Kreu Blog Faqe 111

“Trekëndëshi i drogës komandon qeverinë”/ TRONDIT gazetari: Policia e Shtetit tani është ‘pronë’ e Ramës

0

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se qeveria e re është e lidhur ngushtë me struktura kriminale dhe se kontrolli mbi institucionet shtetërore është përqendruar plotësisht në duart e Edi Ramës. Hoxha theksoi se nuk ishte i befasuar nga zhvillimet e fundit politike.

Një nga akuzat më të rënda të gazetarit të njohur ishte ajo për operatorin kombëtar të narkotikëve, të cilin e lidh me trekëndëshin Tiranë-Durrës-Elbasan. Duke komentuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, ai sugjeroi se emrat e rinj janë pjesë e një marrëveshjeje për të ruajtur ekuilibrat dhe kontrollin mbi pushtetin. Ai vuri në dukje se një nga zhvillimet më të rrezikshme është kalimi i kontrollit të plotë të Policisë së Shtetit tek Kryeministri. Në fund, Hoxha komentoi edhe pozicionin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin tha se Rama ka ‘çmontuar’ politikisht të gjithë strukturën e tij.

“Mbrëmë përmenda një nga operatorët e parë që është krijuar, para se të vinim në këtë situatën e operatorit kombëtar të ujit, apo të mbetjeve, operatori kombëtar i krijuar në vend, është ai i narkotikëve. Ai trekëndëshi që të thashë, Tiranë-Durrës-Elbasan, pra sot në Shqipëri kemi një operator kombëtar dhe ata janë një nga mbështetësit, financuesit, bashkëpunuesit kryesor të kësaj qeverie që pamë sot.

Emrat që janë futur në qeveri, janë pjesë e një marrëveshje qoftë dhe në distancë që është bërë për të vazhduar. Tërhiqte vëmendjen tjetër, fakti se tani Policia e Shtetit do të jetë atribut direkt i kryeministrit. Nëse deri dje ai maskohej se, ishte ministrit dhe e bënin ata pa dijeninë e tij, sot ai caktoi dhe ministren e re dhe i tregoi dhe kufijtë deri ku e ka ajo. Elementi tjetër që nuk duhet harruar se, nëse Veliajt ja bëri funeralin në sheshin Skëndërbej, sot i hoqi dhe afishen që njoftonte vdekjen e tij politike dhe e bëri pasi e çmontoi të gjithë strukturën e atij,” tha Artan Hoxha.

Hija e D’Alemas?/ Rama i fal Pashalimanin një biznesmeni italian nën hetim nga prokuroria

0

Shkruan Klodian Tomorri

Ndërsa shqiptarët u dehën një ditë më parë me propagandën se si një algoritëm i pakorruptueshëm do t’i jepte fund hajdutërisë me tenderat publik dhe kryeministri kapi faqet e para të mediave ndërkombëtare për idenë e tij gjeniale, në krahun tjetër biznesi, ose më mirë plaçkitja, vazhdon si zakonisht.

Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga Edi Rama ka marrë vendim që t’i japë 25 hektarë nga baza e Pashalimanit një biznesmeni italian që aktualisht po hetohet nga prokuroria italiane për falimentim mashtrues me dëm mbi 20 milionë euro. Biznesmeni quhet Dante Mazzitelli, një ndërtues nga Bari, që njëkohësisht është edhe pronari i televizionit Telebari.

Në qershor të vitit 2021, Mazzitelli themeloi në Shqipëri një kompani të quajtur Meta Resorts Albania. Kompania i kishte vënë syrin një nga perlave më të lakmuara të bregdetit shqiptar, Pashalimanit. Dhe e arriti.

Javët e fundit, Komiteti i Investimeve Strategjike, miratoi statusin e investitorit strategjik të kompanisë Meta Resort Albania duke i dhënë biznesmenit italian 25 hektarë tokë shtetërore, në një zonë e cila mbrohej nga disa ligje njëkohësisht. Kjo në foto është zona që i falet kompanisë.

Hija e D'Alemas?/ Rama i fal Pashalimanin një biznesmeni italian

Rrethuar me te kuqe, zona ku shtrihet resorti

Në vendimin për miratimin e statusit, zbulohen detajet e një rrëmbimi, i cili nuk pyet as për prona ushtrie dhe as për monumentet e kulturës.

