Kreu Blog Faqe 136

Sheik Celibashi i KQZ-së së Edi Ramës, 3 tendera pa garë klientit të “Rilindjes” Renis Tërshana

0

Ilrijan Celibashi dikur një nga eksponentët e Partisë Socialiste dhe aktualisht kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve njihet për afera të shumta korrupsioni dhe dëmtimit të procesit të zgjedhjeve të paktën 4 vitet e fundit. Askush nuk ka arritur ta kallëzojë penalisht në SPAK të paktën mbi tenderat korruptivë që ai i jep oligarkëve dhe klientëve të lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me Partinë Socialiste.

Vetëm në këtë vit zgjedhor Ilirjan Celibashi i ka dhënë tre tendera pa garë në vlerën e mbi 205 mijë eurove klientit të “Rilindjes” Renis Tërshana nëpërmjet kompanisë së tij “R & T” sh.p.k.

Ja tre tenderat që Ilirjan Celibashi i ka dhënë klientit të “Rilindjes” Renis Tërshana:
1- “Shërbim për ngritjen e sistemit për regjistrimin e procesit të numërimit të votave në VNV, VNVJ dhe transmetimit në kohë reale në KQZ” me vlerën e 149,983,980 milionë lekëve të vjetra.

2- “Shërbime TIK live vote 2025 për brenda dhe jashtë vendit” me vlerën e 21,794,333 milionë lekëve të vjetra.

3- “Shërbim dhe materiale për përgatitjen e kamerave në QV, për zgjedhjet e vitit 2025” me vlerën e 33,787,340 milionë lekëve të vjetra.

Përkatësisht të tre tenderat e sipërpërmendur janë  dhënë pa garë në shkelje të ligjit për Prokurimet Publike ku vërehet re një standart i dyfishtë nga ana e Ilirjan Celibashit duke pasur parasysh se kompanitë e tjera që kanë fituar tenderat në këtë vit zgjedhor kanë pasur proçedurat e prokurimit në garë të hapur duke u zbatuar parimi i konkurrencës. Ndërsa për klientin e “Rilindjes” Renis Tërshana Celibashi është mjaftuar duke bërë negocim mbi terma reference me Renis Tërshanën e “R & T” sh.p.k. dhe aksionerin e Bankës Credins.

Zërat për kryetar në PD, Ilir Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës?

0

Kandidati i PD që ngeli jashtë Kuvendit në zgjedhjet e 11 Majit pavarësisht numrit të lartë të votave, Ilir Alimehmeti është pyetur nëse do të përfshihej në një garë të mundshme për kryetarin e Partisë Demokratike.

Ai nuk e mohoi këtë, duke shtuar se fillimisht duhet të ketë garë brenda PD.

“Fillimisht, duhet të ketë garë. Duhet të ketë dëshirë dhe vullnet politik për garë, për ndryshim. Por, kur shikoj 2027, them se kandidatët për kryetarë bashkie duhet të jenë të mirë. E pamë në vitin 2023: u performua më mirë atje ku u përfaqësuam më mirë”, tha Alimehmeti.

Ai ka kërkuar që në Shqipëri të zbatohet modeli perëndimor për situatën brenda selisë blu.

“Ka dy lloj modelesh se si zgjidhen këto punë: në Lindje dhe në Perëndim. Në Shqipëri pritet me thikë, dikush del dhe dikush hyn. Duhen parë kontributet që janë dhënë në parti dhe për këtë duhet të kesh garantor të këtyre kontributeve. Shtetet perëndimore bëjnë këtë: përgjatë kohës që dihet që dikush do të ikë nga puna se po i afrohet mosha e pensionit, vendoset një i ri që një vit para. Janë të dy bashkë dhe kompetencat kalohen gradualisht. Në këtë mënyrë, në fund nuk ka krisje të fortë, por situata ecën para në mënyrë të butë. Në Shqipëri nuk e kemi parë këtë variantin perëndimor”, shtoi Alimehmeti.

Emri i Ilir Alimehmetit lakohet sa herë ka zgjedhje në parti apo jashtë saj. Ai është i mendimit se demokratët nuk janë gati për një garë elektorale të parakohshme, ndërsa këmbëngul se ka ardhur koha për ndryshim të sistemit zgjedhor, i cili la jashtë Parlamentit më të votuarit nga populli – njëri prej tyre ishte dhe vetë ai, të cilin sistemi e penalizoi.

