Sa keq u ndjeva kur pashë fotot dhe videon kur shfaqeshin këmbët e të rinjëve duke shkelur, grisur e djegur flamurin shqiptar, flamurin kombëtar.
Kjo ngjarje e pa parë e dëgjuar më parë edhe nga antishqiptarët e deklaruar arriti kulmin dy ditë më parë, në Kosovë
E kishim paralajmëruar.
E kishim pritur!
Sepse, vetë liderët, udhëheqës e mashtrues, vetë Albin Kurti na ka shfaqur me dhjetra video duke ngrenë supë e çorbë me hoxhallarë të paguar nga serbët, turqit e shtetët arabike islamike.
Kjo është temë tjetër që lidhet me devijimet kombëtare, veçanërisht me të ardhmën e kombit dhe vendin e saj në BE.
Por të komentojmë ngjarjen dhe gjestin antishqiptarë.
Djegia apo grisja e flamurit kombëtar shqiptar në Kosovë, shkelja me makinë disa herë, është një akt shumë i rëndë dhe thellësisht i dhimbshëm për çdo shqiptar, kudo që ndodhet, në çdo cep të botës.
Kjo sepse flamuri nuk është thjesht një copë pëlhurë siç është dëgjuar rë domë nga disa hoxhallarë me zë w figurë, por është një simboli më i rëndësishëm i përbashkët i historisë tonë mijra vjeçare, i sakrificave dhe unitetit të një kombi të ndarë padrejtësisht.
Një gjest i tillë ndodhi në Kosovë!
Pikërisht në vendin ku gjaku shqiptar është derdhur për liri, dhe ku mikpritja e Shqipërisë gjatë luftës për çlirimin e saj nga Serbia, është ende e gjallë në kujtesën e shumë familjeve. Kjo ngjarje e rëndë, e ska më të rëndë, është shenja më shqetësuese e një çoroditjeje identitare, mungesë vetëdijeje historike, apo ndoshta ndikimi i narrativave përçarëse nga jashtë apo nga brenda.
Kërkohet reflektim. Sepse politika përçarëse serbe, inflitrimet e agjenturave veçanërisht ato islame po na lajmërojnë të harrojmë të shkuarën, duke rrezikuar seriozisht të ardhmën.
Një komb që nuk e respekton flamurin e vet, është në rrezik të humbasë vetveten.
A do të ishte më mirë që në vend të flamurit, të digjej urrejta, injoranca dhe përçarjet?!
Flamuri shqiptar duhet të valojë me krenari në çdo cep ku rreh zemra shqiptare, si simbol bashkimi, jo përçarjeje.
Ndaj është momenti të reflektojmë pa hakmarrje…
Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtës ligjor i ish-shefit të qarkullimit Ardian Isufi, ka publikuar një video të re në përpjekje për të mbrojtur klientin e tij, i cili është përfshirë në një incident të rëndë dhune ndaj një kamerieri 18-vjeçar në Vlorë. Në pamjet e publikuara, sipas avokatit, shihen momente tensioni dhe një grup personash që, sipas tij, kanë ushtruar dhunë ndaj Isufit pas incidentit brenda lokalit.
“Ardiani i ka dhënë vetëm dy shpulla djalit, por më pas është dhunuar nga rreth 15 persona jashtë lokalit. Në video dallohen qartë personat që e kanë sulmuar me mjete të forta,” u shpreh Cakrani për mediat.
Ai akuzon publikun dhe mediat për fokusin vetëm në njërën anë të ngjarjes dhe kërkon nga Policia e Shtetit që të identifikojë dhe ndalojë personat që kanë ushtruar dhunë ndaj klientit të tij.
Në video nuk shfaqet momenti i goditjes së Isufit ndaj kamarierit Ron Balaj, por dallohet një përplasje fizike jashtë lokalit mes disa individëve. Cakrani nuk komentoi dhunën e Isufit ndaj të miturit, duke e quajtur atë një “incident të nxitur nga keqkuptimi”.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta publike, ndërsa vetë Ardian Isufi është pezulluar nga detyra dhe ndodhet në spital për shkak të dëmtimeve të marra në konflikt. Organi i akuzës ka nisur hetimet për të dyja palët e përfshira në incident.
