Kreu Blog Faqe 170

Paralajmëroi ndryshime në Qeveri, Edi Rama mbledh ministrat, çfarë pritet të ndodhë…

0

Pas fitores së mandatit të katërt, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat të premten në Gjirokastër.

Në takim pritet të diskutohen prioritetet e qeverisë për muajt në vijim si dhe agjenda politike dhe institucionale pas fitores në zgjedhje.

Ditën e djeshme Rama mblodhi deputetët socialistë të listës së hapur dhe të mbyllur në pallatin e Brigadave në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama ka paralajmëruar lëvizje në udhëheqjen e Partisë Socialiste dhe në qeveri.

Kryeministri u shpreh se duhet që të bëjnë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Rama theksoi gjithashtu se duhet një mirëkuptim i plotë mes tyre, sepse do ta përdorin si fuqinë e mandatit të katër.

Për ty qaj në fshehtësi

0

Shkruan Leo Nika

Për ty qaj në fshehtësi

Për ty qaj në fshehtësi
Që të mos më shoh asnjë njeri
Ikja jote më vrau shumë
Nga që të desha dhe të dua shumë

Mos po bëj krim që të dashuroj
Dhe nga mëndja s’të largoj
Ti zgjodhe një dashuri tjetër
Por për mua je një brengë vjetër

Një brengë që s’ka të sosur
Me shpirt e zemër të plagosur
Nuk i shoh më gjurmët e tua
Rrugët e panjohura janë ato që dua

Veç në ëndërr mundem të të përqafoj
Nga që shumë të dashuroj
Nuk e shoh më fytyrën tënde të bukur
Dhe kur ecje si një flutur

Kam dëshir të jesh pranë meje
Se po digjem si flakë rrufeje
Të gjithë botën ta pushtojmë
Fortë njëri tjetrin ta dashurojmë

Preferoj bëhem të zog
Mbi supin tënd unë të qëndroj
Ushtar i bindur për ty do jem
Se kaq shumë të dashuroj

Mund ta pyesësh perendinë
Sa të fortë e kam dashurinë
Perendia nuk mund të të gënjej
Për të të thënë atë që ndjej

Përmes vargjeve të kam kujtuar
Është dëshmi që nuk të kam harruar
Nuk të kam harruar dhe të harroj
Me shpirt e zemër të dashuroj

SPAK përfundon hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, vjen reagimi nga qelia

0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pasi SPAK ka përfunduar sot hetimet për të dhe Monika Kryemadhin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se e përshëndet përfundimin e asaj që ai e cilëson si farsë hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve.

Meta vijon më tej duke thënë se pret me padurim nisjen e gjykimit të këtij procesi, që sipas tij, ka si objektiv kryesor heqjen e vëmendjes nga krimet zgjedhore.

Megjithatë ai shton se procesi gjyqësor ndaj tij, i cili do të jetë publik, do të faktojë botërisht se SPAK dhe drejtësia e re janë në duart e Edi Ramës dhe përdoren për të goditur opozitën.

Kujtojmë se Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI-së në SHBA, si dhe për shpenzime financiare të padeklaruara prej tyre.

Postimi i Metës:

Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.

Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.

Nga sot ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.

Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij.

Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre.

SPAK kontroll në banesën e një deputeti të PS në Elbasan, sekuestrohen para dhe dokumente komprometuese zgjedhore

0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) raportohet se ka zhvilluar një aksion të befasishëm në banesën e një deputeti të Partisë Socialiste, pjesë e legjislaturës aktuale të Kuvendit.

Kontrolli është kryer disa ditë më parë dhe, sipas burimeve konfidenciale, janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash si dhe dokumente që dyshohet se lidhen me aktivitete të paligjshme gjatë procesit zgjedhor.
Ndërkohë, në një zhvillim paralel, një delegacion i nivelit të lartë nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka mbajtur sot një takim pune me drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Takimi është fokusuar në analizën e hetimeve në vijim, shkëmbimin e informacionit operacional dhe forcimin e bashkëpunimit për ndëshkimin e shkelësve të ligjit në proceset zgjedhore.

