Kreu Blog Faqe 167

Saliu, Saliu, Edi Rama bëri kërdinë!

0

Shkruan Agim Popoci

Kanë kaluar tre javë nga zgjedhjet e 11 Majit, PD ka bërë mbi 3000 denoncime për krime elektorale, shumë prej tyre janë parë edhe live nga ata që nuk kishin frikë ti hapnin sytë, dhe Edi Rama me çakejtë e tij vetëm sa kanë nxjerr angullimë të fortë dhe pamje nga zgjedhjet e kontestuara të vitit 1996 kur Kryetari i PD, Sali Berisha, ishte President i Republikës, ndërsa KQZ nuk e bënë punën kushtetuese që i takon!

Po, është ky Edi Rama, biri i një partie gjakpirëse të pangopur që i fliste Presidentit të Republikës, Sali Berisha, 31 vite më parë se çfarë është demokracia, shoqëria e ekuilibruar, media e lirë, dhe Republika që do të vigjilojë kundër krimit dhe korrupsionit, një Republikë që do të ekzaltojë vlerat morale dhe shpirtin krijues të njeriut të lirë, sepse, shqiptarët nuk duan një dorë të fortë; Dhe, në rrugëtimin e tij deri në ulje në fronin e Kryeministrit të kësaj Republike, i qëndroj besnik vetëm partisë së tij kriminale!

Edi Rama heshti kur partia e tij kriminale vodhi zgjedhjet edhe pas rënies së bustit të diktatorit, por akuzoi Saliun për manipulim të zgjedhjeve në vitin 1996! Madje akuzat tejkaluan edhe të pamundurën e vitit 1967 kur arrestuan Zotin, duke i vënë flakën gjithë Shqipërisë më 1997, duke pirë dhe gjak oficeri që mbronte shtetin shqiptar që për President kishte Saliun, dhe duke e shoqëruar me heshtjen e Edi Ramës kur u zhvilluan zgjedhjet aq sa mund të zhvilloheshin në tokën e shkrumbuar!

Por, pak rëndësi kishte kjo kur synimi i Edi Ramës ishte të fut kokën në Qeverinë e Shqipërisë, dhe, ia arriti qëllimin, u ul në fronin e Ministrit të Kulturës!

Duke ndryshuar rolin e analistit me atë të qeveritarit, filluan të ndryshojnë dhe kalkulimet e tij kriminale që dëshmoi me heshtjen e zgjedhjeve të vitit 2001 ndërsa e gjithë bota i dënonte! Por, tashmë kishin kaluar plot shtatë vjet, nuk ishte më ai intelektuali që i jepte leksione Presidentit Sali, por një kryetar i kryeqytetit shqiptar që ishte në kërkim të bijve të nënave dhe bijve të kurvave!

Dhe, çuditërisht me këtë soj e sorollop menjëherë bëri hapin e tij cilësor kriminal duke vjedhë edhe me dorën e vetë zgjedhjet e vitit 2003! Të kujt, pak rëndësi kishte sepse sytë i ishin terruar dhe pak rëndësi kishte nëse është Doktor Saliu apo Avoka Spartak Ngjela.

Spartak Ngjella u rropatë nëpër gjyqe, fitoi në gjyq dhe verdiktin se ai ishte fituesi i këtyre zgjedhjeve ndonëse Kryetar i Bashkisë Tiranë nuk u bë kurrë, por, kjo nuk kishte rëndësi për Edi Ramën që kishte futur hundët në ngordhësira, po kërkonte vetëm gjak dhe po nxirrte angullimë të fortë!

Si lider tashmë i partisë më kriminale në Evropë humbi zgjedhjet e vitit 2009, dhe siç e do zakoni komunist filloi të akuzoj, kë tjetër përveç se Saliun, ashtu siç bëri në vitin 1996 ndërsa i kërkoi të hap kutitë ose të largohet!

Çdo akuzë shoqërohej me pamjet nga viti 1996 në sheshin Skënderbe por jo dhe dëshmi për zgjedhjet e sapombajtura duke nxjerr angullimë për Saliun e keq!

