Kreu Blog Faqe 163

Kryetarja e Bashkisë Tiranë i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e institucionit që drejton! ‘Shpërthen’ para kamerave: Legena, maniakë…

0

Drejtuesit e institucioneve tona, të cilëve iu vihen në dispozicion automjete bashkë me shofer, e nganjëherë edhe me badigard, e kanë kthyer në normalitet shfrytëzimin e tyre për nevoja të familjes.

Në disa raste ne kemi denoncuar abuzimin që bëhet me makinat, karburantin dhe burimet njerëzore që paguhen nga taksat tona. Protagonistët e temave tona janë drejtues të rangjeve të ndryshme, që nga ish-ministrja e jashtme Olta Xhaçka, e cila kishte vënë në dispozicion të nënës së saj notere një makinë të ministrisë, apo ish-drejtorja e Illyrian Gard, e cila përcillte fëmijët për në shkollë me makinën e institucionit.
Raste të ngjashme ka patur me shumicë, kur drejtorë, kryetarë të bashkive apo edhe ministra, e nisin ditën duke përcjellë fëmijët në kopësht apo në shkollë, në mos vetë, përmes shoqëruesve të tyre me rrogë shteti. Kjo tendencë e abuzimit me pushtetin kishte zënë rrënjë edhe në bashkinë e Tiranës, kur vetë kryetari Erjon Veliaj çonte çdo ditë në kopësht djalin e tij.

Por ndoshta ky përdorim i aseteve shtetërore në dispozicion të fëmijëve, nuk përbën ndonjë çudi në këtë vend, kur shkelja e ligjit bëhet çdo ditë hapur.

Problemi është se nganjëherë abuzimi kthehet në ves, dhe nuk mjafton aq sa thamë më sipër, por zullumi duhet të kapërcejë çdo nivel dhe ai mjeti që shteti të ka vënë në dispozicion, duket se i rri ngushtë familjes.

Prandaj duhet një tjetër mjet shtetëror, në dispozicion. Por tani le të bëhemi konkretë.

Është e hënë, data 2 Qershor 2025, dhe kjo autoveturë e bardhë me targë AB649LD, që po del nga një garazh në Kodrën e Diellit, është pronë e bashkisë Tiranë. Shoferi në timon quhet Ladimir Kapaj, edhe ai punonjës i këtij institucioni….

Ku qëndron problemi këtu? Për ta mësuar këtë, na duhet të bëjmë 3 km deri në hyrjen e presidencës, kur nga mjeti zbret ky zotëri, i cili në realitet nuk ka aspak lidhje as me shoferin dhe as me makinën e bardhë nga e cila zbriti. Zotëria në fjalë quhet Bledi Cikopana, punonjës i kabinetit të presidentit të republikës.

Me sa duket, bashkia e Tiranës, duke parë mungesën e mjeteve për stafin e presidencës, paska vendosur të kontribuojë, me autovetura elektrike dhe me shoferë në dispozicion të punonjësve të presidencës.

Në fakt jo. Sepse përtej ironiës, zoti Cikopana është bashkëshorti i kryetares aktuale të Bashkisë së Tiranës, zonjës Anuela Ristani, dhe kjo që sapo patë nuk është diçka që ndodhi vetëm një ditë. Mjeti në fjalë është tërësisht në dispozicion të familjes së zonjës kryetare.

Në garazhin në Kodrën e Diellit dita nis herët. Shoferit personal të zonjës Ristani i bashkohet edhe kolegu i tij, i cili ka një detyrë tepër të rëndësishme, të shoqërojë familjarët.

Dy vartësit presin rreth 15 minuta deri kur secili prej tyre niset në destinacionin e paracaktuar. Njëri me makinën ngjyrë gri me targë AB338OA në dispozicion të zonjës Ristani që lëviz drejt një destinacioni të cilin do ta zbulojmë pak më vonë, dhe tjetri, që më përpara përcjell vajzën e saj në shkollë, dhe më pas kthehet dhe merr bashkëshortin… zotin Cikopana.