Sipas gazetares së Syri TV Margarita Mëhillka, burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se hetimet janë përqendruar në disa raste të dyshuara për blerje votash, kërcënime ndaj votuesve, përdorim të burimeve shtetërore gjatë fushatës elektorale si dhe përfshirje të elementëve kriminalë në organizimin e zgjedhjeve.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontroll në banesën e një deputeti të Partisë Socialiste, pjesë e legjislaturës aktuale.

Operacioni u krye disa ditë më parë dhe, sipas burimeve konfidenciale, gjatë kontrollit janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash si dhe dokumentacion që konsiderohet kompromentues në lidhje me aktivitetet zgjedhore.

Paralelisht me këtë ndërhyrje, ditën e sotme një delegacion i nivelit të lartë nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) zhvilloi një takim pune me drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Fokusi i këtij takimi ishte analiza e ecurisë së hetimeve aktive, shkëmbimi i informacionit operacional dhe përmirësimi i metodave hetimore për të ndëshkuar ata që tentojnë të manipulojnë procesin zgjedhor.

Burime pranë grupit hetimor konfirmojnë se hetimet po përqendrohen në disa raste të dyshuara për blerje votash, kërcënime ndaj votuesve, abuzim me burimet shtetërore gjatë fushatës dhe përfshirje të personave me precedentë penal në procesin elektoral.

SPAK ka paralajmëruar se do të ndjekë çdo gjurmë të abuzimit dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje të ligjit në emër të pushtetit apo votës së qytetarëve.

Reagime për shpullën e Macron

0

Shkruan Lutfi Dervishi

Jo Biden: mund të kem ngrënë edhe unë ndonjë shpulle, por nuk e mbaj mend
Putin: ne e dënojmë dhunën edhe kur ushtrohet ndaj kundërshtarëve tanë
Mark Rutte: falenderoj Zotin që jam beqar
Edi Rama: Brigitte e trajtoi Emanuelin si çyryk!
Orban: Në Hungari kjo quhet “politikë familjare tradicionale”. Madje kemi dhe subvencione për të.
Papa: Emanuel ishte më fat se e goditi në mjeker, po ta godite në faqe duhet t’i kthente edhe faqen tjetër
Zegjineja: O Makrono ho me? Shpullë në televizor. Hajde në Roskovec të mbështetesh në supin e shoqeve të mia
Basha: O Makrono, ku i ke faqet? E din ti. 7×7= 5
Dumani: Nuk kemi asnjë denoncim për shuplakën. Nuk ndikohemi nga media
Netanyahu: Nëse më qëllon gruaja, unë e konsideroj territor të pushtuar…
Donald Trump: Po të më qëllonte mua, do ta padisja për 5 milionë dollarë dhe do i bllokoja kartat e kreditit.
Meloni: Brigitte meriton të izolohet në kampin e Gjadrit
Erdogan: këto janë shenja të qametit.
Antonio Guterres (OKB):
Kërkojmë përmbajtje nga të gjitha palët
Sulltani i Bruneit: imagjino ç’do të hiqte Macron po të kishte 7 gra si unë!
Berisha: E kam thënë unë, absolutisht po. Po u afrove me Ramën, do të të prishet familja.

Stadiumi me 100.000 vete bertet hapur vrisni fermeret njerezit e Bardhe afrikane qe I mbajne me buke dhe produkte blektorale keto raciste te hapur…

0

Shkruan Klajd Kapinova

Kjo asht partia e dyte ma e madhe e vendit qe ban thirrje publike per vrasje… Cili asht dallimi I Tyre me ish KKK qe vriste njerezit me ngjyre dhe emigrantet e tjere europiane si katolike etj. Bota deri me sot ka hesht.
E ashtequajtura organization civil rights dhe e te drejta e te njeriut me qender ne Helsinki vazhdimisht ka mbylle syte dhe ka leh kot se koti per mbrojtjen e Antifa dhe BLM dhe ka mbuluar me heshtje keto skena te hapura dhe masive shtetnore publike krimi nderkombetare sot ne shek. 21….
Presidenti Trump ka te drejte kur i tha Presidenttit te Afrikes se Jugut se ne shtetin e tij ka Genocide. Dhe ky Genocide nuk filloi dje kur ai shkoi ne Shtepine e Bardhe por ka vite e vite qe asht ushtrue hapur. Partia qe e drejton kete asht e dyta ne vend si force politike dhe se gjoja Presidenti aktual i vendit nuk e di kete gje. Racizmi ne vend ekziston.