Në mungesë të argumenteve askush nuk u mor me akuzat e tij boshe, Shqipëria u anëtarësua në NATO, iu liberalizuan vizat ndërsa ai me partinë e tij në vitin 2011 bëri atë që dinë të bëjë më së miri, i vuri flakën tashmë vetëm Tiranës, që ta sheh e gjithë bota; E për një mesazh sa më senzibilizues, në revoltat që u mbajtën në emër të korrupsionit të Zv/Kryeministrit të Saliut, Ilir Meta, u sakrifikuan dhe katër protestues, të cilët humbën jetën!

Pasuan lot krokodili nga Edi Rama për 4 protestuesit e vrarë, të atij intelektuali që kishte heshtur për 60 vjet për vrasjen e 6.027 shqiptarëve nga partia e tij kriminale, burgosjen e 34.135 shqiptarëve 984 prej të cilëve vdiqën në burgje, dhe internimin e 59.009 shqiptarëve 7.022 prej të cilëve humbën jetën!

Dhe, çuditërisht nuk kaluan as 2 vjet, dhe Edi Rama u pa se si me ndihmën e Serbisë, Ilir Metës, dhe komandantit të Grupit të Zjarrit që la të vdekur katër protestuesit në Bulevard, i mori pushtetin Saliut në vitin 2013!

Por, asgjë nuk ndryshoi, si në vitin 1945, kjo parti kriminale organizon zgjedhje në vitin 2015 me plotë krime elektorale, të cilat edhe kur dolën zbuluar nga gazeta gjermane “Bild” me përgjimet e publikuara, nga ky çakall komunist ashtu si të parët e tij vetëm sa i shijoi si ngordhësirën që prodhoi regjimi i tij! Madje, Edi Rama jo vetëm që nuk denjoi ti dënoi ata krime elektorale që dolën zbuluar nga përgjimet por u angazhua dhe “heshti” gazetën gjermane për të mos nxjerrë përgjimet e radhës që kishin paralajmëruar.

Opozita vazhdoi me protestat, u detyrua ti bindet ndërkombëtarëve, pranoi qeverinë teknike dhe u fut në zgjedhjet e vitit 2017 për të bërë edhe më shumë pis shtetin shqiptar se sa e kishte bërë deri në ato momente, si demokracinë, mediat dhe vetë Republikën e cila nënë qeverisjen e tij vigjilonte vetëm rritje të krimit dhe korrupsionit ndërsa trafiku i drogës kishte arritur dhe rekorde botërore!

Sërish për të gjitha akuzat e krimit elektoral që tashmë ishin sheshit, përgjigjej me pamjet nga viti 1996 ndërsa për akuzat që dolën hapur nga përgjimet e gazetës gjermane “Bild” dhe nuk u dënua asnjëri nga zyrtarët më të lartë të partisë së tij kriminale, bënte me gisht nga Drejtësia!

Në këto kushte opozita nuk e pa të arsyeshme të ishte pjesë e zgjedhjeve të vitit 2019 që treguan edhe fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, ku kandidatët socialistë për këshilla bashkiakë vodhën votat e njëri-tjetrit!

Dhe, deri sa në gjithë botën vesi del me shpirtin, tek komunistët shqiptar u pa se vjedhja e votës del me shpirtin!

Kështu, dhe zgjedhjet e vitit 2021 në regjimin e Edi Ramës me Drejtësinë e Reformuar sollën zgjedhje shumë më të pista se ato pararendëse duke ndryshuar dhe Kodin Zgjedhor, pasi kalkulimet e tij dëshmonin se me koalicion PD dilte fituese përkundër blerjes së madhe të votës dhe intimidimit që ai bëri me ushtrinë e patronazhistëve!

Akuzave sërish iu përgjigj me pamjet e vitit 1996 ku në masë të madhe patronazhistët dhe llumi i tij parlamentar vërshuan në rrjetet Saliu duke treguar se kush është Saliu, pavarësisht se komikja po tejkalonte gjithë kufijtë e logjikës dhe njeriu që jepte leksione për konsolidimin e demokracisë, nuk kishte më nevojë as për demokraci dhe as media të lira sepse tashmë kishte ndërtuar qytetërimin e ëndrrave të tij prej çakalli, “Ne dhe Ata”, duke ekzaltuar vlerat morale dhe shpirtin e të gjithë qelbësirave që i shkuan pas, për ta luftuar Saliun me gjak demokrati!

