Kreu Blog Faqe 169

SHBA heq 2 Non Grata në Ballkan, a ka shpresë për Sali Berishën në ditët në vazhdim?!

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se po ndryshojnë politikat në aspektin e sanksioneve ndaj politikanëve të sanksionuar në Ballkan, qoftë nga Departamenti i Thesarit ashtu edhe nga ai i Shtetit.

Së fundmi, Departamenti i Thesarit ka hequr nga lista e ‘zezë’ dy politikanë nga Ballkani.

Sipas vendimit zyrtar, nga lista e sanksioneve në SHBA janë nxjerrë ish-presidenti i Republikës Srpska Milan Milutinović, dhe Bogdan Subotic nga Bosnje-Hercegovina, që janë në listat e zeza prej më shumë se dy dekadash. Milutinovic është ndarë nga jeta dy vjet më parë.

Departamenti i Thesarit ka aplikuar sanksione disa vjet më parë edhe në Shqipëri dhe duket se ndryshimi i politikave mund të jetë një lajm i mirë për të sanksionuarit.

Pak javë më parë iu hoqën sanksionet edhe Antal Roganit, një bashkëpunëtor i afërt i Orban, që ka mbajtur detyrën si shef kabineti që nga viti 2015.

Vendimi i plotë:

Më 28 maj 2025, Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit të SHBA-së publikoi një përditësim të listës së personave dhe subjekteve të sanksionuara, duke hequr individë dhe kompani të caktuara nga Lista e Shtetasve të Sanksionuar (SDN).

Heqjet nga lista e sanksioneve:

1. Lidhur me Ballkanin:

Milan Milutinoviç: Ish-President i Republika Srpska dhe i paditur nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ish-Jugosllavi (ICTY)

Bogdan Subotiç: Lindur në Bosanska Gradiška, Bosnje dhe Hercegovinë.

2. Lidhur me trafikimin e drogës:

Jesús Pérez Alvear (aka “Chucho Pérez”): I lidhur me kartele meksikane si “Cártel de Jalisco Nueva Generación”, “Los Cuinis” dhe kompania “Gallística Diamante”.

Gallística Diamante SA de CV: Një kompani meksikane e njohur edhe si “Ticket Premier”, e përfshirë në aktivitete që lidhen me trafikimin e narkotikëve.

3. Lidhur me Rusinë:

Nikolay Ivanovich Bortsov: Anëtar i Dhomës Shtetërore të Federatës Ruse, i sanksionuar më parë sipas Urdhrit Ekzekutiv 14024.

A ka shpresa për Berishën?

Personat e sanksionuar që kanë dalë nga lista e zezë e SHBA kryesisht janë vënë nën sanksione nga administratat demokrate. Masat e aplikuara në atë kohë nga administrata amerikane kishin si synim të shënjestronin persona politikë ose jo, të lidhur me rastet e korrupsionit apo që cënonin demokracinë.

Në këtë kuadër u sanksionua edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, politikani më i lartë që u përfshi në listën e zezë të SHBA-së bashkë me familjen e tij.

Por duket se Departamenti i Thesarit në SHBA ka të tjera procedura nga Departamenti i Shtetit. Duket se në rastet e sanksioneve të Departamentit të Thesarit ka një lehtësi në vendimmarrje përderisa kjo është ‘lista e zezë’ e cila po pastrohet nga administrata Trump. Ndërkohë në rastet e ‘non grata-ve’ që caktohen me firmën e Sekretarit të Shtetit, ende nuk ka një vendimmarrje apo sinjal nga SHBA, për të dhënë shpresë te politikanët e sanksionuar.

Ish-kryeministri Sali Berisha shpreson në një vendimmarrje pozitive nga administrata e Trump, edhe pse publikisht ka deklaruar se nuk ka lobuar për heqjen e ‘non grata-s’. Por një kontratë lobimi me vlerë 6 milionë dollarë për dy vjet është interpretuar si një lobim jo vetëm në raportet politike mes Partisë Demokratike dhe Republikanëve apo institucioneve amerikane, por edhe si një tentativë për heqjen e ‘non grata’ për Berishën dhe familjarët e tij.

