshëm nga opozita dhe aleatët euro-atlantikë për të rikthyer komunikimin.
Në të gjitha rastet, përvoja tregon se SHBA rrallë lejon që këto ngrirje të zgjasin gjatë. Zakonisht shërbejnë si instrument presioni për të detyruar lëvizje konkrete, pas të cilave komunikimi rifillon.
Deklarata për ndërprerje dialogu, duhet parë më shumë si një mjet diplomatik për ta shtyrë Prishtinën drejt zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese dhe ruajtjes së stabilitetit, sesa si një shkëputje strategjike mes Kosovës dhe aleatit të saj kryesor.

Hajdutët tentojnë të bastisin magazinat e Bashkisë Kolonjë

0

Persona të paidentifikuar raportohet se kanë tentuar të bastisin magazinën në përdorim nga Bashkia e Kolonjës, e cila drejtohet nga Erjon Isai.

Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i institucionit në orët e para të mëngjesit dhe e denoncoi në Komisariat.

Burime zyrtare bënë me dije se bashkë me Prokurorinë po verifikojnë dinamikën dhe për të zbuluar autorësinë. Dyshimet janë për një tentativë bastisjeje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi P. K., 28 vjeç, banues në Kolonjë, punonjës i bashkisë Kolonjë, se ka konstatuar të hapur derën e një magazine në pronësi të bashkisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nuk ka informacione për dëme të shkaktuara apo vjedhje të konsumuar në ambiente, por as për materialet që ndodheshin brenda godinës.

Njeriu apo inteligjenca artificiale?

0

Shkruan Ditmir Bushati

Nuk është një temë debati apo çështje titujsh sensacional vetëm në Shqipëri. Tema është aktuale por përgjigjja në shoqëritë demokratike vjen përmes politikave që bazohen në studime të mirë-vërtetuara.

Puna krijuese vjen gjithnjë përmes përpjekjesh të mundimshme. Orë të tëra të kaluara duke parë faqen bosh, projekte të hedhura tutje e të rinisura nga fillimi. Shkurt, çdo punë krijuese e çdo projekt kërkon kohë e përkushtim. A mund ta ndryshojë Inteligjenca Artificiale këtë gjë? A mund të kemi produkt pa punë dhe pa përpjekje? A mund ta zëvendësojë Inteligjenca Artificiale njeriun?

Një studim i fundit i Universitetit të Harvardit arrin në përfundimin se, Inteligjenca Artificiale, edhe pse ka lehtësuar ndjeshëm jetën tonë, nuk mund ta zëvendësojë njeriun, dhe as nuk mund të shërbejë si ilaç ndaj vesit njerëzor.

Elementë të caktuar të procesit të punës së njeriut mund t’i besohen Inteligjencës Artificiale. Por në ato raste ku puna ka lidhje të drejtpërdrejtë me përgjegjësinë individuale, ligjore apo pronësinë intelektuale, Inteligjenca Artificiale nuk e zëvendëson dot njeriun.

Inteligjenca Artificiale kërkon përgatitjen e burimeve njerëzore dhe një kulturë të lartë institucionale, çka shpesh na mungon. Përdorimi i saj, pa krijuar një sistem që bazohet mbi dijen dhe meritën, nuk na i lan hesapet as me korrupsionin dhe as me keqqeverisjen. Është mirë të fokusohemi se si Inteligjenca Artificiale mund të përmirësojë punën tonë në një aspekt apo fushë specifike. Bota njeh plot të tilla si: zbulimet në fushën e ilaçeve, proteinave apo mjekësisë.

Falë zhvillimeve teknologjike, kushdo që përgatit një ligj, dokumentacion specifik për një garë, shkruan një artikull apo një libër mund ta bëjë atë më shpejt me një bashkë-autor të inteligjencës artificiale. Për shembull, më ka ndodhur që ta thërras në ndihmë Inteligjencën Artificiale për të përmirësuar një punë që mund të më ketë marrë ditë apo javë të tëra.

Ndërkohë që Inteligjenca Artificiale e ka përmirësuar në vetëm pak sekonda. Qëllimisht e konsiderova “bashkë-autor” pasi nuk është vetëm shkrimi. Gjithçka fillon prej të menduarit. Pra, në asnjë rast nuk mund të kontraktohet përgjegjësia njerëzore, sepse gjykimi njerëzor mbetet i pazëvendësueshëm për shoqërinë.

Ndaj, duhet të nxisim edukimin që zhvillon kapacitetin njerëzor duke lexuar vetë, bie fjala një tekst të caktuar, dhe jo ta marrim të gatshëm nga Inteligjenca Artificiale. Duhet ta luftojmë dembelizmin dhe politikat që ofrohen si përftuese të aftësive për hir të aftësive.