E gjitha kjo vajtje-ardhje e mjetit të bardhë, zgjat rreth një orë. Më pas makina parkohet tek bashkia në pritje të ndonjë pune të shpejtë për llogari të bashkisë… Por jo për shumë kohë, sepse dreka vjen dhe familjarët e kryetares duhen dërguar në shtëpi.

Është e martë, data 3 Qershor 2025… Makina e bardhë niset nga Kodra e Diellit duke kryer me përpikmëri itinerarin e paracaktuar drejt presidencës. Zoti Cikopana zbret nga makina dhe shkon drejt zyrës. Në të njëjtën kohë, shoferi i bashkisë që ai ka në dispozicion, largohet për të bërë ndonjë punë për të cilën paguhet nga taksat tona.

Tani le të kthehemi pak tek mjeti ngjyrë gri me të cilin lëviz kryetarja Ristani. Këtu nuk do të kishim diçka të pazakontë nëse çdo ditë në orën 8 të mëngjesit, qytetarja e parë e Tiranës të shkonte në zyrën e saj, me makinën e vënë në dispozicion sipas protokollit. Në realitet, itinerari është krejt i ndryshëm….

Sepse dita për zonjën Ristani nis jo në punë, por në palestër. Fundja, shëndeti mbi të gjitha. Punët në bashkinë e Tiranës po shkojnë aq mirë së fundmi, sa edhe mund të presin.

Ora shënon 9:10 minuta dhe kryetarja e bashkisë sapo ka dalë nga palestra. Tashmë me veshjen zyrtare, ajo drejtohet për në zyrë…. atje ku e presin hallet e qytetarëve.

Është dita e tretë e vëzhgimit tonë. Mjeti i bardhë është i saktë si një orë zvicerane. Në të njëjtin vend merr bashkëshortin e kryetares, për ta çuar në punë… Thuajse në të njëjtën kohë, mjeti ngjyrë gri i kryetares mbërrin përpara palestrës. Duket se zonja Ristani po ndjek një program shumë të ngjeshur me ushtrime.

Por le të kthehemi tek hyrja e presidencës, atje ku makina e bardhë sapo ka mbërritur. Në përballjen me ne, bashkëshorti i kryetares ka preferuar heshtjen, ndërkohë që mjeti i bardhë i drejtuar nga punonjësi i bashkisë, Ladimir Kapaj, është larguar menjëherë.

Por ndoshta zonja kryetare mund të ketë mirësinë që të na sqarojë se pse një makinë e bashkisë së Tiranës vihet tërësisht në dispozicion të burrit të saj, dhe pse ajo çdo ditë shkon me një orë vonesë në zyrë, pa ndonjë shkak që lidhet me punën që bën.

Në fakt, për këtë na u desh të presim edhe një orë tjetër, deri sa ajo të dilte nga palestra. Ndërkohë, zonja Ristani e humbet toruan duke folur gjëra që nuk kishin aspak lidhje me pyetjen e thjeshtë: Pse ka vendosur një makinë të bashkisë në dispozicion të burrit, i cili punon në Presidencë?!

Meqë pas daljes nga palestra, zonja Ristani nuk na dha asnjë përgjigje, përkundrazi nisi një lumë fyerjesh, kërkuam të flasim edhe njëherë me të, kësaj radhe në dyert e bashkisë, ku me sa duket të njoftuar më parë, e prisnin një skuadër e tërë policësh.

Por sërish pa rezultatin që prisnim! Në kulmin e zemërimit, zonja Ristani na akuzon se po përndjekim fëmijën e saj, ndërkohë që për hir të etikës, kemi hequr çdo pamje që tregon përcjelljen në shkollë të vajzës së saj me makinën e bashkisë. Sidoqoftë, ky është halli i saj dhe jo i yni.

Kur argumentet përplasen me mungesën e arsyes dhe të normave të edukatës, vazhdimi i këtij diskutimi me zonjën kryetare duket një mision tërësisht i pamundur…. Por sidoqoftë, shpresojmë që kjo që sapo patë, të shërbejë për dy gjëra.

