Kreu Blog Faqe 113

Belinda Balluku, miliarderja që vjen nga hiçi, ka folur për gjyshin Beqir Balluku: Kur isha 7 vjeç më shihnin si mbesa e armikut

0

Ministrja e MIE Belinda Balluku ka folur për herë të parë në media për gjyshin e saj të ndjerë Beqir Ballukun. Ish-ministri i Enver Hoxhës në Partinë e Punës gjatë regjimit të egër komunist është parë gjithnjë si një hije e reflektuar tek mbesa e tij, Belinda Balluku e cila sot është edhe zv/kryeministre e vendit.

Balluku u shpreh se është paragjykuar që në vogëli për këtë fakt. Ajo shkon më tej duke quajtur gazra, deputetët e opozitës që ia përmendin emrin sot në parlament.

“Kur unë kam qenë 7 vjeç kam filluar të kuptoj se çfarë ishte armiku i klasës dhe i popullit sepse tek fëmijët e tjerë duhet të shkonin nëpër evente, spartakjada, olimpiada unë përjashtohesha gjithmonë sepse isha mbesa e armikut, kështu që të dëgjosh sot gazrat e parlamentit tek përmendin emrin e gjyshit, apo tek përmendin prindërit që sot e kësaj dite vazhdojnë e përjetojnë tmerrin e persekutimit në politikë, minimalisht mund të quhet qesharake, përndryshe quhet një tragjedi,”-deklaroi ajo në një intervistë për mediat.

Lev Tolstoi, shkrimtari që erdhi si një i krishter i devotshëm, dhe iku si një “murg” heretik

0

Shkruan Albert Vataj

Sot 197 vite më parë u lind, Lev Tolstoi, një prej penave më të vetvetishme dhe vetëtimshme të shpirtit rus. Kremtja më e hyjshme estetike e një botkuptimi dhe gjëneze nga më të njimendtat që gatoi njerëzimi për ëndjen e së magjishmes përmes rrëfimit.
Një pjesë vitale, e dengur dhe e dehur nga hapësira e një lirie që formësohej mbi qiellin e tij, qiell i cili thyhet sapo ai kërkoi ta mbushte me fluturim, erdhi në jetë më 9 gusht 1828.
Jeta dhe vepra e shkrimtarit të madh, mëtuesit të “Ana Karenina”, “Lufta dhe Paqja”, dhe një galerie të pamatë romanesh e qëmtesash letrare, nuk copëzohen nga gjithçka që e gjurmoi deri sot. Lavdia dhe misteri, filozofia dhe kumti i një shpirti të madh dhe një zemrë që kungonte shenjtërinë e komunikimit, shpërthyen për të dritur sa etje ka që eshket në dëshirim. Një zot në zotërimin e tij mendor dhe fizik bëhej prani.
Ai, për gjithëçfarë që kumtoi përmes ngadhënjimit dhe veprës, ishte një “shenjtor” që u përndoq nga ferri, nga demonët e asaj realeje, me të cilën u kacafyt deri në çastin e fundit. Luftoi, u përlesh, u kacafyt, sfidoi dhe nuk u dha deri në triumf. Në kryeradhën e përballjes vendosi një qëndres kumtuese të papërshkueshme nga asnjë stuhi. Deri në çastin e fundmë, i tillë mbeti, kryenaltë dhe i vendosur.
Cingëritëse dhe kushtrues ishte zëri tij, jo dhe aq prej yshtjes së një ateisti, se sa i një njeriu prej mishi dhe ndjenjash, mendimi dhe qëmtimi, zemërate dhe shtërngimi.
Kungimi shpirtëror i papajtueshmërisë me çka ai e pa si heretike, u hodh si balsam mbi plagën e çlirimit që e sëmbonte, duke marrë krahët e zemrës së tij gjëmuese dhe duke u formëzuar në përkufizimin e tij ikon: “Bota bëri çka dëshiroi, i lejoi kishës ta shpjegojë rëndësinë dhe synimin e jetës. Bota vendosi jetën krejtësisht të kundërt me mësimet e Krishtit, kurse kisha studioi veprat e shkruara me të cilat e la popullin të jetojë në kundërshti me ligjin e Krishtit, të jetojë sipas vullnetit të tij. Rezultati ishte se bota filloi të jetojë jetën më të keqe se në jetën pagane, kurse kisha jo vetëm që këtë e arsyetonte, por edhe e miratonte duke folur se kjo është në pajtim me mësimin e Krishtit …”.
Ikja, ashti si behja, përnjimend edhe si vepra dhe gjithçka tjetër e korpusit të tij human dhe letrar, shkrepën si vetëtim në kaltërsinë e pare dhe panoramimin që ai i mëtoi botës me kahjen e ndryshtë të vështrimit.
Erdhi si një i krishter i devotshëm, dhe iku si një “murg” heretik.
Lev Nikollajeviç Tolstoj, dha kontribut të madh letërsisë dhe historisë ruse. Pikëpamjet e tij filozofike, shqyrtimet në të cilat ai ka prezantuar idetë mbi Zotin, shpirtin, dijen, dashurinë dhe shumë pikëvështrime të tjera, mbetën të pavdekshme.