Mjeku i njohur rezultoi ndër kandidatët më të votuar të PD në Qarkun e Tiranës, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, teksa u votua nga 18 125 qytetarë.

Por pavarësisht nga ky rezultat, ndër demokratët më të votuar krahas Jorida Tabakut (20 565 vota), Ilir Alimehmeti mbeti jashtë Parlamentit të ardhshëm, pasi nga lista e hapur PD siguroi vetëm 1 mandat në Tiranë. Ishte pikërisht Tabaku ajo që fitoi garën kokë më kokë me Alimehmetin.

Edi Rama ka dosje për kryebashkiakët, nuk guxojnë ta kundërshtojnë

0

Ilir Alimehmeti, thotë se kryeministri Edi Rama ka marrë në dorë të gjitha bashkitë kundër ligjit dhe autonomisë vendore.

”Megjithatë kjo PS ka frikë ta bëjë këtë se ka rënë autonomia vendore dhe bashkitë janë marrë në dorë të gjitha nga kryeministrit. Si mundet kryeministri të shkarkojë drejtorët? Nuk e lejon ligji. Rama e kreu veprën e vet kundra ligjit dhe kundër autonomisë vendore. Vendimet i mirë si një diktaturë lindore. Ligji komandon shumë qartë sesi emërohen drejtorët”.
Nga ana tjetër, ai thotë se Rama ka dosje për kryebashkiakët dhe ata nuk guxojnë ta kundërshtojnë. “Pse nuk e bën me shkresë Rama? Se i duhet të shkruajë bazuar në ligjin kaq e aq. Ku do ta gjejë Rama? Nuk e ka dhe përdor fijen e trembjes se ka dosje për gjithsecilin prej tyre. Ka fije që i lidhin dhe është i qartë që po të thotë diçka, ato nuk guxojnë”, tha Alimehemti.

Ministri Manja prezanton draftin e kodit të ri penal

0

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja prezantoi të premten draftin e kodit të ri penal, puna për të cilin ka nisur me grupet e ekspertëve që nga 2019.

Manja u shpreh se kodi i ri penal është domosdoshmëri në kuadër të ndryshimeve të sistemit për shkak të reformës në drejtësi dhe procesi i integrimit evropian që kërkon përafrimin me standardet më të avancuara evropiane dhe ndërkombëtare.

Ministri Manja bëri me dije se drafti i kodit të ri penal do të jetë nga sot për konsultim publik.

“Kodi i ri penal do te duhet te kete si baze kushtetuese, Kushtetuten e vitit 1998 ( Kodi aktual ka Ligji për Dispozitat Kushtetuese të vitit 1991) qe solli një rend kushtetues të ri, ku të drejtat dhe liritë themelore te njeriut janë në themel të sistemit juridik.

Zhvillimi dinamik i marrëdhënieve shoqërore dhe teknologjike ka sjellë forma të reja kriminaliteti që kërkojnë përgjigje të qarta dhe të përshtatshme penale.

Reforma në drejtësi e vitit 2016 ka rikonfiguruar thellësisht sistemin institucional, duke bërë të domosdoshëm rishikimin e normës materiale penale.

Reflektimi i jurisprudencës së Gjykatës sonë Kushtetuese, praktikës së pasur të Gjykatës së Lartë, gjykatave të zakonshme.

Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian kërkon një përafrim të plotë të Kodit Penal me acquis-in e BE-së, direktivat, konventat evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe jurisprudencën e GjEDNj-së.

Kodi aktual nuk i përgjigjet më sfidave të kohës dhe zbatimi i tij paraqet vështirësi reale për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët. Riformatimi konceptual dhe strukturor është jo vetëm i domosdoshëm, por i pashmangshëm.

Në këtë kuadër, puna për të pasur një draft të ri të Kodit Penal nga një grup pune i kryesuar nga prof. Rakipi kishte filluar që në vitin 2019, por vetëm në shkurt të 2023, Ministri i Drejtësisë e ngarkoi zyrtarisht këtë grup pune të pavarur dhe profesional, me ekspertë të njohur të fushës penale, nën drejtimin e prof. Arben Rakipit, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, për të hartuar këtë projekt të Kodit të Ri Penal që nga sot do jete per konsultim publik.

Është shumë e rëndësishme të theksoj se ky draft nuk është produkt i Ministrisë së Drejtësisë apo i qeverisë.

