Kreu Blog Faqe 173

PD solli me pamje skandalin e ‘trenit bullgar’ në Elbasan/ Celibashi ben skuthin: Duhet verifikuar dhe hetuar…

0

I pyetur mbi denoncimet e bëra nga Partia Demokratike, të shoqëruara me pamje filmike, se në Elbasan është aplikuar fenomeni i ashtuquajtur ‘Treni Bullgar’, ku fletët e votimit të plotësuara janë futur në kuti, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u shpreh se rasti duhet të verifikohet dhe të hetohet, në mënyrë që këtij shqetësimi t’i jepet një përgjigje.”
Nuk jemi në dijeni dhe nuk na është bërë me dije për këtë rast. Ajo që mund të them pa hezitim është se rasti duhet të hetohet dhe të verifikohet nga organet e procedimit penal.

Është e domosdoshme t’i jepet një përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht.

Berisha vazhdon të thellojë fajet!

0

Shkruan Zef Ndreka

Nuk i mungon as eksperienca as mundësia të analizoje realisht situatën pas votimeve të 11-Majit.
Këtë herë ka zgjedhur të ankohet, duke u përpjekur ti shmanget përgjegjësisë përsonale, direkt në humbje.
Kjo humbje pritej prej kohësh. Nuk ndodhi asnjë çudi, sepse në realitet, Berisha nuk luajti asnjëherë për rikthimin e PD-së në pushtet, por luajti gjithë gurët e tij vetëm të mbetej kryeopozitari, gjë që ia arriti, për gabime dhe faje të partive të vogla si Shehaj, Alibeaj, Basha, Qorri, Llapaj, Doshi etj.
Asnjëri prej liderëve të këtyre partive nuk sakrifikoj nga vetja përpara zgjedhjeve për të arritur vendi ynë një opozitë të re, ndryshe nga PD-ja. I deshën të gjitha vetë, u provuan, dhe mund të themi se dështuan.
Të bësh gabime në kalkulime apo edhe në përcaktime kandidaturash siç ndodhi realisht me partitë e vogla dhe PD-në e Berishës, nuk është ndonjë qamet. Por të bësh faje apo ti ripërsërisësh ato, është krimi më i madh në politikë.
Fajet në humbjen më madhështore të koalicionit më madhështorë të Berishës kanë një emër të vetëm Sali Berisha dhe vetëm një grusht ledhash rreth tij që u futën në listën e tij të mbyllur dhe që nuk prodhuan asnjë votë.
Berishës i ka mbetur sahati tek vjedhjet.
Nuk po mundët asnjëherë të vetme të përmendi Kodin Zgjedhor të dakortësuar para zgjedhjeve me Ramën.
Nuk besoj se në botë ka një kod zgjedhor të tillë, të cilin e propozoi vetë Berisha dhe ia impononte me forcë socialistëve.
Sali Berisha asnjeherë nuk u prononcua se ky Kod Zgjedhor nuk garanton votën e lirë dhe nuk garanton aspak barazinë e votës ndërmjet subjekteve. Vetëm nga ky Kod Zgjedhor, koalicioni i tij humbi 12 mandate, ende pa u futur në garë, duke menduar se do i fitonte ato falë Kodit.
Nga Berisha, akoma nuk është dëgjuar të artikulohen faktorët real të humbjes së PD-së dhe të koalicionit të tij. Ai nuk guxon të thotë troç se PD-ja nuk kishte organizim dhe se me kandidatët që iu paraqiti votuesve ishte përfaqësimi politik më i dobët në historinë e pluralizmit.
Kështu, Berisha i rri larg qëllimisht të vertetës së humbjeve të zgjedhjeve, duke zgjatur agoninë e PD-së dhe duke akuzuar si përherë me fjalën vjedhje!
Kjo i shton fajet atij, duke i mbajtur me shpresa e gajret kot së koti mbështetësit e tij të mashtruar, se në përpjekjën e parë elektorale do e rrëzonte Ramën!
Së paku të çlirohet vetë dhe gjithashtu PD-ja, duke dhënë dorëheqjen, e duke zvogëluar një faj…

7 pyetje 7 përgjigje për arreste cironkash droge Italy-Albania

0

Shkruan Kujtim Gjuzi
Ligjvënës konservator Lokal dhe qëndror.]

1 – A veproi SPAK si kofini pas të vjelave ? 90 ditë vonesë janë “bashkëpunim” favor për Shtet Politik.
2 – A paguhet SPAK nga taksapaguesit shqiptarë që të mbështesë rikthimin e një Regjimi, vetë kreu i Rregjimit është pasardhës i Rregjimit Diktatorial, ai ka deklaruar :
Drejtësia e Re është ngritur nga PKSH – PPSH – PS
3 – A është SPAK ashtu si drejtësia e Re në shtetin Diktatorial EH me prokurorë hetues tipi Koci Xoxe, Spahi Bedriu, Kadri Kadiu & Co. Po po SPAK ka në strukturë, anëtarë përbërës nga hetuesit prokurorë kandidatë për deputetë të diktaturës 1944 – 1991 deri tek sipmatizantë të Rilindjes së krimit, andaj mbajtën masat e arrestit deri në dekospirim post Zgjedhje 2025
5 – A po avantazhohet Rilindja e një Rregjimi autokrat ?
Konservatorët mendojnë se SPAK me lejimin e vjedhjeve të zgjedhjeve 11/05/2025 nga Taks Forca SPAK rikonsiderojnë se, janë organ që merr trysnim dhe po ulet besimin popullor konservator nga 77% në favor të SPAK ne jemi si kreshendo në zbritje, përmasë që shkon 69 % besim popullor.
6 – Pse SPAK nuk dha detaje për Organizatën Mafia Shqiptare ashtu sikurse bënë të ditur Anti Mafia Italy drejtëpërdrejt në lnfo shtyp 21/05/2025
Ne konservatorët mendojmë dhe po bindemi se SPAK asht organizëm në vartësi të Edvin Ramës.
7 – Konservatorët arrijnë në përfundim se SPAK dje realizoi një Fasadë Mediatike, e që sido të jetë do të vijë një ditë drejtësa e vonuar edhe për kokat e krimit që u bë e mundur të largohen nga Shqipëria.
Aleanca Për Shqipërinë Madhështore njoftoi SPAK publikisht se, kriminelët Elektoralë duheshin ndalu që të realizojmë Shtetin e së Drejtës me Votë.
Një ditë zgjedhjet e lira të barabarta do vijnë në Shqipëri.