Begaj e nxorri nga plani i përhapjes

E gjithë zona e ngjyrosur me rozë, të verdhe dhe të kuqe ka qenë pjesë e bazës së Pashalimanit, një territor prej 114 hektarësh. Pjesa e mesit, ajo e ngjyrosur me të verdhë, është kantieri i anijeve. Por në shkurt të këtij viti, përmes një dekreti sekret, presidenti Bajram Begaj ka hequr nga Plani i Përhapjes së Forcave të Armatosura, të gjithë sipërfaqen e rrethuar me vijën e kuqe.

Hija e D'Alemas?/ Rama i fal Pashalimanin një biznesmeni italian

Rrethuar me te kuqe, siperfaqja e nxjerr nga Plani i Perhapjes ne shkurt nga Begaj

Bëhet fjalë për një sipërfaqe mbi 70 hektarë. Resorti, që do të ndërtojë italiani, gjendet në kodrën që duket në foto dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 25 hektarësh.

“Gjurma e synuar, përveç që mbrohet nga legjislacione të posaçme, është gjithashtu pjesë e listës së inventarit të pronave në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes. Gjurma prek pronën nr.1314, me emërtim “Ish Flotilja Detare Jugore”, Pashaliman, Vlorë, por nuk bën pjesë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes së Forcave të Armatosura, miratuar me Dekretin e Presidentit të Republikës, nr. 24, datë 03.02.2025,” thuhet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.

Hija e D'Alemas?/ Rama i fal Pashalimanin një biznesmeni italian

Pjese nga vendimi per Statusin Strategjik

Resorti do të ngrihet mbi disa objekte të rëndësishme ushtarake, siç konfirmon edhe vet vendimi i Statusit Strategjik.

“Brenda zonës së synuar për investim, ndodhet objekti nr. 25, që përdoret nga Komanda e Forcës Tokësore, N/Stacioni dhe Kabina Elektrike, nga e cila furnizohet me energji elektrike Baza Detare e Pashalimanit si dhe është në përdorim të përbashkët rrugëkalimi kryesor për në Kantierin e Ndërtimit dhe Riparimit të Anijeve (KNRA), Distriktin Detar Jugor (DDJ) dhe tek subjektet private që kryejnë aktivitete të ndryshme, në gadishullin e Karaburunit,” thuhet në vendim.

Por kapacitetet mbrojtëse të vendit janë të parëndësishme përballë oreksve të papërmbajtura. Për më tepër, për këtë sipërfaqe ka një kallëzim në SPAK nga ish zv/komandanti i Flotës, Artur Meçollari, i cili kishte parandjerë rrëmbimin e pronës që në vitin 2016, kur përmes një truku Baza e Pashalimanit u nda në katër prona, duke e rrudhur sipërfaqen e saj në vetëm 14 hektarë.

Zonë e Mbrojtur

Por tjetërsimi i pronave të ushtrisë nuk është problemi i vetëm ligjor i resortit. E gjitha gjurma e resortit shtrihet në një zonë të mbrojtur të kategorisë së parë. “Gjurma e synuar i mbivendoset qytetit antik të Orikumit, dhe Lagunës në juglindje të tij. Qyteti Antik Orikut është shpallur Park Arkeologjik. Ky i fundit ka statusin Monument Kulture Kategoria I,” pranohet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.

Përtej kësaj, gjurma prek edhe Kepin e Shën Gjergjit, i cili bën bën pjesë në zonën e mbrojtur Rezervat Natyror i Menaxhuar (RNM) “Karaburun” (kategoria IV).

Por pavarësisht të gjitha këtyre ndalesave ligjore, Komiteti i Investimeve Strategjike nuk ka hezituar fare duke e miratuar projektin. “Në përfundim, pasi u njoh me gjithë dokumentacionin e nevojshëm, Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi Miratimin e Statusit “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar” për projektin e investimit “Pashaliman Laguna Eko Resort”, me subjekt “Meta Resorts Albania” thuhet në vendim.

Hija e D’Alemas

Vite më parë, mediat në Itali shpërthyen një polemikë të vërtetë teksa publikuan një foto të ish kryeministrit Massimo D’Alema me pushime në Saint Moritz. Në foto shfaqej D’Alema, Dante Mazzitelli dhe bashkëshortet e tyre.