Ministria e Drejtësisë ka pasur dhe do të ketë deri në fund vetëm rol organizues dhe mbështetës, ndërsa autorësia intelektuale dhe përmbajtja teknike e draftit është dhe do të mbetet krejtësisht në pronësi të grupit të punës në çdo fazë të konsultimit publik. Pasi të ezaurohet faza e brendshme e konsultimit publik, drafti do të duhet të marrë vulën e certifikimit në Bruksel dhe vetëm atëherë Ministria e Drejtësisë dhe qeveria do të vijojnë me procedurat e miratimit parlamentar me shumicë të cilësuar, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit”, tha Manja.

Vasil Tole, Simfonia ‘Albanoi’, Koha e IV-të: Heng / Revelry, ringjallje shpirtërore, ‘dialog i heshtur’ me Çesk Zadenë

0

Punoi: Qamil Gjyrezi

Sejcila kohë e simfonisë ‘Albanoi’ është dedikuar një figurë influencuese në jetën apo karrierën e kompozitorit Vasil Tole. Koha e IV-të Heng/Revelry Finale i është dedikuar kompozitorit të madh shqiptar Çesk Zadeja. Vasil Tole e vlerëson Zadenë si fenomeni muzikor shqiptar. Tole shkruan për veprën e tij vëllimore: “Çesk Zadeja në muzikën shqiptare (jeta dhe vepra) ”: “Ky libër i kushtohet Çesk Zadejës, kompozitorit dhe personalitetit më të rëndësishëm të muzikës shqiptare, pa rolin, veprimtarinë dhe krijimtarinë e të cilit nuk mund të kuptohet muzika profesioniste shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XX, e më pas” 1. Kompozitori i dhe profesori madh Çesk Zadeja ka patur një ndikim të madh për formimin artistik dhe kompozicional të kompozitorit Vasil Tole. Zadeja krahas teknikave të kompozicionit dhe formimit artistik, ka ndikuar edhe tek filozofia, estetika, mendësia dhe e ardhmja e simfonisë shqiptare tek Vasil Tole. Zadeja për Vasil Tolen, nuk ka qenë thjeshtë pedagogu i kompozicionit, por edhe psikolog, sociolog, kulturolog për të ardhmen e akademikut Tole. Kompozitori Çesk Zadeja, i njohur si “babai i muzikës shqiptare serioze”, përbën një gur themeli në ndërtimin e shkollës kombëtare të muzikës në Shqipëri gjatë shekullit XX-të. Si themelues i estetikës moderne muzikore shqiptare, Zadeja ishte një ‘udhërrëfyes’ i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin e formave të reja muzikore në vend, por edhe për formimin e brezit të ri të kompozitorëve, ndër të cilët një nga më të shquarit është akademiku dhe kompozitori Vasil Tole. Në vitet e para të formimit të tij profesional në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, Vasil Tole pati fatin të jetë student i Çesk Zadesë, një përvojë që do të linte gjurmë të thella në zhvillimin e tij artistik. Zadeja, me përvojën e tij të gjerë në përdorimin e elementëve të folklorit shqiptar në një gjuhë muzikore të stilizuar, i transmetoi Toles një qasje të thellë ndaj strukturës, tematikës dhe logjikës kompozicionale.

1. Ndikimi në konceptin për muzikën shqiptare. Metodologjia dhe analiza e formës.
Zadeja ndikoi ndjeshëm në formimin e ndjeshmërisë kombëtare dhe moderne të Toles. Përmes shembullit të vet krijues, ai i mësoi atij sesi të ndërtohet një gjuhë kompozicionale që është njëkohësisht shqiptare dhe universale të ruhet ADN-ja kulturore e traditës muzikore shqiptare, por të shprehet me mjete bashkëkohore. Në aspektin teknik, Zadeja ishte rigoroz në analizën formale dhe në përkushtimin ndaj zhvillimit të temave dhe motiveve muzikore. Kjo metodë analitike, që përfshinte përpunimin tematik, ndërtimin kontrapunktik dhe ekuilibrin orkestral, u përvetësua dhe më vonë u zgjerua nga Vasil Tole, sidomos në veprat simfonike të tij, si Simfonia “Albanoi”, ku ndihen jehonat e shkollës së Zadesë në thellësinë strukturore dhe gërshetimin inteligjent të motiveve folklorike. Kompozitori Tole është edhe një etnomuzikolog me shumë vlera. Ai ka gërshetuar në disa vepra të tij motivet folklorike dhe ka ruajtur traditën muzikore shqiptare, por të shprehur me mjete bashkëkohore.