SHBA ndalon dhënien e vizave për zyrtarët e huaj, edhe të Edi Ramës, Rubio: Çdo zyrtar që ka cënua liirinë e shprehjes ose kërcënuar individë, nuk do do hyjë në USA

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaluan dhënien e vizave për zyrtarët e huaj që censurojnë amerikanët në rrjetet sociale.

Në rastin e Shqiprisë, korruptimi i McGonigal përjashton automatikisht paisjen me vizë të Edi Ramës.

Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio i cili tha se çdo përpjekje për të kontrolluar ose ndikuar në lirinë e qytetarëve do të ketë pasoja diplomatike.

Rubio theksoi se është e papranueshme që zyrtarë të huaj të kërkojnë nga kompanitë teknologjike amerikane zbatimin e rregullave të censurës, të lëshojnë urdhër-arreste apo të kërcënojnë individë për përmbajtje të publikuar në tokën amerikane.

“Liria e shprehjes është thelbësore për mënyrën amerikane të jetesës. Është një e drejtë e lindur, për të cilën qeveritë e huaja nuk kanë juridiksion,” u shpreh Rubio.

Midis shpejtësisë së mendjes dhe thellësisë së shpirtit, një reflektim mbi kujtimet e Eugene Wigner-it

0

Shkruan Albert Vataj

Në një botë ku emrat e mëdhenj të shkencës duken si maja të një mali që rrallëkush mund t’i prekë, Eugene Wigner, një nga fizikantët më të shquar të shekullit XX, na dhuron një çelës të rrallë për të soditur jo vetëm mendjen, por edhe natyrën njerëzore të gjigantëve të dijes. Në kujtimet e tij, ai rreshton emra që historia i ka përjetësuar me madhështi: Max Planck, Max von Laue, Werner Heisenberg, Albert Einstein, Paul Dirac, Leo Szilard, Edward Teller. Një yjësirë e shkëlqyer e mendimit fizik, filozofik e shkencor.
Por mes gjithë këtij lavdi mendore, Wigner ndalet me përulje dhe respekt te dy figura, secila monumentale në mënyrën e vet: John von Neumann dhe Albert Einstein.
Von Neumann: makina që e kuptonte botën me saktësinë e një orëmatësi absolut
Për Wigner-in, von Neumann ishte mendja më e mprehtë dhe e përkryer që kishte parë ndonjëherë. Ai e përshkruan si një makinë mendore të kalibruar në mënyrë të përkryer, që përvetësonte konceptet më të ndërlikuara me një lehtësi që sfidonte çdo krahasim. Nuk ishte thjesht i zgjuar – ishte një instrument i përkryer logjik, që e shihte universin si një algoritëm që thjesht duhej kuptuar. Dhe kjo për Wigner-in nuk ishte një pohim i guximshëm – ishte një e vërtetë që të gjithë e pranonin, pa kundërshtim.
Einstein: thellësia që depërtonte përtej formulës, në zemrën e realitetit
Por ajo që Wigner na ofron si një dallim esencial, është thellësia dhe origjinaliteti i mendimit të Einstein-it. Von Neumann ishte një mendje që arrinte të kuptonte gjithçka – por Einstein ishte ai që shpikte mënyrën për të menduar për to. Teoria Speciale dhe ajo e Përgjithshme e Relativitetit nuk janë thjesht suksese matematikore apo zbërthime fizike: janë akte krijimtarie, forma të reja të perceptimit të kohës, hapësirës, gravitetit dhe vetë realitetit. Einstein kishte një shpirt kërkues që nuk ndalej në kuptim, por shtronte pyetje që askujt tjetër nuk do t’i shkonte ndër mend t’i shtronte.
Midis frikës dhe admirit: përulja si formë e njohjes
Një detaj prekës që Wigner thekson është ndjenja e mungesës së frikës që ndjente ndaj von Neumann-it, përkundër respektit të thellë për inteligjencën e tij. Ndërsa me Einstein-in kishte një lloj frike të heshtur, një ndjenjë se po përballej me diçka më shumë se vetëm një mendje e jashtëzakonshme – ndoshta një lloj profeti të dijes, një shpirt që lidhej me thelbin më të thellë të universit.
Në këtë rrëfim, Wigner nuk po mat thjesht inteligjencën. Ai po na flet për thellësinë, për origjinalitetin, për dallimin mes një mendje që kupton dhe një mendje që krijon. Midis von Neumann-it që ishte si një sistem i përsosur llogaritës, dhe Einstein-it që ishte një shpikës mendimi, një krijues paradigmash.
Një mësim për kohën tonë: më shumë se shpejtësi, nevojitet shpirt
Në kohën tonë, ku shpesh vlerësohet shpejtësia e përgjigjes, efikasiteti i të kuptuarit dhe rendimenti logjik, kujtimi i Wigner-it na rikthen te një pyetje më thelbësore: Çfarë është gjenialiteti? A është ai vetëm aftësi për të përthithur informacion? Apo është fuqia për të parë atë që të tjerët nuk e shohin, për të pyetur atë që askush nuk pyet, për të ndryshuar vetë mënyrën se si e perceptojmë të vërtetën?
Në këtë kuptim, citati i Wigner-it është më shumë se një kujtim personal. Është një akt meditimi mbi natyrën e mendjes njerëzore, një homazh për gjeniun që nuk është vetëm llogaritës i së tashmes, por krijues i së ardhmes. Dhe në këtë përmasë, ndoshta më shumë se çdo llogaritje ose ekuacion, qëndron thelbi i asaj që e bën një mendje të jetë e pavdekshme.