Ai fitoi statusin e tij mitik falë sekretit që rrethonte bazën – dihej që objekti ekzistonte për dekada, por pothuajse nuk kishte regjistrime ose fotografi nga brendësia e tij.
Por falë pilotit Danijel Boroviç, i pari që fluturoi mbi Kroaci me një avion MiG-21, ishte e mundur të eksplorohej ky objekt në tërësinë e tij, me udhëzimin e një personi që shërbeu në të për dhjetë vjet.
Ky tur është dokumentuar në një video në kanalin Codex Militaria, të cilin mund ta shikoni në linkun më poshtë. Në video, Boroviç drejton turin dhe përshkruan mënyrën se si operohej baza, dhe aty ku është e mundur, video kombinon pamje aktuale dhe arkivore. Në fund, intervistohet edhe një pilot tjetër që fluturoi me Mig-21, Ivica Ivandiç.
Objekti u ndërtua sipas modelit të aeroporteve më të vogla suedeze. Suedia, ashtu si Finlanda, miratoi një sistem të decentralizuar aeroportesh të fshehura si mbrojtja më e mirë kundër agresionit të mundshëm nga Bashkimi Sovjetik. Decentralizimi nënkuptonte se ishte e vështirë të eliminohej i gjithë aviacioni në një sulm të parë, i cili ishte një strategji e zakonshme e çdo sulmuesi në Luftën e Dytë Botërore dhe më gjerë.
Hapja e bazës siguroi mbrojtje jo vetëm nga armët konvencionale, por edhe pjesërisht nga armët atomike, të cilat supozohej se ishin përdorur në ato vite.
Duke përdorur këtë qasje, aviacioni i shtetit mbrojtës duhet të ruhet dhe të jetë në gjendje t’i rezistojë një sulmuesi superior. Meqenëse Suedia nuk ishte pjesë e NATO-s, bashkëpunimi ushtarak me Jugosllavinë ishte i mundur dhe këto ide erdhën edhe në rajon.
Megjithatë, Zheljava kishte një koncept të ndryshëm nga origjinali suedez. Sigurisht që nuk e pranoi idenë e decentralizimit të aeroportit, pasi ishte i vetmi i këtij lloji. Në vend të një skuadroni, siç ishin mësuar bazat suedeze, ai u ndërtua për tre dhe teorikisht mund të akomodonte deri në 60 avionë.
Ndërtimi filloi në vitin 1954 dhe u përfundua në vitin 1968, në fshehtësi dhe duke përdorur kryesisht komponentë dhe produkte vendase, rreth 90 përqind. Objekti i përfunduar ishte monumental – 3,500 metra tunele nëntokësore, një pjesë e mirë e të cilave ishte 20 metra e gjerë dhe 8 metra e lartë. Çdo skuadron kishte tunelin e vet ku strehoheshin dhe shërbeheshin aeroplanët, dhe daljet çonin në tre pista, me dy të tjera tërthore që përdoreshin në varësi të kushteve të motit.
Ka detaje të panumërta interesante rreth Zheljavës. Nga mënyra se si janë ndërtuar dyert e blinduara në hyrje, te punëtoritë, rezervuarët e karburantit, e deri te aspekte të jetës së një piloti, siç janë problemet mjekësore që shkakton fluturimi i shpeshtë e të ngjashme.
“Edvin, a ke ndonjë koment?” Kjo është thirrja direkte që i ka bërë ish-Kryeministri Sali Berisha, kreut të Qeverisë Edi Rama, lidhur me akuzën e rëndë se ka qenë i dënuar me burg në Francë në mars të vitit 1993.
“Edvin, e ke me zë dhe figurë akuzën nga Gjergji Thimo për burgun që ke bëre si trafikant ikonash, – i drejtohet Berisha, Ramës. – Ky është dhe numri yt në birucat e burgut të Parisit: AL 1961138/A. A ke ndonjë koment?”
Ky shigjetim i fortë publikisht nga Berisha, ka ardhur pasi koleksionisti Gjergji Thimo solli prova me dokumente në emisionin “A Krasta Show”, se Rama ishte dënuar në Francë pikërisht për vjedhje ikonash me vlerë të pallogaritshme.
Por çfarë tha, cila ishte akuza e Gjergji Thimos, viktimë e raprezaljeve të Ramës ndaj tij si koleksionist ikonash, vite më parë?
