Kreu Blog Faqe 165

Parlamenti Europian ‘rrëzon’ zgjedhjet në Shqipëri/: Votat u blenë me presione, falje gjobash e bonuse për pensionistët

0
Plenary session week 43 2017 in Strasbourg - VOTES followed by explanations of votes

Parlamenti Europian rrëzon farsën elektorale, duke akuzuar qeverinë se përdori të gjitha burimet për blerjen e votave dhe devijimin e vullnetit të votuesve.

Në Komisionin e Jashtëm të parlamentit u diskutua për çështjen e zgjedhjeve të 11 majit.
Kryetari i këtij komisioni, David McAllister, bëri me dije se vetë Parlamenti Europian ishte pjesë e vëzhgimit të zgjedhjeve përmes një delegacioni me 7 eurodeputetë, të cilët u shpërndanë në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Raporti i Parlamentit Europian për zgjedhjet u lexua nga Michael Gahler, eurodeputet gjerman i CDU, që udhëhoqi këtë mision vëzhgues.

“Në ditën e zgjedhjeve, delegacioni u nda në tre ekipe duke vëzhguar në qytetet e mëdha, Tiranë, Vlorë dhe Elbasan, por edhe në zonat rurale.

Në përmbledhje, pikat kryesore janë: zgjedhjet ishin konkurruese, teknikisht të mirëorganizuara, por u zhvilluan në një ambient të polarizuar politik me avantazhe sistematike për partinë në pushtet.

Shqetësimet kryesore që ndikuan në garë përfshijnë:

-abuzimin me burimet publike,

-presioni mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë,

-keqpërdorimi i aktiviteteve qeveritare siç ishte ‘Giro D’Italia’ për qëllime elektorale,

-qeveria shpalli një amnisti të minutës së fundit për gjobat e papaguara nga qytetarët, një lëvizje që perceptohet si blerje votash,

-në prill pati një bonus për pensionistët që morën 100 euro secili, një muaj para zgjedhjeve, diçka që konsiderohet me ndikim,” tha Gahler.

Sipas tij, ‘nuk pati asnjë debat mes kandidatëve kryesorë duke kufizuar informimin siç duhet të elektoratit’.

Për votën e diasporës, Gahler theksoi se pati probleme teknike dhe logjistike me votat e Greqisë nga kompania DHL.

“Delegacioni i Parlamentit Europian mbështet plotësisht konkluzionet e OSBE/ODIHR dhe thekson se duhet një reformë e plotë zgjedhore. Parlamenti i ri duhet të kalojë këtë reformë. Ajo do dërgojë një mesazh të rëndësishëm për BE-në, por edhe për rajonin. Delegacioni ynë është i gatshëm të ndihmojë Shqipërinë në të gjitha fushat e ekspertizës tonë për ndërtim kapacitetesh apo ndërmjetësim mes partive. Ne po presim raportin përfundimtar në fillim të korrikut. Do ketë rekomandime shtesë dhe shpresoj, dhe kjo është ajo që themi në të gjitha vendet, se rekomandimet dhe miratimi i tyre do kenë një konsensus të gjerë dhe të mos ketë përjashtime,” tha Gahler.

“Për më shumë, mendoj se ajo që kemi vëzhguar dhe dëgjuar si vëzhgues afatshkurtër nga vëzhguesit afatgjatë, sidomos në Elbasan, ata flasin për disa struktura që janë përfshirë në devijimin e votave në një drejtim, por kjo shkon përtej mandatit të vëzhguesve të zgjedhjeve. Kjo gjë ka ndikim në situatën e përgjithshme dhe duhet adresuar”, theksoi Gahler në fjalën e tij.

Faliment me plan për të shpëtuar nga taksat, pranga administratorëve të fasonerive në Elbasan, italiani u kap në Rinas

0

Çuan me dashje në falimentim, 7 fasoneri, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, ekzekutohen masa sigurie për 4 shtetas.