Të rinjtë duhen motivuar për të ruajtur nivelin e përsosmërisë njerëzore që brezat e mëparshëm e kanë bërë të mundur, edhe pse është tunduese ta kontraktojnë atë. Duhet të gjejmë mënyra për t’u përqendruar në të jetuarit e një jete njerëzore, pa e cenuar atë, duke përmirësuar standardet përmes vlerësimit të dijes dhe përpjekjeve njerëzore, dhe jo duke rendur pas eksperimenteve të dëmshme.

Vance zotohet për shkatërrimin e Soros/ Sulmi në mediat e tij ndaj Charlie Kirk irriton amerikanët

0

Shkruan Charlie Spiering, DAILY MAIL

Nënpresidenti JD Vance veçoi filantropistë të krahut të majtë si George Soros dhe organizata të tjera joqeveritare të hënën, duke i akuzuar se po nxisin urrejtjen e majtë kundër njerëzve si aktivisti konservator Charlie Kirk, i cili u qëllua për vdekje të mërkurën.

Kirk, një aktivist konservator i njohur për debatet e tij në kampuse universitare, u vra javën e kaluar. Autoritetet arrestuan të premten 22-vjeçarin Tyler Robinson, i cili është në pritje të akuzave.

Vance iu referua një artikulli në revistën e majtë ‘The Nation’ rreth vrasjes së Kirk dhe pretendoi se autori me qëllim kishte “gënjyer” për diçka që Kirk kishte thënë lidhur me çështjet racore. Artikulli gjithashtu pretendonte se Kirk ishte një “racist, transfob, homofob dhe mizogjinist i paturpshëm” dhe nuk meritonte të vlerësohej.

Vance zbuloi se Fondacioni ‘Open Society’ i financuar nga Soros dhe Fondacioni ‘Ford’ kishin financuar artikullin “e neveritshëm” në ‘The Nation’, për të cilin ai tha se po “justifikonte vdekjen e Charlie-t.”

Zëvendëspresidenti u zotua se qeveria federale do të punojë për të “shkatërruar institucionet që promovojnë dhunën dhe terrorizmin brenda vendit tonë” në muajt e ardhshëm dhe u bëri thirrje ndjekësve të tij të kenë durim me ecurinë e këtij procesi.

Ai pranoi se kishte nevojë për më shumë qytetari politike dhe unitet në vend, por hodhi poshtë idenë se të dy palët e spektrit politik ishin fajtorë.

“Ky nuk është një problem i ‘të dy palëve’,” tha ai. “Është një fakt statistikor që shumica e të çmendurve në politikën amerikane sot janë anëtarë krenarë të së majtës ekstreme.”

Duke ngritur zërin, Vance shpalli se nuk kishte “asnjë unitet” për t’u gjetur me të majtën radikale ekstreme, e cila sipas tij po nxit gjithnjë e më shumë dhunë kundër anëtarëve të administratës Trump.

“Nuk ka unitet me dikë që gënjen për atë që tha Charlie Kirk për të justifikuar vrasjen e tij… nuk ka unitet me ata që festojnë vrasjen e Charlie Kirk, dhe nuk ka unitet me ata që financojnë këto artikuj, që paguajnë pagat e këtyre simpatizantëve të terroristëve,” tha ai.

Një zëdhënës i ‘Open Society Foundations’ i tha Daily Mail se organizata kishte “dënuar pa ekuivok vrasjen e tmerrshme të Charlie Kirk.”

“Është e turpshme që kjo tragjedi po përdoret për qëllime politike për të ndarë rrezikshëm amerikanët dhe për të sulmuar Amendamentin e Parë,” tha zëdhënësi në përgjigje të komenteve të Vance.

Fondacioni ‘Ford’ sqaroi në një deklaratë për ‘Daily Mail’ se nuk kishte ofruar asnjë financim për revistën ‘The Nation’ që nga viti 2019 dhe se dënonte dhunën e motivuar politikisht.

“Vrasja e Charlie Kirk ishte një akt i tmerrshëm dhune,” tha fondacioni për ‘Daily Mail’. “Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe të dashurit e tij.”

Zëvendëspresidenti saktësoi se administrata Trump nuk do të ndjekë “fjalën e mbrojtur me Kushtetutë,” por përkundrazi “rrjetet e OJQ-ve që nxisin, lehtësojnë dhe angazhohen në dhunë”.

