Kreu Blog Faqe 171

PD-ja është e bllokuar të rinovohet

0

Shkruan Zef Ndreka

Kjo është fatkeqësia e brëndshme politike që ka ngërthyer Shqipërinë.
Edhe pas humbjes së 4-të radhazi të zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare, PD-ja me kokfortësinë e saj të vazhdueshme jo vetëm po e kërkon, por po e vazhdon mbajtjen peng nga një njeri i vetëm, duke i zënë frymën rinovimit të saj, për tu bërë alternativë reale për pushtet.
Tani, nuk.ka mbetur shqiptarë dhe as demokrat që të mos e ketë kuptuar se me Sali Berishën të gjitha rrugët janë të bllokuara.
Le të shpikin 1001 arësye manipulimi, le të quajnë zgjedhjet farsë elektorale. Diferenca jashtëzakonisht e madhe e votave, e deputetëve të zgjedhur, përqindja e lartë e votave të socialistëve, si brënda dhe jashtë vendit, i dhanë mësimin e fundit opozitës për humbjen më madhështore të historisë së uralizmit në vendin tonë. Berisha è di mirë se nuk.mund të manipulohen apo të deformohen 20 apo 30 përqind e votave, siç ka bërë vetë ne 1996-tën.
Më kot kërkohet të fshihet plaga e vërtetë, e cila është kthyer në një kancer vdekjeprurës për opozitën.
Non grat-a Sali Berisha, nuk mban asnjë përgjegjësi për humbjen, edhe pse e dinte më parë atë.
Ai nuk mban asnjë përgjegjësi për shkatërrimin dhe përçarjen e opozitës, as për Kodin Zgjedhor që e propozoi dhe e ndryshoi vetë, as për listat e hapura e ato të mbyllura e për staturën e tyre politike, as për demencën e tij të theksuar, as për gafat në fushatë.
Kaq dëshironte dhe atë e arriti. Të kishte në rrjesht 50 deputetët të tij kamikazë, të mbetej kryeopozitari, të vazhdonte betejën apo misionin e tij për të penguar e mundësisht për të bllokuar Shqipërinë për tu rrjeshtuar krah vendeve të BE-së.
Tani, është momenti i reflektimit, i analizës reale të humbjes së zgjedhjeve, por që nuk do të bëhet sa të jetë gjallë Berisha.
Fati i Edi Ramës dhe socialistëve për të projektuar fitorën e 5-të nga bllokimi i rinivimit të PD-së…

Myrto Uzuni protagonist me asist në Amerikë, sulmuesi kuqezi shmang humbjen e skuadrës së tij

0

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni është bërë sërish protagonist në MLS, Amerikë.

Beratasi dhuroi asist në minutën e 27 të sfidës, ndërsa Kolmaniç e ktheu në gol.

Dueli mes Minesota Junajtid dhe Austin u mbyll me barazimin 1-1. Aktualisht skuadra ku luan 29-vjeçari ndodhet në vendin e 9 me 19 pikë.

Bëjmë me dije se deri tani, Uzuni ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asist me fanelën e Austin.

PD kërkon rinumërimin për mandatin e 14 në Tiranë

0

Partia Demokratike shpreson të fitojë në tavolinë mandatin e 14-të në qarkun e Tiranës duke kërkuar hapjen e kutive.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Franci Nuri konfirmon për mediat se kërkesa për rinumërim do të fokusohet tek rivlerësimi i fletëve të pavlefshme të votimit.
“Rezultati është mjaft i ngushte ne lidhje me mandatin e 14-të/ Mandati është diskutim mes Partisë Demokratike Aleancës për Shqipërinë Madhështore dhe partisë së z. Agron Shehaj. Fletët e pavlefshme janë një opsion, nuk mund te anashkalohen, pasi janë rreth 17-18 mije fletë votimi te pavlefshme ne gjithë qarkun e Tiranës dhe patjetër qe duhet te jene pjese e shqyrtimit dhe vlerësimit ne gjykimin tonë“ – shprehet Franci Nuri, përfaqësues ligjor i PD.

Por, “kali i betejës” ligjore të demokratëve për t’i hapur derën e Parlamentit doktor Alimehmetit, i cili e humbi për “një grusht votash” shansin për të veshur xhaketën e ligjvënësit nuk janë vetëm fletët e pavlefshme.

“Opsioni tjetër është duke parë materialet zgjedhore për çdo qendër votimi ku ne gjykojmë se ka pasur probleme dhe nëse hiqet një qendër votimi nga përllogaritja e rezultatit aty mund te ndryshoje mandatin pasi diferenca ka qenë më pak se 100 vota“.

Demokratët kërkojnë rrëzimin e zgjedhjeve jo vetëm në qarqet të cila i humbën, por edhe aty ku fituan.

“Është vendimmarrje politike e PD, pasi farsa ishte kudo prezente, kudo ka pasur probleme edhe pse ia dolëm të fitojmë“.

