Kreu Blog Faqe 172

Pse i vonoi Irena Gjkoka urdhër-arrestet për bandën e Troplinëve?

0

Analisti Andi Bushati ka hedhur dyshime të forta mbi mënyrën se si SPAK ka vepruar në lidhje me akuzat për ndërhyrje kriminale në zgjedhjet në Durrës dhe Shkodër.

Duke komentuar deklaratat e kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili i ndau çështjet kriminale nga ato zgjedhore, Bushati ngriti pyetjen thelbësore: A është drejtësia duke mbuluar politikën?

Më tej ai vuri në dukje faktin se opozita dhe gazetarë të pavarur kanë denoncuar prej kohësh lidhjet mes bandës së Troplinëve dhe kandidatëve të PS në Durrës.

Madje, Bushati shtroi pikëpyetje serioze mbi vonesat në arrestime, arratisjen e personazhit kryesor të grupit dhe mungesën e transparencës në veprimet e gjyqtares Irena Gjoka.

“Shefi i SPAK, zoti Dumani, formalisht ka të drejtë që thotë kjo është një çështje kriminaliteti dhe zgjedhjet janë një gjë tjetër. Pra, ka njerëz sa të duash që këtë e marrin të mirëqenë dhe këtu mbyllin sytë dhe veshët. Unë mendoj se ne si gazetarë të përpiqemi të shkojmë më tej dhe të ngremë disa pikëpyetje.
u thatë që opozita e ka denoncuar bandën e Troplinëve si vjedhëse të zgjedhjeve në Durrës në favor të Partisë Socialiste. Edhe reporterë të ndryshëm, shpesh nga ata që i kanë ndjekur në terren në Durrës, kanë thënë që dy kandidatë të listës së PS sponsorizohen nga banda e Troplinëve, etj, etj. Tani, ne jemi shurdhur për një vit e gjysmë, që nga janari i vitit të kaluar ka thënë zoti Dumai që do bëjë një Task-Forcë që nuk do të lejojë vjedhjen e votës. Kjo ishte një ‘ofshetë’ publike që ata po vidhnin vota. SPAK-u, mesa del tani, këta i paska patur nën vëzhgim, edhe prej pesë muajve të fundit. Si ka mundësi që nuk doli një fakt i vetëm që të lidhte vjedhjen e votës me bandën e Troplinëve. A duhet ngritur një pikëpyetje dhe një hije dyshimi këtu?

Tjetra… Si ka mundësi që njeriu kryesor i kësaj bande arrin të largohet. E treta… Pse kur procedura e arrestimeve ka filluar që në shkurt , e mban pas shkurtit që kur dha verdiktin Gjykata e Puglia-s, rri dosja nga një muaj e ca në SPAK. Pastaj një muaj e gjysmë, gjyqtarja Irena Gjoka, e njëjta gjyqtare që nuk ka nguruar që kur i ka çuar SPAK-u të firmosë masë arresti brenda dite, e vonon dhe ajo një muaj e gjysmë. Dhe zgjedhjet kalojnë, kalon një muaj e gjysmë, rezultatet e Durrësit dihen dhe pastaj kjo bandë goditet.

A kemi të bëjmë këtu me pikëpyetje? A kemi të bëjmë këtu me dyshime?

E kur kemi të bëjmë pastaj, që edhe në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, e njëjta procedurë u zgjodh me goditjen e Bajrave në Shkodër, që u liruan para zgjedhjeve, iu pushua çështja, u la që siç e pamë edhe me pamje të terrorizonin gjithë Shkodrën për zgjedhje dhe SPAK bëri sikur e goditi“, tha Bushati.

Belinda Balluku rikthehet në vendin e krimit

0

Shkruan Gazment Bardhi

Belinda Balluku qenka rikthyer në vendin e krimit dhe paska njoftuar rihapjen e Tunelit të Llogarasë. Kjo është një aferë e pastër korruptive, ku vlera e ndërtimit u shtua me miliona euro, që i kaluan një kompanie turke, që ishte paracaktuar nga Balluku dhe që rezulton me dokumente zyrtare që nuk ka kryer asnjë punim.
Ekzistojnë të dhëna, përfshirë dëshminë publike të një prej pjesëmarrësve në takim, se kompania fiktive turke u paracaktua si fituese në një takim në Ankara, Turqi, të zhvilluar në datën 3 Qershor 2021, pra 21 ditë para rishpalljes së tenderit.
Pyetja që po pret përgjigje nga SPAK që prej 12 Gushtit 2024 është: Ku kanë shkuar 50 milion euro të taksave të shqiptarëve? Edhe sa kohë do presin shqiptarët për një përgjigje?

Pas Apple Trump ‘kërcënon’ Samsung: Do të vendosim tarifa prej 25%

0

Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjeruar kërcënimet e tij tregtare, duke paralajmëruar vendosjen e tarifave të reja për telefonat inteligjentë të prodhuar nga gjiganti korean Samsung, pas paralajmërimeve ndaj Apple. Gjatë një deklarate nga Zyra Ovale, Trump u shpreh se tarifa prej 25% që pritet t’i vendoset Apple do të shtrihet edhe tek prodhues të tjerë kur ajo të hyjë në fuqi. Ai u pyet nëse kjo masë do t’i jepte Samsung një avantazh në tregun amerikan.