2. Trashëgimia dhe ‘tejkalimi’ i modelit dhe trashëgimia artistike.

Edhe pse ndikimi i Zadesë është i pranishëm, Vasil Tole nuk mbeti një ‘imitues’ i thjeshtë i stilit të tij. Përkundrazi, ai arriti ta tejkalojë modelin përmes një kërkimi të ri semiotik dhe psikoanalitik në muzikë, duke futur koncepte moderne të analizës muzikore dhe duke thelluar dialogun mes traditës dhe bashkëkohësisë. Vepra e Toles shfaq një pjekuri të veçantë ku dialogu me Zadenë është i heshtur, por gjithnjë i pranishëm. Sot, Vasil Tole është jo vetëm një nga kompozitorët më të shquar të muzikës shqiptare moderne, por edhe një nga mendimtarët më të rëndësishëm muzikologjikë të vendit. Ai e ka pranuar vazhdimisht ndikimin themelor të Çesk Zadesë në rrugën e tij krijuese, duke e vlerësuar atë si një figurë që nuk i mësoi vetëm teknika, por mbi të gjitha, si të mendonte njëkohësisht muzikalisht në mënyrë shqiptare dhe ndërkombëtare.
Koha e IV-ët, me titullin “Heng / Revelry”.


Koha e IV-ët, me titullin “Heng / Revelry”, përfaqëson kulmin emocional dhe ceremonial të Simfonisë Albanoi, si një rit final kolektiv, ku pavetëdija arketipore shqiptare merr trajtën e një gëzimi të sublimuar, ritualistik dhe mitik. Titulli “Heng” është një referencë direkte ndaj formës tradicionale të argëtimit në muzikën shqiptare, me rrënjë në ahengun qytetar, por edhe në ritet popullore festive të dasmës, lindjes, festave të motmotit. Në anglisht është përkthyer si “Revelry”, festim, dëfrim, por nënkupton më shumë: një ‘transmetim kolektiv i gëzimit pas vuajtjes’, një ringjallje shpirtërore. Koha e IV-të ‘Heng’ dallohet nga një ritmikë energjike dhe e ngjeshur. Ritmika është në formën dhe përmbajtjen e kësaj kohe. Orkestracion masiv dhe dinamik. Tole e ka orkestruar këtë kohë, me qëllim përfshirjen, timbrikën e të gjithë instrumentave dhe ka element muzikor masiv. Në këtë kohë meloditë folklorike janë transformuar me shumë shije dhe teknika kompozicionale. Poliritmi i pasur me ndikime nga vallet tradicionale shqiptare (p.sh. vallja e Tropojës, e Labërisë, ose motive dasmore të transformuara). Përplasje mes metrikave tradicionale dhe lëvizjeve moderne në stilin e Bartók ose Stravinsky (p.sh. Sacre du Printemps), por me ngjyrë shqiptare. Riti i Pranverës (frëngjisht: Le Sacre du printemps) është një vepër baleti dhe koncerti orkestral nga kompozitori rus Igor Stravinsky. Përdorimi i grupit të perkusioneve në mënyrë kulmore, daulle, tupanë, triangelë, instrumente me rezonancë rituale. Instrumente frymore folklorike (ose timbrikë që i imitojnë ato) ndërthuren me orkestrën simfonike për të krijuar një zë të gëzimit tradicional, por të modernizuar. Tema që mund të evokojnë këngë dasmore, urime, vallëzimi nuses, por të rishkruara në një gjuhë moderne orkestrale. Mund të ketë referenca të fshehta ndaj motiveve të lahutës apo këngëve polifonike.
Interpretimi sipas psikoanalizës muzikore (Imberty, Jung):
Edhe në këtë analizë kam përdorur psikoanalizën e Imberty dhe Jung. Psikoanaliza e muzikës analizon në formë ‘shterruese’, deri në detaje jo vetëm formale, por edhe emocionale muzikën. Psikoanaliza dhe semiotika e muzikës e ndihmon muzikologjinë tradicionale, për të dalë me konkluzione më të thella për muzikën si ‘gjuhë’ dhe ndikimin tek dëgjuesi dhe studjuesit. Psikoanaliza e muzikës krijon kuptime të reja, për muzikën. Në artikullin tjetër do të shkruaj edhe për, Semiotikën Gestaltin dhe empatinë muzikore tek ‘Albanoi’, me qëllim për të kuptuar më shumë për botën e brëndshme të krijuesit. Sipas teorisë Gestalt, përceptimi muzikor funksionon si përjetim i formave të plota, ku elementet (tema, ritmi, harmonia) nuk kuptohen ndaras, por si një figurë ose kontur i përgjithshëm emocional dhe simbolik. “Heng” është si kulm i pavetëdijes kolektive shqiptare. Kjo kohë paraqet një manifestim simbolik të çlirimit të energjisë së grumbulluar në tri kohët e para, nga e kaluara heroike (Epos), nga thellësia shpirtërore (Iso), dhe nga nënvetëdija rituale (Prechorus Dance). Sipas Jean-Jacques Nattiez dhe Imberty, një lëvizje finale e tillë simbolizon “arritjen e vetëdijes kolektive përmes festimit”, një lloj katarsisi psiko-social në fund të veprës. Motivet e rikthimit dhe transformimit, tipike të strukturës arkitekturore simfonike, rikthehen këtu si shenja të njohjes së vetvetes përmes rituali
Si përfundim koha IV-të e Simfonisë ‘Albanoi’ nga Vasil Tole, me titullin “Heng / Revelry”, është një lëvizje finale kulmore ku gëzimi, ritmi dhe energjia rituale kombëtare bashkohen në një strukturë muzikore Gestaltiane ku pjesët nuk janë të ndara, por formojnë një tërësi kuptimplotë, e përjetuar si njësi e vetme muzikore dhe psikologjike.
Referenca:
-Dhurata Hamzai: Vasil Tole: ‘Çesk Zadeja fenomeni muzikor shqiptar! Ata që vijnë pas janë nxënësit e tij’. Shqiptarja.com 2022
-Jean-Jacques Nattiez, Music and Discourse 1992

