Kreu Blog Faqe 161

“Kufiri tek Thana” për OPDAT. Ruajmë “integritetin.!!!”

0

Shkruan Zef Bushati

(Office of Overseas Prosecution and Development) OPDAT është një Mision pranë Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së që ofron ndihmë teknike dhe trajnime profesionale për sistemin e Drejtësisë në Shqipëri, veçanërisht pas Reformës në Drejtësi.
Mandati i OPDAT përfshin: a) Asistencë në hartimin e Legjislacionit dhe rritjen e Kapaciteteve Institucionale të Prokurorisë dhe Gjykatave. b) Këshillim për zbatimin e Standardeve Ndërkombëtare për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. c) Trajnim për Hetues dhe Prokurorë në teknikat e Procedurës Penale dhe punën e Ndërkombëtarëve.
Pse OPDAT nuk ka “Autoritet Ligjor “ apo “Ekzekutiv” në Shqipëri ?
Se OPDAT nuk është “Institucion Vendim-Marrës”, por vetëm Këshillimor. Veprimet e OPDAT janë të bazuara në kërkesat e Institucioneve Shqiptare. ( SPAK & Qeveria ) Ndihma ofrohet vetëm nëpërmjet Marrëveshjeve dhe Kërkesave të Qeverisë/Partnerëve Shqiptarë. (?)
OPDAT nuk hyn në çështje po nuk patën ftesë apo mbështetje ligjore. Në hapat e para për fillimin e aktivitetit të OPDAT në Shqipëri, politika bëri akuza për “veprim të paligjshëm të OPDAT” që buronin nga keqkuptime e keqinterpretime politike, për “cënim të integritetit” Ka pasur sulme politike ( p.sh. karikatura me ambasadorin Lu, etj. ) se OPDAT po “jep sugjerime” për çështje politike. Këto janë ironike, dhe retorikë politike, pa vërtetësi Ligjore, por thjeshtë nga frika e përfshirjes se ndonje politikani në korrupsion.
Mandati i OPDAT është Asistencë Teknike/Trajnime për Reformën e Drejtësisë në Shqipëri. Autoritet ligjor?
Jo, OPDAT nuk është pjesë e strukturës Kushtetuese ose Ligjore e Republikës së Shqipërisë. OPDAT nuk ka të drejtë të japë urdhra, të vendosë ose të ushtrojë kompetenca shtetërore. Mandati OPDAT është të asistojë teknikisht, përmes trajnimeve, këshillimeve ligjore, dhe ndihmës për institucionet shqiptare, si SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor etj. OPDAT nuk mund të caktojë e propozoje prokurorë, nuk jep vendime ligjore dhe nuk ndërhyn në gjykime.
Pse perceptohet sikur OPDAT “vepron në ilegalitet” ? Kjo vjen nga keqkuptime publike, mungesë transparence, dhe mbivlerësim të ndikimit politik ne Shqipëri, dhe ndikimit që kanë disa diplomatë apo këshilltarë të huaj. Politikes i pëlqen të gënjejë e te krijojë opinione se SPAK drejtohet nga SHBA. ( Do ishte shumë mirë të ishte )
Mungesa e informimit publik për rolin real të OPDAT është se aktivitetet zhvillohen “prapa skene”, në takime teknike ose ndër-institucionale. Në realitet OPDAT nuk ka përgjegjësi direkte ndaj publikut shqiptar, sepse OPDAT vepron përmes institucioneve shqiptare dhe jo në mëvetësi e në pavarësi. Pra nuk ka influencë në procese të ndjeshme (si emërimet në Drejtësi, rekomandime për Reformën, etj.) Këshillat e OPDAT merren “seriozisht” nga Institucionet Shqiptare, por nuk janë detyruese. OPDAT funksionon në përputhje me Marrëveshjet dypalëshe Shqipëri–SHBA por nuk është pjesë e strukturës formale ligjore shqiptare, por OPDAT nuk është as i jashtëligjshëm. Ky perceptim ushqehet nga mungesa e komunikimit zyrtar, dhe nga takime pa protokoll publik, simbas rolit real të OPDAT. Qeveria e Opozita i kanë vënë “Kufirin tek Thana” OPDAT, me motivin e “ruajtjes së Integritetit të Shqiperisë”. Rrini te qetë, mos u shqetësoni, SPAK, GJKKO, BKH, nuk drejtohet nga OPDAT, por drejtohet e komandohet nga Qeveria, Partia dhe Opozita.