Dronët rusë në Poloni, Rutte mesazh të fortë Putinit

0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër lidhur me incidentin e mbrëmshëm në Poloni, ku dronët rusë çuditërisht shkelën hapësirën ajrore polake.Rutte tha se “vlerësimi i plotë është ende duke u kryer”, por theksoi se “pavarësisht nëse ishte i qëllimshëm apo jo, është absolutisht i pamatur, është jashtëzakonisht i rrezikshëm”, përcjell A2 CNN.

“Mesazhi im për Putinin është i qartë: ndal luftën në Ukrainë, ndal përshkallëzimin e saj, të cilën tani ai në thelb po e drejton ndaj civilëve të pafajshëm dhe infrastrukturës civile dhe ndal shkeljen e hapësirës ajrore të aleatëve. Dijeni se ne jemi gati, jemi vigjilentë dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”, shtoi Rutte.

Ai tha se e konsideron reagimin e mbrëmshëm “shumë të suksesshëm”. “Gjithmonë duhet të sigurohemi që të jemi një hap përpara, por mendoj se mbrëmë u tregua qartë se ne jemi të aftë të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, përfshirë, sigurisht, edhe hapësirën e saj ajrore”.

Solle në PD ata që të vunë dajak ty, ke 17 deputetë këlysh të Sorosit, o Sali!

0

Shkruan Myslim Murrizi

Revolucioni imagjinar ngeli në versionin 3D ose ‘mund’ të fillojë më 16 shtator, ditën e Konferencës së Pezës. Në nëntor 2024, kur Berisha u lirua nga arresti i shtëpisë në hyrje të selisë së PD ju tha militantëve se:

ZOTI KA THËNE PASTRONI SHTEPINË QË UN TË KTHEHEM

DHE NE DO TA PASTROJMË SHTEPINË TONË

Por, në fakt pas kësaj deklarate fillove ta pastrosh PD nga ata që të kanë qëndruar e mbështetur Doktor, duke ulur në “qoshe” ata që të kanë sharë e sulmuar, që lobuan për të shpallur non grata e që të raportonin nëpër ambasada për të qena e të pa qena. Solle pa votë në kupolën e PD ata që nuk lanë gjë pa thënë prej 9 shtatorit 2021 e që të vunë dajakun më 8 janar 2022, ty Doktor dhe demokratëve.

Lufta ndaj SORROSIT nëse e ke seriozisht, që mua nuk më duket fare se e ke seriozisht, nuk bëhet as me deklarata boshe, as me konferenca shtypi monotone por me veprime konkrete. Por, kur shoh që në grupin parlamentar ke 17 deputetë këlysh të Sorosit dhe mbi 10 anëtarë kryesie dhe nuk ke këllqe të marrësh asnjë nismë për ti “ pastruar” atëherë e gjitha “ lufta” demagogjike kundra Sorosit, shfryhet si tullumbace Doktor se as Presidenti TRUMP as administrata e Tij nuk janë si ata servil që duartrokasin në çdo mbledhje e nuk lënë kusur pa të sharë në çdo takim me të huajt.

Politika nuk bëhet me deklarata falco Doktor pa asnjë veprim konkret për çfarë deklaron. A e ‘pastron’ dot shtëpinë doktor?????? Mua më duket që jooooo.

Joooo se nuk të lënë as ata që të kanë rrethuar, as ata që të kanë sharë e sulmuar, e as ata që të duket sikur të kanë “ndihmuar”. Kjo botë është bërë e hapur, e lexueshme, e kuptueshme dhe informacionet nuk janë më monopol i një grushti njerëzish të vegjël Doktor, që duan të duken të mëdhenj duke heshtur se janë debil e servil.