Hija e D'Alemas?/ Rama i fal Pashalimanin një biznesmeni italian

D’Alema dhe Mazzitelli me bashkeshortet me pushime ne Saint Moritz

Në atë kohë, gazetat shkruanin se D’Alema kishte qenë për pushimet dimërore në hotel Bernina, që zotërohet pikërisht nga Dante Mazzitelli dhe familja e tij. Nuk dihet nëse pas suksesit të biznesmenit italian për të marrë një nga zonat më të bukura, por njëkohësisht edhe më të vështira dhe thuajse të pamundura ligjërisht, i dedikohet D’Alemas.

Verën e vitit të kaluar, mediat italiane publikuan një lajm se D’Alema kishte synim ndërtimin e një resorti në bregdetin shqiptar të Vlorës.

“Prej disa kohësh në Tiranë po qarkullojnë zëra për aktivitetet e ish-kryeministrit italian në atë vend. Disa nga këto kanë të bëjnë me përpjekjen për të bashkuar një konsorcium sipërmarrësish italianë për të marrë pjesë në një tender të nënshkruar nga presidenti shqiptar Edi Rama për ndërtimin e një fshati të madh turistik në zonën e Vlorës pak kilometër larg aeroportit të ri i cili duhet të hapet gjatë vitit 2024,” shkruante asokohe Open e Enrico Mentanas.

Por lajmi u mohua nga kontabilistja e D’Alemas në Tiranë, një person i quajtur Majlinda Haloçi. E megjithatë një italian mbiu në Pashaliman duke përlarë perlën e bregdetit shqiptar, falas.

Gjysmëzgjidhjet e përherëshme e tallëse në PD

0

Shkruan Zef Ndreka

Do ishte e udhës edhe një tjetër analizë më e qartë mbi dilemat e PD pas zgjedhjeve.
Pikërisht në fazën apo ditën kur Edi Rama shpalli qeverinë e katërt rradhazi.
Në fakt PD-ja si çdo opozitë përballet me një pyetje thelbësore:
A e pranon rezultatin, edhe nëse e quan të padrejtë, dhe hyn në lojë institucionale, apo e refuzon dhe zgjedh rrugën e bojkotit?
Ta a alizojmë rastin konkret.
Nëse PD thotë se zgjedhjet janë vjedhur, atëherë logjika politike është që mos ta njohë rezultatin, të mos bëjë sikur funksionojnë institucionet e dala prej tij, e të kërkojë rrugë të tjera legjitime përballjeje.
Nëse do të pranojë se i humbi zgjedhjet, atëherë mbetet vetëm opsioni i marrjes së përgjegjësive dhe i rindërtimit të partisë, që të përgatitet seriozisht për zgjedhjet e ardhshme.
Çdo qëndrim i ndërmjetëm, të thuash se zgjedhjet u vodhën, por prapë të ulesh në parlament e të kërkosh komisione tek shumica, shihet nga demokratët dhe opinioni publik si kontradiktor, madje si tallje.
Kryefjala për PD, siç dihet, është besueshmëria. Nëse humbet këtë, pra besueshmërinë, nuk ka strategji që e shpëton atë.
Dhe zgjedhjet e ardhshme janë shumë afër, prandaj kohë për të humbur nuk ka mbetur.
Ose zgjedhjet u vodhën dhe nuk ka pse të njihen institucionet e dala prej tyre. Ose i humbëm dhe duhet të marrim përgjegjësinë për humbjen.
Gjysmëzgjidhjet janë tallje me demokratët dhe me opinionin publik. Kryesorja që mungon për PD sot është besueshmëria, sepse zgjedhjet e ardhshme po trokasin.
Nuk mund t’i quash zgjedhjet të vjedhura e pastaj të shkosh të lypësh komisione nga ata që i “vodhën”. Ose i shpallim të pavlefshme e nuk i njohim institucionet, ose pranojmë humbjen dhe marrim përgjegjësinë për katër mandate opozite. Çdo gjë tjetër është tallje me demokratët dhe fyerje për publikun. PD nuk ka luksin të gënjejë më.
Në këto kushte, a mjafton dorëheqja e kryetarit të PD-së?
Çfarë duhet bërë?
Sigurisht dorëheqja e kryetarit të PD-së është vetëm një hap i parë, dhe po.ndodhi është më shumë simbolik sesa real. Ajo nuk zgjidh vetvetiu krizën e thellë të besueshmërisë, përçarjes dhe mungesës së strategjisë.
Që PD të rifitojë terren, duhen disa hapa të qartë:
1. Përgjegjësi e plotë politike.
Kjo jo vetëm per kryetarin, por për gjithë kupolën e PD-së që ka marrë vendime strategjike dhe organizative të dështuara.
2. Kongres i jashtëzakonshëm.
Jo formal, por me debat të hapur, ku të thirren delegatët realë, të garantohet konkurrencë e lirë për lidershipin dhe të përcaktohet një vizion i qartë politik.
3. Rindërtim nga baza.
Të kthehet besimi tek strukturat lokale, tek anëtarësia, tek forumi rinor dhe ai i grave. Pa bazë të gjallë, partia mbetet vetëm një klub deputetësh, siç është tani.
4. Distancim nga logjika e bojkotit.
Njerëzit duan përballje reale, ide konkrete dhe alternativa, jo retorikë bosh.
5. Platformë për besueshmëri.
PD duhet të tregojë se ka mësuar nga gabimet, të ofrojë garanci për zgjedhje të brendshme të ndershme dhe të punojë për të fituar publikun, jo vetëm militantët.
Pra, dorëheqja e kryetarit është vetëm një fillim, por pa një reformim të vërtetë, ajo mbetet thjesht një gjest për të shtyrë kohën.