Një perfaquese e delegacionit presidencial te AJ tha se nuk ka racizem. Ajo genjeu se urretja ndaj te bardheve atje ekziston por se media e majte Europiane dhe liderit politik te Europes dhe SHBA gjate kohes se Barack Hysen Obames, Bill Clinton, Joe Biden asnjehere nuk kane folur per kete gje nga frika po ikin prej tyre votuesit apo njerezit me ngjyre dhe nuk po votojne me marksistet. Kjo parti qe nxit kete gja asht e majte marksiste si vijuese e drejtperdrejte marksistit Nelson Mandela… Nje antar tjeter i delegacionit pra nje milioner i bardhe tha hapur aty para president te tij AJ se familja e tij jane persekutuar dhe vrare per ti marre token nga njerezit me ngjyre ne AJ gje qe nxori ne shesh rrenen e president te tij me ngjyre… Ata fasin vetem per histori te se kaluares duke genjyer votuesit me ngjyre ketu qe si naiv votojne per ata si robot dhe gjendja e tyre ekonomike ketu dhe integrimi le shume per te deshiruar…

Ai u shti si aktor naiv, sikurse nuk dine asgje.

Dhe nese e shikon dhe kerkon me shume kujdes me Google harten e vendit ku ndodhet rruga e Kalvarit me Kryqa ne dy anet e rruges ne Afriken e Jugut habitesh se si genjen presidneti i ketij vendi. Aty jane viktimat e njerezve me ngjyre ne shtetin e Afrikes se Jugut. Cfare faji kane keto te bardhe per ate qe ka ndodh ne Afriken e Jugut 100 vje tme pare!? Kur Presidenti Trump i ofroi video origjinale dhe artikujt e gazetave te famshme te botes dhe 90% e tyne ishin gazeta te majta ai u shokua dhe kerkoj qe Donald J. Trump ti jepte nje kopje. Si ka mundsi qe Presidenti i AJ te mos dijne se ne vendin e tij ka Genocide!? Ai tha se do ta ndjek kete ceshtje. Por Presidenti Trump i tha se ata qe bejne dhe nxitin kete gje jane ne Parlamentin tuaj, dhe se Presidenti afrikan u mbrojt duke thene se kemi Liri te Fjales…

Pra shteti zyrtarisht permes Parlamentit ne Afike, ku deputete anti te bardhe flaisn hapur. Ky Parlament i drejtuar nga njerezit me ngjyre atje, ka lejue me qellim Genocidin ne ate vend. Media e majte ka heshtur sepse ekspozohet Obama, qe nuk foli asnjehere per kete Genocide por harxhoi per 8 vjet sa ishte President mbi 700.000.000 dollare amerikane nga taksat tona per te perhapur pritjet e tij per shoqaten e dylberave…

Aty ekspozohet keqas Joe Biden dhe Kamala Harris qe gjithnje fliste per racizmin por ne fakt ajo e mbulonte racizmin ne Afrikene Jugut…, Ketu ekspozohet Deep State, Cabala etj., Fake News, CNN, The New York Times, Washington post, etj.

Dhe faktet flasin vete.

Shikoni me kujdes kete video dhe do te bindeni. Ka shume te tjera fakte te cilat do ti ekspozoj me vone. Ky Genocide eshte njesoj si Genocide qe Perandoria Xhihadiste Islame Otomane beri per 700 vjet ne trojet e Arberit dhe Dardani, Genocide I Perandorise Otomane ndaj popullit te krishtene te Armenise i ushtruar po nga kjo Perandri e “Paqes”, dhe e kryesuar nga “arnauti” Mustafa Kemal Ataturku etj., Genocidi Asirian, Genocide otoman ndaj Grekeve ne kohen e po kesaj perandorie te “Paqes”, etj.

Edhe një herë mbi zgjedhjet në Shqipëri

0

Shkruan Arben Çokaj

Ato u blenë, u vodhën, u bë presion, u bashkëpunua me grupet kriminale, u ndryshua rezultati, u tjetërsuan, etj.

Zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin të lira e të ndershme – për rrjedhojë nuk janë të pranueshme.