Mbyllet gara për BKH me 6 kandidatura, kush janë emrat që duan të drejtojnë FBI-në shqiptare

0

Gara për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit është mbyllur zyrtarisht të hënën me gjashtë kandidatura që kanë shfaqur interes për të drejtuar të ashtuquajturën FBI-ja shqiptare.

Gentian Ndoi, drejtori aktual i krimit ekonomik-financiar në Policinë e Shtetit, i cili ka një përvojë të gjatë në hetime të suksesshme policore dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme është i fundit që ka dorëzuar dosjen duke iu bashkuar 5 kandidatëve të konfirmuar me herët.

Burime konfirmojnë se në garë janë gjithashtu edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, I cili kërkon rikthimin në krye të një agjencie ligjzbatuese.

Mentor Cuku është oficer me përvojë i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe vëllai i komisarit të ndjerë Artan Cuku është kandidati i tretë i konfirmuar.

Joni Keta aktualisht zëvendësdrejtor aktual i BKH-së dhe ish-oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë për Krime të Rënda garon për postin e kreut të Byrosë.

Dy kandidatë të tjerë kanë dorëzuar gjithashtu aplikimet e tyre, duke e çuar në gjashtë numrin e atyre që synojnë të marrin drejtimin e institucionit kyç të hetimeve penale në vend.

Vlerësimi i kandidaturave do të bëhet nga një komision i përbërë nga tre prokurorë të SPAK: Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Një prej testeve që kandidatët do ti nënshtrohen është ai I makinës së të vërtetës. Pas përzgjedhjes, emri i kandidatit fitues do t’i kalojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për miratim.

Ndërkohë, në krye të BKH-së vijon të jetë Aida Hajnaj, e cila e përfundon zyrtarisht mandatin më 31 maj.