Krimet elektorale në zgjedhjet lokale të vitit 2023 ishin një kronikë e paralajmëruar për atë që do të ndodhë në vitin 2025, ndërsa suksesi i madh i vjedhjes së votës në vitin 2023 ishte një paralajmërim i madh për fronin e vetë Edi Ramës, i cili tashmë po cenohej nga Lali Eri!

Duke mos ndryshuar skemën e manipulimit zgjedhor me forcat e krimit dhe paratë e buxhetit të shtetit, pa Lali Erin dhe bandën e tij për të cilët u kujdes SPAK, Edi Rama, në mungesë të një oferte si gjithmonë filloi fushatën zgjedhore me një angullimë të fortë “Saliu, Saliu”!

SPAK-u i tij ngriti zërin me një task-forcë sikur këtu ka edhe shtet, por dita e zgjedhjeve të 11 Majit tregoi se kjo Prokurori e Posaçme jo vetëm që nuk ishte e interesuar për krimin elektoral, por, edhe aty ku preki rezultoi që vota po blinte opozita!

Kampioni i idiotizmit spakist ishte rasti me Drejtoreshën e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës, Enkelejda Imeraj, e cika edhe kur u zu në folenë e vjedhjes së votave të partisë së Edi Ramës që po bënte kërdinë, u la të ikë e lirë nga SPAKU, të marr dëshmitë me vete, dhe të lenë komunistët të shijojnë ngordhësirën.

Denoncimet nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha nuk munguan ashtu si dhe heshtja e Edi Ramës, asqerët e të cilit tashmë janë ngritur në këmbë që përveç angullimës së fortë “fajet i ka Saliu” sërish i servirin shqiptarëve pamjet nga viti 1996, ku gjakëpirësit akuzonin Saliun por askush nuk e e imagjinonte se Sigurimi i Shtetit po bënte kërdinë!

IDC-CDI rezolutë për “farsën” e 11 Majit: Të mbahen zgjedhje të reja me qeveri teknike në Shqipëri

0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka lexuar rezolutën e Internacionalja Demokrate e Qendrës (IDC-CDI) mbi zgjedhjet e 11 Majit, ku shprehen se janë një farsë politike dhe kërkohet krijimi i një qeverie teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja.

Sipas Berishës në rezolutën e miratuar më 30 maj 2025 në Abixhan, IDC-CDI thekson se zgjedhjet u shoqëruan me presion sistematik, frikësim dhe blerje të votës; keqpërdorim masiv të burimeve publike për qëllime elektorale, kontroll të qeverisë mbi median dhe censurë politike, përfshirë ndalimin e platformës TikTok, si edhe manipulim të procesit zgjedhor.

Në rezolutën e IDC-CDI kërkohet formimi urgjent i një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve të reja, zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ndërprerje e përndjekjes politike ndaj liderëve opozitarë, kushtëzim i integrimit të Shqipërisë në BE me reforma zgjedhore dhe demokratike.

Rezoluta e lexuar nga Sali Berisha:

Rezolutë mbi Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2025 në Shqipëri.

“Shqipëria: Integriteti Zgjedhor dhe të Drejtat e Opozitës”.

Propozuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë – Shqipëri.