E para, që makina e bashkisë me targë xxxxxx, dhe shoferi i saj, të rikthehen në punët e përditshme të këtij institucioni, pa u detyruar të vihen çdo ditë në shërbim të bashkëshortit të kryetares.

Dhe e dyta, që kjo e fundit, ta shtyjë orarin e palestrës për më vonë, dhe të rikthejë prioritetet që ka kryeqyteti…. sepse banorët e Tiranës nuk i kanë asnjë borxh kësaj zonje… përkundrazi…

Doli fjala nga dhëmballa!

0

Shkruan Mehdi Manç Bushati

Doli fjala nga dhëmballa!

Edhe uji jetëdhënës,
po të jetë në një vend,”rënës”
do të bëhëj “gurë-ngrënës” !
Keni parë,ju gryka pusesh,
që tregojnë mundime nusesh?!
Që litari,ka ngrënë gurin,
porsi fëmija “paçamurin”!
Kështu është edhe fjala,
kur është mbushur plot me “ha’la”.
Po kur flasin dhe për gra’,
po kur flasim dhe për goca !
Fjala e keqe bën hata’ :
fjala e keqe,thyen dhe koca
Shpif,shpif se diçka mbetë
edhe kur s’është e vërtëtë!
Dhe,kur kjo zbulohet sheshit,
ngjanë si vathi që e hekë,
porse vrima,i mbetë veshit!

Hija e heshtur e sekteve në Shqipëri: një front i ri për mbrojtësit e të drejtave dhe të drejtësisë

0

Shkruan Ermira Qerimi Kondo, gazetare e pavarur investiguese, aktiviste për të drejtat e njeriut.

Në Shqipëri, ndërsa lufta kundër korrupsionit mbetet në qendër të prioriteteve të shoqërisë civile, një tjetër plagë, më e fshehtë dhe më e rrezikshme, po përhapet në shtresat e varfërisë — devijimet sektare.
Për shumë kohë të injoruara ose minimizuara, ato përbëjnë tashmë një rrezik gjithnjë në rritje për shëndetin mendor, kohezionin social dhe të drejtat themelore.
Pas bashkëpunimit të ngushtë dhe shkëmbimeve intensive përvoje me avokatin Ndue Pjetra, kjo çështje është kthyer tashmë në një betejë tjetër për Shoqatën e Avokatëve Kundër Korrupsionit, që ai drejton.
Krah për krah me avokatin Ndue Pjetra, themelues i kësaj shoqate, hapet një betejë e re: ajo e mbrojtjes së lirive individuale ndaj ndikimeve psikologjike shkatërruese.
Një kauzë pioniere në Ballkanin Perëndimor, ku çështja e shëndetit mendor mbetet ende tabu.

1. Një përhapje sektare po aq e heshtur sa shqetësuese.

Gjatë një dekade të fundit, po vërehet një zgjerim i heshtur por i vërtetë i grupeve me karakter pseudo-fetar, mistik, terapeutik apo “shpirtëror”, që shfrytëzojnë boshllëqet identitare dhe sociale në rajon.
Këto lëvizje shfaqen aty ku shteti mungon, ku popullsia është e pambrojtur dhe në kërkim të kuptimit të jetës.

Ato përhapen sidomos në:

– zonat rurale të margjinalizuara,

– rrjetet sociale,

– diasporat që kërkojnë përkatësi ose referenca kulturore.

Shënjestra e tyre është e qartë:

– të rinj të brishtë,

– të sëmurë kronikë që presin mrekulli,

– gra të vetmuara,

– persona në krizë psikologjike.

Megjithatë, në Shqipëri nuk ekziston ende një kuadër i qartë ligjor për të njohur, parandaluar ose ndëshkuar mekanizmat e kontrollit mendor që karakterizojnë fenomenet sektare.