Përfundime:
-Koha e IV-të Heng i është dedikuar kompozitorit të madh shqiptar Çesk Zadeja.
– Vasil Tole e vlerëson Zadenë si fenomeni muzikor shqiptar.
-Zadeja i transmetoi Toles një qasje të thellë ndaj strukturës, tematikës dhe logjikës kompozicionale.
-Zadeja i mësoi atij sesi të ndërtohet një gjuhë kompozicionale që është njëkohësisht shqiptare dhe universale të ruhet ADN-ja kulturore e traditës muzikore shqiptare, por të shprehet me mjete bashkëkohore.
– Edhe pse ndikimi i Zadesë është i pranishëm, Vasil Tole nuk mbeti një ‘imitues’ i thjeshtë i stilit të tij.
Vepra e Toles shfaq një pjekuri të veçantë ku dialogu me Zadenë është i heshtur, por gjithnjë i pranishëm.
– Koha e IV-ët, me titullin “Heng / Revelry”, përfaqëson kulmin emocional dhe ceremonial të Simfonisë ‘Albanoi’, si një rit final kolektiv, ku pavetëdija arketipore shqiptare merr trajtën e një gëzimi të sublimuar, ritualistik dhe mitik.

35 vite mashtrim spektakolar, populli në mëshirë, politika në pazar

0

Shkruan Arban Murçaj

Shekulli i ri i politikës shqiptare, është pa dyshim kulmi i i pazareve për ndëshkim dhe nënshtrim të shqiptarëve. Në fakt, për më shumë se tre dekada, politika shqiptare i ka kthyer shpinën popullit deri në armiqësi.

Të fortët janë shtirur sikur po ndërtojnë jo një shtet, por në realitet kanë ngritur një një mbretëri. Kanë punuar për veten dhe rrethin e tyre të ngushtë, duke varfëruar shqiptarët.

Në këtë vend, gjithçka që është bazamenti i një shteti ligjor– drejtësia, shërbimet, dinjiteti dhe ecja me hapin e kohës, janë vetëm në letra dhe nuk kanë fare vlerë.

Ata që duhet të ishin në shërbim të kombit, luftuan vetëm për kolltukun, pasurinë dhe klientelën.

Shqiptarët e ndershëm, ata që e duan vendin pa kushte, duken sikur kanë lindur vetëm për të duruar, për të heshtur e mbijetuar.

