Kreu Blog Faqe 148

Këshilli i Europës publikon rekomandimet për garantimin e lirisë së shtypit dhe mbrojtjen e gazetarëve

0

Shqipëria është e detyruar të ndërmarrë reforma në sektorin e medias për të përmbushur kriteret që kërkon Bashkimi Europian në procesin e integrimit. Ndër kërkesat kryesore janë garantimi i lirisë së shtypit, mbrojtja e gazetarëve dhe ndërtimi i një sistemi më transparent dhe të pavarur mediatik.

Në këtë kuadër, Departamenti i Gazetarisë, në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Tiranë dhe Këshillin e Europës, kanë punuar për gjashtë muaj për ngritjen e një platforme dialogu, e cila synon të identifikojë problemet ekzistuese dhe të propozojë zgjidhje konkrete.

“Shqipëria duhet të ndërmarrë një sërë reformash sa i takon medias. Kemi ambicie që procesi të mbyllet në vitin 2027, pra nuk kemi kohë për të humbur. Por, në të njëjtën kohë, shpejtësia nuk duhet të dëmtojë transparencën”, tha ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato.

Ndër rekomandimet kryesore të platformës janë: siguria fizike dhe ligjore e gazetarëve, njohja e statusit të gazetarit, ndërtimi i kontratave kolektive dhe fuqizimi i gazetarëve të pavarur. “Nevojitet një strukturë që mbron të drejtat e gazetarëve, garanton kontrata pune të drejta dhe krijon një ambient të sigurt për raportim të lirë”, tha Blerjana Bino, eksperte e medias.

Një tjetër çështje e trajtuar në platformën e dialogut ishte reformimi i Radiotelevizionit Shqiptar, institucion i cili ka një rëndësi të veçantë në kuadër të kapitullit të medias për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Pluralizmi i medias dhe financimi transparent i reklamave u evidentuan si sfida kryesore nga ekspertët. “Reklamat duhet të jenë transparente dhe autoritetet shtetërore duhet të bëjnë transparente të gjitha reklamat që shkojnë në televizione. Mediat online duhet të deklarojnë sasinë dhe burimin e reklamave që marrin”, tha gazetari Erblin Jaku.

Brenda muajit korrik, këto rekomandime do t’i dërgohen Parlamentit për të ndërtuar më tej kuadrin ligjor.

Kufizim vizash dhe valë Non Gratash, kategoritë që dëmtohen

0

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka prezantuar sot politikën e re të kufizimit të vizave, politikë kjo e njoftuar edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë. Që do të thotë se do të prekë edhe vendin tonë.

Sipas njoftimit të Rubios, në SHBA ka një rritje masive të drogës dhe numri i vdekjeve nga mbidozat po rritet frikshëm. Prandaj, ai ka njoftuar një politikë të re vizash.

“Kriza e fentanilit në Shtetet e Bashkuara është e pashembullt, me mbidozat që mbeten shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët e moshës 18 deri në 44 vjeç. Më shumë se 40 për qind e amerikanëve thuhet se njohin dikë që ka vdekur nga një mbidozë opioidesh, dhe në vitin 2024 Shtetet e Bashkuara mesatarisht patën mbi 220 vdekje nga mbidoza çdo ditë. Sot, po njoftoj një politikë të re të kufizimit të vizave sipas seksionit 212(a)(3)(C) të Aktit të Imigracionit dhe Kombësisë që do të zbatohet për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059 për Vendosjen e Sanksioneve ndaj Personave të Huaj të Përfshirë në Tregtinë Globale të Paligjshme të Drogës (EO 14059)”, tha Sekretari i Shtetit.

Sipas Rubios, do të ketë bllokime vizash për trafikantët, familjarët e tyre, si dhe sanksione ndaj bizneseve që ata zotërojnë.

“Veprimi i sotëm zgjeron mjetet ekzistuese, duke përfshirë sanksionet sipas EO 14059 dhe pamundësitë për viza sipas seksionit 212(a)(2)(C) të Aktit të Imigracionit dhe Kombësisë për trafikantët e substancave të kontrolluara. Vendosja e kufizimeve të vizave për trafikantët e drogës, anëtarët e familjes së tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit, jo vetëm që do t’i pengojë ata të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, por do të shërbejë si një pengesë për vazhdimin e aktiviteteve të paligjshme”, vijoi ai.