2. Trashëgimia e një boshllëku shpirtëror pas diktaturës

Shqipëria, i vetmi vend që institucionalizoi ateizmin nën Enver Hoxhën, ndaloi për gati pesëdhjetë vjet çdo shprehje fetare.
Kjo represion nuk zhduku vetëm besimin, por ndërpreu edhe transmetimin ndërbrezor të kulturës shpirtërore.
Dhuna shtetërore ndaj besimit la pas një traumë kolektive dhe një boshllëk shpirtëror, që sot mbushet me ideologji zëvendësuese shpesh manipuluese.
Pa trashëgimi shpirtërore dhe pa mjete për të dalluar mes besimit të sinqertë dhe kontrollit psikologjik, shumë qytetarë janë të pambrojtur.
Liria për të besuar, ndonëse është rikthyer, mbetet ende e brishtë dhe e pambrojtur.
Edhe sot, shumë të rinj nuk kanë mjetet intelektuale apo referencat kulturore për të dalluar mes një spiritualiteti të vërtetë dhe një manipulimi mendor.
Në këtë boshllëk, struktura sektare vendosen me diskurse mashtruese shpirtërore për të ushtruar kontroll psikologjik, financiar, madje edhe fizik mbi personat në gjendje të cenueshme.
Ky boshllëk identitar kthehet në një terren pjellor për lëvizje sektare që kërkojnë të kontrollojnë mendjen dhe xhepat e ndjekësve të tyre.

3. Pse angazhohet një shoqatë avokatësh në këtë fushë?

“Korrupsioni shkatërron institucionet.
Sektet shkatërrojnë mendjet.”

Kjo është, padyshim, arsyeja që e ka shtyrë avokatin Pjetra të zgjerojë misionin e shoqatës së tij anti-korrupsion në luftën kundër sekteve.
Sepse sektet dhe korrupsioni ndajnë rrënjë të përbashkëta si:

– shfrytëzimi i dobësive njerëzore,

– manipulimi i besimit,

– pandëshkueshmëria që vjen nga mungesa e ligjit,

– dhe përdorimi pervers i pushtetit – qoftë politik, financiar apo psikologjik.

Me përvojën dhe përkushtimin e tij — ai ka themeluar edhe shkollën e parë të detektivëve në Ballkanin Perëndimor — avokati Pjetra synon të:

– përfshijë analizën e kontrollit mendor në reflektimin juridik,

– mbrojë viktimat që shpesh heshtin nga frika,

– kërkojë njohje juridike të cenimit të integritetit psikik.

4. Drejt një strategjie kombëtare: për një “MIVILUDES” shqiptare.

Franca (sikurse shtetet e tjera të BE-së) ka krijuar MIVILUDES (Misioni ndërministror për vigjilencë dhe luftë kundër devijimeve sektare), një model që Shqipëria mund ta marrë si shembull.
Sepse rreziku nuk është hipotetik: kontrolli mendor është një shkelje e dinjitetit njerëzor, një pengesë ndaj autonomisë, një krim ende i panjohur në ligjin shqiptar.

Prandaj kërkojmë:

– krijimin e një strukture kombëtare të pavarur që monitoron sektet dhe koordinon përgjigjet,

– reformim të kodit penal për të përfshirë qartë nocionin e “kontrollit psikologjik”,

– trajnim të specializuar për gjyqtarët, avokatët, policët, psikologët dhe mësuesit,

– fushata edukimi për mendimin kritik, që nga shkolla,

– një mbështetje ndërdisiplinare për viktimat: psikologjike, sociale dhe ligjore.

5. Një aleancë rajonale, një përgjegjësi evropiane.

Angazhimi i GEMPPI (Grupi i Studimeve mbi Lëvizjet e Mendimit për Mbrojtjen e Individit) dhe i presidentit të tij Didier Pachoud — vetë një ish-anëtar i një sekti — ka mundësuar lidhjen e Shoqatës së avokatit Pjetra me FECRIS, Federata Evropiane e Qendrave të Kërkimit mbi Sektarizmin.

Kjo lidhje i jep Shqipërisë një kornizë evropiane të ekspertizës dhe një legjitimitet për të alarmuar, propozuar dhe bashkëpunuar.
Ajo krijon një dinamikë rajonale në Ballkan për vigjilencë, parandalim dhe mbrojtje.