Vance foli për vdekjen e Kirk në emisionin radiofonik të ish-aktivistit, duke drejtuar programin nga zyra e tij në ndërtesën ekzekutive të Shtëpisë së Bardhë. Ai gjithashtu solli në program Zëvendësshefin e Stafit, Stephen Miller, për të folur rreth objektivave të tyre për të “identifikuar, ndërprerë dhe çmontuar” organizatat e majta që po organizonin dhe promovonin dhunë fizike.

Miller pranoi se po përjetonte si “trishtim të jashtëzakonshëm” ashtu edhe “zemërim të jashtëzakonshëm” pas vdekjes së mikut të tij dhe u zotua se do ta kanalizonte zemërimin e tij në veprim kundër së majtës.

“E vërteta për zemërimin është se një zemërim i paqartë ose një inat i verbër nuk është një emocion produktiv, por zemërimi i përqendruar, zemërimi i drejtë, i drejtuar për një kauzë të drejtë, është një nga agjentët më të rëndësishëm të ndryshimit në historinë njerëzore,” tha Miller.

“Amen,” u përgjigj Vance.

Deklaratë politikisht e rrezikshme!

0

Shkruan Zef Ndreka

Pezullimi i Dialogut Strategjik duhet parë si alarm diplomatik
Ka patur një deklaratë nga deputeti i VV-së, e konkretisht nga Armend Muja, sipas të cilës ndërprerja e Dialogut Strategjik me Kosovën lidhet drejtpërdrejt me vendimin amerikan për të mos zhvilluar dialog as me Serbinë.
Kjo deklaratë, p dyshim hap disa plane analizash.
Çfarë tha realisht deputeti Muja?
Ai deklaroi se Washingtoni po e trajton Kosovën dhe Serbinë si një paketë të vetme në kuadër të Dialogut Strategjik.
Muja ka shtuar se ky pezullim.i dialogut na konvenon, pra ai, e sheh si pozitive që SHBA-ja nuk bisedon veçmas me Beogradin, duke interpretuar se kështu ruhet balanca dhe shmanget favorizimi i Serbisë.
Duke e analizuar ftohtë, ky formulim është problematik sepse jep mesazh publik se qeveria e Kosovës është e qetë me ndërprerjen e një kanali të rëndësishëm dypalësh.
Roli i Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA, është jetik pë Kosovën dhe ky mekanizëm nuk është thjesht simbolik, por përfshin koordinim mbi sigurinë, mbi investimet, mbi integrimin euro-atlantik dhe mbështetjen në forume ndërkombëtare.
Ndalja e dialogut edhe përkohësisht, është një sinjal politik që Kosova nuk duhet ta normalizojë, pasi rrezikon të zvogëlojë peshën e saj në marrëdhënie me aleatin kryesor.
Rrezikohet që paketizimi me Serbinë të dëmtojë përpjekjet që Kosova të trajtohet si shtet sovran me marrëdhënie të veçanta.
Për më tepër, përçarja mes SHBA-së dhe Serbisë është shpesh taktike, ndërsa për Kosovën aleanca është ekzistenciale. Dhe nuk mund të pranohet barazimi i trajtimit që i ul avantazhin strategjik Prishtinës.
Përfitimi i dyshimtë i “status quo-së” me argumentin se “na konvenon kështu”, është shumë i diskutueshëm, madje problem i madh.
Çdo pezullim i kontakteve të nivelit të lartë zvogëlon mundësinë e mbështetjes për njohje të reja, për investime dhe siguri, sidomos në një kohë kur Serbia kërkon hapësira të reja diplomatike.
Deklarata e deputetit , përcjell mesazhi politik të rrezikshëm.
Deputeti Muja flet si zë i partisë në pushtet, prandaj deklarata tingëllon si sinjal për elektoratin e brendshëm me synimin që: “ne nuk jemi të varur nga Amerika”!
Por në planin ndërkombëtar, kjo mund të lexohet si mungesë urgjence për të ruajtur marrëdhënien e privilegjuar me SHBA-në.
Deklarata e Armend Mujës, edhe nëse synon ta paraqesë situatën si të kontrolluar, është politikisht e rrezikshme, pasi relativizon rëndësinë e aleatit kryesor, e sheh barazinë me Serbinë si fitore, e më tej, dërgon sinjal të gabuar se Kosova nuk është e interesuar për dialog dypalësh me SHBA.
Në vend që të “na konvenojë”, pezullimi i Dialogut Strategjik duhet parë si alarm diplomatik dhe si thirrje për të punuar më shumë që kanali i komunikimit me Washingtonin të rihapet sa më shpejt.