Tirana do jetë qarku i fundit që do ankimohet nga juristët e Partisë Demokratike, të cilët do shfrytëzojnë të gjithë kohën ligjore për të mbledhur provat për betejën e gjatë ligjore që i pret sa në dyert e KQZ, në atë të Kolegjit Zgjedhor./ tch/

Shqipëria me 110 deputetë nën komandën e George Soros, Presidenti Trump…

0

Shkruan Kujtim Gjuzi

Dihet botërisht se pas 1944 Shqipëria u kontrollua nga grupi kriminal komunist me mbështetje Sllave.
47 vite , vrasje, burgime, internim, ç’nderim, dhunë e kontrabandim sa në Perëndim aq edhe në Lindje.
Përgjegjësia nuk mundet të jetë vetëm Shqiptare. Eshtë konjukturale episodike e kaq dramatike.
Eshtë dramatike sepse një shekull e tëhu albanët vijojnë 113 vjet coptuar ndër vedi.
Është episodike sepse kemi realizuar ndofta pa kuptuar atë mëri që mbajnë nën trysni agjenturat me aventurierë shqiptarë spay.
Si deklaroi Fyhreri ! Gjithë botën i bleva, më spiunët ndër shqiptarë i gjeta falas. Të jetë e vërtetë vallë ?
113 vjet qindra deputetë, qindra ministra rreth tridhjetëetre kryeministra, shtatë a tetë presidentë të burgosur dhe vrarë vetëm, pesë kryeministra e tre katër presidentë i kanë shpëtuar ndëshkimit.
Agjenda George Aleksandër Soros vijoi edhe dje edhe sot. Bulevardi i krenarisë Soros & Co2 u suportua nga diplomati BE dhe minstresha e Rilindjes komunare vrastare kartel Droge…
Si rregull, për aq kohë sa ligji Sali Berisha nuk ka pse të “aborgohej” nga rilindja komunare e drogës asaj i shkon për shtat ky ligj por… Si ka mundësi edhe kur axienda e demokracisë konservatore amerikane rivendikon, ligje superliberale jo vetëm në USA Force e sporte, te ne askush asnji politikan nuk mendon ti largohet superliberalitetit pa kufi.
Ju soristë të paktën heshtni nuk po u kërkojmë të bëheni konservatorë, por po kërkojmë t’u ndalim revanin psikik, mjaft më ju me axienda anti Familje.
USA axiendë konservatore do vijojë edhe tre vite e gjysmë të tjera dhe kaq kohë nuk asht pak. Ej ju majtistë praktikantë kudo edhe në opozitë thirrni mendjes. Trump asht në zyrën ovale kundër jush.
Si mundet të paktën opozita PD – ASHM me 50 mandate, rreth 27 deputetë në prag çertefikimi i ka mbështetës të hapur e të njohur zyrtarë me suport agjenturorë të zellshëm të Fondacionit majtist Aleksandër George Soros anti Komb Alban pse ?!
Pyes vehten, pse Sali Berisha edhe kur po mbahet nën presion Juridik prej 13 vitesh duke u burgos në 11 Muaj, sërish rrezikon, sepse realizon toleranca karakteriale “premtuse” në bazë të edukimit mbi betim të atij ligji të doktor HIPOKRATIT
Shkodranët thonë :
“Fmia vesin si ta njekin rritet des e s’muj e hekin”
27 deputetë Soros janë fitues me vota demokrate?! Vota anti Soros me 44 kandidatë Soros për deputet të qëndrës së djathtë deri tek konservatorët u paralajmëruan nga ne anëtarët që nuk braktisëm PD – ASHM sepse u këshilluam të bëjmë me dijeni :
Administrata e presidentit Donald Trump nuk do mund t’a tolerojë këtë gjëndje. Soristët tash janë gati të përmbysin Sali berishën, disa syresh si gjarpërinjtë nën gur po zgjohen nga dimri, ata ato janë gati të helmojnë Verës Skandërbegun ll
Jep dorheqje Sali Berisha i thonë e çirren me zë e nën za, këta langaraqë karrigethyer këta brooker.
Gabimi, vjen nga tolerimi karakterial i Sali Berishës, si i pathyeshëm?! Mbajtja dhe vendosja në lista e Soristëve të Lul B dëmtoi opozitën konservatore. DASH anulloi agjendën për vizitë parazgjedhore të shumëpritur në USA të doktor Sali Berishës.
Ishte ky një nga element më të shumtë në ndihmë të mbretit Edvin Vlll i cili grabiti zgjedhjet 11 Maj 25
Si restaurohet apo ndreqet gabimi lista Soros.
Sali Berisha juridikisht me statut asht i shkarkuar, dikush synon variantin “Ndihem Kryetar” shkon në gjykatë por….
Misioni për votën e Lirë vazhdon, prevalon. Cdo sorist Çapraz, Hijenë, Çakall a Nëpërkë që pret të jetë kryetar apo kryetare opozite pse kanë takuar dy amerikanë tip Yuri Kim duket nuk kanë marrë mësim jo vetë nga Sali Berisha i foltores 2021
E pra mësoni ju Soristë nga ne konservatorët se :
Pa ju vendos në lista Sali Berisha ju agjentë Soristë Lapaqenë në listën PD -ASHM do të ishit vetëm një Nul politik. Ju jeni vemje politike kaq. Ej shokun tuj
sorist kimist e patë jasht PD mori 313 Vota.
Nuk më dëgjuat kur thashë ndal soristëve në listë.
Lufta tashmë është mision gjithopozitar. Dëgjoni tani ju opozotarë dhe ti Edvin vet 83 Sorrsa. ( Qeveri Tranzite Zgjedhje të Lira të Barabarta me standart Amerikan) Shpëto nga thonjtë antishqiptarë Soros.
Kush nuk bashkohet me këtë axiendë lirie nga kthetrat marksiste që mbajnë peng që në lindje për 113 vite Shqipërinë do përfundojë në IEVP Durrës.

