Kreu Blog Faqe 134

Gjeta lahutën që na e vodhën serbët

0

Shkruan Zef Ndreka

Nuk di pse, por këtë e mbaj si foton më të bukur të shkrepur para drekës në një nga restorantët e peshkut në Ishull të Lezhës.
Aty, gjeta lahutën që na e vodhën serbët!
E nga ai çast, ndjeva më shumë ngrohtësi familjare. Lahuta është në popull!
Prania e lahutës, por edhe e veglave të tjera si çifteli, sharki etj, më dha një ndjesi të veçantë tradite dhe krenarie kulturore shqiptare.
Fëmijëve të mi dhe gjithë familjes, veçanërisht buzëqeshja e vajzës time, ai restorant dhe veglat tona popullore na sollën më tej gjallëri, na mbushën atmosferën me dritë!
Sigurisht, që foto me vajzën time, duke imituar lahutarin, shpreh kombinimin e brezave, edhe në ato çaste të thjeshta dreke.
Por janë pikërisht këto çaste që mbetën të rëndësishme dhe njëkohësisht mbetën dëshmi e trashëgimisë që duhet të kalojë me dashuri nga një brez te tjetri.
Ndaj e ndava këtë moment të vlefshëm për ta ruajtur!

Tërmeti në Rusi, valët e cunamit godasin Uashingtonin

0

Lektori i lartë i oqeanografisë në Universitetin e Southampton, Dr. Simon Boxall tha se një tërmet i madh nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të ketë një cunam të madh.

Ndërkohë, valët e cunamit kanë arritur në shtetin e Uashingtonit, tha Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së.

Valët e shkaktuara nga tërmeti me magnitudë 8.8 ballë goditën fillimisht SHBA-në në Hawaii. Valët zbarkuan edhe në Kaliforni, teksa u raportua për një “rritje të shpejtë dhe shkatërruese”. Më pas, në bregun perëndimor të SHBA-së, u godit edhe shteti i Uashingtonit.

Matësit e baticës regjistruan valë cunami si në La Push ashtu edhe në Westport – të dyja në perëndim të Seattle-it në bregdet. NWS Seattle theksoi se momentalisht njerëzit duhet të qëndrojnë larg bregut dhe ujit.

Presidenti Trump reagon pas tërmetit në Paqësor: Qëndroni të fortë dhe të sigurt!

0

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Oqeanin Paqësor, duke lëshuar një mesazh mbështetës dhe paralajmërues për qytetarët e rajoneve të rrezikuara.

Whatsapp Image 2025 07 30 At 10.42.31 (1)

“Për shkak të një tërmeti të fuqishëm që ka ndodhur në Oqeanin Paqësor, është lëshuar një alarm cunami për banorët e Havait. Në gatishmëri për cunami janë gjithashtu Alaska dhe bregu perëndimor i Shteteve të Bashkuara. Edhe Japonia ndodhet në zonën e prekur. Për informacionet më të fundit, vizitoni faqen tsunami.gov/. Qëndroni të fortë dhe të sigurt!”, shkruan Trump në platformën X (ish-Twitter).

Zonat më të ekspozuara ndaj rrezikut të cunamit përfshijnë:

-Ishujt Havai

-Alaska

-Bregu perëndimor i SHBA-së

-Rajone të Japonisë

Autoritetet amerikane kanë lëshuar paralajmërime emergjente dhe u bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet e agjencive federale për mbrojtje civile.

Edhe prokurori i Fierit Genci Mane drejt burgut/ KPA e shkarkon nga detyra

0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit Genci Mane.

Trupi gjykues i KPA i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, në mënyrë unanime vendosi ndryshimin e vendimi të vitit 2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Genci Mane.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për “rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 598, datë 13.12.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Genci Mane.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në vendimin e KPA.