Istogu dhe Kosova – datë të çlirimit kanë 12 qershorin 1999

0

Shkruan Idriz Zeqiraj

Fillimisht, data e çlirimit të Kosovës është hamendësuar, për ta përcaktuar krejt të panevojshëm, edhe pse dihej mirëfilli. Ndoca kërkonin ndonjë datë, që ata të ishin protagonistë të ndonjë beteje ballore të veçantë. Por, kjo u mungonte. Arsyeja triumfoi dhe data-ditë e çlirimit të Kosovës u përcaktua, faktikisht e mençurisht, pikërisht ditën e hyrjes të tankeve të NATO-paktit, në Kosovë, si dëshmi e çlirimit, të Kosovës anë përtej, përjashto veriun e Kosovës, ku ndodhi tradhtia e KFOR-it francez, në koordinim me agjentët e saj shqipfolës në Kosovë.
Dikush u mundua ta shpallë Prishtinën e çliruar më 10 qershor. Por, falsifikimin e Rrustem Mustafës dhe të Ahmet Isufit, i demantuan, madje bindshëm, shumë qytetarë të Prishtinës, të cilët nuk kishin lëvizur nga kryeqyteti. Dëshmi tjetër është hyrja, shpenguehëm, e kontigjentit ushtarak rus, më 11 qershor 1999, përmes kryeqytetit, në aeroportin e Prishtinës. Kjo duhej t`u mjaftonte të tjerëve, për të mos shpallur data çlirimi fiktive, të rrejshme, as para dhe as pas 12 qershorit.
Caktimi i një date të vetme çliruese, për tërë Kosovën, bëhet ende më i domosdoshëm, po të kemi parasysh anomalinë e Shqipërisë, e cila feston dy data çliruese, mbi baza partiake, të një lufte: E djathta feston 28 nëntorin, ndërsa e majta 29 nëntorin 1944. Sepse ishte vendosur bashkimi i dy shteteve, jugosllav dhe shqiptar. Dy krerët udhëheqës të luftës në Shkodër, Seit Bushati dhe Sadik Bekteshi, i pari politik, i dyti gjeneral, i shpallur Hero i Popullit, me 1969, ndërsa i dënuar me 25 vjet burg, me 1975, si Armik i Popullit, bashkëvuajtes i imi, në Burgun e Burrelit, deklaron: “Shkodra, qyteti i fundit i Shqipërisë është çliruar me 28 nëntor, kur forcat ushtarake gjermane kanë kaluar kufirin në Han të Hotit. Data 29 nëntor është datë nostalgjike e komunistëve shqiptarë për Jugosllavinë. Por, në majën e Malit Tarabosh, ka qëndruar një skuadër ushtarësh gjermanë edhe për disa ditë, pas çlirimit. Megjithatë, luftë nuk ka pasur dhe data e çlirimit të Shqipërisë mbetet 28 nëntori 1944”.
Profitieret e luftës kanë zvetnuar dhe përdhosur gjakun e dëshmorëve dhe të viktimave, me dy falsifikime groteske:
1) Data fiktive, e rrejshme çliruese e Istogut, jashtë datës së vërtetë, 12 qershor 1999;
2) Rritja fiktive, e rrejshme të numrit të veteranëve të luftës, zvetnuan nderimin për dëshmorët, viktimat dhe luftëtarët e vërtetë. Disa komandantë të zëshëm, përfshi edhe shefin e SHTAB-it të Përgjithshëm, gjeneral Sylejman Selimin, i cili zotëron listën emërore të luftëtarëve, përgjatë luftës, thotë, me bindje të plotë, se Kosova ka pasur 12.700 luftëtarë, tashmë, veteranë. Edhe Kolonel Anton Quni pajtohet me shefin e Shtabit, Gjeneral Sylejmanin, duke shtuar edhe 1.000 të tjerë, si pjesë e logjistikës.
Por, sot llogaritën edhe 45.500 “veteranë” të rremë në Kosovë. Ndërsa në Shqipëri, gjeneral Spiro Butka, kryetar i të UÇK-së OVL, për luftëtarët shqiptarë nga Shqipëria numërohen 186, kurse Kolonel Dilaver Goxhaj e redukton në 129 veteranë, duke dhënë detaje për luftëtarët e djeshëm, fshati apo qyteti nga vijnë dhe njësitë luftarake, ku kanë qenë pjesë e luftës. Por, sipas gjeneral Spiro Butkës, sot marrin pensionin 3.000 “veteranë” dhe ky numër vazhdon të rritet. Ai përmend edhe emra falsifikatorësh të “Dëshmive të Veteranit”, si dhe bizneset e tyre nga Malësia deri në Tiranë, me matrapazët vendorë. Ndërsa oficerët-komandantë nga Shqipëria, numrin e luftëtarëve nga Shqipëria, e reduktojnë në dyshifrorë, ngaqë veçsa janë regjistruar në ndonjë njësi ushtarake dhe janë larguar pa e shkrepur një plumb!
Makro-abuzimi me buxhetin e pakët shtetëror, për pagesën e tej 45 mijë “veteranëve” të rrejshëm, është hajnia më e madhe zyrtare në hapësirat ballkanike dhe evropiane. Këtu kanë dështuar të gjitha qeveritë: ato që kanë falsifikuar, ato që kanë filluar pagesën e “veteranëve” të rrejshëm dhe qeveritë, të cilat nuk e kanë ndaluar këtë gjakderdhje financiare të trishtme! Ekziston dyshimi i bazuar, se shumësia e “veteranëve” të rrejshëm, janë bërë klientelë elektorale e disa partive! Padyshim, me këtë hajni zyrtare, po e vënë në dyshim, nëse Kosova është e aftë, për ta administruar, qeverisur Kosovën e sotme?!
Istogu, me sa di, është komuna e parë, e cila i bashkoi dëshmorët e luftës, në një lokacion të përbashkët. Ky fakt është ri konfirmim i vlerësimit të bërë, si komuna e dytë me performancë në nivel të Republikës të Kosovës. Dhe, kjo është vlerë shtesë për udhëheqjen komunale, të kryesuar nga kryetari Ilir Ferati, me stafin e tij simpatik.