Përfundim: një emergjencë njerëzore, një detyrë demokratike

Në një kontekst post-totalitar ende të brishtë, drejtësia nuk mund të kufizohet vetëm në ndëshkimin e korrupsionit apo abuzimit me pushtetin e dukshëm.
Ajo duhet të mbrojë edhe të drejtat e padukshme: ato të mendjes, ndërgjegjes dhe lirisë së brendshme.

Lufta kundër sekteve është një sfidë madhore demokratike, në kryqëzimin mes shëndetit mendor, të drejtave të njeriut, lirisë për të besuar dhe integritetit personal.

Vetëm duke bashkuar forcat — avokatë, gazetarë, studiues, sinjalizues — mund të rindërtojmë një hapësirë publike të shëndetshme, ku të mendosh, të besosh, të zgjedhësh dhe të thuash “jo” të mbrohen në mënyrë reale.

Sepse e vërteta mbrohet me fytyrë të zbuluar.
Ndërsa kontrolli, gjithmonë fshihet pas maskës.

Elon Musk bën një hap pas/ Drejt pajtimit me Presidentin Trump

0

Elon Musk ka lënë të kuptohet se mund të zbusë tensionet në përplasjen publike Presidentin Donald Trump.

Përplasjet duket do të sheshohen.

Musk dha sinjale se mund të tërhiqet nga premtimi për të ndaluar operacionet e anijes kozmike Dragon, një vendim i marrë përmes kompanisë së tij SpaceX. Kjo u bë e ditur gjatë një shkëmbimi mesazhesh në rrjetin social X.

Ai u përgjigj pozitivisht ndaj thirrjes së biznesmenit miliarder Bill Ackman, i cili i kërkoi që të bëjnë paqe me presidentin Trump.

Sipas raportimeve të Politico-s, Shtëpia e Bardhë ka caktuar një telefonatë me Musk për ditën e premte, me qëllim ndërmjetësimin e një marrëveshjeje paqeje, pas shkëmbimit të akuzave verbale mes tyre të enjten.

Konflikti i vazhdueshëm, i cili u zhvillua në rrjetet sociale dhe gjatë një paraqitjeje të Trump në Shtëpinë e Bardhë, përfshiu deklaratën e ish-presidentit që ai ishte “shumë i zhgënjyer nga Elon” për kritikat e Musk ndaj projektligjit të taksave dhe shpenzimeve.

Musk paralajmëroi gjithashtu se politikat tregtare të Trump mund të shkaktojnë recesion dhe ngriti në vëmendje lidhjet e Trump me Jeffrey Epstein, i dënuar për keqtrajtim seksual të fëmijëve.

Musk reagoi ndaj kërcënimit të Trump për të pezulluar kontratat qeveritare me një postim në X, ku njoftonte se do të tërhiqte anijen Dragon, e përdorur nga NASA. Megjithatë, pasi një përdorues i X e këshilloi të qetësohen të dy palët, Musk shkroi: “Këshillë e mirë. Mirë, nuk do të pezullojmë Dragon.”

Gjithashtu, Musk duket se ka ofruar një shenjë pajtimi në një përgjigje ndaj një postimi të Ackman, i cili kërkoi që ai dhe Trump të bëjnë paqe “në dobi të vendit tonë”. Musk iu përgjigj: “Nuk ke gabim.”

“Politico” raportoi gjithashtu se ndihmësit e Trump kanë punuar për ta bindur presidentin që të ulë tonin ndaj Musk, duke organizuar kështu telefonatën e premtes. Pas një interviste të shkurtër me Trump për përplasjen me Musk, mediat raportuan se ish-presidenti e trajtoi çështjen me një qëndrim të qetë dhe jo të shqetësuar.

“Oh, është në rregull,” tha Trump kur u pyet për mosmarrëveshjen. “Po shkon shumë mirë, kurrë nuk ka shkuar më mirë.” Ai shtoi se sondazhet e tij janë “në kulmin e tyre, më të lartat që kam pasur ndonjëherë”, përpara se të largohej.