Kush do arrestohet? Myslim Murrizi i sigurt që në shtator do jetë në Kuvend, alarmohet Noka

0

Mysim Murrizi, një nga politikanët më popullorë, të drejtëpërdrejtë dhe anti-komunistët që i ka mbetur të djathtës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur bindjen se në shtator do të jetë në Parlament. Edhe pse para tij renditen Ilir Alimehmeti, Ilir Meta dhe Asllan Dogjani, Murrizi paralajmëron se deri në shtator do të ketë shumë lëvizje, duke nënkuptuar arrestime dhe dënime të emrave në listën e hapur dhe të mbyllur të PD-së në Tiranë.

Ilir Meta dhe Asllan Dogjani, të cilët renditen para Murrizit, i pari është në burg për korrupsion dhe shpërdorim, kur pritet të dënohet, ndërsa i dyti është marrë i pandehur nga SPAK për mosdeklarim pasurie.

Në listën e mbyllur, Fatmir Mediu mund të dënohet për Gërdecin, ndërsa Sali Berisha është dërguar në gjyq për korrupsion. Nuk përjashtohet arrestimi i Flamur Nokës nga SPAK pasi është nën hetim për fshehje pasurie dhe korrupsion. Belind Këlliçi është gjithashtu nën hetim nga SPAK.

Në rubrikën satirike të Gazetës Tema, Antena brenda familjes, shkruhet se pas postimit të Murrizit është alarmuar Flamur Noka, i cili ka thirrur me urgjencë për konsultë Alfred Lelën, këshilltarin e dytë strategjik në PD pas ‘Latifit’.

Postimi i plotë i Mysim Murrizit

Pas hedhjes ne sistem te qendres se votimit nr 1531/00 qe nuk ishte hedhur nga KQZ, shkuam 7289 vota dhe numri 3 nga lista e PD ose numri 4 me gjith Partine e Lirise ne liste.

Deri ne 10 shtator do te kete levizje te tjera te papritura edhe pse HAJDARI nuk e beson.

Kur kam deklaruar publikisht se shum shpejt 7289 VOTUES TE LIRE do te kene perfaqesuesin e TYRE ne Parlament, as kam hamendesuar e as kam fluturuar si shum delirant politik qe enderronin se do ti votonin QYTETARET pse i mbeshtetnin pseudo-kryetaret qe nuk kishin dhe nuk kane asnje peshe reale ne deget e partis qe vegjetojne si demek “ kryetar”.

Dhe une kam bere fushat vetem me QYTETARET pa vd coll dhe pa pir kafe me asnje “ udheheqes” me “ paparac” nga pas qe tu percillja strukturave mesazhin qe “ udheheqa” vdes per mua.

Ehhhhh sa ujra do rrjedhin ne kete vere te “ nxehte” sa do habiten te gjith HAJDARET dhe HAJDARESHAT qe mashtrojne sikur din shum e din çdo gje.

PS: Meqe mu merziten 6 FASLLI nga zonat Vore, Kashar, Vaqarr, Baldushk, e ndryshova emrin. Ishalla nuk ka HAJDAR qe do merzitet!

Pas skandalit seksual me Tërmet Peçin, reagon aktivistja e PS Elda Xhakollari: Ishte situatë pune…

0

Prej disa ditësh, në rrjet po qarkullon një lajm se bashkëshorti i një punonjëseje të Bashkisë Tepelenë ka denoncuar në komisariat se gruaja e tij e ka tradhtuar me ish-kryebashkiakun Tërmet Peçi.

Disa media raportuan se bashkëshorti i saj ka bërë një kallëzim penal për përdhunim me kërcënim.

Aktivistja e PS-së Elda Xhakollari, gruaja e përfolur në këtë ngjarje, ka reaguar në një shkrim të gjatë në Facebook duke përgënjeshtruar lajmet.

Xhakollari shkruan se “bashkëshorti i saj nuk e ka “kapur” me ish-kryebashkiakun e Tepelenës”. Gruaja paralajmëron se ka denoncuar çdo person që, sipas saj, ka trilluar historinë.  Ajo thekson se, ishte një situatë pune  dhe aspak ashtu siç shkruhet nëpër media.

Reagimi i plotë:

Fjalët me jane mberthyer ne shpirt, por tani duhet te dalin.

Prej disa ditesh jam bere subjekt lajmesh te pavërteta dhe shpifese që kanë qarkulluar neper portale dhe rrjete sociale. Nje situate e thjeshte pune eshte keqinterpretuar, eshte nxjerre jashte cdo konteksti dhe eshte kthyer ne nje histori qe nuk ka lidhje me realitetin tim. Ajo që me dhemb me shume nuk eshte thjeshte permbajtja e ketyre lajmeve, por demi emocional qe ka shkaktuar tek une, familja ime dhe mbi te gjitha, tek dy femijet e mi te mitur.

Ata nuk e kuptojne pse nena e tyre perflitet, pse njerezit flasin pa ditur asgje, pse dikush shpif por ata e ndiejne gjithcka. Dhe kjo me copeton me shume se çdo gje tjeter.

Une nuk po kerkoj meshire. Po kerkoj drejtesi dhe ndjeshmeri.Po kerkoj qe njerezit te mos gjykojne pa ditur, te mos lendojne pa arsye dhe te mos shperndajne lajme qe shkaterrojne jete te verteta. Asgje nga ajo qe eshte thene nuk eshte e vertete. Dhe çdo hap i nevojshem ligjor eshte duke u ndermarre, jo per hakmarje por per te mbrojtur te vertetën dhe per te thenë: MJAFTE ME!