Ambasada amerikane pezullon dialogun strategjik me Kosovën, shkak veprimet e qeverisë Kurti

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se SHBA-të kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën për një kohë të pacaktuar. Shkak i ndërprerjes së dialogut janë veprimeve të qeverisë së Kosovës, të cilat kanë rritur tensionet.

Në njoftim thuhet se deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit paraqesin sfida.

“Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar Dialogun e tyre Strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë së përkohshme që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.

Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga Kryeministri i Përkohshëm Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve.

Dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij të Kosovës. Shpresojmë të ndjekim përpjekje të tilla në të ardhmen kur të jetë e përshtatshme. Ne e dimë se ky është një qëllim i prioritizuar nga populli i Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të SHBA-së dhe Kosovës.

Kujtojmë se një javë më parë Kushtetuesja vendosi që Kuvendi i Kosovës nuk mund të ndërmarrë asnjë veprim për konstituimin dhe formimin e qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e shkurtit deri në 30 shtator.

Deputetja Zegjine Çaushi: Kam emocione, historia me Gaz Bardhin ka mbaruar

0

Kuvendi i ri i dalë nga zgjedhjet e 11 majit është mbledhur sot për herë të parë. Deputetët e rinj pritet të betohen për të konstituar në këtë mënyrë një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit. Në sallë do të ulen 140 deputetë, mes tyre 72 që hyjnë për herë të parë.

Socialistja Zegjine Çaushi deklaroi sot pas daljes nga Kuvendi se nuk do të ketë më përplasje me Gaz Bardhin, teksa theksoi se do përgjegjësia e saj është e dyfishtë.

“Jam e emocionuar normale. Unë e kam thënë që historia me Gaz Bardhin ka mbaruar gjatë fushatës. Unë kam, një detyrim të dyfishtë pasi i detyrohem edhe Maldrita Bardhos”, u shpreh Zegjine Çaushi.

Edi Rama mandatohet për herë të katërt si kryeministër, përgjegjës edhe për funksionimin e “Diellës”

0

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot Edi Ramën si kryeministër për herë të katërt që prej vitit 2013. Kreu i shtetit e priti kryeministrin në një takim të shkurtër në Presidencë, ku i dha edhe dekretin.

Në dokumentin e nënshkruar prej Begajt, shihet se dekreti ka dy nene, ku përveç dekretimit të Ramës si kryeministër, është shtuar edhe një tjetër nen që ka të bëjë me ministrinë e Inteligjencës Artificiale.

“Kryeministri ushtron edhe përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella””, thuhet në dekret.

Edi Rama mandatohet për herë të katërt si kryeministër,

Pas mandatimit si kryeministër, Rama do t’i dërgojë Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët i shpalli një ditë më parë në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Pas propozimit të Kryeministrit, Presidenti do të nxjerrë dekretet individuale për secilin nga ministrat. Së pari qeveria duhet të marrë votëbesimin në Parlament në ditët e ardhshme dhe më pas do të zhvillohet ceremonia e betimit në Presidencë.