Përderisa OSBE/ODHIR tha se me këto zgjedhje nuk hyni në BE, e përderisa DASH nuk është prononcuar ende mbi zgjedhjet, mund të them se me aq sa u pa e thuhet nga burime të besueshme, Rama e PS kanë marrë më tepër – në mënyrë të pamerituar – nga secili qark nga 2-3 deputetë më shumë, në Fier 4 e në Tiranë 4-5-6 deputetë më shumë, rreth 35-36 deputetë më shumë se mund të fitonte ndershmërisht në total. Pra i bie 83-36 = 47 deputetë gjithësejt. Rrimë aty rreth 50 deputetë gjithësejt për PS. Ndoshta ndonjë më shumë 55-56. Nuk besoj se do të merrte në këto kushte më shumë. Por i morën, tani ec e merru me këtë punë.

Pse gëzohen disa mbështetës të PS-së nga këto zgjedhje? Gëzohen se vodhën, e nuk u bën fort përshtypje: Ka vjedhur edhe Saliu – thonë e mendojnë se kjo e justifikon hajninë. Por këto zgjedhje nuk janë për t’u gëzuar. Se Rama mund të bëjë marrëzi e gjëra të liga, duke shfrytëzuar pushtetin, shenjat janë dukur që në mandatin e 3-të, e pranoi edhe miku e këshilltari i Ramës, Baton Haxhiu, por tani nga friga e LaCivitas, se mund të humbte zgjedhjet, Rama i ra më shumë hajnisë, blerjes e të gjitha metodave të maksimalizimit të votave, deri te treni bullgar – futja e votave në kuti me grusht, se përtonin t’i fusin një nga një.

LaCivita - diçiturëLaCivita mori paratë e iku – ishte diçitura e piktorit, artistit, mbi të cilëh e bazuam edhe ilustrimin tonë në krye.

Tani për të njëjtat arsye pse isha kundër Berishës në vitin 2013, isha kundër fitores së Ramës në vitin 2025. Por mua nuk më pyesin, si pyesin njërin në Itali, i cili kujton se votuesit e diasporës e kanë pyetur shumë… Kutitë e diasporës u mbushën, dolën rreth 76% për PS e më shumë. Unë isha, që PS të merrte deri në 65-66 deputetë, të mos mund bënte dot qeveri, e të binte kështu Rama 4. Po ashtu edhe Saliu me PD të mos merrte më shumë se 60 deputetë e të varej qeverisja nga partitë e vogla. Kështu që mund të binin të dy, PD mund të krijonte një qeveri me bazë të gjërë, por pa Saliun kryeministër. Kjo ishte idealja. Por kuptohet, këta nuk pyesin, se kanë interesat e tyre.

Por mua më intereson më shumë Shqipëria e demokracia, se sa Rama apo Saliu…

Realiteti është se Rama i mori 83 deputetë, dhe vetëm me presionm ndërkombëtar e me mosnjohje nga opozita on’block të zgjedhjeve mund të vijmë deri te zgjedhjet e parakohëshme me një qeveri teknike, që është zgjidhja e vetme, për ta shmangur rrjedhjen e Shqipërisë drejt një autokracie të Ramës, ku Rama zot e shkop me të gjitha pushtetet në dorë, do të mund bëjë më shumë dëm për vendin se sa punë të mira, edhe pse entuziastat e PS-së mendojnë se kjo nuk do të ndodhë… por edhe po ndodhi, këta nuk do e shohin, ashtu si nuk po shohin këto ditë krimin elektoral. Janë verbuar…

Në Shkodër psh. dy deputetë socialistë jashtë listës së mbyllur morën mbi 18 mijë vota, gati dy deputetë, duke i shtuar edhe votat preferenciale të kandidatëve të tjerë socialistë, pa lënë mënjanë votat e modelit Tomë, i bie se rezultati është tjetërsuar me 3-4 deputetë në Shkodër. Kur kjo ka ndodhë në Shklodër, ngjashëm ka ndodhur edhe në qarqet e tjera. Kuptohet se shumica e votave në këto raste u blenë, u vodhën, ose u morën me metoda presioni, etj. Pra, nuk ishin të bazuara mbi vullnetin e lirë të qytetarëve.

