Kreu Blog Faqe 166

Afera “Partizani”, sot caktohet treshja që do të gjykojë Sali Berishën dhe 4 të pandehurit e tjerë

0

Në Gjykatën e Posaçme, ditën e sotme do të mbahet shorti për të zgjedhur tre gjyqtarët që do të përbëjnë trupën gjykuese në procesin kundër dosjes “Partizani”.

Në këtë çështje penale janë të akuzuar ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, dhe biznesmenët Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe noterja Andia Pustina.

Vendimi i gjyqtares së seancës paraprake, Floreja Davidhi, është dorëzuar zyrtarisht, duke i kaluar çështjen për gjykim.

Treshja e gjyqtarëve duhet të mos ketë pasur asnjë lidhje të mëparshme me dosjen, as në procesin e hetimit dhe as në seancën paraprake. Për këtë arsye në shortin e sotëm do të jenë 14 gjyqtarë të shkallës së parë të GJKKO pasi Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi janë të përjashtuara për shkak të ligjit. E para si gjyqtare e hetimeve paraprake për Partizanin dhe e dyta si gjyqtare e seancës paraprake.

Kjo treshe gjyqtarësh më pas do të duhet të përcaktojë brenda 10 ditësh datën e seancës së parë të gjyqit në themel.

Po në të njëjtën ditë, Sali Berisha duhet të paraqitet për zbatimin e masës “detyrim paraqitje”, e cila është vendosur nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Dhëndri i tij, Malltezi, ndodhet në arrest shtëpie që prej vitit 2023.

Ndërkohë, përveç tyre, në këtë dosje janë të përfshirë edhe biznesmenët Begeja dhe Bektashi, si dhe noterja Pustina.

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka bërë thirrje për mbështetje para ambienteve të SPAK-ut në lidhje me këtë proces.

Masa ndaj Berishës, “detyrim paraqitje”, u caktoi më 5 janar 2025 gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, i cili rrëzoi pjesërisht vendimin paraprak të 27 nëntorit 2024, me të cilin Berisha u lirua nga arresti shtëpiak pas më shumë se 330 ditësh.

Zgjedhjet presidenciale në Poloni/ Sovranisti pro-rus, Karol Nawrocki fiton balotazhin me 50.89%

0

Kandidati pro-rus dhe sovranist Karol Nawrocki kryesoi balotazhin presidencial të fundjavës në Poloni , sipas numërimit përfundimtar. Nawrocki fitoi 50.89% të votave (10,606,628) në një garë të ngushtë kundër kryetarit liberal të Varshavës, Rafał Trzaskowski: rivali i tij pro-evropian fitoi 49.11% (10,237,177 vota).

Këto janë të dhënat nga Komisioni Kombëtar i Zgjedhjeve pas numërimit të të gjitha qendrave të votimit, ndërsa pjesëmarrja në votime ishte 71.63%.
Trzaskowski kishte qenë prej kohësh favoriti për të fituar zgjedhjet, por epërsia e tij ndaj Nawrockit ishte zvogëluar në javët e fundit.

“Do ta shihni se sonte do të fitojmë dhe do ta shpëtojmë Poloninë. Ne nuk do të lejojmë monopolin e Donald Tuskut në institucionet e vendit”, deklaroi dje Trzaskowski.

Si presidenti i ri i Polonisë, Nawrocki ka të ngjarë të vazhdojë të përdorë fuqinë e tij presidenciale të vetos për të bllokuar programin pro-BE të kryeministrit polak Donald Tusk. Rezultati ka të ngjarë të rigjallërojë edhe mbështetësit e Nawrocki-t, opozitën konservatore kombëtare të Ligj dhe Drejtësi (PiS), e cila humbi pushtetin tetëmbëdhjetë muaj më parë, duke u dhënë atyre besim të përtërirë se do të jenë në gjendje ta mposhtin koalicionin e Tusk në zgjedhjet parlamentare të vitit 2027.

Nawrocki mbështet vlerat tradicionale katolike dhe familjare dhe është një mbështetës i fortë i sovranitetit polak brenda BE-së. Ai qëndron pro mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën, por ka thënë se nuk dëshiron ta shohë vendin të bashkohet me NATO-n dhe BE-në gjatë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë, shkruan BBC.