“Nëse vendosim tarifa për Apple, ato do të zbatohen edhe për Samsung. Do të trajtohen njësoj. Nuk jam duke kërkuar marrëveshje. Kemi marrëveshjen, është në 50%,” deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se masat do të hyjnë në fuqi nga data 1 qershor.

Presidenti shtoi gjithashtu se është i gatshëm të vendosë tarifa deri në 50% ndaj Bashkimit Evropian nëse nuk arrihet një marrëveshje tregtare me SHBA-në. Këto lëvizje shënojnë një tjetër fazë të tensioneve tregtare që Trump ka ndjekur edhe gjatë mandatit të tij të parë, ku shpesh përdorte tarifat si mjet presioni ndaj partnerëve ndërkombëtarë për të arritur objektivat e tij ekonomikë dhe politikë.

Ai tha gjithashtu se nuk ka problem të vendosë tarifa prej 50% ndaj Bashkimit Evropian nëse nuk ka marrëveshje me SHBA-në.

“Nuk po kërkoj një marrëveshje. E kemi dhe është në 50%”, tha Trump, duke shprehur ngurrimin e tij për të ndryshuar kursin. Kujtohet se tarifat në BE do të vendosen nga 1 qershori.

Megjithatë, ai la edhe një boshllëk për rinegocim, duke thënë se nëse dikush vjen dhe dëshiron të ndërtojë një fabrikë këtu, mund të flas për një vonesë të vogël.

Kjo u parapri nga një postim i Trump në platformën Truth Social, në të cilin ai kërcënoi Apple me një tarifë prej 25% për iPhone që nuk prodhohen në Shtetet e Bashkuara. Deklarata e tij pati një ndikim të menjëhershëm në tregje, duke ulur aksionet e Apple me 2.5% në tregtimin para tregut, gjë që ndikoi negativisht edhe në kontratat e ardhshme në indekset e aksioneve amerikane.

Ish-efektivi RENEA, Altin Morina pjesë e grupit kriminal të drogës, ortak me Ekil Ndërnjakun!

0

Ish efektivi i forcave RENEA, pjesën e vet në trafikun ndërkombëtar të drogës e kishte të lidhur me një emër shumë të njohur të krimit, Ekil Ndërnjakun. Të dy, thotë SPAK në dosjen e operacionit ‘Ura’, është e qartë që janë pjesë e një grupit të strukturuar kriminal, që merreshin kryesisht me transportin e hashashit drejt Italisë.

Lëndën narkotike e gjenin nga vende të ndryshme të Evropës, deri në Spanjë dhe Gjermani.
Ekil Ndërnjaku: Ka kamiona nga Spanja? Ne Transporti na duhet rregullisht…të na thotë ai sa merr për kile, në fusim minimumi 150 kile bar e çokollat

Altin Morina: Ok, që ta dij dhe unë se ku e ka transportin për përgjithmonë. Faqe 96

Në SkyEcc në shtator 2020, Altin Morina del në një episod tjetër se e kishte gjetur një kontakt në Gjermani.

Altin Morina: Fola pak me një shok në Gjermani, ka bërë një dalje

Ekil Ndërnjaku: S’e di nigjojm një herë ccmimet, që të folim me robt

Deri në Ekuador arrinin lidhjet e ish efektivit Altin Morina për të bërë trafik droge.

Altin Morina: Më shkrujti një shok që e kam në Ekuador

Ekil Ndërnjaku: Shok flasim nga afër Faqe 97

Në celular Morina dhe Ndërnjaku shkëmbenin edhe foto të kokainës apo marijuanës. Faqe 97
Aksesin që Morina kishte në policinë e shtetit, ortaku i tij në trafik e kërkonte edhe për shërbime të rëndësishme. Në një rast Ndërnjaku e pyet për një person me emrin L. Dosku, vëllai i një trafikanti që i kishte marrë drogë në Spanjë.

Për këtë thotë SPAK Morina jo vetëm që u konsultua me të dhënat e sistemeve të uniformave blu, por madje i kërkoi informacione edhe ish drejtorit të përgjithshëm të Policisë, por emri nuk dilte në sistem. (foto faqe 99)

Një tjetër episod edhe më flagrant është kur një person i paidentifikuar më 24 shtator 2024 i kërkon Ekil Ndërnjakut që të ndërhynte në një raport mjekoligjor për t’i prishur gjilpërën një pistolete të sekuestruar. Arma ishte e një personi shumë të njohur të krimit, Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekiçi, i cili ishte arrestuar i armatosur në Durrës. Vetë Ndërnjaku nderin ia beson efektivit të atëhershëm Altin Morina.