Akuza dhe videoja në fund:
Gjergji Thimo: Rama, një njeri i spikatur në vjedhjen e trashëgimisë kulturore shqiptare, në shkatërrimin e trashëgimisë kulturore dhe sidomos të artit ikonografik shqiptar. I spikatur, sepse kemi një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj këtij Kryeministri, për këtë masakër, sepse i pari ka qenë ish-Kryeministri Fatos Nano që ka thënë, dihet publikisht “…e mora këtë njeri, shëtiste me thonj të paprerë dhe shiste ikona të vjedhura në kishat shqiptare…”
Dhe nuk ia bëri një njeri sidokudo këtë akuzë, ia bëri një Kryeministër, që kishte informacione të klasifikuara, kishte Shërbimin Informativ etj. Fatos Nano duhet të thirret i pari këtu nga Prokurori i Përgjithshëm: ku e ka gjetur këtë burim?
Kemi kohët e fundit, dy deklarata shumë të forta prapë jo nga një njeri sidokudo: nga këshilltari i Angela Merkel i CDU, Martinez. Ai e pyet direkt: “Edi Rama, a ke qenë i dënuar për ikona të vjedhura në vitin ’94?!”
Përgjigja qe heshtje, heshtja është kodi i Mafias, ndaj është ky, sepse është i tillë.
Kalojmë në anën tjetër, në vitin 2013. Një grup parlamentar i drejtuar nga i ndjeri Sokol Olldashi u ngrit dhe hetoi Ramën kur ishte Ministër i Kulturës e shpuri 150 ikona të artit ikonografik… ishin perla. Nuk po flasim sa miliona euro bëjnë, ishte zemra e artit ikonografik dhe në pyetjen që i ndjeri Olldashi i bëri Ramës se çfarë dinte për ikonat këtu, ai u përgjigj fare shkurt: “Nga Gjermania i nisa për në Francë” dhe sot e kësaj dite nuk janë kthyer këto ikona në Shqipëri.
… E nisi me Gjergji Thimion. Se ky është një njeri i spikatur me vjedhjen e këtij arti se këtu e nisi karrierën ai. Dhe unë i kam thënë, gjatë kohës që kam pasur marrëdhënie shumë të mira me Koço Kokëdhimën – edhe me Edi Ramën – se më ka çelur ekspozitën e parë ikonografike shqiptare në 22 nëntor në Muzeun Historik Kombëtar, gjatë një konflikti që ka pasur Edi Rama me atë, Koço gjithmonë e akuzonte, dhe unë i thashë që… Ai ka qenë i dënuar, tha, është burgaxhi.
Nuk ia kam vënë veshin shumë herë në atë kohë, megjithatë unë arrita të siguroj informacion.
Ne kemi një kryeministër që kur pyetet a je ndaluar apo je burgosur, ai thotë jo! (Gjergji Thimio tregon dokumentin para kameras)
Kemi një kryeministër që aktivitetin e tij shoqëror dhe politik e nis nga viti 1988 si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Dy. Kemi një Kryeministër që qëllimisht nuk vë aktivitetet e tij shoqërore dhe politike, kurse në këtë CV-në e tij thotë se “nga viti 1993, kalon 4 vite në Paris”. Ja ku e kemi, janë shkrimet e Edi Ramës këto.
Kemi një periudhë, nga viti 1993 e deri sa vete, në 5 vjet, është periudhë që e ka fshehur.
Kemi dhe një tjetër këtu, kur e ka ndërruar emrin Edi në Edvin.
Tani, është i vetmi Kryeministër në botë –se do të dal tek pjesa tjetër që ka qenë i dënuar me burg – se ne nuk duhet të lëmë këta njerëz, kusarët të drejtojnë Shqipërinë, se Shqipëria nuk drejtohet nga kryeministra, por drejtohet nga kusarët – që ndërron emrin.
Është i vetmi Kryeministër në botë që ndërron gjeneralitetet dhe këtë e bën jo pa qëllim.
Sepse të gjithë kryetarët e bashkive i kishte burgaxhinj e ai është edhe vetë burgaxhi.
Ai ka qenë në Francë i dënuar, në burg.
Unë kam ardhur t’i deklaroj publikisht këtu, ta dijë i gjithë populli shqiptar (tregon fotografinë e Ramës) nuk është puna se kjo është një foto e tij që ka qenë në burg, që e nxori tv, Opinion, nuk dua t’i hyj fare as me Sali Berishën, as me atë, çështja ime nuk është politike.