Koordinatorja e vëzhguesve të OSBE-së për 11 Majin: Rama përdori pushtetin për avantazh

0

Asambleja Parlamentar e OSBE-së ka ngritur alarmin për problemet në zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri.

Farah Karimi, Koordinatore e Posaçme dhe drejtuese e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së lexoj disa nga gjetjet e raportit paraprak për të informuar Asamblenë e OSBE-së, ku ndër shqetësimet kryesore, renditi përdorimin e pushtetit nga Edi Rama për të krijuar avantazh, presionin ndaj administratës apo presionet ndaj votuesve në ditën e zgjedhjeve. Karim u shpreh se disa kandidatë për deputet janë intimiduar gjatë fushatës.

‘Kandidatët në përgjithësi patën mundësi të bënin fushatë lirisht. Megjithatë, ata nuk gëzonin kushte të barabarta dhe disa raportuan se u përballën me intimidim. Sa i përket fushatës, u vu re se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës. Kjo krijoi një avantazh të padrejtë për partinë në pushtet. Po ashtu, pati një numër të madh akuzash për ushtrim presioni mbi votuesit, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike. Përdorimi aktiv i rrjeteve sociale on-line nga kandidatët e ndryshëm e amplifikoi diskursin konfrontues, ndërsa asnjë autoritet nuk ishte i mandatuar për të zbuluar përmbajtje manipuluese dhe të dëmshme. Dita e zgjedhjeve në përgjithësi ishte e qetë dhe e organizuar mirë, por pati shpesh mospërputhje me procedurat, si dhe disa incidente të intimidimit dhe nxitjes së votuesve, si dhe mangësi procedurale dhe të transparencës gjatë numërimit të votave’, u shpreh Farah Karimi.

Në fund të raportit të lexuar para Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Farah Karimi u shpreh se OSBE, në draftin final do të japë edhe një sërë rekomandimesh, të cilat duhet të zbatohen me patjetër, e për këtë do të jepet edhe ekspertiza e OSBE.

Gjyqtarja Elsa Ulliri kërkoi dorëheqjen nga gjykimi i Sali Berishës, GJKKO: Vendimi do komunikohet në seancën e radhës

0

GJKKO ka reaguar në lidhje me kërkesën e Elsa Ullirit, gjyqtares kryesuese për t’u tërhequr nga gjykimi i dosjes Partizani, me të pandehur Sali Berishën, Jamarbër Malltezi dhe tre të tjerë.

Gjykata bën me dije se çdo informacion zyrtar në lidhje me një kërkesë për dorëheqje të gjyqtares apo ndonjë vendimmarrje të mundshme të titullarit, do të jepet në seancën e radhës, që është caktuar për datën 21 korrik 2025, ora 10:30.

Por pavarësisht kërkesës së gjyqtares, ajo do të jetë e pranishme në seanca, treshja e gjyqtarëve të aferës Partizani mbetet e njëjtë, por nuk marrin dot vendime.

Ndërkohë mësohet se Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes te drejtuesi i GJKKO, Erion Bani prej 10 ditësh. Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.

“Nisur nga interesi i lartë nga ana juaj për t’u informuar nëse gjyqtarja Elsa Ulliri ka paraqitur kërkesë për dorëheqje nga çështja penale në ngarkim të të pandehurve Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, etj…, me porosi të Zëvendëskryetarit të Gjykatës Z. Erjon Bani, ju bëjmë me dije se lidhur me këtë pjesë do të informoheni në seancën gjyqësore të rradhës, datë 21.07.2025, ora 10:30, ku trupi gjykues do të relatojë në seancë nëse është paraqitur ndonjë kërkesë e tillë si dhe vendimmarrja e titullarit, në rast se ka pasur vendimmarrje”, njofton GJKKO.

Saliut i duhet Edi Rama në pushtet deri në vitin 2029

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Sali Berisha është personazhi më i pa lexueshëm i politikës mafioze në Ballkan.

As Babloku nuk është aq kaq çyryk, sa mban aksidentalisht afër të përfolur, hajdutë e kriminelë. Edhe kur “spartanët” e politikës dhe vjedhjeve, janë afër “gropës”, litarin e shpëtimit ja afrojnë njëri-tjetrit në çdo rrezik e në çdo nevojë.