Ekil Ndërnjaku: Shok, me tpyt, a kemi nj nje me rregulla atje në Tiranë . Kanë kap një shok me arm, dhe t’ia rregullojmë gjilponën.

Altin Morina: Kur e kanë kap…po po e marr vesh kush është

Ekil Ndërnjaku: Mond Çekiçi (Faqe 100)

Vetë Altin Morina, që si polici ishte betuar të forconte zbatimin e ligjit, përfshirjen në kultivim dhe trafik droge nuk e ka për herë të parë.
Një muaj më parë ai u prangos pasi në akudër të operacionin ‘revanshi’ akuzohet se ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivim kanabisi në Nikël dhe Tapizë të Krujës. Në mars 2023, ai u kap në makinë me 113 mijë euro, por u liruar një muaj më vonë./Shqiptarja.com

150 mijë euro në muaj për ruajtjen e Xhevdet Troplinit/ Paguante ‘gardistë’ si roje dhe SPAK ende nuk guxon ta arrestojë

0

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me bandën e Xhevdet Troplinit  dhe rrjetit të narkotrafikut në Durrës.

Kjo bandë jo vetëm që kontrollonte drogën në Durrës, por madje kishte nën kontroll edhe të gjithë qytetin.

Nga hetimet e realizuara nga antimafia italiane për llogari të procedimit penal mbi narkotrafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, del në pah dëshmia e një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Ky i fundit ka dhënë më shumë detaje mbi Elvis Doçin, i njohur në botën e narkotrafikut me nofkën ‘Visi i Pojës’, që rezulton të jetë edhe nipi i Xhevdet Troplinit.

Sikur të mos mjaftonte bashkëpunimi, nga dosja hetimore rezulton se Xhevdet Troplini për të garantua jetën e tij dhe të familjes, si dhe të gjithë lagjes ku jetonte, paguante 150 persona si ‘gardistë’ për ta ruajtur, një vlerë monetare që në total kapte shifrën e 150 mijë eurove në muaj.

Pjesë nga dosja:

P.SH. DOK. CARDINALI: BASHKËPUNËTORI: P.SH. DOK. CARDINALI:

BASHKËPUNËTORI:

P.SH. DOK. CARDINALI: BASHKËPUNËTORI: P.SH. DOK. CARDINALI: BASHKËPUNËTORI:

P.SH. DOK. CARDINALI: BASHKËPUNËTORI: Off. P.GJ: GJONI: BASHKËPUNËTORI:

P.SH. DOK. CARDINALI:

BASHKËPUNËTORI:

Nëse paguante 150 mije euro, të paktën 150 persona?

“Po.”

Këta ishin ata që ishin në Durrës. Kishte të tjerë jashtë Durrësit?

“Dëgjo, ata që paguheshin ishin ata per te cilet ai nuk kishte nevojë për gjëra të tjera pasi, ata që ishin jashtë Durrësit ishin ortakët në tregti. Këto janë rritur shumë në periudhën kur presidenti ishte një person i korruptuar. I cili ishte këtu në Shqipëri, e është edhe tani ne xhiro.”

Po jashtë Shqipërisë kishte njerëz të tjerë? “Shumë.”

Në evropë?

“Në Gjermani, Itali. Në Hamburg thuajse pushtoi të gjithë qytetin pasi edhe unë kisha ndërtuar punën time në Hamburg. E kam fjalën për trafik kokaine. Ata mundën të dominonin tregun me çmimin e ulët të kokainës.”

Po e kanë mundur me forcë?

“Jo, ata nuk e kanë atë fuqi, jo.”

Pyet nëse e kanë përdorur?

“Ai nuk përdori forcë, nuk kishte asnjë shans me mua, por dua të them me të tjerët që nuk kam dëgjuar kurrë për të. Nuk kishte nevojë për forcë, se uli çmimin dhe doli në treg.”

Kjo në Gjermani dhe në Hamburg. Pastaj the që kishte njerëz edhe në Itali.

“Po, më tha se në Itali kishte mundësi ta fuste në zonën e Kalabrisë. Arrinte nga Kolumbia dhe u shkarkonte atje.”

Image

Referencat për veprimtarinë e grupit kriminal të cilit i përket shtetasit Elvis Doci në trafikun ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës, pasqyronin atë që kishte rezultuar gjatë hetimeve në lidhje me figurën e personit të ashtuquajtur “Visi i Pojės”, i cili përveç se ishte përgjegjës për sjelljen në lidhje me shitjen e 8 kilogramëve kokainë në favor të grupit që i atribuohet Adi Çobës, është përmendur disa herë gjatë disa bisedave të përgjuara mes të dyshuarve, si një kontakt i rëndësishëm në Shqipëri për një grup të organizuar dhe që vepronte në disa shtete, në lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.

Një bashkëpunëtor shumë i ngushtë i Visit të Pojës, Adi Çoba, dyshohet si personi që shpërndante sasi të mëdha të narkotikëve dhe furnizohej nga grupi i Elvis Doçit.