Per me teper, dua te theksoj qarte se: BASHKESHORTI IM NUK KA BERE ASNJEHERE DEKLARATAT QE THUHEN NEPER MEDIA. Çdo fjale që pretendohet se eshte then prej tij është trillim, dhe per kete ceshtje do te ndiqen te gjitha rruget penale dhe civile kunder autorëve të shkrimeve shpifese, si dhe atyre qe i kane shperndare. Ky eshte nje sulm i koordinuar, i ulët dhe i tmerrshem jo vetem ndaj meje si njeri, por edhe ndaj familjen sime dhe veçanërisht ndaj femijeve te mi te mitur, te cilet jane ekspozuar padreitesisht ndaj kesaj dhune publike. Nuk do te lejoj me askënd te me perdore si “kavje”per t’u gjykuar neper portale qe bëjne “lajme” me kafe dhe komente Facebook-u.

Asnje hap nuk do te mbetet pa u ndjekur. Dinjiteti im,puna ime dhe familja ime nuk janë per t’u prekur. Dhe cdo njeri që ka menduar te me godase do te perballet me forcen e ligjit.

Ky nuk eshte vetem nje sulm ndaj meje si individ.

Eshtë një atentat ndaj te drejtes per privatesi, ndaj etikes, dhe mbi te gjitha, nje perpjekje per te me gjykuar publikisht pa asnje prove, ne mungese totale te te vertetes. Familja ime eshte lenduar rende, dhe ky dem nuk do te kaloje pa u trajtuar institucionalisht dhe ligjerisht. Une nuk do te hesht. Asnje portal, asnje komentues, asnje njeri qe mendon se mund te perdore lirine e fjales si arme shpifjeje nuk do te mbetet pa pergjigie.

Dinjiteti im nuk eshte ne shitje. E verteta do te dale,dhe drejtesia do vihet ne vend.

Eshte shume e lehte ta gjykosh dike pa ditur te verteten.Eshte shume e lehte te besh “moralistin”.

Eshte shume e lehte te shkruash dhe te shash pas atij telefoni…dhe shume e shume te tjera ,

Por nuk eshte aspak e lehte te perballosh dicka te tille, por po e bej per femijet e mi ,

per dinjitetin tim dhe per çdo njeri qe eshte gjykuar padrejtesisht ne heshtje.

Ju lutem, ne vend qe te perhapni dhimbje, perhapni mirekuptim. Perhapni kujdes. Shpifja nuk eshte lajm.

Shpifja eshte dhune!

Une jam me shume se nje titull portali. Jam nje nëne, nje bije, nje njeri.

E them me ze te plotë: gjithcka që eshte publikuar per mua eshte e pavertete. Nje shpifje, nje padrejtesi!

Faleminderit nga zemra te gjitheve qe me kane qendruar prane me fjale mbeshtetjeje e dashamiresi. Kjo gje ka rendesi me shume se c’mund te pershkruaj.

Kurse per ate pjesen tjeter qe gezuan per dhimbjen e nje femre, bije, nene, iu them vetem dicka : ” Do vi dita qe do t’ju vi turp nga vetja”…

Une sjam si ju ….dhe pse me vrate nuk me beni dot si vetja!

Image

Amerika urdhëron Altin Dumanin nga e hëna të nisin arrestime, gati qeveria teknike…

0

Ndiqeni avokati e njohur. Ndërkohë që Ambasada Amerikane nuk e kundërshton, besojmë se është lajm që gjithë shqiptarët anti-Soros dhe pro Trump, e presin si qyqja verën.

Kriminelët kanë mbushur Shqipërinë me drogë dhe tmerr.

Administrata Trump me vonesen e paprecedent për një qëndrim rreth zgjedhjeve të 11 majit është shpresë për gjithë këtë popull që pret pikërisht këto që deklaron avokati që në rrjetet sociale po ndiqet nga miliona shqiptarë.

Jorida Tabaku: Fushata ime u mbështet nga demokratët, jo nga oligarkët

0

Deputetja e PD, Jorida Tabaku u është përgjigjur akuzave që kanë shkuar në adresë të saj, nga brenda PD-së. Disa ditë më parë, anëtarja e Kryesisë së PD, Adriana Kalaja u shpreh se Tabaku u mbështet në fushatë nga oligarkët dhe PS-ja.

Në “Kjo Javë”, në News24, Tabaku tha se akuza të tilla nuk e mërzisin dhe as e dekurajojnë. Ajo tregoi mesazhin që ka marrë nga kreu i PD, Sali Berisha i cili tha ajo, e përgëzuar për fushatën elektorale.

“Partia Demokratike vendosi një strategji të qartë në fillimin e fushatës, e cila ishte që ne do të flisnin vetëm për programin tonë dhe nuk do binim asnjëherë në nivelin e asaj që kundërshtari bën dhe shpeshherë ka qenë një nivel ofendimesh dhe sulmesh por do përpiqemi të ofrojmë një alternativë.

Kjo nuk është vetëm për Partinë Demokratike por edhe për të ardhmen e Shqipërisë dhe ky është një udhëkryq i cili nuk e ka patur askush në rajon.

Vlerësimi i socialistëve nuk më është dukur i sinqertë, përkundrazi e demokratëve ka qenë e tillë në këtë proces me të cilët nuk vinim nga një betejë e lehtë, por na ndihmoi dhe medalja ime më e madhe është besimi nga strukturat e Partisë Demokratike.