Këtej nuk ka të majtë e të djathtë, programe e alternativa, por hajdutë dhe të vjedhur. Hajdutët janë të gjithë bashkë dhe prej 32 vitesh i kanë ndërruar portat jo sipas rregullave të lojës, por sipas strategjive antiamerikane dhe mashtrimit të shqiptarëve.

Gjatë fushatës, ne kemi shkruar për rezultatin e pas zgjedhjeve, kemi thënë se pushtetin e kanë ndarë sipas skenarit të mos përshtatshmërisë së kondicioneve politike për arrestimin e “Peshqve” të mëdhenj. Dhe ashtu doli përfundimi, apo jo?!

Të “egër” pas njëri-tjetrit, të fandaksur pas imoralitetit.

Imoraliteti i politikës as çelë dyer drejtësie, as mbyll porta padrejtësie. U harrua pasuria e familjes Berisha, 21 janari, vjedhja me ÇEZ-in, dy mbiemrat e Ilir Metës, 200 milion dollarët e Olsit që OSBE ja hapi vetë “perden” një informacion “bombë”, Abi Bank me aksionere gruan e kryeministrit, e qindra dosje të tjera që në kushte normale do kishin çuar pas hekurave gjithë kupolën e qeverisjes dhe opozitës.

Ja pra, edhe pse Babloku është shëmbëlltyrë e gjithë të zezave, Sali Berisha e mban në lojë si etalon i fitoreve të thella, si të vetmin anti-amerikan që ka lobe të fuqishme me paratë e drogës dhe taksave.

Kodet mafioze të Saliut janë “tymnaja”

As ka përplasje e divergjenca me Bablokun, as me Kimeten, as me Ali Bashën, as me Lul Bravën.

“Brava” në sinorët e integrimit dhe “lima” që mpreh “shpatat” në ruajtje të hajdutëve dhe kriminelëve, janë nën komandën e non-grata’s.

Në zgjedhjet e fundit, një llogari e thjeshtë, nxjerr zbuluar strategjinë e gjithë bandave, ku non-gratat kanë grumbulluar shumicën e votave. Ja pra, pse Klanet mafioze janë bashkë, ja pse, Saliut i duhet Edi Rama në pushtet deri në 2029./Pamfleti

Shteti i drejtë prevalon si ngjashmëri Trump – Berisha

0

Përgatiti: Kujtim Gjuzi

Departamenti amerikan i shtetit do ta kish hequr sanksionin “Non Grata” për Prof Dr. Sali Berishën më 20 Mars 2025
Gjykata Supreme Amerikane votoi 6 pro e 3 kundër pra i dha të drejtë politikës Donald Trump duke mbështetur doktrinën konservatore pro Familje.
Gjykata e Republikës së Shqipërisë duhet ti japë drejtësi proçesit juridik politik, anti Berisha – Meta si të ndaluar politik në shkelje ligjore nga rregjimi që kërkon të sendërtojë Rama -Megonigal -Dumani ( Sali Berisha është izoluar padrejtësisht me burg shtëpiak 333 ditnetë në shkelje të ligjit kushtëtues në Republikën e Shqipërisë. Ilir Meta asht arrestuar dhe burgosur në shkelje të procedurës ligjore )
Masat shtërnguese kundër deputetit pa i’u hequr imuniteti dhe pa u dëgjuar deputeti në seancë plenare si ligjbërës Neni 73 KRSH ) vijojnë në paligjshmëri juridike në detyrim paraqitje.
Ilir Meta arrestohet në vitin e tretë post president shkelje e ligjit kushtëtues tre vjet post president.
Ne besojmë pafajsinë e Skëndërbeg ll Sali Berisha.
Konservatorët e vërtetë nuk mund të pranojnë vendime skandaloze gjyqtarësh që kanë konflikt interesi me të pandehurit të prezymuar të pa faj, e po ashtu të kontrollohen e intimidohen gjyqtarët nga shteti i prokurorëve, të cilët “krekosen me shprehje cinike triumfuese” ( Afërmedsh gjyqtarët specialë të zbatojnë kërkesat e tyre )
Këto turpe konsiderohen si idiotsi, verbëri logjike, sendërtim i shtetit prokuror, ne nuk e pranojmë ketë alogjikë ?!
Jo jo kurrë gjyqtarët e shtetit të drejtë nuk duhet të marrin prevalencën e shtetit prokuror, lëre pastaj, kur gjyqtarë të vecantë të dënuar me masa ligjore ndëshkuese për shkelje të ligjit, Shengen dhe të tjera shkelje ligjore në shtete anëtare të bashkimit Europian marrin vendime, në shkelje të normave juridike kundër procedurales juridike për ndërtim të shtetit të drejtë, ashtu siç urdhëronin në monizëm prokurorët injorantë tipi Bedri Spahiu, Koci Xoxe që duke zbatu urdhëra të diktarorëve vrasës HOXHË ALIA morën jetë të pafajshme, burgosën elitën politike nga viti 1944 deri më 1998
Ne besuam presidentin konservator Donald Trump
sepse :
Prokurorë majtist marksist me suport Georg Soros sulmuan me 137 akuza politike për katër vite USA demokraci kundër presidentit 45, 47 Donald Trump.