Prandaj, kur më pyesnin se kush i fiton zgjedhjet në Shqipëri, unë thoja se nuk e di, sepse varet se si luhet loja, nënkupto hajnia. Nuk isha aq parashikues i mirë sa ai në Itali, që thoshte se i fiton Rama, e tani nuk e vë re hajninë. Thotë “ku i ke faktet”, e kur ia përmend faktet, thotë denoncoji! E kur del Berisha e faktet i nxjerrë në ekran, i denoncon, po i njëjti person thotë: “Berisha ka bërë kështu gjithmonë…” Dmth. vari leshtë. Me ta nuk ka fjalë, prandaj unë u them gam-gam.

Situata nuk është e lehtë, shqiptarët kanë çmimet më të larta në rajon, e varfërinë më të madhe. Por militantët sociaklistë e relativizojnë edhe varfërinë në këtë vend. Kjo tregon se ata janë në gjendje të ofrojnë më shumë probleme për vendin, se zgjidhje!

Grafiku i vendeve më të varfëra - kryeson Shqipëria

Vendlindja nderon Halil Teodorin, Shoqata “Bulqiza” i jep CERTIFIKATË MIRËNJOHJE

0

Veç krijmtarisë së shumtë të poetit, shkrimtarit studiuesit dhe publicistit Halil Teodori, të pranishmit në takimin e së shtunës në promovimin e veprave të tij folën dhe për vlerat njerëzore të këtij dibrani me taban i cili me mençurinë e tij ka ditur të jetë një njeri i shkëlqyer duke krijuar mardhënie shumë të mira në raport me çdokënd që ka patur të bëj. Kujtime të shumta erdhën nga vendlindja e tij prej folësve në podium, duke evidentuar vlerat e Halil Teodorit, si një njeri që nuk ka ditur kurrë të prish një fjalë, e ka respektuar dhe dashur vëllezërit dhe motrat nga krahina e tij dhe kudo që ka vënë këmbën ka lënë gjurmën e tij për mirë.  Përpos kësaj zoti Teodori ka ngritur lart emrin me veprimtarinë e tij krijuese dhe politika duke qenë një personalitet i spiktatur në Tiranë dhe SHBA dhe dhënë zë vendlindjes.
Për këtë në emër të kryesisë së “Shoqatës Bulqiza” z.Hamit Dervishi, sekretar i “Shoqatës Bulqiza” i dorëzoj CERTIFIKATË MIRËNJOHJE autorit Halil Teodori me motivacionin: “Për arritjet e tij në krijimtarinë letrare dhe botimin e disa librave me poezi, prozë, monografi si “Dritë nga errësira”; “Gjurmët”; “Sabri Caka krahu i shqipes në flamur”; “Dashuria dhemb”; “Të gjithë qiejt shkëlqejnë në sytë e dashurisë”; ku dallon për stilin e tij të vargut dhe pasqyrimin e realitetit të jetës, si dhe e studime historike me vlera “Aleksandi i Madh”; “Skënderbeu”; “Troy fliste shqip”; dhe si qytetar model që mban lart dashurinë për vëndlindjen”.

Donald Trump: Putin është çmendur plotësisht, po vret njerëz pa arsye

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e quajti “plotësisht të çmendur” presidentin rus, Vladimir Putin, pas një sërë sulmesh vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, dhe paralajmëroi se nëse ai përpiqet të pushtojë tërë Ukrainën, kjo do të çojë në “rënien e Rusisë”.

Këto ishin deklaratat më të ashpra që Trump ka bërë ndonjëherë publikisht ndaj liderit të Kremlinit.

“Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me Vladimir Putinin, por diçka ka ndodhur me të. Ai është bërë KREJTËSISHT I ÇMENDUR!” shkroi Trump më 25 maj në platformën e tij, Truth Social.

“Ai po vret njerëz pa nevojë – dhe nuk po flas vetëm për ushtarët. Raketat dhe dronët po godasin qytetet ukrainase pa asnjë arsye”, shtoi Trump.

“Gjithmonë kam thënë se ai e do tërë Ukrainën, jo vetëm një pjesë të saj – dhe ndoshta kjo po del të jetë e vërtetë – por nëse e bën, kjo do ta çojë Rusinë në rënie!”