 

Visi i Ramës, Po-ja i zgjedhjeve, Sueli i Sarës, SPAK-u i ambasadave

0

Shkruan Basir Çollaku

Duket se Antimafia italiane dhe DEA amerikane në prani të.SPAK, mbajtën raportin e parë paraprak për zgjedhjet e 11 majit 2025. Pesë vite hetim 40 episode trafik heroine dhe kokaine biznese dhe leje investimesh për kulla e hotele, me firmë të zyrës së drejtuar nga Kryeministri. Si Visi dhe Hajri njëlloj nga Sky-Enchochat te sajdisja e Ramës. Po ashtu Çyrbja. Tre grupe kriminale në Durrës njëherësh pronarë të Portit janë shtabet elektorale socialiste. Italiano-amerikanët kishin prerë arrestet në shkurt. Por ekipi duhej në maj. E kështu Struktura e Posaçme ofroi pafuqinë e pavarësisë së munguar. La kohë për të mbyllur fushatën por edhe për të mos u arrestuar.
Njëlloj shtabi elektoral Elbasan ku Suel Çela administratori i qarkut me leje qeverie njëherësh grup i strukturuar në botën e Mafias, me dosje të publikuar nga Prokuroria, bën batërdi elektorale për llogari të kandidatëve të Ramës. Thyen rekorde elektoralë për kandidatë anonimë lagjesh. Edhe atë se kapin dot. Ndonëse qëndron në mes të qytetit. Kështu në Shkodër me Bajrët. Po në Fier ku Bela nxori ujë të zi mandateve. Aty dhe në Vlorë një tjetër organizatë mafioze me rrezikshmëri të lartë krasit mandate prej vitesh dhe nuk trazohet. Por sajohet me tendera e leje ndërtimesh pafundësisht. Në rresht u vunë bizneset duke marrë porosi zgjedhore. Kontratat për investime e pastrim parash në miliarda me mafien kombëtare dhe ndërkombëtare ktheu zgjedhjet e 11 majit në një departament kokaine. Në këto ekipe elektorale politikanë trafikantë nuk ka kufi ndarës. Dosjet e ardhura me mall SKY janë plot.

Qeveritarë e zyrtarë drejtësie e policie janë bashkë me banditët. Fitojnë prej katër mandatesh. Pritet si iluzion përballja e tyre me drejtësinë. Gjepura. Pra asgjë e re nga fronti i kokainës. Visi, Rama, Safeti, Gjushi, Gysi, Sueli, Rraja, Çyrbja, Hajri, Dubai, djemtë e tërmeteve nga Londra, Belgjika, Holanda, apo fondet e gjoja investimeve pastruese, bëjnë të njëjtën gjë. Shesin drogë, blejnë çdo pushtet, pastrojnë para miliardash dhe riciklojnë vetveten. Duke tallur mender zgjedhjet. Stabilo-heroina dhe Demo-kokaina kanë qeverinë e tyre me aksione ndërkombëtare. SPAK nuk duhet të jetë fort turistik në reagime të ngjarjeve të rënda dhe të jetë dëshmitar i përsëritur masakrash që pret e përcjell qorrazi ambasadorë, për vakinë zgjedhore të radhës..

Shën Kuiteria dhe tetë motrat e saj

0

Shkruan Kostantin Luçi

Shën Kuiteria, emri i së cilës do të thotë “E Kuqe”, lindi në shekullin e dytë në qytetin Brakara (sot Braga) në Portugali. Ajo ishte bija e një guvernatori romak, Lucius Katilius Severus, dhe e gruas së tij, Kalcia. Shën Kuiteria kishte tetë motra binjake: Eufemia, Liberata, Gema, Genebra, Germana, Basilisa, Marcia dhe Viktoria.
Kalcia, e tronditur dhe e turpëruar që kishte lindur nëntë vajza binjake, e konsideroi këtë një turp dhe shenjë të ulët shoqërore. Ajo urdhëroi një shërbëtore që t’i mbyste vajzat në lum, pa dijeninë e burrit të saj, Lucius. Por shërbëtorja, e prekur nga mëshira, nuk e zbatoi urdhrin. Në vend të kësaj, ajo ia besoi vajzat banorëve të zonës, të cilët i rritën në fshehtësi.
Me kalimin e viteve, motrat u rritën dhe u përkushtuan ndaj besimit të krishterë, duke refuzuar adhurimin e perëndive pagane romake. Për këtë arsye, ato u dërguan përpara guvernatorit, i cili ishte pikërisht babai i tyre, Lucius Katilius Severus. Ai i njohu si vajzat e tij dhe, për t’u ruajtur nderin, vendosi t’i martonte me oficerë të ushtrisë romake.
Por motrat refuzuan martesat e imponuara. Si pasojë, Luciusi i burgosi ato në një kullë. Ato arritën të arratiseshin, duke liruar edhe të burgosurit e tjerë gjatë largimit, dhe u strehuan në male, ku filluan një luftë guerile kundër trupave romake, të drejtuara nga vetë babai i tyre.
Lufta e tyre përfundoi me martirizimin e nëntë motrave. Shën Kuiteria u kap dhe iu pre koka më 22 maj të vitit 139. Motra e saj, Shën Eufemia, u hodh nga një shkëmb në malet e Peneda Gerês në veri të Portugalisë — vend që sot njihet si “Shkëmbi i Shenjtores”. Sipas legjendës, toka u hap dhe e përpiu trupin e saj, nga ku më pas shpërtheu një burim me ujë termal. Shën Liberata u kryqëzua dhe u martirizua më 20 korrik të vitit 139.
Burimi: Ramón Ruiz Amadó and Teodoro Rodríguez y Fernández, Sigüenza, në The Catholic Encyclopedia, vol. 13 (New York: Robert Appleton Company, 1912).