Ultimatumi disa minuta më parë dhënë Netanjaut tregon edhe një herë mbrojtësin e paqes përmes Forcës që po aplikon në gjysmën e planetit Trump.
Urdhëri Trump :
Tërhiq trupat ushtarake nga Gaza duhet zbatuar.
Urdhëri Trump :
Hamas liro urgjent pengjet duhet marrë seriozisht.
Europa dhe Nato pranuan bashkbisedimet për tarifa dhe pagesa sipas ideve ekonomike gjeniale të Presidentit amerikan Donald Trump.
Qeveria në detyrë e Republikës së Shqipërisë duhet të mbahet përgjegjëse, për trukimin e Votës plot Dhjetë vite si kundështare e shtetit të drejtë.
Qeveria e Shqipërisë duhet të mbahet përgjegjëse për tentativa të kapjes të sistemit në drejtësi dhe për Nëntë vite bllok reformës me 140 vota plenare.
Qeveria në detyrë duhet të krijojë klimë një qeverie me bazë të gjërë, sipas premtimit, përtej të majtës dhe të djathtës, por jo jo kurrë me 110 deputetë Soristë anti familje në ulëst e legjislaturës Xl.
Sali Berisha i njohur botërisht nga konservatorët si lider i opozitës Shqiptare duhet të thërrasë tryezë vendimarrëse opozitare, duke iu kundërvënë farsës zgjedhore të datës 11 Maj 2025.
Nëse opozita e drejtuar nga Sali Berisha nuk do ti kundërvihet me politikën e Forcës për Paqe dhe Votë të lirë, Shtet të së Drejtës kundër kryeministrit në detyrë Rama Duro, amerikane e britanike po e vëzhgon proçesionin opozitar dhe po vërtëton jo vetëm hipokrizinë e Edvin Ramës por ashtu dhe sanksionimi “Non Grata” për Sali Berishën, me keqardhje e përgjegjësi deklaroj publikisht, “Non Grata” do të mbetet korente për shumë kohë.
Një sanksionim i ri juridik kundër Edvin MeGonigall Rama është ringritir si proçes juridik politik në USA
Qeveria teknike e zgjidh problemin e mbajtjes peng në Shqipëri të importimit të demokracisë Euro – Amerikane me Votë të lirë shtet të së drejtës.
Doktrina vizionare Donald Trump për paqe dhe shtet të drejtë përmes politikës së forcës do të triumfojë, ani se soristët janë disa zgjatime duruse të pushteteve me diktat drejt e në Zorrën Qorre.

Mes luksit dhe kaosit, Shqipëria turistike e betonit, propagandës dhe mbeturinave

0

Shkruan Artan Cena

Shqipëria është një vend plot me kontraste.

Kullat dhe kasollet bashkëjetojnë në Tiranë.

Super të pasurit, makinat e tyre luksoze dhe endacakët ecin në të njëjtën rrugë.

Një vijë bregdetare mahnitëse, por e shkatërruar nga ndërtime pa kriter dhe pa asnjë plan.

Male të egra e të paprekura, por me mundësi të kufizuara për ti vizituar.

Qytete me histori të lashtë, por që po shkatërrohen nga ndërtimet pa asnjë projekt dhe plot beton të financuar me para të krimit, drogës dhe korrupsionit.

Me një kulturë mahnitëse mikpritëse, por me një shërbim mizerabël dhe një pushtet qendror dhe lokal që e ka mendjen veç tek propaganda.