Nuk vij sot në politikë, kam 15 vite në politikë dhe nëse është diçka që kam bërë me qëndrueshmëri ka qenë denoncimi për oligarkët.

Fushata ime politike kishte tre elementë kryesore si, pjesën mediatike, Facebook dhe rrjetet sociale për të cilat unë kisha kohë që punoja sepse ndodheshim rreth dy vite në opozitë dhe hapësira në Parlament nuk ishte e plotë dhe kisha krijuar dritaren time në rrjetet sociale dhe vazhdoja atje e treta ishte terreni dhe falënderoj familjen time e cila ka mbajtur peshën kryesore të fushatës time dhe cilido që më ka mbështetur.

Nuk kam marrë një sallë të madhe as nuk kam organizuar një event dhe çdo gjë ka qenë prej njerëzve të cilët kanë punuar me mua pa pagesë dhe me shpirt.

Unë jam e hapur dhe transparente ndaj procesit dhe cilido person dhe kjo është akuza e fundit që mund të bëhet kundrejt meje. Akuzat ndaj meje nuk më mërzisin dhe nuk më dekurajojnë por vazhdoj punën time. Doktor Berisha më ka përgëzuar për fushatën dhe kemi komunikuar dhe për aktivitetet politike.

Mund të them që jo gjithkujt mund t’i pëlqesh dhe të kesh sulme, por gjithmonë në këto 15 vite ka qenë mendimi për të mirën publike dhe kam menduar se si unë mund të bëj më të mirën dhe mund të ofroj një model politik që jo të gjithë mund ta pëlqejnë por është ndryshe.

Mendoj se brenda saj në një garë për sa kohë është e shëndetshme, konkurrenca ekziston. Shumë kolegë më kanë përgëzuar dhe ka qenë java me të cilët jam takuar me shumë njerëz.

Nuk ka një fitore e imja personale kur e përgjithshmja është kështu sepse nuk ishte një betejë për t’u futur në parlament por ishte një betejë e Partisë Demokratike dhe unë të isha me ata atje. Nuk mund ta konsideroj të plotë përderisa nuk ndodhi rotacioni politik.

Ca diplomatë Sorosian, amoralë dhe antifamije, minorancë perverse, të shkojnë të pallohen në Surrel

0

Shkruan Shpetim Sefaj

Një pjesë e trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, si “Strehë e maskarenjve”, që promovojnë antivlerat morale e njerëzore, që bien ndesh me vlerat e shenjta të familjes, kontaminojnë çdo qelizë të shoqërisë, por që kanë gjetur shtratin ideal, në një qeveri dylberash, në mendim, ide, e vizion, ku amoralitetin politik e njerëzor e kanë në ADN partiake, e kryefjalë degjenerimin e familjes, duhen ndaluar sipas ligjit të Donald Trump!

Ne si gazetë me eksperiencë 25 vjeçare në tregun e nxehtë të dominuar nga krimi, e ndjejmë detyrim moral dhe profesional, të informojmë Shtëpinë e Bardhë për thyerje edhe te ligjeve amerikane në një shtet anëtar të NATO-s me një popullsi proamerikane.
Është kjo një minorancë perverse sorasiane, veshur me petkun e diplomatit, me diktatin e të fortit, kërkon ti imponohet mazhorancës të shëndoshë të shoqërisë, me ylberizma, e putanizma, duke shkelur më këmbë, çdo vlerë, zakon e traditë të këtij kombi..
Por ajo që është ulëritëse, e paprecedent, është prania e fëmijëve në këto palo-parada, që po u injekton fëmijëve helmin e antivlerave, që gatoj Prindin1 e Prindin 2, një nismë antikombëtare, amorale, e denjë për mendje të sëmura, që shqiptarët kategorikisht e përbuzin…
Shkoni e Pallohen në Surrel…

Yje të pashuar të lirisë-binjakë të historisë-vërsnikë të amshimit

0

Shkruan Azgan Haklaj

Kurbanë të lirisë së Dardanisë “Kosovës”, Luginës së Preshevës dhe Iliridës.
Misionarë të ëndrrës nacionale-apostuj të shtetit komb panshqiptar.
Tigri i maleve- rrufe e qiellit.
Akili i kohërave moderne.
“Deshmor ose jo, si të duani më quani, por amanetin për lirinë vëllezër t’ma ruani”, Fadil Nimani “Komandant Tigri”.
Në peligrinazhin patriotik, dosjer u ndala tek Besëlidhja e Junikut, mbledhur me dt 21-25 maj të vitit 1912-të.
Ky Kuvend i madh panshqiptar mori vendime shumë të rendësishme, hartoj programin politik, platformën për organizimin e kryengritjes së përgjithshme e strategjinë për realizimin e saj, me betimin solemn:”Liri a vdekje”.