DASH, DEA, DIA, halli 3D i Ramës

0

Shkruan Basir Collaku

Amerikanët janë në vallen e madhe të qeverisjes së planetit, për të rimarrë terrenet e holluara më herët. Trump i rikthyer, ka më shumë beteja në.axhendë se herën e parë. Lufta në Ukrainë, raporti gjeopolitik me Rusinë dhe Iranin, vatra e shumëngarkuar me vdekje Izrael-Palestinë në Lindjen e Mesme, Kina një rrisk më vete po aty, BE të lodhur pak më mënjanë, e prapë ne presim në radhë dy javë, për një fjali shpëtuese ose harruese për 11 majin zgjedhor.
Ne kemi Ambasadë por nuk keni ambasador në Tiranë.
E ngarkuara me punë mjafton të lexojë çfarë vjen prej Uashingtoni derisa të mbërrijë titullari. Pasi kishte kalkuluar evropianët në një samit pranveror, apo një prani turistike në këtë pritshmëri për Kushner, dhëndërrin e presidentit Trump, duket se Rama kishte blrë llogari ta noterizonte procesin ndërkombëtarisht duke etiketuar edhe SHBA-në në këtë ziafet.
Por ujdia nuk mbaroi pasi Kushner “nuk mori vizë” për të ardhur në festime. Duke e ditur se e diela elektorale ka batërdi të çdo lloji brenda, tashmë KM ka dalë me hartë në dorë, të rishesë Shqipërinë sa herë t’ia lypin, mjaft të mos i thonë mjaft. Gruaja e Bilalit, korruptuesi i zv drejtorit të FBI Charles McGonigal i njeh mirë amerikanët.
Kur ishte Soros shefi në hije i Shtëpisë së Bardhë, ambasada këndonte si me pult për pesë minuta këngën e kompozuar nga Rama. Tani nuk është krejt ashtu. Duke marrë sa deputetë deshi në çdo formë të jashtëligjshme që deshi, KM ka krijuar një shumicë mbicilësuese.
Ai e di.
Ka vetëm një hall.
Amerikanët.
Sepse KQZ e KAS e kioska të prodhuara nga pushteti i Edi Ramës, lexojnë tekstet e tij. SPAK vjen në radhë duke tentuar pavarësi me turne, ose së paku disa orëshe. DEA, DIA dhe DASH janë halli 3D i Ramës që lë kilometra pas 5D bashkiake të Veliajt. DEA dhe DIA, folën me operacionin “URA” goditjen e bandës së trafikut të kokainës ndërkombëtare “Poja Troplini” në Durrës, vendimtare në rezultatin e qarkut pro PS. Po sërish drejtuesi ICITAP nga Departamenti Drejtësisë kërkoi nga Tirana goditjen e karteleve të drogës si grupe terroriste.
DiA dje pohoi ne raport se Mafia shqip, është në Evropë, pas Ndranghetës e para Camorra e Sacra Cotona. DEA kërkoi po atë ditë bashkëpunim me qytetarët, popullin, në luftën kundër trafikut të narkotikëve, krimit të organizuar, e pastrimit të parave. Ambasada në Tiranë, vartësja e drejtpërdrejtë e DASH, uroi popullin dhe siguroi bashkëpunimin me të.
Mesazhet përcjellin shigjetat e një qeverisje të refuzuar si partnere, apo të munguar so fituese. Ndonëse fishekzjarrët e Ramës, numërojnë 83 plus 3 karrike, gjendja në mazhorancë është si vaki që pret të 40-at.
Mesazhi amerikan ishte tre rreshta. Ata kanë pritur gjatë për t’i rënë shkurt. Mjekra e hazdisur e Ramës në tubimin e fitores një ditë më herët, reflektonte telashe. 3 D ndërkombëtare e Ramës ka në magazinë mallra që nuk blihen…Ka raunde të tjera ku luhet vetëm një kokë..