Unioni i Demokratëve të Qendrës dhe Internacionalja Demokrate e Qendrës (IDC-CDI),

Duke riafirmuar rëndësinë thelbësore që kanë zgjedhjet e lira dhe të ndershme për qeverisjen demokratike dhe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE,

Duke rikujtuar rezolutat e mëparshme të PPE-së, IDU-së dhe IDC-CDI-së që kanë paralajmëruar për prapakthimin demokratik dhe keqpërdorimin e institucioneve nga Partia Socialiste (PS) në pushtet,

Të alarmuar nga gjetjet e misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit (OSBE/ODIHR, OSBE PA, APKE, Parlamenti Evropian) lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025,

Shprehin shqetësim të thellë se këto zgjedhje ishin një farsë politike, që nuk përmbushën standardet ndërkombëtare dhe shkelën kriteret e Kopenhagenit, duke përfshirë:

Lirinë e votuesve për të zgjedhur (paragrafi 7.7 i Kopenhagenit):
Votuesit iu nënshtruan presionit sistematik, survejimit, frikësimit dhe blerjes masive të votës. Qeveria shpërndau bonuse prej 100 euro për 760.000 pensionistë pak para zgjedhjeve; fali gjoba dhe borxhe mbi 200 milionë euro nga periudha 2015–2025 vetëm dy ditë para votimeve. U shpenzuan rreth gjysmë miliard euro për tendera, prokurime dhe koncesione në kundërshtim me ligjin, të gjitha me qëllim sigurimin e mbështetjes elektorale. Vota e fshehtë nuk u respektua në shumë qendra votimi, dhe klima u karakterizua nga frikë dhe presion, duke u mohuar qytetarëve të drejtën për zgjedhje të lirë.

Lirinë e shprehjes dhe aksesin në informacion (paragrafi 7.8 i Kopenhagenit):
Kontrolli i partisë në pushtet mbi median, censura editoriale dhe ndalimi me motiv politik i platformës TikTok dëmtuan rëndë mundësinë e votuesve për të pasur qasje në informacion të balancuar dhe të larmishëm.

Ndarja e partisë nga shteti (paragrafi 5.4):
Partia Socialiste në pushtet i ka fshirë kufijtë midis shtetit dhe partisë, duke përdorur institucionet publike dhe burimet shtetërore për përfitim partiak, në kundërshtim me parimin që “shteti duhet të jetë i ndarë nga partia në pushtet”.

Keqpërdorimi i burimeve publike: Qindra mijëra punonjës të administratës publike u vunë nën presion për të bërë fushatë përmes një “rrjeti patronazhist” të shtrirë në të gjithë vendin, duke minuar konkurrencën demokratike.
Liria e votuesve për të zgjedhur (paragrafi 7.7): Votuesit u përballën me presion, survejim, frikësim, kërcënime, blerje vote dhe mungesë të sekretit të votës;
Liria e shprehjes (paragrafi 7.8): Kontrolli i qeverisë mbi median, censura dhe ndalimi i TikTok-ut kufizuan qasjen në informacion të paanshëm.
Pandëshkueshmëria institucionale: Rreth 200 kallëzime formale për krime zgjedhore pranë Prokurorisë së Posaçme dhe qindra denoncime në KQZ mbetën pa ndonjë reagim apo ndjekje penale.
IDC-CDI dënon manipulimin e procesit zgjedhor përmes:

Kapjes së shtetit dhe bashkëpunimit kriminal në frikësimin e votuesve dhe manipulimin e rezultateve;
Përndjekjes gjyqësore ndaj liderëve të opozitës, përfshirë Sali Berishën, Ilir Metën, Fatmir Mediun, Ervin Salianjin dhe Fredi Belerin;
Pandëshkueshmërinë institucionale, me mbi 30 kallëzime formale për krime zgjedhore pranë Prokurorisë së Posaçme dhe qindra denoncime në KQZ, pa ndonjë ndjekje ligjore.
IDC-CDI u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të:

Zbatojnë urgjentisht rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR, përfshirë ato mbi barazinë në fushatë, mediat dhe institucionet e paanshme;

Ndërpresin përndjekjen politike dhe të rikthejnë të drejtat e plota për liderët e opozitës;

Të krijojnë një qeveri teknike (kujdestare) për të mbikëqyrur reformat drejt BE-së dhe për të përgatitur zgjedhje të reja;

Sigurojnë pluralizëm real mediatik dhe akses të barabartë në media për të gjitha forcat politike.