Muskujt kundër mendjes

0
Shkruan Lutfi Dervishi
Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma që shembin shtëpitë në Theth. Policë në pozicion luftimi. Mungoi vetëm desantimi i RENEAs mbi çatitë alpine.
Ku ishte polici, inspektori, deputeti, kryeplaku, kryetari i bashkisë kur hapeshin themelet?
Pse shteti zgjohet vetëm kur përfundon çatia?
Zgjidhja? Dhunë. Madje sa më spektakolare.
Dhe nga malet dhuna zbret në studio. Zënka reale dhe të stisura. Për audiencë.
Dhunë në TV.
Dhunë në Parlament.
Dhunë në shkollë.
Dhunë në familje.
Dhunë online.
Një gjol komentuesish, që “në vend të truve kanë byk”, mezi presin të zbrazin mllefin.
Nuk ka vend për argument e logjike.
Një filozof francez thotë se dhuna është treguesi më i vërtetë i mungesës së fjalorit. Komunikimi shndërrohet në konfrontim.
Idhujt e rinj janë të fortit.
E kemi bërë dhunën pjesë të gjuhës, sjelljes, dhe pjesë të zgjidhjes.
Nuk flasim, godasim.
Nuk dëgjojmë, bërtasim.
Nuk bindim, kërcënojmë.
Në vend të fjalës, kemi grushtin.
Në vend të mendjes, kemi muskujt.
Dhunë verbale!
Dhune psikologjike!
Dhunë fizike!
Dhe arroganca e të fortit shfaqet sa te polici halabak që godet një 18-vjeçar (dhe nuk kërkon as ndjesë) deri te ligjvënësit pa tru dhe pa nder që miratojnë me dhunën e kartonit ligje në dëm të interesit publik.
Dhuna sjell dhunë!
Është më lehtë të sundosh një turmë të frikësuar për bukën e gojës, sesa qytetarë të vetëdijshëm.
Edhe tradita nuk na ndihmon shumë : “kush të rreh, të do”, “dajaku ka dalë nga xheneti”…
Fjala e ka humbur vlerën. Edukimi duket demode. Injorantët janë më të bindur se kurrë dhe budallenjtë kanë marrë kot.
Lajmi mirë është që disa libra ende shiten për t’u përdorur si aksesor në plazh.

Kushtetuesja hedh poshtë vendimin e SPAK: Onejda Ymerit iu cënua privatësia/ Binte “erë” Ahmetaj-Ramën…

0

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë vendimin e GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë lidhur me sekuestrimin e celularit të Onejda Ymerit. Celulari i Ymerit është sekuestruar në shkurt të vitit 2024 në kuadër të hetimeve për ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, ku Onejda Ymeri është pyetur si person në dijeni.

Seanca e ditës së sotme ka zgjatur rreth 7 orë dhe në përfundim, GJK vendosi pranimin e kërkesës së Ymerit për kthimin e celularit pas pretendimeve të saj për cënim të lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës dhe të dhënave personale.

Gjithashtu Gjykata Kushtetuese ka urdhër Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të fshijë çdo material të marrë nga telefoni i Ymerit që nuk ka lidhje me dosjen hetimore për Arben Ahmetajn.

Vota e diasporës në Kushtetuese, Berisha lajmëron padinë: Drejtësinë e presim nga Strasburgu

0

Shkruan Ervin Koçi

Krahas betejës politike, demokratët e kanë ndarë mendjen për të vijuar edhe betejën ligjore duke ezauruar të gjitha hallkat e gjyqësorit për të kundërshtuar procesin elektoral të 11 majit. Padia e radhës do të shkojë në dyert e Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar procesin e votimit nga jashtë. Sali Berisha nuk e fshehu arsyen e vërtetë përse do të përfshijë edhe këtë trupë në sagën e ankimeve zgjedhore.

“Pa diskutim do e çojmë, por vetëkuptohet, gjykata është totalisht e kontrolluar. Gjykata Kushtetuese. Tani ne po e çuam atje, e çojmë për Strasburg. Por të kesh besim tek gjykata që ç’të thuash, ka vendosur standarde të vërteta antikushtetuese në dy aspekte. Aspekti i parë, ajo ka dhënë vendime që turpërojnë çdo njeri të lirë sepse të pranojë gjykata vendimet ekstraligjore të gjykatave… E qartë, heqja e të drejtës për komunikim, është hequr ligji që lejonte këtë vendim dhe është hequr me kërkesë të Strasburgut dhe Gjykata Kushtetuese e përligj këtë kërkesë në mënyrën më të turpshme, më ekstraligjore. Por Gjykata Kushtetuese gjithashtu është një shkallë, etapë për të kaluar çështjet në Strasburg”, tha Berisha, përcjell A2 CNN.