Përgjigje fletrrufes së Ben Blushit

0
created by Polish

Shkruan: Vigan Qorrolli

Zoti Blushi,
ju që dikur bënit letërsi dhe sot bëni zoologji, harroni një gjë të thjeshtë: Kosova nuk është as kopsht insektesh, as fermë korbash, por një vend i lirë që e ka derdhur gjakun për lirinë e vet.

Ju mund të shpikni fjalë si “albinsekt”, të pikturoni sqepa e kthetra, të ngjisni epitete groteske, por kjo nuk është analizë politike, është thjesht mëria e një shkrimtari të lodhur që nuk ka më lexues, ndaj shpik armiq imagjinarë.

Po të kishit pak ndershmëri intelektuale, do ta pranonit këtë:
– Qeveria e Kurtit uli korrupsionin sistemik.
– Tenderët nuk janë më bankë e oligarkëve.
– Doganat dhe tatimet mbushin buxhetin më shumë se kurrë.
– Fshatarët e thjeshtë përfitojnë subvencione që nuk i panë kurrë më parë.
– Sistemi arsimor e shëndetësor morën për herë të parë frymë.

Këto nuk janë metafora të ishullit tënd të vdekur, por fakte konkrete. Dhe faktet ju djegin, ndaj shpikni korba për t’i mbuluar.

Ju thoni se Kosova “është në konflikt me Amerikën”, por e dini mirë se trupat amerikane janë këtu më të pranishme se kurrë. Ju thoni se “është nën embargo”, por e dini mirë se Kosova eksporton më shumë se çdo herë tjetër. Ju thoni se “është në depresion”, por harroni se pikërisht klientelizmi e plaçkitja e miqve tuaj e futi këtë vend në depresion dhe jo një qeveri që guxoi të prekë të paprekshmit.

E keni fiksim të krahasoni me Enver Hoxhën, sikur Kosova është diktaturë. Ky është kulmi i cinizmit: të krahasosh një lider të zgjedhur, me një tiran që e mbylli Shqipërinë me tela me gjemba. Krahasimi juaj është i shëmtuar, njësoj si fletrrufetë e diktaturës që ju sot, paradoksalisht, po i imitoni.

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?
Sepse nuk bleu asnjë vilë.
Sepse nuk bleu asnjë media.
Sepse nuk bleu asnjë gazetar që t’i shkruajë himne.
Sepse nuk bleu asnjë shkrimtar të dështuar për t’i bërë fletushka.

Ndershmëria nuk është të mos marrësh një laps. Ndershmëria është të mos ia marrësh një populli shpresën. Dhe këtë Albini nuk e bëri.

Sepse Albini nuk bëri atë që bënë të gjithë para tij: nuk e ktheu Kosovën në bankë të klaneve.

Po, Kosova ka plagë. Po, Kosova ka varfëri. Po, Kosova ka emigrim.
Por këto nuk i shpiku ai. I gjeti këtu. Dhe për herë të parë, dikush nuk i përdori për të ngritur vilën e vet, por për të thyer zinxhirët e tyre.

Mund të shkruash libra me epitete, mund të sajojsh fjalë të shëmtuara, por nuk mund të mbulosh një të vërtetë të thjeshtë: Kosova nuk është më ajo e djehit. Tenderët nuk shpërndahen më nëpër shtëpitë e oligarkëve. Doganat nuk janë më kasafortë e klaneve. Buxheti nuk është më një bankë për pushtetarët. Ky është ndryshimi fundamental që ti dhe sojnikët e tu në Prishtinë, nuk do e gëlltitni kurrë.

Prandaj, Ben, kur të shkruash përralla me insekte, mos i servirni si analiza. Shkruani romane, aty ku e keni vendin, nëse ju ka mbetur ende ndonjë lexues.

Kryetari i shoqatës të Avokatëve Penalistë Saimiri Visha denoncon: Prokurorë e gjyqtarë paguajnë 100 mijë euro KLP dhe KLGJ për një transferim

0

Avokati dhe kryetari i shoqatës të Avokatëve Penalistë, Saimir Visha, ka plasur skandalin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Visha deklaron se KLP dhe KLGJ paguhen nga 50-100 mijë euro nga prokurorë e gjyqtarë për një transferim.

Por nuk përfundon me kaq. Sipas avokatit, të gjithë prokurorët e gjyqtarët e transferuar kërkojnë të gjykojnë vetëm çështje penale që kanë më shumë përfitim monetar.

Avokati thekson se KLGJ dhe KLP kanë sjellë gjyqtarët dhe prokurorët 27-vjeçarë, përkundrejt pagesave, të gjithë në Tiranë dhe e gjithë kjo do të bjerë mbi kurrizin e popullit që do të paguajë transfertat e prokurorëve dhe gjyqtarëve të rinj.