Këto komente erdhën vetëm pak pas deklaratave të ngjashme që Trump bëri para gazetarëve.

“Nuk jam aspak i kënaqur me atë që po bën Putini. Ai po vret shumë njerëz, dhe nuk e di çfarë dreqin ka ndodhur me të”, tha Trump para gazetarëve në Nju Xhersi, ndërsa po përgatitej të kthehej në Uashington.

“Po lëshon raketa në qytete dhe po vret njerëz – kjo nuk më pëlqen aspak”, u shpreh ai i zemëruar nga pista e aeroportit të Morristaunit.

“Jemi në mes të diskutimeve, dhe ai po godet Kievin dhe qytete të tjera me raketa. Nuk më pëlqen aspak. Jam i habitur. Shumë i habitur”.

“Diçka i ka ndodhur këtij njeriu – dhe nuk më pëlqen”.

Trump tha se do të shqyrtonte “absolutisht” vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë për të shtyrë përpara bisedimet e paqes, ndonëse nuk dha hollësi.

Por, në postimin e mëvonshëm në rrjetet sociale, ai kritikoi ashpër edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë: “Zelensky nuk po i bën ndonjë shërbim vendit të tij me mënyrën si flet. Gjithçka që thotë sjell probleme, nuk më pëlqen dhe duhet të ndalet”.

Këto komente erdhën pasi Zelensky, në një kritikë të rrallë publike ndaj aleatit më të rëndësishëm të Ukrainës, dënoi atë që e quajti “heshtje e Amerikës” pas sulmeve ruse gjatë fundjavës që lanë të paktën 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

“Heshtja e Amerikës, si edhe e të tjerëve në botë, vetëm e inkurajon Putinin”, shkroi Zelensky më 25 maj.

Disa orë para deklaratave të Trumpit dhe pas fjalëve të Zelenskyt, i dërguari amerikan, Keith Kellogg, i quajti sulmet ndaj Kievit “të turpshme” dhe bëri thirrje për armëpushim.

“Vrasja pa dallim e grave dhe fëmijëve natën nëpër shtëpitë e tyre është shkelje e qartë e Protokolleve të Gjenevës të vitit 1977… Të ndalen vrasjet”, shkroi ai në llogarinë e tij në platformën X.

Në orët e para të 26 majit, zyrtarët ukrainas thanë se Rusia kishte nisur një valë të re sulmesh, por pa dhënë hollësi.

Ndërkohë, aleatët evropianë të Ukrainës vazhduan të dënonin ashpër sulmet e fundit të Rusisë dhe theksuan nevojën për të mbështetur më tej Kievin.

“Sulmet e mbrëmshme tregojnë edhe një herë se Rusia është e përkushtuar për të shkaktuar vuajtje dhe shkatërrim në Ukrainë”, shkroi shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Ajo bëri thirrje për “presionin më të fuqishëm ndërkombëtar ndaj Rusisë që ta ndalë këtë luftë”.

Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, tha gjatë një debati televiziv se sulmet janë “dëshmi shtesë se Rusia nuk ka interes për paqe”.

Ndërkaq, ministri gjerman, Johann Wadephul, i cili kishte vizituar Ukrainën më herët gjatë muajit, më 25 maj u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të “reagojnë me vendosmëri”.

“Nuk mund ta pranojmë këtë”, tha ai për televizionin gjerman. Putini “po shkel të drejtat e njeriut, është një fyerje – edhe ndaj presidentit Trump, i cili është përpjekur aq shumë që ta sjellë Putinin në tryezën e bisedimeve”.

Këto zhvillime ndodhën në një ditë të shënuar nga viktima civile dhe shkatërrime në Ukrainë, por edhe nga pamje të gëzueshme me kthimin e qindra të burgosurve të luftës nga Rusia, në kuadër të shkëmbimit masiv të quajtur “1000 për 1000”.

“Mirë që jam në shtëpi. Gjithçka do të jetë në rregull. Nuk kam fjalë”, tha për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë ushtari Oleksandr, i cili ishte kapur më 27 korrik 2022 në Avdijivka, në lindje të Ukrainës.

“Gruaja dhe djali po më presin. Do të flasim së shpejti”, shtoi ai.