Në të njëjtën kohë, ndihmësit e Trump i sugjeruan që të përqendrohet në miratimin e projektligjit të taksave dhe shpenzimeve në Senat, në vend që të përplaset me Musk. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “Nuk më shqetëson që Elon u kthye kundër meje, por duhej ta bënte këtë muaj më parë.” Ai e përshkroi ligjin e taksave si “një nga ligjet më të mira që janë paraqitur ndonjëherë në Kongres.”

PërfunNë garë për drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit edhe Gledis Nano

0

Këtë të premte përfundon afati i aplikimeve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Aktualisht janë paraqitur 4 kandidatura për këtë pozicion të rëndësishëm.

Euronews Albania mëson se një prej kandidatëve është ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Pas kalimit në disa faza testimi, komisioni i ngritur në SPAK pritet t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e kandidatit të përzgjedhur për emërimin si kreu i ri i BKH-së. Mandati i drejtuesit të Byrosë është pesë vjet.

Aktualisht, postin e kreut të BKH-së e mban Aida Hajnaj, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë deri më 31 gusht.

Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Trump urdhëron hetim ndaj Biden: Ky komplot është një nga skandalet më të rrezikshme

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, urdhëroi të mërkurën një hetim mbi atë që republikanët e quajnë një “konspiracion” që synon të mbulojë përkeqësimin e shëndetit kognitiv të Joe Biden gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Ky veprim, të cilin Biden e ka kritikuar ashpër, është i fundit në një fushatë të gjatë nga Trump, i mbështetur nga politikanë të Partisë Republikane dhe mbështetësit e tyre në mediat konservatore, për të diskredituar paraardhësin e tij. Por kjo vjen gjithashtu në një kohë kur një numër gjithnjë e në rritje i demokratëve po fillojnë të pranojnë se ish-presidenti ka qenë në një spirale në rënie vitet e fundit.

E gjitha kjo doli në dritë pas performancës katastrofike të Biden në debatin kundër Trump gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, në të cilën 81-vjeçari i atëhershëm humbi vazhdimisht. “Në muajt e fundit, është bërë gjithnjë e më e qartë se ish-ndihmësit e Presidentit Biden abuzuan me fuqinë e nënshkrimeve presidenciale duke përdorur një stilolaps automatik për të mbuluar rënien njohëse të Bidenit”, thuhej në memorandumin presidencial të lëshuar të mërkurën.

Konservatorët/ Votat mund të falsifikohen edhe në kuti, duhet ndërhyrja e SPAK dhe BKH-së!

0
Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore ALBANIA”
DEKLARATË
Konservatorët ndjekin me vëmëndje, post farsën zgjedhore numurim, rinumurim Datë 11 Maj 2025.
Ne deklarojmë:
1 – Nuk njohim Zgjedhjet 11 Maj 2025.
2 – Nuk pranojmë që parlamenti Shqiptar të dominohet nga Narko Rregjimi me 110 DEPUTETË të suportuar nga Mafia krimi i organizuar dhe Fondacioni Aleksandër George SOROS.
3 – Vendimi Komisionit të Ankesave dhe Sanksionit për të rinumuruar të gjitha kutitë e Prefekturës Tiranë në një kohë ( Afat të pacaktuar ) ngren dyshime të Arsyeshme se Vota do të rregullohet në zyrat e kontrolluara nga qeveri që sistemisht vjedh zgjedhje prej vitit 2017.
4 – Partia Kombëtare Konservatore Albania, pas këtij vendimi të KAS në vartësi të Kryekomisionerit Shtetëror për Zgjedhje:
Konservatorët i drejtohemi me kërkesë, Strukturës së Posatëshme Anti Korrupsion, Byrosë Kombëtare të Hetimit të sekuestrojë menjëherë rreth 1237 Kuti votimi dhe ato kuti që kanë matrial zgjedhor.
Vo.
– Nëse SPAK dhe BKH nuk sekuestron me urgjencë kutitë dhe lejon sërish rinumurim nga komisionerë partiakë të emëruar nga KQZ.
Flet votimet mundet dhe do të falsifikohen, rregullohen, retushohen sikurse ka ndodhur në zgjedhjet për Bashkinë Tiranë 2011 – 2015 – 2017 – 2019 – 2021
PKKA.
Departamenti për Zgjedhje të Lira.
Tiranë – Shqipëri.
Datë 05/06/2025