Përzgjedhja e lokacionit, projekti dhe realizimi i Kompleksit Memorial i Varrezave të Dëshmorëve të komunës të Istogut, mendoj se është i qëlluar, i shkëlqyer. Një hapësirë vendore e lirë, me një pjerrësi terreni, që i jepë hijeshi, me shkëlqimin diellor ditën, qoftë natën nën ndriçimin e llampadarëve ndriçues. Nuk e fshehim dot, meqë kontestimet kanë qenë publike dhe kjo ka bërë që përurimi zyrtar, pikërisht, për këtë është vonuar ndër vite. Dhe, kjo vonesë ka lënduar jo vetëm grupet kundërthënëse, kryesisht, brenda OVL të UÇK-së, por ka prekur edhe qytetarët e Kosovës, duke vënë dyshimin e bazuar se sindromi i falsifikimit është shtrirë, si në rastin e shumëfishimit të listave të veteranëve. Urojmë që në Varrezat e Dëshmorëve, nuk do të këtë dyshime, për ata që, tashmë, prehen në Panteonin e Lavdisë meritore, vajzat, burrat dhe djemtë dëshmorë të lirisë.
Përmes RTV -FONTANA-, me drejtor Zeqir Mehmetaj, me stafin e tij të vullnetshëm, kemi përcjellur punën e shkëlqyer, përgjatë eskumimit të kufomave-eshtrave dhe rivarrosjen në Memorialin e Varrezave të Dëshmorëve në Vrellë. Natyrisht, e dhimbshme, por, gjithsesi krenare për familjen me farefisni të dëshmorëve dhe mirënjohjen e popullit të Kosovës, për dëshmorët tanë.
Është vënë re mungesa e ish-drejtorit të Axhencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve të Memorialëve, zotëri Idriz Blakaj, i cili, me aq sa jam në dijeni, ka qenë nismëtar i kësaj ideje, gjetjes së lokacionit dhe përcjelljes, deri ë realizimin e Kompleksit Memorial në Vrellë. Sidoqoftë, një keqardhje për ne, miqtë e tij dhe popullin, i cili e ka çmuar, përgjatë tej dy dekadave për veprimtari publike e zyrtare.
Këshilli mbikëqyrës realizues i zhvarrim-rivarrimit të Dëshmorëve të komunës të Istogut, duhet të shërbejë si frymëzim dhe guidë edhe për komunat tjera të Kosovës, që t`i bashkojnë dëshmorët në një varrezë të përbashkët komunale. Në këtë rast do të caktohej një datë-ditë e dëshmorëve, në nivel Kosove, ashtu siç e ka Shqipëria 5 Majin, në ditë-vrasjen e Sekretarit të rinisë komuniste shqiptare, Qemal Stafa. Kosova ka një rast ideal, flijimin e Shaban Jasharit, me familje, “në mbrojtje të pragut të shtëpisë-Kosovë”, për ta bashkuar datën-ditën e Dëshmorëve të Kosovës, me atë të Shqipërisë, pikërisht, me 5 Maj.
Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, strukturat komunale, të kryesuar nga kryetari i komunës të Istogut, Ilir Ferati; drejtori ekzekutiv i Komplekseve Memoriale, Imer Hakaj, kryetari i OVL, Muhamet Demaj, për komunën e Istogut si dhe Shoqatat tjera, janë organizuar dhe kanë krijuar Komisionin e zhvarrim-rivarrimit të Dëshmorëve të komunës të Istogut, për t´i bashkuar në Kompleksin Memorial në fshatin Vrellë. Komisioni në fjalë, bollshëm i shkolluar, ka shansin dhe rastin të bëjë punë të tjera të mira, në interes të komunës dhe të Kosovës.
1) Ju, anëtarë të nderuar të këtij Komisioni (Këshilli), mund ta unifikoni datën e çlirimit të Istogut dhe tërë Kosovës, ashtu siç ka ndodhur, realisht, më 12 qershor 1999, duke kërkuar edhe nga komunat tjera, si datë çliruese në nivel të Kosovës.
2) Të saktësoni numrin e veteranëve të komunës të Istogut, për t`u bërë shembull për komunat tjera.
Nisma për pastrimin e listave, nga veteranët e rremë, ishte e gabuar, rrjedhimisht, edhe e dështuar. Fillimi i gjyqeve individuale ishte marrëzi. As shekulli nuk e zgjidhte problemin. “Peshku qelbet nga koka”,- thotë urtësia. Janë krye krerët partiakë, shtetërorë e pushtetarë, që u kanë prirë këtyre proceseve të pista, për interesa personale e partiake! Ata abuzuan dhe vazhdojnë të abuzojnë, edhe sot e gjithë ditën, me paranë e shtetit. Dhe, kush vjedh shtetin, është armik i Atdheut. Ndërkohë, në Kosovën tonë të përbaltur, i himnizojnë si heronj e çlirimtarë!?
Asnjë llogari nuk duhet kërkuar nga veteranët e rrejshëm. Asnjë pyetje as për ata, që u kanë dhënë “Dëshminë e Veteranit”. Emrat e tyre të hiqen nga listat e veteranëve të vërtetë, pa zhurmë. Blerja e “dëshmive”, është paguar dhe tejkaluar shumëfish, nga marrja e pensionit të -veteranit- ndër vite. Ata që nuk pajtohen, vihen para provave, por edhe para përgjegjësinë, nëse pretenduesit humbin testimin. 45.500 “veteranë” të rrejshëm, rrjedhin miliona euro, nga buxheti i varfër shtetëror. Andaj, të shpëtohet, aq sa mund të shpëtohet, tani e tutje. Hajnia zyrtare – turp kombëtar.
Në mesin e Komisionit aktual, për zhvarrim-rivarrim të Dëshmorëve të komunës të Istogut, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Vrellë, janë të angazhuar edhe disa miq të mi, të vjetër dhe të rinj: kryetari Ilir Ferati, drejtori Imer Hakaj, luftëtarët Januz januzaj, Shasivar Haxhijaj, Muhamet Demaj, me shokë, veprimtari i hershëm, i shumëfishtë dhe drejtor i RTV -FONTANA-, Zeqir Mehmetaj, ndonëse ndjehem krenar me ata, pres të mos kufizohen me këtë vepër të vyer dhe domethënëse, por, të vazhdojnë edhe me propozimet e shtruara në këtë shkrim.
Uroj për mirëkuptim!