IDC-CDI:

Shpreh solidaritet të fuqishëm me Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD-ASHM) dhe të gjithë aktorët civilë që mbrojnë demokracinë;
U bën thirrje anëtarëve të CDI-së të dërgojnë një mision për verifikim faktesh dhe vëzhgimi në Shqipëri për të vlerësuar ecurinë e zgjedhjeve, për t’u takuar me aktorët përkatës dhe për të dhënë një vlerësim të pavarur mbi përputhjen me normat demokratike;
I bën thirrje BE-së që të kushtëzojë përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit me reforma konkrete zgjedhore dhe demokratike;
Paralajmëron se konsolidimi autoritar dhe ndikimi kriminal në Shqipëri përbëjnë rrezik serioz për demokracinë e brendshme dhe për stabilitetin rajonal.
Asambleja e Përgjithshme, Abixhan, 30.05. 2025.

Më tej Berisha shtoi se rezolutat e miratuara nuk e pengojnë integrimin e Shqipërisë për në BE, madje sipas tij, e ndihmojnë atë.

Berisha: Përkundrazi, ne po ndihmojmë, po kontribuojmë shumë në integrimin e Shqipërisë në BE. Në qoftë se BE është bashkim i vendeve të lira dhe demokratike, qeveritë e këtyre vendeve duhet të zbatojnë me rigorozitet parimet themelore të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Rezoluta nuk kërkon asgjë tjetër përveçse zbatimin e këtyre parimeve. Unë mendoj se kjo rezolutë dhe qëndrimi ynë, duke evidentuar të vërtetat e hidhur dhe jo fshehur, është kontribut real në udhëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Dëshmia e të penduarit alarmon SPAK/ Dritë se kush vrau avokat Gurrën?

0

Shkruan Keti Banushi

Detajet e një dëshmie disa orëshe në GJKKO e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej për ‘Plumbin e Artë’ mund të zbardhë krime të tjera të bujshme në qytetin e Elbasanit.

Alibej, edhe pse nuk u pyet, tha në sallën e gjyqit se pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra në mars të 2019, kishte dyshime se qëndronte grupi i Suel Çelës, një i shumëkërkuar nga SPAK si kreu i një organizate kriminale. Për këtë ai zbardhi një bisedë me Suel Çelën në një kohë kur vetë Alibeaj interesohej për të mësuar kush ia vrau vëllain Endritin dhe xhaxhain Arben Dylgjeri, në masakrën e Bradasheshit.
“I thash Suelit që një nga gjuajtësit është ushtari jot, një shkodran që thirrej “Naqo”. Sueli i shkroi direkt atij. Pastaj në bisedë i thash ‘po më avokat Ravikun ça patët’(?) Më tha ‘i futi hundët shumë tek “Maçi” (Klodian Çopja)’, kam fol shumë aty me Suelin dhe më garantoi se janë Çopjat pas asaj që më ndodhi”, thoshte Alibej.

SPAK, që po heton vrasjen e Ravik Gurrës, nuk ka ende person nën akuzë dhe prej 6 vitesh ngjarja e rëndë kriminale është ende pa autor. Report Tv ka mësuar se deklarata e bashkëpunëtorit të drejtësisë ka dhënë indicie dhe ka vënë në lëvizje SPAK për të shpluhurosur dosjen e bujshme, që krahas dëshmisë të sigurojë edhe prova të tjera për të gjetur urdhëruesit dhe ekzekutorët. Bisedat e protagonistëve në SKYECC mund të jenë një ‘minierë’ për të gjetur informacione dhe sipas burimeve edhe aty po shikohet për detajet e ekzekutimit me një plumb në kokë të avokatit Ravik Gurra.

Por dëshmia e Erion Alibejt të enjten ngriti pikëpyetje të forta mbi shkeljet e kryera nga policia e Shtetit në atë kohë, kur Elbasani u përgjak nga vrasjet. Në kohën kur iu vra vëllai dhe xhaxhai, Erion Alibej që njihet me nofkën “Krymi”, ndodhej në kërkim për plagosjen e Xhoni Rustës. Ai rrëfen se si policia e gjeti në vendin e ngjarjes ku ndodhi masakra në Bradashesh dhe nuk i vuri prangat, por jo vetëm kaq, i ofruan marrëveshje që të dëshmonte për çfarë dinte dhe nuk do e arrestonin, ndërsa flet jo për efektiv të zakonshëm por me emra drejtuesish të lartë.