Presidenti i Polonisë ka një rol kryesisht me ndikim të kufizuar në politikën e jashtme dhe mbrojtjen, por presidenti mund të vërë veton mbi legjislacionin. Qeveria e koalicionit pro-BE e Tusk nuk ka një shumicë parlamentare mjaftueshëm të madhe për ta rrëzuar atë.

Presidenti aktual konservator, Andrzej Duda, ka përdorur pushtetin e tij për të penguar Kryeministrin Tusk të përmbushë premtimet kryesore të fushatës, duke përfshirë heqjen e ndikimit politik nga gjyqësori dhe liberalizimin e ligjit të rreptë të abortit në vend.

Të dy kandidatët presidencialë mbështesin vazhdimin e ndihmës për Ukrainën fqinje, por ata kanë mendime të ndryshme në lidhje me qasjen e tyre ndaj BE-së. Trzaskowski, një ish-ministër për Evropën, mbështet vizionin e Tusk për një Poloni në zemër të rrjedhës kryesore evropiane, duke ndikuar në vendime përmes marrëdhënieve të forta me Gjermaninë dhe Francën.

Nawrocki, 42 vjeç, një mbështetës i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka në fokus një Poloni të fortë dhe sovrane dhe nuk dëshiron që vendi t’i lëshojë më shumë kompetenca Brukselit. Ai kundërshton politikat e BE-së për klimën dhe migracionin. Ai ishte relativisht i panjohur në nivel kombëtar përpara se të zgjidhej nga partia opozitare PiS si kandidati i tyre “jozyrtar”.

Një boksier dhe futbollist amator i apasionuar, ai poston shpesh imazhe të vetes duke u stërvitur. PiS e paraqiti atë si një kandidat të fortë që do të mbronte polakët e zakonshëm dhe interesat kombëtare të vendit.

PD-ja e destinuar të mbaroje, të vetëshkrihet

0

Shkruan Zef Ndreka

Tashmë nuk përbën më sekret. PD-në e krijoi Partia e Punës, e krijoi vetë Ramiz Aliaj. Ai u kujdes përsonalisht duke përdorur ish Sigurimin e Shtetit të krijonte në çdo rreth të vendit degët e para të PD-së ku 80% e tyre domosdo duhet të ishin bashkëpunërorë apo spiunë që quhen rëndomë nga populli.
Pra PD-ja është krijuar parti politike e sforcuar me diktat nga Sigurimi i Shtetit i cili kontrollohej totalisht nga PPSH-ja dhe ishte shërbëtore e saj.
Vështirësitë më të mëdha, vetë Ramiz Aliaj e pati me studentët dhe me grevën e tyre reale të urisë. Për ta përçarë dhe për ta kontrolluar deri në detaje, ai përzgjodhi pikërisht Sali Berishën.
Të gjithë e mbajnë mend fjalimin e Berishës ne Sheshin e Demokracisë në qytetin Studenti. Fjalim që u fërshëllye në kor nga gjithë pjesëmarrësit sepse ai falenderonte pa turp e për gjithçka Presidentin Aliaj.
Po ashtu ndodhi edhe me Besnik Mustafaj-n kur deklaroi se pashaporta europiane e Shqipërisë është Ramiz Aliaj.
Studentët dhe qytetarët e Tiranës në atë shesh të Demokracisë mbetën të zhgënjyer dhe ëndërrat e tyre për një Shqipëri si gjithë Europa dhe për një Shqipëri Demokratike u këputën në mes.
Por duke shfrytëzuar momentin e ndërrimit të sistemit, ish Sigurimi i Shtetit katapultoi dhe përdori bashkëpunëtorët e tij pas fitorës së PD-së në 1992. Kështu, duke filluar nga Presidenti, nga Kryeministri, ministra e zv/ministra, drejtore drejtorishe, deputetë etj, të gjithë në një formë apo në një tjetër kishin lidhje të ngushtë me ish Sigurimin e Shtetit.
Dhe për këtë arësye, ky kontigjent mbahej peng për shkak të dosjeve që nuk u hapën dhe me siguri nuk do hapën kurrë.
Loja politike e PPSH-së e konvertuar në PS, diti ti përdorë ashtu siç di ti mund sa herë të doje levat e saj, e konkretisht ish Sigurimin e Shtetit të kthyer në PD.
Parulla e vjetër e tyre, Partia mbi të gjitha e verteton këtë.
Duke mos arritur asnjëherë të fitojë PD-ja, pra Sigurimi mbi PS-në, demokratët u lodhën dhe do të lodhën më shumë. Aq sa, shumë shpejt, për PD-në do të mungojë mbështetja.
Sigurisht, që për ta shpëtuar këtë forcë politike hileqare të krijuar enkas për ta mbajtur nën kontroll, duhet domosdo largimi i mënjehershëm i Berishës dhe berishistëve nga pëngmarrja e saj.
Në të kundërt, PD-ja është e destinuar të mbaroje edhe misionin për të cilin e krijoi Sigurimi i Shtetit për të patur një sistem shumë partiak dhe një demokraci të kontrolluar…