Shënime udhëtimi nëpër Pragën e Franz Kafkës

0

Shkruan Ndue Lazri

Ndoshta ishte krejt rastësi, që kur porositëm një apartament në Pragë për një qëndrim treditor, ai na qëlloi në lagjen Malastrana (pjesa e vogël) dhe në rrugën Nerudova. Në fillim menduam se kishte të bënte me emrin e poetit të madh kilian Pablo Neruda, por nuk ishte kështu, ose disi kishte të bënte. Sepse rruga e merrte emrin nga poeti çek, Jan Neruda e këtu mësuam se poeti kilian e ka huazuar pseudonimin pikërisht nga poeti çek.

Lagja Malastrana,ose qyteti i vogël, përfaqëson atë pjesë të kryeqytetit çek ku janë grumbulluar shumë objekte me karakter historik, kulturor, arkitekturor dhe që ka mbetur e paprekur nga djegia që iu bë dikur qytetit më të rëndësishëm të Bohemisë. Rruga Nerudova fillon thuajse që nga bregu i lumit Vltava ose Moldava dhe është mjaft e mundimshme në ngjitje drejt kodrës, ku ngrihet madhështore Kështjella e Pragës. Diku gjendet shtëpia e tri violinave, ku sipas legjendës thuhet se këtu ishte shtëpia e tri familjeve ku bënin pjesë violinistë të talentuar. E edhe sot, në netët kur është hëna e plotë, thuhet se aty dëgjohen tinguj violine. Këtu janë edhe ambasada të shteteve të ndryshme të botës, ndër të cilat ajo italiane e ajo rumune, pallati Lihtenshtein në të cilin sot është Akademia e muzikës. Praga është orkestra ime, thoshte Moxarti. Më tej disa shtëpi me emra interesantë si shtëpia e maçokut, shtëpia e luanit të zi, shtëpia e rrotës së artë, shtëpia e çelësit të artë, shtëpia e karkalecit të gjelbër, që kanë secila legjendën e vet.

Rruga është e mbushur edhe me plot dyqane suvenirësh, minimarkete etj. Marrim një shteg për t’u ngjitur drejt kështjellës së Pragës dhe ai quhet Sokaku i artë. Ai përbëhet nga shtëpi karakteristike, anash sokakut të kalldrëmtë, që të kujtojnë disi sokakët e Gjirokastrës. Ndërtimi i shtëpive i takon shekullit të 16-të. Në këto shtëpi jetonin dikur rojet e mbretërve dhe familjet e tyre. Thuhet se Rudolfi i dytë i Hasburgëve urdhëroi që këtu të ndërtoheshin shtëpi në të cilat do të banonin alkimistë të zotë që nxirrnin ar nga hekuri. Këtu banonin edhe magjistarë e të tjerë. Tek shtëpia me numër 14 banonte dikur fallxhorja e letrave më e famshme në Pragë, e cila thonë se kishte parashikuar edhe fundin e Luftës së dytë botërore. Në shtëpinë me numër 19 banonte regjisori Jozef Kazda, që tani është kthyer në një kinotekë. Ndërsa në shtëpinë me numër 22 ka banuar një vit shkrimtari i famshëm Franz Kafka, bashkë me të motrën. Sot tek kjo shtëpi gjejmë një librari të vogël, ku shiten kryesisht vepra të Kafkës. Nëse ne sot kemi gjithë atë pasuri krijuese të shkrimtarit të madh, duhet t’i jemi mirënjohës mikut të tij shumë të afërt Maks Brod. Kafka botoi shumë pak nga shkrimet e tij sa ishte gjallë.

Mbase ai vuante nga një kompleks inferioriteti, pasi nuk i pëlqente vetja as në aspektin fizik. I sëmurë rëndë nga tuberkulozi, vitet e fundit ai ia la në kujdestari gjithë dorëshkrimet mikut të vet Maks, me porosinë që ai t’i asgjësonte. Por Maksi, që e njihte vlerën e atij thesari, jo vetëm që nuk i asgjësoi, por i publikoi dhe ne sot njohim madhështinë e atij shkrimtari që jetoi vetëm 42 vjet.
Dikush ka shkruar që Kafka është Praga dhe Praga është Kafka. Duke shëtitur lagjen Malastrana dhe kryeqytetin çek, e kupton më së miri këtë. Rrugëve, sokakëve, lokaleve, ngado që ai shkeli, duket sikur ndihet fryma e veprës së tij. Zbresim vetëm pak rrugica më poshtë, gati buzë lumit Moldava dhe në një oborr të bukur e intim gjejmë muzeun Franz Kafka. Një shtëpi e vogël, e ulët, me disa ambiente, objektet e të cilave flasin për jetën dhe veprën letrare të shkrimtarit të madh. Guida,person mjaft i aftë, spiegon më së miri domethënien e çdo fotografie, pikture, dorëshkrimi, duke e sjellë të plotë përpara vizitorit jetën e Franz Kafkës. Përpara hyrjes, në krah të djathtë germa K e madhe prej metali përjetëson personalitetin e madh të letrave çeke e botërore. Në anën e majtë një kafe e vogël dhe e bukur mes gjelbërimit. Në mes të oborrit nuk ka si mos të të tërheqë vëmendjen një shatërvan i çuditshëm, pak alegorik. Një vaskë uji, në formën e hartës së Çekisë dhe në dy cepat e saj dy meshkuj që urinojnë përballë njëri-tjetrit. Një aparaturë elektronike bën që ijet e tyre të lëvizin, duke bërë që “dy kalemat” të shkruajnë me ujin e tyre germa nga thënie të Kafkës.