“Bajmë be me besë burrash se kemi me ba fli gjithçka.
N’koftë nevoja edhe femijët tanë me duart tona kemi me i ba kurbanë për liri”
Patriotët shqiptarë nga të katër anët e Atdheut u mobilizuan dhe organizuan kryengritjen e përgjithshme.
Mijëra kryengritës të udhëhequr nga prijësit shqiptarë Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri hyjnë ngadhnjimtarë në Shkup në gusht të vitit 1912-të dhe e çliruan nga pushtuesit otomanë.
Në kryeqytetin e dardanëve në tetor të vitit 1912-të, në Kuvendin e Shkupit, truri i levizjes kombëtare, konstruktori i shtetit komb panshqiptar Hasan Prishtina shpalosi 14-të pikat e programit politik.
Lejtmotivi i këtij programi ishte bashkimi i katër vilajeteve në një vilajet të vetëm me kryeqytet Shkupin.
Kjo kryengritje e përgjithshme u konkretizua me shpalljen e pavarësisë në Vlorë dhe ngritjen e flamurit nga Plaku i Vlorës Ismail Qemali.
Konferenca e Ambasadorëve në Londër çertifikoj Shqipërinë Londineze.
Shqiptarët mbetën përsëri të ndarë.
Trojet arbërore u kthyen në sheshe betejash në luftërat ballkanike e luftërat botërore.
Lakmitarët shekullorë u turrën si hienat për të shqyer çfarë të mundin nga trungu shqiptar.
Ashtu si spata e Berlinit, gijotina e Londres edhe heshtat e Versajës dhe dhëmbët e helmtë të Jaltës copëtuan pamëshirshëm trupin e Shqipërisë.
Edhe pse besuan fort për realizimin e ëndrrës nacionale pas Luftës së Dytë Botërore, sepse ishin të rreshtuar me fituesit e kesaj lufte shqiptarët mbetën përsëri të ndarë.