Ajo ka gjithçka për të qenë një destinacion i preferuar turistik në Ballkan, por nëse kjo gjë do të trajtohej seriozisht e jo vetëm si një fushatë stinore.

Pra përkundër këtyre pasurive të çmuara natyrore dhe kulturore, Shqipëria ende nuk ofron garancitë minimale që një turist i huaj apo vendas do të kërkonte, si siguri, standarde, organizim dhe respekt për trashëgiminë.

Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, veçanërisht gjatë sezonit veror, por rrugët brenda dhe jashtë qendrave urbane nuk përballojnë dot fluksin.

Trafiku është i kudondodhur, thuajse në çdo segment rrugor.

Nëse largohesh nga Rruga e Kombit apo rrugë të tjera kryesore, me shumë mundësi të përballesh me rrugë të shkatërruara, mungesë sinjalistike, apo edhe rrugë që mbarojnë në mes të askundit. Transporti publik është minimal, i paorganizuar dhe shpesh i papërshtatshëm për një udhëtar që nuk flet shqip.

Janë të shumtë turistët të cilët raportojnë me keqardhje se uji i kristaltë i plazheve të jugut shpesh përzihet me fekalet, qeset plastike apo kanalizimet e ujërave të bardha që derdhen në det. Edhe disa stacione trajtimi që u ngritën në vitet 2010-2012, u lanë pas dore dhe thuajse janë shkatërruar.

Në zona të mbrojtura si Llogaraja apo Thethi, mungesa e kontrollit institucional ka sjellë ndërtimet pa asnjë kriter, duke sjellë dhe dëmtim të biodiversitetit.

Raste kur turistët janë detyruar të paguajnë ryshfet në pikat kufitare, ose kur kanë hasur pengesa burokratike pa shpjegim logjik, nuk janë të rralla.

Policia rrugore në shumë raste e padukshme ose selektive në zbatimin e ligjit. Korrupsioni i përhapur ndikon negativisht edhe në sektorë si ndërtimi apo shërbimet turistike, ku lejet jepen në mënyrë të dyshimtë dhe monitorimi është i dobët.

Fshatra si Dhërmiu apo Jala, dikur të njohura për autenticitetin dhe qetësinë, janë kthyer sot në zona të betonizuara, me ndërtime pa leje dhe pa asnjë kriter estetik.

Qendra historike të qyteteve si Berati apo Gjirokastra janë nën kërcënim nga ndërhyrjet gjoja moderne, por që po shkatërrojnë karakterin e tyre unik. Në vend të investimeve për ruajtjen e trashëgimisë, shpesh shihet një garë vetëm për shkatërrimin e tyre me ndërtime dhe projekte që sjellin fitime të shpejta.

Çmimet në bregdetin shqiptar janë rritur ndjeshëm, por duke mos u reflektuar në cilësi. Në Ksamil, një dhomë e zakonshme mund të kushtojë më shumë se në Greqinë fqinje, ndërkohë që shërbimi është shpesh i paprofesionalizuar dhe infrastruktura elektrike e ujësjellësi janë problematike.

Shqipëria ka çdo potencial për të qenë një perlë turistike e Mesdheut. Por ky potencial po rrezikon të mbetet një iluzion nëse nuk ndërhyhet me politika serioze për ruajtjen e natyrës, forcimin e shtetit ligjor, edukimin e sektorit të shërbimeve dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Turizmi nuk është vetëm numër vizitorësh. Është përvojë, siguri, cilësi dhe kujtim i mirë. Dhe aktualisht, Shqipëria ofron shumë bukuri, por pak garanci që këto përvoja të jenë të plota dhe të sigurta.

Një kompani londineze po kujdeset për reputacionin e Erion Veliaj

0

Shkruan Dallandyshe Xhaferri

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës që prej vitit 2015, është duke u mbrojtur nga një kompani londineze e marrëdhënieve me publikun, “Kendal Global Advisory”, e cila po përpiqet të ruajë dhe forcojë reputacionin e tij ndërsa ai qëndron i izoluar në paraburgim prej 10 shkurtit 2025.

Në një komunikim me “shteg.org”, kompania pranoi se Veliaj është klienti i tyre, ndërkohë që në faqen zyrtare të saj prezantohen projekte suksesi të ndryshme me klientë nga qeveri dhe korporata globale, deri te investitorë strategjikë në Gjirin Persik.