Drejtësia bëri ‘sikur e dënoi’, drejtoresha e Erion Veliajt niset me pushime, nxjerr gjuhën nga Athina

0

Drejtoresha e Klubit Sportiv Tirana, Deborah Keçi duket se nuk është shqetësuar nga vendimi i GJKKO-së.

Deborah Keçi u dënua me 1 vit burg, e cila nga gjykimi i shkurtuar i është ulur dënimi në 8 muaj burgim. Gjithsesi, GJKKO ia ka pezulluar dënimin me burg, duke ia konvertuar në 16 muaj shërbim prove. Po ashtu, Dëborah Keçit i është dhënë edhe dënim plotësues me heqjen e të drejtës për 5 vite për të ushtruar funksione publike.

Vetëm pas tre ditësh, Deborah ka shpërndarë një postim në Instagram ku duket se dënimi nuk ka ndikuar aspak në jetën e saj private dhe është nisur me pushime në Athinë. Ajo shfaqet në një koncert, në shoqërinë e disa personave dhe duket se po e ‘shijon në maksimum’. Pra dënimi nga gjykata Gjykata e Posaçme nuk e ‘ka bezdisur’ aspak Keçin.

Tronditet Turqia/ Aktorët e ‘Sulejmanit të Madhërishëm’ dhe ‘Çukurit’ dënohen me burg për lirine e shprehjes

0

Dy prej yjeve më të njohur të kinemasë turke, Halit Ergenç dhe Rıza Kocaoglu, janë përballur me vendime të rënda gjyqësore. Halit Ergenç, i njohur për rolin e tij si Sulltani në serialin historik “Sulejmani i Madhërishëm”, dhe Rıza Kocaoglu, një prej figurave kryesore në serialin shumë të ndjekur “Çukur”, janë dënuar me burg nga një gjykatë në Turqi.

Vendimi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe mes fansave të dy aktorëve, të cilët shprehen tronditje dhe shqetësim për fatin e tyre.

Sipas burimeve zyrtare, aktorët janë shpallur fajtorë për dhënie deklaratash të pavërteta gjatë një hetimi lidhur me protestat e Parkut Gezi në vitin 2013 – një prej ngjarjeve më të tensionuara në historinë moderne të Turqisë.

Ky vendim pritet të ndikojë në skenën artistike turke dhe të hapë debate të reja mbi lirinë e shprehjes dhe presionin mbi figurat publike në vend.

Deputeti i PS i gatshëm të dëshmoje, ja kush janë ‘kokat’ që i fituan zgjedhjet Ramës (video)

0

Këshilltari ligjor i PD në KQZ, Marash Logu ka prezantuar ‘dëshmitarin e gatshëm’ sipas tij, për në SPAK, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur me procesin zgjedhor më 11 maj, masakrën elektorale.

Bëhet fjalë për deputetin e PS, Luan Duzha, telefoni i së cilit është sekuestruar nga SPAK, me dyshime për krime zgjedhore.

Përmes një video të shpërndarë në platformën e tij sociale në facebook, Logu shkruan përkrah saj edhe deklaratën e ligjvënësit socialist, Luan Duzha, për pasjen dijeni se kush i blen votat në Elbasan.