Bëhet fjalë për 17 ministri, njëra prej të cilave si asnjëherë më parë, do të drejtohet nga një ministër virtuale Diella, e cila do të jetë shërbyesja e prokurimeve publike.

Ndërkohë nga kabineti i vjetër, janë larguar 8 ministria, të cilët janë angazhuar në poste të tjera, përveç Bora Muzhaqit e cila do të mbetet deputete. Pesë ministra rikonfirmohen në të njëjtat dikastere, pa ndryshime, ndërsa 4 lëvizin në Ministri të ristrukturuara, ndërsa rikthimi më i ri në drejtimin e një digasteri është Elisa Spiropali.

Kabineti RamaDani 4 sipas ne Konservatorëve/ Rilindja Soros, Konservatorët Trump!

0

Shkruan Kujtim Gjuzi

Km. Edi Rama Ortodoks. Kyeministër. Katolik.
Zv/km.M Bela Balluku (Arabia) Zv/Km.Ortodoks/e.
Ministre MJ Elisa S Pali Orto+ MJ Katolik.
MB Albana Koçiu (Bektashi) MB ( Islam )
MEko. Petrit Malaj ( Bektashi ) MEko. Prof.Dr.
M Energji Sport Blend Gonxhe BK MES Katolik.
MM Piro Vëngu Ortodx Grek. MM (Kol.Gj.Bektashi)
MD Av.Besard Lamallari (Bektashi) MD Av. Katolik.
MBPP Andi Salla (Bektashi) MBPP Prof. Dr. UBT
MSHÇS Prof.Dr.Evis SALA(Vatikan) MSHÇS Pro.Dr.
MA Mirela Kumbaro (Bekt – Orto) MA Prof. Dr.
MPLok. Ervin Demo ( Bektash ) MPL Këshilltar B
MMj Sofjan Jaupaj (Bektashi) MM Ing.Prof.Dr.Pyje.
M lnovacin Delina Ibrahimaj MMI Ing.Informatkë.
MMKRSH Toni Gogu (Protestant) MMKRSH Av.
MPP Adea Birdeni ( ? ) MPP Ortodos.
Ministër Fantazmë Diella. MlA Katolik.
Vo.
Qeveria Konservatore nuk mund të ketë kryetarin e partisë kryeministër, nuk mund të ketë më shumë se 11 Kabinete.
Ps.
Qeveria Rama 4 vijon sundon shumicën Albane si, pakicë ortodokse s’ka asnjë ministër Katolik Verior.

A e urren Edi Rama Veriun?

0

Shkruan Julian Hoxhaj

Veriu i Shqipërisë urrehet dhe poshtërohet nga Edi Rama!
Gjatë tre mandateve të qeverisë së tij, nuk është ndërtuar asnjë rrugë në nivel kombëtar për veriun e vendit.

1- Shëngjin –Velipojë është aks që më shumë se banorëve të dy zonave, u shërben bizneseve të turizmit, nuk prek qytetarët e thjeshtë

2- Thumanë-Kashar, koncension, investim privat nga koncensionari.

Dy rrugët kombëtare të veriut të vendit (Rruga e Kombit dhe Thumanë-Kashar), janë dy akset e vetme që aktualisht taksohen. Pra të vish nga Kukësi, Tropoja, Hasi, Puka, për në Tiranë, përtej karburantit, biletës së autobusit, ka dhe një kosto shtesë për çdo drejtues mjeti që shkon mbi 15 euro vajtje-ardhje!
Veriun e vendit, Edi Rama e trajtoi si krahinë “banditësh”, duke inkriminuar në qelizë institucionet, pasi për të thyer bastionet historike të së djathës, Rama mbushi parlamentin, bashkitë dhe institucionet e tjera me persona me rekorde kriminale. I përdori për vota dhe më pas i flaku.

Edi Rama përçmoi burrat e veriut publikisht nga Dibra në zgjedhjet e 11 majit, duke treguar hapur se urren gjysmën e Kombit, për arsye që dihen tashmë!

– Rruga e Arbrit nisi gjatë qeverisë së PD, ndërsa u stërzgjatë mes abuzimeve të shumta financiare nga kjo qeveri, që e përdori në disa fushata zgjedhore për qëllime elektorale.

– Teksa propogandon Turizmin, aksin kryesor turistik Milot-Lezhë e ka lënë si një “vijë uji”, duke shkatërruar dëshirën e çdo shqiptari që kërkon të pushojë në Shëngjin dhe Velipojë.