Sipas raportimeve të “The PR Insider”, tarifat mujore për shërbimet e kompanive të mëdha të PR-it si “Kendal Global Advisory” arrijnë deri në 25 mijë paund, rreth 29 mijë euro. Një analizë e bërë nga “Essential Content” tregon se mesatarisht këto shërbime kushtojnë rreth 4,672 paund në muaj, ose rreth 5,465 euro.

Përveç kontaktimit me kompanitë e PR-it, sipas analistit Indrit Vokshi, politikanët shqiptarë që kanë probleme me ligjin krijojnë operacione propagande duke dëmtuar imazhin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Rikthimi i Lali Erit
Në epokën e informacionit të shpejtë dhe rrjeteve sociale, reputacioni politik është bërë një aset shumë i brishtë dhe vendimtar për karrierën e çdo figure publike. Ekspertët e komunikimit theksojnë se “menaxhimi i kujdesshëm dhe strategjik i reputacionit shpeshherë përbën çelësin për mbijetesën politike, sidomos kur politikanët përballen me sfida ligjore dhe presion mediatik”. Në këtë kontekst, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që nga 10 shkurti 2025, pas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Posaçme për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, vepra penale këto që dyshohet t’i ketë kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën, duket se nuk ka tjetër rrugë veçse të përpiqet të ruajë dhe të shpëtojë emrin e “mirë të Lali Erit”.

Ndonëse për 4 muaj ai i ka qëndruar deklaratës së tij se ndodhet i izoluar padrejtësisht, Veliaj i është drejtuar një kompanie angleze të strategjisë së komunikimit dhe marrëdhënies me publikun (PR) për të mbrojtur reputacionin.

Me anë të një e-maili të ardhur pranë redaksisë së “shteg.org”, përfaqësues të “Kendal Global Advisory” pranojnë se kryebashkiaku Erion Veliaj është klienti i kësaj shoqërie.

Sipas tyre, është e rëndësishme të theksohet se Veliaj është i arrestuar në bazë të dyshimeve, por ende nuk ka një tregues se kur, apo nëse do të ngrihet akuza ndaj tij.

“Zoti Veliaj i mohon kategorikisht këto akuza dhe paraburgimi i tij para gjykimit është një element që mund të rrezikojë vetë aspiratën e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian” – shkruajnë përfaqësues të Kendal Global Advisory.

Ndërkohë, pyetjet e “shteg.org” se kush është nënshkruesi i kontratës dhe sa ka kushtuar kjo kontratë nuk morën një përgjigje as nga kompania, as nga vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj.

Por, sipas një analize të bërë nga “Essential Content” me tarifat mujore fikse të 61 agjencive të pavarura të PR-it në Mbretërinë e Bashkuar, siç është ajo e përzgjedhur nga Veliaj, mesatarisht tarifa mujore që duhet të paguajë klienti për të marrë shërbimin, konsultimin është 4,672.55 paund, ose thënë ndryshe 5,464.63 euro.

Megjithatë, kompania e përzgjedhur prej Veliajt ofron shërbime në shtete të ndryshme të botës në fusha të ndryshme, ku përveç personave fizikë, përfshihet: mbrojtja e reputacionit të personave me përgjegjësi shoqërore, çështje gjyqësore të klientëve, këshillim strategjik për korporata të mëdha, si dhe forcim i reputacionit të klientëve në disa nga ngjarjet më të mëdha në botë.

“Në Kendal, ne jemi të përqendruar ekskluzivisht në ofrimin e këshillave me ndikim, që ndihmojnë klientët të menaxhojnë reputacionin e tyre, një faktor kyç i vlerës në botën e sotme”, – kjo është fjalia e parë që lexojnë vizitorët e faqes web të kompanisë së PR-it “Kendal Global Advisory”.

Sipas të dhënave publike “Kendal” rezulton me vendndodhje në Londër dhe zhvillon veprimtarinë e saj në një gamë të gjerë klientësh në mbarë botën.

“Ne punojmë me një gamë të gjerë klientësh, nga korporata të mëdha deri te biznese të reja (start-up), organizata joqeveritare (OJQ), qeveri, zyra familjare dhe individë me pasuri të konsiderueshme” – thuhet në rubrikën “Rreth Nesh”, ndërkohë që si sukses së saj kompania ndan rastet ku strategjia e ndjekur prej tyre kanë ndihmuar klientët të rrisin reputacionin e tyre, madje dhe të kthehen në investitorë të besueshëm strategjikë.