Na qëlloi të shkonim për një ëmbëlsirë në kafenë “Louvre”, në qytetin e ri, e cila ndodhet në rrugën “Narodnij” dhe që është kafe e restorant që nga viti 1902. Një kafe e bukur luksoze, e cila frekuentohej vazhdimisht nga Kafka dhe nga krijues të tjerë çekë. Në qytetin e vjetër ndodhet edhe sheshi me emrin e tij. Jo larg ndodhej shtëpia e Kafkës, pas djegies së cilës nuk ka mbetur asgjë, përveç një pllake që e tregon vendndodhjen e saj të dikurshme. Qyteti i ka kushtuar edhe statuja e monumente të ndryshme, me forma e domethënie moderne. Ndërsa varri i tij, bashkë me të dy prindërit, ndodhet në varrezën e re të ebrenjve në Pragë.
Me Mozën kishim vendosur të ngjiteshem përpjetë rrugës “Nerudova” për të vizituar Kështjellën e Pragës. Kur ajo doli nga dhoma e apartamentit, e veshur me kostum, m’u duk për një çast si Giorgia Meloni. Duke qeshur i thashë se do të vishesha edhe unë sportiv, si Rama, por më mungonin një palë atlete me yll. U ngjitëm në njërën nga nëntë kodrat e kryeqytetit çek, ku ngrihet kështjella e prej ku qyteti duket si në pëllëmbë të dorës. Me sipërfaqen prej 70 mijë metra katrore, ajo është monumenti më i madh medioval në Europë. Që kur hyn në ambientet e saj të bëjnë përshtypje ruajtja dhe mirëmbajtja e këtij monumenti historik e kulturor, ndërtimi i të cilit nisi që në shekullin e nëntë. Kështjella e fortifikuar përbëhej nga disa pallate mbretërish e princash, të cilat perandoresha Maria Tereza e Austrisë i unifikoi në një ansambël të vetëm arkitekturor. Që në vitin 1992 ajo është shpallur pasuri e njerëzimit nga UNESCO. Të vizitosh ambientet e saj duhen ditë të tëra. Numuri i turistëve nuk ka të pushuar në të gjitha orët e ditës. Në qendër të saj është katedralja gotike San Vito, me një lartësi prej 60 metrash e një numër të madh guljesh që të kujtojnë disi Duomon e Milanos apo Sagrada Familja të Barcelonës. Në këtë katedrale kanë celebruar martesën e tyre 30 princër e mbretër të Bohemisë. Shumë princër e mbretër kanë edhe varrin e tyre në brendësi të saj.

E prisnim me padurim zbritjen në Urën Karlo, që bashkon dy pjesët e qytetit metropolitan të ndara nga lumi Moldava. Kjo është vetëm njëra nga 250 urat, urëzat e passarelat këmbësore të këtij qyteti. Mbi lumin Moldava janë 31 ura, të cilat vijnë në distanca jo të mëdha nga njëra tjetra dhe i japin qytetit një pamje magjike, si ditën, ashtu edhe natën. Ura Carlo është më e vjetra e ruajtur në Pragë dhe e dyta për nga vjetërsia në të gjithë Çekinë. Mosha e saj është gati 700 vjeçare. Pika në të cilën është ndërtuar dhe gjithë kompleksi arkitekturor i saj, e bëjnë atë një ndër urat më të bukura në botë. Studime të ndryshme e kanë renditur atë ndër 6 monumentet më të bukura të planetit. Ajo lidh qytetin e vjetër me lagjen Mala Strana. Ka një gjatësi më shumë se pesëqind metra. Në çdo orë të ditës e të natës ajo është e mbushur me turistë, që fotografojnë pamjet panoramike që ajo ofron mbi lumë dhe në dy brigjet e tij. Ndërtimi i saj u bë me urdhër të Karlit të katërt dhe zgjati për 50 vjet. Për ndërtimin e saj janë përdorur blloqe të mëdha guri, ndaj shpesh atë e quajnë edhe Ura e gurtë. Ndoshta edhe nga fakti që arkitekti që e projektoi u frymëzua nga ura e gurtë e Ratisbonës në Gjermani. Ajo ngrihet mbi 16 harqe. Nga njëra anë asaj i është shtuar një palë shkallë prej guri, nëpërmjet të cilave zbritet në ishullin e vogël të Kampas, që është një tjetër pikë tërheqëse e qytetit.

Në anën e qytetit të vjetër ura ka dy kulla të larta, ku mjaft turistë ngjiten për të soditur qytetin nga lart. Përveç dy kullave bukurinë urës ia shtojnë edhe tridhjetë statuja të ndryshme, të cilat përfaqësojnë figura të kultit fetar katolik.
Siç ndodh për shumë ura, popujt kanë edhe legjendat e gojëdhënat e tyre, ku ndër më të njohurat është ajo e sakrifikimit. Thuhet që punimet për ndërtimin e kësaj ure që bëheshin ditën, shembeshin natën. Për të bërë që ura të qëndronte, projektuesi lidhi një pakt me djallin. Kur të mbaronte ura, kalimtari i parë që do të shkelte mbi të do të sakrifikohej. Për koinçidencë a për habi, kalimtarja e parë qe gruaja e projektuesit, që u sakrifikua. Një legjendë të tillë e kam dëgjuar edhe për Urën e Djallit në Civita të Kalabrisë tek arbëreshët. Veçse arbëreshët u treguan më dinakë dhe nuk sakrifikuan një qenie njerëzore, por një kafshë. Gjithësesi Ura Karlo është si një muze i hapur njëzet e katër orë ndër njëzetekatër dhe ku paguhet vetëm për ngjitjen në dy kullat në hyrje të saj.