Blendi Fevziu tha që do ta thërres timonier, do ta thërras këtej e andej, është akuzë e rëndë e të tëra. Unë prita e prita nuk më thirri njeri.
Unë e kam për detyrë qytetare që ne duhet të kërkojmë të dhëna për të shkuarën e çdo kryeministri. Ne jemi vend anëtar i NATO-s, ne duhet t’i kërkojmë llogari edhe SHBA-së edhe KE-së, sepse kështu ndërtohen ligjet e të tëra.
Edi Rama ka qenë i dënuar në Paris në mos gaboj me numrin AL 196 J 138/A. Fraksion A. Viti, mars 1993!”
Hetimet e SPAK për pasuritë dhe lidhjet financiare të ish-çiftit Ilir Meta – Monika Kryemadhi kanë hyrë në fazën finale. Sot SPAK ka nisur komunikimin e akzuave për bashkëpunëtorët e tyre.
Një ndër ta është Pirro Xhixho, babai i deputetes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.
Pirro Xhixho është thirrur nga Prokuroria e Posaçme për t’u njohur zyrtarisht me akuzat dhe provat që rëndojnë ndaj tij. Ai u pa teksa futej në ambientet e prokurorisë.
Burime nga hetimi konfirmojnë se SPAK ka administruar dokumente, kontrata financiare dhe të dhëna bankare, që dyshohet se lidhen me skema të paligjshme të pasurimit.
Sigurisht që po!
Megjithse KQZ-ja dje zyrtarisht, çertifikoi humbjen e madhe të PD-së, Berishës dhe koalicionit të tij të turpit, i cili mori më shumë se 200 mijë vota më pak se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Përse do të vazhdojnë zvarritjet?!
Edhe sa kohë do vazhdojnë ato brënda PD-së?!
Janë pyetje të thjeshta, por vendimtare për të ardhmën e saj e si pasojë e opozitës shqiptare.
Zvarritjet e mëtejsjme të PD-së nuk do të ndalën, sepse ajo nuk ka struktura. Edhe pae janë në letra, ato nuk funksionojnë sepse janë inekzistente.
Strukturat janë vetëm në letra! Edhe ato i ka emëruar siç ka dashur Berisha, ashtu siç mbushi listat e mbyllura duke bërë deputet plot 42 mediokër, thjeshtë kamikazë të tij, e jo të PD-së apo demokratëve.
Hapja e kutive pikërisht aty ku deshi vetë PD-ja, e nxorri zbuluar vetë atë, dhe nuk doli asnjë gjurmë pretendimesh!
Alibitë ranë.
Automatikisht duhet zbatuar neni 46 i statutit, ose “neni Basha”, tani menjëherë sapo mbaroi çertifikimi i rezultatit nga Kolegji Zgjedhor.
Juridikisht, Berisha nuk është më kryetarë i partisë, sepse e shkarkon direkt neni që kanë miratuar vetë dhe që e kanë depozituar në rregjistrin e partive politike me tre vendime gjykatash!
Berisha, në zbatim të nenit 46, nuk ka në dotë as të rrijë as të japë dorëheqje! As nuk mumd të kandodojë më në zgjedhjet e radhës të kryetarit! Kjo është taksative.
“Fati” i njërit prej nën/kryetarëve të PD-së, të zëvendësojnë rolin e Bashën së dikurshëm, të përsëritet historia në PD-në e marrë peng!
Pse duhet pretenduar se nuk ka më zvarritje, kur dëgjon artikulime idiotësh në PD se Berisha nuk duhet të largohet?!
Po a do largohet ndonjëherë, qoftë edhe për shkak të moshës, apo përballjes me drejtësinë?!
Përse kanë frikë, apo nuk arrijnë ta përceptojnë se po do mbetët kështu, edhe 10 vite pasi të ndërroj jetë prej zotit Sali Berisha, PD-ja nuk bashkohet, nuk bëhet alternativë pushteti?!
Ju demokratë të zgjedhur të Berishës, po e zvarrisni më tej situatën, duke u bërë me qëllim apo nga frika bashkëfajtor në shkatërrimin e opozitës.
Zvarranikë të poshtër!