Sot, në qeverinë e re, Edi Rama nuk emëroi asnjë ministër nga gjysma tjetër e Shqipërisë, veriu i vendit. Besfort Lamallari është Dibran, por në akt është ministri i Sorosit në Drejtësi.

Shikoni jugun

Në tre mandate Edi Rama ka investuar:

1- Tuneli i Llogarasë (abuzime pa fund financiare)
2- Rruga Kardhiq-Delvinë (Abuzime dhe këtu, por u ndërtua)
3- Rruga e Labërisë, Kuç-Nivicë-Tepelenë.
4- Rruga e Lumit të Vlorës
5- Vlora me Lungomare, që vijon ende të ndërtohet
6- Rruga Elbasan-Qafë Thanë
7- Rruga Korçë-Ersekë
8- By Pass i Vlorës
9- Rruga Ersekë-Leskovik
10- Leskovik-Përmet
11- Berat-Këlcyrë
12- Rruga Qukës-Qafë Plloçë e nisur me 70 mln euro në qeverinë e PD dhe përfunduar pas 16 vjetësh me 270 milionë euro nga Rama.
13- Rilindja Urbane projekt 2 miliardë Euro, ka prekur kryesisht qytete dhe bashki të jugut të vendit
14- Ivestime në rrugë rurale, kanalizime, ujësjellsa, infrastukurë publike, arsimore etj miliona euro kryesisht poshtë Shkumbinit etj..
15- Inceneratorët që nuk ekzistojnë, Elbasa-Tiranë-Fier (qindra milionë euro abuzime)

Diella, thjeshtë imazh simbolik…

0
Shkruan Zef Ndreka
Propozimi i qeverisë së re nga Edi Rama ka krijuar pritshëm debate, sepse çdo riformatim i kabinetit në një mandat të katërt të gjatë tashmë shihet si sinjal për vazhdimësi, por edhe për lëvizje taktike.
Në planin jo thjeshtë figurativ doli pritshëm nga Rama, emri “Diella”!
Bëhet fjalë për një imazh, një figurë të re, pa eksperiencë të dukshme politike apo administrative.
Kjo mund të interpretohet si një lloj mesazhi simbolik.
Rama shpesh përdor përfshirjen e emrave “jo politikë” për të dhënë idenë e freskisë, të rinisë apo të përfaqësimit gjinor e rajonal, në këtë rast, Diella nga Zadrima.
Nga ana tjetër, ka vend për tu perceptuar edhe si provokim, konkretisht një “imazh” pa portofol të dukshëm i jep opozitës shkas të flasë për marketing politik, jo për meritokraci.
Sido që të interpretohet e të komentohet, në qeverisjen në vazhdim Rama ka shumicë të mjaftueshme parlamentare, ndaj qeveria pritet të miratohet pa pengesa procedurale.
Sfidat e vërteta janë dhe mbetën ekonomia, inflacioni, kostot e energjisë dhe menaxhimi i integrimit me BE.
Në qeverinë e re, emrat e rinj nuk pritet të ndryshojnë linjën strategjike, sepse qeverisja do të mbetet e centralizuar rreth Kryeministrit.
Për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë, pas dënimit të Erion Veliajt, sepse ky është konteksti, ose në rast dorëheqjeje nga ana e tij, zgjedhjet e pjesshme janë të detyrueshme. Kushtetuta dhe ligji i vetëqeverisjes vendore kërkojnë që Presidenti të shpallë datën brenda 45 ditëve nga vakanca.
Me këtë rast, shumica socialiste do kërkojë të ruajë bastionin e Tiranës, ndërsa opozita vetëm nëse arrin të unifikohet, e sheh si rast testimi para zgjedhjeve të ardhshme.
Për Edi Ramën, një fitore e Bashkisë së Tiranës, është po aq simbolike sa qeveria e re. Sepse me Kryetarin e ri, mban kryeqytetin dhe tregon se mbështetja popullore nuk është zbehur aspak.
Për tu rikthyer fillimit te komentit, pra, edhe pse emra si “Diella” duken si element shfaqjeje, thelbi i artikulimit të Ramës mbetet politik.
Ai luan të konsolidoje pushtetin, si dhe menaxhimi i një mandati të gjatë duke ruajtur Tiranën si bastion kryesor.

POSTIMET E FUNDIT