“Ditën që do përcillja familjarët në banesën e fundit, drejtor në Elbasan ishte Altin Qato. Niko Brahimaj ishte drejtues i Departamentit për Krimet e Rënda. Unë isha në kërkim dhe më vijnë disa efektiv civil, më thanë ‘hajde të deklarosh dhe do të lirojmë sërish të jesh afër familjes’. Shkova, ishte Qato, Brahimaj dhe shefi komisariatit të cilin e dija që ishte i shitur tek Suel Çela. I thashë ‘nuk e dua këtë këtu’, e nxorën jashtë. Më thanë e ‘dimë që je në kërkim, por na ndihmo me ndonjë informacion te kush dyshon’. I thashë ‘do ju duket çudi por mos kanë ngatërruar objektiv, nuk di ku t’ju drejtoj’. Siç ma dhanë fjalën që do përcillja familjarët në banesën e fundit, më liruan. I thashë atij shefit të komisariatit që nxorën jashtë ‘bën mirë të ikësh nga ky qytet’”, tha para trupës gjykuese Eri0n Alibej.

Alibej rrëfen më tej se kishte mësuar që Altin Qato ishte drejt zbardhjes së masakrës, por e larguan nga aty duke e zëvendësuar me Arjan Muçën në krye të policisë së Elbasanit. I penduari dëshmoi se kishte një burim policor që e informonte sa herë i kërkonte foto, emra dhe të dhëna për subjekte të ndryshme, por nuk e rrëfeu emrin. Edhe për këtë rast Report TV u interesua në grupet hetimore dhe përmes burimeve mësoi se edhe ky deklarim po verifikohet pasi drejtuesit e policisë mund të ketë kryer shpërdorim detyre.

Krahas dëshmisë së Alibej, po kërkohen prova të reja dhe se të dhënat që po transkriptohen nga SKY ECC, mund të hedhin më tepër dritë.

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz

0

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili njoftoi diagnostikimin me kancer më herët këtë muaj, duke e quajtur atë “të lig” dhe duke shtuar kritika ndaj mënyrës si është trajtuar informacioni për gjendjen e tij shëndetësore.

“Biden ka qenë një person disi i moderuar gjatë jetës së tij,” u shpreh Trump. “Jo një njeri i zgjuar, por disi i lig. Nëse ndjeni keqardhje për të, mos ndjeni shumë, sepse është i egër. Ajo që bëri me kundërshtarin e tij politik dhe me shumë të tjerë, Biden ka lënduar shumë njerëz, kështu që nuk ndjej ndonjë keqardhje për të.”

Putini, i hapur për bisedime me Ukrainën

0

Presidenti rus Vladimir Putin është i hapur për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta të nivelit të lartë me Kievin për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, njoftoi të premten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Megjithatë, udhëheqësi rus këmbëngul se së pari duhet të arrihen rezultate në negociatat midis delegacioneve ruse dhe ukrainase, shpjegoi Peskov.

Ai njoftoi gjithashtu se ekipi negociator i Rusisë është nisur tashmë për në Stamboll për t’u përgatitur për raundin tjetër të bisedimeve të drejtpërdrejta me Kievin, i cili pritet të mbahet të hënën, më 2 qershor.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, ka konfirmuar gjithashtu se ekipi rus do të jetë në qytetin turk për t’i paraqitur palës ukrainase draft-memorandumin e Moskës që përshkruan një rrugë drejt një zgjidhjeje paqësore të konfliktit, si dhe propozime të tjera për armëpushim.

Ajo vuri në dukje se bisedimet pritet të jenë dypalëshe dhe theksoi se nuk ka diskutime rreth Turqisë apo ndonjë vendi tjetër që ndërmjetëson negociatat.