Ka ndodhur ajo që s’pritej, Kodi i ri Penal shqiptar ka shënuar një nga kapërcimet më… anatomiko-ligjore në historinë e jurisprudencës moderne. Në nenin 767, ligji ka zgjedhur të mbrojë një organ të vetëm nga e gjithë trupa njerëzore, vaginën.
Po, nuk është as metaforë dhe as lapsus, Vagina është e përmendur me emër dhe me përparësi në ligj. Në rast dëmtimi të saj, dënimi mund të arrijë deri në 12 vjet burg. Qoftë edhe pa dashje. Edhe nëse bëhet fjalë për një episod intim, të pëlqyeshëm, por që përfundon me ndonjë “kafshim artistik”. S’ka rëndësi! Vagina e ka mbrojtjen me vulë të shtetit shqiptar.
Por ndërkohë… çfarë ndodh me zemrën? Me mëlçinë? Me mushkëritë? Me stomakun, shpretkën, trurin, palcën kurrizore, madje edhe me kockat? Asgjë. Ligji hesht. Ligji i injoron. Është si të thuash: “Nuk ka rëndësi nëse të shpohen mushkëritë, por ama mos e prek vaginën!”
Zemra, organi më jetik që pompon gjakun 100 mijë herë në ditë, asnjë fjalë për të. Mëlçia që përpunon helmet e jetës shqiptare, zero interes ligjor. Mushkëritë që përthithin ndotjen e qyteteve tona, pa mbrojtje penale. Por vagina? Objekt i dashur penal, i përkëdhelur me nen të dedikuar.
Kjo përzgjedhje “medicinale” e ligjvënësve tanë të kujton një pyetje klasike: Kush i harton këto ligje dhe çfarë lexojnë ata para se të flenë? Traktate mjekësore… apo romane erotike?
Për më tepër, vetë mënyra si është formuluar neni nuk qartëson qëllimin: A flasim për dhunë seksuale? A flasim për incidente të rënda mjeko-ligjore? Apo thjesht për çdo episod me kontakt fizik të padëshiruar, të interpretuar pas ndodhive intime? Kjo paqartësi krijon një precedent rrezikshëm, ku një mashkull, qoftë partner, bashkëshort apo edhe mjek mund të përfundojë në burg thjesht sepse ka prekur një territor tashmë të “shenjtëruar” nga ligji.
Mos u çudisni nëse në të ardhmen do të duhet një licencë speciale për të afruar buzët apo duart pranë këtij organi. Ligji do jetë aty, i gatshëm me shkopin penal në dorë, por kurrsesi me logjikën në kokë.
Duket se po shkojmë drejt një të ardhmeje ku do të jemi të detyruar të bëjmë “kontratë noteriale për çdo pozicion seksual”, me klauzola që thonë, “Në rast kontakti me vaginën, palët pranojnë rrezikun penal me vetëdije të plotë.”
Në vend që drejtësia të ishte e drejtë për të gjithë për të gjitha organet, për të gjitha viktimat, për të gjitha dhimbjet ajo është kthyer në një kod anatomik ku një pjesë e trupit trajtohet si kishë, dhe pjesët e tjera si banalitete biologjike.
Në këtë republikë të neneve kreative, vagina ka marrë statusin e mbrojtjes penale. Ndërsa zemra, ajo që thyhet çdo ditë nga padrejtësia, vazhdon të vuajë në heshtje pa nen, pa mbrojtje, pa drejtësi.
Kjo është një skulpturë jashtëzakonisht mbresëlënëse prej rëre, e cila duket se është frymëzuar nga “Pietà” e famshme e Michelangelo-s – një skenë e fuqishme që paraqet Virgjëreshën Mari duke mbajtur trupin e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.
Detajet në këtë skulpturë janë të jashtëzakonshme, veçanërisht duke pasur parasysh që është punuar me një material kaq të paqëndrueshëm si rëra. Fytyrat, lëvizjet e trupit dhe drapëria e veshjeve janë punuar me një ndjeshmëri dhe përkushtim të thellë artistik. Ekspresioni i fytyrës së Marisë bart një ndjenjë të qartë dhimbjeje dhe qetësie, ndërsa trupi i Krishtit paraqitet me një realizëm prekës dhe solemn.