Shefi i Opozitë Shqiptare sot në SPAK, i thirrur për kallëzimin e gjyqtares Irena ne 5 mbiemra për shpifje

0

Kreu i PD, Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK, në orën 10:00, lidhur me kallëzimin e bërë për shpifje ndaj vajzës së tij nga gjyqtarja Irena Gjoka. Kreu i PD është thirrur nga prokurori Elvin Gokaj për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi akuzat ndaj gjyqtares së GJKKO se ka marrë rrushfet prej 500 mijë eurosh nga një eksponent i PS-së.

Berisha duhet të shkojë SPAK ndryshe shoqërohet me detyrim. Në shkresën që mban firmën e prokurorit Elvin Gokaj, thuhet se refuzimi apo mosparaqitja e përball me penalitete të tjera sipas Kodit Penal, deri në shoqërim të detyrueshëm.

Çështja lidhet me akuzat që ka bërë vetë Berisha herë pas here ndaj magjistrates, por edhe me ato të vajzës së tij, Argita Berisha vitin e kaluar, se ajo “kishte marrë 500 mijë euro nga një eksponent i PS-së”

Ja emrat e 4 kandidatëve në garë për “FBI”-në Shqiptare

0

Byroja Kombëtare e Hetimit do të ketë një drejtues të ri, pas mbarimit të mandatit të parë 5-vjeçar të Aida Hajnaj.

Afatet për kandidatët që kanë shprehur interes janë mbyllur këtë hënë, datë 9 Qershor ora 16:00, ndërsa redaksia mëson 4 kandidatët për FBI Shqiptare.

Bëhet fjalë për ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano; ish-oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda, tashmë oficer dhe zëvendës drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta, vëllain e Artan Cukut, Kryekomisari i shpallur Dëshmor i Atdheut, oficeri Mentor Cuku; dhe ish-shefin e Policisë, Elton Kërluku.

Këta katër kandidatë, janë ndër zbatuesit më profesionist të ligjit dhe gara për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit pritet të jetë vërtetë tepër e fortë.

Zgjatet me 6 muaj afati për hetimet ndaj Ilir Metës! Reagn avokati i presidentit të PL-së: Jetojmë në një autokraci…

0

SPAK ka zgjatur zgjat me 6 muaj afatin për hetimet ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një prononcim për mediat, avokati i presidentit të PL, Kujtim Cakrani, tha jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, se kjo është hera e dytë që SPAK zgjat hetimet për Metën.

Avokati tha se SPAK dha si shpjegim pamjaftueshmërinë e provave.

“Thotë ne po presim prova , një akt ekspertimi të ish-vjehrrës së Metës, se çlidhje ka zoti Meta”, u shpreh avokati.

Ai u shpreh i revoltuar nga zvarritja e hetimeve, ndërsa paralajmëroi se PL do ta çojë çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Jetojmë në një autokraci elektorale! Do ta çojmë çështjen deri në Gjykatën Europiane”, tha Cakrani.