Komunikimi dhe informacionet e kanë “zvogëluar” shumë këtë bote Doktor sa askush nuk mund të mashtrojë me të njëjtin “ stil” për një kohë të gjatë. Morali i politikës nuk janë bashkim numerik frymorësh, por bashkim vlerash rreth kauzave që nuk shiten në pazar e që nuk “ falen” kurrë për çfarëdo halli apo interesi.

Haradinaj për buxhetin e mbrojtjes: Duhet të jetë së paku 4% e GDP-së, e jo 1.7% si e Qeverisë në largim

0

Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se buxheti i mbrojtjes duhet të jetë së paku 4% e produktit të brendshëm bruto (GDP) dhe jo 1.7% siç e projektoi Albin Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendsosjes.

Postimi i Haradinajt:

Siguria sot është shndërruar në sfidë globale. Numri i shteteve që kanë ngritur buxhetin për siguri ka shënuar rritje enorme në dy vitet e fundit. Kërkesat që shtetet ta kenë kufirin minimal për mbrojtje 4% të GDP, jo vetëm se janë të arsyeshme por të domosdoshme.

As Kosova nuk duhet të bëjë përjashtim nga ky rregull.

Projeksioni i Qeverisë në largim për katër vitet e ardhshme (2026-2029) prej 920 milionë eurosh për mbrojtje është 1,7% e GDP, që është shumë nën minimumin e domosdoshëm prej 4% të GDP e që është kriter i vendosur nga NATO e SHBA dhe natyrisht i domosdoshëm edhe për Kosovën që aspiron të jetë anëtare e NATO-s.

Kosova edhe pse është në fazat fillestare të investimeve për mbrojtje, duhet ta përshpejtojë hapin në përmbushjen e këtij kriteri, sepse siguria dhe anëtarësimi ynë në NATO, mbetet synimi ynë strategjik.

FBI e ka ndjekur Edi Ramën kudo, shpejt do të jetë shok burgu me Ilir Metën

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Ilir Meta i kishte fshehur pasuritë në popullin e tij politik, deputetë, mafiozë, biznesmenë e persona publik. Publikisht, ish Presidenti ka përdorur Monika Kryemadhin si mbulesë dhe kjo e fundit nënë Fatimen si qyp floriri, dhe nuk e mendonte ditën, se një ditë, fati i tij do të humbiste fuqinë mbi drejtësinë.

Drejtpërdrejt, Likja shfaqet si lëtyrë e lagur nga të huajt që nuk ja duan të mirën klasës së vjetër politike.

Në këtë inventar institucional interesash, çmimi i Ilir Metës nuk është aspak më i vogël se i Edi Ramës.

Sot, jo FBI dhe DEA amerikane, që u kemi hapur dyert dhe vrimë çelësi për të hetuar e vënë drejtësi, por as fshatarët që janë gati të ndezin luftën e tretë botërore, pas atyre të vitit 1991 dhe 1997, nuk e hanë gënjeshtrën, se familja mafioze e Ilir Metës është më e pasur se ajo e Edi Ramës apo më e vështirë për t’u hetuar.

Gjatë ditëve të qëndrimit në Amerikë për fushatën e fundit të vjedhjeve, ku kostoja e mitingut elektoral llogaritet rreth 1.5 milion dollarë, rreziku është më i madh se përfitimi.

Atje, FBI e fshatit tonë, ka të dhëna se jeni akomoduar në hotelin që tashmë është hetuar.

Lojërat me FBI, këtë herë ngjajnë si dimri i fundit, pasi nuk ka më “shoqëri” me McGonigal, prandaj kujdes Bablok, e ke pas veshit.

Po, Bota Shqiptare është në rrezik nga vetë shqiptarët.

Sharlatanët po shtyjnë transparencën e pasurive poshtërsisht, pasi i kanë fshehur pasuritë kudo, pse jo edhe tek ish shoferët e një kryeministri të para 24 viteve.

Po prishin me ligj radhën e burgut.

Që Ilir Meta mirë e ka, t’i kthejë ato që gjykon gjykata e të mbajë për vete aq sa nuk i kanë hetuar shërbimet, askush nuk thotë jo?!

Pyetja që do përgjigje të shpejtë, është e thjeshtë?

Pse nuk po arrestohet edhe Edi Rama?!

Edhe Babloku ka përdorur të njëjtën dredhi si Likja.

Provat për korrupsion të kryeministrit janë më të dukshme.

Olsi Rama është qartazi më i akuzuar dhe më bos se Monika Kryemadhi, Linda është më e pasur se Fatimja e Monës, e kështu Mona Liza e Rilindjes Hajdute, e ekspozuar në galeritë e FBI-së nën diçiturën Dosja Rama- McGonigal”, duhet me pa tjetër të vihet në një vend të dukshëm e të lëvizshëm, nga dera e SPAK-ut tek ajo e burgut.