Pjesë nga dosja:

“kështu vëlla për të bardhën në mbrëmje do të shoh kushëririn tim për të ditur çfarë ka ndërmend të bëjë me të bardhën (…) vëlla për mua… unë tashmë mund të konfirmoj për të bardhën që mundë ta marrësh (…) vëlla çmimin që vendos ti për mua është në rregull sepse tregu sot është ai, biles sot non ka fare… ajo që është në xhiro thotë që nuk është i mirë.”

Duke konfirmuar atë që Zanzarelli vuri re në lidhje me vështirësinë në gjetjen e lëndëve narkotike të cilësisë së mirë, Adi Coba shpjegonte se, në atë periudhë, në Holandë ishte e lehtë të gjeje kokainë të prerë me cilësi të dobët, duke i dërguar sërish dy fotografitë të cilat në vend të kësaj portretizonin bllokun me “ERKING” “kallëp” që do t’ia kishte dhënë:

“E di vlla se e di si funksionon në Hollandë marrin 7 kilogramë, bëjnë 10 dhe i shesin, por një që kupton e sheh që nuk bën.”

Pasi merrte fotografitë e kokainës, Zanzarelli shprehte vlerësimin e tij:

“ohhohho nena ime cfare copash, si tha shoku aah si akull ah ah ah”.

Në këto rrethana, Adi Coba shkëmbente disa mesazhe me trafikantin e drogës që përdorte kodin PIN C3289B, të cilat dokumentonin pa mëdyshje rrethanën e kryerjes së furnizimit me kokainë falë kontributit të dhënë nga një grup i organizuar kriminal që i atribuohet përdoruesit të PIN C3289B. Në veçanti, dilte se shtetasi Elvis Doci përdoruesi i C3289B ishte nga ana e tij në kontakt me një furnizues me qendër në Gjermani, nga i cili mori 8 kilogramë kokainë atë ditë (3 gusht 2020), e cila më pas do te dërgohej në Itali. Dy ditë më vonë, më 5 gusht 2020 në vijim, i kryer nga një korrier në bordin e një makine (“shoferi”).

Më pas ata do të duhej t’ia dorëzonin paratë këtij të fundit si pagesë të pjesshme të së njëjtës. Në fakt, kjo është ajo që Elvis Doci i shkruante Adi Coba, duke filluar nga ora 17:08 e datës 3.8.2020, i cili duke dhënë udhëzime për mënyrën e dorëzimit të parave dhe në lidhje me vendndodhjen e preferuar për shkarkimin e lëndës narkotike, këshillonte gjetjen e një vendi të përshtatshëm me një oborr dhe jo një garazh:

“Sot është dita që duhet të ngarkojë dhe të them (…) është në Gjermani, shoh (…) 8 copë, i kemi bashkë (…) 4 + 4 (…) pasnesër do të vijë ke ty (…) jepi shoferit paratë çfarë ke (…) mik, paketoja paratë ne qese me vakum pasi ai duhet të marrë edhe të tjera (…) dhe vendos një shenjë (…) ose të paktën një oborr privat (…) përveç garazhit”.

Në mënyrë të përmbledhur, u konstatua se 8 kilogramë kokainë në fjalë mbërritën në Itali në bazë të marrëveshjeve të bëra në një bisedë të koduar mes Adi Coba dhe Elvis Doci i njohur si “Visi i Pojës”, përdorues i PIN-it C3289B, i cili nga ana tjetër, për shkak të përkatësisë së tij në një grup të organizuar kriminal, mundi ta gjente atë dhe të organizonte dërgimin e lëndës narkotike nga Gjermania në Itali.

Image

Arrestohet Xhevdet Plaku, “Akili” shqiptar me 25 identitete

0

Shtatë persona janë arrestuar në Durrës në kuadër të një operacioni policor, mes të cilëve edhe Xhevdet Plaku.

Plaku apo siç njihet me nofken ‘Akili’, u arratis nga burgu i Ankonas në Itali në janar të këtij viti, ku po vuante dënimin për trafik droge.

Në orën 10:00, policia e Durrësit pritet të dalë edhe me një konferencë lidhur me këtë operacion.

Plaku, është një person i njohur për policinë. Për 25 vite me radhë, ai është përfshirë në krime në tri shtete, Itali, Shqipëri dhe Holandë.

Ndër të tjera, Xhevdet Plaku është akuzuar për dy vrasje, një herë për trafik drogë dhe u ka shpëtuar të paktën 5 atentateve të dokumentuara. Është ekstraduar 4 herë nga Interpoli.

Ka arritur t’i shpëtojë dënimit për vrasje në rrethana të dyshimta, herë për pushim hetimesh e herë për gabime proceduriale. Koha më e gjatë që ka qëndruar në qeli në këto 25 vjet, ka qenë pak më shumë se 4 vjet.

Ambasador, mos e shisni tek shqiptarët si vlerë europiane martesën burrë me burrë, ne mbrojmë familjen!