Kjo është tragjedia e kombit tonë në këtë shekull që fluturon:

Në këtë cep të Ballkanit dashuria për atdheun ngjan të ketë ngatërruar udhë, ndërsa mashtrimi dhe hajdutëria bëhen rrugë suksesi për bosët që vijnë nga hiçi.

Një këtë vend, të jetosh me nder është sakrificë, të pasurohesh pa turp është strategji. Dhe ajo që biem dakord të gjithë është se Shqiptarët nuk lindën as të varfër, as për të vuajtur, por politika i nënshtojë me detyrim.

Pastrim parash/ Nga apartament, sipërfaqe pyjore e llogari bankare, sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit të Shqipërisë

0

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e ish-ambasadorit të Shqipërisë në Doha, Edmond Çaça, i cili akuzohet se ka refuzuar të deklarojë pasurinë dhe për pastrim parash.

Nga hetimet e organit të akuzës, ka rezultuar se ish-diplomati dhe gruaja e tij nuk justifikojnë me burime të ligjshme të ardhurash, disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në vlerë të konsiderueshme.

Prokuroria informon se ish-ambasadori Edmond Çaça, nga hetimet ka rezultuar se ka kryer veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe “interesave privatë” të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, pasi në periudhën e viteve 2014 – 2017 ka qenë subjekt deklarimi në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në Ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar dhe ka kryer fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive dhe “interesave private”.

a) Pasurinë nr.2/285, vol. 68, fq.71 dhe pasurinë nr 2/286, vol.68, fq. 72, Z.K. 8330.

b) Pasurinë nr 2/371, vol. 61, fq. 153, Z.K. 8330.

Pjesa takuese e shtetases B.C. është 10/33 e pasurisë truall, me siperfaqe 8250 m2;

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u sekuestruan pasuritë e pajustifikuara dhe padeklaruara të shtetasit E.Ç., ish-Ambasador i Republikës së Shqipërisë, Doha, Katar dhe bashkëshortes së tij, B.C.

Hetimet mbi procedimin penal nr.1838 të vitit 2019, nisën pas referimit të materialit kallëzues nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive (ILDKPI) për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim“ si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale “, parashikuar nga neni 257/a-2 dhe 287 të Kodit Penal.

Pas hetimeve të kryera, rezultoi se shtetasi E. Ç., ka kryer veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe “interesave privatë” të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal, pasi në periudhën e viteve 2014 – 2017 ka qenë subjekt deklarimi në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në Ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar dhe ka kryer fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive dhe “interesave private”.

Për sa më sipër, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është regjistruar kryesisht, procedimi pasuror nr. 07/R, i vitit 2025, në ngarkim të këtij shtetasi dhe personit të lidhur (B.C), bazuar në Ligjin nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar.

Pas hetimit pasuror të kryer dhe bazuar në analizën financiare të realizuar nga audituesi ligjor, është arritur në konkluzionin se subjekti i hetimit pasuror E.Ç. dhe personi i lidhur, nuk justifikojnë me burime të ligjshme të ardhurash, disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në vlerë të konsiderueshme.

Sa më sipër, prokuroria kërkoi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestrimin e pasurive të paluajtshme/luajtshme si më poshtë:

a) Pasurinë nr.2/285, vol. 68, fq.71 dhe pasurinë nr 2/286, vol.68, fq. 72, Z.K. 8330.

b) Pasurinë nr 2/371, vol. 61, fq. 153, Z.K. 8330.

Pjesa takuese e shtetases B.C. është 10/33 e pasurisë truall, me siperfaqe 8250 m2;

Kërkesa e Prokurorisë u gjet e drejtë nga Gjykata e cila vendosi sekuestrimin e pasrive si më sipër, cituar, me vendimin nr. 6047 akti, datë 24.07.2025.

Mali Ylber

0

Shkruan Zef Ndreka

Duket më tepër si pikturë.
Por është vepër e natyrës, kësaj artiste të madhe e të veçantë!
Natyra vazhdimisht na befason me pamje të bukura dhe të paimagjinueshme.
Ky mal gjendet në Peru.
Quhet mali Vinicunca, ose Mali Ylber.
Ngjyrat e tij vijnë nga prania e mineraleve të ndryshme që janë depozituar dhe mbivëndosur me kalimin e kohës.

POSTIMET E FUNDIT