Më mirë të heshtin

0

Shkruan Zef Ndreka

Do të kishte qënë shumë më mirë për PD-në të kishte heshtur pas humbjes madhështore të zgjedhjeve të 11-Majit, sepse çdo reagim politik i këtij lloji që ka ndërmarrë nëpër botë, apo më saktë qëndrimet antishqiptare e antikombëtare që ka ndërmarrë, nuk i shërbejnë integrimit të Shqipërisë. Këto qëndrime janë më të shëmtuara se heshtja, janë më të shëmtuara se pranimi i humbjeve.
Reflektimi dhe analizat reale të humbjeve, janë pikërisht mungesa dhe humbja kohë e PD-së për tu rithemeluar realisht.
Mbajtja peng e saj përmes motiveve të shpikura të zgjedhjeve, është vetëvrasje për opozitën dhe në dukje, është “shpëtim i tejzgjatur” për Berishën dhe familjen e tij.
Kaq e shëmtuar është kjo sjellje e demokratëve që e duan me të vertetë PD-në, demokracinë dhe Shqipërinë, sa dorëzimi përballë non grat-ës po zhvlerëson edhe disa figura politike me pritshmëri për të ardhmën e saj.
Vetëvrasja politike që bën PD-ja në këto momente jetike për të, ia zbeh tërësisht qëllimin kombëtar për integrim europian dhe vetërrjeshtohet në kahun e kundërt të saj.
Nuk.është aspak e nevojshme të përmendën emra, por duken sheshit se krahas deputetëve të listave të mbyllura, edhe ndonjë apo ndonjëra që mori vota antiberishë tek listat e hapura të PD-së, jo vetëm.që nuk po hesht apo të mbaj qëndrime që i kërkojnë shumica e demokratëve, përkundrazi, po bëhën më kamikazë se kamikazët e Berishës.
Kjo sjellje e tyre, shuan shpresat për një PD për Shqipërinë, për një parti demokratike të tipit perendimor.
Autoritarizmi i Berishës vazhdon të thellohet në PD, duke trysnuar demokratët dhe mbështetësit e tij dhe duke i mbajtur ato të pa çliruar nga tiranitë e mentaliteteteve dogmatike.
Në PD, nuk ka fituar dhe nuk fiton arësya sa të jetë Berisha!
Në PD, imponohen idetë nga Berisha!
Në PD, nuk ka shoqëri njerëzish të lirë!
Në PD, kanë mbetur vetëm turma, apo tufa ushtarësh!
Në PD, autoriteti nuk meritohet, por mbahet me zor nga Berisha.
Në PD, demokratët janë të pa çliruar nga diktatët politike!
Kështu, PD-ja me Berishën jo vetëm nuk ka asnjë të ardhme, përkundrazi po vetëshkatërrohet …

Europa Juglindore, mbrojtëse e kristianizmit, katoliçizmit Roman dhe Ortodoksisë Auto Qefale