‘Një dëshmitar i gatshëm për SPAK’, shkruan Logu, teksa vijon reagimin e tij: “Ju e dini kush i blen votat në Elbasan” – thotë deputeti i PS, Luan Duzha.

Deputeti i PS-së, Luan Duzha, i cili nuk arriti të sigurojë mandat, u pyet nga gazetarët pak para nisjes së seancës parlamentare të së enjtes, lidhur me akuazat ndaj tij për blerje votash në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë që u mbajtën më 11 maj.


Ai tha për gazetarët se nuk ka asgjë të vërtetë, ndërsa shprehu gatishmërinë për të bërë burg nëse provohet se ka vjedhur qoftë edhe një votë.

“Janë të gjitha gënjeshtra. As nuk kanë kontrolluar dhe as nuk më është sekuestruar telefoni, asgjë! Nëse është blerë një votë unë shkoj me qejf në burg, kaq, një votë. Unë flas për veten time, nëse është blerë një votë e vetme nga njerëzit e mi apo shokët e mi për mua, unë shkoj me qejf në burg. Pastaj, ju e dini kush i blen votat”, deklaroi ai.

Nëpër bukuritë vieneze

0

Shkruan Ndue Lazri

Epilogu i një udhëtimi

Në fillim të udhëtimit tonë kishim hyrë nga ana perëndimore e Austrisë në Brennero e Insbruk. E kemi vizituar disa herë pjesën më të madhe të këtij shteti, nga fshati i jashtëzakonshëm turistik Allstat, në Salzburg, Linz, Melk e deri në Vienë. Tani që udhëtimi po i afrohet fundit, hyjmë nga pjesa lindore e Austrisë dhe ndalemi në kryeqytetin e saj. Edhe pse kemi qenë herë të tjera, Viena ofron përherë diçka të re nga sharmi i saj. Këtë herë pallati i Belvederes dhe rezidenca verore e perandorëve austriakë, Shonbrun ishin në ristrukturim, ndaj u vërtitëm nëpër qendrën historike të qytetit, përmes sheshesheve, rrugëve, pallateve madhështore, muzeve të historisë e të artit, operës së qytetit e Hofburgteatrit të madh, kishave e katedraleve etj. Dy ditë relaks në një nga hotelet e bukura të saj dhe pastaj sërish për rrugë. Veçse jo drejt perëndimit, por drejt jugut, ku kalojmë nëpër qytetet Graz e Klagenfurt, për të arritur në pikën më afër kufirit italian, në Villach.

Në poezinë e Liqenit Bled në Slloveni.

Pasi sistemohemi në hotelin e rezervuar në Villach, marrim drejtimin për në Slloveni. Është përherë kënaqësi të kthehemi në këtë shtet të vogël, por të bukur, ku modeli i zhvillimit është ai austriak. Bukuritë natyrore janë të mëdha, Lubljana e Koperi, apo shpellat e Postumies, na kanë ofruar gjithnjë kënaqësi kur i kemi vizituar. Por ne na tërheq në mënyrë të veçantë poezia e Liqenit Bled, një liqen i bukur në prehrin e maleve, me një ishull e kishë të vogël në mes, me hotele e vila që e rrethojnë nga tërë anët. Kemi qenë edhe herë tjetër, por këtu na pëlqen të kthehemi mundësisht në çdo stinë. Na mungon ajo dimërore, kur akulli e kthen këtu gjithçka në ngjyrë të argjendtë. Edhe këtë radhë u kënaqëm jo vetëm me pamjet panoramike që janë kartolina ngado të kthesh sytë, por edhe me shetitjet përmes pyjeve e buzë liqenit dhe me drekën e këndshme në një nga restorantet e shumtë që janë këtu. Dhe kur largohemi, shqiptojmë gjithnjë një “Mirupafshim”.

Vlerat e miqësisë.