“Një zyrë familjare e vetme në Lindjen e Mesme na kërkoi ndihmë për të mbrojtur dhe zgjeruar reputacionin e tyre në sektorë të rinj ku po fillonin të bënin investime strategjike”, – shkruhet në Kendal, ku pasi tregohet se si familja është ndihmuar me anë të përgatitjes së fjalimeve në konferenca dhe artikujve të rëndësishëm për investitorët, është bërë e mundur ndërtimi i imazhit të një investitori të besueshëm, çka është reflektuar dhe në pasurimin më të madh financiar të kësaj familjeje.

Analisti politik Indrit Vokshi vë në dukje se në Shqipëri, kur politikanët përballen me akuza ligjore, shpesh përdorin strategji të avancuara propagandistike, për të ndikuar opinionin publik dhe për të minuar besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë.

“Madje kanë tentuar të krijojnë mendimin sikur politikanët janë të ndershëm por ata janë viktima të përndjekjes nga prokuroria e gjykata”, – thotë gjatë intervistës për “shteg.org” analisti Voksi.

Një nga strategjitë e ndjekura nga kompanitë e PR-it është dhe publikimi i “punëve të mira” të bëra nga klientët, të cilët duhet tua rikujtojnë vazhdimisht ndjekësve apo audiencës së tyre për të arritur në qëllimin e tyre, fitimin apo rifitimin e besueshmërisë.

Një strategji e tillë, nga hulumtimi në rrjetin social “Instagram” rezulton të jetë ndjekur edhe nga Kryebashkiaku Veliaj, cili ndonëse prej 4 muajsh rezulton i izoluar fizikisht, në hapësirën online vazhdon të mbetet aktiv.

Ai ka qëndruar aktiv më shpërndarjen e përmbajtjeve të ndryshme në rrjetet sociale, duke nisur nga rrëfimet e përditshme për arrestimin e padrejtë, sipas tij, tek ngjarjet kulturore të Tiranës, ndërtimi i objeketeve publike të Tiranës gjatë kohës së drejtimit të bashkisë nga ai, ndarja nga jeta e artistëve të kinematografisë dhe Papa Françeskut e të tjerë.

Nga data 10 shkurt deri më 23 qershor Veliaj numëron të publikuar në rrjetin social “Instagam” 156 postime. Thënë ndryshe, 156 postime janë publikuar në 134 ditë, çka do të thotë se mesatarisht Kryebashkiaku poston për ndjekësit e tij 1 ose 2 herë në ditë.

“Prioritet kryesor i një shoqërie duhet të jetë mbajtja përgjegjësise dhe nën kontroll gjyqësor e politikanëve të cilët duke menaxhuar pushtet dhe financa kanë mundësi edhe të pasurohen e të krijojnë “shtete private”, struktura të infiltruara brenda shtetit të cilat shmangin ligjin dhe interesin publik dhe marrin vendime për interesa okulte” – përfundon Vokshi.

Nuk është hera e parë që Erion Veliaj, kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës, firmos një kontratë me kompani të huaja për të menaxhuar betejat ligjore dhe imazhin publik. Në mars të vitit 2025, në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë u publikua kontrata mes Veliajt dhe studios ligjore elitare “Kasowitz Benson Torres”, firmosur prej tij dhe vëllait të tij, Arbër Veliaj. Dokumenti përfshin ofrimin e shërbimeve ligjore, strategjike dhe komunikative për procesin penal që ai po përballon në Shqipëri. Pagesat për orë pune variojnë nga 500 deri në 1,950 dollarë, ndërsa marrëveshja përfshin gjithashtu lobim pranë Departamentit Amerikan të Shtetit dhe institucioneve të tjera qeveritare në SHBA.

Studioja ligjore e angazhuar do të ofrojë gjithashtu konsulencë mbi marrëdhëniet me publikun në raport me qeverinë dhe legjislacionin shqiptar. Një përfaqësues i saj mbërriti në Tiranë në fillim të marsit për të ndjekur nga afër seancën në Gjykatën e Apelit për masën e sigurisë ndaj Veliajt, por nuk u lejua të marrë pjesë për shkak të kufizimeve të legjislacionit vendas. Veliaj, i arrestuar më 10 shkurt nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), përballet me akuza për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, të cilat dyshohet t’i ketë kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Sipas SPAK, nëntë episode korruptive janë identifikuar ku ai dyshohet se ka përfituar personalisht ose përmes të afërmve.