“Të lëvizësh nga një qytet në tjetrin bileta është e lirë. Edhe për të ardhur nga qytetet largëta në Tiranë nuk kushton.

Por ka ca tarifa që të lëvizësh në rrethe të mira apo të vish në Tiranë!!!

Këtu Stop. Kujdes. Mendohu. 50 deri 100 mijë euro, i paguhet jo autobusit, as taksisë, por KLP dhe KLGJ nga gjyqtarë e prokurorë për një transferim qofshin edhe të komanduar.

Dhe çudia vazhdon. Të gjithë të transferuarit kërkojnë të gjykojnë vetëm çështje penale se aty është leku, civile të vonon, familjarë s’të jep gjë…

Bravo KLGJ dhe KLP, i sollët gjyqtarët dhe prokurorët 27-vjeçarë, përkundrejt pagesave, të gjithë në Tiranë.

Mjerë populli që do paguajë transfertat e prokurorëve apo gjyqtarëve të rinj…”, shkruan Visha.

Pse opozita në Shqipëri nuk duket hiç e dëshpëruar dhe e zymtë?

0

Shkruan Fitim Zekthi

Jeta në opozitë është e zymtë, e mbushur me dëshpërim.

David Lidington, një politikan jetëgjatë britanik dhe studiues i politikës, thotë se ai ka qëndruar 13 vjet në opozitë me konservatorët, nga viti 1997 deri në 2010, kur fitoi Cameron.

Ai thotë se jeta është e zymtë dhe plot dëshpërim, por ke luksin që ke shumë kohë dhe kjo të ndihmon të krijosh një alternativë.

Në ditët e para të parlamentit pas humbjeve, ai thotë se zymtësia dhe dëshpërimi shtohen edhe nga humbjet e kolegëve që nuk janë më deputetë dhe nga fitoret e mëdha të kundërshtarit.

Por, përpjekja me durim për të prodhuar alternativë është burimi i vetëm i forcës për të luftuar.

“Ne,” thotë ai, “u munduam 13 vite, ndërruam 5 kryetarë, ndërruam gati gjithë grupin e deputetëve, prodhuam ide dhe ligjërim qytetar dhe të besueshëm dhe fituam shumë vonë.

Fituam vonë sepse e nisëm keq opozitën, e nisëm keq sepse nuk pranonim dot humbjet dhe qenien tonë në krizë.”

Opozita në Shqipëri nuk duket hiç e dëshpëruar dhe e zymtë. Ajo duket njësoj, nuk ka tek deputetët e saj asnjë shenjë dëshpërimi apo melankolie.

Askush nuk duket se ka dhimbje për humbjet e kolegëve, për fitoren e thellë të kundërshtarit.

Le pastaj të ketë pranim të krizës, reflektim, largim të pesë kryetarëve apo largim të gjithë grupit. Fare.

Është po ajo gjuhë, po ajo trupë si para 12 vitesh dhe asnjë përpjekje për të qenë ndryshimi dhe alternativa.

Ndoshta kanë të drejtë, nuk ndjehen hiç po hiç se janë opozita, se kanë ndonjë grimë përgjegjësie opozitare.

Nepal/ Ministrin e Financave e zhveshin dhe e hedhin në lumë, turma e ndjek nga pas

0

Pas djegies së selisë qeveritare dhe shtëpive të politikanëve, protestuesit në Nepal kanë kapur dhe dhunuar ministrat e qeverisë duke i detyruar të ecin në lumë të zhveshur lakuriq.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, shihet ministri i Financave që ecën në lumë dhe pas tij një protestues e qëllon me kamzhik dhe turma nga larg brohoret me gëzim për dhunën që ushtrohet ndaj tij.

Kryeqyteti i Nepalit u përfshi nga trazira të dhunshme, pasi protestuesit sfiduan shtetrrethimin dhe morën rrugët e qytetit.

Turmat dogjën Parlamentin, Gjykatën e Lartë dhe godina të tjera qeveritare, duke shënuar një nga ditët më të errëta të vendit në dekada.

Autoritetet konfirmojnë të paktën 22 viktima dhe qindra të plagosur, ndërsa policia përdori armë zjarri, ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Ushtria është dërguar në Kathmandu për të rikthyer rendin.
Revolta nisi pas bllokimit të rrjeteve sociale, por u shty nga zemërimi ndaj korrupsionit dhe mungesës së mundësive ekonomike. Protestat e udhëhequra nga brezi Gen Z konsiderohen si shpërthimi më i madh i dhunës politike në vend që nga shpallja e republikës në vitin 2008.

POSTIMET E FUNDIT