Besimin te drejtësia Shqiptare nuk e ka, por Berisha i ka shpresat te ndërkombëtarët, ku akuzoi shumicën socialiste se po i bën presion vwzhguesve tw OSBE/ODIHR që të ndryshojnë përmbajtjen e raportit pwrfundimtar të monitorimit të zgjedhjeve.

Institucionalisht, saga e kundërshtimit të rezultatit të zgjedhjeve ka përfunduar, por mbyllja e kapitullit të parlamentareve të 11 majit do të kërkojë edhe disa vendimmarrje pasi në tryezën e KAS kanë mbërritur për shqyrtim ankesat e Adriatik Lapajt dhe Andia Ullirit të cilët kërkojnë mandatin e deputetit duke kundërshtuar mënyrën e shpërndarjes nga Ilirjan Celibashi.

Monika Kryemadhi gjen unazë me diamant para SPAK: Me këtë do paguaj avokatin

0

Ish-deputetja Monika Kryemadhi u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të mbylljes së hetimeve për veprat penale për të cilat ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, janë nën akuzë.

Ndërkohë që po hynte në ambientet e SPAK, Kryemadhi u përfshi në një episod të pazakontë. Ajo tha se kishte gjetur një unazë me diamant dhe rubin, sapo kishte zbritur nga automjeti, përballë institucionit.

“Gjeta një unazë dhe thoni pastaj që s’jam me fat. Është me rubin dhe me diamant, e kam gurin e fatit unë këtë. Kjo rrugë është nën vëzhgim. E gjeta sapo zbrita”, u shpreh Kryemadhi me humor, ndërsa komunikonte me gazetarët.

Ish-deputetja shtoi me ironi se unazën do ta dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme ose do ta përdorë për të paguar avokatin.

“Po e çoj në SPAK, ose të paguaj avokatin. Mund ta ketë hedhur ndonjëra që është zënë, i ka thënë ‘nuk e dua unazën tënde’”, tha me batuta Kryemadhi.

A do të kthehen ndonjëherë emigrantët shqiptarë në Shqipëri?

0

Shkruan Spartak Ngjela

Sot kuptohet se një përqindje jo e vogël e emigracionit shqiptar jashtë Shqipërisë kërkon të kthehet në atdhe.
Ky proces ka filluar.

Të gjithë e kanë kuptuar se liria jote individuale dhe kënaqësia e shpirtit dhe e fjalës shqipe, arrihet vetëm në atdhe. Historia e Shqipërisë sigurisht që do ta analizojë thellë dhe me realizëm këtë fenomen që i ndodhi shqiptarëve që u larguan nga Shqipëria pas rrëzimit të komunizmit.

Ishte në fakt historia e trishtuar e një diktature të rrezuar për të fituar lirinë, së pari, dhe propaganda mediokër që përbuzte Shqipërinë, gjithashtu.

Por ishte edhe varfëria e theksuar e popullit shqiptar. Dalja e një shoqërie nga tragjedia nuk është një fenomen aq i thjeshtë për t’u shpjeguar. Gjithsesi sot ka ndryshuar gjithçka.

Atdheu është sërish dashuri dhe personalitetit për shqiptarin kudo ku ai ndodhet. Dhe koha po kuron gjitjçka. Por duhet ende të bëhet punë krijuese në drejtimin e Shqipërisë, për rritjen e mëtejshme të mirëqenies shoqërore.

Ka ende shumë punë që duhen kryer; por shenja optimiste është fakti që të gjithë ata që emigruan nga shkaqet e errëta të diktarurës që kishte kaluar Shqipëria; nuk janë shkëputur nga farefisi që kanë në Shqipëri.

Por koha do flasë për Shqipërinë; dhe sidomos kur Shqipëria të jetë anëtare në Bashkimin Evropian. Dhe kjo do të vijë patjetër; se tani historia është shkruar qartë që shqiptarët janë populli më i vjetër i Evropës. Ja kjo ka qenë dhe është vlera historike e ne shqiptarëve, e cila nuk do të shuhet kurrë.

Shqipërinë nuk e shpërbëri dot as Beogradi e as Moska; dhe Shqipëria sot ka hyrë në një proces të të ri kombetar, me shtetin e dytë shqiptar të pavarur, Kosovën. Dhe këtu filloi fenomeni i ri i shqiptarisë.

Dhe…

Historia do vijojë po kështu, deri në bashkimi e plotë të shqiptarisë.

POSTIMET E FUNDIT