12 armët më të rrezikshme në Botë

0

Shkruan Shefki Hysa

Armët më të rrezikshme në Botë, nuk janë as Bomba Atomike dhe as Rrezet Lazer, etj., janë ato që lëndojnë dhe vrasin shpirtëra njerëzorë. Pra, Njeriu është Arma Biologjike shumëformëshe më e sofistikuar kundër Njeriut, është arma që vret shpirtërat e dlirë, shpirtërat hyjnorë me shtirjet, sjelljet e kamufluara prej kameleoni, manipulatori, e lloj-lloj sjelljesh satanike.

Konkretisht: 1. Vajzat që kanë të dashur të fshehtë, të cilët u marrin jetën nën kontroll, i kërcënojnë, i shantazhojnë dhe i keqpërdorin. Fatkeqësisht këto vajza, me të tilla sekrete aventuroze, marrin në qafë veten, vrasin edhe shpirtërat e prindërve dhe të afërmve, që i duan si dritën e syve. 2. Profesionistët që shtiren sikur punojnë me materiale sekrete dhe u shesin rëndësi të tjerëve, duke i distancuar, sikur të jenë vetë Sekreti i Satanit. 3. Ata/Ato që të telefonojnë papritur, të thonë se sapo janë kthyer nga një udhëtim i largët, u erdhe ndërmend ti, së pari, dhe të telefonuan menjëherë. 4. Ata/Ato që kur u jep dhuratë të kthehen: Pse u harxhove, gjë pa rëndësi, po e marrim thjesht për hatrin tënd, meqenëse deshe vetë dhe e dhurove. 5. Ata/Ato që ta kthejnë Dashurinë me Protokoll Zyrtar. 6. Ata/Ato që bëjnë sikur të dëgjojnë, ndërkohë që merren me një punë të tyre, që bëjnë sikur u japin rëndësi rrëfimeve e fjalëve të tua, ndërkohë që mendjen e kanë te fiksimet e tyre.

Edhe kur u tregon vlerat e vërteta të Jetës, nuk të lenë radhë të flasësh dhe nuk u pushon goja duke bluar broçkulla dhe duke u përpjekur të të mbushin mendjen me lumin e fjalëve të tyre, me pseudoartin e të cicëruarit, se janë nënat dhe baballarët e dijeve. 7. Ata/Ato që mësojnë gjithçka nga përvojat dhe mësimet e tua dhe i japin shansin e të qenit Profesor i tyre, dikujt që i lavdëron për sy e faqe. Dhe tjetra: ndërkohë u duket se e kanë kokën plot me idetë e tyre dhe nuk kanë vend për idetë e tua. 8. Ata/Ato që sakrificën tënde plot përkushtim e dashuri e shohin si detyrim, ose si privilegj për faktin se u duket vetja tejet të rëndësishëm në raport me botën që i rrethon. Sillen me një nënqeshje shpërfillëse sikur Baba e Nënë, Motër e Vëlla, Shok dhe Shoqe, Mësues dhe Profesor kanë vetëm veten e tyre.

9. Ata/Ato që betohen se të duan tej mase, por punët e shumta dhe detyrimet e mëdha ndaj të tjerëve nuk u lenë kohë të të shprehin përkushtimin dhe dashurinë me vepra, ose duke harxhuar kohë me ty. 10. Ata/Ato që kujtojnë se e kanë të sigurt dashurinë tënde, nuk shpenzojnë as një minutë kohë ndaj teje, por, shanset që me të drejtë të takojnë ty, vrapojnë e i harxhojnë në kërkim të përkrahjeve të mjeshtërve të tjerë, të simpative e dashurive të tjera. 11. Ata/Ato që shanset e dhëna prej teje i keqpërdorin për të zgjeruar rrethin e të njohurve dhe miqve të tyre idiotë. 12. Ata/Ato që nuk denjojnë të prishin as planifikimet e tyre më të rëndomta dhe, megjithëse u ofrohen supriza që u ndryshojnë Jetën, ta presin shkurt: Flasim një ditë tjetër, e nesërmja është supriza vetë, e ardhmja është mrekullia vetë.

POSTIMET E FUNDIT