Sakaq u tërbua Ilir Meta e bën budallain që Babloku ta sistemojë në një spital e t’u thotë amerikanëve, të gjithë jemi të çmendur, nuk ka shqiptar të ndershëm që nuk mendon se FBI dhe DEA amerikane e dinë se Edi Rama është më i pasur se Ilir Meta, apo ku i ka fshehur pasuritë vëlla Olsi.

Lëkundjet në shkëmbin e lartë të shtetit, nuk qetësohen deri sa edhe Babloku të bashkohet me Liken, se gjithmonë bashkë kanë vjedhur, nga mëngjesi i vitit 1991 e deri këto kohë të trishta, ku Likja u nis për në burg.

Këtu është mirë të mbyllet katrori i 4 Klaneve Mafioze.

Këto ditë, po vjen zhegu i politikës

0

Shkruan Zef Ndreka

Edhe pse gushti iku me vapën, shtatori po i rrit temperaturat politike, aq sa dita e shpalljes së qeverise që do propozohet prej Ramës, po trajtohet si më e rëndësishme se 11 Maji…
Situata politike sot është domethënëse dhe reflekton një të vërtetë të njohur në politikën shqiptare.
Në Shqipëri, kalendari politik shpesh mbivendoset mbi kalendarin natyror por edhe mbi atë shoqëror. Gushti, që zakonisht konsiderohet muaj pushimesh e qetësie, këtë vit u bë thjesht një pauzë e shkurtër para përplasjes që sjell shtatori.
Fakti që 11-shtatori, dita e shpalljes së qeverisë së re nga Rama, po shihet si një ngjarje më e rëndësishme se 11 majit, se dita e zgjedhjeve.
Kjo supozon apo tregon se disa fenomene politike që po ndodhin dhe që pritët të ndodhin, lidhen me procesin zgjedhor në Shqipëri që nuk po shihet si proçes final, por si një hyrje në betejën e vërtetë, që është ndarja e pushtetit.
Parlamenti i ri nuk pritet thjesht të formalizojë një qeveri, por të shërbejë si arenë ku do të kristalizohen përplasjet e reja mes shumicës dhe opozitës, brenda opozitës, madje edhe brenda vetë mazhorancës.
Gjithsesi, simbolika e datës duket e fortë, veçanërisht për socialistët. Sepse 11 shtatorin tashmë e kanë ngarkuar në kujtesën kolektive me ide krize, tronditjeje dhe përmbysjesh. Përdorimi i kësaj date për qeverinë e re duket si një paralelizëm i pavetëdijshëm, që rrit tensionin politik e mediatik.
Çfarë pritet pas kësaj date?
Konstituimi i parlamentit do të bëhet me formalitet, por nuk do të kalojë pa debate të forta. Opozita do të kërkojë të imponojë praninë e saj me një narrativë kritike ndaj shumicës.
Qeveria e re do të jetë një test për Ramën. Se sa e freskuar do të jetë në raport me kabinetet e mëparshme dhe a do të përmbush pritshmëritë e opinionit publik për ndryshim real.
Shpresa e qytetarëve është që ky cikël të mos kthehet në një përsëritje të së njëjtës skenë ku opozita bojkoton, ndërsa shumica sundon me automatizëm votash.
Pra, shtatori politik shqiptar po nis me temperaturë të lartë, duke treguar se vera përfundoi, por jo edhe “zhegu” i politikës. Tani mbetet të shihet nëse ky 11 shtator do të shënojë thjesht nisjen e një qeverie të re, apo një tjetër cikël polarizimi të ashpër!

Çka duhet me ndodh tjetër në Shkodër që Shkodra me u çu e me i dal Zot vedit?!

0

Shkruan Gjon Gjeka

Sot të gjithë shkodranët duhet që të ishin në shesh me diftu se Shkodra asht e Shkodranve e jo e horrave e shakllabanave qe e kanë zhvat dhe e zhvasin për ditë. Prej vitesh në shkodër nuk sundon ligji ska Polici as prokurori as gjykatë ska pushtet qendrorë as lokal, ka vetëm do shakllabana që zhvasin qytetarët e bindur dhe të dorëzuar para situatës që ka prek fundin.
Nëse Shkodranët nuk çohen me i dal Zot vedit historia do të na denojë dhe do thuhet Shkodra ishte dikur por nuk ekziston më…

POSTIMET E FUNDIT