Kur kam lexuar librin “Il cimitero di Praga” (Varreza e Pragës) të Umberto Ecos kisha vendosur me vete që kur të shkoja në Pragë, të vizitoja edhe varrezën e vjetër ebraike të kryeqytetit çek. Dhe ja tek erdhi momenti. Pasi kemi vizituar Pallatin e Rudolfit të dytë aty në brigjet e Moldavës, kalojmë në anën tjetër të rrugës e gjendemi në atë që quhet Getoja ebraike, ku janë muzeu, sinagogat dhe varreza e vjetër. Ato përbëjnë një thesar më vete në zemër të këtij qyteti.Që në shekullin e 10-të ishte krijuar kjo lagje ebrenjsh që mbante emrin Jozefov. Me kalimin e shekujve, ata njohën momente kulmore zhvillimi e begatie, por edhe momente urrejtjeje, përzëniesh e deportimesh, që arritën kulmin me Luftën e Dytë Botërore, kur Gjermania naziste shfarosi pjesën më të madhe të ebrenjve dhe në Pragë nuk mbeti as një e dhjeta e tyre.
Në muze më bënë përshtypje muret të shkruara gjithandej me emrat e ebrenjve të varrosur. Por ajo që impresionon më shumë është kur hyn në atë varrezë me shtrirje të vogël sipërfaqësore, ku për më shumë se 300 vjet ebrenjtë e Pragës nuk mund t’i varrosnin të afërmit e tyre përveçse këtu. Janë vendosur deri në 9 shtresa varrimesh njëra mbi tjetrën, pasi nuk mund të kalohej tej sipërfaqes së caktuar. Po t’i shikosh sot, sheh vetëm pllaka guri, shpesh të vendosura edhe njëra mbi tjetrën, në një farë rrëmuje, sa duket sikur edhe në varr ebrenjtë i ka ndjekur një mallkim që nuk iu nda kurrë. Sot janë rreth 12 mijë pllaka guri, por, sipas dokumenteve këtu janë varrosur mbi 100 mijë ebrenj.Pjesës më të madhe iu ka humbur varri.
Pas këtij çasti të trishtë kalojmë rrugëve të Pragës, ku bukuria e ndriçimi arkitekturor i ndërtesave i jep asaj pikërisht atë epitetin e artë. E atmosfera bëhet edhe më e gëzueshme kur kalojmë pranë restorantit që mban emrin e Shvejkut, personazhit të famshëm të romanit të Jarosllav Hashekut.

Bie mbrëmja dhe Praga merr një shkëlqim e gjallëri edhe më të madhe. Përveç turistëve, edhe njerëzit dalin nga shtëpitë dhe shijojnë jetën e natës. Lokalet mbushen plot e vazhdojnë deri në tre të mëngjesit. Ka prej tyre që rrinë hapur edhe deri në mëngjes. Natyrisht, përveç kësaj bukurie, që e bën qytetin magjepsës, nuk mungojnë edhe episodet e atyre të rinjve që krijojnë ambiente degradimi. Më bëri përshtypje që në krah të rezidencës ku ndodhet apartamenti ynë, pashë një pikë shitjeje të legalizuar, ku shkruhej sipër kanabis, me fletën e gjelbër tipike të kësaj bime si reklamë. E nuk ishte se aty shikoje dyndje klientësh, apo lëvizje ilegale siç ndodh në pikat e errëta të shitjes së drogave të tjera.

Praga befason me gjithçka. Ndaj kur vjen momenti për të ikur, mendon se kur do të planifikosh një moment tjetër për të ardhur. “Jam i lumtur që jam rikthyer sërish këtu, në këtë qytet, magjia arkitekturore e të cilit ka mundësi të jetë unike në botë”, shkruan Tomas Man. Ndërsa ne duam të ikim me imazhin që lënë vargjet e birit të Pragës, Franz Kafka:
Njerëz që përmbi ura të errëta lëvizin
përpara shenjtorëve
me fjongo të ndritshme.
Re që sipër qiellit gri kalojnë
përpara kishave
me këmbanoret që mvrenjten.
Njëri që mbi parmakët e urës mbështetet
e shikon ujrat e mbrëmjes
me duart mbi gurët e vjetër.

Pse u krye aksioni pas zgjedhjeve? Dumani belbëzon para gazetarëve: Datën e vendosëm me…

0

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar nuk ka lidhje me zgjedhjet. Edhe pse në konferencë u theksua se iniciues të këtij aksioni janë italianët dhe jo SPAK, kreu prokurorisë, Altin Dumani duket se është kapur gafil nga pyetja e bërë nga gazetarët se, pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve.

Dumani ka belbëzuar duke thënë se u dakordësuam me italianët për datën, por pa mundur të bindë se qëllimi ka qenë që këto grupe të përdoreshin nga Rama në zgjedhje. Ashtu siç ka ndodhur edhe më parë kur SPAK pret që krimini organizuar mbledh votat për Ramën dhe më pas bën aksione, që në gjithë rastet për çudi krerët e grupeve zhduken si me magji.