Njëri nga të akuzuarit, shtetas italian, u kap në PKK Rinas, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. Gjithashtu, vihet sekuestro konservative mbi 7 subjektet dhe 12 llogari bankare të tyre.
Në kuadër të operacionit “Bankrupt”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Elbasanit, dhënë më datë 02.06.2025, për:
-caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për:
shtetasin A. K., 40 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë;
shtetasin italian G. L., 60 vjeç, i cili u kap në PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë;
shtetasen Z. K., 27 vjeçe, të tre me detyrë administratorë subjektesh;
-caktimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen E. S., 31 vjeçe, me profesion ekonomiste, të katërt për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Falimentimi i provokuar”, “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i kompetencave” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
-vënien e sekuestros preventive mbi 7 subjekte (fasoneri) dhe 12 llogari bankare të tyre.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar për çuarjen në gjendje falimenti, 7 fasoneri, për të shmangur taksat dhe tatimet.
Vijojnë hetime për të identifikuar dhe nxjerrë para përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Edhe Aleksandri si Edi, i përfshirë në bisedat e SKY ECC me kartelet e drogës

0

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, partia më e madhe opozitare në Serbi, Marinika Tepiç, ka deklaruar se në ditët në vijim do të publikojë informacione që lidhin presidentin serb, Aleksandar Vuçiç me kartelet e drogës.

Siç theksoi në një konferencë për shtyp në Kuvendin e Serbisë, Tepiç tha se lidhja mes Vuçiçit dhe organizatave për kontrabandë dhe shitje të drogës është Filip Koraç, i cili në vitin 2023 u ekstradua në Francë nga Hungaria.
Bëhet fjalë, sipas saj, për “mijëra dokumente, incizime zanore dhe fotografi” që Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi “i mban në sirtarë”.

Ndër të tjera, bëhet fjalë për komunikime përmes aplikacionit Sky që datojnë që nga viti 2021, ku Koraqi kishte emrin e koduar “Robin”.

Në këto komunikime, pretendon Tepiç, përmenden Aleksandar Vuçiç, vëllai i tij Andrej Vuçiç, si dhe ish-sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Dijana Hrkaloviç.

“A sugjerojnë të dhënat nga analiza se Koraç kishte përcjellje policore në Serbi?”, pyeti Tepiç, duke fajësuar për këtë situatë prokurorët e Prokurorisë për Krimin e Organizuar.

Ngjashëm me Serbinë, edhe në Shqipëri opozita ka ngritur vazhdimisht alarmin për përdorimin e aplikacionit të koduar Sky nga figura të larta të shtetit. Në mënyrë të drejtpërdrejtë, opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përfshirje në këtë rrjet të komunikimit të krimit të organizuar, duke kërkuar që Prokuroria të hetojë pa vonesë.

Sipas opozitës shqiptare, pajisja me Sky e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe heshtja institucionale ndaj këtyre akuzave përbëjnë një nga krizat më të rënda të besimit publik dhe të sundimit të ligjit në vend.

Rama porosit Belindën të firmosë, shkarkohet nga detyra…

0

Këshilli i Ministrave ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, z. Eol Çashku. Vendimi është firmosur nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në mungesë dhe me porosi të Kryeministrit Edi Rama, dhe është bërë i ditur përmes botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Vendimi është marrë në mbështetje të pikës 2 të nenit 100 të Kushtetutës, si dhe të nenit 7 të ligjit nr. 8096, datë 21.3.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, pas propozimit të bërë nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Në vendim thuhet:

V E N D O S I:
Z. Eol Çashku shkarkohet nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.

Eol Çashku ka qenë një nga figurat më të njohura në fushën e kinemasë shqiptare, si regjisor dhe drejtues institucional, duke drejtuar për vite me radhë QKK-në dhe duke pasur rol kyç në mbështetjen e prodhimeve filmike shqiptare. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk janë dhënë detaje për arsyet e shkarkimit të tij.

Pritet data e zgjedhjeve/ Ish-ministrja e Edi Ramës shpall kandidaturën për kryebashkiake të Prishtinës

0

Nga anëtare e qeverisë në Shqipëri, në kandidate për kryetare komune në Kosovë.

E kështu Besa Shahini, ish-ministre e Arsimit, njoftoi se do të garojë në zgjedhjet lokale për komunën e Prishtinës.

“Është një qytet kryesisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbra, kryesisht i papastër dhe jo shumë cilësor për fëmijët. Prishtinës i duhet një ndryshim radikal dhe një kahje tjetër zhvillimi.

Unë dua të jem pjesë e këtij ndryshimi, andaj në vjeshtë do të garoj për kryetare të komunës në zgjedhjet lokale 2025”, tha Shahini.

Ajo u shpreh se para katër vjetësh u kthye për të jetuar në Prishtinë nga Tirana, por qyteti “ka marrë një kahje të gabuar në zhvillimin e vet”.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, mediat në Kosovë shkruajnë se Presidentja Vjosa Osmani ka planifikuar të mbajë një takim të rëndësishëm politik me qëllim përcaktimin e datës.