Ata u çliruan nga fashizmi, por ranë nën kthetrat e komunizmit.
Kosova, trojet shqiptare të Iliridës, Lugina e Preshevës, apo Kosova lindore, ashtu siç kishin provuar regjimet gjakatare të perandorive barbare të zhupanëve të Serbisë, të mbretërisë së dhunshme serbo- kroato -sllovene të krijuar në Konferencën e Versajës iu desh të provojnë edhe dhunën e regjimeve gjakatare te Jugosllavisë Titiste të Konferencës së Jaltës dhe Serbisë së Millosheviçit.
E gjithë Kosova, por në veçanti Rrafshi i Dukagjinit u shqua në dekada për qendresën titanike për mbijetesë.
Në fund të mileniumit të dytë lindi shpresa e madhe UÇK-ja e lavdishme.
Sot në ditëlindjen e Kuvendit të Junikut, të shpalljes së vendimeve historike të tij, në përvjetorin e renies së tyre në fushën e nderit do të flas për dy misionarë, dy persenofikime të qëndresës për liri, dy simbole, dy ikona të shqiptarizmit, dy portrete të shendritshme të historisë kombëtare, dy binjakë të historisë, dy versnikë të Idealit Kombëtar e të amëshimit Fadil Nimani “Komandant Tigri”, “Rrufeja” dhe Ridvan Qazimi “Komandant Lleshi”.
Krejt natyrshëm për shkak të lidhjes organike me këtë binom të lirisë, kontributit të tij për finalizimin e ëndrrës nacionale objekt i këtij shkrimi bëhet edhe Ismet Jashari “Komandant Kumanova”.
Më sipër theksova se Malësia e Gjakovës, Rrafshi i Dukagjinit në shekuj është shquar për qëndresën heroike në përballjen me pushtuesit e huaj.
Kjo tokë e bekuar lindi trima të shquar që kontribuan deri në sakrificën sublime, të dhenies së jetës së tyre, por dhe sakrifikimit të familjes së vet për çlirim kombëtar.
Në këtë përvjetor të tij sot do të përpiqem, përtej surrealizmit, hiperbolizimit, larg sentimentalizmit për shkak të miqësisë me të, por me realizëm, natyrisht me dhimbje, por me krenari do të përshkruaj portretin e Fadil Nimanit, do të flas për kontributin e tij për çlirimin e Kosovës, çlirimin e trojeve shqiptare, ëndrrën e tij për bashkimin kombëtar dhe krijimin e shtetit komb.
Komandant Tigri lindi në Gërgoc të Dushkajës së Gjakovës.
Ky fshat tre herë është shpërngulur dhunshëm nga pushtuesit e ndryshëm por përsëri është populluar.
Është i shquar në rezistencën për mbijetesë dhe për çlirimin kombëtar.
Të parët e Fadil Nimanit qëndruan të pamposhtur e të paepur dhe kurrë nuk iu nënshtruan regjimeve sllave, por i kundërshtuan me forcë, si gjatë Luftës së Dytë Botërore ashtu edhe pas saj.
Më vonë ata u rreshtuan në rradhët e patriotëve e nacionalistëve shqiptar për të mbajtur të pashuar kauzën kombëtare e gjallë shpresën e besimin për realizimin e saj.
Fazli Met Nimani sëbashku me vellanë e tij Kamberin u arrestuan nga gestapoja e Rankoviçit e u derguan në burgun e Goliotokut ku u dënuan me vdejke.
Në këtë shtepi lindi, u rrit, u edukua e u brumos me ndjenjën e lartë të atdhedashurisë, u ushqye me ëndrrën nacionale dhe iu ndez në gji qysh herët zjarri i lirisë, Akilit të kohërave moderne, Fadil Nimanit.
Qysh fëmijë demostroj aftësi të rralla e inteligjencë të jashtëzakonshme.
U brumos me Eposin e Kreshikëve, Epokën e Lavdishme të Gjergj Kastriotit, Epopenë e ndritur të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kuvendin e Junikut, vendimet historike të tij, shpalljen e pavarësisë në Vlorë, mësoj shpejt padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve të kongreseve, konferencave, marrëveshjeve të fshehta dhe të hapura të perandorive botërore të kohërave në kurriz të tyre.
U arsimua, u edukua, u diploma në Gjakovë.
Gjatë rrugëtimit të tij arsimor mori dy vite mesime ushtarake, por ai gjatë gjatë kohës do të deshmonte se ishte ushtarak i lindur.
Sapo erdhi momenti i krijimit të bërthamave të UÇK-së u rreshtua menjëherë në rradhet e saj, që në gusht të vitit 1996-të, me nofkën ‘Drini” ku u shqua për aftësi të rralla, përgatitje të lartë ushtarake, trimeri të jashtëzakonshme në aksionet guerilase të saj duke i shkaktuar pushtuesit deme të mëdha e duke e çoroditur atë, pasi e godisnin ku ai nuk e priste.
Ai ishte i bindur se vetëm me grykën e pushkës mund të vinte liria.
Në portretin e tij universal ishin të mshiruara e të gershetuara, në harmoni të plotë, trimëria, inteligjenca, forca fizike, fuqia intelektuale, lartësia e përgatitjes ushtarake dhe psikologjike, karakteri i pathyeshëm, i shpejtë si rrufeja, i lehtë si era, i fortë si shkëmbi.
Këto cilësi të tij bindën shpejt Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së që menjëherë ta emërojë komandant të Njesitit “Tigrat”, i cili operonte në rajonin e Dushkajës.
Epopetë legjendare të Jasharajve dhe Haradinajve e gjejnë tek Njesiti “Tigrat”
Fillimi i luftës frontale në vitin 1998-të kërkonte me ngut furrnizimin me armë të luftëtarëve të lirisë, çka e detyronte Fadilin për ta thyer kufirin shpesh për tu sjellë armë shokëve.
Ai ishte i kudo ndodhur, sa në Kosovë, sa në Shqipëri.
Në vitin 1998-të Zona Operative e Dukagjinit që drejtohej nga Kalorësi i Lirisë Ramush Haradinaj e emëroj Komandant të Policisë Ushtarake.
Në këtë kohë ai drejtonte Batalionin Rrufeja dhe përgatiste ushtarët e UÇK-së në Dobrej të Malësisë së Gjakovës “Tropojë”, për betejat me bajlozët e Serbisë.
Komandant “Drini”, “Tigri”, “Rrufeja” ka kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës martire e lirinë dardane.
Pas çlirimit të Dardanisë “Kosovës” u rreshtua në TMK por ndihej i brengosur se nuk kishte përmbushur betimin ndaj Flamurit Kuqezi.
Ai e ndiente dhe e vuante në shpirt dhe në zemer dhe e shprehte dhimbjen për dhunën barbare që ushtronte makineria ushtarake sllave mbi shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Nën thundrën sllavo- maqedonase është Ilirida shprehej me dhimbje Fadili atëkohë.
Ua kemi borxh jetën shokëve të atyre anëve që ranë për çlirimin e Kosovës deklaronte ai, koshient se do ta jepte edhe jetën e vet për çlirimin e trojeve shqiptare që mbetën akoma të pushtuara, ashtu siç e dhanë shokët e tij për Kosovën.
Sapo u shpall UÇPMB-ja me dt 26 janar të vitit 2000 u angazhua menjëherë në mbështetje të saj.