“Nuk ka të bëjë fare me zgjedhjet, ne veprojmë si skuadër edhe datën e dakordësojmë së bashku. Kushtëzohemi nga njëri tjetri në lidhje me dinamikën e hetimit, me marrjen e vendimit nga gjykata si dhe përgatitjen për ekzekutim të masave të sigurimit.

Është një operacion ndërkombëtar, nuk zhvillohet vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, ku edhe tani që po flasim po bëhen përpjekje për të lokalizuar dhe kapur anëtarë të grupit.

Kështu që ajo që është e sigurt është një datë e dakordësuar me policinë italiane dhe Eurojust”, tha Dumani.

Dokumentat e manipulimit masiv të zgjedhjeve në duart e SHBA, kërkohet qeveri teknike

0

Partia Demokratike ka dërguar një letër në Departamentin Amerikan të Shtetit, për të kundërshtuar zgjedhjet e 11 majit.

Letra është dërguar përmes kompanisë së lobimit Continental Strategy dhe mban datën 16 maj.

Në qendër të akuzave qëndron përfshirja e grupeve kriminale në procesin zgjedhor.

“Në 10 nga 12 qarqe të vendit, banda të njohura si grupi “Xhabafti” dhe klani “Bajri” thuhet se kanë vepruar për llogari të Partisë Socialiste, nën koordinimin e drejtpërdrejtë nga Kryeministria”, thuhet në raport.

PD akuzon gjithashtu se gjatë fushatës janë përdorur miliona euro nga buxheti i shtetit për qëllime elektorale. “Janë shpërndarë bonuse për pensionistët, janë dhënë licenca për kultivim kanabisi dhe janë punësuar mijëra persona në administratë në këmbim të votës. Për më tepër, ndalimi i TikTok-ut dhe kapja e mediave përmenden si mjete për të shtypur zërat kritikë dhe për të manipuluar opinionin publik”, thuhet në raport.

Një tjetër shqetësim i PD është përdorimi i një rrjeti patronazhistësh dhe rikthimi i ish-agjentëve të Sigurimit për të monitoruar votuesit dhe për të ushtruar presion.

“Partia Demokratike kërkon hetim ndërkombëtar, ngritjen e një qeverie teknike dhe mbështetje për media të lirë. Raporti mbështetet edhe nga gjetjet e OSBE/ODIHR, të cilat evidentojnë abuzimin me burimet shtetërore, intimidimin e votuesve dhe përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje”, thuhet në raport.

Kërkesat drejtuar komunitetit ndërkombëtar

1. Hetim ndërkombëtar për zgjedhjet.

2. Qeveri teknike që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

3. Liri mediatike dhe pluralizëm informacioni.

4. Vazhdim i monitorimit ndërkombëtar dhe angazhim për ruajtjen e demokracisë në Shqipëri.

Image

Operacioni ‘Ura’/ Prokurori i SPAK përballë Prodës: Policia në shërbim të grupit kriminal, njëri në pozicion të rëndësishëm

0

Detaje të reja janë zbuluar nga Prokurori i Posaçëm Vladimir Mara në lidhje me operacionin ndërkombëtar “Ura”, i zhvilluar në bashkëpunim mes SPAK dhe Prokurorisë së Barit në Itali.

Në një deklaratë për mediat, Mara konfirmoi se janë lëshuar gjithsej 52 urdhërarreste në Shqipëri dhe Itali, nga të cilat 40 janë ekzekutuar deri më tani. Mes personave të ndaluar ka edhe organizatorë të grupit kriminal, i cili dyshohet se është përfshirë në aktivitet të gjerë të trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

Veçanërisht shqetësuese është përfshirja e dy punonjësve të Policisë së Shtetit, nga të cilët njëri mbante një pozicion të rëndësishëm brenda strukturave të rendit.

Sipas prokurorit Mara, që po raportonte në të njëjtën tavolinë me Drejtorin e Policisë, Ilir Proda, në një nga rastet është zbuluar bashkëpunim dhe korrupsion në Policinë e Portit të Durrësit, që ka lehtësuar veprimtarinë e grupit kriminal.

“Kemi pasur dy punonjës të policisë së shtetit, njëri në pozicion të rëndësishëm. Në njërin rast kemi pasur bashkëpunim dhe korrupsion në Policinë e Portit të Durrësit,” – u shpreh Mara.

Operacioni “Ura” konsiderohet si një nga goditjet më të mëdha të muajve të fundit ndaj grupeve të krimit të organizuar që operojnë në Shqipëri dhe jashtë saj.

Operacioni u krye me mbështetjen e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë në Tiranë, Policisë Shqiptare, nën koordinimin e Drejtorisë së Qarkut Antimafia të Barit dhe SPAK të Tiranës.

Sipas hetimeve, organizata kriminale shqiptare vepronte në shkallë të gjerë përgjatë rrugëve ballkanike, me degë drejt Evropës Veriore dhe vende të konsoliduara zbarkimi për drogën në Puglia, e konsideruar një qendër strategjike për shpërndarjen e narkotikëve.

Kokaina dhe lëndë të tjera narkotike transportoheshin kryesisht nëpërmjet rrugëve detare, me mbështetjen logjistike të qelizave operative të pranishme në Itali, të përfshira gjithashtu në menaxhimin e të ardhurave të paligjshme përmes aktiviteteve të pastrimit të parave dhe pronësisë fiktive të aseteve.

Masat paraprake, u lëshuan në kuadër të operacionit “URA” pas hetimeve të kryera nga DIA e Barit midis shtatorit 2021 dhe qershorit 2022, që bënë të mundur mbledhjen e provave serioze kundër të dyshuarve, shqiptarë dhe italianë, që i përkasin në Itali dy grupeve kriminale me seli në Puglia dhe një tjetër grupi kriminal në Shqipëri, me seli në Durrës.