Besa Shahini ka qenë pjesë e qeverisë “Rama 2”. Ajo mori detyrën si ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë në vitin 2019.

Këtë post ajo e mbajti për më shumë se një vit, ndërsa u pasua nga Evis Kushi. Shahini, pas kthimit në Kosovë, është angazhuar në aktivitete të shoqërisë civile.

“2 ‘kapot’ e grupit janë nga Vlora”, autoritetet finlandeze: Komunikonin me Telegram dhe Signal

0

SPAK dhe autoritet finlandeze kanë goditur disa grupe krimianle të trafikut të armëve dhe drogës.

Në konferencën për mediat në SPAK, prokurori Shehu tha se dy kokat e grupit ishin nga Vlora.

“Dy nga krerët e grupeve kriminale janë me origjinë nga Vlora. Pjesa tjetër ka qenë e përqëndruar në zonë e Kuçovës dhe Beratit. Një pjesë e tyre ishin të vendosur me banim në Tiranë. Aktivitete të ligjshme, ata kanë qenë qytetarë të lirë. pjesa më e madhe të tyre lëviznin jashtë shtetit”, tha prokurori Alfred Shehu.

Ndërsa zyrtari finlandez sqaroi se anëtarët e grupit komunikonin nëpermjet platformave Telegram dhe Signal.

“Sa i përket komunikimit, përdornin platformën Telegram, Signal, kjo është diçka e zakonshme për shtetasit e përfshirë në akvititetin kriminal në ditët e sotme”, tha zyrtari finlandez.

Shqipëria narko-shtet: Pas italianëve, finlandezët nxjerrin Altin Dumanin (Troplini) ‘për veshi’ në konferencë shtypi

0

Pas aksionit të Antimafias pak ditë më parë ku zbulua një nga kartelet më të rrezikshme të narkotikëve në Europë, pjesë e së cilit ishin grupi i Troplinëve të Durrësit, prokuroria e Finlandës ka mbërritur në Shqipëri, po për të njëjtat arsye.

Të dyja aksionet janë të inciuara nga shtetet e BE-së dhe tregojnë se SPAK është vënë para presionit të ndërkombëtarëve, të cilët duke mos pasur besim tek autoritetet shqiptare kanë ndjekur vetë çdo aksion kundër karteleve të drogës, ku Shqipëria është shfaqur tashmë si dispeçeri e narkotrafikut.
Dëri më sot SPAK nuk ka realizuar dot asnjë aksion të përmasave të tilla, pasi siç dihet, krerët e karteleve janë bërë njësh me shtetin shqiptar dhe nuk u futet gjemb në këmbë.

E vetmja gjë që bën shteti shqiptar në raste të tilla është se përpiqet maksimalisht të sabotojë edhe aksionet e partnerëve, të cilët janë detyruar vetë të ndjekin nga afër aksionet.

Këto dy operacione të inicuara nga Italia dhe Finlanda, ku partnerët theksojnë se shqiptarët janë trafikantët kryesorë të këtyre karteleve, fakton edhe njëherë në sytë e Europës se Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës është de-facto një narko-shtet dhe se drejtësia shqiptare është një vegël e partisë shtet.

Nuk tërhiqet nga rinumërimi, Kalaja: S’jam ushtar i askujt, para Shqipërisë nuk ve partinë

0

Kandidati për deputet i PD-ASHM, Aulon Kalaja ishte këtë të hënë në “Now” në Euronews Albania ku tha se ai do kërkojë deri në fund rihapjen e kutive dhe rivlerësimit të votave, pasi sipas tij manipulimin gjatë procesit të numërimit, nuk e ka parë vetëm ai.

I pyetur nëse betejën e tij do e çoj edhe në SPAK, Kalaja u përgjigj:

“Unë jam një nga ata njerëz që nuk vendos partinë para Shqipërisë, Shqipëria vjen e para. A do shkoj unë në SPAK? Në fakt duhet të vij SPAK te unë. Unë e bëra thirrjen edhe për Partinë Socialiste, aty ka burra e gra serioze, që kanë parë krim zgjedhor aty.

Nuk jemi vetëm ne ushtarët që kanë dalë nga rreshti. Unë gjykoj që vetë SPAK duhet të merret me këtë punë. A do i shkoj unë kësaj beteje deri në fund? Po, patjetër, unë i jam futur kësaj rruge”.

POSTIMET E FUNDIT