Kjo vepër është më shumë se thjesht një skulpturë rëre – është një dëshmi e fuqishme e talentit artistik dhe përkushtimit shpirtëror. Të krijosh diçka kaq të fuqishme dhe kalimtare mbi rërë është një formë arti që kombinon mjeshtërinë me përulësinë përballë kohës dhe natyrës.
“Akademia Kombëtare e Doktrinës Konservatore ALBANIA”
Simposium i 13 u realizu dje në Tiranë në përkujtim të protagonistëve të 82 Vjetorit Mukja 1943
Kuvëndi Kombëtar Mukja 1943 është parimi për, zhvillim historik kombëtar post katër ngjarjeve Historike të Kombit tonë Albano Shqiptar.
1 – Lidhja Prizrenit 10/06/1878
2 – Shpallja e Pamvarësisë 28/11/1912
3 – Shpallja e Monarkisë Kushtëtuese 02/09/1928
4 – Shpallja e Bashkimit Kombëtar Mukje 02/08/43
“AKDKA” Eshtë organizim Konservator për ruajtjen e vlerave të Gjuhës Amtare, familjes, traditës, pronës dhe Kombit të Bashkuar Alban në Europën tonë Kristiane.
“AKDKA” mban strukturë indipendente të plotë brënda statutit të Partia Kombëtare Konservatore Albania.
“AKDKA” Ka Presidencë të pamvarur, drejtohet vetëm nga Prof. Dr. të Shkencave, përjashtim bën një rast kur një nën/presidentët vjen dhe zgjidhet nga të përndjekurit Politikë të Rregjimit Diktatorial.
“AKDKA” është strukturë e gatëshme në çdo rast për qeverisje konservatore të mirë me akademikë, pra ne kemi qeveri oponente Hije anti doktrinës Majtiste Marksiste.
“AKDKA” Është themeluar më 20/02/2017 tëtë vjet më parë.
President u zgjodh Prof. Dr. As. Enriko Ceko.
Zv/ president. Prof. Dr. Sabri KADRIU
Zv/ president Prof. Dr. Kolonel Elmaz LECI
Zv/president Prof. Dr. As. Stavri TTRAKO
Zv. Presidente Av. Klarita MARKU
Sekretare e përgjithëshme Znj. Marinela Petro.
“AKDKA” ka katër zëvëndës president/e, sekretar të përgjithshëm me mandat 9 vjeçar pa të drejtë rizgjedhje, ky mekanizëm votimi rifreskon “AKDKA” e cila mblidhet si rregull me detyrim dy herë në vit në muajt Korrik “Marveshja e Mukjes” dhe në Janar ditëvdekjen e heroit kombëtar Gjergj Gjon Katolik Kastrioti Skandërbeg i biri i Vojsava Pollogu llirida Ortodokse.
“AKDKA” mbështetur në teori praktike 02/03/1444.
Beslidhja Lezhë ( Bashkë jemi më të Fortë ) bën organizimim, programim, promovivim të lidershipit konservator, është organizëm parashtrimi politik për qeverisje të mirë. Ne i themi jo politikës, tritol, vrasëse burgosëse, përjashtuese, ne vizionojmë të ardhmen dhe kujdesin në bashkim Kombëtar që flasin gjuhën Shqipe të paktën njëri nga pridërit e një të linduri Shqiptar.
“AKDKA” Kujdeset për 160 825 Km2 Ne ashtu kemi obligim të promovojmë doktrinë konsevatore për 25 Milion Albanë kudo ata e ato janë rezident. Ne nuk pranojmë një Shqipēri shumëkombëshe, ne jemi kundër asimilimit tē etnisë Albane, ne jemi kunder pilitikës Soriste që degjeneron qytetarinë e Europës.
“AKDKA”
TlRANA-ALBANIA njeh një Gjuhë një Komb një Etni
Ne kemi përjashtuar dhe e kemi larguar nga Akademia në simpoziumin 12 Prof. Dr. Nexhmedin Spahiun (Mitrovica) me motivacion si anti Shqiptar
sepse ky personazh punon për “Kombin Kosovar” dukevnxitur dasi midis etnisë Albsne në Rajon.
Kombi Shqiptar asht një dhe i pa ndarë. Ne kemi një simbol, vetëm një, Flamurin KUQ E ZI të atletit mbrojtës të Europës kristiane Gjergj Gjon Kastrioti Skandërbeg.