Meta e Kryemadhi zyrtarisht të pandehur nga SPAK, avokati: Kreu i PL-së ka grabitur pasuritë e Shqipërisë, ja sa vite burg rrezikojnë

0

Avokati Idajet Beqiri thotë se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka grabitur pasuritë e Shqipërisë dhe ia ka shpërndarë njerëzve të tij të afërt.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Meta ka bërë korrupsion të jashtëzakonshëm.

Ndër të tjera, Beqiri shtoi se avokati i Metës, Kujtim Cakrani nuk ka diplomë të shkollës së mesme dhe se e ka falsifikuar.

Sipas tij, Meta dhe Kryemadhi rrezikojnë minimalisht 12 vite burg.

“Problemi është që Ilir Meta, ndryshe nga Sali Berisha, pasuritë që i ka grabitur Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe korrupsioni që ka bërë, ky më shumë i ka në duar të të tjerëve.

Të kesh mbi 40 asete, hotele, restorante, bare, vila, apartamente, pasuritë e Ilir Metës, nuk janë thjesht në duar e Ilir Metës.

Korrupsionin e ka bërë të jashtëzakonshëm, të madh. Vajza e shoferit të Ilir Metës ka restorat në New York. Është jashtëzakonisht e vështirë të bësh hetim të tillë, do kapacitete, do guxim, do ndershmëri.

Po mjafton SPAK vetëm me një gjë, me bujën. Korrupsioni në CEZ-DIA, për lobimin, apo edhe pastrimin e parave me operacione estetike, këto, janë vepra penale që kanë kryer këta”, theksoi ai.

SHBA-ja ndalon përkohësisht intervistat për viza për studentët e huaj

0

Departamenti amerikan i Shtetit ka ndalur përkohësisht planifikimin e intervistave të reja për viza për studentët e huaj që synojnë të studiojnë në SHBA, pasi po përgatitet ta zgjerojë kontrollin mbi aktivitetin e tyre në rrjetet sociale, thanë zyrtarët, raportojnë Associated Press dhe BBC.

Një zyrtar amerikan tha në kushte anonimiteti të martën se kjo ndalesë është e përkohshme dhe nuk vlen për aplikantët që tashmë e kanë të caktuar intervistën për vizë.

Në një kabllogram të nënshkruar nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio – dhe që është siguruar nga Associated Press – thuhet se Departamenti i Shtetit do të lëshojë udhëzime për kontrollin e zgjeruar të rrjeteve sociale.

“Me efekt të menjëherë – në kuadër të përgatitjeve për zgjerimin e kontrollit të detyrueshëm të rrjeteve sociale – seksionet konsullore nuk duhet të shtojnë kapacitete shtesë për takime për viza për studentë apo vizitorë këmbimi, derisa të lëshohen udhëzimet e reja”, thuhet në kabllogram.

E pyetur për këtë ndalesë gjatë një konference për shtyp të martën, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, tha se SHBA-ja përdor të gjitha mjetet e mundshme për t’i verifikuar aplikantët për viza.

“Ne do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet që kemi për të vlerësuar se kush vjen këtu – qofshin studentë apo të tjerë”, tha Bruce.

Ky veprim, i raportuar fillimisht nga Politico, është pjesë e përpjekjeve të administratës Trump për të ashpërsuar kontrollet ndaj studentëve ndërkombëtarë.