Por sapo shpërtheu konflikti në Maqedoni nuk duroj dot më, zhveshi shpejt rrobat e TMK-së dhe u rreshtua si ushtar i thjeshtë në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Iliridë.
Menjëherë pas demostrimit dimensional të aftësive të tij u emërua komandant i brigadës 113-të Ismet Jashari komandant “Kumanova” dhe komandant i Njesitit “Skenderbeu” nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Ismet Jashari ishte nga Likova, fshati Orizare dhe kishte rënë në gusht të vitit 1998-të në betejat e UÇK-së për çlirimin e Kosovës.
Me dt 25 maj të vitit 2001 fshati Vaksincë në Likovë, Kumanovë ishte rrethuar nga trupa të shumta sllavo -maqedonëse.
Sapo mori njoftimin Tigri i maleve niset si rrufeja e qiellit, së bashku me njësitin e tij “Skënderbeu”.
U zhvilluan luftime të ashpra për disa orë.
Furia e sulmeve të tij dermuese u shkaktoj humbje të mëdha armikut, duke u ngjallur frikë dhe panik dhe i detyroj oficerët elitë komandantë të njësitit “Ujqit” të dezertonin.
Me topin e tij të dorës shkatërroj dy tanke maqedonase në fushëbetejë.
Papritmas u qellua për vdekje nga një predhë tanku.
Kështu u shua jeta e Tigrit të maleve, Rrufesë së qiejve.
Ai ra në Likovën e Ismet Jasharit.
Ismet Jashari ishte rreshtuar në UÇK- në e lavdishme që në vitin 1998-të.
A vraponte si maratonomak në Likoc, Drenoc, Lladroc’, Kleçkë, Qafë Dule, Jezerc përmes flakëve të barotit.
Me dt 25 gusht të vitit 1998-të në një betejë të UÇK-së me forcat sllave- serbe ballë për ballë ra në fushën e nderit për tu prehur në amshim, në Altarin e Lirisë.
Në gushtin e vitit 2009 është shpallur “Hero i Kosovës”.
Fadil Nimani ra në Likovën e Ismet Jasharit, Komandant Kumanovës për të mbetur flakadan i pashuar i lirisë, burim frymëzimi për brezat që vijnë për përmbushjen e ëndrrës nacionale, çlirimin e trojeve shqiptare, bashkimin e tyre e finalizimin e Shtetit Komb Panshqiptar.
Vepra e tij e pavdekshme si misionar i kombit dhe amaneti i tij është gdhendur në këngën e interpretuar me mjeshtëri nga kollosi Ilir Shaqiri:
“Nga Gërgoci del një djalë
Para tij përkulet mali
Zjarr ka n’zemër nuk ka fjalë
Tigri vet’ Fadil Nimani
E ngjyn’ penën n’gjak të plagës
Amanetin len mbi borë
Se lira n’gjuh’ të flakës
E shton shtatin me deshmor’
Deshmor ose jo si të duani më quani
Por amanetin për lirin’ vllezër t’ma ruani”
Apo vargjet lapidare të këngës së Hysni Kelmendit:
“Që nga djepi e gjer tek pushka
Atdheu shpirtin ma rrembeu
Diell’ ndriçon nëpër kulla
Agroni, Pirroja, Skënderbeu
Nga Tropoja gjer n’Likovë
Tiger malesh thonë për ty
Dy ushtri një ideal
Zemra e tyre ishe ti”.
Deshmorëve të Gërgocit, Selim Salihu, Muhamet Alia, Xheladin Salihu, Taf’ Nimani, të cilët ranë për çlirimin e Kosovës iu shtua dhe Tigri që ra në Iliridë.
Fadil Nimani ra me dt 25 maj të vitit 2001, në të njëjtën ditë që Lugina e Preshevës, por dhe qindra atdhetarë nga të gjitha trojet shqiptare po përcillnin për në banesën e fundit strategun e luftës, arkitektin e paqes, artistin e shquar, sportistin e talentuar, filantropin e madh, studentin e shkelqyer të Universitetit të Prishtinës, interlekutorin e besuar të institucioneve ndërkombëtare, simbolin e lirisë së Luginës së Preshevës, persenofikimin e ngritjes së flamurit Kuqezi, në Tërnoc, në natën e vitit të ri, me dt 31 dhjetor të vitit 2000, Ridvan Qazimin “Komandant Lleshi”.
Ai ishte vrarë një ditë më parë.
“Plumbat janë për trimat.
Misioni i UÇPMB-së është liri a vdekje deri në fitore.
Në paqe rreziku është më i madh se në luftë sepse serbëve nuk u zihet besë se nuk kanë besë”.
Keto janë fjalët e Ridvan Qazimit, “Komandant Lleshit”, katër ditë pas nënshkrimit të paqes së Konçulit, vetëm pak orë para atentatit vdekjeprurës të organizuar nga forcat snajperiste sllovo- serbe, te gurt’ e Bujve, në kodrat e Tërnocit.
Ndodhi shumë shpejt ajo që kishte parashikuar Komandant Lleshi.
Koha i vertetoj fjalët e tij.
Gjatë betejave të UÇPMB-së me ushtritë sllavo- serbe u vranë 28-të heronj, ndêrsa pas lufte u vranë 30-të shqiptarë, mes të cilëve edhe deputeti, inxhinieri, filantropi, biznesmeni Isuf Azizi.
Për këto vrasje askush nuk ka mbajtur përgjegjesi deri më sot.
Me vrasjen me pusi të Ridvan Qazimit barbarët sllavo- serbë, vranë paqen e arritur me investim ndërkombëtar.
Me këtë veprim gjakatar ata mbyllen kapitullin e paqes dhe e rihapen kapitullin e vjetër të luftës ndaj shqiptarëve për të zbatuar platformën e hershme e skenarët ogurzi të shpërnguljes me dhunë nga trojet e tyre.
Falë qendresës së bijëve dhe bijëve të Luginës së Preshevës ende ruhet qenësia kombëtare.
Ridvan Qazimi është burim frymëzimi për qendresë.
Vepra e tij është përjetësuar në pavdekësi.
Ajo është skalitur në këngën e Ilir Shaqirit:
“N’kamb’ Preshevë se s’ka me prit’
Se ka ardh’ e mbramja dit’
Jemi shkep’ si lis prej guri
Po na ndajn’ prej flamuri
Pasha plisin tand të bardh’
Pasha gjakun ton’ shqiptar
Qiell e tok bashk’ i plagojm’
Gjallë Preshevën nuk e lshojm’
O me mbet si zog n’shkretin
O me u lidh me shqiptarin’, apo në këngën e Violeta Kukajt:
“Mu në ball’ Komandant Lleshi
Ligjeron me fjal’ t’urtis’
K’tu i thon’ Kosovë Lindore
Duam hisen e liris’
N’gurt e Bujve ku vlon gjaku
Dielli i majit bëhet hije
Komandanti pran’ çdo pragu
Bëhet lule e frym’ lirie.
Në Akademinë perkujtimore organizuar në Prishtinë me rastin e 10-vjetorit të renies së Komandant Lleshit Unioni Artistik i Kombit Shqiptar e nderoj me Titullin:
“Misionar i Kombit”, për kontrubutin e tij shumëdimensional për çështjen kombëtare.
Për fjalën time përshëndetëse në Preshevë rusët, serbët, sllavët bënë notë proteste.
Jeta e deshmorëve të Atdheut që e deshën lirinë më shumë se jetën, Atdheun më shumë se veten u shua, por vepra e tyre shendrit si rrezja e Diellit dhe e Hënës.
Sot mbarë shqiptaria i nderon me pietet e përkulet me respekt tek varret e tyre dhe para shtatoreve madhështore që simbolizojnë pavdekësinë e veprës së misionarëve të Kombit.
Lavdi deshmorëve të Kombit.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre.
Lavdi.

POSTIMET E FUNDIT