0

Shkruan Ndriçim Kulla

Para do ditësh ambasadori i BE, zoti Silvio Gonzato dha një intervistë, që u quajt surprizuese, por që nëse shihet me kujdes, nuk është dhe aq e tillë. Nëse do të qe thjesht një rrëfim personal, si për çdo njeri tjetër të këtij komuniteti, unë do të njëjtësohesha me vuajtjet dhe problemet e tij të një jete kur ka qenë dikur i martuar dhe me dy fëmijë, e sot është i martuar me një burrë. Solidariteti dhe ndihma reciproke janë thelbi i përjetshëm i qytetarisë, e akoma më shumë i shqiptarëve që njihen si komb bujar dhe mikpritës, si rrallë kush në historinë e njerëzimit.

Vetëm se gjithçka ndryshon nëse Gonzato këtë rrëfim e bën si ambasador i BE dhe për më tepër në javën kulturore të Evropës. Nga personale rrëfimi i tij bëhet influencial, i qëllimshëm për të ndikuar, duke e fuqizuar këtë qasje dhe qëndrim, me terma të tillë si ” një vizion për Evropën” dhe ” shqiptarët duhet ta ndryshojnë këtë mendësi”.

Është pikërisht kjo pika ku ligjërimi i tij, deri më parë aspak kërcënues, madje solidar, bëhet vërtet kërcënues, imponues dhe del jashtë binarëve miqësorë, duke na futur në binarët e një lufte që ne kemi kohë që e kemi nisur dhe do të donim të kthehej në një lëvizje anti- wokë edhe në Shqipëri, ashtu siç po ndodh në Amerikë e në shumë vende të Evropës.

Në radhë të parë, do të doja të kujtoja që ky nuk është vizioni i etërve themelues të Evropës, përkundrazi rrënjët e themelit mbi të cilat u ngrit BE janë judeo- kristiane, ndaj do të ishte më e udhës të vlerësoheshin dhe priorizoheshin këto lloj vlerash të qëndrueshme, të përjetshme, të forta e solidare, përkundrejt vlerave të një agjende që ka vetëm dy apo tre dekada jetë, që relativizon shumë parime të forta mbi dashurinë njerëzore, duke e pështjelluar vizionin e saj në qindra lloje gjinish që i korrespondojnë qindra lloje të ndryshme dashurish.

Një koncept tipik wokist që na e zhvillon ambasadorin të pozicionuar në një krah të caktuar ideologjik, kulturor dhe politik, pra në një qasje të njëanshme, jo gjithë përfshirëse, evropiane, duke na e bërë detyrimisht kërcënues për idealet tona konservatore, patriote e sovraniste që përfaqësojmë e duam të respektohen pa kushte dhe dallime.

Së dyti, këto ideale konservatore janë identitare dhe pjesë përbërëse e mjaft shteteve dhe shoqërive evropiane, madje mjaft qeverive në fuqi nëpër këto shtete, ndaj na duket si arbitrare dhe e padrejtë, që si ambasador i BE të shqetësohesh dhe të japësh leksione imponuese vlerash e mendësish që ne shqiptarët i paskemi gabim e do të na duhet të ndryshojmë. Je shumë i njëanshëm edhe njëherë ambasador, je i llogores wokiste jo patriote, rrjedhimisht kërcënues për një shumicë shqiptarësh që këto vlera konservatore, të konceptit për jetën dhe familjen i kanë kultivuar në shekuj, dhe kanë provuar që i kanë mbajtur gjallë, ashtu të vegjël e të pafuqishëm përballë armiqve të mëdhenj, por me një superioritet etik dhe moral ndaj tyre, që u bëri të paasimilueshëm nga gjithkush.

Me vjen keq zoti ambasador, të të them që jam krejtësisht i zhgënjyer nga ju, pikërisht sepse ju jeni ndjerë i zhgënjyer ngaqë ekspozita me foto që ju donit te promovonit, gjeti vështirësi të pranohej nga njerëzit, pasi nuk qe e përshtatshme të shihej nga fëmijët. Kjo tregon që ju nuk e njihni thelbin tonë si komb, dhe kërkoni si ” ambasador i kulturës woke” ti shtoni këtij thelbi një mballomë të tillë relativiste. Kjo tregon që nuk e respektoni vendin mikpritës, pasi mendësinë tuaj woke e quani përparimtare, progresiste, dhe parimet dhe vlerat tona etiko- morale prapanike dhe të kaluara nga koha. Nuk është aspak kështu. Wokizmi dhe kultura e tij është thjesht një virus i ri, që kërkon të gërryejë dhe përçajë shoqërinë e vlerave të qëndrueshme të Evropës, është një anomali historike që duhet luftuar dhe jo progresuar, që duhet trajtuar si sëmundje shoqërore e liberalizmit, jo si mendësi e përparuar dhe zhvilluese.
Ti nuk mund ti relativizosh qëllimet e tua për të ndikuar shoqërinë shqiptare me termin dashuria është njësoj, është thelbi i njerëzimit apo duke thënë se tek e fundit janë thjesht foto. Përkundrazi, nën moton ” të bashkuar në diversitet” na prano dhe na respekto diversitetin tonë anti-wokist, që në fakt është qasja e shumicës, pikërisht sepse është qasja e gjykimit të shëndoshë, është qasja e të vërtetave të mëdha e të qëndrueshme historike njerëzore, jo qasjeve kohë- shkurta e relativiste që ti mbështet.
Patjetër që ndihemi të shqetësuar dhe të kërcënuar kur në javën evropiane të kulturës, na imponohet një ideologji jo e vërtetë dhe për më tepër ndaj fëmijëve tanë. Është pikërisht ky thelbi i gjithë luftës sonë: të mos e lëmë shoqërinë e ardhme shqiptare, shoqërinë e fëmijëve tanë të ndikohet nga ky virus woke, që ti dhe shumë fije e kanale të agjendës sorosiane në Evropë, kërkoni të impononi në Shqipëri, me bekimin e ushtarit të regjur të kësaj agjende, Edi Rama.