E kishim njoftuar miken tonë të dashur Shpresa Kameraj Patterer, që përpara nisjes, që kthimin për në Itali do ta bënim nga qyteti kufitar Villach, ku ajo punon e jeton prej shumë vitesh. Dhe ajo na tha që priste me shumë dëshirë e kënaqësi të na takonte. E kemi njohur vite më parë, duke shkuar për të marrë pjesë në aktivitetet e bukura që ajo organizonte me shoqatën shqiptare që drejtonte në Villach. Gjithnjë ka ditur të promovojë bukur vlerat e kulturës, të gjuhës e historisë sonë. Ajo është nga Deçani i Kosovës, por gjithnjë ka promovuar historinë e kulturën mbarëkombëtare, duke ftuar grupe të rëndësishme edhe nga Italia, Gjermania e Zvicra.


Takohemi me mall si miq të vërtetë dhe ajo, pasi pimë kafet e mirëseardhjes, na fton për drekë në një restorant tipik austriak, me pronaret e të cilit e lidh një miqësi e sinqertë. Orët kalojnë pa u ndierë, bisedat tona janë nga më të ndryshmet, nëpër të cilat spikat përherë ajo ndienjë e pastër sinqeriteti e miqësie, të cilën e duam dhe e ruajmë me fanatizëm. Mike të tilla dinë t’i bëjnë momentet të bukura dhe ia shtojnë vlerat miqësisë. Ndaj, duke u larguar nga Villachu, mezi presim që ta takojmë sërish, këtë radhë në shtëpinë tonë në Trentino.

Një falënderim për njeriun e zemrës sime.


Kemi hyrë në tokën italiane dhe ecim asaj rruge që e kemi bërë sa herë kemi vizituar Triesten apo Venezian. Kanë kaluar 11 ditë që kur jemi nisur dhe ndiejmë që Italia na kishte munguar. Tashmë jemi të lidhur pazgjidhshmërisht me të dhe e duam njësoj si vendin tonë.


Ndërsa Ndue është si gjithnjë i vëmendshëm në timon, unë në heshtje zhytem në një monolog të heshtur falënderimi e mirënjohjeje për njeriun tim të zemrës. Ky udhëtim prej 11 ditësh nëpër Europën qendrore e lindore, është një dhuratë tjetër e bukur e tij, që e bën edhe më të bukur dashurinë tonë. Rri e mendoj me vete për atë qetësi të pashembullt e mungesë lodhjeje që e karakterizon për mijëra kilometra rrugë, për dashamirësinë e pasionin me të cilin më flet sa herë më çon në qytete e vende të panjohura. Ai e ka metodë pune që, përpara se të ndërmarrim udhëtimin, lexon e studion shumë për vendet e qytetet ku do të shkojmë. E pastaj vihet në rolin e ciceronit duke i prekur me dorë ato që ai ka studiuar. Kjo më pasuron shpirtërisht, por më mbush edhe me krenari që e kam përkrah, jo vetëm si njeriun tim të zemrës, por edhe si shokun e mësuesin tim. Ky udhëtim në Gjermani, në Pragë e Carlovy Vary të Çekisë, në Bratislava të Sllovakisë, në Budapest e në Liqenin Balaton të Hungarisë, në Vienë e Villach të Austrisë e në Bled të Sllovenisë, ishte për mua sa turistik e poetik, po aq shpirtëror, me vlera të pakrahasueshme njohjeje.
Ndërsa kthehemi në shtëpi, e di që ai projekton të tjera udhëtime, në drejtime të reja, sepse udhëtimet janë një kënaqësi e madhe e përbashkët.
Faleminderit, i dashur. Të dua më shumë se jetën time.

Gati arrestimi i Belinda Ballukut/ SPAK detyrohet të trondit kupolën e infrastrukturës dhe energjisë, nis shpërbërja e rrjetit…

0

Pas zgjedhjeve të 11 majit, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka nisur një erë e re, por jo ajo e “reformave” apo “ringritjes institucionale”, por ajo e frikës dhe tronditjes. Paniku ka filluar të mbërthejë kampin e Belinda Ballukut, pasi struktura e ndërtuar prej vitesh rreth saj, që menaxhon miliarda lekë nga taksat e shqiptarëve, ka nisur të çakordohet nën goditjet e SPAK-ut. Dy nga figurat më të rëndësishme të këtij rrjeti, të njohur ndryshe si “Çunat e Belës”, tashmë janë goditur rëndë nga drejtësia. Pas marrjes së të pandehurit Gentian Gjyli, drejtori aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dy ditë më parë, një tjetër emër i rëndësishëm është futur në shënjestër: Erald Elezi, administratori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH).

Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se Elezi është marrë i pandehur për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”, të njëjtat akuza që rëndojnë mbi Gjylin. Mësohet se provat ndaj Elezit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është gjithashtu nën hetim për këtë dosje, por ndodhet në burg që prej marsit 2024 pasi u arrestua me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. SPAK ka nisur hetimin pasuror ndaj 25 të dyshuarve, 22 individë dhe 3 subjekte private. Ndër fondet dhe tenderat e abuzuar janë edhe ato të eficencës së energjisë elektrike, të subvencionuara nga BE. Hetimet janë në zhvillim dhe përfshijnë një tjetër fraksion që lidhet me zyrtarë të lartë. Në kohën e kryerjes së veprës penale, si Gjyli edhe Elezi ishin pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO).
Pra institucionet ku janë identifikuar këto abuzime, ARRSH, KESH, Agjencia për Efiçencën e Energjisë janë të gjitha në varësi të drejtpërdrejtë të Belinda Ballukut. Ajo ka qenë jo vetëm figura politike që ka firmosur dhe mbrojtur këto struktura, por edhe personi që ka ndërtuar me kujdes dhe strategji një sistem të mbyllur ku tenderat, fondet dhe pozicionet drejtuese shpërndaheshin me logjikën e besnikërisë dhe përfitimit të ndërsjellë. Goditjet e njëpasnjëshme të SPAK-ut duken si sinjali i parë i shpërbërjes së një strukture që për shumë kohë ka funksionuar pa frikë nga ligji. Me dy drejtues të lartë tashmë të pandehur, perceptimi se Belinda Balluku është “e paprekshme” po venitet.

Burime të afërta me hetimin pohojnë se SPAK nuk ka ndërmend të ndalet. Hetimet janë në zgjerim, dhe struktura e ndërtuar prej vitesh rreth ministrisë së infrastrukturës po lëkundet çdo ditë. Ndërkohë që Balluku mundohet të ruajë imazhin e saj publik me deklarata për fitoren pas 11 majit, themelet e asaj që ka ngritur po çahen me forcën e ligjit. Nëse rrjeti që drejtonte miliarda në infrastrukturë dhe energji, me përfitues të përhershëm dhe kompani të lidhura politikisht, po rrëzohet një nga një, atëherë është vetëm çështje kohe që dora e drejtësisë të shtrihet më lart.

Me çdo drejtues të marrë i pandehur, gjithçka i afrohet më shumë zyrës së Belinda Ballukut. Dhe kjo nuk është më një çështje thashethemesh apo sulmesh politike është një hetim konkret, me prova, akuza dhe njerëz realë që janë përballë drejtësisë. Pas 11 majit, një tjetër faqe ka nisur të shkruhet në historinë e qeverisjes së Ballukut, jo si ministre e “transformimeve”, por si figurë qendrore në një skemë që tani po shpërbëhet nën hijen e SPAK-ut.

PD e ‘tradhtoi’ në KAS, reagon Ilir Alimehmeti

0

Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili kandidoi nën siglën e PD-AShM në Qarkun Tiranë, ka folur për Report Tv pasi KAS rrëzoi kërkesën e tij për rinumërim të votave preferenciale.

“De fakto nuk u morën me kërkesat tona, përmbajtjen e provave, u morën me një artificë të pakuptimtë që është “subjekti duhet të kërkojë rinumërim”, ndërkohë që kryetari i PD është shprehur pro. Kaq di nga seanca, thelbi është që nuk bazohet ke provat e dërguara por te një artificë.

Presim për hapat e tjera. Unë vetë në prova kam evidentuar shifra gabim në proces-verbale. Kemi parë edhe disa kamera, parregullsi në qindra vota jo vetëm të miat, që në video janë ndryshe nga proces- verbali. Nëse subjekti politik duhej të dërgonte një shkresë, duhet të na e thonin”, tha ai.

PD dhe PS bashkuan votat në KAS duke rrëzuar kërkesën e 4 kandidatëve demokratë për rinumërim e votave të tyre.

POSTIMET E FUNDIT