Avokati i presidentit të PL, Kujtim Cakrani: Ka mbi 7 muaj në paraburgim..dhe prokuroria çdo dy muaj duhet t’i kërkojë gjykatës pra të bëjë verifikimin e masës së sigurimit dhe prokuroria nuk e ka bërë këtë.

Ne nuk e kemi bërë kërkesën dhe ne këto do ti pasqyrojmë më vonë në Gjykatën e Strasburgut.

Prokuroria e Posaçme ka zgjatur afatet për hetimet për 6 muaj. Është hera e dytë që bëjnë.

Thotë ne po presim prova , një akt ekspertimi të ish vjehrrës së Metës se çlidhje ka zoti Meta

Javën që vjen do dorëzojmë kërkesën  te Gjykata Kushtetuese sa i përket masave të sigurimit, dhe nëse nuk marrim përgjigje do i drejtohemi Strasburgut.

Krrak

0

Shkruan Edison Ypi

Një hedhje guri nga Tirana, te hapësira Shëngjin-Velipojë, ndodhet Krraku panoramik, estetik, psiqik, psikologjik, klimatik, gjeografik, më mahnitës nën Diellin. Vendi më i bukur në botë. Ai Krrak, të cilin, në vendet e tjera të botës, nuk guxojnë ta shohin as në ëndërr.

Krraku në fjalë është i vetmi vend në planet ku qielli dhe toka preken me majat e gishtave tregues të dorës si prekja magjike te kryevepra e Mikelangelos.

Këtë Krrak, këtë krisje të magjishme, Zoti fuqiplotë mund ta bënte ku të donte. Por e bëri nga Shëngjini në Velipojë. Faleminderit Zot. Ta paçim borxh këtë nder që na bëre, këtë favor që besojmë se e meritojmë.

Krraku Shëngjin-Velipojë duket dhe dëgjohet si një krismë, shkrepëtimë, vetëtimë, bubullimë, ardhur nga larg.

Ky Krrak është i vetmi vend në botë ku sipërfaqja dhe thellësia kanë këmbyer vendet: Thellësia është bërë sipërfaqe, sipërfaqja thellësi që dëshmon më bindshëm se kudo dhe kurdoherë se është më elokuente se thellësia.

Para këtij Krraku divin, kësaj mrekullie, fjalët mungojnë, heshtja mbretëron.

Te ky Krrak s’ka pyetje. Te ky Krrak ka vetëm përgjigje me heshtje.

Sapo ngjitesh mbi Shëngjin, është një vend, një kthesë, ku para syve befas të fanepset ky Krrak ku mendja ngec, fjala s’del, zemra rreh, fryma ndalet. Ky vend tash e tutje do quhet:

Qafa e Krrakut.

Autoritetet ta mbajnë shënim. Të marrin masat përkatëse. Përndryshe do përgjigjen.

Në këtë Krrak vulgaritetet, mediokritetet, palaçollëqet, avullojnë, shkrihen, shpëlahen në çast.

Këtu ku Qielli dhe Toka takohen, te ky Krrak, secili çast ësht infinit, secili infinit çast.

Vetëm me tokë ose vetëm me qiell, vetëm materialisht ose vetëm shenjtërisht, nuk është jetë, nuk është Krrak.

Jeta, që të shijohet si duhet, pra që jeta të jetë Krrak, i kërkon të dyja, edhe tokën, edhe qiellin. Më tepër tokë se qiell, është Krrak i ulët, Krrak i shurdhët. Më tepër qiell se tokë, është Krrak i lartë, Krrak buçitës, uluritës.

Asnjë Krrak tjetër më tepër se ky Krrak nuk indukton në trurin e njeriut: pafundësinë, vetminë kozmike, unicitetin e planetit, çudinë e ekzistencës.

Brenda këtij Krraku, si gishtat e Mikelangesos, qielli dhe toka afrohen pafundësisht, por kurrë nuk preken.

Te ky Krrak i magjishëm qielletokëbashkuar, kush ndodhet në tokë, ndodhet edhe në qiell, kush ndodhet në qiell ndodhet edhe në tokë.

Ky Krrak nuk ka rehatira mikroborgjeze, nuk ka gjire të ngushta, përrua që derdhet në det, plazhistë që duan privatësi. Ky Krrak që më tepër se trupin rehaton shpirtin, e ka gjithçka të madhe, gjithçka me përmasa kilometrike.