Zakharova pranoi gjithashtu se Moska ka dëgjuar deklaratat e të dërguarit presidencial të SHBA-së, Keith Kellogg, në lidhje me faktin se përfaqësues nga Uashingtoni, Londra, Parisi dhe Berlini do të jenë të pranishëm në Stamboll më 2 qershor. Megjithatë, ajo deklaroi se Moska “nuk sheh ndonjë lidhje” midis mbërritjes së tyre dhe bisedimeve Rusi-Ukrainë.

Kosovës i duhet një SPAK

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se vendi ka nevojë për një “SPAK”.

Thirrja e tij vjen për të hetuar korrupsionin, pasi shprehet se familjarët e pushtetarëve po përfitojnë në “subvencione, grante dhe në shitblerje të megavatëve”.

Për këtë arsye, sipas Abdixhikut, Kosovës i duhet një Strukturë e Posaçme Kundër Korrupsionit që të afërmit e pushtetarëve “ta provojnë fatin aty më pas”.

“Do ta bëjmë”, shkruan ai.

SPAK (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) është një institucion i pavarur brenda sistemit të drejtësisë në Shqipëri, i ngritur si pjesë e Reformës në Drejtësi, me synimin për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelet më të larta të shtetit.

“Harvardi nuk është sjellë mirë”, Donald Trump: Ne duam studentë të huaj, por jo ata që krijojnë probleme

0

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka urdhëruar rrjetit diplomatik amerikan në të gjithë botën të shqyrtojë profilet e mediave sociale të studentëve të ardhshëm të Harvardit për përmbajtje antisemite.

Sipas Politico, ky do të ishte një program pilot që mund të zgjerohej nga Universiteti i Masaçusetsit në të gjitha universitetet në Shtetet e Bashkuara. Mesazhi i Sekretarit të Shtetit Marco Rubio erdhi disa orë pasi një gjykatës i Bostonit rrëzoi një urdhër të administratës Trump që bllokonte vizat për studentët e huaj të Harvardit.

Pas kësaj, reagoi vetë presidenti Donald Trump, i cili deklaroi: “Ne duam studentë të huaj, por jo ata që krijojnë probleme.” Donald Trump e tha këtë në Zyrën Ovale. “Harvardi nuk është sjellë mirë”, përsëriti presidenti amerikan.

Rrëzohet kërkesa e 4 kandidatëve demokratë për rinumërimin e votave. PD dhe PS bashkojnë votat në KAS

0

Anëtarët e opozitës në Komisionin e Ankimimit dhe Sanksioneve, KAS kanë rrëzuar ankimimin e 4 kandidatëve të PD, Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj, Lisandër Hoxha dhe Ilirjana Kuçana, për kërkesat për rinumërimin e votave të tyre.

Vetëm anëtari Ilir Rusmali votoi pro, që kandidatët të kishin të drejtën për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre, gjë që mund të ndikonte në rezultatin e renditjes së tyre në listat e hapura.

Përfaqësuesit Koli Bele e Elvin Lako nga PS dhe Ledio Braho e Elvis Çefa nga PD ishin kundër, duke argumentuar se sipas Kodit Zgjedhor ankimin mund ta bëjë vetëm subjekti politik dhe jo kandidati.

Vendimin për mos kalimin për shqyrtim të kërkesave e konfirmoi edhe KQZ pas seancës paraprake me dyer të mbyllura, ndërsa ankimi për rinumërimin e votave të Aulon Kalasë do të shqyrtohet të martën.

“KAS shqyrtoi elementet e formes dhe te permbajtjes se kerkesave ankimore te kandidateve: Mimoza Hajdarmataj, Ilir Alimehmeti, Lisander Hoxha, Ilirjana Kucana. KAS vendosi rrezimin e kerkesave/mos kalimin per shqyrtim”, njoftoi KQZ.

Kandidatët demokratë thonë se vendimi hedh hije dyshimi se është marrë për të mos bërë transparencë për trafikimin e votave të tyre drejt kandidatëve të tjerë.

“Kam kuti të identifikuar që është tjetërsuar vota ime dhe i është kaluar kandidatëve të tjerë”, tha Ilirja Kuçana në një intervistë në media.