Operacioni në Shqipëri është shtrirë në qytetet e Durrësit, Shkodrës, Tiranës, Fierit e Vlorës, ndërsa në Itali në Bari dhe provincat e saj, por edhe në Oria Br, Matera, Frosinone, Torino, Kozenca, Trento, Komo, Kremona dhe Pomezia Rm, si dhe në Belgjikë.

DIA, në lidhje me sasitë e mëdha të heroinës dhe kokainës të lëvizura, duke filluar nga viti 2016, midis Ballkanit, Evropës Veriore, Amerikës së Jugut dhe Pulias, ka dokumentuar ekzistencën e një bashkësie interesash midis grupit kriminal në Shqipëri, përgjegjës – në nivel transnacional – për tregtimin dhe transferimin e drogës, dhe dy shoqatave kriminale që vepronin në Bari, të cilat, nga ana tjetër, kryenin operacionet e “prerjes” dhe paketimit në blloqe, furnizonin me shumicë organizatat në Bari, Brindisi dhe Leçe të interesuara për të marrë heroinë dhe kokainë me cilësi.

Lënda narkotike vinte nga Turqia dhe Amerika Latine dhe transportohej në Itali nga shqiptarët. Hetimet komplekse, të kryera me përgjime telefonike, përgjime mjedisore, regjistrime video dhe shërbime vëzhgimi dhe kontrolli, të mbështetura nga analiza e bisedave të koduara të marra nga platforma SKYECC, si dhe nga deklaratat e tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë (besueshmëria e të cilëve është vërtetuar), kanë lejuar, ndër të tjera, të dokumentojnë, në lidhje me substancën narkotike të dërguar në Bari kryesisht nga Shqipëria dhe Evropa Veriore, furnizime me 255 kilogramë heroinë dhe kokainë të pastër) të kryera nëpërmjet korrierëve ndërkombëtarë. Në të njëjtin kontekst, u rindërtua një “rrjedhë” e pandërprerë parash nga Puglia në Shqipëri, për të paguar drogën e shitur “me shumicë”, e cila zhvillohej nëpërmjet shoferëve të autobusëve ndërkombëtarë, transaksionet e paligjshme të të cilëve kapën shifrën prej 4.5 milionë eurosh.

U zbuluan disa dërgesa parash për të paguar drogën, të cilat u kryen në Bari, për shuma që tejkalonin gjysmë milioni euro. Po ashtu u provua transferimi i mbi 500 mijë dollarëve nga Shqipëria në Amerikën Latine , të paguara si paradhënie për blerjen e një dërgese prej 500 kilogramësh kokainë të nisur nga Guayaquil i Ekuadorit.

Provat e përdorura për të demonstruar funksionimin e tre shoqatave kriminale transnacionale kishin të bënin me një sekuestrim të mëparshëm prej 3 milionë eurosh në para cash në Durrës, si dhe sekuestrimin e drogës, kryer në rrethana të ndryshme: të mbi 30 kilogramëve heroinë dhe disa laboratorëve artizanalë të përdorur në Bari dhe në provincë, për prerjen dhe paketimin e drogës në blloqe. Një ngarkese me 2 ton kokainë në portin e Roterdamit Holandë si dhe 932 kilogramë kokainë në portin e Gioia Tauro, në Reggio Calabria. Po ashtu një ngarkesë pprej 400 kilogramësh kanabis në Noicattaro Bari.