Shtëpia më funksionale, rrjedhimisht dhe më e bukur, është shtëpia e kërrmillit. Sipas principit të funksionalitetit estetik të shtëpisë së kërrmillit është dhe do jetë gjithçka në këtë Krrak.

Arkitektët më të mëdhenj e më të çartallosur të botës po vijnë e do vijnë te ky Krrak për të materializuar fantazitë më të fandaksura hyper-realistike, futuristike, symboliste. Poetët më në zë për të thurur vargjet më të magjishme.

Piktorët pamjet më turbulluese. Muzikantët tingujt më të ëmbël. Regjizorët filmat më intrigues. Sot apo nesër, pak më herët a pak më vonë, të gjithë do vinë këtu në këtë Krrak ku:

Lakoret e relievit janë më të bukura se të vitheve dhe ballkoneve të Femrave.

Prerjet e arta gjeometrike, proporcionet perfekte, hapsinore, volumore, matematikore, algjebrike, numerologjike, janë të gjitha këtu te ky Krrak, ku rruga është diagonale dhe hipotenuzë, sipërfaqa edhe volum, parabolat, hiperbolat, format eliptke, përfundojnë me asimptota.

Vend i mirë si Meka dhe Jerusalemi është ky Krrak ku nëse je i sëmurë shërohesh, nëse je i shëndetshëm nuk sëmuresh.

Krraku Shëngjin-Velipojë është vendi më i hatashëm për tu dashuruar, për të ngjizur fëmijë të shëndetshëm.

Shëngjin-Velipojë, vendi ku ekzistenca bën Krrak, është vendi ku së afërmi do ngrihen vilat më mahnitëse, do ndërtohen hotelet më të bukura dhe më të shtrenjta, plazhet më zbavitës, restorantet më të shëndetshëm, vendi ku parellnjtë e botës do lënë qimet e kokës.

Erion Veliaj nis “kryengritjen” kundër Edi Ramës, bën veprimin e papritur…

0

Erion Veliaj ka aktivizuar llogarinë e tij në rrjetin social TikTok, ku edhe ka bërë urimin për kombëtaren e futbollit për ndeshjen me Serbinë.

Kujtojmë se TikTok-u nuk Shqipëri është mbyllur me urdhër të Ramës.

Ndërkohë Veliaj ndodhet në qeli prej 5 muajsh, pasi akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie. Të gjitha akuza që kanë të bëjnë me luksin e shfrenuar të tij dhe bashkëshortes, Ajola Xoxa.

“Kryengritja” e tij ndodh vetëm disa orë para se Gjykata e Lartë të vendosë për masën e arrestit.

Përmes avokatëve të tij, Veliaj kërkon lirimin nga qelia dhe zëvendësimin e masës me një më të butë, duke ofruar gjithashtu garanci pasurore në mbështetje të kërkesës.

Më herët, ai ka depozituar edhe një rekurs në Gjykatën e Lartë për të njëjtën çështje, por deri më tani nuk është caktuar data e shqyrtimit dhe trupa gjykuese që do ta trajtojë!

Los Anxhelos në flakë/ Si shpërthyen trazirat pas një thashethemi

0

Shkruan Christal Hayes, BBC

Juan dhe disa miq u mblodhën në parkingun e një dyqani me materiale ndërtimi pranë Los Anxhelosit, ku shpërthyen protesta kundër ashpërsimit të politikës së emigracionit nga presidenti amerikan Donald Trump.
Zakonisht, takimet e tyre përfshijnë dhjetëra punëtorë të përkohshëm, shumica prej të cilëve janë emigrantë pa dokumente, që kërkojnë punë nga blerësit ose kontraktorët.

Por të dielën, vetëm dy makina të vogla tip pick-up njoftuan se mund të ndihmonin me çatitë, riparime ose pikturë jashtë degës së ‘Home Depot’ në lagjen Paramount, ku më shumë se 82% e banorëve janë me prejardhje hispanike.

Dyqani u bë epiqendra e protestave të emigracionit, të shkaktuara nga thashetheme se punëtorët e përkohshëm aty ishin mbledhur dhe arrestuar.

Shumë nga banorët e komunitetit thanë për BBC se kishin parë automjete të zbatimit të ligjit për emigracionin në zonë.

Kjo shkaktoi frikë dhe panik të menjëhershëm. Më pas erdhën raportet për bastisje dhe arrestime të punëtorëve të përkohshëm në ‘Home Depot’, një vend ku shumë emigrantë pa dokumente në mbarë SHBA-në shkojnë për të gjetur punë.