Ndërsa kandidati i PD në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti e ka quajtur artificë ligjore pasi nuk u parasysh provat e paraqitura.

DEA në Shqipëri, tmerrohet Olsi Rama/ Ja si amerikanët arrestuan Noriegën në Panama për trafik droge dhe pastrim parash

0

Dea amerikane u bëri thirrje shqiptareve pak ditë më parë që të denoncojnë rastet e trafikut të drogave të forta, duke garantuar fshehtësi të burimit.
Olsi Rama, i hetuar nga autoritet e Hanovrit dhe i akuzuar si trafikant ne dosjen e laboratorit të Xibrakës. mund të jetë pjese e nje aksioninese eshre i përfshire ne ato kartele.
Ka disa kohe që Olsi nuk behet i gjallë.

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve ka njoftuar krijimin e një linje të re sinjalizimi për Shqipërinë, sa i takon informacioneve për rastet e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Çfarë ndodhi me Presidentin e Panamasë

Ish gjenerali Manuel Noriega sundoi Panamanë për mbi 16 vjet megjithëse asnjëherë nuk fitoi në zgjedhje. Megjithëse dikur kishte qenë aleat i Shteteve të Bashkuara, Noriega ndezi kritika të ashpra pasi qeveria e tij u akuzua për vrasjen e kundërshtarëve politikë, manipulimin e zgjedhjeve dhe trafikim kokaine nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara.

Pas disa muaj tensionesh, forcat ushtarake amerikane ndërhynë në Panama në fund të vitit 1989 dhe kapën Noriegën. Ish Prokurori i Përgjithshëm Guy Lewis ndihmoi në shpalljen e tij fajtor në vitin 1992 nën akuzat për trafik droge dhe zhvatje parash përmes presionit. Ai thotë se ky ishte një proces historik: “Është herë e parë dhe e fundit që udhëheqësi i një vendi merret me forcë, në këtë rast nga Divizioni 82 i Forcave Ajrore dhe sillet në Shtetet e Bashkuara për gjykim”. Zoti Lewis thotë se gjatë procesit Noriega i cilësoi akuzat ndaj tij si të motivuara politikisht dhe i kërkoi gjykatës ta deklaronte të burgosur lufte.

Lewis thotë se hetuesit zbuluan një rrjet të gjerë të trafikut të drogës të lidhur me Panamanë: “Gjithmonë e konsideronim këtë si një proces lidhur me trafikun e drogës. Pa diskutim kishte edhe ndikim politik, por po përpiqeshim të provonim se Noriega kishte kontrabanduar drogë, kishte mundësuar trafikun e saj përmes vendit të tij, e kishte mbrojtur këtë trafik dhe ishte angazhuar në pastrim parash”.

Noriega ka qënë president dhe diktator i Panamasë nga vitet 1983 deri në 1989.

Fillimisht ai mori mbështetjen e SHBA falë të cilës erdhi në pushtet. Por në vitet 80 ai humbi mbështetjen e Washigtonit pasi kishte spiunuar per agjensinë amerikane CIA derisa SHBA e zbuluan dhe rrëzuan qeverinë e tij.

Noriega do të mbahet mend si një diktator i cili dhunoi të drejtat e njeriut e për më tepër do te kujtohet për rolin e tij në biznesin e narkotrafikut, ku ai bashkëpunoi me trafikantë si Pablo Escobar.

Në 1989 SHBA ndërhynë në Panama me 27 mijë ushtarë dhe rrëzuan Noriegën i cili u transportua në SHBA. Ai u dënua me 40 vite burg për veprën penale të trafikimit të lendeve narkotike, zhvatje dhe pastrim parash.

Në 2007 ai u ekstradua në Francë dhe në 2011 u kthye në Panama ku iu rikthye burgut për të kryer një dënim për vrasje.

Edhe pse nuk ishte zgjedhur kurrë në krye të shtetit, Noriega u bë de fakto lider i Panamasë, duke shërbyer në një mandat 6-vjeçar si guvernator ushtarak i vendit.

POSTIMET E FUNDIT