Lufta do të jetë e vështirë, por ne ndihemi të fortë, sepse mbështetemi në të vërtetat e mëdha e të pandryshueshme që të përgjigjen pikërisht kështu: zoti është real, zoti Gonzato, ka vetëm dy gjini, burrë edhe grua, dhe janë prindërit ata që determinojnë dhe vendosin per edukimin e fëmijëve të tyre, sepse bërthama e familjes, kjo shoqëria më e vogël dhe e vërtetë në botë, është forma më e fortë e qeverisjes qe ka njohur njerëzimi. Prandaj, ne ndihemi të zhgënjyer dhe të kërcënuar nga ju, që me anë të shoqërisë që doni të promovoni, të arrini të ndikoni mbi edukimin e fëmijëve tanë. Aq më tepër që familja shqiptare ka qenë djepi i qytetërimit shqiptar në shekuj. Ky është thelbi i njerëzimit, zoti Gonzato, solidariteti njerëzor, jo dhunimi i i të drejtave tona për ti edukuar fëmijët tanë me vlerat dhe etikën e së vërtetës.

Megjithatë, zhvillimi i mendësisë suaj woke, si kulturë dhe ideologji, na bën të shqetësuar e të kërcënuar edhe që kjo mendësi, të shtrihet edhe në fushën politike, si pjesë përbërëse e agjendës sorosiane, që ju mund të përfaqësoni, përderisa kjo agjendë wokizmin e ka si bazë të vet themelore. Aq më tepër që dyshime të arsyeshme të sjelljes suaj për tu imponuar edhe në realitetin zgjedhor në Shqipëri, janë hedhur me të drejtë, nisur nga fshirja dhe mohimi i disa mesazheve komunikuese me vëzhgues të OSBE.

Realiteti shqiptar zgjedhor duhet të përshkruhet me vërtetësi objektive, me emra e mbiemra të njerëzve të administratës dhe të bandave që ndërhyn në to, duke mos përsëritur gabimin dhe njëanësinë e rezolutave të mëparshme. Ndoshta qasje të tilla mund të jenë ndikuar nga eprorët e tu në Evropë, ose ndoshta nga presioni i fortë i regjimit të Edi Ramës, këtu në Shqipëri, por në emër të lirisë dhe të drejtës së qytetarëve të vendit tim, aq të dashura për liberalët, ju të jeni sa më të drejtë e objektivë, duke u ngritur mbi njëanshmërinë dhe mendësinë tuaj, ashtu siç e meriton një ambasador i Evropës së vlerave të lirisë, për të ndihmuar në zbulimin dhe legjitimimin e farsës zgjedhore që ka ndodhur. Mos na zhgënjeni edhe kësaj here, ambasador, kjo është një pikë kthese historike për popullin shqiptar, më europianistin në kontinent, respektojeni kësaj here atë dhe gjithë mikpritjen e tij proverbiale.