Javën e kaluar, administrata Trump hoqi të drejtën e Universitetit Harvard për të regjistruar studentë ndërkombëtarë, duke e përjashtuar atë nga programi që lejon kolegjet të sponsorizojnë viza për studentë të huaj.

Ky vendim u kundërshtua menjëherë në gjykatë dhe aktualisht është pezulluar nga një gjyqtar federal.

Në pranverë, administrata revokoi gjithashtu statusin ligjor të mijëra studentëve të huaj që ndodheshin në SHBA, duke i detyruar disa prej tyre të largohen për shkak të frikës nga deportimi.

Pas shumë padive të suksesshme, administrata e riktheu statusin e tyre ligjor, por gjithashtu zgjeroi bazat për t’ua revokuar statusin ligjor studentëve në të ardhmen.

Një pezullim i zgjatur i planifikimit të intervistave për viza studentore mund të shkaktojë vonesa që rrezikojnë regjistrimin e studentëve në semestrat e verës dhe vjeshtës.

Amerika nuk i njeh zgjedhjet farsë në Shqipëri

0

16 ditë pas farsës, SHBA reagoi për 11 Majin.

Ishte hera e parë në historinë e vendit tonë, por edhe në historinë e një vendi aleat me SHBA, që Uashingtoni uronte thjesht vendin për zgjedhjet, pa përmendur fare fituesin.
Kjo ishte mënyra më e qartë për të treguar se ata nuk e njohin farsën e Edi Ramës, por sigurisht do vazhdojnë të punojnë me popullin shqiptar.

Ata që kujtojnë dy gjëra nga diplomacia, e dinë se kjo ishte gjëma më e madhe amerikane për qeverisjen e një vendi aleat.

Por ironia është se papagajtë e Edi Ramës në media nxituan me porosi të shkruajnë se kjo është Amerika e re e Donald Trump.

Sipas këtyre mashtruesve, Uashingtoni ka nisur të reagojë thatë dhe shkurt në kushtet e një gjeopolitike të re.

Ky është një mashtrim i paskrupullt.

Mjafton të shohësh reagimet e Departamentit të Shtetit të Marko Rubios dhe kjo rezulton një manipulim.

DASH ka reaguar vetë për çdo palë zgjedhje të zhvilluara edhe në vende në zhvillim. Pa diskutim që ka reaguar edhe për vende si Australia dhe Gjermania.

Por nëse strategjia amerikane paska ndryshuar, atëherë pse reagoi DASH brenda 3-4 ditësh për zgjedhjet në Ekuador, Belize apo Trinidad dhe Tobago?

Pse reagoi DASH për këto vende dhe nuk u mjaftua me një deklaratë të ambasadës?

Pse DASH i vlerëson këto zgjedhje si demokratike dhe uron fituesin e tyre?

Mbi të gjitha, pse Marko Rubio si kreu i DASH ka zgjedhur të telefonojë personalisht fituesit e zgjedhjeve në këto vende?

A nuk mjaftojnë këto për të kuptuar se SHBA i ka rrëzuar këto zgjedhje?

Mbi të gjitha është e qartë se ata kanë rrëzuar Ramën, i cili u premtonte shqiptarëve një surprizë nga SHBA në prill dhe nuk e kaloi oqeanin as tani kur amerikanët u mjaftuan me praninë e Bajram Begajt.

Rama e di mirë se në Uashington i kanë vënë vizën, prandaj ka lëshuar turmën e lehësve për të deklaruar se SHBA pranoi zgjedhjet.

Por farsa elektorale vetëm sa mori goditjen më të fortë në histori.

Mjaftuan dy fjali nga SHBA.

5 emrat që mund të zëvendësojnë Berishën në krye të PD

0

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri i ftuar në Quo Vadis ka komentuar situatën politike brenda PD.

I pyetur se kush do të mund të zavëndësonte Berishën nëse do të largohej nga PD, Xhaferri ka dhënë disa emra.

Pjesë nga biseda

Gazetarja: Kush do ta zëvendësonte Berishën në krye të PD?

Xhaferri: Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi janë figurat pse jo. Janë dhe 5 të tjerë.