“Nuk e besoj ende se kjo ditë erdhi”, tha një tjetër ushtar për Radion Evropa e Lirë, duke mos dhënë emrin.

“Nuk dija sa do të qëndroja atje… Nuk kishim informacione. Për tre vjet nuk dinim çfarë po ndodhte në vendin tonë”.

Ndërkohë, mediat ruse raportuan se 303 ushtarë rusë të liruar nga Ukraina kishin mbërritur në Moskë më 25 maj dhe do t’i nënshtrohen trajtimit mjekësor dhe rehabilitimit.

Rriten viktimat civile në Ukrainë

Raketat dhe dronët rusë goditën qytete ukrainase me zjarr vdekjeprurës gjatë fundjavës.

Mes 13 viktimave të raportuara ishin edhe tre të mitur – të moshës 8, 12 dhe 17 vjeç – në rajonin veriperëndimor të Zhytomirit, larg vijave të frontit.

Por, kryeqyteti, Kievi, dukej se ishte objektivi kryesor i sulmeve të fundit, ndonëse edhe qytete të tjera u përballën me sulme ajrore.

“S’ka qenë kurrë kështu më parë. Dhjetëra shpërthime. Jo 10, jo 15 – por pa fund. Dëgjon zhurmën në qiell dhe pastaj – bum! Dhe, ne thjesht presim për atë që vjen më pas”, tha Oleh, një pensionist në Mykolayiv, për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, pas sulmeve të 25 majit.

“Dyshojmë se [një dron] ishte nisur për të goditur një fabrikë afër, por u rrëzua dhe ra mbi një shtëpi. Shpërthimi ishte i tmerrshëm. Në atë moment ishim në kuzhinë. Vrapuam në korridor dhe u strukëm atje. Ishte vërtet e frikshme”, shtoi ai.

Detajet e ofruara nga të dyja palët nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Radio Evropa e Lirë është praktikisht e ndaluar në Rusi dhe nuk mund të operojë atje. Ekipet e saj në Ukrainë raportojnë rregullisht për sulme vdekjeprurëse ndaj objektivave civile në të gjithë vendin.

“Pa një presion të fortë ndaj udhëheqjes ruse, kjo brutalitet nuk mund të ndalet. Sanksionet do të ndihmonin patjetër”, tha Zelensky.

Ukraina dhe disa vende evropiane kanë bërë thirrje për forcimin e regjimit ekzistues të sanksioneve ndaj Rusisë nëse Moska nuk pranon një armëpushim 30-ditor të propozuar nga SHBA.

Por, Trump ka qenë hezitues në këtë drejtim, duke lavdëruar një telefonatë të fundit me Putinin, gjatë së cilës lideri rus nuk pranoi ndonjë ndalim të luftës./REL

Pas tensioneve me Donald Trump, kryeministri kanadez pret Mbretin Charles

0

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla do të mbërrijnë në Kanada më vonë, për një vizitë dy-ditore që shihet si një mesazh mbështetjeje për vendin përballë kërcënimeve dhe talljeve nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Kryeministri Mark Carney, i cili së fundmi fitoi zgjedhjet e përgjithshme në një valë ndjenjash anti-Trump, ftoi çiftin mbretëror dhe do të zhvillojë një takim me ta gjatë qëndrimit të tyre në Ottawa.

Mbreti do ta lexojë “Fjalimin nga Froni” para Parlamentit të Kanadasë të martën, hera e parë që një monark e mban këtë fjalim në gati 50 vjet.

Pritet që të përfshijë një mbrojtje të sovranitetit të Kanadasë dhe të hedhë poshtë pretendimet se ajo duhet të merret nga SHBA-të.

Do të ketë një ceremoni pritjeje në aeroportin e Otavës të hënën dhe takime me grupet e komunitetit, të cilat pritet të përfshijnë përfaqësues të komuniteteve të Kombit të Parë të Kanadasë.

Mbreti do të takohet me Guvernatoren e parë indigjene të Kanadasë, Mary Simon.

Kjo është vizita e parë e Mbretit dhe Mbretëreshës në Kanada që nga fillimi i mbretërimit të tyre, pasi një udhëtim i planifikuar vitin e kaluar u anulua për shkak të diagnozës së kancerit të Mbretit Charles.

POSTIMET E FUNDIT