Letra e Mark Shllakut drejtuar gruas para se ta pushkatonin

0

“𝐄 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮𝐧𝐚 𝐀𝐧𝐠𝐣𝐞 𝐞 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞!
𝐌ë 𝐤𝐚𝐧ë 𝐧𝐝𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐡𝐨𝐤𝐞𝐭 𝐩𝐞𝐫 𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐮. 𝐍𝐮𝐤 𝐩𝐨 𝐦ë 𝐝𝐡𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐦 𝐬𝐞 𝐣𝐮 𝐩𝐨 𝐦𝐚 𝐦𝐞𝐫𝐳𝐢𝐬𝐧𝐢 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐫𝐭𝐢𝐧.
𝐌𝐨𝐬 𝐮 𝐦ë𝐫𝐳𝐢𝐭 𝐩𝐞𝐫 𝐦𝐮𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐦 𝐦’𝐢 𝐫𝐫𝐢𝐭 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐡𝐢𝐫 𝐭𝐞 𝐙𝐨𝐭𝐢𝐭.
𝐀𝐦𝐚𝐧𝐞𝐭 𝐛𝐚𝐛ë𝐧 𝐞 𝐦𝐨𝐬 𝐢 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨 𝐩𝐞𝐫 𝐦𝐮𝐞. 𝐁𝐨𝐫𝐜𝐡 𝐢 𝐤𝐚𝐦 𝐇𝐚𝐥𝐢𝐭𝐢𝐭 𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐣𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐭𝐞 𝐝𝐢𝐭𝐚, 𝐣𝐞𝐩𝐣𝐚 𝐩𝐞𝐫 𝐦𝐮𝐞.
𝐄 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮𝐧𝐚 𝐀𝐧𝐠𝐣𝐞!
𝐉𝐚𝐦 𝐥𝐢𝐜𝐡 𝐤𝐚𝐦𝐬𝐡 𝐞 𝐝𝐮𝐞𝐫𝐬𝐡. 𝐄𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐚𝐤 𝐨𝐫𝐞 𝐦𝐞 𝐤𝐚𝐧𝐞 𝐦𝐛𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐣𝐞𝐭𝐮𝐞. 𝐌𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐤𝐚𝐦 𝐭𝐞 𝐭𝐢 𝐞 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐚 𝐪𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐣𝐭𝐚 𝐦𝐞 𝐣𝐮
𝐠𝐞𝐳𝐮𝐞. 𝐓𝐚𝐬𝐡𝐭𝐢 𝐦𝐞 𝐤𝐚𝐧𝐞 𝐩𝐢𝐤𝐞𝐥𝐥𝐮𝐞 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞 𝐟𝐲𝐭𝐲𝐫𝐚𝐭 𝐭𝐮𝐚𝐣𝐚 𝐪𝐞 𝐦𝐞 𝐝𝐚𝐥𝐢𝐧 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐬𝐲𝐬𝐡 𝐞 𝐬’𝐦𝐞 𝐥𝐚𝐧𝐞 𝐦𝐞 𝐝𝐞𝐤𝐞… 𝐛𝐚𝐧𝐮 𝐞 𝐟𝐨𝐫𝐭𝐞.
𝐀𝐧𝐠𝐣𝐞! 𝐍𝐞 𝐭𝐮 𝐦𝐛𝐮𝐬𝐡𝐭ë 𝐦ë𝐧𝐝𝐣𝐚 𝐦𝐞 𝐮 𝐦𝐚𝐫𝐭𝐮𝐞 𝐞 𝐤𝐞 𝐥𝐞𝐣𝐞𝐧 𝐭𝐞𝐦𝐞 𝐩𝐨𝐫 𝐦𝐨𝐬 𝐦𝐞 𝐦𝐞 𝐡𝐚𝐫𝐫𝐮𝐞. 𝐏𝐨𝐫 𝐚𝐦𝐚𝐧𝐞𝐭 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐣𝐞𝐭. 𝐓𝐞 𝐤𝐚𝐦 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐭 𝐦𝐞 𝐬𝐡𝐩𝐢𝐫𝐭 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐭𝐚𝐬𝐡 𝐧𝐞 ç𝐚𝐬𝐭 𝐭𝐞 𝐦𝐫𝐚𝐦𝐞 𝐭𝐞 𝐣𝐞𝐭𝐞𝐬 𝐭𝐞𝐦𝐞. 𝐄𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞 𝐚𝐭𝐞 𝐣𝐞𝐭𝐞 𝐝𝐨 𝐭𝐞 𝐥𝐮𝐭𝐞𝐦 𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐲. 𝐀𝐦𝐚𝐧𝐞𝐭 𝐦𝐨𝐬 𝐮 𝐦𝐞𝐫𝐳𝐢𝐭 𝐩𝐞𝐫 𝐦𝐮𝐞 𝐩𝐨𝐫 𝐬𝐡𝐢𝐤𝐣𝐨 𝐟𝐞𝐦𝐢𝐭ë. 𝐉𝐮 𝐩𝐮𝐭𝐡 𝐦𝐞 𝐦𝐚𝐥𝐥 𝐩ë𝐫 𝐡𝐞𝐫𝐞 𝐭ë 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭.
𝐄 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐭𝐮𝐧𝐚 𝐀𝐧𝐠𝐣𝐞!
𝐓𝐞 𝐥𝐮𝐭𝐞𝐦 𝐦𝐞 𝐦’𝐢 𝐛𝐚 𝐡𝐚𝐥𝐥𝐚𝐥𝐥 𝐯𝐮𝐚𝐣𝐭𝐞𝐭 𝐪ë 𝐭ë 𝐤𝐚𝐦 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤𝐭𝐮𝐞.
𝐓𝐞 𝐥𝐮𝐭𝐞𝐦 𝐦𝐞 𝐦𝐮 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬𝐮𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐭𝐞 𝐦𝐨𝐬 𝐦𝐞 𝐡𝐚𝐫𝐫𝐨𝐣𝐬𝐡 𝐩𝐞𝐫 𝐤𝐮𝐫𝐝𝐨𝐡𝐞𝐫ë. 𝐌𝐞 𝐦’𝐢 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐫𝐚𝐭 𝐞 𝐦𝐞 𝐦𝐢 ç𝐮 𝐧𝐞 𝐧𝐣𝐞 𝐯𝐨𝐫𝐫. 𝐊𝐚𝐦 𝐦𝐞 𝐯𝐞𝐝𝐢 𝐧𝐣𝐞 𝐭𝐞𝐧𝐞𝐠𝐞 𝐦𝐞 𝐞𝐦𝐧𝐢𝐧 𝐭𝐞𝐦, 𝐦𝐞 𝐭𝐞
𝐦𝐮𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡 𝐦𝐞 𝐦ë 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐞.
𝐇𝐚𝐥𝐥𝐚𝐥𝐥 𝐭𝐞 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë𝐯𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐲 𝐭𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞𝐬. 𝐏𝐨 𝐯𝐝𝐞𝐬 𝐬𝐢 𝐧𝐣ë 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫 𝐢 𝐦𝐢𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐬𝐡ë𝐦.
𝐌𝐚𝐫𝐤𝐮.”