Trump Media synon ndërtimin e një ‘thesari bitcoin’ me investime prej 2.5 miliardë dollarësh

0

Kompania mediatike e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar një lëvizje të madhe financiare, duke siguruar një investim prej 2.5 miliardë dollarësh nga rreth 50 investitorë institucionalë, me synimin për të ndërtuar një rezervë bitcoin.

Lajmi u bë i ditur të martën nga Trump Media and Technology Group (TMTG), operatori i platformës Truth Social dhe pjesë të tjera të biznesit mediatik të Trump.
Sipas kompanisë, investimi do të përfshijë 1.5 miliardë dollarë në aksione të zakonshme përmes një plasimi privat dhe 1 miliard dollarë të tjerë në obligacione të konvertueshme. TMTG bëri të ditur se të ardhurat do të përdoren për të krijuar atë që e quajti një “thesar bitcoin”, si një mënyrë për të mbrojtur kompaninë nga, siç u shpreh CEO Devin Nunes, “ngacmimi dhe diskriminimi nga institucionet financiare”.

“Kjo është një përpjekje për të forcuar pavarësinë financiare të kompanisë sonë, përballë një klime të padrejtë që ndikon shumë amerikanë dhe biznese,” tha Nunes në një deklaratë të përgatitur.

Lajmi bëri që aksionet e TMTG, e bazuar në Sarasota të Floridës, të bien me 9% menjëherë pas publikimit, duke reflektuar ndoshta shqetësimet e investitorëve për paqëndrueshmërinë e kriptomonedhave.

Megjithatë, Trump Media nuk është e vetmja që ndjek këtë strategji. Kompania e teknologjisë MicroStrategy është ndër më të njohurat që ka ndërtuar një rezervë të madhe bitcoin përmes strategjive të ngjashme financiare.

Kjo lëvizje shënon një kthesë të fortë në qëndrimin personal të Donald Trump ndaj kriptovalutave. Gjatë mandatit të tij të parë, ai i cilësonte si “jo para” dhe i konsideronte të pavlera. Megjithatë, që prej nisjes së fushatës presidenciale të vitit 2024, Trump është pozicionuar ndjeshëm më afër industrisë së kriptos, duke kërkuar mbështetjen e saj financiare për rizgjedhjen.

Gjatë një eventi në Mar-a-Lago në maj 2024, ai u zotua se do të mbështeste inovacionin në teknologji financiare, ndërsa javën e kaluar organizoi një darkë luksoze për 220 investitorë të projektit të tij të kriptomonedhës $Trump në një klub golfi në Virxhinian Veriore. Kjo ka ngjallur kritika për përzierje të interesave personale me funksionet publike, ndërkohë që kandidatura e tij për një mandat të dytë mbetet në qendër të vëmendjes politike në SHBA.

Zhvillimet e fundit e vendosin Trumpin dhe perandorinë e tij mediatike në një terren të ri – atë të financës digjitale – në një kohë kur gara presidenciale dhe tensionet rreth teknologjisë financiare po rriten ndjeshëm.

‘Prokuror është Edi Rama’, Kryemadhi: Unë kam thënë, shihemi në gjyq! Kam frikë vetëm nga drejtësia hyjnore

0
xr:d:DAFKQEOjtLQ:5,j:33630006416,t:22082417

Deputetja Monika Kryemadhi, pasi doli nga SPAK, tha se nuk tha asnjë fjalë pasi do të flasë vetëm kur të shkojë në gjyq. Kryemadhi tha se ka frikë vetëm nga drejtësia hyjnore.

“Unë ua kam thënë që në janar nuk them asnjë fjalë aty. Shihemi në gjyq, sepse u firmos e gjithë kjo. Içik muhabet s’do bënim me, ca u bë me zgjedhjet apo kush do të kandidojë për prokuror e BKH? Aty prokuror e BKH është Edi Rama. Sfidat për mua janë me opinionin publik dhe zotin, drejtësia njerëzore është një moment dhe drejtësia hyjnore është ajo që duhet të kemi frikë. Duhet me jetuar fort. Çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe çfarë do të ndodhë në të ardhmen, asnjëri nuk e di”, u shpreh Kryemadhi.

POSTIMET E FUNDIT