Protestat shpërthyen në këtë qytet me shumicë hispanike, duke u kthyer në dhunë kur u hodhën gurë dhe koktej molotovi. Autoritetet përdorën spraj piperi, plumba gome dhe bomba tymuese për të qetësuar turmën.

Por demonstratat në Paramount duket se lindën nga keqinformimi.

Ndërsa disa dhjetëra emigrantë janë ndaluar nga autoritetet në zona të tjera të rajonit, thashethemet për bastisje në dyqan rezultuan të jenë keqinformim, sipas Departamentit Amerikan të Sigurisë së Brendshme (DHS).

“Pavarësisht raporteve të rreme, nuk pati asnjë bastisje në një ‘Home Depot’ në LA,” tha DHS për BBC-në.

Duke u mbështetur në pjesën e pasme të një Toyota të vogël së bashku me dy shokët e tij, Juan tha: “Askush nuk e di me të vërtetë se çfarë ndodhi. Të gjithë janë të frikësuar”.

Përplasjet në Paramount, ku një makine iu vu zjarri dhe biznese të tëra u plaçkitën, u bënë shkak për atë që autoritetet federale e kanë përshkruar si trazira në gjithë zonën e Los Anxhelosit.

Të shtunën, Presidenti Donald Trump përdori autoritetin e tij për të thirrur Gardën Kombëtare të Kalifornisë, një vendim që zakonisht merret nga guvernatori i shtetit, ndërsa protestat e ditës së dytë u përshkallëzuan në qytet.

Ndërsa protestat vazhduan, trupat e armatosur të Gardës Kombëtare ruanin një park biznesi të mbyllur përballë dyqanit të pajisjeve.

Ata parkuan Humvee-t duke bllokuar zonën dhe u përballën me protestues që hidhnin fyerje dhe valëvitnin flamuj dhe pankarta me motive meksikane.

“Ju nuk jeni të mirëpritur këtu!” bërtiti një burrë me një kapele të skuadrës Los Angeles Angels ndaj ushtarëve, ndërsa një tjetër protestues hapi spërkatësin dhe shkroi një fyerje ndaj Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave të SHBA (ICE).

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) i tha BBC-së se zona e mbrojtur përmban një nga zyrat e tyre dhe autoritetet po e përdornin atë si “pikë organizimi, por protestuesit e gjetën”.

Agjencia tha se ka arrestuar 118 emigrantë të paligjshëm këtë javë në zonën e Los Anxhelosit, përfshirë pesë që i konsideron anëtarë bandash. Disa prej tyre kishin histori kriminale për trafik droge, sulm fizik dhe grabitje.

Të dielën, ndërsa po hipte në Air Force One në Morristown, New Jersey, Trump u tha gazetarëve se në Los Anxhelos kishte “njerëz të dhunshëm” dhe “ata nuk do ta kalojnë pa pasoja”.

Dora Sanchez ishte ende e tronditur nga pamjet që kishin transformuar qytetin e saj një natë më parë. Ajo u takua të dielën bashkë me të tjerë nga komuniteti në kishën ‘Chapel of Change’, vetëm një bllok larg nga qendra e protestave.

Hispanikët, jo vetëm që përbëjnë përqindjen më të madhe të popullsisë në krahasim me çdo grup tjetër etnik, por emigrantët – veçanërisht ata nga Meksika – janë një pjesë thelbësore e historisë dhe kulturës së këtij qyteti.

Los Anxhelos krenohet me statusin e tij si një qytet strehues, që do të thotë se nuk bashkëpunon me autoritetet federale për zbatimin e ligjeve të emigracionit.

Disa prej banorëve thonë se kanë ndier një tension të akumuluar, që shpërtheu kur administrata e presidentit republikan vuri në shënjestër emigrantët pa dokumente në LA.

“Ishte koha të ngriheshim,” tha Maria Gutierrez, që mori pjesë në protestat në Paramount. “Këta janë njerëzit e mi.”

Ajo tregoi se ka lindur në Meksikë, por jeton në SHBA që kur ishte e vogël.

Ajo – si shumë të tjerë – thotë se ka anëtarë të familjes që janë në SHBA pa dokumente.

“Ky është LA,” tha ajo. “Na përket të gjithëve.

“Të gjithë kemi familjarë ose njohim dikë që nuk ka letra.”

POSTIMET E FUNDIT