Pasi u vodhën votat, RENEA dhe policia zbarkojnë në qytetin bregdetar të Durrësit për arrestime

0

Nje operacion i madh është zhvilluar në oret e para të mengjesit të kesaj të premte në Durrës.

Dhjetëra forca të policise së Durrësit, të mbështetura nga forcat RENEA dhe Policia e Shtetit kryen disa arrestime.

Operacionet u përqëndruan në Shijak, Sukth dhe Durrës.

Në oren 10.00, Drejtoria e Policise së Durrësit do të dalë në një konferencë për shtyp.

“300 për mua, 200 për ty”, zbulohen bisedat e mbrojtësit spanjoll me miqtë e tij për baste të paligjshme

0

Ekziston një rast në Spanjë në lidhje me bastet në futboll. Protagonisti është mbrojtësi i Sevijas, Kike Salas, i cili madje u arrestua janarin e kaluar, vetëm për t’u liruar më vonë.

Mbrojtësi spanjoll, i cili po vazhdon karrierën e tij, pati një debat të ashpër në fushë disa ditë më parë me Mbape dhe u akuzua se ishte ndëshkuar disa herë me karton të verdhë qëllimisht për të fituar baste dhe për t’i bërë edhe miqtë e tij të fitonin.

Hetimi është duke vazhduar dhe hetuesit kanë bërë zbulime të reja.

Policia vazhdoi të hetonte Kike Salas dhe, sipas “El Confidencial”, ata zbuluan se qendërmbrojtësi kishte përdorur identitete të rreme dhe ishte koordinuar me miqtë e tij për të marrë kartonë të verdhë dhe për të nxjerrë fitime nga bastet e paligjshme.

“300 për mua, 200 për ty”, zbulohen bisedat e

Gazeta spanjolle shkruan se ka lexuar një raport policie në lidhje me manovrat e Salas, në të cilat ai dyshohet se ndryshoi lojën në të paktën pesë ndeshje të kampionatit 2023-2024 për të fituar një avantazh financiar.

Rasti bazohet në një seri të gjatë mesazhesh të gjetura në telefonin e Salas, mesazhe që konfirmojnë pjesëmarrjen aktive të lojtarit në këto ‘lojëra’ duke folur për bastet e bëra dhe ato që do të bëhen.

Ai dhe miqtë e tij u ankuan gjithashtu se nuk ishin në gjendje të vinin baste me shuma të mëdha në agjenci të ndryshme bastesh. Por më e rëndësishmja, hetimi zbuloi se Kike Salas përdorte llogaritë e personave të tjerë dhe prej andej bënte transferta parash te miqtë e tij, të cilët më pas vendosnin baste dhe fitonin.

Nga mesazhet mund të shihen se njerëzit vinin bast edhe për lojtarë të tjerë, emrat e Ajoze dhe Isko po përmenden. Është zbuluar se ai dhe miqtë e tij përfunduan duke vënë bast rreth 500 euro për çdo karton të verdhë, kundër Atletik Bilbaos, Barcelonës dhe Vijarrealit, duke fituar më pas, shifra që luhaten midis 1500 dhe 1700 eurove.

“300 për mua, 200 për ty”, zbulohen bisedat e

Kartoni i marrë në ndeshjen Sevija-Barcelona ngjall dyshime dhe ai flet për këtë në një bisedë me një nga miqtë e tij. Ai vetë mori në shtëpi një shumë të konsiderueshme parash. Me Cesar G. folëm gjithashtu në bisedën në WhatsApp për një ndarje të të ardhurave: “300 për mua dhe 200 për ty, në rregull?”.

Hetuesit nuk e akuzojnë Salasin për trukim ndeshjesh, pasi ai nuk i manipuloi rezultatin e ndeshjeve, por ai qartësisht bëri diçka të paligjshme dhe mund të akuzohet për mashtrim të operatorëve të lojërave të fatit.

Ai përballet me deri në tre vjet burg. Dy nga miqtë e tij u arrestuan, ndërsa një duzinë personash dyshohet se përfituan nga bastet.

POSTIMET E FUNDIT