Heshtja e një shpirti aristokrat…

0

Shkruan Defrim Cani

Së fundmi, për shkakun e refuzimit që unë kam pasur ndaj Sali Berishës, veçmas që pas vitit 2013, jo se kam besuar në atë që quhet “burrë shteti” që në 1992, se një burrë-shtetas ka të tjera të dhëna në personalitet dhe trashëgimi, por pas vitit 2021, kur PD kërkohej të bëhej prej ti mburojë përballë SHBA- ve dhe perëndimit, personalisht në këtë komunikimin publik, por dhe postën e padukshme të fb, jam kërcënuar, fyer katundarisht dhe në stilin berishist, narrativën e njohur të tij prej bolsheviku dhe enveristi.
Njerëz ferrash, spiunë, hajdutë, zagarë, të pisët e të ndotur, njerëz gjirizesh, që shkruajnë hipur mbi gomarë, apo në pushimin kur janë duke prerë drutë në pyll, gjëja më normale e tyre është t’i turren kundërshtarit të bajraktarit të tyre apo thënë ndryshe ilakes, kushëririt krahinorë, por dhe ish atij që një pjesë e atyre i ka bërë deputetë, ministra, policë, shefa, gardistë, brigadierë gjelbërimi apo portierë, pasi Saliu nuk harron, ta kërkon nderin. Nëse nuk të ka çuar në gjykatë kur ka kuptuar se ke vjedhur, ta kujton vjedhjen dhe të kërkon ushtarin e tij.
Më së shumti, 2021 ishte thirrje për rekrutim të kësaj kategorie njerëzish, në mbrojtje të Saliut nga SHBA- të dhe Anglia për shkakun e NonGratës.
8 janari ishte preludi i një lufte, veçmas për ata që ende nuk ishin në llogoren e Saliut. Me çdo kusht PD duhej të ishte e tij, dhe këtë luftë e kuptonte cilido që e shihte dhe nga larg “teatrin” shkatërrimtarë të PD. Prehat vazhduan radhë pas radhe t’i shkojnë tek oborri, ndërsa ai i numëronte me gisht, si numërohet bagëtia, a janë të gjitha në mbrëmje!
PD më të shkatërruar nuk mund të gjendej së brendshme, armiqësia e saj ishte vertikale dhe horizontale, ndërsa “praktika e prehës” dukej se i mbante në një sofër llapaqenët, frikacakët, servilët dhe gardën e Saliut.
Rama, me instinktin e hollë të njohjes së mjedisit politik, natyrisht ai kishte spiunët e tij dhe korrierët me Saliun (aleancë publike që në 2008, kur me ligjin zgjedhorë Saliu i projektoi piedestalin e përjetshëm Ramës), dhënia e vulës, logos dhe selinë Saliut ishte fitorja në tavolinë e Ramës jo vetëm në 2025, por dhe 2029, Rama nuk është kaq idiot që e ka lançuar “Shqipëria 2030″. Këtë pakt mos e dyshoni aspak. Të vetmen gjë, ndoshta dhe se në PS, Rama din gjendjen e brendshme në PD, madje para ca ditësh, ai tha, se po të jem në drejtimin e PD, unë e sjell në pushtet.
Saliu, që nga viti 1992 është ndoshta politikani dhe drejtuesi i një partie politike që ka shpikur dhe sajuar armiq, por ajo më banale dhe më absurde është me Lulzim Bashën.
Praktika, qorollepsja shkoi deri aty, sa tha se NonGrata më ka bërë Lulzim Basha, ndërkohë kur McGanigall bashkë me Ramën po i bënin varrin, një varr në përgatitjen e të cilit kanë marrë pjesë dhe jo pak njerëz që sot janë rreth Berishës. Berisha shpalli luftën më të verbër lidhur me këtë fakt, sa njoftoi se Lulzim Basha, sapo të shkelë në Amerikë do të ndalohej. Asgjë nuk ndodhi, përveçse u kuptua se kjo tentativë ishte e egër, arrogante dhe e qepur keq si nga Rama dhe nga Berisha, por që SHBA-të thanë, se nuk është e vërtetë.
Sali Berisha si një recidivist i pandreqshëm nuk foli kurrë për këtë nonsens banal dhe i paburrëri.
Mekanizmi i njohur, i linçimit publik, një përvojë nga koha kur ai ishte komunist, e për më tepër sekretar partie, është një mjet për të mundur dikë tjetër. 55 milion mesazhe denigruese, që nga 2017, veçmas pas 2021, kur Sali Berisha lëshoi ushtrinë e mercenarëve të tij, u derdhën më gjitha format, si një murtajë mbi personin, figurën dhe aktivitetin politik të Lulzim Bashës.
Zgjedhjet 2025 ishin krejt të qarta. Ligji zgjedhorë, kandidaturat, lista e mbyllur, sondazhet, performaca mediatike, butaforia, rrena publike për heqje të NonGratës etj, e parathonin humbjen, por kjo s’ka rëndësi fare për Saliun, gardën prej 44 ushtarësh e ka në parlament. Armiku i tij dhe Edi Ramës, Lulzim Basha nuk do të jetë në parlament.
Dhe Lulzim Basha po hesht, natyrisht duke kuptuar armiqësinë që rreth 133 deputetë të kryetarëve kanë me të për llogari të Sali Berishës dhe Edi Ramës.
Në personin e Lulzim Bashës prevalon kultura, etika, integriteti, luajaliteti dhe stofi i politikanit dhe diplomatit.
Dukshëm, qartë dhe si dëshmi që nuk mund ta zhbëjë jo Saliu e Rama, por askush tjetër, Lulzim Basha ka një epërsi të rëndësishme në historinë politike dhe institucioneve të këtij vendi përballë njërit dhe tjetrit, pasi është ministri i vizave (vizat janë hapi i parë në integrimin evropian), është ministri i infrastrukturës rrugore, një projekt i guximshëm dhe largpamës, është ministri i NATO- s, një nga hapat e qartë afër sigurisë kombëtare e atë euro- atlantike në një kohë të vështirë, ndërsa si shtetarë vendorë, është kryebashkiaku më qytetarë dhe më strategu për zhvillimin e Tiranës.
Pas zgjedhjeve 2025, Lulzim Basha, njëri nga më të votuarit në historinë elektorale- politike të PD nuk do të jetë deputet.
Kush politikë e ka luksin të lejë jashtë parlamentit një politikan si Lulzim Basha, veç profili i Enver Hoxhës që vriste shokët e tij, për të krijuar vitalitetin e vet politik e bënte këtë.
Dhe pas zgjedhjeve, unë si shumë si unë, përballemi me pyetjet e fshatarëve, berishistëve e ndonjë partiçke tjetër; sa mirë, Lulzim Basha e mbylli karrierën politike etj, etj- ku është Luli?.
Ahmet Zogu, në njërën nga rastet, kur politika arsimore kritikohej ashpër nga një kundërshtar i tij publik, Ivanaj i famshëm, ai (mbreti) e thirri, madje e priti pas orarit zyrtar dhe i tha, – meqë ti mendon se unë nuk po bëj mirë në arsim, ju kam vendosur të iu bëj ministër arsimi, bëjeni atë që mendoni!”, dhe kështu ndodhi.
Lulzim Basha ka një shpirt fisnik, një qytetari prej qytetari dhe një raport shtetari me punën e tij.
Dukshëm ai e ka mundur Saliun, jo vetëm duke qenë një shtetar brilant, por katër vite më parë (katër vite më parë, kur Edi Rama nuk kishte kaq njerëz të tij në burg dhe qeli), dhe pa paterica LSI (sot PL) mori vota më shumë se çdo herë tjetër në historinë e PD, por ligji i Saliut e Ramës (made inMarrëveshja e mesnatës 2008), natyrisht nuk do ta bënte fitues.
Lulzim Basha ka pse të jetë krenar, dhe mbështetësit e tij.
Koha nuk kursen askënd, i nxjerr të vërtetat nga varri.

POSTIMET E FUNDIT