0

Wienna internacional Conference !
Europa Juglindore është mbrojtëse e kristianizmit katoliçizmit Roman dhe Ortodoksisë Auto Qefale.
Historik!
Ndodhi më 1054 Shizma ndarje kishës Ortodokse nga Roma Katolike… Përpjekjet për “ribashkim” vijojnë, lufta e heshtur, e mbyllur dhe e hapur duket qartë me invadimin Rus mbi Kiew. Miliona rusë europianë ortodoksë dhe mijra europianë katolikë janë vrarë, vetëm e vetëm pse disa udhëheqës ne i lejojmë të mbajnë apo rikthejnë rregjimet gjakatare tip stabilokratike sikur Ekatrin ll Hitler, Duçe, Stalin, Çaushesku,Tito, HOXHA etj.
Luftës gjakatare i duhet thënë NDAL !
Edhe sa do të vazhdojmë kështu, vrasje me 007 ta, vrasje me luftë e rindezur haptazi nga Rusia e Carit të ri Putin më 23 Shkurt 2022 (Jo vetëm Kiewi është kryeqyteti Europian qyteti më i përgjakur të paktën 1020 rresht për cdo 55 vjet ) Berlini, Londra, Vollgograd me 120 000 milion të vrarë vetëm në luftën e ll botërore.
Mijra shqiptarë të dëbuar asimiluar dhe të vrarë po dardanë, boshnjakë në përpjekje 100 vjet për të shuar shtetkombe që fituan lirinë me gjakim në Europën Juglindore.
Sa keq sa të pa mëshirë jeni !
9700 Ushtarë Europianë Ukrainas u vranë javën që kaloi në frontin Ukrainë – Rusi. Gati lufta e lll thonë ?
Ndal mëndësisë vrastare, stop krimeve, kemi rrënjë europiane është përbashkim në lidhje bashkëjetës, në Gjak ndofta jo jo në ADN por pse pse të lejojmë të ndodhë ç’menduria vrasëse jo vetëm në Ukrainë!
Rregjimet e shtyjnë botën në luftë dhe çmenduri të njëshit i pabinduri “Udhëheqësi i rregjimit” që nuk pranon demokracinë, kërcënon njerzinë, rrezikon votën, barazinë me zgjedhje për shtet të së drejtës por thotë shteti ligjor. Jo jo shtetit Ligjor, shtet ligjor kanë bërë edhe autokratët diktatorë që si fillim vijnë nga shteti i drejtë me votë të lirë.
Autokratët bërtasin në mes të parlamentit Europian për Shtet Ligjor, Shtet Stabil duke pranuar rikthime në rregjime autokrate me risk të lartë sepse duan qetësi dhe stabilo kraci. Ne i themi Ndal shtetit Ligjor, shtetit stabilokrat, ne ti themi Po shtetit të së drejtës me Votë të Lirë. Ju nuk kuptoni se vota është demokraci vote. Ndal shtetit mafioz.
Nëse do vijonim me shtetin e së drejtës me Votë, të lirë, të barabartë me standart Amerikan apo Britanik, nuk do të ndodheshim në autokracinë Dështake, Angela Merkel Soros, Edvin Rama Soros, Vladimir Putin Stalin, Enver Hitler Alban e plot drejtues autokratë që rrezokojnë shtetin e drejtë Europian por kërkojnë të sundojnë me ligjin e shtetit “Ligjor”
Mësoni ju popuj se demokracia është për cdo individ të lirë sistemi më i mirë i ligjshëm bazuar mbi votimin e lirë variant 235 vjet Amerikan.
Ju europianë u kthyet në bashkimin e madh pas luftës ll sepse korifejtë e Europës, Konrad Adenhauer, Alcide De Gasperi dhe Robert Chowman u bashkuan në konsensus politik. Zgjerimi i Europës asht domosdoshmëri. Ju nuk duhet të përjashtoni qytetarët europianë rusët Juglindorë apo Veri Lindorë. Ju parlamentarë Europianë nuk duhet të lejoni shtete rregjim variant Edvin Aleksandë Putin.
Si ndalohet ?
E thjeshtë.
Shteti i së drejtës ndërtohet me Votë jo me banda mafioze për të ringritur rregjime shtetit 007 e Maliq Ligjit që sfidon demokracinë Amerikane dhe Britanike me variantin McGonigall Spay Mafia.
Ndal shtetit ku Ligjin e bën 16 vjet Maliq Rama.
Ndal shtetit ku për 16 vjet e degjeneron ADN tonë Europiane, autokrate Nona Angela Soros.
Ndal shtetit ku rikthehet rregjimi dhe perde e luftës të Stalin Putin i BRSS 1945 – 1989
Ne jemi Europianë duam rikthim të shtetit të drejtë me votë të lirë. Jo e jo shtetit Ligjor të Maliq Ligjit.

Kujtim Gjuzi Anëtar në konfereca për politikë, siguri garanci demokratike me votë të lirë në Europën JL
Wienna Austri.
Bukuresht Rumani.
Napoli Itali.
Tivar Mal i Zi.
Selanik Greqi.
Prishtina Republika e Kosovës.

POSTIMET E FUNDIT